"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

 


 

                 A na do Allahu?

  • Shpresoj se do tė mund tė mė jepni njė pėrgjegje tė pėrshtatshme nė pyetjen time. Njė ditė po debatoja me njė tė krishter rreth dashurisė sė Perėndisė. Unė jam njė kristian i kthyer nė Islam. Ai mė pyeti nėse dashuria e Allahut ėshtė e pakushtėzuar dhe unė u hutova sepse nė Kur’an thuhet se Perėndia nuk i do ata qė bėjnė keq. Kėshtu unė jam nė konfuzion; a ėshtė dashuria e Zotit nė bėrjen e veprave tė mira, apo dashuria e Tij ėshtė e pakushtėzuar? Nėse dashuria e Zotit ėshtė e bazuar vetėm nė vepra tė mira a do tė thotė kjo se kur unė bėj gabime dhe mėkate Ai mė nuk mė do? Shpresoj tė mund t’i pėrgjigjeni kėsaj ose tė mė udhėzoni ndonjė adresė interneti ku mund t’a gjej pėrgjigjen. Shpresoj tė mos jetė kjo njė pyetje e pamend; unė vetėm jam i hutuar rreth ēėshtjes. Ju falėnderoj.

     Nuredini



     Pėrgjigjja:

    Jo, kjo nuk ėshtė aspak njė pyetje e pamend. Nė fakt gjė e pamend ėshtė tė mos pyesėsh kur veēse ke diēka pėr tė pyetur.

    Sikur do tė thonin edhe vetė kristianėt: Zoti e do mėkatarin por e urren mėkatin dhe kjo ėshtė e vėrtetė edhe nė Islam gjithashtu.

    Nė tė vėrtetė “Ai qė do” ėshtė njė ndėr emrat (cilėsitė) e Alahut dhe Ai ka thėnė pėr Vetveten:

    “Ai ėshtė qė falė mėkatet, ėshtė i dashur” (Kur’ani 85:14)

    Dashuria ėshtė vetėm njė fjalė e cila duhet tė pėrkthehet nė vepėr dhe atėherė ajo bėhet pėrkushtim, ndjenjė dhe bindje nė rastin e krijesave tė Tij, njerėzve -  dhe mėshirė nė rastin e Krijuesit, Allahut. Mund tė shihet se kur dashuria pėrkthehet nė vepėr ajo ėshtė mėshirė dhe hiri i Tij ėshtė i pakushtėzuar. Ti pėrfiton nga mėshira e Allahut edhe nėse je shėrbėtor i bindur i Tij e edhe nėse je pagan apo mėkatar; qė tė gjithė pėrfitojnė trajtim tė barabartė nė kėtė jetė. Le tė marim disa shembuj:

    Njė burrė mund ti thotė gruas sė tij “Tė dua” por nėse ai e keqtrajton atė dhe nuk i sjell gjė tė mirė, a e do ai atė nė tė vėrtetė?

    Njė grua mund ti thotė burrit tė saj “Tė dua” por kur psh ai dėshiron qė dashuria e tij tė realizohet edhe seksualisht dhe ajo nuk pranon asnjėherė, a e do ajo njėmend burrin e saj?

    Njė fėmijė mund t’u thotė prindėrve tė tij “Ju dua” por nėse ai tė shumtėn e kohės tregohet i pabindur ndaj tyre, a i do ai ata nė tė vėrtetė?

    Dashuria duhet tė pėrkthehet nė vepėr, qėndrim dhe sjellje, pėrndryshe ajo mbetet vetėm njė fjalė pa kuptim. Nė mėnyrė tė njėjtė dashuria e Allahut pėr neve ėshtė e pėrkthyer nė veprimet e Tij tė faljes, ndihmės, dhembshurisė dhe mėshirės. Shiko pėrreth dhe do tė gjesh se mėshira e Allahut ėshtė e pėrpahur gjithandej. Nėpėrmjet Kur’anit muslimani ėshtė i udhėzuar qė tė lidhet direkt me anė tė namazit me Allahun. Kjo lidhje do tė ishte e pakuptimtė po qe se nuk do tė ekzistonte njė relacion i afėrt i njeriut me Zotin; kjo prapė do tė ishte shumė e paarsyeshme po qe se Zoti nuk do tė na donte, sepse thjeshtė pėrse do tė na kėrkonte Ai njė raport tė tillė me Tė po qe se Ai do ishte indiferent ndaj nesh. Vetė fjalėt e falėnderimit, mirėnjohjes dhe kėrkesės pėr ndihmė dhe udhėzim tė cilat muslimani i thotė sa herė qė i drejtohet Allahut nė namaz e tregojnė afėrsinė e Zotit me atė qė i drejtohet.

    Keqkuptimi rreth asaj se a na do Allahu apo jo tė shumtėn vie nga ndikimi i konceptit tė keqkuptuar kristian se ‘Allahu i muslimanėve ėshtė njė Perėndi mizor, i ashpėr dhe i largėt’. Mirėpo me njė shikim tė thjeshtė nė burimet e Islamit, nė Kur’an dhe Hadithe, e shohim se kjo nuk qėndron aspak.

    Ėshtė e mrekullueshme se nė ēdo faqe te Kur'anit pothuajse pėrmendet se sa i mėshirshėm ėshtė Allahu, sa i dhembshėm, sa falės, sa pranues i madh i pendimit. Allahu nė Kur'an ėshtė cilėsuar si mik nė rastin e profetit Ibrahim. Dashuria e Allahut pėr njerėzit nė njė rast ėshtė krahasuar me dashurinė e prindit pėr fėmiun e tij. Profeti Muhamed dhe ashabėt e tij po kalonin afėr njė shtėpie e cila po digjej. Pėrbri shtėpisė po qėndronte njė nėnė me njė fėmijė nė duar. Muhamedi tha: e shihni kėtė nėnė me foshnjen e saj nė duar? A besoni se do tė mund ta hidhte ajo fėmiun e saj nė atė zjarr? Ashabėt thanė: Jo, kurrsesi o i Dėrguar i Allahut? Muhamedi ua ktheu: Atėherė, mirėsia dhe mėshira e Allahut ndaj njerėzve ėshtė edhe mė e madhe se sa e nėnės ndaj foshjes sė saj. Nė njė hadith tjetėr Muhamedi thotė: "Ka thėne Allahu: nėse ti me afrohesh duke ecur Unė do tė tė vij duke vrapuar". Sa mrekulli. Kjo ėshtė njė dashuri e pėrkthyer nė aksion dhe nuk mund tė jetė asgjė tjetėr.

    Dashuria e Zotit ndaj njerėzimit dhe Falja e Tij sipas Kur’anit janė tė pakushtėzuara. Pėrderisa nė Krishterizėm Zoti pėr tė falur njerėzimin pėr mėkatet e bėra ka nevojė pėr derdhjen e gjakut tė pafajshėm tė Jezusit, nė Islam thjeshtė zemra e pėrulur dhe e penduar e njeriut mjafton pėr tė fituar hirin dhe dashurinė e Zotit.

    Natyrisht se nė Kur’an thuhet se Allahu nuk i do ata qė e mohojnė Atė (3:32), apo ata qė bėjnė trazira (2:57, 140, 5:87, 7:55) tė kėqija etj etj mirėpo nė tė gjitha kėto raste dashuria ėshtė e lidhur me veprat e personit. Nė tė njėjtėn kohė ne shohim Allahu nuk i privon nga begatitė e tij as edhe kėta njerėz. Allahu u jep edhe personave tė tillė mundėsinė pėr t’u larguar nga jeta e mėkatit dhe e pabindjes dhe pėr tė pranuar kėshtu Faljen e Tij. Anasjelltas Allahut thotė: ‘Thuaj: Nėse e doni All-llahun, atėherė ejani pas meje qė All-llahu tė ju dojė, t’ju falė mėkatet tuaja, se All-llahu ėshtė qė fal shumė, mėshiron shumė. “ (3:31). Nėse ti e do Allahun atėherė do ta tregosh kėtė nė vepėr dhe nė sjellje sepse kjo ėshtė dashuri nė aksion. Nė njė vend tjetėr nė Kur’an Allahu thotė: ‘Thuaj: “O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė All-llahut, pse All-llahu i falė tė gjitha mėkatet, Ai ėshtė qė shumė falė dhe ėshtė mėshirues!” ‘ (39:53). Mesazhi qė pėrcillet nga ky ajet ėshtė se ata qė kanė bėrė tė kėqija faktikisht po e lėndojnė vetveten por sidoqoftė falja e Allahut nuk ka kufi dhe se kushti i vetėm ėshtė tė kėrkuarit e faljes sė tillė me anė tė pendimit dhe bindjes.

    Prandaj po, Allahu na do, ashtu si jemi me mangėsitė tona, por me mundin tonė pėr tė jetuar njė jetė tė lidhur me Tė dhe me mėsimet e Tij duke iu shmangur gjėrave tė cilat pikė sė pari na shkatėrrojnė neve e pastaj edhe tė tjerėt.

     

     

    U pėrgjegjėn:

    Dr. M. Amir Ali

    H. Ibrahimi

 

 



 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1