Nė
Kuran pėrmendet lindja e mrekullueshme e Jezusit (Isait) nga nėna
e virgjėr. Pėrse do ta bėnte Zoti njė gjė tė tillė kur tė
gjithė profetėt tjerė erdhėn nė mėnyrė tė natyrshme? Nėse
Jezusi (Isai) nuk ėshtė Hyjnor, atėherė cili ėshtė qėllimi
i lindjes sė tij nga nėna e virgjėr?
Shumė
profetė kryen mrekulli tė ndryshme me fuqinė e Zotit dhe kėto
mrekulli ishin tė tilla qė i pėrshtateshin natyrės dhe
rrethanave tė kohės kur u kryen. Nė kohėn e Jezusit mjekėsia
ishte mjaft e zhvilluar dhe lindja e njė fėmiu nga njė nėnė e
virgjėr ishte diēka e pakapshme dhe e pamundur pėr njė mjek.
Njėjtė sikur Musau (Mojsiu) qė kreu mrekullinė me magji tek
Faraoni. Zoti i Madhėrishėm e zgjodhi pikėrisht kėtė mrekulli
pėr arsye se gjatė asaj kohe kishte shumė magjistarė dhe
krijimi i mrekullishėm i gjarpėrit nga shkopi, kryer nga Musau i
mposhti dhe mbizotėroi tė gjitha bėmat e magjistarėve. Njėsoj
edhe sikur me fuqinė shprehėse dhe oratorinė e Kuranit me
Muhamedin. Kjo mbizotėroi ēfarėdo fuqie poetike tė kohės. Kjo
ėshtė arsye pse Zoti nė Kuran i sfidon arabėt qė tė
prodhojnė qoftė edhe njė sure sikur Kurani (shiko 2:23,
10:38, 11:13 dhe 52:34). Arabėt nuk mundėn ta bėjnė kėtė.
Pastaj,
Zoti e dėrgoi Isain si profet tek bijtė e Izraelit pas shumė
profetėrsh tjerė, disa nga ta me mrekulli tė ndryshme sikur
Musau pėr shembull, por shumica e Izraelitėve prapėseprapė
gjithandej historisė nuk iu bindėn profetėrve tė dėrguar nga
Perėndia. Jezui ishte i fundit nga profetėt dėrguar Izraelit
dhe u dėrgua nė mėnyrė tė mrekullishme pėr tė qenė
argument tek njerėzit tė cilėt kėrkonin mrekulli nė mėnyrė
qė ta besonin njė person se ėshtė nga Zoti. Mrekullitė e mėhershme
nuk i bindėn tė gjithė Izraelitėt, kėshtuqė Zoti dėrgoi
Jezusin tė lindur nė mėnyrė tė virgjėr dhe gjithashtu i mundėsoi
kryerjen e shumė mrekullive tė tjera nė mėnyrė qė ti
bindte Hebrenjtė.
Mrekullia
e lindjes sė Isait nga mėma e virgjėr ėshtė shumė e madhe
dhe e lehtė pėr Zotin pėr ta bėrė. Sidoqoftė edhe mė e
madhe ishte mrekullia e krijimit tė Ademit pa asnjė prind. Pasi
qė Zoti planifikon gjithēka sipas dijes sė tij tė gjithėfuqishme,
kėshtu ai dėrgoi Isain si njė mundėsi tė fundit pėr hebrenjtė,
por ata sėrish nuk u bindėn. Tani, disa kristianė dhe hebrenjė
do tė mohojnė kėtė argument dhe do tė thonė se hebrenjtė
ishin tė bindur ndaj urdhėrimeve tė Zotit. Kjo nuk qėndron pėr
arsye se qoftė edhe nė Ungjijt e tanishėm e shohim qėndrimin e
Jezuit ndaj hebrenjėve, pastaj rastin nė Tempull i cili ishte shėndėrruar
nė treg etj etj. Lexo mė shumė Ungjijt pėr kėtė. Shtuar kėsaj
edhe njė sėrė rastesh tjera nė Dhjatėn e Vjetėr.
|