"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Ž U botua libri "ISLAMI dhe KRISHTERIMI" nga Halil Ibrahimi

 

      


 

Kėto ditė doli nga shtypi libri “ISLAMI dhe KRISHTERIMI” nga autori Halil Ibrahimi. Libri pėrmbanė gjithsej 70 faqe dhe ngėrthen tema gjenerale rreth dy besimeve. Libri mund tė porositet falas nėpėrmes www.islamic-message.net ose www.islamidhekrishterimi.com 

Mė poshtė keni fragmente nga parathėnia e librit.

 

PARATHĖNIE

 

Shpeshherė nė njė moment tė caktuar tė jetės cytemi qė tė studiojmė mėsimet e religjioneve tjera dhe tė testojmė vėrtetėsinė e asaj qė kemi besuar. Kjo ėshtė shpesh njė rrugė e mundimshme dhe aspak e lehtė pasi qė duhet njė forcė e madhe pėr t’i luftuar paragjykimet dhe pėr t’iu qasur me logjikė tė arsyeshme burimeve tė ndryshme pėr tė arritur deri tek e vėrteta.Viteve tė fundit publiku shqiptar ėshtė ballafaquar me literaturė tė shumtė rreth Islamit dhe Krishterimit. Libri qė keni nė duar synon qė tė japė njė pikėpamje alternative nė shumicėn e ēėshtjeve tė cilat i ndajnė kėto dy besime.

Duke konsultuar burime autoktone tė tė dy besimeve sikur edhe duke hyrė nė thellėsinė e manuskripteve tė vjetra tė shkrimeve kristiane, e edhe atyre kur’anore gjithashtu, kemi dhėnė ide gjenerale pėr ēėshtje si: a ėshtė Jezusi (Isai a.s) Zot, a u kryqėzua ai pėr tė na larė nga mėkatet, cila ėshtė Fjala e pandryshuar e Perėndisė – Bibla apo Kur’ani, etj. 

 Para sė gjithash qėllimi ėshtė qė lexuesi tė nxitet pėr njė studim vetanak tė mirėfilltė dhe pa paragjykime tė temave tė prekura e jo nė njė pranim tė verbėr tė tyre. Ky libėr primarisht ka lindur si njė pėrmbledhje e disa artikujve tė shkruar pėr Web-faqen Islami dhe Krishterimi (http://www.geocities.com/islamidhekrishterimi) por ėshtė zgjėruar edhe me shkrime tė tjera pėr tė fituar fizionominė e njė libri-udhėzuesi gjeneral pėr temat kryesore me tė cilat ndeshen tė dy besimet. Shpresojmė qė ky libėr tė jetė njė kontribut sado i vogėl nė formėsimin tuaj intelektual pėr mėsimet e tė dy besimeve, nė mėnyrė qė ta keni mė tė lehtė ballafaqimin reciprok dhe mirėkuptimin e ndėrsjellė, sepse vetėm me njohjen thelbėsore tė besimit tė tjetrit edhe mund tė jemi tė gatshėm nė respektimin e tij dhe tė bindjeve tė tij. Si njė rregull parėsore le tė shėrbejė motoja Kur’anore “Nuk ka dhunė nė besim..”.

 

Halil IBRAHIMI

Prishtinė, 17 Tetor 2004

 


 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1