"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

   

Ž Qėndrimi i Muhamedit a.s. ndaj tė krishterėve

     


 

Shpesh herė ėshtė keqtreguar qėllimisht qėndrimi qė profeti Muhamed kishte ndaj tė krishterėve. Mite dhe legjenda tė tepėrta qėllimkėqija e kanė mbuluar kėtė qėndrim. E vėrteta e zbuluar nga dokumentet mė tė hershme historike e tregon tė kundėrtėn. Profeti Muhamed jo vetėm qė nuk kishte ndonjė qasje armiqėsore ndaj tyre por pėrkundrazi i kishte trajtuar me dashamirėsi dhe afėrsi.

Nė vazhdim e keni njė letėr tė cilėn Profeti e kishte adresuar pėr murgjėrit e Manastirit tė Shėn Katerinės. Letra ėshtė dėrguar rreth vitit 628.

 

"Ky ėshtė njė mesazh nga Muhammed ibn Abdullah, si njė pakt pėr ata qė mbajnė Kristianitetin, pranė dhe larg, ne jemi me ta.
Me tė vėrtetė unė, shėrbėtorėt, ndihmuesit, dhe ndjekėsit e mi i mbrojnė ata, sepse kristianėt janė qytetarėt e mi; dhe pėr Allah, unė jam gjithmonė kundėr ēdo gjėje qė i dėshpėron ata.
Asnjė lloj detyrimi nuk duhet tė ketė mbi ta.
As gjykatėsit e tyre nuk do tė hiqen nga puna dhe as murgjėrit e tyre nga manastiret e tyre.
Asnjė nuk lejohet qė tė shkatėrrojė njė shtėpi tė besimit tė tyre, ta dėmtojė atė, apo tė marrė ndonjė gjė nga ajo pėr tek shtėpitė e muslimanėve.
Nė qoftė se ndonjė merr ndonjė nga kėto, ai do tė shkelė paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit tė Tij. Me tė vėrtetė, ata janė aleatėt e mi dhe kanė statutin tim tė sigurtė kundėr gjithēkaje qė ata urrejnė.
Asnjė nuk do t'i detyrojė ata qė tė udhėtojnė apo t'i obligojė pėr luftė.
Muslimanėt duhet tė luftojnė pėr ta.
Nė qoftė se njė femėr kristiane martohet me njė musliman, kjo nuk duhet tė ndodhė pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet tė ndalohet tė vizitojė kishėn e saj pėr t'u lutur.
Kishat e tyre duhet tė respektohen. Atyre nuk duhet t'u ndalohet riparimi i tyre as shenjtėrimi i pakteve tė tyre.
Asnjė njeri nga ummeti (bashkėsia muslimane) nuk duhet tė shkelė kėtė pakt deri nė Ditėn e Kijametit (fundi i botės)."

 

Njė qėndrim tė tillė human, tė drejtė e zemėrmirė bota nuk ka parė nė asnjė rast tjetėr. Nga njė sjellje e tillė bujare mund tė mėsojnė edhe sot mjaft shtete e shoqėri duke filluar nga Evropa, Amerika, Azia, Afrika dhe kudo gjetkė.  

 


 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1