"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Jezusi - Muslimani

 Ali Ataie


 

         Debati ėshtė zhvilluar me shekuj. A ishte Jezusi historik nga Nazareti vetėm  njė rabin i madh apo ishte diēka mė tepėr?

A ishte ai njė pacifist revolucionar apo ishte njė ēifut fanatik i vendosur tė pėrzė jashtė rrangullat romake. Mbase ishte Mesia i hebrenjve  dhe Profeti i Zotit apo ndoshta Zoti vetė? Ndoshta ai nuk ekzistonte fare, ose ishte njė grua e quajtur Sofie?  A ishte njė Sufi? Njė Jogi Hindu? Njė esen? Njė samaritan? Njė hipokrit? Si  besim themelor i komunitetit musliman, pėrgjigja e pyetjes pėr identitetin e Jezusit (Isait a.s) ėshtė shumė e qartė.

          Pyetja reale ėshtė: nėse Jezusi do tė ishte gjallė nė ditėt tona, cilėn nga tri traditat Abrahamike do ta kishte pėrcjellė ai? Kjo pyetje mund tė pėrgjigjet duke shikuar thellė nė katėr narracionet ungjillore tė shėrbesės sė Jezusit tė gjendura nė Dhiatėn e Re. Para se gjithash, mė leni tė them se ėshtė mė se e qartė se kėta katėr autorė tė ashtuquajturve “ungjij” kanė definuar agjendėn teologjike qė ata kanė dėshiruar tė gjendet nėpėr shkrimet e tyre.

          Tek Marku (68 – 70 pas Krishtit), Jezusi ėshtė konsideruar si Mesia i fshehur, Profeti i pėrvuajtshėm dhe gjykatėsi i ardhshėm eshatologjik i cili “nuk erdhi qė t’i shėrbejnė, por qė tė shėrbej dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetave”(Marku 10:45). Mateu (80 pas Krishtit) e paraqet Jezusin si njė Mėsues tė Madh dhe si Mesinė e qartė ēifut i cili ka ardhur qė tė “plotėsojė Ligjin dhe profetėt” (Mateu 5:17). Luka (85 – 90 pas Krishtit) e sheh Jezusin si Mesinė universal i cili ėshtė dėrguar qė tė vdesė pėr mėkatet e njerėzimit. Luka ėshtė i pari evangjelist qė e pagėzon Jezusin “Soter”, domethėnė Shpėtimtar (Luke 2:11). Pėrfundimisht, tek Gjoni (90 – 100 pas Krishtit), Jezusi ėshtė Fjala Hyjnore (Logos) qė nis krijimin pėr atė i cili i kėshillon pėrkrahėsit e tij: “nė qoftė se dikush mė shėrben, Ati im do ta nderojė.” (Gjoni 12:26). Ēka ndodhi me “unė nuk erdha qė tė shėrbehem”? Ēuditėrisht, nė njė interval kohe prej vetėm disa dekadash, Jezusi evoluoj prej njė njeriu tė pėrvuajtur nė njė zot tė plotfuqishėm.

          Prapė se prapė ne me tė vėrtetė nuk kemi zgjidhje; ne detyrohemi tė pėrdorim kėto burime sepse kjo ėshtė ajo ēka tė krishterėt kėrkojnė prej nesh. Sipas kristianėve tė rilindur (born-agains)  nėse nuk ka ekzistuar nė Bibėl ,  nuk ka ekzistuar fare. S’ka rėndėsi pėr tani  boshllėk i turpshėm nė tė dhėnat Ungjillore rreth jetės sė Jezusit mes viteve 12 – 30 qė evangjelistėt kanė zgjedhur ta injorojnė plotėsisht ose tėrėsisht e kanė lėnė nė harresė. Duket e pazakonshme qė njė njeri tė cilit njė pjesė e madhe e njerėzimit i referohet si Zoti i ardhur nė mish, nuk ka pothuajse asgjė pėr tė treguar pėr vetveten gjatė 30 viteve tė para tė jetės sė tij. Nė tė 30-tat, Aleksandri i Madh kishte pushtuar shumicėn e botės sė njohur. Nė tė 30-tat, profeti Muhamed ishte i njohur nga tė gjithė tė afėrmit e tij si al-Ameen, i Sinqerti; reputacion ky i pėrhapur pėrgjatė gjithė gadishullit Arabik. Nė tė 30-tat, profeti Moisiu ishte i edukuar nga e gjithė njohuria e Egjiptit antik dhe ishte thirrur si Princ i Egjiptit.

            Ėshtė njė fakt i sigurt historik se Moisiu kurrė nuk e kishte dėgjuar fjalėn “Judaizėm” gjatė gjithė jetės sė tij tokėsore. Sipas studiuesve, kjo fjalė ishte shpikur diku kah vitet e vona tė shekullit tė shtatė  p.e.s. pasi Sirianėt i sulmuan dhe kishin zhdukur dhjetė nga dymbėdhjetė fiset e Izraelit, diku 600 vjet apo diēka ashtu pas vdekjes sė Moisiut. Nė kėtė kohė kishte ēifut por jo edhe Judaizėm. Fjala “ēifut” megjithatė paraqiste mė shumė identitetin fisnor sesa atė religjioz. Interesant, Moisiu madje as nuk ėshtė  i kualifikuar pėr kėtė. Na ėshtė thėnė: “Kėto janė familjet e Levit: familja e Libnitėve, familja e Hebronitėve, familja e Mahlitėve, familja e Mushitėve, familja e Korahitėve. Dhe Kohathit i lindi Amrami. Gruaja e Amramit quhej Jokebed; ishte bijė e Levit dhe i kishte lindur Levit nė Egjipt; nė Amram ajo lindi Aaronin, Moisiun dhe Miriamin, motrėn e tyre.” (Numrat 26:58 – 59). Ai ishte Levit, jo ēifut.

          Gjersa Moisiu ishte Levit nga fisi, cili ishte religjioni i tij? Musliman! Ai ishte njė njeri i cili qetėsisht dhe me gjithė qenien e tij i nėnshtrohej tėrėsisht Vullnetit tė tė Plotfuqishmit. Ai “hėngėr dhe fjeti” me religjion. Krahasoje kėtė me tė krishterėt e ditėve moderne tė cilėt besojnė se shkuarja nė kishė njė herė nė javė tė Dielėn dhe dėgjimi me kujdes i njė njeriu qė bėnė melodi me gishtat e tij nė banxho prezanton sakrificėn personale dhe nėnshtrimin e plotė Vullnetit tė Zotit.

          A ishte Jezusi jude? Shumicėn e tė krishterėve i gjen tė besojnė se ai ishte pasardhės i Davidit, nga fisi i Judės. Kontradiktat e dhėna pėr prejardhjen e Jezusit janė material pėr njė artikull tė njė here tjetėr. Megjithėse fjala Judaizėm ishte pėrdorur gjatė kohės sė Jezusit, mbetet njė fakt se ky emėr asnjėherė nuk ėshtė menduar tė jetė pėr religjionin e Bijve tė Israilit. Ju mund ta lexoni ēdo verset tė 39 librave tė Biblės Hebraike si edhe shtatė librat e  Apokrifisė dhe ju asnjėherė nuk do ta hasni emrin “Judaizėm”. A harroi Zoti ta emėronte popullin e tij tė zgjedhur?

          A ishte Krishti i krishter? Absolutisht jo! Luka na tregon neve se kjo fjalė i krishter sė pari ėshtė pėrdorur si nėnēmim pėr ata qė kanė pėrcjellur rrugėn e Jezusit, Mesisė sė hebrenjėve: “Dhe dishepujt sė pari ishin quajtur tė krishterė nė Antiok” (Veprat 11:26) Si ishin quajtur dishepujt nga Zoti? Allahu na tregon neve: “E kur e kuptoi Isai vendosmėrinė e tyre nė mosbesim (dhe qėllimin qė ta mbysin) tha: “Kush janė ndihmėtarėt e mi pėr nė rrugė tė Allahut?” Havarijjunėt thane:”Ne jemi ndihmėtarė tė fesė sė Allahut, ne i besuam Allahut , e ti dėshmo pėr ne se jemi muslimanė (tė bindur, tė dorėzuar)!”(Kuran 3:52). Prandaj Jezusi vet ishte gjithashtu njė musliman.

          Le tė fillojmė nga mėnyra e tė folurit tė Jezusit. Pas “ringjalljes” sė tij tė supozuar nga vdekja, ai pėrshėndet apostujt e tij tė mėrzitur nga Dhoma e Sipėrme me fjalėt “Paqja qoftė me ju” (Luka 24:36) ose nė Hebraishte “Shalom malaihem” ose ndoshta nė Aramaike “Shlama alaikum”. Kjo ėshtė saktėsisht e njėjtė me atė se si MUSLIMANĖT e pėrshėndesin njėri tjetrin. Nė Arabishte, poashtu edhe kjo pra njė gjuhė Semite, ne themi “As-salamu alaikum” – Paqja qoftė me ju. S’ka njeri nė Tokė, madje as ēifutėt, qė kanė vazhduar tė pėrdorin kėtė pėrshėndetje pėrveēse muslimanėve.

          Gjatė predikimit nė mal siē ėshtė raportuar nga Mateu 5, Jezusi ju mėson pasuesve tė tij Urimin e Zotit dhe pastaj reciton nėntė deklaratat tė njohura si Lumturia e Plotė. Nė versetin e 9 ai thotė : “Tė bekuar janė pajtuesit: ata do tė quhen fėmijėt e Zotit”. Fjala greke pėr pajtuesit, eirenepoios – ėshtė e nxjerrė nga fjala paqe ose eireny. Versioni Aramaik Pshiita i Dhiatės sė Re bazuar nė manuskriptet origjinale nė greqishte e jep kėtė versetė nė gjuhėn origjinale tė Jezusit si: Goovay hoon la'ovdai shlomo, davanaa-hi d'Aloho nethqroom. Vini re fjalėt Aloh dhe la'ovdai shlomo pėr “Zot” dhe  respektivisht “pajtuesit”. Ata tė cilėt bėjnė shlomo janė po ata qė bėjnė salam, Muslimanėt!

          Fjalėt Eirenepoios, La'ovdai shlomo dhe Muslimoon tė gjitha kanė kuptim identik, ai ėshtė, tė nėnshtruarit paqėsor  ndaj Vullnetit tė Shenjtė tė Aloh-ut (Zotit). Shoqėria Biblike Aramaike pėrktheu Luken 6:40 nė Hebraishte si: Ein talmeed na'leh al rabbo, shekken kal adam, she'mushlam yihyeh ka rabbo, qė nė shqip do tė thotė: “Dishepulli nuk ia kalon mėsuesit tė vet, madje ēdo dishepull qė ka mėsuar  (Mushlam, Musliman) do tė jetė si mėsuesi i vet.”

          Mateu na tregon neve se Jezusi e luti Zotin e tij qė ta shpėtojė atė nga poshtėrimi i kryqėzimit duke u lutur nė mėnyrė shumė specifike: “Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej duke thėnė: ``Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti”. (Mateu 26:39). Jezusi i shtrirė nė fytyrėn e tij siē bėjnė Muslimanėt nė faljet e tyre ditore, i lutet Zotit pėr ndihmėn e tij hyjnore nėse Ai dėshiron – “insha’allah”. Mateu gjithashtu na tregon neve se kur dishepujt e dėgjuan zėrin e Zotit nė mal gjatė shpėrfytyrimit, ata “ranė me fytyrė pėr tokė dhe i zuri njė frikė e madhe” (Mateu 17:6). Gjithashtu lexoni se si profetėt Hebrenjtė faleshin nė kėtė mėnyrė saktėsisht tek Joshua 5:14, 1 e Mbretėrve 18:42, Numrat 20:6, Zanafilla 17:3. Kush tjetėr pėrveē se muslimanėve vazhdon tė falet nė kėtė mėnyrė?

          Tora na tregon neve se Moisiu dhe Aaroni kishin pėr tė pastruar gjymtyrėt e jashtme nė mėnyrė qė tė ishin nė gjendje tė faleshin “Dhe me kėtė ujė, Moisiu, Aaroni dhe bijtė e tij lanė duart dhe kėmbėt; kur hynin nė ēadrėn e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun.” (Eksodi 40: 31 –32). Gjoni gjithashtu na tregon neve pėr njė pellg qė gjendej jashtė rrethinave tė Tempullit qė ēifutėt gjatė kohės sė Jezusit e pėrdornin pėr tė bėrė pastrimin e tyre. Jezusi i referohet kėtij pellgu pasi e shėroi njė person nga verbėrimi: “Pastaj i tha: ``Shko, lahu nė pellgun e Siloamit`` (qė do tė thotė: dėrguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parė. “ (Gjoni 9:7). Kush tjetėr pėrveē se muslimanėve vazhdojnė tė kryejnė pastrimin nė kėtė mėnyrė?

          Ndoshta ne duhet tė presim deri nė Ardhjen e Dytė tė Jezusit qė ta pyesim atė vet. Megjithatė njė gjė ėshtė e qartė, qė tė dy palėt, Muslimanėt dhe tė Krishterėt janė duke e pritur me padurim ardhjen e birit tė Marisė dhe mund tė thonė njėzėri siē kishte thėnė njėherė njėri nga dishepujt e zgjedhur tė Jezusit: “Maranatha” – “Eja o Zotėri, eja”!

          “Kjo ėshtė (fjalė) e vėrtetė, rreth Isait, birit tė Merjemes nė tė cilin ata shkaktojnė dyshime.” (Kuran 19:34).

 


Shqipėroi Kujtim Sejdiu

 

   

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1