Enciklopedia - Germa S

Sabahi:

Shkall� muzikore popullore me origjin� orientale e tipit: sol-la-sib-do-re-mib-fa-sol.
Enci: Sipas R. Sokolit sabahi klasifikohet si perdja e n�nt� e ahengut popullore shqiptar i cili gjendet vet�m n� muzik�n e qyteteve t� Geg�ris�, p�rfshi k�tu Shkodr�n, Elbasanin, Kavaj�n, Durr�sin. E r�nd�sishme t� theksojm� �sht� fakti q� pavar�sisht struktur�s s� prejardhur t� shkall�s, formulimet melodike mbi k�t� shkall� n� muzik�n ton� popullore, ruajn� gjurm�t e forta t� origjin�s fshatare t� krijimtaris� muzikore popullore qytetare.

Lit:Sokoli. R, �Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia�, Tiran� 1965 etj.

Saze:

e.f., Veg�l e gjinis� kordofone.
Etim. Sipas Sokolit nga persishtja �saz�=veg�l muzikore kordofone.
Enci. N� muzik�n qytetare t� Geg�ris�, sazja ka q�n� nj� veg�l e p�rdorur n� ahengun shkodran, kryesisht n� fund t� shek. XIX, fillimi i shek. XX. Nd�r muziktar�t e shquar n� interpretimet n� saze p�rmendim sazexhiun e vezirit t� Shkodr�s Mehmet Ag� Shllakun, Simon Market�n ( i cil�suar si nd�r sazexhinjt� m� t� shquar n� gjith� perandorin� osmane), Ndrek� Voglin, Sait Hoxha, Kasem Xhurin, Hil�n e Files, Oson e Falltores etj. N� Tosk�ri me k�t� em�r quhet formacioni iso-polifonik i p�rb�r� nga g�rneta, violina, llauta dhe defi i cili shoq�ron k�ng�t popullore qytetare. Krijimi i sazeve datohet aty rreth fundit t� gjysm�s s� dyt� t� shek. XIX dhe fillimit t� shek. XX. Nd�r sazet e para jan� ato t� familjes Asllan Leksoviku n� Leskovik dhe sazet e qytetit t� P�rmetit. E gjejm� t� p�rdorur me k�t� kuptim edhe n� poezit� popullore�

�� �������������������� Amani shok� t� ujdisim sazet�,
�� �������������������� se jam mbushur plot kafazet�
�� �������������������� jan� mbushur dhe citosur�
� ��������������������� Djem e �una nakatosur�
����������������������������������������������������������� �am�ri

E gjejm� edhe n� form�n frymuri. Shiko ahengu, ahengxhi.

Lit: Gurashi Kol�, Sheldija Gjush, �Ahengu shkodran�, tek almanaku �Shkodra�, 1961,1962,1963,1964; Tole Vasil S, �Sazet, muzika me saze e Shqip�ris� s� Jugut�, Tiran� 1998 etj.

Sazet e Odries:

Grup popullor iso-polifonik me vegla i viteve 1960-1970.
Enci. K�to saze p�rcoll�n me saze k�ng�n tradicionale iso-polifonike labe t� zon�s s� Labov�s. Sazet e mbyll�n brenda nj� dhjetvje�ari jet�n e tyre artistike. Sazet e Odries p�rb�heshin nga Thanas Nika, Marika Nika, Xhelo Vasili, Petra Zografo, Ko�o Fane, Odise Porodini, etj. N� rubrik�n EJ (Erotike Jugu) t� fonotek�s s� Radio-Tiran�s gjenden edhe k�to k�ng� t� regjistruara prej tyre:

Viti 1965, nr. 41-�Nusja jon� tr�ndafile�; viti 1966, nr. 60-�Tr�ndafil manushaqe�; viti 1966, nr. 61-�N�m uj� se plasa th�ll�nx� e Beratit�; viti 1966, nr. 68-�Moj faqja portokalle�; viti 1966, nr. 69-�Un� do vete, lule moj lule�; viti 1966, nr. 65-�Do vesh me dh�n apo jo�; viti 1966, nr. 73-�U nisa vajta n� mulli�; viti 1966, nr. 75-�C�r-c�r-c�r ja b�n tigani�; viti 1966, nr. 108-�Labova r�z� nj� mali�; viti 1966, nr. 112-�K�ndojn� gjasht� bilbila�; viti 1967, nr. 119-�As aman moj lule verdh��; viti 1967, nr. 127-�N� mal t� Odries�.

Sazet e Radios:

Grup popullor iso-polifonik me vegla.
Enci. Me k�t� em�r njihet formacioni i sazeve q� luanin muzik� drejtp�rs�drejti n� val�t e Radio-Tiran�s, rreth viteve 40-t� e m� pas. Dallojm� dy organizime t� k�tyre sazeve: i pari p�rfshin vitet 1939-1944 dhe tjetri 1945-1955. Kjo pohohet edhe n� struktur�n e organizimit t� Radios t� k�tyre viteve kur thuhet: �P�rve� k�saj (orkestrin�s moderne t� Radios-sh�nimi yn�), radiostacjoni yn� disponon edhe nj� orqestr�-saze-vendi, nga element�t m� t� mir� dhe m� t� zot� shqiptar�, q� e interpretojn� p�r bukuri, k�ng�n shqiptare�. Fillimisht ideja p�r t� realizuar nj� disk me muzik� popullore mblodhi n� Tiran�, m� 1939, formacionin e par� t� Sazeve t� drejtuara nga Usta Jonuzi i Lam�es, nga P�rmeti, me g�rnet�. Formacioni i k�tyre sazeve p�rb�hej edhe nga Hysen Ibrahimi, Nazif Mamaqi, Sabri Fehmiu, Sadik Azbiu (alias �a�i) me violin� dhe k�ng�tar, Ali Myslymi (alias Mane Lela) me llahut�. Qysh n� programet e para, menj�her� pas formimit t� Radio-Tiran�s, duke filluar nga viti 1939 e n� vazhdim, do t� paraqiteshin me k�t� em�r n� rubrik�n -�Sazet e Radio-Tiran�s: Valle e K�ng� Popullore�. N� vitet 40-t�, n� z�rin �Muzik� Popullore nga Sazet e Radios�, ��do t� Mart, t� Enjte dhe t� Shtun, ora 18.30�, ato do t� luanin gjithmon� direkt p�r spektatorin e tyre t� shumt�, nj� repertor t� larmish�m nga gjith� hap�sira etnomuzikore shqiptare. N� k�to pes� vjet, pothuajse n� �do dy dit� rreth or�s 18.30,� �Sazet e Radios� ishin n� �open air� p�r d�gjuesin shqiptar an� e mban� vendit. Nj� pjes� e repertorit t� Sazeve t� k�saj periudhe u pasqyrua edhe n� transkiptimet muzikore t� Pjet�r Dungut, t� publikuara tek �Lyra Shqiptare� (k�ng� popullore qytetare) n� vitin 1940, t� vjela kryesisht nga regjistrimet e Radio-Tiran�s dhe t� mbledhura n�n kujdesin e saj. P�r periudh�n e dyt� (1944-1955) Sazet u b�n� nj� element i p�rhersh�m i struktur�s s� emisioneve kulturore. Ata dhe bashk�pun�tor�t e tjer� t� Radios si grupi shkodran, orkestra e muzik�s s� kultivuar etj, konsideroheshin si faktor� tep�r t� r�nd�sish�m n� rritjen e cil�sis� s� emisoneve. N� vitet �50, formacioni p�rb�hej nga Jonuz Kona (Lam�e), Sabri Feimi, Hysen Ibrahimi, Sadik Azbiu, �oban Arifi dhe Ali Myslymi, shumica pjestar� t� formacionit t� par�. Krahas tyre u afruan edhe element� t� tjer� si k�ng�tari i shquar i �Shoq�rise Demka Hajro-Kor��, �oban Arifi, llautari dhe k�ng�tari i shum� t� njohur�s k�ng� popullore �Do marr �iften� do dal p�r gjah�-Selim Asllani. kyesisht me origjin� nga Jugu i Shqip�ris�, ata regjistruan n� periudh�n 1945-1955 nj� repertor t� pasur si t� muzik�s me vegla dhe vokale t� Shqip�ris� s� Jugut. Vlera e k�tyre Sazeve �sht� shum�plan�she. S� pari, �Sazet e Radios� u b�n� formacioni i par� zyrtar i �sazeve� shqiptare t� cil�t afirmuan arritjet e deriat�hershme t� sazeve dhe t� muzik�s popullore qytetare n� mediumin kryesor shqiptar, Radio-Tiran�n. Kjo gj�, n� dukje e thjesht�, �sht� nj� nga shembujt m� t� mir� t� vlefshm�ris� s� gjith�koh�shme t� folklorit ton� muzikor, i cili deri n� k�t� koh� kishte sh�rbyer si nd�rgjegja m� e fort� e kombit. Mjesht�ria e lart� interpretuese e pjes�tar�ve t� saj (s� bashku me at� t� formacionit t� muzik�s qytetare shkodrane), i b�ri nj� q�ndres� t� gjall� t� gjith� kultur�s tjet�r muzikore q� propagandohej n� val�t e Radios. Krahas gjith� vlerave t� tjera t� muzik�s bot�rore, muzika popullore shqiptare n�p�rmjet mjeshtrave tan� t� sazeve e ripohoi identitetin shqiptar edhe n� kushtet e pushtimit fashist t� vendit. K�shtu �Sazet e Radios� ishin nj� nga treguesit m� dometh�n�s t� ruajtjes s� tipareve komb�tare t� saj. S� fundi, �Sazet e Radios� ishin formacioni q� lidhi tradit�n e madhe t� muzik�s me saze t� para viteve �40, me Sazet e gjysm�s s� dyt� t� shek. XX. Formacioni i p�lqyer i tyre ishte 1 g�rnet�, 1 violin� 2 llauta.� Pas shp�rb�rjes, nj� pjes� e tyre formoi orkestrin�n e Ansamblit t� K�ng�ve dhe Valleve Popullore-1957. Veprimtaria e tyre pran� Radio-Tiran�s vazhdoi deri n� fund t� viteve 50-t�. Nd�r regjistrimet e tyre n� rubrik�n �EJ� (Erotike Jugu) t� Radio-Tiran�s p�rmendim:

�ǒu ngrita nga gjumi�, 2�30��, viti 1949; �Dardha rumbullake�, 4�, viti 1950; ��obankat q� shkojn� zallit�, 3�, viti 1957; �As aman o ,moj lule�, 4�, viti 1958; �Do marr �iften� do dal p�r gjah�, 3�, viti 1958; �Hodha nj� lule n� ferr�, 3�, viti 1958; �Zog� ku m� q�nke rritur�, 4�, viti 1958; �Pik�n e ballit ta zuri stolia�, 5�, viti 1958; �Kur m� shkon sokakut�, 3�30��, viti 1958; �N� nj� dit� vere ta d�gjova z�n�, 2�.40��, viti 1960; �ǒke me mua q� s�m� do�, 3�, viti 1966; �Vajz� e val�ve�, 2�.50��, viti 1966; �Pa dil bij� �jan� ata�, 2�, viti 1966; �Dola nj� dit� n� bah�e� (valle e k�nduar), 2�.30��, viti 1966; �ǒu ngrit lulja n� m�ngjes�, 2�.20��, viti 1966.

Lit: �K�ng�tari popullor Nazif Mamaqi nga P�rmeti ka ardhur n� Tiran�, gaz. �Sk�nderbeu�, 1925, nr. 23, 2 Mars, fq. 2; Tole Vasil S, �Sazet, muzika me saze e Shqip�ris� s� Jugut�, Tiran� 1998 etj.

Sazexhi:

Interpretues n� vegl�n e sazes ose pjestar i formacionit t� sazeve.
Enci. Si sazexhinj shum�t� njohur n� interpretimet n� saze n� muzik�n e qytetit t� Shkodr�s kan� q�n� Mehmet Shllaku, Kasem Xhuri, Simon Marketa, Nush Pali etj. Por sazexhi n� p�rgjith�si thirrej edhe muziktari popullor, pjestar i formacionit me vegla t� sazeve. Sazexhiu i binte g�rnet�s, violin�s, llaut�s apo dajres dhe nj�koh�sisht k�ndonte. Shkrimtari Dh. Shuteriqi ka shkruar tregimin me titull �Sazexhiu�. Shiko g�rnetaxhi, dajrexhi, dhjolixhi etj.

Lit: Gurashi Kol�, Sheldia Gjush, �Ahengu shkodran�, tek alamanaku �Shkodra�, 1/1961, fq. 210; Shuteriqi Dhimit�r, �Te qafa e bot�s�, Tiran� 1986; Tole Vasil S, �Sazet, muzika me saze e Shqip�ris� s� Jugut�, Tiran� 1998 etj.

Seksioni shqiptar
i CIOFF-it:

Organiz�m artistik folklorik jo-qeveritar q� p�rfaq�son artin folklorik shqiptar n� strukturat bot�rore t� organizimit t� aktiviteteve folklorike. Enci. Inicialet CIOFF kuptojn�: q�ndra e organizimit t� festivaleve folklorike dhe artit tradicional. Si organizat� jo-qeveritare, CIOFF-i krijohet n� Franc� n� vitin 1970 dhe aktualisht ka n� rradh�t e tij si antar� 70 vende, nd�r to edhe seksioni shqiptar i CIOFF-it i krijuar m� 25 Korrik 1994 me nism�n e shoq�ris� �Elena Gjika�-P�rmet, t� z.Niko Mihali dhe Vasil S.Toles. Ky seksion p�rfshin n� radh�t e tij shoqata kulturore, grupe artistike dhe personalitete t� shquara q� merren me traditat popullore shqiptare. Antar� t� seksionit shqiptar jan� shoq�ria �Elena Gjika�-P�rmet, �Lidhja kulturore Sk�nderbeu�-Kruj�, Grupi folklorik �Bilbili�-Vlor�, ansambli folklorik �Kavaja� etj. Seksioni shqiptar i CIOFF-it �sht� aprovuar nga Ministria e Kultur�s Rinis� dhe Sporteve me Urdh�rin nr. 171, dt. 29.07 1994.

Lit: �Vjetar kulturor 1994�, Tiran� 1995 etj.

�Selimi & Hafizeja:

Sazexhinjt� m� t� shquar t� muzik�s popullore me saze n� Shqip�rin� e Jugut t� gjusm�s s� par� t� shek. XX.
Enci. �sht� babai i tyre Asllani i cili nd�rton brenda familjes s� vet, me f�mij�t e tij dhe v�llez�rit e tij, sazet e famshme t� njohura me emrin e tij dhe t� familjes Leskoviku. Asllani rridhte nga nj� familje me tradita dhjetra vje�are n� fush�n e interpretimit n� vegla popullore. Prej k�saj familjeje sazexhinjsh, m� konkretisht �Muzik� Shqiptare e drejtuar prej Asllan Leskovikut�, dhe familjes (djali Ajdini me g�rnet�, lindur m� 1867-vdekja ?), kemi edhe pllak�n e par� t� gramafonit duke u b�r� k�shtu t� par�t sazexhinj q� fiksohen n� pllakat e gramafonit. Jo m� kot thuhet n� popull se �me �mjesht�r do bjer�, at� zanat do nxjerr�. Vet� familja Leskoviku p�rpara Asllanit (familje e emigruar qysh her�t n� Stamboll) ishte e ngjashme me nj� yll�si, e cila me shp�rb�rjen e saj krijoi shum� vatra t� reja ku u kultivua muzika popullore. Pas Asllanit, m� t� shquarit e familjes s� tij por edhe t� gjith� sazeve t� Jugut, p�r periudh�n deri m� 1940 jan� f�mij�t e tij �Selimi me Hafizen�, v�lla e mot�r. P�r dat�n e lindjes dhe vdekjes s� �Selimit & Hafizes� nuk kemi t� dh�na t� sakta. Mendohet t� ken� lindur rreth viteve 1870-75 n� Leskovik. I ati, Asllani, emigron n� Stamboll n� fillim t� shekullit, qytet ku q�ndron deri m� 1914. Pas largimit t� familjes Leskoviku nga Stambolli, ku (rreth 1914) deri n� fund t� viteve 1920 kan� punuar n� Leskovik, kryesisht n� kafenen� e tyre n� qend�r t� qytetit, por edhe si saze sh�tit�se n� gjith� Shqip�rin� e Jugut dhe n� Janin�. Largohen p�rfundimisht n� Stamboll rreth vitit 1922 dhe dihet se nj� pjes� t� madhe t� veprimtaris� pas viteve 30-t� e p�rq�ndruan n� klubet e shqiptar�ve ku ��k�ndonin k�ng� leskoviqar�e, p�rmetare e kor�are�. Pa asnj� dyshim, formimi i tyre si sazexhinj �sht� b�r� si pran� t� familjes s� tij ashtu edhe n�n ndikimin e traditave t� shquara muzikore t� loj�s me saze t� qytetit t� tyre t� lindjes, Lekovikut. Ndikim t� r�nd�sish�m tek loja e tyre ka pasur folklori muzikor polifonik i zon�s s� Shqeris� prej s� cil�s ata kan� huazuar edhe pjes�n m� t� madhe t� repertorit vokal. Selimi n� g�rnet� dhe n� t� k�nduar Hafizeja n� t� k�nduar dhe n� t� intepretuar n� violin�, mbeten ende nga majat m� t� larta t� interpretimit dhe krijimit t� muzik�s popullore qytetare. Ende sot flitet p�r ve�antit� e z�rit t� Hafizes� ashtu si n�p�r nj� legjend�. Regjistrimet e saj prezantojn� nj� diapazon vokal jo t� zakonsh�m, i cili shtrihet dhe p�rfshin regjistrin m� t� ulet t� kontraltos e deri n� maksimumin e nj� sopranoje kolorature. Megjith�se kan� kaluar shum� vjet, ende n� muzik�n qytetare jugore Hafizeja dhe interpretimet e saj jan� etalon i intepretimit p�r cilindo k�ng�tar e k�ng�tare. N� Leskovik flitet edhe p�r mat�rman� e Hafizes�, Mitrin� prej s� cil�s Hafizeja m�soi shum� stilema popullore. Edhe Selimi n� g�rnet� qe padyshim nj� mjesht�r. Qysh n� ato vite ai cil�sohej si klarinetisti m� i shquar.� Atij i njihet formimi i loj�s virtuoze n� g�rnet�, e cila shfaqet edhe tek shoq�rimet e k�ng�ve, por m� tep�r tek pjes�t me vegla t� sazeve, qofshin k�to �avaze�, �t� qara�, �valle� apo �kaba�. �sht� merit� e padiskutueshme e tyre nd�rtimi i k�ng�s qytetare t� Leskovikut dhe p�rgjith�sisht i k�ng�s qytetare tip t� qyteteve t� Tosk�ris�, pra k�nga polifonike q� hapet me saze dhe mbyllet po me to. Duke shfryt�zuar foklorin e pasur fshatar t� zon�s p�rreth ata krijuan stereotipet baz� t� muzik�s qytetare me saze. Duhet theksuar se te k�to saze nuk vendos dot nj� kufi ndar�s nd�rmjet interpretit dhe krijuesit. Mendohet se te dyja k�to cil�si artistike qen� t� trup�zuara n� sazexhinjt� e k�tyre sazeve. Formacionit klasik i formuar prej tyre ka q�n� i p�rb�re prej 1 g�rnete, 1 violine dhe 1 llaute. Si t� tilla k�to Saze provohen t� jen� dhe n� k�ng�n shum� t� njohur �Leskovik, o fryn nj� er��:

Leskovik o fryn nj� er�
dilni hapni penxheret�,
se vjen djali vete i tret�
me llaut� e me g�rnet�,
qemanes� i bie vet�.

Regjistrimet e tyre me muzik� popullore u b�n� pran� shoq�rive diskografike t� �ODEON-it�, �COLUMBIA-s� dhe �HIS MASTER�S VOICE�. Gjith� sazet e tjera pas tyre njihen me emrin Sazet ose shahir�t e Leskovikut. Tradit�n e sazeve t� Selimit n� Stamboll e vazhdoi i biri i tij Novruzi me g�rnet�. T� d�gjuar p�r vlerat e tyre jan� n� k�t� koh� edhe Sazet e Merko Ibrahim Leskovikut i af�rm i Asllanit, �Muharremi me Nedin� etj. Ja disa nga regjistrimet e tyre muzikore n� disqe:

��ODEON�:

Pllaka Co 711, �Un� ti ta thash� me shaka� (Valle), Selim Asllan Leskoviku me g�rnet�; Pllaka Co 713, �Valle me tri� (Horo sta tria), Selim Asllan Leskoviku me g�rnet�; Pllaka Co 718, �E Qar� e Selim Asllan Leskovikut�, Selimi me g�rnet�; Pllaka Co 716, �O moj qita lesht� shum�,� Zonj. Hafize, Shoq. Selim Asllan Leskoviku; Pllaka Co 717, �Kush t� ka moj rusk�, Zonj. Hafize, Shoq. Selim Asllan Leskoviku.

�COLUMBIA�:

Pllaka 294218, �Kur jec e vetum�. Selimi & Hafisja; Pllaka 294219, �Goca berberit�. Selimi & Hafisja; Pllaka 294223, �Valle graptchartche�. Z.Selimi & Hafisia.

�HIS MASTER�S VOICE�:

Pllaka (70-1358). �K�ng� e Mamudis�. Selim� efendiu me shok�t.

Lit: Tole Vasil S, �Sazet muzika me saze e Shqip�ris� s� Jugut�, Tiran� 1998 etj.

Sergjahi:

Shkall� muzikore popullore me origjin� orientale e tipit: sol-lab-sib-do-re-mib-fa-solb.
Enci: Sipas R. Sokolit sergjahi klasifikohet si perdja e pes� e ahengut popullor shqiptar i cili gjendet vet�m n� muzik�n e qyteteve t� Geg�ris�, p�rfshi k�tu Shkodr�n, Elbasanin, Kavaj�n, Durr�sin. E r�nd�sishme t� theksojm� �sht� fakti q� pavar�sisht struktur�s s� prejardhur t� shkall�s, formulimet melodike mbi k�t� shkall� n� muzik�n ton� popullore, ruajn� gjurm�t e forta t� origjin�s fshatare t� krijimtaris� muzikore popullore qytetare.

Lit:Sokoli. R, �Folklori muzikor shqiptar-Morfologjia�, Tiran� 1965 etj.

Skllap�:

Shiko fjal�n gjuh�za.
Enci. Me k�t� em�r e gjejm� t� p�rdorur n� rrethin e Tiran�s.

Smolle:

Rr�shir� pishe.
Enci. Smolleja vihet nga prapa lahut�s dhe sh�rben si tip kolofoni p�r qimet e harkut t� lahut�s. Me k�t� em�r e gjejm� t� p�rdorur n� Mal�sin� e Madhe.

Sok�llim�:

I k�nduar me z� shum� t� lart�.
Enci. Zakonisht me k�t� fjal� p�rcaktohet k�ng�timi i k�ng�ve �maje kraje� n� veri t� Shqip�ris�.

Sokoli Fatime:

(Tropoj� 1940� � Bajram Curri 1989) �Artiste e Merituar�.
Enci. Rapsode e shquar n� interpretimet me �ifteli t� folklorit muzikor t� rrethit t� Tropoj�s. Merr pjes� q� f�mij� n� grupet folklorike t� rrethit. Aktivizohet si k�ng�tare n� aktivitetet lokale dhe p�rfaq�son Tropoj�n edhe n� Festivalet Folklorike Komb�tare. Ka l�n� nj� s�r� krijimesh dhe interpretimesh shum� origjinale, si� n� t� k�nduar ashtu edhe n� interpretimin n� instrumentin e �iftelis�. Regjistrimet e saj muzikore gjenden pran� Radio-Televizionit Shqiptar. U nda nga jeta nga nj� s�mundje e r�nd�.

Sokoli Ramadan:

(Shkod�r 14.10.1920) �Profesor�.
Themeluesi i etnomuzikologjis� shqiptare.
Enci. Arsimin� fillor dhe t� mes�m i kryen n� qytetin e Shkodr�s. N� vitet 1940-1944 kryen studimet e larta muzikore n� Firence, Itali. Pas �lirimit t� vendit kryen detyr�n e pedagogut t� Folklorit Muzikor Shqiptar n� Liceun Arstik dhe Institutin e Lart� t� Arteve, deg� t� cil�n e krijoi ai vet�. Deri n� botimet e para t� Prof. Sokolit, rreth viteve �50, etnomuzikologjia shqiptare nuk ekzistonte. Nd�r gjith� opusin e tij krijues punimet n� foklorin muzikor e p�rkat�sisht n� etnomuzikologji z�n� kryet e vendit, vepra t� cilat jan� nd�r t� tjera edhe punimet themeluese t� etnomuzikologjis� shqiptare n� p�rgjith�si. N� nj� lloj kuptimi� gjith� kontributi etnomuzikologjik i prof. Sokolit esht� si nj� enciklopedi e mbartjes dhe e shpjegimit t� fenomenit t� folklorit muzikor shqiptar n� koh� dhe hap�sir� shum� t� gjer�. K�t� e konstatojn� studiuesit, muziktar�t, srtudent�t dhe nx�n�sit e muzik�s, p�r t� cil�t ai orientoi dhe futi n� struktur�n e shkoll�s qysh n� vitet �50, si nj� di�ka t� natyrshme l�nd�n e Folklorit Muzikor Shqiptar. Ishte nj� hap mendimtari ky, ai q� p�rcaktoi edhe orientimin prej vlerave tona shekullore, q� shkolla e re shqiptare duhej detyrimisht t�i ndiqte. Vlerat e vepr�s s� prof. Sokolit jan� konturuar s� bashku me rritjen profesionale, shkencore dhe artistike t� autorit t� saj. Ajo �ka i ka ngjizur ato n� nj� unitet t� vet�m rrezatues, �sht� shpirti, puna dhe p�rkushtimi i tij prej rilindasi. Po kaq t� r�nd�sishme e konsiderojm� edhe krijimtarin� e tij muzikore, e cila ka n� thelb orientimin p�r nga vlerat e etnomuzik�s; punimet e tij muzikologjike n� t� cilat influenca e etnomuzik�s �sht� e drejtp�rdrejt�, e po aq konstatimi se edhe n� studimet e tij albanologjike, v�shtrimi etnomuzikologjik i problemit albanologjik �sht� m� se origjinal. Emri i tij renditet n� enciklopedit� e huaja krahas m� t� m�dhenjve etnomuzikolog� t� bot�s. Krijimtaria e tij studimore vazhdon ende.

Botimet kryesore� t� autorit:

-�Les danses populaires et les instruments musicaux du peuple albanais�, Tiran� 1958; �Albanskie narodnie pesni�, Tiran� 1965; �Figura t� ndritura�, Tiran� 1965; �Folklori muzikor shqiptar-morfologjia�, Tiran� 1965; �Chansons populaires albanais�, Tiran� 1966; �Metod� p�r fyell�, Tiran� 1970; �Vallet dhe muzika e t� par�ve tan�, Tiran� 1971; �Folklori muzikor shqiptar-organografia�, Tiran� 1975, 1984, 1987, 1991; �Figura e Sk�nderbeut n� muzik��, Tiran� 1978; �Gjurmime folklorike�, Tiran� 1982; �K�ng� patriotike�, Tiran� 1985; �Veglat muzikore t� popullit shqiptar�, me bashkautor, Tiran� 1991; �16 shekuj�, Tiran� 1995; �Antifonari i durrsakut Gjergj Danush Lapacaj�, Tiran� 2000; �Goj�dhana dhe p�rrall�za t� bot�s shqiptare�, Tiran� 2000, si dhe dhjetra artikuj n� shtypin periodik shqiptar e t� huaj.

Lit: Siliqi, Llazar. �Kompozitori, folkloristi dhe muzikologu yn� i respektuar�, �N�ndori�, 1990, nr. 8; Gjata Trim, �Portreti i nj� intelektuali�, �Bota shqiptare�, 1993, nr. 4, 1993; Munishi, Rexhep. � Identiteti muzikor�, Prishtin� 2001, fq.106-109 etj.

Spipllom�:

Shiko fjal�n pip�za.
Enci. Me k�t� em�r e gjejm� t� p�rdorur n� Kalan� e Dod�s.

Studiuesit e huaj dhe muzika popullore:

Enci. Interesimet e studiuesve t� huaj p�r muzik�n shqiptare i p�rkasin vet�m gjysm�s s� dyt� t� shek. XX. N� artikujt dhe studimet e tjera t� studiuesve t� huaj mbi muzik�n popullore shqiptare n� p�rgjith�si do t� theksonim faktin e� t�rheqjes s� v�mendjes nga ana e tyre mbi pasurin� e jasht�zakonshme t� muzik�s son� popullore. Nd�r autor�t kryesor� p�rmendim etnomuzikolog�t: Cvjeto Rihtman, Arbatsky Yury, D. Peristeris, �iftin Stockmann, Samuel Baud-Bovy, A. L. Lloyd, Rudolf M.Brandl, Birthe Traerup, Adelheide Feilcke-Tiemann, Jane C. Sugarman etj. Shiko ekspedita shqiptaro-gjermane.

Lit: Sako Zihni, �Folklori yn� dhe interesat e folkloristik�s nd�rkomb�tare�, gaz. �Z�ri i Popullit�, 1964, 21 Maj; Cvjeto Rihtman, �O iliriskom porjeklu polifonia oblika narodne muzike, Bosne i Hercegovine, Rad Kongresa Folklorista Jugoslavije�, Na Bjelasnici, 1955, I u Puli 1952, Zagreb, 1958; Arbatsky Yury,� �The Roga and Balkan bagpipe and its medico-magical. Conjurations read at the annual meeting of the american musicological society in Chapitol Hill, Dec. 30, 1953;� D. Peristeris, �Demotika tragoydia dropoleou Boreioy Epeteris toy laographikoy archaioy, 1958, nr. 9-10;� Stockmann, �Zur Sammlung und Untersuchung albanicher Volkmusik�, Acta Musicologica, Vol. XXXII, 1960; Stockmann, D.Flieder, W.Stockmann �Albanische volkmusic� , Vol.I (Gesange der �amen), Berlin 1965; D.E.Stockmann �Die vokale bordun mehrstimmigkeit in Sudalbanien�, �Ethnomusicologie�, Paris 1964, III; and E. Stockmann, �Albania�,� at the �The New Grove Dictionary of Music and Musicians�, London 1980; Samuel Baud-Bovy,� �Chansons d�Epir du Nord et du Pont�, Yearbook of the International folk council, Vol; 3, 1971; A. L. Lloyd,� �Albanian folk song�, at �Folk Music Journal�, Vol. I, England 1968; Birthe Traerup �Pa sporet af den albanske folke-musik: historien om en ekspedition til Kosovo og Makedonien 1959�, Kobenhavn: Kobenhavns U., 1995; Rudolf M. Brandl �The yiftoi and the music of Greece: Role and function�, The world of music: Journal of the International Institute for Traditional Music XXXVIII/1, 1996;� Jane C. Sugarman, �Engendering Song, singing and subjectivity at Prespa Albanian weddings�, Chicago and London, The University of Chicago Press, 1997 etj.

Sulollari Ilmi

(Pogradec 12.06.1935)
K�ng�tar i njohur i muzik�s popullore qytetare pogradecare.
Enci. Fillon aktivizimin si k�ng�tar n� vitin 1947, dhe m� 1949 spikat interpretimi i k�ng�s popullore prej tij n� shfaqjen artistike t� �Dasm�s pogradecare� ku ai interpretoi nj� shumic� k�ng�sh lirike dasme. P�rve� k�ng�ve si solist, ai s� bashku me k�ng�taren Roza Dhami krijuan nj� �ift k�ng�tar�sh q� shum� shpejt u b�n� t� njohur n� Pogradec por edhe m� gjer�. Nd� interpretimet e tyre p�rmendim �K�ng�n e �obanit�, Vajza e Bishnic�s�, �Vallja mokrare�, �Malli �na ka marr� etj. Ka marr� pjes� n� aktivitet lokale dhe ato komb�tare si n� F.F.K por edhe jasht� vendit si n� festivalin ballkanik t� Ohrit. In�izimet e tij muzikore jan� b�r� kryesisht pran� Radio-Tiran�s.

Surle:

Veg�l popullore aerofone.
Enci. Sipas Sokolit & Misos: surleja p�rb�het nga nj� tyt� druri n� trajt� cilindrokonikale q� zbret duke u zgjeruar si hink� tek gryka. Surleja ka n� krye t� tyt�s nj� pjes� t� posa�me po prej druri q� quhet kllap�z. N� popull p�rdoren tre lloje surlesh t� cilat dallojn� nga njera tjetra p�r shkak t� diametrit t� gryk�s. N� trup t� saj hapen zakonisht shtat� vrimat dhe n� t� kund�rt p�r gishtin e madh �sht� vrima shfryr�se.


Kliko ne njeren nga germat per te pare fjalet qe fillojne me ate germe.

A B C Ç D DH E F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Z ZH

 

 

Kthehu tek faqja kryesore Kthehu tek publikimet Kthehu tek Enciklopedia

Hosted by www.Geocities.ws

1