"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Ž RIKUJTIMI I HISTORISĖ - Hebreo-Krishterimi dhe Sh. Pali 

    


 

Shumica e tė krishterėve besojnė se Ungjijtė janė shkruar nga dėshmitarė tė drejtpėrdrejt te jetės sė Jezusit dhe, pėr kėtė arsye, ata paraqesin dėshmi tė padyshimta mbi ngjarjet qė e kanė stolisur dhe predikmiet e tij. Si do tė mund tė dikutohej mbi kėshillat qė dalin nga ata, kur janė dhėnė garanci tė tilla lidhur mė origjinalitetin, si do tė mund tė dyshohej nė vlerėn e institucionit tė Kishės duke zbatuar direktiva tė pėrgjithshme qė i ka dhėnė vetė Jezusi? Botimet e tashme tė Ungjijve, qė i janė dedikuar popullarizimit, pėrmbajnė komentime qėllimi i tė cilave ėshtė qė tė pėrhapin pikpamje tė tilla nė publik.
Cilėsia e dėshmitarėve tė redaktimit tė Ungjijve iu paraqitet si aksiomė besimtarėve. Po a thua shėn Justini, nga mesi i shekullit II, nuk i quajti Ungjijtė Memoare tė Apostujve. Pastaj, flitet me aq saktėsi pėr autorėt, sa qė pyesim se si do tė mund tė dyshohej nė saktėsinė e tyre; Mateu ishte person shumė i njohur, "nėnpunės dogane nė Kafarnaum", dihet se e ka njohur gjuhėn arameje dhe greke. Marku, gjithashtu, ėshtė indentifikuar nė mėnyrė tė pėrsosur si bashkėpunėtor i Pjetrit; nuk ka asnjė dyshim se ka qenė edhe dėshmitar i ngjarjeve. Luka ėshtė "mjeku i dashur" pėr tė cilin flet Pali: njoftimet pėr tė janė mjaft tė sakta. Gjoni ėshtė apostull gjithnjė i afėrt me Jezusin, djalė i Zebedeut, peshkatar nė liqenin e Genezaretit.
Studimet bashkėkohore mbi fillimet e krishterimit tregojnė se kjo mėnyrė e paraqitjes sė gjėrave nuk i pėrgjigjet aspak realitetit. Do tė shohim se ē' ndodh me autorėt e Ungjijve. E sa i pėrket dhjetėvjeēarėve pas misionit tė Jezusit, duhet tė dimė se ngjarjet aspak nuk janė zhvilluar ashtu siē ėshtė thėnė dhe se me shkuarjen e Pjetrit nė Romė nuk u vunė themelet e Kishės. Por, pėrkundrazi, qė nga ai ēast Jezusi e lėshoi kėtė tokė, nga gjysma e dytė e shekullit II ose gjatė mė shumė se njė shekulli, ėshtė zhvilluar luftė e ashpėr ndėrmjet dy tendencave: ndėrmjet asaj qė mund tė quhet krishtėrim palian dhe hebreo-krishterimit: i pari e ka mundur gradualisht tė dytin dhe krishterimi palian ngadhnjeu mbi atė hebreo-krishter.

Njė numėr shumė i madh punimesh tė botuara nė dhjetėvjetėshat e fundit, tė bazuar nė zbulimet e kohės sonė, bėnė tė mundur qė tė arrijmė deri te botėkuptimet bashkėkohore me tė cilat lidhet emri i kardinal Danielit. Artikulli qė e ka botuar nė dhjetor tė vitit 1967, nė revistėn "Etudes": "Pikėpamje e re pėr periudhėn e krishterimit dhe tė hebreo-krishterimit", duke huazuar punimet e mėhershme, ai trazon historinė dhe na mundėson ta vendosim paraqitjen e Ungjijve nė njė kontest shumė mė tė ndryshėm nga ai qė e theksojnė raportet, qė janė destinuar pėr masat e gjera. Kėtu mė poshtė do tė japim njė pėrmbledhje tė pikave thelbėsore tė artikullit tė tij, me citate tė shumta:
Pas Jezusit, "njė grup i vogėl apostujsh" e formojnė njė "sekt Hebre besnik ndaj rregullave dhe kultit tė tempullit". Pėrsėri, kur kėsaj i shtohen edhe konvertitėt e ardhur nga paganizmi, atyre u propozohet, nėse mund tė thuhet, njė regjim i posaēėm: Koncili i Jeruzalemit, viti 49, i liron nga synetia (rrethprerja)  dhe nga rregulllat Hebraike: "shumė hebreo-krishter e refuzojnė kėtė koncesion". Ky grup ėshtė krejtėsisht i ndarė nga Pali. Aq, mė tepėr lidhur mė paganėt qė iu bashkuan krishterimit, Pali dhe hebreo-krishterėt kacafyten (incidenti vitit 49 nė Antioki). "Pėr Palin, po edhe pėr hebrejtė syneti, sabati dhe kulti i tempullit qė nga kjo kohė u bėnė tė parėndėsishėm. Krishtėrimit iu desh tė lirohej nga pėrkatėsia politiko-fetare hebraike nė mėnyrė qė tė hapej ndaj paganėve".
Pėr hebreo-krishterėt qė mbetėn "izraelit besnikė", Pali ishte tradhėtar; dokumentet hebreo-krishtere e konsiderojnė si "armik", duke e paditur pėr shkak "tė dyftyrėsisė taktike", por "hebreo-krishterizmi deri nė vitin 70 paraqet shumicėn e Kishės", kurse "Pali mbeti i izoluar". Shef i bashkėsisė atėherė ishte Jakovi, kushėriri i Jezusit. Me tė (nė fillim) ėshtė Pjetri dhe Gjoni. "Jakovin mund ta konsiderojmė shtyllė tė hebreo-krishterimit qė qėndroi vendosmėrisht i angazhuar nė hebraizėm pėrkundėr krishtėrimit palian". Familja e Jezusit zė vend tė madh nė kėtė kishė hebreo-krishtere tė Jeruzalemit. "Trashėgimtari i Jakobit do tė jetė Simoni, djali i Kleopasit, kushėri i Zotėrisė".
Kardinal Danieli kėtu citon shkrimet judeo-krishtere qė shprehin pikėpamjen pėr Jezusin e kėsaj bashkėsie, fillimisht tė formuar prej apostujve: Ungjijtė e hebrejve (sipas njė bashkėsie judeo-krishtere nė Egjipt), Hipotipozat e Klementit, Apokalipsi i Dytė i Jakovit, Ungjilli i Tomės24. "Pa dyshim, me hebreo-krishterimin duhen lidhur pėrmendoret mė tė lashta tė literaturės sė krishterė", tė cilėn kardinal Danieli e pėrmend hollėsisht.
"Gjatė shekullit tė parė tė kishės, hebreo-krishterimi nuk ėshtė dominues vetėm nė Jeruzalem dhe nė Palestinė. Duket se misioni judeo-krishterė ėshtė zhvilluar gjithkund para misionit tė Palit. Mu kjo shpjegon se si letrat e Palit vazhdimisht aludojnė nė pėrleshje". Gjithandej do tė hasen tė njėjtėt armiq, nė Galile, nė Korint, nė Kolosos, nė Romė, nė Antioki.
Bregdeti siriano-palestinez, prej Gazės deri nė Antioki, ishte judeo-krishter, "si e dėshmojnė Veprat e Apostujve dhe shkrimet e Klementit". Lidhur me ekzistimin e judeo-krishterėve nė Azinė e Vogėl dėshmojnė letrat e Palit drejtuar Galatasve dhe Kolosianėve. Shkrimet e Papisė njoftojnė mbi hebreo-krishterimin nė Frigji. Nė Greqi, letra e parė e Palit drejtuar Korintasve mendon nė judeo-krishterėt, posaēėrisht nė Apollosin. Roma ėshtė njė "qendėr e rėndėsishme", sipas letrės sė Klementit dhe Bariut tė  Hermasit. Pėr Svetonin dhe Tacitin, tė krishterėt janė njė sekt Hebre. Kardinal Danieli mendon se ungjėllizimi i parė i Afrikės ka qenė hebreo-krishterimi. Me tė lidhen Ungjijtė e hebrejve dhe shkrimet e Klementit tė Aleksandrisė.
Ėshtė me rėndėsi tepėr tė madhe tė dihen kėto fakte nė mėnyrė qė tė kuptohet nė ē'atmosferė lufte ndėrmjet bashkėsive janė shkruar Ungjijtė. Rregullimi i teksteve qė i kemi sot, pas gjithė atyre pėrpunimeve, ka filluar tė bėhet rreth vitit 70, nė epokėn kur dy bashkėsitė rivale janė nė luftė e sipėr, kurse hebreo-krishterimi dominonte akoma. Por, me luftėn hebreite tė vitit 70 dhe rėnien e Jeruzalemit, gjendja do tė rrokulliset. Ja si e shpjegon kardinal Danieli fundin:
"Pasi hebrejtė u diskredituan nė Mbretėri, tė krishterėt pėrpiqen qė tė shkėputen nga ata. Tė krishterėt helenistė do tė marrin iniciativėn: Pali do tė korrė fitore postmorte; krishterimi sociologjikisht dhe politikisht do tė ndahet nga judaizmi; ai do tė bėhet populli i tretė. Por, deri nė kohėn e revoltės sė fundit hebreite, nė vitin 140, hebreo-krishterimi do tė ketė dominim kulturor".
Prej vitit 70, nė periudhėn qė datohet para vitit 110, do tė krijohen Ungjijtė: i Markut, i Mateut,i Lukės dhe i Gjonit25. Ata nuk janė dokumentet e para krishtere tė shkruara: letrat e Palit janė shumė mė tė vjetra se ata. Sipas O. Culmanit, Pali nė vitin 50 e ka redigjuar letrėn e vet drejtuar Selanikasve. Por ajo, pa dyshim, ka humbur disa vjet para se tė pėrfundohej Ungjilli i Markut.
Figura mė e diskutueshme e krishterimit, tė cilėn familja e Jezusit dhe apostujt qė qėndruan nė Jeruzalem bashkė me Jakobin e konsideronin tradhėtar tė mendimeve tė Jezusit- Pali, e ndėrtoi krishterimin nė dėm tė atyre qė Jezusi i mblodhi rreth vetes pėr ta pėrhapur mėsimin e tij. Pasi nuk e kishte njohur Jezusin e gjallė, ai arsyetoi legjitimitetin e mendimit tė tij, duke pohuar se Jezusi i ėshtė paraqitur nė rrugė pėr nė Damask. Ėshtė e lejueshme tė bėhet pyetja ēfarė do tė ishte krishterimi pa Palin dhe mbi kėtė temė do tė mund tė ndėrtoheshin shumė hipoteza. Por, sa i pėrket Ungjijve, sikur mos tė egzistonte lufta ndėrmjet bashkėsive qė u bė me pėrēarjen e Palit, do tė mund tė vinim bast se sot nuk do t'i kishim shkrimet qė i kemi. Duke u paraqitur nė periudhėn e luftės intenzive ndėrmjet dy bashkėsive, kėto "shkrime luftarake", siē i cilėson R.P. Kannengiesser, dolėn nga shumėsia e shkrimeve tė publikuara mbi Jezusin, kur krishterimi i stilit palian ngadhėnjeu pėrfundimisht dhe e pėrpiloi pėrmbledhjen e vet tė teksteve zyrtare, "Kanonin", i cili i pėrjashtoi dhe i gjykoi si tė kundėrta me besimin e vėrtetė tė gjitha dokumentat e tjera qė nuk ishin nė pėrputhje me linjėn qė e kishte zgjedhur Kisha.
Edhe pse judeo-krishterėt nuk ishin bashkėsi me ndikim , pėr ta dėgjohet akoma dhe flitet nėn shprehjen e pėrgjithshme "tė hebraizmit". Kardinal Danieli kėshtu e evokon fundin e tyre:
"Tė ndarė nga Kisha e Madhe, e cila gradualisht lirohet prej prangave hebraike, ata shpejt do tė shkatėrrohen nė Perėndim, por gjurmėt e tyre do tė mund tė ndiqen prej shekullit III deri nė shekullin IV nė Lindje, sidomos nė Palestinė, Arabi, Transjordani, Siri, Mesapotami. Disa do t'i absorbojė Islami, qė pjesėrisht ėshtė trashėgimtarė; disa do tė lidhen me ortodoksėt, duke e ruajtur pėrsėri bazėn e kulturės semite, dhe diēka nga ata vazhdon tė jetojė nė Kishat e Etiopisė dhe tė Kaldejes".

 


 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1