"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

Ž Muhamedi - Profeti i Paqes 

 

     Shkruar nga Ramakrishna Rao

 


 

Lindja e diellit nė shkretėtirėn shpirtėrore

 

Sipas historianėve, Muhamedi ka lindur nė shkretėtirėn e Arabisė mė 20 Prill 571. Muhamed do tė thotė "I lavdėruar". Pėr mua ai ėshtė nga mendjet mė tė mėdha tė bijve tė Arabisė. Ai qėndron shumė mė lart nga tė gjithė poetėt dhe mbretėrit qė erdhėn para tij nė shkretėtirėn e pakapėrcyeshme me rėrė tė kuqe.

Kur ai erdhi, Arabia qe njė copė shkretėtire, njė asgjė. Nga kjo asgjė lindi njė botė krejt e re prej Muhamedit - njė jetė e re, njė kulturė e re, njė qytetėrim i ri, njė mbretėri e re qė u shtri nga Maroku nė Indi dhe influencoi mendimet e tri kontinenteve: Azi, Afrikė dhe Evropė. Kur mendova tė shkruaj mbi Muhamedin si profet, hezitova pak, sepse do tė shkruaja rreth njė feje ndjekės i sė cilės nuk jam, dhe ėshtė njė ēėshtje tejet delikate edhe sepse ka shumė njerėz qė edhe brenda njė feje u pėrkasin shkollave tė ndryshme. Megjithėse shpesh thuhet se feja ėshtė tejet personale, nuk mund tė mos pranohet se ka njė tendencė pėr tė pėrfshirė tėrė universin qė shihet dhe atė qė nuk shihet. Nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, na vesh zemrėn, shpirtin, mendjen nė nivele tė koshiencės dhe subkoshiencės. Problemi merr rėndėsi tejet tė madhe kur ka njė bindshmėri tė thellė se e shkuara jonė, e tashmja dhe e ardhmja varen tė tėra nė njė fije peri. Nėse ne jemi shumė tė ndjeshėm, atėherė qendra e gravitetit do tė jetė nė gjendje tensioni tė tejskajshėm. E parė nga ky kėndvėshtrim, sa mė pak tė flitet mbi fenė tjetėr, aq mė mirė ėshtė. Le tė jenė fetė tė fshehura thellė nė zemrat tona e tė fortifikuara prej vulosjes sė buzėve tona.

Mirėpo ka njė problem. Njeriu jeton nė shoqėri. Dashur ose padashur, drejtpėrdrejt ose jo, jetėt tona janė tė lidhura me ato tė tė tjerėve. Ne hamė ushqimin qė rritet nė tė njėjtin dhč, pimė ujė nga i njėjti krua dhe thithim tė njėjtin ajėr. Edhe duke mbajtur fort kėndvėshtrimet tona, do tė ishte lehtėsuese nėse pėrpiqemi t'i pėrshtatemi ambientit pėrrreth, sigurisht kjo nėse e dimė se nė ē'drejtim lėviz mendja e fqinjit dhe cilat janė arsyet e veprimeve tė tij.

Pėr mė tepėr, mendimet tona nuk janė aq tė shpėrndara, sa duken nė sipėrfaqe. Ato kristalizohen rreth pak bėrthamave nė formėn e feve botėrore dhe motivojnė jetėt e milionave qė jetojnė nė kėtė tokėn tonė. Ėshtė detyra jonė, sigurisht nėse ne duam tė jemi qytetarė tė botės, tė pėrpiqemi paksa tė njohim besimet e mėdha dhe sistemet e filozofisė qė kanė udhėhequr njerėzimin.

 

Ai u keqkuptua

 

Me gjithė kėto shėnime paraprake, duhet ditur gjithashtu se ėshtė shumė i butė e rrėshqitės dheu nėn kėmbėt e ēėshtjeve tė kėtij lloji, ku ka njė konflikt konstant midis intelektit dhe emocioneve. Megjithatė, nga ana tjetėr nuk ėshtė dhe aq komplekse. Tema e shkrimit tim ėshtė mbi nje fe qė ėshtė historike siē ėshtė personalitet historik profeti i saj.

Edhe njė kritik i egėr si sir William Muir, kur vjen fjala pėr Kur'anin e shenjtė, e thotė kėtė: "Nuk ka nė botė asnjė libėr tjetėr qė ka mbetur kaq i pastėr nė tekst pėr dymbėdhjetė shekuj". Unė mund tė shtoj dhe mė, Profeti Muhamed ėshtė gjithashtu njė personalitet historik, jeta e tė cilit ėshtė shėnuar nė detajin mė tė vogėl dhe ėshtė ruajtur. Jeta dhe vepra e tij janė tė njohura e aspak tė mbėshtjella nga misteri.

Puna ime sot ėshtė mė e lehtėsuar nga fakti se kanė shkuar ato ditė kur Islami keqinterpretohej nga disa kritikė pėr arsye politike. Prof. Bevan shkruan tek "Historia e Mesjetės", Cambridge: "Ato shkrime qė janė botuar mbi Muhamedin dhe Islamin nė Evropė nė fillim tė shekullit tė 19-tė, tanimė shihen vetėm si kuriozitete artistike". Ėshtė mė e lehtė pėr mua tė shkruaj tani, sepse nė pėrgjithėsi nuk ushqehemi mė me kėtė lloj historie qė e keqinterpreton me kast Islamin. Teoria e Islamit dhe Shpatės, pėr shembull, nuk dėgjohet mė aq shpesh nė qarqe vėrtet tė vlefshme e me emėr. Principi i Islamit se nuk ka detyrim nė fe, ėshtė shumė i njohur. Gibbon, njė historian me reputacion botėror, citon: "Njė detyrė e rėndėsishme u ėshtė vėnė muhamedanėve, detyra e ērrėnjosjes sė feve tė tjera, me shpatė". "Kjo akuzė ėshtė e bazuar mbi injorancė dhe mashtrim,- thotė ky historian i mirėnjohur,- dhe hidhet poshtė nga Kur'an-i, nga historia e pushtimeve muslimane dhe nga toleranca e tyre legale e publike ndaj adhurimit kristian. Suksesi i jetės sė Muhamedit qėndron nė faktin se gjithēka ėshtė arritur, ėshtė arritur thjesht mbi forcėn e moralit, pa goditjen e shpatės". Por nė vetėmbrojtje, pasi kishin dėshtuar pėrpjekjet e pėrsėritura pėr paqe, rrethanat e tėrhoqėn Muhamedin nė fushė tė betejės. Numri i tė vrarėve nė tė gjitha luftėrat qė ndodhėn nė Gadishullin Arabik gjatė jetės sė tij, nuk ėshtė mė shumė se disa qindra.

 

Ai ishte madhėshtor

 

Por edhe nė fushė tė betejės ai i mėsoi barbarėt arabė t'i luten, jo individualisht, por tė gjithė bashkė Zotit tė Gjithėpushtetshėm. Gjatė stuhive tė rėrės, kur vinte koha e faljes (dhe vinte pesė herė nė ditė), falja nuk shtyhej qoftė edhe sikur tė ishin nė fushė tė betejės. Njė pjesė luteshin dhe pjesa tjetėr luftonte. Pastaj ndėrronin rolet. Pėr arabėt, tė cilėt do tė luftonin pėr 40 vjet me njė provokim tė lehtė p.sh. pse njė Gamilja (devja) e njė fisi po hante bar nė tokėn e njė fisi tjetėr e pėr kėtė do tė luftonin duke lėnė 70.000 tė vrarė; duke kėrcėnuar zhdukjen e fiseve; arabėve kaq tė egėr, Profeti i Islamit u mėsoi vetėkontrollin dhe disiplinėn nė atė farė pike, sa tė arrinin e tė luteshin nė mes tė fushės sė betejės. Nė njė barbarizėm tė tillė, u arrit tė humanizohej vetė fusha e betejės, saqė jepeshin instruksione pėr tė mos mashtruar, pėr tė mos thyer besimin, pėr tė dėmtuar sa mė pak, pėr tė mos vrarė gratė, fėmijėt apo pleqtė, pėr tė mos rrėzuar qoftė edhe njė pemė hurmash arabie e pėr tė mos djegur, pėr tė mos prerė njė pemė frutore, pėr tė mos shqetėsuar askėnd qė ėshtė nė ēastin e faljes. Trajtimi qė ai u ka bėrė armiqve tė vet mė tė egėr, ėshtė shembulli mė fisnik pėr ndjekėsit e tij. Gjatė pushtimit tė Mekės, ai qe nė kulmin e pushtetit tė tij.Qyteti qė nuk kish dashur t'ia dinte pėr predikimet e tij, qė kishte torturuar ndjekėsit e tij, qė e kishte dėbuar dhe detyruar tė mėrgonte bashkė me popullin e vet dhe qė e kishte persekutuar dhe bojkotuar edhe nė vendin ku ai kishte mėrguar rreth 200 milja larg, tashmė shtrihej nėn kėmbėt e tij. Sipas ligjeve tė luftės, ai mund tė ishte hakmarrė me tė drejtė pėr tė gjitha mizoritė qė kishte hequr ai dhe njerėzit e tij. Por ēfarė trajtimi u dha ai atyre? Zemra e Muhamedit ishte plot me dashuri dhe ai deklaroi: "Nė kėtė ditė nuk ka HAKMARRJE ndaj jush dhe ju jeni tė gjithė tė lirė." "Sot" deklaroi ai, "Unė i shkel me kėmbė tė gjitha dallimet mes njeriut dhe njeriut, tė gjitha urrejtjet mes njeriut dhe njeriut." Kjo qe njė nga arsyet pse ai e lejoi luftėn pėr vetėmbrojtje, dhe kjo arsye qe bashkimi i njerėzve. Nė ēastin qė kjo u arrit, edhe armiqtė e tij mė tė egėr u falėn. Edhe ata qė vranė xhaxhanė e tij tė dashur Hamza, qė luajtėn me trupin e tij, qė e shqyen dhe i hėngrėn mėlēinė tė gjallė, edhe ata u falėn.

Principet e vėllazėrisė universale dhe doktrinės sė barazisė sė njerėzve qė ai shpalli, pėrfaqėsojnė njė kontribut shumė tė madh tė Muhamedit nė ngritjen shoqėrore tė njerėzimit. Tė gjitha fetė e mėdha kanė predikuar tė njėjtėn doktrinė, porse profeti i Islamit e vuri kėtė teori nė praktikė, dhe vlera e saj do tė vazhdojė tė njihet, edhe ndoshta nė shekujt qė do tė vijnė, kur ndėrgjegjja ndėrkombėtare tė zgjohet, paragjykimet raciale tė mund tė zhduken dhe tė ekzistojė vėllazėrimi mes njerėzve. Zonja Sarojini Naidu, duke folur mbi kėtė aspekt tė Islamit, thotė: "Ishte feja e parė qė predikoi dhe praktikoi demokracinė, sepse nė xhami, kur fillon kėnga nė minare dhe besimtarėt mblidhen bashkė, demokracia e Islamit vihet re tė paktėn pesė herė nė ditė, ku fshatari dhe mbreti bien nė gjunjė krah pėr krahu dhe thonė, Zoti ėshtė mė i madhi." Poetesha e madhe indiane thote "Mė ka bėrė jashtė mase pėrshtypje ky lloj bashkimi nė Islam, qė njė njeri e bėn instiktivisht vėllanė tėnd. Kur takon njė egjiptian, njė algjerian, njė indian apo njė turk nė Londėr, nuk ka rėndėsi fakti qė India ėshtė atdheu i njėrit dhe Algjeria ėshtė atdheu i tjetrit."

Mahatma Gandhi, nė stilin e tij tė papėrsėritshėm thotė: "Disa kanė thėnė sė evropianėt nė Afrikėn e Jugut tmerrohen prej pėrparimit tė Islamit -- tė tė njėjtit Islam qė civilizoi Spanjėn, tė njėjtit Islam qė ndriēoi Marokun, dhe qė i predikoi botės Gospelin e vėllazėrimit. Evropianėt e Afrikės sė Jugut tmerrohen prej pėrparimit tė Islamit. Le tė tmerrohen nėse vėllazėria ėshtė mėkat! Sepse kur vihet nė dyshim barazia e racave me ngjyrė, atėherė tmerri i tyre ėshtė i justifikuar!" Ēdo vit gjatė Haxhit, bota merr dėshminė e spektaklit tė mrekullueshėm ndėrkombėtar tė Islamit nė shkeljen me kėmbė tė ēdo dallimi race, ngjyre dhe rangu. Jo vetėm evropianėt, por edhe afrikanėt, arabėt, persianėt, indianėt, kinezėt, tė gjithė takohen bashkė nė Medinė si anėtarė tė njė familjeje tė madhe hyjnore, tė veshur nė njė veshje tė bardhė prej dy copash, njė rreth belit dhe njė rreth shpatullave, duke pėrsėritur: "Kėtu jam, O Zot; nėn pushtetin Tėnd; Je Njė dhe I vetėm; Kėtu jam!" Asgjė nuk e dallon tė lartin nga i ulėti dhe ēdo pelegrin e merr me vete ndjenjėn e Kuptimit Ndėrkombėtar nė Islam. Sipas Prof. Hurgronje, "lidhja e kombeve, themeluar nga profeti i Islamit, vuri principin e unitetit ndėrkombėtar dhe vėllazėrimit njerėzor mbi baza kaq universale qė tė shkėlqente si qiri mbi kombet e tjera." Sipas fjalėve tė tė njėtit profesor, "e vėrteta ėshtė qė asnjė komb nė botė nuk mund tė gjejė njė diēka tė ngjashme qė tė krahasohet me Islamin nė atė qė ka bėrė Islami pėr realizimin e idesė sė Lidhjes sė Kombeve". Profeti i Islamit solli MBRETĖRIMIN e demokracisė nė formėn e vet mė tė mirė. Kalifi Ali, dhėndri i Profetit, kalifi Mansur Abbass, bir i kalifit Mamun si dhe shumė kalifė tė tjerė ishin tė detyruar tė paraqiteshin para gjykatėsit si njerėz tė zakonshėm nė gjyqet islame.

Edhe sot ne e dimė se si trajtohen zezakėt nga racat e bardha e tė civilizuara. Kujtoni atėherė gjendjen e Bilalit, skllavit zezak nė ditėt e Profetit tė Islamit rreth 14 shekuj mė parė. Detyra pėr tė thirrur besimtarėt nė lutje, detyrė kjo qė kishte njė status tė lartė nė ato kohė tė Islamit, iu ofrua pikėrisht kėtij skllavi zezak. Pas pushtimit tė Mekės, Profeti e urdhėroi atė tė thėrriste besimtarėt nė lutje dhe skllavi zezak u ngjit mbi ēatinė e xhamisė sė shenjtė tė Mekės, qė quhej Ka'ba, xhamisė mė tė shenjtė nė Botėn Islame.

Disa arabė krenarė, thirrėn: "Oh ky skllavi zezak...qoftė i mallkuar!. Ai qėndron mbi ēatinė e Ka'bės sė shenjtė dhe qė andej thėrret pėr lutje!" Nė atė ēast, profeti i lajmėroi botės kėtė verset tė Kur'an-it tė shenjtė pėr herė tė parė. "O njerėz, patjetėr Ne ju krijuam ju, familjet dhe fiset tuaja, kėshtu qė ju tė njihni njėri-tjetrin. Sigurisht mė i nderuari njeri pėrpara Zotit ėshtė MĖ FISNIKU NDĖR ju. Sigurisht Zoti ėshtė i Gjithėdijshėm". Dhe kėto fjalė tė Kur'anit tė shenjtė krijuan njė transformim kaq tė madh, saqė kalifi i Islamit, arab i pastėr nga lindja, i ofroi dorėn e vajzės sė vet pėr grua kėtij skllavi zezak dhe, kurdo qė Kalifi i dytė i Islamit, i njohur nė histori si Omeri i Madh, komandant i besimtarėve, kurdo qė ai e takonte kėtė skllav zezak, e priste me fjalėn "Zotėri".

 

Kur’ani qė na u dha pėrmes tij e ēliroi njerėzimin

 

Shikoni ē'ndryshim u solli Kur'an-i arabėve, kėtij kombi ndėr mė krenarėt e botės nė ato kohė. Ja pse Gėte (Goethe), mė i madhi i poetėve gjermanė, kur flet pėr Kur'an-in e shenjtė, thotė: "Ky libėr do tė vazhdojė tė ushtrojė influencė tė madhe mbi tė gjitha epokat". Kjo gjithashtu ėshtė arsyeja pse Xhorgj Bernar Shau (George Bernard Shaw) thotė: "Nėse ndonjė fe mund tė drejtojė Anglinė dhe Evropėn, tė themi nė 100 vjet, kjo fe ėshtė Islami".

Ėshtė po ky shpirt demokratik i Islamit qė emancipoi gratė nga shtypja e burrave. Sir Charles Edward Archibald Hamilton thotė: "Islami mėson qė burri dhe gruaja kanė ardhur nga e njėjta esencė, kanė tė njėjtin shpirt dhe tė njėjtat aftėsi pėr arritje intelektuale, shpirtėrore dhe morale tė njėjta."

Arabėt kanė pasur njė traditė shumė tė fortė tė tipit "ka tė drejtė trashėgimie ai qė mban shpatėn". Por Islami erdhi si mbrojtės i femrave duke u dhėnė grave tė drejtėn pėr tė trashėguar. U dha grave shekuj mė parė tė drejtėn pėr tė qenė pronare dhe pėr tė pasur pasuri tė vetėn, ndėrkohė qė vetėm 12 shekuj mė vonė, mė 1881, Anglia qė mbahet si djep i demokracisė, adoptoi kėtė institucion tė Islamit qė u quajt "the married women act", kur shekuj mė parė Profeti i Islamit kishte deklaruar: "Gratė janė gjysma binjake e burrave. Tė drejtat e grave janė tė shenjta. Kujdesuni qė tė ruhen kėto tė drejta tė grave qė u janė dhėnė atyre."

Islami nuk merret drejtpėrdrejt me sisteme ekonomike e politike, por nė mėnyrė indirekte, aty ku politika dhe ēėshtjet ekonomike influencojnė sjelljen e individit, paraqet disa principe shumė tė rėndėsishme pėr tė drejtuar jetėn ekonomike. Sipas Prof. Massingon, mban njė barazpeshė qė tė mos ketė dy ekstreme dhe ka gjithmonė parasysh qė tė ndėrtojė njė karakter qė qėndron nė bazėn e civilizimit. Kjo sigurohet nga ligjet e trashėgimisė, nga njė sistem i organizuar i bamirėsisė i njohur si Zekat, dhe duke konsideruar ilegale tė gjitha praktikat antisociale nė fushėn e ekonomisė si monopolet, kamatat, sigurimi i parave pa u fituar drejtpėrdrejt dhe krijimet e ēdolloj veprimtarie qė ka si synim rritjen artificiale tė ēmimeve. Lojėrat e fatit janė ilegale. Konsiderohet virtyt dhe mirėsi e madhe, shumė i lavdėrueshėm, kontributi nė ndėrtimin e shkollave, tė vendeve tė adhurimit, spitaleve, hapja e puseve, hapja e jetimoreve. Jetimoret janė shfaqur pėr herė tė parė nėn mėsimet e Profetit tė Islamit. Bota i detyrohet pėr konceptin e jetimores pikėrisht Muhamedit, i cili dhe vetė ishte jetim. Carlyle thotė pėr Muhamedin: "Ėshtė zėri i humanizmit, mėshirės dhe barazisė qė qėndron nė zemrėn e kėtij biri tė natyrės, qė flet". Njė historian thoshte, njė njeri i madh gjykohet i tillė nga tri prova (duhet tė plotėsojė tri kritere pėr tė qenė i madh): A ėshtė gjykuar ai i drejtė dhe virtuoz nga bashkėkohėsit e vet? A ka qenė aq i madh sa tė ngrihej mbi standardet e epokės sė vet? A i ka lėnė ndonjė gjė testament botės mbarė? Lista mund tė shtohet edhe mė, por qė tė tri kėto prova madhėshtie plotėsohen nga Muhamedi nė shkallėn mė tė lartė. Disa ilustrime tė dy tė parave janė dhėnė mė lart.

 

Muhamedi kishte njė karakter fisnik

 

E para ėshtė: A ėshtė gjykuar Profeti i Islamit i drejtė dhe virtuoz nga bashkėkohėsit e vet? Shėnimet historike tregojnė se tė gjithė bashkėkohėsit e Muhamedit, miq dhe armiq, i njohėn cilėsitė e tij, ndershmėrinė e pakundėrshtueshme, virtytet fisnike, sinqeritetin absolut dhe ēdolloj mirėbesimi kundrejt Profetit tė Islamit nė gjithė rrugėt e jetės e nė ēdo sferė tė aktivitetit njerėzor. Edhe hebrenjtė qė nuk besuan mesazhin e tij, e merrnin atė si gjykatės nė zėnkat e tyre pėr shkak tė paanshmėrisė sė tij absolute. Edhe ata qė nuk besuan nė mesazhin e tij, u detyruan tė thoshin: "O Muhamed, ne nuk tė themi gėnjeshtar ty, por ne mohojmė atė qė tė ka dhėnė ty kėtė libėr dhe qė tė ka frymėzuar ty kėtė mesazh." Ata mendonin se ishte njė i pushtuar nga djalli. Ata pėrdorėn dhunėn pėr ta shėruar. Por mė tė mirėt ndėr ta e panė qė njė dritė e re po lindte, dhe shpejtuan tek ai pėr tė kėrkuar ndriēimin. Ėshtė njė tipar i dukshėm i historisė sė Profetit tė Islamit qė kushėriri i tij i dashur dhe miq tė tij qė e njihnin shumė nga afėr nuk ishin tė bindur fillimisht me tė vėrtetėn e misionit tė tij dhe iu desh tė bindeshin mė vonė me vėrtetėsinė e frymėzimit tė tij hyjnor. Nėse kėta burra dhe gra, fisnikė, inteligjentė, tė mėsuar dhe tė lidhur nė mėnyrė intime me jetėn e tij private, do tė kishin ndierė edhe shenjėn mė tė vogėl tė mashtrimit ose mungesės sė besimit tek ai, shpresa morale e Muhamedit pėr rigjenerim, rizgjim shpirtėror dhe reforma sociale do tė qe kthyer nė njė dėshtim tė plotė dhe do tė qe ndarė dysh qė nė ēastin e parė. Mirėpo, nė gjejmė devocion tė tillė nė ndjekėsit e tij, qė ai nė mėnyrė vullnetare u zgjodh si diktues i jetėve tė tyre. Ata e mbėshtetėn nė persekutim dhe rrezik, e besuan, e nderuan dhe iu bindėn edhe nė torturėn mė tė thellė dhe agoninė mė tė madhe shpirtėrore qė shkakton dėnimi me vdekje. A do tė kishte pasur mundėsi tė ndodhte kėshtu sikur ata tė kishin pasur dyshimin mė tė vogėl nė udhėheqėsin e tyre? Lexoni historinė e tė konvertuarve tė parė nė Islam, dhe ēdo zemėr do tė shkrihej nga mėnyra e egėr e brutale e trajtimit tė muslimanėve tė pafajshėm, burra dhe gra. Sumayya, njė grua e pafajshme, ėshtė ndarė nė dy pjesė me hanxhar. Nje shembull ėshtė edhe "Yassir, kėmbėt e tė cilit u lidhėn njėra nė njė deve dhe tjetra nė njė tjetėr, e kafshėt u yshtėn tė vraponin nė drejtime tė kundėrta". Khabbab bin Arth e shtrinė mbi njė shtrat qymyri tė ndezur me kembėt e tiranėve tė tij mbi gjoks qė ai tė mos lėvizte e tė shkriheshin edhe dhjamrat nėn lėkurėn e tij.

"Khabban bin Arth vritet pastaj nė mėnyrėn mė mizore duke i prerė gjymtyrėt e pastaj duke i prerė mishin copa-copa. Nė mes tė torturės, atė e pyesnin se a nuk do tė donte ai nė atė ēast Muhamedin dhe familjen e tij mes atyre torturave. I torturuari ulėriu se ai pėrgatitej me lumturi tė sakrifikonte veten e tij, familjen e tij, fėmijėt e tij... po pse kėta bijė dhe bija tė Islamit jo vetėm iu dorėzuan profetit tė tyre fizikisht, por i dhuruan atij zemrat dhe shpirtrat e tyre? A nuk ėshtė besimi i madh dhe bindja e ndjekėsve tė afėrt tė Muhamedit dėshmia mė fisnike e sinqeritetit tė tij dhe pėrkushtimit tė tij nė detyrėn qė kishte marrė pėrsipėr? Kėta njerėz nuk kishin njė kalibėr mendor inferior ose jonormal. Rreth tij, qė nė fillim, u mblodhėn ē'ishin mė tė mirė e fisnikė nė Mekė, lulja dhe ajka e Mekės, njerėz me pozitė, rang, pasuri dhe kulturė, dhe nga fisi i vet tė gjithė ata qė ia njohėn jetėn.Tė katėr Kalifėt e parė, me personalitetet e tyre tė larta, qenė tė konvertuar nė atė periudhė. Encyclopedia Brittanica thotė qė "Muhamedi ėshtė mė i suksesshmi nga tė gjithė Profetėt dhe personalitetet fetare". Por ky sukses nuk qe aksidental. Nuk qe thjesht fat. Ishte njohja e faktit nga bashkėkohėsit e vet se Muhamedi ishte i vėrtetė. Ishte rezultati i personalitetit tė tij shumė tė admirueshėm. Personaliteti i Muhamedit! Ėshtė e vėshtirė tė kapėsh tė vėrtetėn aty. Vetėm njė shkėndijė arrij tė kap. Ēfarė vazhdimėsie skenash piktoreske. Ėshtė Muhamedi Profet, Muhamedi Gjeneral, Muhamedi Mbret, Muhamedi Luftėtar, Muhamedi Afarist, Muhamedi Predikues, Muhamedi Filozof, Muhamedi Burrė Shteti, Muhamedi Orator, Muhamedi Reformator, Muhamedi Pėrkujdesės pėr Jetimėt, Muhamedi Mbrojtėsi i Skllevėrve, Muhamedi Emancipues i Grave, Muhamedi Ligjvėnės, Muhamedi Gjykatės, Muhamedi Shenjtor. Dhe nė gjithė kėto role tė mrekullueshme, ne gjithe keto ndarje te aktiviteteve njerėzore, ai ėshtė si njė hero...

 

 

Tė qenė jetim ėshtė gjendja ekstreme e pashpresė, dhe jeta e tij mbi tokė filloi me kėtė gjendje; Mbretėrimi ėshtė kulmi i fuqisė materiale, dhe jeta e tij mbaroi pikėrisht me kėtė. Nga jetim, refugjat i persekutuar, ai u bė njė zotėrues shpirtėror qė pati sukses nė kohė si dhe Arbitėr fatesh i mbarė njė kombi, qė pati gjyqet dhe tundimet e veta, veset dhe ndryshimet, dritat dhe hijet, ngjitjet dhe dishezat, terrorin dhe shkėlqimin; ai ka ndenjur nė zjarrin e botės dhe ka dalė pa iu prekur njė fije floku pėr tė shėrbyer si model nė ēdo fushė tė jetės. Arritjet e tij nuk janė tė kufizuara vetėm nė njė aspekt tė jetės, por mbulojnė tė gjithė fushėn e arritjeve njerėzore. Nėse, pėr shembull, madhėshtia qendron nė ndriēimin e njė kombi barbar nė errėsirė tė plotė morale, personaliteti dinamik qė e ka transformuar, rafinuar dhe ngritur njė komb tė tėrė tė rėnė aq poshtė sa ē'kishin rėnė arabėt, dhe qė i bėri ata pishtarėmbajtėsit e civilizimit dhe mėsimit, ka ēdo lloj tė drejte pėr t’u quajtur madhėshtor. Nėse madhėshtia qėndron nė bashkimin e elementeve tė shoqėrisė qė nuk bien dakord me njėri-tjetrin, duke i lidhur ato nė vėllazėrim dhe mėshirė, profetit tė shkretėtirės i pėrket ky titull. Nėse madhėshtia konsiston nė reformimin e njerėzve tė degraduar nga supersticionet e verbra dhe praktika tė tė gjitha llojeve, profeti i Islamit fshiu ēdo praktikė tė kėtij lloji, supersticionet dhe frikėn irracionale nga zemra e miliona njerėzve. Nėse madhėshtia qėndron nė moralin e pastėr, Muhamedi ėshtė pranuar nga miq e armiq si Al Amin ose I Besuari. Nėse konkuistadori ėshtė njė njeri i madh, atėherė ja ku kemi njė njeri qė u ngrit nga njė jetim i pashpresė nė udhėheqėsin e Arabisė, i barabartė me Cezarin. Nėse devocioni qė njė udhėheqės ka, ėshtė kriter i madhėshtisė, emri i profetit akoma edhe sot ushtron njė sharm magjik mbi miliona shpirtra nė gjithė botėn. Ai nuk kishte studjuar filozofi nė shkollat e Athinės, Romės, Persisė, Indisė apo Kinės. Megjithatė, ai mundi tė shpallte tė vėrtetat mė tė larta me vlerė tė pėrjetshme tė njerėzimit. Megjithėse analfabet, ai mund tė fliste me njė elokuencė dhe zjarr tė tillė qė i prekte njerėzit deri nė lot ekstaze. I lindur jetim dhe jo i bekuar me tė mira materiale, ai ishte i dashur prej tė gjithėve. Ai nuk kishte studiuar nė akademi ushtarake; megjithatė mundi tė organizonte forcat kundėr ushtrive shumė mė tė mėdha dhe tė korrte fitore nėpėrmjet forcės morale. Njerėzit e talentuar me dhuntinė e predikimit janė tė rrallė. Hitleri nė “Mein Kampt” ka thėnė: “Njė teoricien i madh nuk ėshtė shpesh njė udhėheqės i madh. Ai do tė jetė gjithmonė njė udhėheqės i madh. Sepse udhėheqje do tė thotė aftėsi pėr tė lėvizur masa tė mėdha njerėzish. Talenti pėr tė prodhuar ide nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me aftėsinė pėr tė udhėhequr.” “Por”, thotė ai, “Bashkimi i teoricienit, organizuesit dhe udhėheqėsit nė njė njeri, ėshtė fenomeni mė i rrallė nė kėtė botė. Aty qėndron madhėshtia.” Nė personalitetin e Profetit tė Islamit, bota ka parė fenomenin mė tė rrallė tė botės tė ecte mbi fytyrė tė dheut. Dhe akoma mė e mrekullueshme ėshtė ēfarė reverendi Boswarth Smith thotė: “Kryetar Shteti ashtu si edhe Kisha, ai ishte Cezari dhe Papa nė njė njeri tė vetėm; por ai ishte papė pa pretendimet e papės dhe Cezar pa legjionet e Cezarit, pa njė ushtri tė qėndrueshme, pa as edhe njė rojė, pa pallat, pa tė ardhura fikse. Nėse ndonjėherė ndonjė njeri ka tė drejtėn tė thotė se ka udhėhequr prej sė drejtės hyjnore, Ky ishte Muhamedi, sepse ai kishte tė gjithė pushtetin pa pasur mjetet qė e ruajnė atė.

 

Muhamedi pėrherė mbeti njė njeri i thjeshtė

 

Pėr tė nuk kishin rėndėsi pamja apo shenjat e pushtetit. Thjeshtėsia e jetės sė tij private shkonte krah pėr krahu me atė tė jetės sė tij publike.” Pas rėnies sė Mekės, megjithėse mė shumė se njė milion mila katrorė ranė ndėr kėmbėt e tij dhe ai u bė i Pari i Arabisė, Muhamedi i arnonte vetė kėpucėt dhe veshjet e tij, milte dhitė, fshinte vatrėn, kujdesej pėr zjarrin dhe bėnte punė shtėpie. I gjithė qyteti i Mekės ku ai jetonte, u pasurua nga fundi i jetės sė tij. Kudo kishte flori dhe argjend e nė ato ditė prosperiteti, shumė javė kalonin pa zjarr nė vatrėn e mbretit tė Arabisė, ndėrkohė qė ushqimet e tij tė vetme qenė hurmat e Arabisė dhe uji. Nuk qenė tė rralla netėt kur familja e tij binte pėr tė fjetur pa ngrėnė. Ai nuk flinte nė ndonjė shtrat tė butė, por nė njė dyshek palmash pas njė dite tė gjatė e tė lodhshme, duke e kaluar tėrė natėn nė lutje e shpesh duke shpėrthyer nė lot pėrpara Krijuesit tė tij pėr t'i dhėnė atij forcėn pėr tė kryer detyrimet e veta. Ditėn e vdekjes sė tij, pasuria e tij e vetme qenė disa monedha, njė pjesė e tė cilave shkuan pėr tė paguar njė borxh, dhe pjesa tjetėr iu dha njė nevojtari qė erdhi nė shtėpinė e tij pėr tė lypur. Rrobat nė tė cilat ai mori frymė pėr herė tė fundit, kishin shumė arna. Shtėpia nga ku drita ishte shpėrndarė nė tėrė botėn, qe zhytur nė errėsirė, se nuk kishte vaj nė llambė.

Rrethanat ndryshonin, por Profeti i Zotit jo. Nė fitore apo humbje, nė pushtet a nė vėshtirėsi, ai qe i njėjti njeri, dhe shpaloste tė njėjtin karakter. Si tė gjitha rrugėt dhe ligjet e Zotit, profetėt e Zotit janė tė pandryshueshėm deri nė fund. Njė njeri i ndershėm, siē thotė populli, ėshtė vepra mė fisnike e Zotit, Muhamedi qe mė shumė se i ndershėm. Ai ishte human deri nė palcė. Dashuria njerėzore dhe mėshira qenė muzika e shpirtit tė tij. Tė shėrbesh njeriun, tė lartėsosh njeriun, tė edukosh njeriun, me njė fjalė tė humanizosh njeriun - ky ishte objekti i misionit tė tij, arsyeja e ekzistencės sė tij deri nė fund. Nė mendime, nė fjalė e nė vepra, frymėzim tė vetėm dhe pranim udhėheqės ai kishte vetėm tė mirėn e njerėzimit. Ai iu dha me vetėmohim kėsaj ēėshtjeje.

 

Cilėt qenė titujt qė mori ai?
 

- Vetėm shėrbėtor i vėrtetė i Zotit dhe i Dėrguar i Tij.

- Shėrbėtor, para e mė pas i Dėrguar.

- Njė i Dėrguar e njė Profet si shumė tė tjerė nė shumė pjesė tė botės, disa tė njohur prej jush e shumė tė panjohur. Nėse dikush nuk beson kėto tė vėrteta, pushon sė qeni musliman. Se ky ėshtė njė akt besimi. “Duke pasur parasysh kohėn dhe bindjen e ndjekėsve tė vet” thotė njė shkrimtar perėndimor “gjėja mė e mrekullueshme e Muhamedit ishte se ai kurrė nuk deklaroi se bėnte mrekulli”. Mrekulli kishte, por ato nuk u pėrdorėn pėr tė pėrhapur fenė dhe iu veshėn Zotit e rrugėve tė tij misterioze. Ai e thoshte hapur se ishte njeri si gjithė tė tjerėt. Ai nuk kishte thesare nė tokė a nė qiej. As nuk pretendonte tė njihte sekretet e sė ardhmes. E gjithė kjo nė njė kohė kur mrekullitė qenė bėrė tė pėrditshme, tė realizueshme nga shenjti mė i zakonshėm dhe e gjithė atmosfera qe e ngarkuar me tė mbinatyrshmen brenda dhe jashtė Arabisė.

 

Mėsimet e tij e pėrparuan botėn

 

Ai e ktheu vėmendjen e ndjekėsve tė tij rreth studimit tė natyrės dhe ligjeve tė veta, pėr t'i kuptuar ato dhe pėr tė ēmuar Lavdinė e Zotit. Kur'ani thotė:

“Zoti nuk i krijoi qiejt dhe Tokėn dhe gjithēka ka mes tyre me mashtrim. Ai krijoi gjithēka veēse me tė vėrtetėn. Por shumica e njerėzve nuk dinė.” Bota nuk ėshtė njė iluzion dhe as ėshtė krijuar pa shkak. Ėshtė krijuar me tė vėrtetėn. Numri i verseteve qė i ftojnė njerėzit pėr njė vėzhgim tė kujdesshėm tė natyrės, ėshtė shumė mė shumė se sa i atyre qė kanė tė bėjnė me lutjen, agjėrimin, pelegrinazhin (haxhin) etj., tė vėna tė gjitha bashkė. Muslimanėt nėn kėtė influencė filluan ta studioninė nga afėr natyrėn, e kėshtu lindi shpirti shkencor i vėzhgimit dhe eksperimentimit qė ishte i panjohur pėr grekėt. Ndėrsa botanisti musliman Ibn Baitar shkroi mbi botanikėn pasi mblodhi bimė nga tė gjitha anėt e botės, pėrshkruar kjo nga Myer nė veprėn e tij “Gesch. der Botanikaa-s”, njė monument, e Al Byruni udhėtoi pėr 40 vjet pėr tė mbledhur mostra mineralesh, ndėrsa astronomėt muslimanė bėnė vėzhgime dymbėdhjetėvjeēare, Aristoteli shkroi mbi Fizikėn pa bėrė qoftė edhe njė eksperiment tė vetėm, shkroi mbi historinė e natyrės pa marrė mundimin qė tė verifikonte njė fakt si ai qė njerėzit kanė mė shumė dhėmbė sesa kafshėt.

Galen, autoriteti mė i madh i anatomisė klasike, informonte se nofulla e poshtme pėrbėhej prej dy koskash, diēka kjo e pranuar pa dyshime pėr shekuj tė tėrė derisa kur Abdul Latif merr mundimin tė ekzaminojė njė skelet njeriu. Pasi jep shumė shembuj tė tillė, Robert Priffault pėrfundon nė librin e tij tė mirėnjohur “Krijimi i njerėzimit”: “Borxhi qė shkenca jonė ua detyron arabėve, nuk konsiston nė zbulime tė mėdha ose teori revolucionare. Shkenca i detyrohet shumė mė shumė kulturės arabe; i ka borxh ekzistencėn.” Ai gjithashtu thotė: “Grekėt sistemuan, pėrgjithėsuan dhe bėnė teori, por mėnyrat e durueshme tė hetimit, akumulimin e dijes pozitive, metodat shkencore, observimi i zgjatur dhe i detajuar, eksperimenti-nuk i pėrkisnin temperamentit grek. Ajo qė ne quajmė shkencė, u zgjua nė Evropė si rezultat i mėnyrave tė reja tė hetimit, metodės sė eksperimentit, vėzhgimit, matjeve, zhvillimit tė matematikės nė njė forme krejt tė panjohur pėr grekėt. Ky shpirt dhe kėto metoda- thotė i njėjti autor-iu bėnė tė njohura evropianėve pikėrisht nga arabėt. “Ky lloj karakteri praktik qė patėn mėsimet e profetit

 

Qėllimi i jetės

 

Muhamed, lindi shpirtin shkencor ashtu siē ėshtė, dhe shėnjtėroi punėt e pėrditėshme apo tė ashtuquajturat ēėshtje ekzistenciale. Kur'an-i thotė se Zoti e ka krijuar njeriun pėr ta adhuruar Atė, por fjala adhurim ka njė kuptim krejt tė vetin. Adhurimi i Zotit nuk kufizohet vetėm nė lutje, veēse i tillė ėshtė ēdo akt qė ka tė bėjė me tė fituarit e aprovimit tė Zotit dhe tė mirėn e njerėzimit. Islami shenjtėron jetėn dhe tė gjitha veprat e saj, me kusht qė tė bėhen me ndershmėri, drejtėsi dhe qėllime tė pastra. Ai zhduk dallimin shekullor midis sė shenjtės dhe profanes. Kur'ani thotė: “Nėse ushqehesh me gjėra tė pastra dhe falėnderon Zotin, edhe ky ėshtė akt adhurimi”. Ėshtė shprehje e profetit tė Islamit qė njė kafshatė bukė qė dikush ia jep gruas sė vet, ėshtė njė akt i virtytshėm qė Zoti do ta shpėrblejė. Njė tjetėr thėnie e Profetit ėshtė: “Ai qė pėrmbush dėshirėn e zemrės sė vet me mėnyra tė ndershme, do tė shpėrblehet prej Zotit” Njė njeri qė e dėgjonte thirri: “O Profeti i Zotit, e ai qė u pėrgjigjet pasioneve tė veta dhe pėrmbush vetėm dėshirėn e zemrės sė vet” Menjėherė i erdhi pėrgjigjja: “Nėse ai do tė kishte pėrdorur njė mėnyrė tė tmerrshme pėr tė pėrmbushur dėshirėn e tij , atėherė ai do tė dėnohej. Atėherė pėrse tė mos shpėrblehet kur ndjek udhėn e drejtė?” Ky koncept i ri i fesė, ku njeriu duhet tė merret mė shumė me pėrmirėsimin e jetės sė vet sesa mė ēėshtjet ekzistenciale, ka shpėnė nė njė orientim tė ri tė vlerave morale. Influencimi i madh mbi punėt e pėrditshme tė njerėzve, pushteti i thellė mbi masat, rregullimi i konceptit mbi tė drejtat dhe detyrat, pėrshtatshmėria si pėr tė pamėsuarin ashtu dhe pėr filozofin, janė karakteristika tė mėsimeve tė Profetit tė Islamit.

Por do pasur parasysh qė kjo kėmbėngulje mbi veprimet e mira, nuk do tė thotė sakrificė e korrektesės sė besimit. Ndonėse ka shkolla tė ndryshme mendimi, njėra qė ēmon besimin mbi veprimet e njė tjetėr qė sakrifikon besimin nė favor tė akteve, Islami i vėrtetė bazohet mbi besimin korrekt dhe veprimet e drejta. Qėllimet janė tė rėndėsishme aq sa rezultatet, dhe rezultatet po aq tė rėndėsishme sa qėllimet. Ėshtė njė unitet organik. Ndaji, dhe tė dyja do tė kalojnė nė dekadencė e do tė vdesin. Dija e drejtė do transformuar nė veprim tė drejtė e tė prodhojė rezultate tė drejta. Sa shpesh vijnė nė Kur'an fjalėt: Ata qė besojnė dhe veprojnė tė mira, vetėm ata do tė hyjnė nė parajsė. Kėto fjalė persėriten jo mė pak sė 50 herė. Adhurimi inkurajohet, po nuk ėshtė qellimi i vetėm. Ata qė besojnė dhe nuk bėjnė asgjė nuk mund tė ekzistojnė nė Islam. Ata qė besojnė dhe veprojnė gabimisht janė tė pakonceptueshėm. Ligji hyjnor ėshtė ligji i pėrpjekjeve dhe jo i idealeve. Vizaton pėr njerėzit udhėn e progresit tė pėrjetshėm nga dija nė veprim dhe nga veprimi nė kėnaqėsi. Por, ē'ėshtė besimi nga i cili frymėzohen veprimet e mira qė rezultojnė me kėnaqėsinė? Kėtu doktrina qendrore e Islamit ėshtė Njėsia e Zotit. Nuk ka Zot pėrveē Zotit dhe prej Tij varen tė gjitha mėsimet dhe praktika e Islamit. Ai ėshtė i Vetėm jo vetėm si Hyjni, por edhe pėr sa u pėrket Cilėsive Tė tij Hyjnore. Pėr sa u pėrket Cilėsive tė Zotit, Islami i afrohet nga njėra anė kėndvėshtrimit qė e sheh Zotin tė veshė ēdo cilėsi dhe nė anėn tjetėr mohon kėndveshtrimin qė e shikon Zotin si tė ngjashėm me ndonjė gjė materiale. Kur'ani thotė: Nga njėra anė nuk ka asgjė qė ėshtė si Ai, nė anėn tjetėr pohon se ai ėshtė Tė parėt, Tė dėgjuarit, Tė diturit. Ai ėshtė Mbreti qė ėshtė pa njė njollė, apo gabim, apo tė metė, dhe anija e Tij e Pushtetit pėrparon nė oqeanin e drejtėsisė dhe barazisė. Ai ėshtė Mirėbėrėsi dhe i Gjithėmėshirėshmi. Ai ėshtė Vėzhguesi dhe Mbrojtėsi i gjithēkaje. Por Islami nuk ndalet kėtu. I shton karakteristikėn mė tė veēantė, aspektet negative tė problemit. Nuk ka Mbrojtės e Ruajtės tė tjerė mbi gjithēkanė. Ai ėshtė shėrues i ēdo thyerjeje, dhe askush nuk mund tė jetė i tillė. Ai ėshtė kthyesi i ēdo humbjeje, dhe askush nuk mund tė jetė i tillė. Nuk ka Zot pėrveē Zotit, qė qėndron mbi ēdo nevojė, krijuesit tė trupave, krijuesit tė shpirtrave, Zotit tė Ditės sė Gjykimit, dhe, siē thuhet nė Kur'an, Atij i pėrkasin tė gjitha cilėsitė mė tė shkėlqyera. Nė lidhje me pozicionin e njeriut nė univers, Kur'ani thotė: “Zoti ju ka nėnshtruar gjithēka ka nė tokė dhe nė univers. Ju jeni tė destinuar tė sundoni mbi universin.” Po nė lidhje me Zotin, Kur'ani thotė: “O njerėz, Zoti ju ka dhėnė mundėsi tė shkėlqyera dhe ka krijuar jetėn dhe vdekjen, qė t'ju vėrė nė provė e tė shohė se veprimet e cilit prej jush janė tė drejta, dhe cilat devijojnė nga udha e drejtė.”

Pėrveē vullnetit tė lirė qė ka, nė njėfarė mase, ēdo njeri ka lindur dhe jeton nė disa rrethana qė janė jashtė kontrollit tė tij. Nė lidhje me kėtė, Zoti thotė, sipas Islamit, ėshtė dėshira Ime tė krijoj ēdo njeri nė kushte qė i konsideroj mė tė mirat, plane kozmike, qė tė vdekshmit nuk mund t’i kuptojnė kurrė plotėsisht. Por Unė do t'ju vė nė provė si nė prosperitet ashtu edhe nė fatkeqėsi, nė shėndet e nė sėmundje, nė maja dhe nė thellėsi. Mėnyrat e Mia pėr tė vėnė nė provė ndryshojnė nga njeriu tek njeriu. Nė fatkeqėsi, mos u dėshpėroni e mos kaloni nė pėrdorimin e mjeteve tė paligjshme. Nuk ėshtė veēse njė fazė kalimtare. Nė prosperitet, mos e harroni Zotin. Dhuratat e Zotit janė gjėra qė vetėm ju janė besuar. Jeni gjithmonė nė provė...nė ēdo ēast. Nėse jetoni, jetoni siē ju thotė Zoti, e nėse vdisni, vdisni nė udhėn e Zotit. Mund ta quani fatalitet, por ky lloj fataliteti ėshtė njė kusht pėr tė rritur pėrpjekjet tuaja dhe pėr t'ju mbajtur gjithmonė tė vėmendshėm. Mos e konsideroni jetėn nė tokė si fund tė ekzistencės njerėzore. Ka jetė pas vdekjes, dhe ajo ėshtė e pėrhershme. Jeta pas vdekjes ėshtė njė derė qė hapet e qė ėshtė fshehur sot nga realiteti i jetės. Ēdo veprim nė jetė, sado i parėndėsishėm, prodhon efekte tė gjata. Shėnohet diku gjithmonė. Disa nga udhėt e Zotit ju bėhen tė njohura, por shumė janė tė fshehura prej jush. Ēfarė ėshtė e fshehur tek ju nė kėtė botė, do tė hapet dhe do tė tė shtrihet pėrballė nė botėn tjetėr. I virtytshmi do tė gėzojė bekime tė Zotit qė syri kurrė s'i ka parė e veshi kurrė s'i ka dėgjuar, e as i ka vajtur atij nė mendje apo nė zemėr s'e ka ndier se do tė mund tė kalonte nė faza tė evolucionit tė tillė. Ata qė kanė humbur njė mundėsi tė tillė, do t'i zėrė ligji i cili i jep ēdo njeriu tė shijojė atė qė ai ka bėrė, e do t'i nėnshtrohen njė trajtimi sėmundjesh tė shpirtit qė e kanė krijuar vetė, me duart e veta. Kini kujdes se kjo ėshtė e tmerrshme.Torturat e trupit dhe mund tė durohen. Dhembja e shpirtit ėshtė ferr e do t'ju duket gati e padurueshme. Luftoni nė kėtė jetė tendencat qė ka shpirti pėr tė ligėn e qė ju tundojnė udhėsh tė pasigurta e tė kėqija. Arrini nė fazėn kur shpirti veteakuzues nė ndėrgjegjen tuaj zgjohet dhe e pushton padurimi pėr tė arritur shkėlqimin moral dhe bindjen.Kjo do t'ju udhėheqė nė fazėn e fundit tė shpirtit tė qetėsuar, tė lumtur me Zotin, e qė gjen lumturi vetėm tek Ai. Shpirti nuk ėshtė mė i turbulluar nė kėtė fazė. E vėrteta ėshtė fitimtare dhe e gėnjeshtėrta i rrėzon armėt e veta. Tė gjitha komplekset zgjidhen. Shtėpia juaj nuk do tė ndahet me veten. Personaliteti juaj do tė integrohet rreth detyrės kryesore tė nėnshtrimit ndaj Zotit dhe do tė plotėsojė dorėzimin ndaj qėllimit tė tij hyjnor. Tė gjitha energjitė e fshehura do tė rrjedhin atėherė prej jush. Atėherė shpirti do tė gjejė paqen. Zoti do t'ju thotė atėherė: “O ti shpirt qė je nė paqe e qė pushon plotėsisht i kėnaqur me Zotin tėnd, kthehu tek Zoti yt. Ai ėshtė i kėnaqur me ty e ti me Tė. Bashkohu me robėrit e Mi dhe hyr nė parajsėn Time!.”  

 

Pėrfundim

 

Ky ėshtė qėllimi final pėr njeriun; tė bėhet nga njė anė zotėrues i universit, dhe nė anėn tjetėr tė kujdeset qė shpirti i tij ta gjejė paqen tek Zoti; kėnaqėsia, e plotė, satisfaksioni i plotė, paqja e plotė. Dashuria e Zotit ėshtė ushqimi i tij nė kėtė fazė dhe ai pi ujė nga uji i thellė e i pastėr i burimit tė jetės. Dėshpėrimi dhe humbja nuk e vėnė poshtė dhe suksesi nuk e ngre nė kotėsi. Vendet perėndimore po pėrpiqen tė jenė zotėrues vetėm tė universit. Por shpirtrat e tyre nuk kanė gjetur paqen dhe qetėsinė. Thomas Carlyle, i goditur nga kjo filozofi jetė, shkruan: “Atėherė le tė ketė Islam - qė t'i nėnshtrohemi Zotit; qė e gjithė forca jonė tė gjendet tek nėnshtrimi ndaj Tij, qė ēfarėdo qė Ai tė vendosė pėr ne, gjėrat qė na dėrgon neve, edhe vdekja e mė keq se vdekja, tė jetė e mirė, tė jetė mė e mirė; pėr kėtė veten ia nėnshtrojmė Zotit.” I njėjti autor shkruan: “Nėse ky ėshtė Islami, - thotė Goethe, - a nuk rrojmė tė gjithė nė Islam?” Carlyle i pėrgjigjet pyetjes sė Goethes, duke thėnė “Po, gjithkush prej nesh qė ka njė jetė morale, jeton nė Islam. E pra kjo ėshtė urtėsia mė e madhe qė qielli ia ka thėnė Tokės sonė.”   

 


 

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1