"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

Ž A ekzistojnė kundėrthėnie nė Kur'an?

 H. Ibrahimi

  


 

Rreth kundėrthėnieve tė vėrteta dhe atyre tė rreme

  1. Sa engjėj po i flisnin Marisė: disa apo vetėm njė? (Kurani 3:42,45 pėrballė 19:17-21)

  2. Kush ishte myslimani i parė: Muhamedi (39:12), Mojsiu (7:143), Jakobi apo Abrahami (2:132)

  3. Nga ēka u krijua njeriu: nga uji (24:45), balta (15:26), dheu (3:59), gjaku i ngjizur (96:2) apo nga asgjėja (19:67)

  4. A u mbyt faraoni gjatė fundosjes (10:90-92)  apo jo (17:102-103)

    5. Nėse Allahu ėshtė njė Zot i vetėm pėrse nė Kur’an Zoti pėrdor pėr veti Ne (11:8,  11:15, 2:3 etj etj)

    6. A i falė Allahu apo nuk i falė ata tė cilėt i luten perėndive tė rreme

    7. A ėshtė konsumi i verės i mirė apo i keq

    8.

    9.

     

 

 

Rreth kundėrthėnieve tė vėrteta dhe atyre tė rreme

 

“A nuk e pėrfillin ata (me vėmendje) Kur'anin? Sikur tė ishte prej dikujt tjetėr, pėrveē prej All-llahut, do tė gjenin nė tė shumė kundėrthėnie” (Kur’ani 4:82)

 

Njė nga dėshmitė tė cilat i jep Kur’anit vulė hyjnore ėshtė pohuar nga myslimanėt tė jetė mosekzistimi i kundėrthėnieve nė Kur’an. Mirėpo tė prirė nga dėshira pėr tė mohuar origjinėn hyjnore tė Kur’anit shumė njerėz kanė marrė pėrsipėr zbulimin e kontradiktave nė Kur’an, tė shumtėn nėpėrmjet rasteve dhe manipulimeve qesharake. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kjo ka ndodhur nga pjesėtarė me prapavijė kristiane ashtu qė tė neutralizohet nė njė farė mėnyre ekzistimi i kontradiktave nė Bibėl.

Ēka ėshtė njė kundėrthėnie? Kur nė dy raste flitet pėr tė njėjtėn ngjarje dhe kur ndonjė deklaratė nė cilindo rrėfim e pėrjashton ndodhinė nga rrėfimi tjetėr atėherė bėhet fjalė pėr njė kontradiktė tė qartė. Mirėpo kjo do tė ndodhė vetėm kur nuk ėshtė dhėnė asnjė alternativė tjetėr sqaruese pėr ndodhitė. Bie fjala njė rast i njė kontradikte tė qartė nga librat e shenjtė ėshtė rasti kur Bibla thotė se Jehoiakin ishte 18 vjeē kur filloi tė mbretėronte (2 Mbreterit 24:8) kundruall rastit tjetėr ku thuhet se Jehoiakini ishte 8 vjeē kur filloi te mbreteronte (2 Kronikave 36:9). Kėtu nuk ngelet asnjė alternativė. Jehoiakin ose ishte 8 vjeē ose ishte 18 vjeē kur filloi tė mbretėronte, dhe nuk mund tė ishin qė tė dyja bashkė. Ose njė shembull tjetėr edhe mė i qartė i kundėrthėnies ėshtė ky nė vazhdim nga Dhiata e Re. Mateu 1:17 thotė: "Kėshtu tė gjithė brezat nga Abrahami deri te Davidi bėhen katėrmbėdhjetė breza, nga Davidi deri te internimi nė Babiloni, katėrmbėdhjetė breza; dhe nga internimi nė Babiloni deri te Krishti, katėrmbėdhjetė breza" Kur i numėrojmė mirė brezat nė kėto tri periudha e shohim se nė periudhėn e fundit (nga internimi nė Babiloni deri te Krishti) janė vetėm 13 breza dhe jo 14 (Mateu 1:12-16). Kėtu nuk ka asnjė sqarim tjetėr. Kjo ėshtė njė kundėrthėnie e qartė sepse aty janė pėrmendur vetėm 13 breza dhe nuk mund tė thuhet se ekzistonte edhe njė por nuk ėshtė dhėnė kėtu sepse brezat janė pėrmendur nė stilin “Jekonias i lindi Salatieli, Salatielit  i lindi Zorobabeli.....”.

Mirėpo kundėrthėnie nuk duhet kėrkuar medoemos nė ndonjė ajet apo fragment vetėm pse tė gjitha detajet nuk janė thėnė dhe nė shikim tė parė duket sikur ato dy gjėra nuk po pėrputhen. Pas analizimit logjik do tė shohim se diēka e tillė nuk ėshtė aspak kundėrthėnie dhe si e tillė ėshtė dukur vetėm pėr shkak tė qasjes naive dhe tė paarsyeshme ndaj atyre fragmenteve.

 

 

1. Sa engjėj po i flisnin Marisė: disa apo vetėm njė? (Kurani 3:42,45 pėrballė 19:17-21)

 

 

Ėshtė supozuar se Kur’ani pėrmbanė njė kundėrthėnie me rastin e rrėfimit tė dhėnies sė lajmit nga engjėjt Mejremes pėr lindjen e fėmiut Jezus. Dy fragmentet e Kur’anit pėr tė cilat supozohet se janė nė kundėrthėnie njėra me tjetrėn janė:

 

“Pėrkujto kur engjėjt i thanė: "Oj Mejreme, All-llahu tė dalloi ty (me besim e karakter), tė pastroi dhe tė lartėsoi mbi gratė e botės".

Pėrkujto kur engjėjt i thanė: "Oj Mejreme, All-llahu tė pėrgėzon me fjalėn e vet (me lindjen e njė fėmije si rezultat i fjalės sė Zotit) emri i tė cilit ėshtė Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshėm nė Dunja e Ahiret dhe nga tė afėrmit (e Zotit).”” (Kur’ani 3:42, 45)

 

“Ajo vuri njė perde ndaj tyre, e Ne ia dėrguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri nė tėrėsi. Ajo tha: "Unė i mbėshtetem tė Gjithėmėshirshmit prej teje, nėse je qė i frikėsohesh Atij (pra mė le tė lirė)!" Ai (Xhibrili) tha: "Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr (pejgamber)". Ajo tha: "Si do tė kem unė djalė, kur mua nuk mė ėshtė afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kam qenė e pamoralshme". Ai (Xhibrili) tha: "Ja, kėshtu ka thėnė Zoti yt; ajo pėr Mua ėshtė lehtė, e pėr ta bėrė atė (djalin e krijuar pa babė) argument pėr njerėzit e edhe mėshirė nga ana e Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer!" (Kur’ani 19:17-21)

 

Kur t’i kemi lexuar me vėmendje tė ty rrėfimet e shohim se nuk ka kurrfarė kundėrthėnie. Sqarimi i parė i mundshėm ėshtė se bėhet fjalė pėr dy ngjarje tė ndara, jo medoemos tė ndodhura nė tė njėjtėn kohė. Askund nuk ėshtė pėrmendur se kėto dy raste kanė ndodhur njėkohėsisht. Fjalėt tė cilat engjėjt ia kanė thėnė Mejremes nė rastin e parė ("Oj Mejreme, All-llahu tė pėrgėzon me fjalėn e vet (me lindjen e njė fėmije si rezultat i fjalės sė Zotit) emri i tė cilit ėshtė Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshėm nė Dunja e Ahiret dhe nga tė afėrmit (e Zotit).””) nuk figurojnė nė rastin e dytė. Pra kėto mund tė kuptohen si dy raste tė ndara ose tė njėpasnjėshme.

Mirėpo edhe sikur ti kuptojmė kėto dy rrėfime si ngjarje tė ndodhura nė tė njėjtin rast, pra gjatė dėrgimit tė engjėjve nga Zoti nė njė vizitė tė vetme, sėrish nuk ka kurrfarė kundėrthėnie. Ato nuk e pėrjashtojnė njėra tjetrėn mirėpo vetėm sa e plotėsojnė. Xhebraili mund tė ndodhė qė ishte dėrguar bashkė me engjėjt tjerė, dhe vetėm pse tek 19:17-21 nuk bėhet fjalė pėr engjėjt tjerė nuk do tė thotė se ata nuk ishin me tė. Ky do tė ishte njė supozim falls. Fjalėt e cituara tek Kur’ani 3:42, 45 do ti ketė thėnė vetėm njėri nga engjėjt (Xhebraili) mirėpo meqenėse tė pranishėm ishin edhe engjėjt tjerė tė dėrguar nga Allahu atėherė ėshtė pėrdorur shumėsi “engjėjt thanė’. Ėshtė e vetėkuptueshme se nuk kishim tė bėnim kėtu pėr njė recitim tė engjėjve sepse ky nuk ishte ndonjė koncert.

Raste tė tilla kemi me shumicė nė jetėn e pėrditshme dhe asnjėherė nuk na shkon ndėrmend qė ti konsiderojmė pėr kundėrthėnie.

Bie fjala shikoni shembullin e mėposhtėm i cili flet pėr tė njėjtėn ngjarje, nė shembullin konkret tė vizitės sė Kryeministrit tė Kosovės dhe pjesėtarėve tė tjerė nga Qeveria e Kosovės nė Gjermani:

 

a) “Delegacioni i qeverisė sė Kosovės i deklaroi qeveritarėve gjermanė se po punohet nė avancimin e situatės nė Kosovė”

 

b) “Kryeministri i Kosovės u tha qeveritarėve gjermanė se po punohet nė pėrparimin e gjendjes nė Kosovė”

 

A e pėrjashtojnė kėto dy deklarime nga dy media tė ndryshme njėra tjetrėn, pėrkatėsisht a janė nė kundėrthėnie me njėra tjetrėn? Kurrsesi. Pohimi numėr njė nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton se anėtarėt e qeverisė sė Kosovės nė unison  po flisnin fjali tė njėjtė. Kjo do tė ishte qesharake sepse ata nuk po bėnin recital nė Qeverinė Gjermane. Kryeministri i Kosovės do tu ketė thėnė qeveritarėve gjermane fjalėt e cituara mirėpo meqė bashkė me tė ishin edhe anėtarė tė tjerė tė qeverisė kosovare, dhe meqenėse tė gjithė ata qėndronin prapa fjalėve tė thėna, nė rastin e parė ėshtė pėrdorur shumėsi pėr ti pėrmbledhur fjalėt e thėna.

 

2. Kush ishte myslimani i parė: Muhamedi (39:12), Mojsiu (7:143), Jakobi apo Abrahami (2:132).

 

 Ėshtė ngritur akuza se Kur’ani bie nė kontradiktė gjatė pėrshkrimit tė faktit se cili njeri ishte myslimani i parė. Ajetet e cituara pėr tė cilat supozohet se janė nė kundėrthėnie me njėri tjetrin janė kėto:

 

“Dhe (unė Muhamedi) jam i urdhėruar tė jem musliman i parė”. (Kur’ani 39:12)

 

“Dhe kur na erdh Musa nė kohėn e caktuar, dhe i foli Zoti i tij, ai i tha: “O Zoti im, shfaqmu tė tė shoh!” “Nuk mundesh tė mė shohish”, - i tha, - por shikoje kodrėn, e nėse ajo mbetet nė vendin e vet, do tė mė shohėsh”. Por kur Zoti i tij iu shfaq kodrės, e bėri rrafsh me tokė, ndėrsa Musa ra pa mend. Dhe kur erdhi nė vete tha: “Ty tė lartėsoj! Tė pendohem. Unė jam besimtari i parė!” (Kur’ani 7:143)

 

“Dhe Ibrahimi ua porositi kėtė bijve tė vet, si edhe Jakubi: “O bijtė e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fenė dhe assesi mos vdisni ndryshe, vetėm si muslimanė!”” (Kur’ani 2:132)

 

Prandaj a ishte besimtari i parė Muhamedi, Musau, Jakubi apo Ibrahimi (paqja qoftė mbi ta)? Koncepti islamik mbi religjionin ėshtė i thjeshtė dhe universal. Perėndia, i njėjti dhe i vetmi, dėrgoi gjatė kohėrave tė ndryshme profetė tek popuj tė ndryshėm, dhe tė gjithė kėta profetė predikuan mesazhin e njėjtė tė dhėnė nga Allahu. Qė tė gjithė kėta ishin myslimanė bashkė me besimtarėt tė cilėt iu pėrgjigjėn thirrjes sė tyre. Mirėpo kėto mesazhe tė Zotit shpeshherė harroheshin me vdekjen e profetėve dhe nga kėtu qėndron edhe nevoja e dėrgimit tė profetėve tė tjerė. Islami prandaj nuk ėshtė njė religjion specifik i krijuar vetėm me ardhjen e Muhamedit. Njėsoj sikur edhe nė rastin paraprak edhe kėtu nuk ka kurrfarė kontradikte duke qenė se nė asnjėrin ajet nuk ėshtė thėnė nė mėnyrė eksplicite diēka qė do tė pėrjashtonte ajetin pėrkatės. Po qe se do tė thuhej tek Kur’ani 39:12 ‘Unė (Muhamedi) jam urdhėruar tė jem besimtari i parė i tė gjitha kohėrave’, dhe tek 7:143 apo gjetkė ‘Unė (Musau) jam besimtari i parė i tė gjitha epokave’ atėherė njėmend do tė kishim kundėrthėnie mirėpo njė gjė e tillė nuk ėshtė thėnė. Fjala kyqe e cila do ta krijonte kundėrthėnien ‘i tė gjitha kohėrave’ nuk ekziston kėtu. Muhamedi ishte myslimani i parė i epokės sė tij pėr tė cilėn u dėrgua si profet. Me tė filloi periudha e tij e profetėsisė. Arabėt tek tė cilėt u dėrguar sė pari nuk ishin myslimanė dhe e kishin lėnė tėrėsisht nė harresė fenė e Ibrahimit apo Ishmaelit. Njėsoj edhe Musau ishte besimtari i parė i kohės sė tij pėr tė cilėn qe dėrguar si profet. Nėpėrmjet tij pastaj tė tjerėt e morėn mesazhin e Zotit. Fjalėt “besimtari i parė’ apo ‘muslimani i parė’ mund tė sqarohen edhe nė kuptimin e tė qenit besimtar apo mysliman nė mėnyrėn e drejtė nė tė cilėn po thirrte Perėndia nė atė rast, pa shtrembėrimet e bėra deri nė atė kohė besimit tė Zotit. Pėr ta parė se njėmend kėtu nuk ka kundėrthėnie sėrish do tė marrim njė shembull nga jeta e pėrditshme.

Universiteti i Prishtinės pėr ēdo vit ndan ēmimin ‘student i dalluar’ pėr ata studentė tė fakulteteve pėrkatėse tė cilėt kanė korrur suksesin mė tė mirė nė atė periudhė tė caktuar pėr tė cilėn jepet shpėrblimi. Nė vitin 2005 bie fjala, iu dha ky shpėrblim Filan Fistekut dhe kjo mirėnjohje u pėrcoll me kėto fjalė:

 

“Studenti Filan Fisteku shpallet studenti mė i mirė i Universitetit tė Prishtinės me notėn 9.22”

 

Mirėpo vetėm dy vite mė herėt, nė vitin 2003 njė student tjetėr ishte shpallur pėr atė vit si studenti mė i mirė dhe me atė rast ishte thėnė deklarata:

 

“Studenti Fistek Fisteku shpallet studenti mė i mirė i Universitetit tė Prishtinės me notėn 9.59”

 

Cili pra ishte studenti mė i mirė i UP-sė: Filan Fisteku apo Fistek Fisteku? Tash a e pėrjashtojnė kėto dy deklarime njėra tjetrėn, pėrkatėsisht a janė nė kundėrthėnie me njėra tjetrėn? Natyrisht se jo! Ashtu duket vetėm nė shikim tė parė. Mirėpo kur e dimė kontekstin e dhėnies sė shpėrblimit i cili jepet pėr ēdo vit, ne e dimė se studenti i parė Filan Fisteku njėmend ishte studenti mė i mirė, ama pėr vitin 2005, ndėrsa Fistek Fisteku gjithashtu ishte studenti mė i mirė por pėr vitin 2003. Njėsoj edhe Muhamedi ishte myslimani i parė por pėr periudhėn e tij tė profetėsisė, ashtu siē ishte edhe Mojsiu i pari musliman pėr periudhėn e tij tė profetėsisė. E kemi sqaruar gjithashtu se edhe Abrahami dhe Jakobi e tė gjithė profetėt e tjerė me besimtarėt e tyre ishin myslimanė sepse mesazhi vinte nga Zoti i njėjtė. Mysliman faktikisht do tė thotė dikush qė i ėshtė nėnshtruar vullnetit tė Zotit. Tė folurit e njeriut ėshtė i tillė qė nuk ka nevojė pėr tė dhėnė detaje tė panevojshme sa herė qė nxirret ndonjė fjalė nga goja. Tė folurit nė atė rast do tė ishte i mundimshėm dhe bajat. Edhe Kur’ani po qe se secilėn herė do tė jepte detajet e panevojshme nė secilin rast do tė ishte njė libėr i mėrzitshėm pėr t’u lexuar.

Prandaj e shohim se nuk ka kurrfarė kundėrthėnie nė ajetet e pėrmendura rreth besimtarit tė parė.

 

3. Nga ēka u krijua njeriu: nga uji (24:45), balta (15:26), dheu (3:59), gjaku i ngjizur (96:2) apo nga asgjėja (19:67)

 

 Skeptiku ka dėshiruar tė shohė kundėrthėnie nė ēėshtjen e krijimit tė njeriut ashtu siē pėrmendet nė Kur’an. Ajetet pėr tė cilat ėshtė supozuar se janė nė kundėrthėnie midis veti janė kėto:

 

a) “Ne e kemi krijuar njeriun nga balta e argjilit, e formėsuar...” (15:26)

 

b) “Rasti i Isait, tek All-llahu ėshtė njėlloj sikur rasti i Ademit: e krijoi nga dheu e pastaj i tha: “Bėhu” dhe ai u bė.” (3:59)

 

c) “Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur” (96:2)

 

d) “Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atė mė parė kur ai nuk ishte asgjė?” (19:67) 

e) “All-llahu krijoi secilėn gjallesė prej njė uji, e prej tyre ka qė ecin rrėshqanas nė barkun e vet, ka qė ecin nė tė dy kėmbėt e edhe asosh qė ecin nė tė katėr kėmbėt. All-llahu krijon ēka tė dojė, pse vėrtet All-llahu ka mundėsi pėr ēdo gjė” (24:45)

 

Pikė sė pari kur Zoti thotė nė Kur’an se njeriu u krijua nga dheu pėrkatėsisht balta (3:59, pėrkatėsisht 15:26), e duke e ditur se balta dhe dheu janė e njėjta gjė nė modifikim tjetėr, ėshtė e qartė se flitet pėr krijimin e njeriut tė parė – Ademit. Ajeti 3: 59 e sqaron kėtė shumė mirė dhe e plotėson ajetin 15:26. Dhe ėshtė naivitet tė pėrdoren kėto dy ajete si shembuj kontradikte kur dihet mirė se nė mėnyrė direkte as unė dhe as ti nuk krijohemi nga dheu. Pra kjo vlen vetėm pėr njeriun e parė. Gjithashtu ajeti 24:45 ku flitet pėr krijimin e gjallesave nga uji ėshtė mjaft i qartė dhe flet pėr krijimin fillestar tė botės sė gjallė. Ėshtė shumė mirė e ditur se uji ėshtė baza e zanafillės sė jetės dhe kėtė e pranon edhe shkenca, prandaj pėr mė tepėr ky ajet ėshtė njė mrekulli sepse mbėshtetet edhe nga shkenca moderne. Nė ajet nuk ėshtė thėnė decidivisht se krijimi kishte ndodhur vetėm nga uji kėshtu qė dheu, respektivisht balta e pėrmendur nė dy ajetet tjera e plotėson mrekullisht sentencėn fillestare tė krijimit tė gjallesave tė para dhe ka marė pjesė bashkė me ujin nė procesin e krijimit. Dheu pėrmban materie minerale dhe i pėrzier me ujė ėshtė baltė, apo jo?

Tash vijmė tek ajetet tjera ku thuhet se njeriu u krijua nga gjaku i ngjizur (96:2) apo nga asgjėja (19:67). Gjithashtu shkenca e vėrteton se njėra ndėr fazat nėpėr tė cilat kalon zhvillimi i embrionit nė mitrėn e nėnės ėshtė nė formė tė gjakut tė ngjizur. Njė mrekulli tjetėr shkencore e Kur’anit e thėnė para shumė shekujsh dhe e zbuluar shumė vonė, dhe jo njė kundėrthėnie. Dhe para se njeriu tė ishte gjak i ngjizur, ujė, dhe apo baltė ēka ishte ai? Ishte asgjė natyrisht. Perėndia e krijoi botėn nga asgjėja. Prandaj ēfarė kundėrthėnie ka kėtu?

Kjo ėshtė sikur tė thuash se fjalitė e mėposhtme e kundėrshtojnė njėra tjetrėn:

 

a) Buka u krijua nga mielli

 

b) Buka u krijua nga brumi

 

c) Buka u krijua nga gruri

 

d) Buka nė njė tė kaluar ekzistonte (ishte asgjė)

 

A ka ndonjė kundėrthėnie kėtu? Definitivisht jo! Ėshtė e vėrtetė se buka krijohet nga mielli apo gruri ashtu sikur ėshtė e vėrtetė se buka krijohet nga brumi; dhe gjithashtu ėshtė e vėrtetė se nė njė tė kaluar nuk ekzistonte fare as gruri, as mielli e as brumi! Qė tė katėr pohimet janė tė vėrteta dhe vetėm pse tregojnė faza tė ndryshme tė tė njėjtit proces nuk do tė thotė se e kundėrshtojnė njėra tjetrėn.

 

4. A u mbyt faraoni gjatė fundosjes (10:90-92)  apo jo (17:102-103)

 

a) “Ne i kapėrcyem beni israilėt pėrtej detit, e faraoni dhe ushtria e tij i ndoqi mizorisht dhe armiqėsisht derisa e pėrfshiu atė pėrmbysja, e ai tha: "Besova se nuk ka zot tjetėr pos Atij qė i besuan beni israilėt, edhe unė jam nga muslimanėt!" Ti tani beson, ndėrsa mė parė kundėrshtove dhe ishe njėri prej shkatėrruesve! Sot po tė shpėtojmė ty (po tė nxjerrim prej detit) me trupin tėnd (tė vdekur), qė tė shėrbesh si argument pėr ata qė vijnė pas teje. Vėrtet, ekziston njė shumicė njerėzish qė nuk hulumtojnė argumentet Tona.” (10:90-92)

 

b) “Ai (Musai) tha: "Po ti e di se ato (mrekullitė) nuk i zbriti kush tjetėr pos Zotit tė qiejve e tė tokės, i zbriti tė dukshme, e unė besoj, o faraon, se ti je i shkatėrruar".Ai (faraoni) deshi t'i dėbojė ata nga vendi (Egjipti), kurse Ne e pėrmbysėm atė dhe tė gjithė ata qė ishin me tė sė bashku.” (17:102-103).

 

Sikur edhe tė gjitha rastet e mėparshme edhe kjo kontradiktė e supozuar ėshtė vetėm njė tentim i pasuksesshėm pėr tė manipuluar me ajetet e Kur’anit. Kur’ani tek 17:102-103 e tregon faktin se Zoti e dėnoi Faraonin me pėrmbytje dhe Faraoni vdiq gjatė pėrmbytjes, ndėrsa tek 10:90-92 bėhet e ditur se trupi (i vdekur) i Faraonit u shpėtua nė mėnyrė qė tė shėrbente si argument pėr popujt qė do tė vinin. Kėtu jo vetėm qė nuk ka kundėrthėnie por kjo ėshtė njė profeci e bėrė nga Zoti nė Kur’an e cila u vėrtetua shumė shekuj mė vonė kur u zbulua mumja e cila doli tė jetė pikėrisht e Faraonit tė kohės sė Musaut. Pėrkundėr Biblės e cila pohon se faraoni vetėm u pėrmbyt dhe nuk tregon asgjė mė tutje, Kur’ani nė mėnyrė tė saktė e pėrshkruan ndodhinė e Faraonit. Kjo nė tė njėjtėn kohė do tė shėrbejė edhe si argument se Kur’ani nuk ėshtė kopje e Biblės sepse nėse dalim me kėtė supozim naiv atėherė shtrohet pyetja: prej nga e dinte Kur’ani faktin se trupi i Faraonit do tė shpėtonte nga pėrmbytja?

 

5. Nėse Allahu ėshtė njė Zot i vetėm pėrse nė Kur’an Zoti pėrdor pėr veti Ne (11:8,  11:15, 2:3 etj etj)

 

Nė arabisht sikur edhe nė shumė gjuhė tė tjera ekziston pėrveē shumėsit i cili tregon numrin edhe i ashtuquajturi shumėsi i respektit. Kur’ani ėshtė mjaft i qartė se ekziston vetėm njė Perėndi dhe nė rastet kur Zoti pėr veti pėrdor Ne ėshtė shumė e qartė se bėhet fjalė pikėrisht pėr kėtė shumės tė respektit. Njė formė e tillė sintakse ėshtė e njohur shumė mirė edhe nė gjuhėn shqipe. Unė mund tė pėrdori ‘neve’ apo ‘ne’ pėr veten time dhe nuk ka asgjė tė parregullt gramatikisht. Gjithashtu unė mund tė tė drejtohem ty (duke qenė ti njė person i vetėm) me ‘ju’ dhe kjo sėrish nuk tregon se ti je shumė persona por kjo pėrdoret nė shenjė respekti. Nė mėnyrė tė njėjtė ekziston shumėsi i respektit nė pothuajse tė gjitha gjuhėt semitike (pėrfshirė hebraishten, arabishten, arameishten etj) dhe nė mjaft gjuhė tė tjera botėrore.

 


 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1