Ž
A
ėshtė Bibla Fjalė e Zotit?
Shkruar
nga
Halil Ibrahimi
Mojsiu
nė Bibėl parashikon ndryshimin/korruptimin e Ligjit (Biblės)
pas vdekjes sė tij:
'
Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr
tėrė fjalėt e kėtij ligji, u dha kėtė
urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besėlidhjes
tė Zotit, duke thėnė: "Merreni kėtė
libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e besėlidhjes
tė Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė
tė mbetet si njė dėshmi kundėr teje; sepse
unė e njoh frymėn tėndė rebele dhe fortėsinė
e qafės sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis
jush, ju u bėtė rebelė kundėr Zotit; aq mė
tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime! Mblidhni
pranė meje tė gjithė pleqtė e fiseve tuaja
dhe zyrtarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė
kėto fjalė dhe unė tė thėrras tė dėshmojnė
kundėr tyre qiellin dhe tokėn. Sepse unė e di qė,
mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe
do tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar,
dhe ditėt e fundit do tė goditeni nga fatkeqėsia,
sepse keni pėr tė bėrė atė qė
ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, duke
provokuar indinjatėn e tij me veprėn e
duarve tuaja". (Ligji i Ripėrtėrirė 31:24-29)
Shumė
kohė mė vonė Jeremia po nė Bibėl e vėrteton atė qė e
kishte parashikuar Mojsiu :
"Si
mund tė thoni: "Ne (Hebrenjtė)
jemi tė urtė dhe ligji i Zotit ėshtė me ne"? Por
ja, pena e rreme e shkruesve e ka bėrė njė falsitet".
(Jeremia 8:8)
Shpeshherė
do tė na ketė ndodhur qė te jemi afruar nga misionarė tė
krishterė, nga Dėshmitarė tė Jehovait apo tė ngjashėm) tė
cilėt do tė kenė tentuar qė tė na bindin se BIBLA ėshtė
fjalė e padiskutueshme dhe e pandryshueshme e Perėndisė. Bile
duke pėrdorur edhe ajete nga Kurani ėshtė provuar qė ne tė
bindemi se edhe Kurani e dėshmon pandryshueshmėrinė e Biblės.
( Pėr
tė parė nėse Kurani njėmend dėshmon se duhet besuar Biblėn
pėr Fjalė tė Perėndisė apo se vėrteton se ajo ėshtė e
pandryshuar kliko kėtu). Muslimanėt e kanė pranuar
Testamentin Final tė Perėndisė, Fjalėn e Fundit tė tij
Kuranin dhe e kanė pėr obligim qė tua pėrcjellin tė vėrtetėn
e tij edhe tė tjerėve. Pėr njohurinė e muslimanėve dhe pėr
tė mirėn e kėtyre vėllezėrve tė krishterė do tė vėrtetojmė
mė poshtė nėse BIBLA NJEMEND ESHTE FJALE E PERENDISE dhe
nese BIBLA NJEMEND KA MBETUR E PANDRYSHUAR.
Kur
e pyet njė tė Krishterė cila ėshtė Fjala e Zotit pėrgjegja
ėshtė e qartė: BIBLA.
Por
kur pyet se Cila
Bibėl ėshtė Fjalė e Zotit, ata pėrgjegjen: Perėndia ia
shpalli Fjalėn e tij Mojsiut, Isaiut, Jeremisė, Gjonit, Palit
e tė tjerėve dhe kėto shkrime tė tyre pėrbėjnė 66 librat
e Biblės. E tėra qė ne duhet tė bėjmė ėshtė tė pėrkthejme
kėto libra nė gjuhėn tonė dhe e kemi Fjalėn e Perėndisė.
Origjinali i shkrimeve nuk ekziston. Ato u kopjuan kopje pas
kopjeje pėr mė se 1500 vite derisa Bibla e parė u botua si
libėr. Si rezultat me mijėra kopje u krijuan qė nė shekujt e
parė pas Krishtit tė cilat nuk janė saktėsisht tė ngjashme
asnjėra me tjetrėn. A do tė thotė kjo se nuk e kemi Fjalėn
e Perėndisė, Biblėn ashtu siē ishte?
Kur
fillon e u flet tė krishterėve pėr dallimet nė verzionet e
Biblės ata do tė tė pėrgjegjen se dallimet e tilla janė vetėm
dallime nė pėrkthim. Por a ėshtė vėrtetė kėshtu?
E
vėrteta e hidhur ėshtė krejt ndryshe. Ekzistojnė manuskripte
tė shumta tė Biblės dhe pothuaj as dy nga to nuk janė tė
ngjashme saktėsisht me njėra tjetrėn.
King
James Version nė Anglisht Ekuivalent i tė cilit nė shqip ėshtė
Diodati i ri si bazė ka pėrdorur manuskriptet e quajtura
Textus Receptus tė Biblės, pėrderisa shumica e pėrkthimeve tė
tjera moderne pėrdorin Manuskripte tė tjera. Dallimi ėshtė
marramendės. Rreth 50 vargje tė Biblės (nė tėrėsi) nuk
ndodhen nė disa nga manuskriptet ose janė shtuar. Nė mbi 300
vargje tė Biblės ka dallime midis manuskripteve tė ndryshme.
50 vargje tė tėra nuk janė pak. Dhe 300 vargje me dallime tė
konsiderueshme prapė nuk janė pak. Nė disa nga pėrkthimet e
Biblės vargjet e diskutueshme ose nuk gjenden fare, ose gjenden
nė kllapa tė mesme, ose gjenden nė fusnotė. E pra nėse
ndonjėherė jeni pyetur ēka ėshtė kuptimi i futjes sė
vargjeve tė Biblės nė kllapa tė mesme, ose i fjalėve tė
ndryshme ose vėnia e tyre nė fusnotė, pėrgjegjja ajo qka po
dėshmojmė kėtu. E kjo ėshtė ndryshimi i asaj qė quhet
Fjalės sė Zotit sipas tė Krishterėve. Pėr tė mos
dalur se ne po flasim kot sė koti vargjet e pėrmendura gjenden
mė poshtė.
Pėr
tė qenė problemi mė i madh kėto shtesa, mungesa dhe dallime
nė Bibėl pėrbėjnė njė pjesė tė konsiderueshme tė Biblės
duke pasur parasysh volumin e kėtyre ndėrrimeve krahasuar me
volumin e Dhjatės sė Re SEPSE NE KETE RAST NE JEMI DUKE
FOLUR VETEM PER DHJATEN E RE, pra ndryshimet e pėrmendura
kanė tė bėjnė vetėm me pjesėn e dytė tė Biblės tė
quajtur Dhjata e Re, pa pėrfshirė kėtu Dhjatėn e vjetėr.
Problemi
sa vie e shtohet. Nėse para jush keni njė Bibėl Katolike dhe
njė tjetėr Protestane, pyetja se CILA BIBEL ESHTE FJALE E
PERENDISE bėhet pėrfundimisht dhe padurueshėm e
koklavitur. Pėr qudi Fjala e Zotit ashtu si e konsiderojnė
Katolikėt pėrmbanė 7 libra mė shumė se sa Fjala e Zotit
e Protestanėve.
Tashmė
vijmė tek thelbi i problemit dhe zgjedhja e tij. BIBLA kurrė
nuk u shkrua me qėllimin qė tė jetė Fjalė e Zotit. Luka psh
nė fillim tė Ungjillit tė tij na e tregon qartė se ai nuk po
shkruante diēka nėn frymėzimin e Zotit por vetėm po i rrėfente
Teofilit diēka sikur kishin bėrė edhe shumė tė tjerė. Nė
Bibėl mund tė gjejmė gjurmė tė Fjalėve tė Zotit por Bibla
mė tepėr ėshtė njė grumbull librash historikė. Ingjili i
cili iu shpall Jezusit nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė Ungjijt e
sotėm. Shumė vite pasi qė Jezusi veēse e kishte pėrfunduar
misionin e tij tek kopeja e humbur e Izraelit, njerėz tė
ndryshėm e morėn iniciativėn e tė shkruarit tė jetės dhe mėsimeve
tė Jezusit nė bazė tė asaj qė kishin marrė nga tradita.
Tradita e pashkruar qoftė kjo edhe me vetėm diferencė njė
vjeēare gjithmonė krijon shumė ndryshime nga mėsimet
origjinale. Disa dekada pasi qė Krishti veēse nuk gjendej
midis Hebrenjėve u shkruan shumė Ungjij. Dhe kėta ungjij kurrė
nuk u shkruan me qėllimin qė tė konsideroheshin pėr fjalė tė
Perėndisė. Siē thotė psh Luka. Kisha tė ndryshme pėrdornin
libra tė ndryshėm pėr tė mėsuar pėr misionin e tė Dėrguarit
tė Perėndisė Jezu Krishtit. Disa nga kėta Ungjij dhe
libra ishin shumė afėr me atė qė Jezusi kishtė mėsuar, pėrderisa
tė tjerat ishin shumė larg tė sė vėrtetės. Nė vitin 325
pas Krishtit pėrfaqėsues tė kishave tė ndryshme u takuan nė
Nike pėr tė vendosur se cilat libra tė zgjedhen nė pėrbėrje
tė Dhjatės sė Re. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė serioze. Pėrderisa
tek muslimanėt Fjala e Perėndisė vie direkt nga Zoti nėpėrmes
Profetit, tė krishterėt ēuditėrisht besojnė se koncilet kanė
fuqinė e tė shpallurit tė ndonjė libri pėr fjalė tė Zotit
dhe tė shpalljes sė tjetrit pėr libėr fallso. Sa ėshtė e
logjikshme kjo? Mendja
njerėzore dhe fuqia njerėzore nuk e ka kėtė pushtet. Ėshtė
Zoti ai qė dėrgon Fjalėn e Tij. Mospajtimet nė kėshillin e
Nikeut ishin tė ashpra. Shumė kisha kishin shfaqur haptas
mospajtimin e tyre me shumicėn e doktrinave tė paraqitura nė
kėtė koncil dhe me librat tė cilat propozoheshin qė tė jenė
pjesė e Biblės dhe tė thirren pėr Fjalė tė Perėndisė.
Siē
do ti shkruante me zemėrim Shėn Fausti Shėn Augustinit:
Kėshtu
paraardhėsit dhe bashkėmendimtarėt e tu shtuan nė shkrimet e
Zotėriut tonė shumė gjėra, tė cilat edhe pse e mbajnė
emrin e Tij nuk
pajtohen me Mėsimet e Tij. Kjo nuk ėshtė befasuese pasi qė
ne shpesh kemi vėrtetuar se kėto gjėra nuk janė shkruar nga
Ai vetė e as nga apostujt e tij, pėr me tė madhe janė tė
bazuara nė pėrralla sipas raporteve tė gjysėm Hebrenjėve,
me mospajtime tė shumta edhe midis tyre, dhe duke i vėnė
emrat e apostujve nė shkrimet e tyre ua atribounin atyre
gabimet dhe gėnjeshtrat e veta.
Ndikimi
i Perandorit tė Ri Romak ishte decidiv nė kėtė Koncil si dhe
nė tė tjerė qė do tė vinin mė vonė. Besimet si triniteti,
mėkati fillestar, futja nė Bibėl e librave me doktrina dhe
prejardhje tė dyshimta u legalizua. Por shumė kisha me shekuj
tė tėrė vazhduan qė tė mos pajtohen me kėtė. Ato dhe
besimtarėt e tyre u martirizuan keq nga Perandoria e re romake.
Mė
kot autori njeri i Zbulesės do tė ketė thenė:
"Unė
i deklaroj kujtdo qė dėgjon fjalėt e profecisė sė kėtij
libri, se nėse ndokush do t`i shtojė kėtyre gjėrave, Perėndia
do tė dėrgojė mbi tė plagėt e pėrshkruara nė kėtė libėr.
19 Dhe nėse dikush heq nga fjalėt e librit tė kėsaj
profecie, Perėndia do t`i heqė pjesėn e tij nga libri i jetės
nga qyteti i shenjtė, dhe nga gjėrat qė janė pėrshkruar nė
kėtė libėr".
Zbulesa 22:18-19.
Lista
mė e gjatė (e cila nuk ėshtė pėrfshirė kėsaj here nė kėtė
shkrim) e cila tregon dallime nė fjalė tė ndryshme midis
verzioneve tė ndryshme tė manuskripteve tė Biblės tregon
dallime tė shumta edhe ne librin e Zbulesės. Muslimanėt
besojnė se Zoti iu shpalli gjatė kohėve njerėzve Fjalėn e
Tij. Por Zoti nuk premtoi se shkrimet e mėhershme tė cilat pėrmbanin
Fjalėt e Tij nuk mund tė ndėrrohen. Ai kėtė premtim e bėri
vetėm pėr Kuranin. Tė krishterėt besojnė se Fjala e
Zotit e shpallur njė herė do tė ruhet pėrherė dhe nuk do tė
ndėrrohet. Ndėrrimet e paraqitura mė poshtė shfaqin njė
problem krucial pėr besimin dhe shpėtimin e tė krishterėve.
Tash
shtrohet pyetja. Pėrse
do tė lejonte Zoti qė Bibla origjinale tė ndėrrohej?
Lexo pėr mė tepėr kėtu.
Mė
poshtė e keni listen e vargjeve tė shtuara, larguara apo tė
ndėrruara tė Biblės.
Ungjilli
sipas Mateut 12:47
|
Ungjilli
sipas Mateut 17:21
|
Ungjilli
sipas Mateut 18:11
|
Ungjilli
sipas Mateut 21:44
|
Ungjilli
sipas Mateut 23:14
|
Ungjilli
sipas Markut 7:16
|
Ungjilli
sipas Markut 9:44
|
Ungjilli
sipas Markut 9:46
|
Ungjilli
sipas Markut 11:26
|
Ungjilli
sipas Markut 15:28
|
Ungjilli
sipas Markut 16:9-20
(12
vargje)
Ungjilli
sipas Lukės 9:56
|
Ungjilli
sipas Lukės 17:36
|
Ungjilli
sipas Lukės 22:43
|
Ungjilli
sipas Lukės 22:44
|
Ungjilli
sipas Lukės 23:17
|
Ungjilli
sipas Lukės 24:12
|
Ungjilli
sipas Lukės 24:40
|
Ungjilli
sipas Gjonit 5:4
|
Ungjilli
sipas Gjonit 7:53 - 8:11
(12
vargje)
|
Veprat
e Apostujve 8:37
|
Veprat
e Apostujve 15:34
|
Veprat
e Apostujve 24:7
|
Veprat
e Apostujve 28:29
|
Romakėve
16:24
|
2
Korintasve 13:14
|
Jakobit
1:8
1
Gjonit 5:7
|
Vargu
i fundit i pėrmendur nė listė ėshtė njė desert i hidhur. Pėrse
themi kėshtu? Kur iu flet tė krishterėve pėr dallimet,
shtimet, largimet e vargjeve tė tilla nga Bibla arsyetimi i
tyre i fundit ėshtė se dallimet e tilla janė irelevante kur
ėshtė nė pyetje doktrina kristiane, me fjalė tė tjera ato
nuk ndėrrojnė asgjė nė doktrinėn e krishtere. 1 Gjonit 5:7
ėshtė njė kundėrargument. Nėse Bibla juaj thotė tek 1
Gjonit 5:7 Sepse tre janė ata qė dėshmojnė nė
qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtė; dhe ata tė tre janė njė
kjo ėshtė njė rrenė e paskrupullt shtuar Fjalės sė Perėndisė.
Me shekuj tė tėrė ky varg ėshtė pėrdorur pėr tė mbrojtur
doktrinėn e trinitetit. Zbulimi i manuskripteve mė tė vjetra
tė Biblės dokumentoi se ky varg ėshtė njė shtesė e mėvonshme
bėrė Biblės. Kėshtu argumenti biblik pėr trininė na del tė
jetė futje e dorės sė njeriut nė Fjalėn
e Perėndisė dhe me kėtė besimi mbi trinitetin rrėzohet
si kullė prej letrave.
Kėto
ishin vetėm disa nga ndryshimet e bėra Biblės. Lista do ishte
mė e gjatė po tė hynim mė tepėr nė detaje. Ndryshimet
tjera janė tė tipit si kėto: Disa manuskripte tek Ungjilli
sipas Lukės kapitulli 10 vargu 1 dhe 17 pėrmendin se Zoti
caktoi shtatėdhjetė njerėz tė tjerė (lexo vargun pėr
mė tepėr) ndėrsa manuskripte tė tjera pėrmendin se Zoti
caktoi jo shtatėdhjetė por shtatėdhjetė e dy. Gabim nė
dy njerėz nuk ėshtė pak. Po te ishte gabim kopjimi tek vargu
1, si mundi tė
ndodhte i njėjti gabim tek vargu 17 tek tė njėjtat
manuskripte. Sido qė tė jetė kjo e dėshmon ndryshimin e Biblės.
Disa manuskripte tek Veprat e Apostujve kapitulli 10:19 thonė
se Shpirti i Shenjtė i kishte thenė Pjetrit Ja po tė kėrkojnė
tre burra, pėrderisa manuskripte tė tjera e kanė
Ja po tė kėrkojnė dy burra, e manuskripte
tė tjera nuk kanė asnjė numėr, as dy as tre. Kur do tu
flasim fėmijėve tanė pėr kėtė ngjarje do ta kemi tė vėshtirė
tė gjejmė nė ishin dy apo tre burra. Shpirti i Shenjtė si
duket nuk qe mėrzitur edhe aq qė tė na mundėsojė qė ne tė
dimė tė vėrtetėn. Njė gabim dėshpėrues. E tash : BIBLA,
FJALE E ZOTIT APO E NJERIUT?
Keni parė mjaft sa pėr tė vendosur vetė.
{Pėr
tė bėrė krahasimet nė vargjet e pėrmendura mė lartė si tė
shtuara, larguara apo ndėrruara mund tė pėrdorni midis tė
tjerash kėto verzione tė Biblės: Diodati i Ri (shqip), ECM (shqip),
New World Translation (anglisht), Novi Zavjet (serbisht).}
|