"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

Udhėtimi i  gjatė drejt Islamit - Pelegrinazhi

 Hebreu qė pranoi Islamin

  


Michael David Shapiro

 

Kėrkimi

Unė me kombėsi jam ēifut rus. Kėrkimi im filloi kur isha 19 vjeēar. Isha duke e rimarrė veten nga kufizimet e shkaktuara prej Sajentologjisė (po, truri im ishte honepsur nga ajo). Besimi im nė Zotin ishte i paqartė. Synimet nė jetėn time ishin qė unė tė bėhesha yll roku. Unė isha duke jetuar nė banesėn time nė Pasadena dhe punoja si sekretar. Qesharake, e di. Njė natė isha duke shkuar nė kuzhinė dhe u takova me shokun tim zeshkan. Mė kujtohet qė e pyeta: “A mund ta mbaj kėtė vodka nė frigorifer sonte?”. Ne u pėrshėndetėm dhe shkuam tė flinim. Pas kėsaj jeta ime ndryshoi nė mėnyrė drastike. Ky shoku zeshkan (i cili ishte mysliman pėrndryshe), ishte muslimani i parė qė kisha takuar. Me shume kuriozitet bisedova me tė pėr besimin e tij. Ēka ėshtė kjo puna e faljes 5 herė nė ditė? Dhe pėr luftėn e shenjtė? Kush ėshtė Muhamedi? Bisedimet tona ishin tė vėzhguara nga bashkėbanuesi ynė i krishterė, Wade. Sė bashku, ne krijuam “Seancėn dialoguese, ēifuti, i krishteri dhe muslimani.” Nė tė zbuluam shumė dallime dhe shumė ngjashmėri. Interesat e mija kishin ndėrruar atėherė nga seksi, droga dhe ahengjet, nė kėrkim masiv pėr tė vėrtetėn. Njė kėrkim qė unė duhej ta kompletoja. Kėrkimi pėr Zotin dhe kėrkimi se si ta besoj Atė. 

 

Judaizmi

Nė kėrkimin tim pėr tė vėrteten, unė e pyeta vetveten: “Mirė, le tė fillojmė thjeshtė, sa zotėra mendoj se janė? Unė e pėrfytyrova vetėm Njė, duke e ditur se Zoti i ndarė ėshtė mė i dobėt sesa njė Zot i vetėm, duke parafytyruar se nėse njė zot nuk pajtohet me tė tjerėt, aty do tė kishte diskutime dhe grindje. Zgjedhja ime ishte njė Zot. Njėherė e pranova mundėsinė e ekzistimit tė njė Zoti, i analizova sė bashku tė dyja, besimet monoteiste dhe politeiste. Kjo gjė mė drejtoi mė vonė te citati se “Ēdo dizajn ka njė dizajnues”. Me atė mendim e kuptova me siguri tė plotė se Zoti ekziston. Nuk mund t’a shpjegojė pse, vetėm se e ndjeva disi. Ky eksitim i ri i gjetur ishte i shoqėruar me ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr t’iu bindur Krijuesit. Kufiri im i ardhshėm ishte religjioni.  Atėherė e pyeta vetėn: “Ku t’ia fillojė?” Nė kuptimin e plotė tė fjalės ekzistojnė me mijėra. Mė duhej njė mėnyrė t’i kufizoj nė vetėm disa prej tyre. Si ta pėrfundoj njė punė tė tillė? Mė erdhi nė kokė “Gjej ato qė janė monoteiste”. Kjo edhe kishte kuptim, pasi qė unė besoj nė Njė Zot. Mirė, atėherė. Kjo pėrjashtoi Budizmin dhe Hinduizmin, qė tė dyja besime politeiste. Religjionet kryesore qė kisha ndeshur e qė ishin nėn titullin e Monoteizmit ishin Judaizmi, Krishterimi dhe Islami. Pasi qė jam edhe ēifut, fillova me judaizmin. Njė Zot, disa profet, 10 urdhėra, Tora (Tevrati), shpirtrat ēifut … uh, ēka “shpirtrat ēifut”?  Gjersa isha duke bėrė kėrkimin kjo ide mė tėrhoqi vėmendjen. Tregimi ėshtė: “nėse njė person lind ēifut, atėherė ata kanė shpirt ēifut dhe ata duhet tė pėrcjellin judaizmin” Vetėm pak … ky ėshtė diskriminim , apo jo? Kjo nuk ėshtė universale. Pra Zoti bėnė shpirtrat ēifut dhe shpirtrat e krishterė dhe shpirtrat muslimanė dhe shpirtrat hindu? Unė mendova se tė gjithė njerėzit janė tė barabartė? Pra pėr arsye se dikush ėshtė i lindur nė njė religjion, me dekret tė Zotit ai duhet tė qėndroj nė atė … edhe nėse personi e beson atė pėr false? Hmm … Unė nuk pajtohem me kėtė. Njė gjė tjetėr me tė vėrtetė mė shqetėsonte… nė judaizėm nuk ka koncept strikt pėr ferrin … atėherė pse tė jesh i mirė? Pse jo mėkatarė? Nėse unė nuk kam frikė nga njė dėnim i rreptė , atėherė pse duhet tė jem i moralshėm? 

 

Krishterimi

Duke lėvizur mė tutje e zbulova krishterimin. Mirė, njė Zot, Ati, biri dhe shpirti i shenjtė … edhe njė herė: njė Zot, Ati, biri dhe shpirti i shenjtė . Uhhh, tė lutem shpjegoje. Si munden tė gjitha kėto tė jenė njė Zot? 1 + 1 + 1 = 3 apo jo? Pra si mund tė thuash se beson nė vetėm njė Zot? Shpjegim pas shpjegimi, ekuacion pas ekuacioni, krahasim pas krahasimi, analogji pas analogjie, nuk munda ta kuptoj kėtė koncept. Mirė, le tė gjurmojmė edhe pak kėtu. Doktrina tjetėr kryesore: Jezusi vdiq pėr mėkatet tona dhe ai e bėri kėtė sepse ne jemi tė ndotur me “Mėkatin FIllestar”. Pra, Jezus Krishti, “i biri i Zotit” duhej tė vritej qė tė shpėtoj tė gjithė nga ferri dhe tė na pastrojė neve nga mėkati “i dhėnė nga Adami (Ademi a.s)” Mirė pra, ju po thoni se tė gjithė ne kemi lindur si mėkatarė? Dhe tė mėkatosh ėshtė tė bėsh diēka gabim, apo jo? Ju po mė thoni mua se foshnja njėvjeēare ėshtė fajtore pėr mėkat ose se ka bėrė diēka keq? Kjo ėshtė diēka e ēuditshme, pra bazuar nė veprimet e njė njeriu, i tėrė njerėzimi duhet vuajtur? Ēka ėshtė mesazhi moral i kėtij tregimi? Ndėshko krejt grupin nėse njė devijon? Pse Zoti do tė kishte krijuar njė rregull tė tillė? Kjo nuk ėshtė nė pajtim me logjikėn time. Pra Jezusi vdiq sepse ai “e do njerėzimin”. Prit pak, nė Bibėl shkruan se Jezusi e pyeti “Atin e tij”:  pse mė braktise mua? Pra si duket Jezusi nuk e kuptonte se pse ai ishte vrarė brutalisht. Por ju po thoni se ai “vullnetarisht” u sakrifikua. Dosido, mė nuk munda ta pranojė kėtė religjion. 

 

E vėrteta

Mirė, cili ėshtė religjioni i ardhshėm? ISLAMI. Islam d.m.th nėnshtrim. Besimet kryesore tė tij janė siē vijon: Njė Zot, adhuro Zotin 5 herė nė ditė, jep 2.5 % bamirėsi vjetore, agjėrimi gjatė Ramazanit dhe pėrfundimisht nėse ke mundėsi pėr tė bėrė Haxhin nė Mekė. Mirė, asgjė e vėshtirė pėr tė kuptuar deri tani. Asgjė kėtu nuk bie ndesh me logjikėn time. KUR’AN-i ėshtė libėr me shumė mrekulli interesante dhe me urtėsi tė pėrjetshme. Shumė fakte shkencore qė janė zbuluar kohėve tė fundit ishin tė proklamuara nė kėtė libėr 1400 vjet mė parė. Mirė, Islami i ka pėrmbushur  kushtet e mia tė domosdoshme pėr religjionin. Por unė doja t’i bėjė disa pyetje mė tė thella pėr tė. A ėshtė ky religjion universal? Po, ēdokush mund t’i kuptojė kėto besime bazike … nuk ka nevojė pėr analogji apo ekuacion. A pajtohet me shkencėn? Po, qindra versete tė Kuranit pajtohen me shkencėn moderne dhe teknologjinė. Pasi i analizova faktet e panumėrta logjike qė i lexova dhe kėrkimet, njė gjė mė sė shumti mė tėrhoqi vėmendjen. “Islami” Emri i kėtij religjioni. E vėrejta se ėshtė i shkruar shumė herė nė Kuran. Megjithatė, duke kujtuar studimet paraprake, nuk mė kujtohej asnjėherė se kisha parė fjalėn “Judaizėm” nė Dhiatėn e Vjetėr ose “Krishterimi” nė Dhiatėn e Re. Kjo ishte njė gjė e madhe. Pse nuk munda t’i gjej kėta dy emra nė librat e kėtyre religjioneve? Sepse, nuk ka kėsi emra nė kėto libra! Duke menduar … E vėrejta se “Judaizėm” mund tė ndahej nė “Juda – izėm” dhe “Krishterimi” pėrkatėsisht “Krisht-rimi”. Pra kush ėshtė Juda? Ose Judah mė saktė. Ai ishte udhėheqėsi i fisit tė hebrenjve kur Zoti shfaqi mesazhin e tij njerėzimit. Pra ky religjion ishte emėruar sipas njė … personi. Mirė, le tė shohim se kush ėshtė Krishti. Ai ishte personi qė dėrgoi mesazhin e Zotit te hebrenjtė. Pra ky religjion ishte emėruar sipas njė … personi. Pra nė kujtesė, ne mund tė mbajmė se emrat e kėtyre religjioneve janė emra njerėzish tė lidhur me “izėm” ose “rimi”. Pavarėsisht nga ky fakt, emrat e kėtyre religjioneve nuk janė pėrmendur nė shkrimet e tyre tė shenjta. Mendova se ajo ishte diēka suplementare. Nėse unė shkoj derė mė derė tė shes njė produkt dhe them: “A dėshironi tė bleni ___? A s’do tė ishte pyetja logjike “ Si e ka emrin ky ___? Unė nuk do tė fitoja asgjė nga produkti pa emėr. Emėrtimi ėshtė diēka bazike me tė cilėn njerėzimi identifikon objektet, fizike dhe ato jo-fizike. Nėse religjioni ėshtė supozuar tė praktikohet dhe shtrihet te ēdo person nė Tokė, a s’do tė duhej tė kishte njė emėr? Veē kėsaj a s’do tė duhej qė emri tė na ipej neve nga Zoti? Po, ēėshtja ime saktėsisht. Emrat “Krishterimi dhe Judaizmi” nuk ishin tė shkruar nė Shkrimet e Shenjta. Njerėzit i emėruan ato, jo Zoti. Nocioni se Zoti urdhėroi njerėzimin qė tė pėrcjellin njė religjion pa emėr ėshtė e pamundshme qė tė pranohet nga mendja ime. Nė kėtė ēėshtje Judaizmi dhe Krishterimi kanė humbur kredibilitetin e tyre si tė pastra, logjike dhe religjione komplete, sė paku nga perspektiva ime. ISLAMI ėshtė i VETMI nga kėto religjione qė pėrmban emrin e religjionit nė librat e tij. Kjo ėshtė e madhe pėr mua. Unė e kuptova se duhet ta pėrcjelli Islamin nė atė pikė. Unė pastaj u bėra musliman. E mėsova tė vėrteten. Tanimė isha jashtė errėsirės. Dola nė dritė..


 Pėrgatitur sipas Jews-For-Allah 

 Pėrktheu Kujtim Sejdiu

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1