"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Ž Ungjilli i Gjonit apo thashethėma e Gjonit ! 

  


 

Ungjilli sipas Gjonit konsiderohet tė jetė  i njohur pėr pėrmbajtjen e doktrinės sė mishėrimit tė Zotit nė Jezusin e cila paraqitet qė nė fillim tė Ungjillit:

“Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi.” (1:1)

 

Duke vazhduar tutje:

 

“Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit” (1:14)

 

 

Fjalėt e mėsipėrme i atribuohen ose i janė atribuar Gjonit dhe duke qenė se Gjoni ishte njėri nga dishepujt e Isait (Jezusit), dėshirohet me kėtė tė krijohet imazhi se nuk ishte Pali ai qė krijoi doktrinėn e mishėrimit tė Perėndisė nė trup njeriu tek Jezusi, por ishte Gjoni.

Ky pohim do tė ishte i mbėshtetur po qe se Ungjilli sipas Gjonit tė paktėn do tė ishte i ngjashėm dhe koherent sikur tre ungjijt e parė. Sidoqoftė, Ungjilli sipas Gjonit vihet nė dyshim dhe pasiguri nga vetė tė krishterėt. Njė numėr i madh i tė krishterėve tė shekullit tė dytė e kanė mohuar mundėsinė qė Gjoni t’a ketė shkruar atė. Nė kohėt e sotme autenticiteti i kėtij Ungjilli ėshtė bėrė qendėr e debateve dhe mospajtimeve.

Ireneusi, Origeni, Klementi dhe Euzebiusi ishin tė parėt qė ngritėn pohimin se ky ungjill ishte vepėr e apostullit Gjon. Megjithatė, nė atė kohė (254 pas Krishtit), njė grup i tė krishterėve refuzuan qė ta pranojnė pohimin se Gjoni apostull e kishte shkruar kėtė ungjill. Sipas Enciklopedisė Britanike, qėndrimi i kėtij grupi ishte si vijon:

 

“Njė dėshmi pozitive pėr konkluzionin kritik nxirret nga ekzistenca e njė grupi tė tė krishterėve tė Azisė sė Vogėl tė cilėt rreth vitit 165 e mohuan qė ungjilli tė ishte shkruar nga Gjoni, por pohuan se ishte vepėr e Cerintusit. Atribuimi ėshtė padyshim i gabueshėm, por a do tė mundnin kėta tė krishterė, tė cilėt ishin me numėr tė mjaftueshėm qė tė meritonin njė diskutim tė gjatė nga Shėn Epifaniusi mė 374-377, dhe tė cilėt mbėshtetnin ungjijt sinoptikė, t’u kundėrvihen guximshėm Gnostikėve dhe Montanistėve, dhe tė cilėt iu shmangėn ēdo emėrtimi  special derisa Peshkopi ua vuri nofkėn “Alogi” (mohues iracional tė Logos-Ungjillit); pra a do tė mundinin kėta nė njė vend tė tillė dhe nė njė kohė tė tillė tė mbanin pikėpamje tė tilla po qe se origjina apostolike e ungjillit do tė ishte e pakontestueshme.”

 

Se ka fakte edhe brenda pėr brenda ungjillit se ai nuk ėshtė i shkruar nga Gjoni ėshtė evidente. Sidoqoftė, autori i Ungjillit sipas Gjonit duket tė ketė qenė padyshim teolog Hebraik i cili ishte mjaftė mirė i familjarizuar me mendimet dhe idetė hebraike. Siē duket nga Veprat e Apostujve 4:13, dishepulli Gjon, bir i Zebedeut ishte i pashkolluar. Mirėpo Ungjilli sipas Gjonit na e zbulon se autori i tij ishte thellėsisht i mėsuar dhe i pėrkiste njė familjeje tė shquar. Pėrkundėr kėsaj Gjoni (apostull) biri i Zebedeut kishte njė status tė ulėt nga kėndvėshtrimi shoqėror. Pėrveē kėsaj, pėrmbajtja dhe stili i Ungjillit sipas Gjonit nė mėnyrė radikale ndryshon nga tė tre ungjijt e tjerė.

Personi i parė i cili e pėrshkruajti ungjillin e katėrt si vepėr tė Gjonit apostull, ishte Ireneusi, i cili, sipas shkollarėve Kristianė nuk ėshtė i besueshėm dhe as qė ishte ekspert nė fushėn e tė analizuarit kritik. Pėr arsye tė njėjta, njė numėr i madh i shkollarėve kristianė nė kohėt e tanishme e shohin kėtė ungjill si fabrikim dhe mendojnė se ai nuk do tė duhej tė pėrfshihej krahas librave tė tjera tė Biblės.

Ata shkollarė kristianė tė cilėt e konsiderojnė kėtė ungjill si korrekt dhe tė cilėt duan qė ta mbrojnė nga akuzat pėr fabrikim, janė virtualisht unanim se autori i Ungjillit tė katėrtė nuk ka qenė Gjoni (biri i Zebedeut), por Gjoni i Vjetri. James Mackinon shkruan:

“Ka shumė gjasa qė Ireneusi, saktėsia dhe mprehtėsia e tė cilit nuk lėnė shumė pėr tu dėshiruar, e ka ngatėrruar atė (apostullin Gjon) me njė Gjon tjetėr (Gjonin e Vjetėr) tė pėrmendur nga Papiasi i Hierapolisit nė Azi, nė ēerekun e dytė tė shekullit tė dytė, njėjtė edhe sikur me Profetin Gjon tė Librit tė Zbulesės”

 

Shkollari i mirėnjohur kristian nga Pakistani, Barakatullah, shkruan:

 

“Ne kemi arritur nė konkluzionin se tė pohuarit se  Ungjilli sipas Gjonit ėshtė shkruar nga Gjoni biri i Zebedeut, ėshtė i pasaktė”

 

Barakatullah tutje vazhdon:

 

“E vėrteta ėshtė se teologėt nuk janė tė vullnetshėm qė tė pranojnė pa debat se ungjilli i katėrt ėshtė shkruar nga Gjoni biri i Zebedeut. Dhe nė pėrgjithėsi, janė parė teori pėr tė kundėrtėn”.

 

Barakatullahu nė librin e tij, ėshtė pėrpjekur qė nė detaje tė thella ta vėrtetojė pohimin e tij se autor i Ungjillit tė katėrt nuk ėshtė Gjoni biri i Zebedeut. Pėrse Barakatullahu, njė shkollar kristian me besim tė madh do tė dėshironte ta rrėnjosė dhe vėrtetojė kėtė fakt? Ai sēaron me fjalėt vijuese:

 

“Ata teologė tė cilėt besojnė se ungjilli i katėrtė ėshtė shkruar nga Gjoni biri i Zebedeut- ata nė pėrgjithėsi nuk pranojnė rėndėsinė historike tė kėtij ungjilli. Teoria e tyre ėshtė se ungjilli i katėrt ėshtė pa ngjarje historike, dhe se pėrmbajtja e tij i takon autorit i cili e vė atė nė gojėn e Fjalėve tė Zotit.”

 

Faktikisht, atribuimi i ungjillit tė katėrt si vepėr e apostull Gjonit birit tė Zebedeut, e sjell autenticitetin e tij nė rrezik serioz. I nderuari mė sipėr ka tentuar qė tė tregojė se ky ungjill ėshtė shkruar nga Gjoni i Vjetri. Hulumtimet e tij indikojnė se Gjoni i Vjetri ishte gjithashtu nxėnės i Jezusit, por nuk llogaritej midis dishepujve. Sipas kėsaj, Gjoni i Vjetri ishte njė i ri dhe u nderua nga Jezusi nė ditėt e tij tė fundit duke e pėrfshirė atė nė shoqėrinė e tij. Gjoni i Vjetri ishte njė person i kulturuar dhe i mėsuar nė Dhjatėn e Vjetėr. Ai i takonte njė familjeje tė shquar gjė qė shprehet nė ungjillin e tij. Shumė tė krishterė nė pėrgjithėsi e kanė pranuar kėtė konkluzion sot, gjė qė ka rezultuar nė mohimin se Gjoni apostull,  biri i Zebedeut ėshtė autor i ungjillit tė katėrt.

Konkludimi i mėsipėrm ėshtė pa ndonjė themel. Pėrveē mbrojtjes sė origjinalitetit tė ungjillit tė Gjonit, nuk mund tė shihet ndonjė arsyetim tjetėr. Pyetja qė akoma nuk ėshtė pėrgjegjur ėshtė se a ishte Gjoni i Vjetri, pėrveē dymbėdhjetė apostujve, njė nxėnės tjetėr i Jezusit.  Pėrse ai nuk ėshtė pėrmendur nga Marku, Luka dhe Mateu nė ungjijt e tyre? Ungjilli i katėrt indikon se autori i tij ka qenė nė kontakt shumė tė afėrt me Jezusin; gjithashtu ai ka qenė shumė i dashur pėr Jezusin. Autori i ungjillit tė katėrt e ka pėrdorur nė shumė vende shprehjen ‘apostulli tė cilin Jezusi e deshi’. Nė fund, autori thotė se kuptimi i asaj shprehjeje ėshtė vetė autori i ungjillit tė katėrt.

 

[Shiko pėr shembull 13:23 dhe 13 25]

 

Nuk shihet njė afėrsi e tillė nga/pėr dishepujt tjerė, por ky dishepull supozohet pra tė jetė dashur aq shumė nga Jezusi sa qė ėshtė lejuar qė ti qėndrojė afėr dhe tė hajė me tė. Kėshtuqė nėse Jezusi ishte aq i afėrt me tė (autorin), atėherė pėrse autori nuk ėshtė pėrfshirė si dishepulli i trembėdhjetė? Sa ėshtė racionale qė tė pranohet se Juda Iskarioti i njohur si vjedhės (Gjoni 12:6) dhe i cili e tradhėtoi Jezusin dhe i kurdisi Zotėriut tė tij (Jezusit) arrestimin (Luka 22:3), tė konsiderohet midis dymbėdhjetė apostujve, ndėrsa nxėnėsi i Jezusit (autori i ungjillit tė katėrt) i cili i paska qėndruar aq afėr tė mos konsiderohet dishepull?

Tutje, pėrse Marku, Mateu dhe Luka nė ungjijt e tyre, tė cilėt sipas tė krishterėve pėrmbajnė pėrshkrim tė detajuar dhe komplet tė jetės sė Jezusit, bile duke i pėrmendur edhe personat e rėndomtė nė lidhje me Jezusin si Mari Magdalena ose Marta lidhur me rastin e mushkės dhe Jezusit, dėshtojnė totalisht qė tė japin ndonjė referencė sado tė largėt pėr kėtė nxėnės tė supozuar tė Jezusit?

Po qe se do tė kishte ekzistuar ndonjė apostull i quajtur Gjoni i Vjetri, pėrveq apostull Gjonit birit tė Zebedeut, atėherė pėrse autorėt e qė tė katėr ungjijve dėshtojnė qė tė sqarojnė dallimin midis kėtyre dy Gjonave nė mėnyrė qė tė shmangen konfuzionet? Midis dymbėdhjetė apostujve ne e dime se ishin DY Jakobėr: 1) Jakobi biri i Zebedeut dhe 2) Jakobi biri i Alfausit. Ngjashėm, ekzistonin dy persona me emrin Judė: 1) Juda biri i Jakobit dhe 2) Juda Iskarioti. Autorėt e ungjijve e kanė tėrhequr shumė mirė dallimin midis kėtyre duke i pėrmendur ata ndaras nė mėnyrė qė tė shmangin mėdyshjet. (Shiko pėr shembull tek Mateu 10:6, Luka 6:14, Veprat 1:13). Kėshtuqė, nėse do tė ekzistonin midis apostujve tė Jezusit dy persona me emrin Gjon, atėherė pėrse autorėt e Ungjijve nuk e kanė larguar konfuzionin ashtu siē kanė bėrė nė rastin e dy Jakobėrve dhe dy Judave?

Tutje, nėse do tė ekzistonte apostulli i Jezusit i quajtur Gjoni i Vjetri, atėherė ku shkoi ai pas ngritjes sė Jezusit? Pėrpjekjet dhe aktivitetet e apostujve tė Jezusit pas largimit tė kėtij tė fundit janė pėrshkruar nė detaje nė librin biblik tė quajtur Veprat e Apostujve. Por nuk pėrmendet kurrfarė Gjoni i Vjetri. Nuk mund tė supozohet apo tė thuhet se ai (Gjoni i Vjetri) vdiq menjėherė pas ngritjes sė Jezusit, pasi qė Ungjilli sipas Gjonit ėshtė shkruar shumė kohė pas Jezusit. Ėshtė thenė aty pastaj “se ai dishepull nuk do tė vdiste” (21:23), kėshtuqė tė gjithė teologėt kristianė tė cilėt e konsiderojnė Gjonin e Vjetėr tė ndarė nga apostull Gjoni biri i Zebedeut, janė tė mendimit se Gjoni i Vjetri mbeti gjallė pėr njė periudhė tė caktuar pas Jezusit, deri nė atė masė qė Polikarpi tė bėhet nxėnės i tij. Janė tė pamohueshme faktet se Gjoni i Vjetri nuk ishte apostull i Jezusit. Vargu nga fundi i Ungjillit tė Gjonit thotė se:

“Ky ėshtė dishepulli qė dėshmon pėr kėto gjėra dhe qė ka shkruar kėto gjėra; dhe ne dimė se dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė.” (21:24)

Le ta kemi parasysh kėtu faktin se shumica e shkollarėve kristianė besojnė se vargu i mėsipėrm ėshtė shtesė e mėvonshme dhe se nuk ėshtė e shkruar nga autori i Ungjillit tė Gjonit. Westcott, komentues i njohur i Biblės, i cili ėshtė shumė i vėmendshėm dhe i kujdesshėm gjatė tė kritikuarit tė Biblės, lidhur me kėtė qėshtje thotė:

 

“Qė tė dy vargjet duket tė jenė shėnime tė ndara bashkangjitur ungjillit para publikimit tė tij. Forma e vargut 24 ballafaquar me vargun 35 nga kapitulli 19 tregon bindshėm se ky nuk ėshtė dėshmi e ungjilltarit. Fjalėt janė shtuar mbase nga tė vjetrit Efesianė, tė cilėve u ėshtė dhėnė rrėfimi paraprak nė mėnyrė gojore dhe tė shkruar” [1]

 

Ky qėndrim mbėshtetet nga autori i mirėnjohur bashkėkohor, peshkopi Gore, dhe kjo ėshtė arsyeja pse kėto dy vargje janė tė dyshimta duke pasur paraysh rrethanat manipuluese tė tyre nė Codex Sinaiticus. Kėshtuqė nuk mund tė thuhet se autori i kėtyre vargjeve ėshtė apostulli i Jezusit.

Ėshtė e qartė pa kurrfarė dyshimi se autor i Ungjillit tė katėrt nuk ėshtė as apostulli Gjon biri i Zebedeut e as Gjoni i Vjetri apo kushdoqoftė tjetėr nga apostujt e Jezuit. Duke pasur parasysh faktet e mėsipėrme, shihet se autori i Ungjillit tė katėrt ka qenė peson i cili ka jetuar shumė mė vonė se apostujt e Jezusit dhe i cili e kishte fituar njohurinė e tij nėn mbikėqyrjen e Palin dhe nxėnėsve tė tij. Sipas Westcott, nė mėnyrė qė ungjilli i katėrt t’i mvishet Gjonit apostull, birit tė Zebedeut, janė shtuar disa sentenca tė cilat pėrfshijnė pėrvojėn personale tė autorit, me qėndrimin pėr tė kundėrshtuar argumentet e disa sekteve gnostike tė asaj kohe tė cilat mohonin hyjnueshmėrinė e Jezusit. Ėshtė e pakundėrshtueshme nė botėn akademike se ndryshimet dhe modifikimet e Biblės ishin tė rėndomta dhe tė vazhdueshme nė mėnyrė qė tė debatojnė sektet kundėrshtare tė kohės. Profesor Streeter, shkollar i njohur modern kristian nė librin e tij  nė mėnyrėn mė tė qartė qė ėshtė e mundur e tregon kėtė:

 

“Nė ungjillin e katėrt ne gjejmė njė shtesė tekstit e panjohur pėr autorin origjinal, e cila jepė njė deklaratė definitive rreth autorėsisė, por a nuk ėshtė mė e mundshme qė kjo tė jetė shtuar nė ndonjė kohė tė mėvonshme, mbase gjithashtu nė ndonjė lokalitet tjetėr dhe ka pasur pėr qėllim qė tė formojė pikėpamje rreth autorėsisė sė librit nga e cila pikėpamje shmangeshin persona tė caktuar nė atė vend dhe kohė? Dhe se njė mospajtueshmėri e tillė ekzistonte nė shekullin e dytė do ta shohim shumė shpejtė. Kėshtuqė nga kjo,  fjalėt ‘ky ėshtė dishepulli i cili i ka shkruar kėto gjėra’ duhet tė interpretohet si tentim pėr tė qetėsuar qėshtjen e diskutueshme, dhe ėshtė  kėshtu njė fakt shtesė i ekzistencės sė dyshimeve lidhur me autorėsinė e Ungjillit”[2]

 

Nga kjo del se nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė nėn rrethana tė tilla ungjilli i katėrt dhe letrat e Gjonit janė shkruar nga ndonjė nxėnės i Palit, dhe mė vonė njerėzit bėnė ndryshime pėr tė vendosur besimin se autori i ungjillit tė katėrt e ka takuar personalisht Jezuin dhe se ka qenė nė shoqėrinė e tij, gjėra tė cilat nuk janė tė vėrteta.

Duke pasur parasysh qasjen e pėrgjithshme nė atė kohė, ky konkluzion duket tė jetė i vėrtetė. Sipas pikėpamjes kristiane ungjilli i katėrt mund tė jetė shkruar nga Gjoni i Vjetri, por ai nuk ishte apostull i Jezuit. Duke adoptuar pikėpamjet e profesorit Streeter, autor i ungjillit tė katėrt ishte Gjoni i Vjetri por:

 

“Gjoni i Vjetri ėshtė pėrshkruar nga Papiasi si ‘dishepull i Zotėriut’dhe  nga Polikarpi si ai ‘qė e ka parė Zotėriun’. Por nuk mund tė supozojmė se ai ka bėrė diēka mė tepėr se sa qė e ka ‘parė’ Atė, i sjellur mbase si njė ēun dymbėdhjetė vjeēar nė Jeruzalem nga i ati i tij nė pelegrinazhin e Pashkėve. Dhe ai mund tė ketė qenė midis turmės qė ka shikuar kryqėzimin, dhe njerėzit nė atė kohė nuk ishin mjaft tė kujdesshėm qė tė mbanin fėmijėt larg kėtyre gjėrave. Nė kėtė rast, rreth vitit 95 pas Krishtit ai do tė ketė mbėrrirė moshėn 77 vjeēare. Letra e parė e Gjonit ėshtė shkruar definitivisht nga dikush nė moshė tė shtyrė, i cili shumė natyrshėm do tė kalonte nga pėrdorimi i frazės ‘vėllezėr’ nė ‘fėmijtė e mi tė vegjėl’ nė paragrafin e njėjtė (IJN III 13 dhe 18). Kjo frazė e fundit vėshtirė tė jetė shkruar nga dikush nė moshėn nėn shtatėdhjetė vjeēare”[3]

 

Kėshtuqė nuk ka ndonjė vėshtirėsi nė supozimin se Gjoni i Vjetri ka shkruar Ungjillin e katėrt rreth vitit 90-95 pas Krishtit nė moshėn shtatėdhjetė vjeēare ose mė shumė.

 

Konkluzion

 

Misionarėt dhe evangjelistėt kristianė dėshpėrueshėm tentojnė ta ruajnė ungjillin e katėrt nga tė deklaruarit si tė krijuar. Por nėse shmangim tentimet e pasuksesshme tė tė arsyetuarit dhe e pranojmė teorinė ashtu siē ėshtė, konkluzionet e mėposhtme janė tė pashmangshme.

 

  1. Autori i ungjillit tė katėrt NUK ĖSHTĖ Gjoni apostull, biri i Zebedeut, por Gjoni i Vjetri.

  2. Gjoni i Vjetri NUK ishte apostull i Jezuit.

  3. Gjoni i Vjetri e kishte parė njė here Jezusin kur i kishte 12 vjetė, por NUK pati ndonjė rast t’i shėrbente Jezusit apo tė dėgjonte mėsimet e tij.

  4. Gjoni i Vjetri e kishte parė mbase Jezusin nė tentimin e kryqėzimit tė supozuar.

  5. Ai NUK ishte banor i Jeruzalemit por vinte nga regjioni Jugor i Kanaanit.

  6. Pas Jezusit dhe deri nė vitin 95 nuk ka ASNJĖ shėnim pėr atė se ku mund tė kishte jetuar ai. Dhe prej kujt i kishte mare njohuritė! Me kė ishte shoqėruar! Dhe ēfarė relacione kishte ai me apostujt e Jezuit!

  7. Nė vitin 95 pas Krishtit ose aty pėrafėrsisht, nė moshėn 70 + vjeēare ai shkroi ungjillin e Gjonit ku pėr here tė parė pėrmendet doktrina e inkarnimit.

  8. Mė vonė, u bė njė shtesė nė fund tė Ungjillit e cila indikonte gjoja se autor i Ungjillit ishte Gjoni biri i Zebedeut ose ndonjė apostull i dashur i Jezuit.

 

Konkluzionet e mėsipėrme nuk janė rezultat i tė arsyetuarit tė Muslimanėve, por janė pikėpamje tė teologėve kristianė nė mėnyrė qė tė ruhet Ungjilli i katėrt nga tė deklaruarit si i krijuar. Konkluzionet e mėsipėrme do tė na qojnė pashmangshėm nė faktet e padiskutueshme tė cituara mė poshtė:

 

(a)    Doktrina e inkarnimit, apo mishėrimit tė Zotit nė trupin e Jezusit nuk mund ti pėrshkruhet as Jezusit e as dikuj nga apostujt e tij.

 

(b)   Personi i cili vetėm e kishte parė Jezusin nė moshėn 12 vjeēare por nuk kishte marrė ndonjė dituri nga ai, fillimisht e shkroi kėtė doktrinė pas ngritjes sė Jezusit.

 

(c)    Personi qė e ka paraqitur kėtė doktrinė ėshtė i panjohur pėr ne, me pėrjashtim tė shkrimeve tė tij; konditat dhe situatat e tij janė tė panjohura.

 

(d)   Ēfarė personi ishte ai? Ēfarė ishin besimet e tij? Si erdhi ai deri tek ajo doktrinė? Ēfarė ishte marėdhėnia e tij me apostujt?

 

(e)    Kjo doktrinė e inkarnimit u krijua apo u shtua nė Bibėl rreth vitit 95 pas Krishtit kur ai i kishte rreth 70 vjetė dhe 28 vite pas vdekjes sė Palit.

 

(f)     Duke qenė se Pali kishte vdekur para tij dhe se nė letrat e tij ai kishte aluduar nė inkarnimin, del se personi qė e ka parashtruar doktrinėn e inkarnimit nuk ishte Gjoni i Vjetri por Pali.

 

Dhe nė fund mos tė harrojmė faktin se asnjė thėnie e Jezusit nuk e mbėshtetė doktrinėn e inkarnimit e as qė ėshtė pėrkrahur kjo doktrinė nga dishepujt e tij.



[1] Cituar nga Streeter, faqe 430

[2] Streeter nė “The Four Goslpels” faqe 4

[3] Streeter nė “The Four Goslpels” faqe 443

 

   

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1