"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

Kėngėtari Erik Schrody aka Everlast flet pėr kalimin e tij nė Islam

  


Everlast

Everlast

 

Intervistuesi: Eselamu alejkum Erik, nė emėr tė shoqatės sė Muslimanėve tė Rinj Gjermanė (Osmanische Herberge) dhe tė gjithė vėllezėrve dhe motrave. Para sė gjithash, faleminderit qė e pranove ftesėn pėr bisedė dhe pėr mundėsinė qė na dhe kėtu nė Gjermani pėr tė tė parė nė skenė nė Cologne.

 

Eriku: Alejkum Selam, Jam shumė I lumtur qė kishit mundėsinė tė vinit.

 

Intervistuesi: Si u njoftove me Islamin ose nėpėrmjet kujt?

 

Eriku: Unė vij nga njė familje Katolike dhe pėr mė shumė se dhjetė vite kam pasur kontakt me familjen muslimane Bashir. Ajo ēka mė impresionoi mė sė shumti tek ta ishte fakti se ata kurrė nuk tentuan tė mė  bindin pėr Islamin. Kurrė nuk provuan qė tė mė konvertojnė. Mėnyra se si kjo familje jetonte bashkė ishte vetesēaruese. Unė veēse besoja nė Krijuesin, por me kohė feja e kėsaj familjeje filloi tė mė interesonte, dhe fillova tė shtroj pyetje tė cilat gjithashtu morėn pėrgjigje. Vetėm pas kėsaj unė u vetėdijesova se Islami ishte njė fe e cila gjithashtu e pranonte Jezusin, jo si Perėndi, por si njė profet tė krijuar nga mishi e gjaku. Gjithashtu, pashė se islami ishte gjithėpėrfshirės, duke bashkuar tė gjitha besimet dhe profetėt nė vetvete. Fjalėt dhe shembulli i jetės sė Profetit Muhamed janė rrugė direkte pėr tek Zoti dhe lidhje me tė vėrtetėn. Islami ėshtė si karburant nė veturė.

 

Intervistuesi: Si ėshtė e mundur qė ti ta praktikosh Islamin (pesė shtyllat e tij) duke qenė si muzikant e duke performuar nė skena tė mėdha tė kėsaj bote dhe duke bashkėpunuar edhe me shumė artistė tė tjerė tė famshėm botėrorė?

 

Eriku: Sa i pėrket dėshmisė sime (Shehadetit) e kam bėrė kėtė mė 1996. Agjėrimi i Ramazanit ėshtė i lehtė pėr mua. Nuk e di akoma si do tė jetė nė verė kur ditėt janė mė tė gjata. Nuk e di akoma, natyrisht (ai buzėqesh). Zekati? Zekati ėshtė i lehtė. Allahu mė ka dhėnė shumė. Zekatin ua jap vėllezėrve nė xhami dhe pastaj ata e shpėrndajnė atė aty ku ka nevojė mė sė shumti. Nė fillim falesha njė herė nė ditė, pastaj dy namaze nė ditė, pastaj tri dhe tani mė ėshtė bėrė zakon i dashur tė falem pesė herė nė ditė. Pėrveē kėsaj natyrisht qė falem edhe nė raste tė tjera, dhe namazet e lėna kur mė kalojnė i bėj nė mbrėmje bashkė. Dhe tani jam shumė i emocionuar tė shoh se kur do ta kem tė mundur qė tė shkoj nė Haxh pėr ta vizituar shtėpinė e Allahut. Sa i pėrket kontrollit tė egos sime, sidoqoftė ajo kėrkon vite tė shumta pėr tė arritur disiplinėn e duhur. Do tė jem mysliman deri nė fund tė jetės sime, dhe nė tė njėjtėn kohė kurrė nuk do tė jetoj nė siguri tė asaj, sepse gjithmonė ekziston mundėsia qė nesėr mėkati tė mė robėrojė sėrish. Deri nė atė masė unė nuk mund ta identifikoj vetveten me tė ashtuquajturit ‘tė krishterėt e rilindur’ tė cilėt pohojnė se janė shpėtuar dje dhe se janė tė pėrsosur sot. Nuk dua tė them diēka tė pahijshme pėr religjionet e tjera, por dua ta potencoj se Islami e posedon magjinė e veēantė nė tė gjitha rastet. Jeta sipas rregullave tė Islamit ėshtė shumė e thjeshtė pėr mua, pasi qė ajo korrespondon me arsyen e logjikshme njerėzore. Allahu ėshtė mėshirė, mėshirė, mėshirė dhe pėr kėtė edhe e kam bėrė kėngėn “Mėshirė”

 

Intervistuesi: Cili ishte reagimi i njerėzve pėrreth teje kur e kuptuan se je bėrė mysliman?

 

Eriku: Nėna ime e cila ishte rritur si katolike ėshtė e lumtur pėr faktin se unė e pasoj njė besim dhe se e kultivoj besėn time nė njė Zot. Pėr ta pasur kokėn e pastėr, vendosa ta lė bendin tim tė vjetėr dhe t’ia kthej shpinėn alkoolit dhe nikotinės. Vendimi im u respektua dhe u pa si pozitiv nga anėtarėt e bendit nė atė kohė. U ndamė me tė mira. Nė asnjė moment tė jetės sime nuk e kam pasur tė vėshtirė ta pranoj se jam mysliman dhe nuk ka ndonjė reaksion ndaj kėsaj qė ia vlen ta pėrmend. Nė ndėrkohė, gjysma e miqve tė mi janė myslimanė.

 

Intervistuesi: Pas ndarjes tėnde nga bendi “House of Pain”, ti more pjesė nė Supernatural, albumin e ri tė Carlo Santanės, i cili fitoi nėntė Grammy sensacionale. Si lindi ky bashkėpunim?

 

Eriku: Njė ditė ashtu fare papritur nga asgjėkundi e pranova njė thirrje nga Carlo Santana, ku ai mė kėrkonte ta bėja njė kėngė pėr albumin e tij. Nga ai moment gjithēka u zhvillua shumė shpejtė. Veēse e kisha tė shkruar kėngėn “Ndizni dritat” (Put the lights on) e cila u krijua nė ballkonin e shtėpisė sime nė mal duke e pasur para sysh pejsazhin e qytetit. U inspirova nga dritat e qytetit tė cilat njė nga njė u ndezėn nė mbrėmje. Sidoqoftė nuk isha i sigurt nė atė moment nėse duhet tė pėrfshija fjalėt “La ilahe ila-llah” nė kėngė, sepse nuk doja ti shisja fjalėt e Allahut. Mirėpo Carlo Santana e pėlqeu kėngėn dhe absolutisht insistoi qė fjalėt tė mbeteshin nė kėngė.

 

Intervistuesi: Ka pasur disa thashetheme se Supernatural lindi nga njė ėndėrr?

 

Eriku: E vėrtetė ėshtė. Carlo mė tha se kishte ėndėrruar pėr njė qenie drite, pėr njė engjėll, i cili i kishte thėnė qė tė mė kontaktojė. Elhamdulilah, nuk ka ēka ti shtohet kėsaj mė tepėr.

 

Intervistuesi: Ju falėnderojmė shumė pėr intervistėn. Mėshira e Allahut e ndriēoftė zemrėn tėnde. 


  Pėrktheu dhe pėrgatiti Halil Ibrahimi

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1