"Dhe Perėndia fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

A ėshtė Bibla tė cilėn e kemi nė duar sot e njėjtė me atė tė kohės sė Muhamedit a.s.?

 

M S M SAIFULLAH & Hesham AZMY

     


 

Hyrje

A ėshtė Bibla tė cilėn e kemi nė duar sot e njėjtė me atė tė kohės sė Profetit Muhamed a.s.? Njė misionar i zakonshėm kristian duke tentuar qė tė ungjillėzojė muslimanėt do ti pėrgjigjej me “PO” kėsaj pyetjeje. Mirėpo kur atij do ti jetė kėrkuar qė tė mbėshtesė me fakte pohimet e tij rreth paprekshmėrisė sė librit tė tij tė shenjtė qė nga koha e fillimit tė Islamit me Muhamedin e deri mė sot, ai, pėr befasinė e muslimanėve, furishėm do tė citojė nga Kur’ani dhe Hadithet,.

Tash nėse standardet e njėjta tė cilat pėrdoren pėr tė vėrtetuar integritetin e Kur’anit dhe Hadithit, siē ėshtė psh isnadi (zingjiri i transmetimit), i zbatojmė edhe nė rastin e Biblės, misionarėt kristianė do ta shohin tė zitė e ullirit pėr tė na paraqitur isnadin (zingjirin e transmetimit) e Biblės sė tyre deri te Muhamedi a.s., e tė mos flasim deri tek Jezusi a.s.. Isnadi ėshtė pjesė e besimit Islam. Abdullah b. al-Mubarak (vdiq mė 181 Hixhri), njė nga mėsuesit e Imam Buhariut thotė:

Isnadi ėshtė pjesė e besimit; sikur tė mos ekzistonte isnadi, kushdo qė do tė dėshironte do tė fliste ēfarėdo qė tė donte. [1]

Tė ballafaquar me fakte tė tilla aspak komfore, misionarėt e shohin si mėnyrėn mė tė  shpejtė pėr t’ia dalė mbanė, vėrtitjen nga tė argumentuarit duke bėrė lojė me fjalė. Njė incident i tillė ndodhi nė grupin e internetit soc.religion.islam, ku misionari i krishterė Jochen Katz tha:  

Ai ėshtė njė argument fallso nga kėndvėshtrimi Islamik. Shkrimet e Shenjta (Bibla) janė pa dyshim tė njėjta sot me ato tė kohės sė Muhamedit. Muhamedi/Kur’ani i aprovoi ato si tė vėrteta.

E tash sa i pėrket qėndrimit tė misionarit, nuk ka asnjė “demonstrim” dhe asnjė rrėfim tė “vėrtetėsisė – pacenueshmėrisė” sė shkrimeve tė tij tė shenjta qė nga koha e Muhamedit a.s. deri mė sot. Kjo nuk ėshtė befasi. Ne nuk mund tė presim nga dikush qė tė tregojė diēka pėr tė cilėn nuk ka asnjė informatė. Pastaj, a nuk i duket kėtij misionari mė e natyrshme qė tė pėrdorė historinė e teksteve biblike  pėr tė “demonstruar” pohimet e tij rreth “vėrtetėsisė” sė shkrimeve qė ai i beson pėr tė shenjta, para se tė pėrdorė shkrimet e ndonjė besimi tjetėr pėr tė vėrtetuar pacenueshmėrinė tekstuale tė tyre?

Nė kėtė shkrim shkurtimisht do tė diskutojmė ēėshtjen se a ėshtė Bibla tė cilėn e kemi nė duar sot e njėjtė me atė qė ekzistonte nė kohėn e Profetit Muhamed a.s. nga kėndvėshtrimi  i historisė tekstuale tė Biblės dhe historisė Islame gjithashtu.

 

Rreth kanoneve dhe pėrmbajtjes sė tyre

Sipas kėtij misionari:

Shkrimet (Bibla) nė mėnyrė demonstrative janė tė njėjta sot me ato tė kohės sė Muhamedit

Mbase ky misionar e kishte ndėr mend Biblėn e tij Protestante. Sido qė tė jetė Bibla Protestante ka njė histori tė larmishme. Kjo Bibėl erdhi nė ekzistencė gjatė Reformimit, nja 900 vjet pas Islamit. Dhe njerėzit me tė drejtė do tė pyeten: si mund tė ndodhė vallė qė Kur’ani apo hadithet ta vėrtetojnė njė Bibėl e cila erdhi nė ekzistencė rreth 900 vite pas tyre. Tingėllon sikur njė gafė e trashė apo jo! Megjithatė le tė shikojmė disa fakte relevante.

 

Qoftė edhe gjatė Reformimit, kanoni i Biblės, pėrfshirė Dhiatėn e Vjetėr dhe atė tė Re, ka qenė diskutabil. Marrė nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar, Protestantėt e vinin nė pyetje pohimin katolik pėr interpretimin e shkrimeve, qoftė nga dekretet Papale, qoftė nga ndonjė veprim i koncileve kishtare. Askush nuk i kishte definuar limitet e Biblės deri nė Koncilin (katolik) tė Trentit mė 1546. Nga kjo kohė, Kisha Romane Katolike deklaron se Dhiata e Vjetėr dhe Dhiata e Re, plus ‘apokrifet’ janė shkrime tė shenjta. Nė pėrgjithėsi Protestantėt i kanė pranuar 66 librat e Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Re, por i kanė mohuar ‘apokrifet’. Kėshtu  pra, edhe 900 vite pas ardhjes sė Islamit tė krishterėt po kacafyteshin rreth asaj se cilėt libra do tė duhej tė hynin nė kanonin e Biblės, dhe pėr mė tepėr kėtė po e bėnin Protestantėt.

Ēėshtja bėhet  edhe mė e tmerrshme kur fillojmė tė ekzaminojmė mospajtimet e ngritura rreth pėrmbajtjes sė Biblės Protestante. Pėrmbajtjet e kėsaj Bible kanė qenė nė mospajtim tė thellė pėr nja 150 vite pas ardhjes sė periudhės sė Reformimit. Kjo do tė jetė e qartė duke kaluar nėpėr qėndrimet e mbajtura nga disa prej reformuesve tė njohur Protestantė lidhur me librat e kanonit kristian. Bibla e publikuar nga reformatori Protestant  Martin Luteri pėrmbante edhe librat ‘apokrife’ nė fund tė Dhjatės sė Vjetėr.[2] Ai gjithashtu e vuri nė dyshim autenticitetin e Letrės Dėrguar Hebrenjve, Letrės sė Jakobit, Judės dhe Librin e Zbulesės poashtu. Tė gjitha kėto nė atė botim gjenden nė fund tė Dhiatės sė Re. Nė parathėniet e secilit nga kėto libra, Luteri i sqaron dyshimet e tij rreth autoritetit tė tyre tė diskutuar apostolik e edhe kanonik. Njėsoj, Johannes Oecolampadius njė reformator tjetėr Protestant, i cili ishte bashkėpunėtor i Huldreich Zwingli gjatė Reformimit nė Zvicėr thoshte se “Ne nuk i vėmė nė dyshim librat e Juditit, Tobit, Baruhut dhe dy librat e fundit tė Esdras, sikur edhe tri librat e Makabenjve dhe dy kapitujt e fundit tė Danielit por nuk lejojmė qė atyre tu pėrshkruhet autoritet hyjnor i njėjtė me atė tė librave tė tjerė (tė kanonit Hebraik)” Ai gjithashtu shton se “Nė Dhiatėn e Re ... ne nuk e krahasojmė Zbulesėn, letrat e Jakobit, Judės dhe 2 Pjetrit sikur edhe 2, 3 Gjonit me pjesėn tjetėr.” [3] Zwingli gjatė diskutimit tė vitit 1528 nė Bernė e mohon se Zbulesa ėshtė pjesė e Dhiatės sė Re.[4] Andreas Bodenstein i Karlstadt-it (1480 – 1541) njė mik i hershėm i Luterit e ndanė Dhiatėn e Re nė tri klasė tė ndryshme pėr nga niveli i dinjitetit. Nė nivelin mė tė ulėt janė shtatė librat diskutabile: ai i Jakobit, 2 Pjetrit, 2 dhe 3 Gjonit, Juda, Hebrenjve dhe Zbulesa.[5] Katėr prej tyre (2 Pjetrit, 2 dhe 3 e Gjonit dhe Juda) janė cilėsuar si ‘apokrife’ nė Biblėn nga Hamburgu mė 1596. Nė Suedi duke filluar nga 1618, Bibla e Gustavus Adolphus i ka emėrtuar kėto katėr libra tė dyshimta si “Dhiata e Re apokrife”. Njė radhitje e tillė zgjati pėr mė se njė shekull.[6] Kėto dyshime dhe mospajtime nuk ishin tė kufizuara vetėm nė Dhiatėn e Re. Disa nga Biblat e hershme Protestante gjithashtu pėrmbajnė ato libra tė cilat cilėsohen si ‘apokrife’ nga Protestantėt modernė.

 

Po manuskriptet Greke? Nuk ekziston asnjė manuskript Grek para vitit 800 – 900 pas Krishtit i cili i ka qė tė 27 librat tė cilat u kanonizuan nė Dhiatėn e Re. Daryl D. Schmidt deklaron:

Hulumtimi ynė mund tė definohet kėshtu: Kur u bė lista e Atanasiusit sė pari tabelė e pėrmbajtjes pėr kodeksin komplet Grek? Kur e mori kodeksi Grek sekuencėn e cila tani konsiderohet si kanonike? Kėto pyetje nuk mund tė pėrgjigjen me ndonjė siguri, por mund tė na pajisin me njė fokus pėr kėrkimin tonė. [7]

Nga kandidatėt mė tė vjetėr, Kodeksi (1424) i cili sipas Aland daton diku rreth shekullit 9/10, ėshtė cilėsuar nga Schmidt kėshtu:

Ai mund tė jetė ‘Dhiata e Re komplete’,  por megjithatė njė Dhiatė e Re unike – ajo definitivisht nuk ėshtė Kodeksi i Atanasiusit [8]

Rreth kandidatit tjetėr mė tė vjetėr pas kėtij, Kodeksit (175) i cili sipas Aland daton rreth shekullit 10/11 sipas Krishtit, Schmidt pohon:

Manuskripti ėshtė i mangėt, nuk i pėrmban foljet hyrėse dhe ka korrektime margjinale. Gjėrat e pazakonta kėtu sėrish e pėrjashtojnė kėtė tė jetė kodeks Atanasian[9]

Schmidt vazhdon tutje duke deklaruar paaftėsinė e disa manuskripteve tė tjera tė shekullit 11/12 pėr tė qenė tė klasifikuara si Kodekse Atanasiane, derisa arrijmė tek manuskripti ‘Greg. 922’. Rreth kėtij manuskripti Schmidt pohon:

Manuskripti i datuar nga viti 1116 nė Malin Atos (Greg 922) ėshtė shembulli mė i pastėr i kodeksit komplet tė Dhiatės sė Re. Ai mund tė dėshmojė tė jetė Dhiata e Re komplete mė e vjetėr e papėrzier, me renditje Atanasiane, edhe pse nuk ekziston ndonjė pėrshkrim i detajuar i cili do ta konfirmonte kėtė. [10]

Pasi qė ky kodeks e gjen rrugėn e tij nė listėn e Alandit tė miniskulave Bizantine, ėshtė instruktive pyetja se ēka do tė thotė nė fakt pėrshkrimi ‘Bizantin’. Kritikėt e teksteve i klasifikojnė dėshmitė (e manuskripteve) tė Dhiatės sė Re sipas formės sė teksteve qė ato pėrfaqėsojnė. Gjithandej historisė kristiane kėto lloje tekstesh kanė evoluar sipas mėnyrės si janė kopjuar dhe cituar nė zonat e tyre pėrkatėse gjeografike. Lloji Bizantin i teksteve (biblike) gati nė mėnyrė tė pėrgjithshme konsiderohet tė jetė lloji mė i keq i teksteve sa i pėrket ruajtjes sė ‘teksteve mė tė hershme tė arritshme’ tė Dhiatės sė Re, dhe karakterizohet me zbukurime, sintetizime, harmonizime dhe fabrikime tė qarta.[11] Duke pasur kėtė parasysh, etiketimi ‘Bizantin’ ashtu si ėshtė pėrdorur edhe pėr miniskulet tjera nė listėn e Alandit, zakonisht do tė thotė se kėto tekste nuk janė mjaftė tė rėndėsishme pėr tu krahasuar individualisht nė imtėsira kur janė nė pyetje leximet e ndryshme. Si pasojė e kėsaj, Kodeksi 922, i cili mbase ėshtė kodeksi mė i vjetėr Atanasian, ėshtė vendosur anash pėr shkak tė kualitetit tė tij tė dobėt tekstual dhe gjithashtu edhe nuk gjendet nė listėn e Alandit tė miniskulave mė tė rėndėsishme! Thėnė thjeshtė, Alandi e quan kėtė  minuskulė (dhe shumė miniskula tė tjera Bizantine) tė parėndėsishme pėr kriticizėm tekstual.[12] Tutje, Metzger thotė, duke vėrtetuar pajtimin e shkollarėve me teorinė e Wetcott dhe Hort rreth teksteve Siriake (ose Bizantine), se asnjė at kishtar pas-Nikean nuk citon llojin Bizantin tė ndryshėm tė tė lexuarit. [13] Kėshtu qė Kodeksi i parė Atanasian, i bazuar nė listėn e librave tė ‘frymėzuara’ me pajtim nga Atanisiusi, i cili daton pėrafėrsisht rreth 1116 vite pas lindjes sė Jezusit a.s., pėrmban lexime tė ndryshuara tė cilat nuk janė cituara si tė tilla nga ndonjė i krishterė para vitit 325 duke pėrfshirė mbase edhe vetė Atanisiusin. [14]

Nė pjesėn pėrmbyllėse tė punimit tė tij, duke pasur parasysh rezultatet e tij paraprake, Schmidt citon vėshtrimet e James Sanders rreth pėrmbajtjes sė Psalterit nė manuskripte tė ndryshme hebraike. Schmidt e pėrdor citimin e tij nė lidhje me konkluzionin tė cilin ai vetė e nxjerrė rreth manuskripteve tė Dhiatės sė Re:

Po bėhej e qartė se ekzistonin mbase po aq kanone sa edhe kishte bashkėsi...Duke u fokusuar nė ēėshtjen e fluiditetit nė problemet qė kanė tė bėjnė me pėrfshirjen/largimin e librave tė ndryshėm nė bashkėsitė e ndryshme tė antikitetit, kjo solli vėmendjen nė ēėshtjen e literaturės tė konsideruar autoritative – qė do tė thotė funksionalisht kanonike, nga ndonjė bashkėsi Judaike apo Kristiane por jo nga tjetra. [15]

Nga Uncialet e mėdha, i njohuri Kodiku i Sinait (350 pas Krishtit) ėshtė mė i afėrti, mirėpo edhe ai pėrmban Letrėn e Barnabait dhe Bariun e Hermasit tė cilat pėrndryshe mungojnė nė Biblat e sotme. Sa i pėrket Kodeksit tė Vatikanit (viti 350 pas Krishtit), Letrat Pastorale dhe Zbulesa nuk ekzistojnė gjėkundi aty. (Dikush do tė pyetet: ēfarė tjetėr vallė do tė mund tė mungonte nga ky manuskript jokomplet!). Po qe se do tė pėrshinim librat e Dhiatės sė Vjetėr tė cilat janė prezente nė kėto manuskripte Greke, problemi do tė bėhet edhe mė i pandreqshėm pėr ata qė duan tė demonstrojnė se ‘shkrimet’ kristiane tė sotme janė tė njėjta me ato tė kohės sė Muhamedit a.s. A duhet kėtu ta potencojmė edhe faktin e mirėnjohur se as dy manuskripte tė Dhiatės sė Re ekzistente sot, nuk janė tė njėjta njėra me tjetrėn.[16] Duke qenė kėshtu, Eldon J. Epp gjatė diskutimit tė ēėshtjes sė  varianteve tekstuale dhe kanonicitetit e ngritė njė pyetje tė rėndėsishme: – cili manuskript ėshtė kanonik?

Pėrfundimisht, pėr ta ngritur ēėshtjen nė nivelin e saj mė tė lartė dhe nė suazat mė tė gjėra, ēfarė do tė thotė fjala ‘kanonik’ kur secila nga 5 300 manuskriptet tona tė Dhiatės sė Re dhe mbase 9 000 mansukripteve versionale, sikur edhe ato tashmė tė humbura, janė konsideruar si autoritativbe – prandaj edhe kanonike – nė adhurim dhe instruksione nė njė apo mė shumė nga mijėra e mijėra kisha individuale, kur as dy nga manuskriptet nuk janė njėsoj?  Konkludimi e potencon fuqinė e pyetjes: Nėse as dy nga manuskriptet nuk janė njėsoj  atėherė as edhe dy nga pėrmbledhjet e Ungjijve ose Letrave nuk janė njėsoj, dhe nga kėtu as edhe dy kanone nuk janė njėsoj – pra as dy Dhiata tė Reja nuk janė njėsoj; prandaj a janė tė gjitha kėto kanonike, ose vetėm disa nga to, apo vetėm njė nga to? Dhe nėse vetėm disa ose vetėm njė, cilat janė ato? [17]

Kjo sugjeron, ashtu siē potencon Epp, se formimi i kanonit po zhvillohej nė dy nivele krejtėsisht tė ndryshme – njėri nė nivel tė skribėve tė cilėt e modifikonin tekstin pėr tė shprehur teologjinė e tyre ose tė kuptuarit tjetėr, dhe tjetri nė nivel tė udhėheqėsve kishtarė tė vendbanimeve kryesore tė cilėt kėshtu po kėrkonin koncenzus rreth asaj se cilat libra do tė duhej tė pranoheshin nė kanon.[18] Njė gjendje e tillė dyfaqėshe krijon probleme serioze pėr natyrėn e vetėn kanonit.

Ne veēse e dimė se Biblat (pėrfshirė Dhiatėn e Vjetėr dhe atė tė Re) ndryshojnė varėsisht nga Kisha. Kėshtu nėse do tė pasonim traditėn kishtare, ne do tė pėrfundojmė me kėto Bibla: atė tė kishės protestante, kishės katolike, kishės anglikane, kishės ortodokse greke, kishės kopte, kishės etiopase, kishės armeniane dhe kishės siriane. Qė tė gjitha kėto Bibla pėrmbajnė numra tė ndryshėm tė librave. Sėrish kjo dokumenton se shkrimet nuk janė tė njėjta sot me ato tė kohės sė Muhamedit a.s.

Midis skenarėve tė tillė tė pamundshėm, nuk ėshtė befasuese tė shohėsh njė misionar tjetėr duke tentuar ta zgjedhė problemin duke bėrė dallimin midis pėrmbajtjes sė shkrimeve dhe kanonit tė shkrimeve, sikur ky tė ishte ndonjė problem. Ai thotė: 

Duket sikur autori i ka pėrzier tė dy ēėshtjet duke adresuar pohimin e Johen Katz se Bibla e Shenjtė e kohės sė Muhamedit ėshtė e njėjtė me atė tė ditėve tė sotme. Saifullah e ngatėrron pėrmbajtjen e shkrimeve me kanonin e shkrimeve. Ēėshtja nuk ėshtė kanoni per se, por a ėshtė pėrmbajtja e Biblės sė kohės sė sotme e njėjtė me pėrmbajtjen e Biblės sė kohės sė Muhamedit.

Kanoni ka njė pėrmbajtje tė librave tė cilat e ndėrtojnė njė ‘Bibėl’. Nėse ndonjė libėr shtohet apo largohet, nė atė rast ėshtė e qartė se ndėrron edhe pėrmbajtja. Nėse kanonit tė  njė ‘Bible’ i mungon inspirimi, atėherė ai ndryshon nė pėrmbajtje nga kanoni i njė ‘Bible’ e cila pėrmban inspirim. Kėshtu qė kanoni dhe pėrmbajtja janė ngushtė tė lidhura.

Duke qenė se ky misionar ėshtė shumė i interesuar rreth pėrmbajtjes sė Biblės sė kohėve tė sotme, le ta shqyrtojmė paksa shembullin e Biblave Protestante. Pėrkthimet e Biblave Protestante siē janė NIV, RSV, NASV etj bazohen nė burime tekstuale tė cilat janė edicione kritike si Biblia Hebraica dhe Novum Testamentum Graece (e gjithashtu edhe The Greek New Testament i bazuar nė atė tė fundit). Kėto edicione janė eklektike (pėrzgjedhėse) dhe leximet e pėrfshira nė to janė tė bazuara nė gjykime editoriale. Nuk ka asnjė dėshmi pėr tė treguar se tekstet e Dhiatės sė  Vjetėr Hebraike apo Dhiatės sė Re Greke tė pėrdorura nė pėrkthimet e kėtyre Biblave tė ditėve tona, janė qoftė ‘origjinale’ qoftė ‘tė frymėzuara’ nga Perėndia. Gjithashtu do tė donim tė potencojmė faktin se tekstet kritike tė Dhiatės sė Vjetėr Hebraike dhe Dhiatės sė Re Greke janė unike. Asnjė tekst si kėto kurrė nuk ka ekzistuar nė historinė e krishterimit deri me ardhjen e kriticizmit modern tekstual. Kėshtu qė edhe nėse misionarėt nė mėnyrė tė pamend preferojnė pėrmbajtjen para kanonit, ata akoma duhet tė jetojnė me faktin se nė cilindo rast nga kėto dy, ‘shkrimet’ definitivisht nuk janė tė njėjta sot me ato tė kohės sė Muhamedit a.s.

Kjo sėrish na kthen tek ēėshtja e isnadit. Qėllimi i isnadit ėshtė zbulimi i burimit tė informacionit. Nė nivelin pėrfundimtar, burimi duhet tė tė qojė tek personi i cili ka pasur kontakt tė drejtpėrdrejtė me autoritetin mė tė lartė tė cilit i mvishet deklarimi. Dallimi midis vlerėsimit tė literaturės Islamike dhe asaj Biblike ėshtė sikur ndryshimi midis natės dhe ditės. Nė shkrimet Islame, zbulimi i burimit ėshtė i ngjashėm me ligjin e dėshmitarėve. Dėshmitarėt ekzaminohen sipas drejtėsisė sė tyre morale dhe kronologjisė.

Po qe se e aplikojmė kėtė metodologji pėr shkrimet Biblike as edhe njė fjali e vetme nuk mund tė vėrtetohet tė jetė autentike si rezultat i mungesės sė zbulimit tė burimit tė informatave. Pėr shembull duke supozuar se njė person i quajtur “Gjon” e shkruajti Librin e Zbulesės, si do ta dimė se kush ishte ai?[19] Cilat ishin besimet e tij fetare? Ēka rreth karakterit tė tij personal? A ishte ai njė njeri i ndershėm? A kishte mbamendje tė fuqishme? Mungesa e informatave rreth njerėzve tė cilėt e kanė transmetuar Dhiatėn e Re ėshtė adresuar nga Ehrman. Ai thotė:

Diversiteti i larmishėm i Krishterimit tė hershėm, me larushinė e tij tė strukturave shoqėrore, praktikave dhe besimeve ėshtė pėrshtatur vetėm me diversitetin e individėve tė cilėt e kanė pėrfshirė atė. Midis tyre kishte transmetues tė paemra tė teksteve tė tyre, skribė tė cilėt vetvetiu pa dyshim nuk paraqisnin ndonjė lapidar. Fatkeqėsisht ne nuk dimė kush ishin kėta persona dhe kemi informata tė vobekta rreth nivelit tė tyre tė arsimimit, klasės, rankut ose statusit shoqėror brenda ose jashtė komunitetit kristian. Ata janė tė paemėr, tė panjohur, transkribues tė teksteve, teksteve tė cilat tė cilat u bėnė, dhe nė mendjen e tyre tė cilat veēse ishin Shkrime tė Shenjta te Krishtere. Njohuria jonė rreth asaj se kush ishin kėta persona dhe qėllimit tė tyre tė veprimit, ēka shpresonin ata dhe ēkasė ia kishin frikėn apo lakminė, mund tė dallohet vetėm nga ajo tė cilėn ata kanė zgjedhur pėr ta reprodukuar dhe nga karakteristikat dalluese tė produkteve tė tyre finale. E vetmja gjė qė mund tė bėjmė pėr tė kuptuar skribėt ėshtė tė studiojmė transkriptimet e tyre.

...Kritikėt e teksteve pėr njė kohė tė gjatė kanė imponuar njė strukturė tė panevojshme tė parametrave tė diskurseve tė tyre; njė kokėboshėsi kjo qė pengon dialogun e frytshėm me shkollarėt e fushave tė tjera, dhe qė si pasojė ka shtrembėruar rezultatin e punėve tė tyre. Pėr tu marrė me studimin e teksteve kėrkohet njė vetėdijesim mė i madh nga ai qė shihet normalisht, pėr kontekstin socio-historik tė skribėve. Thjeshtė nuk ėshtė e mjaftueshme qė tė mendohet nė termet e manuskripteve si transmetuese tė tė dhėnave; manuskriptet janė prodhuar nga skribėt dhe skribėt kanė qenė qenie njerėzore tė cilat kanė pasur shqetėsime, frika, dėshira, urrejtje dhe ide – me fjalė tjera, skribėt kanė punuar nė kontekst dhe deri para zbulimit tė shiritit tė lėvizshėm, kėto kontekste kanė pasur efekt tė rėndėsishėm nė mėnyrėn se si janė prodhuar kėto tekste. [20]

Ehrman e potencon kėtu se sa i rėndėsishėm duhet tė jetė pėr kritikuesit e teksteve fokusimi nė rrethanat shoqėroro-historike tė skribėve pasi qė ata ishin transmetues tė tė dhėnave. Ēuditėrisht, a nuk ėshtė kjo ajo qė studiuesit myslimanė e kanė ditur dhe vėnė nė praktikė (nga e cila u zhvillua shkenca kritike e gjykimit tė haditheve ose leximit tė Kur’anit) qysh para mė shumė se njė mijė vitesh? [21] Mungesa e informatave, pėr shembull, tė asaj se kush ishte ky farė “Gjoni” i cili e ka shkruar Librin e Zbulesės, sikur edhe ėshtė rasti me shumicėn e autorėve tė Dhiatės sė Re, do tė ballafaqojė me vėshtirėsi tė mėdha misionarėt pėr tė vėrtetuar integritetin e shkrimeve tė tyre duke pėrdorur metodologjinė  e bazuar nė isnad, pavarėsisht mburrjeve tė tyre tė zbrazėta pėr mosekzistimin e ‘isnadit kristian’, e lėre mė ‘saktėsinė’ apo ‘besueshmėrinė’ e shkrimeve!

 

Njė goditje tjetėr integritetit tekstual tė Biblės vjen kur ne vėrejmė pothuajse mungesėn totale tė metodave tė kontrollit pėr transmetimin e teksteve.[22]  Kritikėt tekstual tė Dhiatės sė Re kanė vėrejtur se  

Ėshtė e sigurt tė thuhet se nuk ekziston as edhe njė fjali e vetme nė Dhiatėn e Re pėr tė cilėn ka pajtueshmėri uniforme nė traditėn e manuskripteve. [23]

Nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė burimet tekstuale tė Biblave moderne Protestante bazohen nė edicione ‘pėrzgjedhėse’ tė cilat janė produkt i gjykimeve editoriale dhe nuk janė as ‘origjinale’ e as ‘tė frymėzuara’ nga Perėndia.

 

William Campbell ka arsye tė mira pėr tė qarė (ose rrėfimi dėnesės i cili do t’ua thyejė zemrėn!)

 

Njė nga kampionėt e deklarimit tė integritetit tekstual tė Biblės midis misionarėve tė krishterė gjatė shekujsh ėshtė William Campbell. Ai ua shtron myslimanėve kėtė pyetje:

...Muslimanėt pohojnė se Bibla ėshtė ndryshuar. A ekziston ndonjė fakt pėr kėtė nė Kur’an? Nė Hadith? Nė histori?

Pėr ta mbėshtetur pikėpamjen e tij rreth integritetit tekstual tė Biblės nėpėrmjet analeve historike, Campbell rrėfen pėr vizitėn e tij nė Muzeun Britanik nė Londėr, ku ruhet Kodeksi i njohur i Sinait.

Nė vitin 1983 gjatė njė vizite nė Londėr, shkova nė Muzeun britanik pėr ta parė Kodikun e Sinait, njėrėn nga kopjet mė tė vjetra komplete tė Dhiatės sė Re i cili daton qė nga pėrafėrsisht viti 350 pas Krishtit. Desha ta bėj njė fotografi e cila shihet nė faqen 155. Pas pyetjes sė rojės pėr udhėzime, shkova tek xhami qė e mbulonte raftin ku gjendej kodeksi duke menduar vetėm pėr marrjen e njė fotografie nėpėrmjet xhamit pa shkaktuar reflektim.

Ia hodha njė vėshtrim Biblės dhe mu duk sikur qindra rastet e tė dėgjuarit “BIBLA YTE ESHTE NDRYSHUAR” kaluan nėpėr kokėn time pėr njė moment tė vetėm. U zhyta nė lot. Edhe tani duke i shkruar kėta rreshta lotėt mė vijnė nė sy. Doja ta prek atė. Kjo do tė ishte sikur ti prekja vėllezėrit e mi tė cilėt e shkruan atė para 1600 vitesh. Ne do tė ishim njė trup i vetėm edhe pse ata kanė vdekur shumė kohė mė parė. Ishte njė argument prekės, i dhembshėm se Ungjilli ėshtė tani ashtu siē ka qenė pėrherė.

Nuk ėshtė befasuese qė misionarėt e krishterė pėrherė vrapojnė pas Kodikut tė Sinait pėr tė vėrtetuar integritetin tekstual tė Biblės. Ndėrsa nė tė vėrtetė ai ėshtė njė nga shembujt mė tė kėqij pėr tė dėshmuar ruajtjen e Biblės. Dhiata e Vjetėr e kėtij kodeksi pėrmban Tobitin, Juditin, Urtėsinė e Solomonit, Urtėsinė e Jezusit b. Sirahun, I Makabenjve dhe IV Makabenjve, tė cilat mungojnė nė Biblat protestante. Ndėrsa sa i pėrket Dhiatės sė Re, Kodeksi i Sinait gjithashtu pėrmban Letrėn e Barnabait dhe Bariun e Hermasit pėrveē listės sė zakonshme tė librave tė cilat gjenden nė Biblat Protestante. Me fjalė tjera, edhe Dhiata e Vjetėr e edhe Dhiata e Re tė gjetura nė Kodikun e Sinait janė ndryshe nga Biblat moderne Protestante. Duke pasur parasysh kėto fakte, Campbell do ta shohė tė zitė e ullirit pėr tė vėrtetuar se Bibla e tij nuk ka ndryshuar. Campbell gjithashtu pohon se Kodiku i Sinait ėshtė ‘dėshmi prekėse dhe e dhembshme se Ungjilli ėshtė sot i njėjtė sikur ka qenė pėrherė’. Fatkeqėsisht pėr tė, pohimet e tij mbėshteten vetėm nė tė vrojtuarit e njė folje tė vetme tė kodeksit. Vėrtetimi i mungesės sė integritetit tekstual tė vetė Ungjijve bėhet shumė mė i prekshėm dhe mė i  dhimbshėm nėse lexojmė Sekretet e Malit Sinai: Rrėfimi i Kodeksit tė Sinait nga James Bentley. Ky libėr jep njė hyrje tė shkurtėr pėr Kodikun e Sinait dhe rėndėsinė e tij. Disa nga fragmentet e rėndėsishme tė cilat kanė tė bėjnė me Ungjijtė e Dhiatės sė Re janė kėto:

 

Nė fakt ne tash besojmė se vetėm tre skribė e kanė kopjuar tekstin origjinal tė kodeksit. Kėta skribė e morėn lėkurėn e dashit e cila ishte e vrazhdė e me pengesa, dhe e kishin rrafshuar pėr tė dalur tė drejtė rreshtat e shkrimit tė tyre.  Pastaj ata e shkruan Biblėn -  nė tė shumtėn e rasteve, nėse jo pėr tė gjitha librat, me anė tė diktimit, pėr arsye se dy nga tre skribėt kishin bėrė gabime drejtshkrimore fonetike. Skribi i tretė, shqiptimi i tė cilit ėshtė gati perfekt, e ka shkruar pjesėn mė tė madhe tė Dhiatės sė Re dhe pėr kėtė disa studiues kanė supozuar se ky ishte kopjuar nga origjinali dhe jo me anė tė diktimit. Por teoria e tillė ėshtė e pavėrtetuar duke qenė se ky skrib i njėjtė ka shkruar – pa gabime shqiptimi – edhe pjesėn mė tė madhe tė librave historikė dhe poetikė tė Dhiatės sė Vjetėr.

 

Skribi i dytė, drejtshkrimi i tė cilit ėshtė mjaft i mirė, ka shkruar nė Kodeksin e Sinait librat profetike tė Dhiatės sė Vjetėr, sikur edhe Bariun e Hermasit. Dhe skribi i tretė i cili ka drejtshkrim mizor, ka shkruar Tobitin, Juditin, gjysmėn e parė tė IV Makabenjve, dy ēerekėt e parė tė Psalmeve dhe gjashtė faqet e Dhiatės sė Re (pėrfshirė pesė vargjet e para tė Zbulesės). Diku diku ėshtė lexuesi qė i ka diktuar skribit, dhe jo vetė skribi, ai qė ka bėrė gabimet. Tek 1 Makabenjve kapitulli 5 vargu 20 pėr shembull, teksti duket tė lexohet se Juda Makabeu mori 8000 njerėz nė tokėn e Gileadit. Diktuesi duke mos qenė i sigurt rreth numrit, e ka shqiptuar atė si ‘ose gjashtė ose tre mijė’. Dhe skribi e ka shkruar nė lėkurė tė njėjtėn ‘ose gjashtė ose tre mijė’. 

 

Kodeksit tė Sinait i  mungon pjesa mė e madhe e Dhiatės sė Vjetėr dhe primarisht do tė ketė pėrmbajtur rreth 790 pjesė lėkure; 242 nga pjesėt tė gjetura nga Tischendorf pėrmbajnė pjesė tė Dhiatės sė Vjetėr. 147½ tė tjerat pėrmbajnė Dhiatėn e Re, sikur edhe Letrėn e Barnabait dhe pjesė tė Bariut tė Hermasit. Dhe kėtu qėndron fillimisht rėndėsia e madhe e kodeksit. Kodeksi i Sinait ėshtė kopja e vetme e njohur e Dhiatės sė Re Greke nė skriptin uncial ...

Nuk ėshtė befasuese se tė tjerė para Tischendorfit ia kanė kushtuar mundin e tyre pastrimit tė tekstit Biblik nėpėrmjet Kodeksit tė Sinait. Dhe pasi qė Kodeksi ėshtė shkruar, korrektues tė mėvonshėm futėn duart e tyre nė tė dhe pėr disa shekuj bėnė ndryshime dhe shtuan shėnime nė tė gjithashtu. Tischendorfi symprehtė duke e studiuar kodeksin njehsoi 14 800 korrektime tė tilla tė kryera nga nėntė korrektues tė ndryshėm.

Kėta korrektues kanė sajuar shenja konvencionale pėr tė bėrė tė ditur atė qė ata besonin tė ishte teksti i vėrtetė. Pėr shembull njė rend me pika pėrgjatė njė pjese tė tekstit tregon se korrektuesi besonte se ai paragraf duhej tė fshihej sepse sipas tij nuk ishte nė tekstin origjinal tė Biblės...

Tani pasuria legjendare tekstuale e Kodeksit tė Sinait  i ėshtė dhėnė botės sė krishtere nėpėrmjet botimit tė madh tė Tischendorfit tė cilin ai e plotėsoi pak para vdekjes sė tij me njė botim tė madh dy volumesh tė tekstit tė Dhiatės sė Re. Bile edhe sot ky botim mbetet njė punim referues i domosdoshėm pėr studiuesit e tekstit Grek, pasi qė Tischendorf prezantoi aty njė sasi tė gjerė informatash tė cilat japin dėshmi pro dhe kontra leximeve tė ndryshme tė manuskripteve ekzistuese.

Mendjehollėsia e tij ishte brilante – aq brilante sa qė jo tė gjithė ishin tė guximshėm qė ta pranonin. Njė sugjerim i bėrė nga Tischendorf rreth dėshmisė sė Kodeksit tė Sinait, i mohuar nga shumica e bashkėkohanikėve tė tij, ėshtė pėrligjur tash nga teknika mė tė vonshme shkencore dhe e tregon gjeninė e tij nė piedestalin mė tė lartė.

Duke u bazuar vetėm nė dėshminė e syve tė tij, Tischendorf besoi se vargu i fundit i Ungjillit tė Gjonit (Gjoni 21:25) ishte njė shtim i mėvonshėm i bėrė origjinalit tė Kodeksit tė Sinait. Ky varg thotė “Janė edhe shumė gjėra tė tjera qė i bėri Jezusi, tė cilat, po tė shkruheshin njė nga njė, unė mendoj se nuk do tė mjaftonte mbarė bota qė t`i nxinte librat qė do tė mund tė shkruheshin. Amen.” Tichendorf pohoi se ky varg ishte shkruar me delikatesė mė tė madhe se sa pjesa tjetėr. Ai insistoi se forma e germave ishte lehtas mė ndryshe. Ai shtoi se ngjyra e pėrdorur pėr kėtė varg ishte me e ēeltė se sa ajo e pėrdorur pėr pjesėn tjetėr tė shkruar. (Skribėt e rimbushnin penėn e tyre mesatarisht ēdo njė rresht e gjysmė duke shkruar Kodeksin e Sinait; por Tischendorf thotė se ai kurrė nuk ka parė saktėsisht atė ngjyrė pene tė pėrdorur pėr atė varg nė ndonjė vend tjetėr tė kodeksit.)

Nė atė kohė shumica e studiuesve nuk u pajtuan me gjykimin e dhėnė rreth kėtij vargu. Por shumė kohė pas vdekjes sė tij, shkenca e shekullit XX vėrtetoi se Tischendorf kishte tė drejtė absolutisht. Kur u ekzaminua Kodeksi i Sinait nėn dritėn ultravjollce, u zbulua se nė fakt Ungjilli i Gjonit primarisht pėrfundonte me vargun 24 tė kapitullit 21. Pas kėtij vargu skribi shtoi njė pjesė tė vogėl me fjalėt “Ungjilli sipas Gjonit”. Mė vonė njė skrib tjetėr kishte fshirė kėto fjalė duke shkruar mbi to vargun e tanishėm tė 25tė....

Nė Britani Versioni i Autorizuar i vitit 1611 akoma magjepste shumė njerėz, qoftė edhe ata qė dyshonin pasaktėsitė e tij. Me tė drejtė apo pa tė, ai u bė tekst i shenjtė.

               

                 Mos hedh hije nė faqet e shenjta

                Gabimet e tė cilave, nėse janė gabime, janė shenjtėruar prej kohėsh,

 

do tė shkruante John Ruskin. Versioni i Autorizuar e ka mbajtur Shkrimin e Shenjtė nė njė gjuhė tė bukurisė dhe forcės unike. Por studiuesit dhe personat seriozė kishtarė ishin tashmė tė vetėdijesuar se ai ishte i pasaktė. Edhe kur autoritetet e Kishės Anglikane u pajtuan pėr njė rishikim tė tekstit, ata urdhėruan qė pėrkthimi i ri duhej ‘tė sillte sa mė pak ndryshime qė tė ishte e mundur....nė mėnyrė tė qėndrueshme me besueshmėri’. Sidoqoftė, ky projekt i dha urgjencė studimit tė Dhiatės sė Re Greke, dhe nė veēanti puna e dy  studiuesve tė njohur tė Kembrixhit Brooke Foss Westcott (i cili mė vonė u bė peshkop i Durhamit) dhe Fenton John Anthony Hort...

Jo tė gjithė u pajtuan me kėta dy profesorė tė teologjisė nga Kembrixhi.; por ata qė nuk u pajtuan ishin kryesisht lehtas bizarė. (Mė tepėr se lehtas bizar ishte Dean J.W. Burgon nga Chichester, i cili i pėrshkroi Kodeksin e Sinait dhe atė tė Vatikani si ‘kopjet mė tė korruptuara dhe skandaloze qė ekzistojnė sot’). Siē ka vėrejtur me tė drejtė Caspar Rene Gregory rreth Kodeksit tė Sinait: “Shume studiues e kanė ndjerė tė nevojshme qė ta pėrulin tekstin e kėtij manuskripti. Kjo ėshtė gabim. Tischendorf mund ta ketė vlerėsuar gjetjen e tij tė madhe paksa lartė. Ai do tė kishte qenė mė tepėr se njeri nėse nėn ato rrethana nuk do ta kishte bėrė kėtė, duke pasur parasysh se pėr tri vite ai hėngri, piu dhe fjeti me kėtė manuskript. Po tė ishte gjallė sot, ai me siguri do tė modifikonte aty kėtu simpatinė e tij pėr leximet e kėtij manuskripti. Por sidoqoftė ai ėshtė njė manuskript i jashtėzakonshėm”.

Si dėshmitarė tė fjalėve autentike tė Shkrimeve tė Shenjta, Westcott dhe Hort margjinalisht preferuan Kodeksin e Vatikanit ndaj atij tė Sinait. Por edhe kėtu Casper Rene Gregory ka disa komente me fjalė tė mprehta: “Nė njė kohė ishte si njėfarė mode tė thuash se Kodeksi i Sianit ishte i shkruar mjaft keq, me plot gabime klerikale dhe sipas kėsaj mė pak i besueshėm. Dhe manuskripti i Vatikanit do tė duhej tė ishte i shkruar me mjaft korrektesė. Mirėpo kur u fituan mė tepėr njohuri rreth kopjes sė Vatikanit, u gjet se nė kėtė aspekt nuk kishte mjaft vend pėr zgjedhje midis kėtyre dy manuskripteve”.

Ajo ēka i ofendonte nė tė vėrtetė njerėzit si Dean Burgon ishte fakti se megjithėse Kodeksi i Sinait ishte edituar me nivel mė tė madh, ai zbulonte njė tekst tė Biblės i cili sėrish dhe sėrish dallonte nga ajo qė ata ishin mėsuar ta respektonin dhe ta donin si Shkrim tė Shenjtė. Mere pėr shembull Lutjen e Zotėriut. Gjenerata tė tėra ishin mėsuar me versionin e gjetur tek Luka kapitulli 11, vargu 2 deri 4:

 

                  "Ati ynė qė je nė qiej,

                  u shenjtėroftė emri yt,

                  ardhtė mbretėria jote,

                  u bėftė vullneti yt si nė qiell edhe nė tokė.

                  Na jep ēdo ditė bukėn tonė tė nevojshme.

                  Dhe na i fal mėkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorėt tanė;

                  dhe mos lejo tė biem nė tundim, por na shpėto nga i ligu"``.

 

Ata ishin mėsuar ta pranojnė kėtė si mė alternativ ndaj versionit tė familjarizuar qė gjendet tek Mateu kapitulli 6 vargjet 9 deri 13.

Mirėpo tani ata po ballafaqoheshin me njė version edhe mė tė shkurtuar. Lutja e Zotėriut sipas Kodeksit tė Sinait lexohet thjeshtė kėshtu:  

 

                  At, u shenjtėroftė emri yt,

                  Ardhtė mbretėria jote,

                  U bėftė vullneti yt si nė qiell edhe nė tokė

                  Na jep ēdo ditė bukėn tonė tė nevojshme

                  Dhe na i fal mėkatet tona, sepse edhe ne i falim fajtorėt tanė;

                  dhe mos lejo tė biem nė tundim.  

 

Kodeksit tė Vatikanit bile i mungojnė edhe fjalėt “U bėftė vullneti yt si nė qiell ashtu edhe nė tokė”. Duket sikur pėr gjenerata tė tėra burra dhe gra kanė pėrsėritur fjalė tė dyshimta, duke besuar me naivitet se ato ishin thėnė nga goja e vetė Jezusit. Pėr mė tepėr edhe versioni mė i familjarizuar nga Mateu ishte i dyshimtė. Fundi Matean i Lutjes sė Zotėriut “Sepse e jotja ėshtė mbretėria, dhe fuqia dhe madhėshtia pėrgjithmonė, Amen” gjithashtu mungon nga manuskripti i Vatikanit dhe ai i Sinait.

Disa rrėfime tė tjera tė njohura mirė dhe tė dashura gjithashtu u zhdukėn nė tekstin e ruajtur gjatė dhe me kujdes nė Malin e Sinait. Kapitulli i tetė i Ungjillit tė Gjonit nė manuskriptet e mėvonshme pėrmban rrėfimin e gruas e cila ishte kapur nė kurvėri. Skribėt dhe farisenjtė duan qė ta gurėzojnė pėr vdekje duke pasuar, siē thonė ata, ligjin e Mojsiut. Jezusi thotė “Ai i cili ėshtė i pamėkatė nga ju le ta gjuajė gurin e parė nė tė”. Njė nga njė akuzuesit e gruas largohen pėrderisa tė mbetet vetėm ajo me Jezusin. Atėherė ai e pyet atė “Ku janė ata qė tė paditnin? Askush nuk tė dėnoi?” Ajo u pėrgjigj “Jo askush Zot”. Jezusi ia kthen “Atėherė as unė nuk tė dėnoj, shko dhe mos mėkato mė”

Ne e dimė tani se disa manuskripte tė vjetra e transferojnė kėtė rrėfim nė tjetėr vend nė Dhiatėn e Re, nė Ungjillin sipas Lukės. Nė disa manuskripte tė tjera skribėt kanė bėrė tė njohur se ata e vėnė nė dyshim autenticitetin e rrėfimit. Ai nuk gjendet askund nė kodeksin e Vatikanit dhe atė tė Sinait.

Dėshmitė qė vinin nga manuskripti i Malit tė Sinait ishin gjithnjė e mė tė vėshtira pėr tu tretur. Nė manuskriptet e mėvonshme, kapitulli 24 i Lukės, vargu 51, tregon se si Jezusi i la dishepujt e ti pas ringjalljes sė tij. Ai i bekoi ata, u nda nga ta ‘dhe u ngrit nė qiell’. Kodeksi i Sinait nuk e pėrmban fjalinė e fundit. Sikur qė ka vėrejtur kritiku tekstual C.S.C. Williams ‘nėse kjo mungesė ėshtė e drejtė atėherė nuk ka nė tekstin origjinal nė Ungjij asgjėkundi pėrmendje tė Ngritjes nė Qiell (tė Jezusit)”

Nė mėnyrė tė vazhdueshme dhe shqetėsuese Kodeksit nga Mali i Sinait i mungojnė fjali tė famshme tė Shkrimeve tė Shenjta. Tek kapitulli 17 i Mateut, dishepujt dėshtojnė nė largimin e djallit nga njė epileptik. Vargu 21 nė manuskriptet e mėvonshme e jep sqarimin e Jezusit se njė shėrim i tillė kėrkon mė tepėr lutje dhe agjėrim. Nė Kodeksin e Sinait mungon ky sqarim. Sėrish, teksti i manuskripteve tė mėvonshme e fillon Ungjillin sipas Markut me fjalėt: “Fillimi i Ungjillit tė Jezu Krishtit, Birit tė Perėndisė”. Nė kodeksin e Sinait mungojnė fjalėt “Birit tė Perėndisė”. Tek Ungjilli sipas Lukės, nė manuskriptet e mėvonshme tek kapitulli 11 gjenden fjalėt tė cilat i atribuohen Jezusit “Ju nuk e dini cilit shpirt i takoni. Sepse biri i njeriut nuk ka ardhur t’i shkatėrrojė jetėrat e njerėzve por ti shpėtojė ato”. Asnjėra nga fjalitė nuk gjendet nė Kodeksin e Sinait.

Sikur kjo tė mos ishte e mjaftueshme pėr tė shokuar kėta njerėz tė mėsuar me versionet e vjetra tė ungjijve, Kodeksi i Sinait bile i minimizon edhe disa nga ndėshkimet pėr njerėzit e ligj siē kanė ekzistuar nė tekstet tradicionale. Ungjilli sipas Markut tek kapitulli 9 psh, e pėrshkruan ferrin si njė vend ‘ku krimbi nuk vdes dhe zjarri nuk fiket’ (njė pėrshkrim ky i marrė nga vargu i fundit i librit tė Isaisė nga Dhiata e Vjetėr). Kėto fjalė mungojnė nė Kodeksin e Sinait.

Sidoqoftė, studiuesit si Tischendorf, Westcott dhe Hort nuk janė tmerruar nga gjetjet e tyre. Qė tė tre kėta dhe shumė tė tjerė si ta, kishin besim tė mjaftueshėm se ajo qė ata po bėnin ishte definitivisht zbulim i tė vėrtetės sė fshehur hyjnore. Megjithatė, ata bėnė supozime rreth transmetimit tė tekstit tė Shkrimeve tė Shenjta tė cilin Kodeksi i Sinait i ka detyruar ata qė ta mohojnė...

Westcott dhe Hort ishin njėsoj tė patundur nė besimin se tė gjitha ndryshimet (e Biblės) do tė kenė ndodhur aksidentalisht, dhe jo me qėllim. Nė hyrjen qė ia kanė bėrė botimit tė tyre The New Testament in the Original Greek, ata shkruajnė “Nuk do tė ishte jashtė vendit tė shtohet kėtu si njė shprehje tjetėr tė besimit tonė se megjithė leximet e panumėrta tė Dhiatės sė re tė cilat janė padiskutueshėm tė dyshimta, nuk ka asnjė shenjė tė falsifikimit tė qėllimshėm tė teksteve pėr qėllime dogmatike”.

Kodeksi i Sinait do tė vėrtetonte se ata e kishin gabim, jo aq shumė pėr shkak tė faktit se vetė teksti i tij ėshtė korruptuar nė kėtė mėnyrė, sa pėr shkak tė pėrmbajtjes sė teksteve tė shumta tė cilat u fshinė apo ndryshuan nga skribė tė mėvonshėm me motivime teologjike.

Pėr shembull nė kapitullin e parė tė Ungjillit tė Markut tregohet pėr njė lebroz i cili i thotė Jezusit “Po tė duash ti mund tė mė pastrosh”. Kodeksi i Sinait vazhdon “Jezusi me zemėrim e shtriu dorėn e tij dhe e preku atė duke i thėnė ‘Po e dua, qofsh pastruar’.” Manuskripte tė mėvonshme, duke e parė se t’i atribuosh Jezusit zemėrim ėshtė sikur ta paraqesėsh atė paksa tepėr njerėzor, e ndėrruan fjalėn ‘i zemėruar’ me ‘duke e mėshiruar’.

Nė Ungjillin e Mateut, Kodeksi i Sinait pėrmban njė sugjerim tjetėr rreth Jezusit i cili kishte ardhur nė konflikt me pikėpamjet teologjike tė tė krishterėve tė mėvonshėm dhe pėr kėtė arsye edhe ishte larguar. Duke folur pėr ditėn e Gjykimit (kapitulli i 24 i Mateut), Jezusi sipas Kodeksit tė Sinait, e bėn tė ditur se ‘pėr atė ditė dhe pėr atė orė, askush s`e di, as engjėjt e qiejve, e as Biri, por vetėm Ati im’.

Manuskripte tė tjera tė vjetra gjithashtu i pėrmbajnė fjalėt ‘as Biri’. Por supozimi se Jezusi nuk ėshtė nė nivel tė njėjtė tė dijes me Atin ishte i papranueshėm pėr gjeneratat e mėvonshme tė tė krishterėve dhe kėshtu kjo frazė ėshtė larguar.

Nė kėtė pikė edhe vetė Hort pėr njė moment u tundua tė dyshojė se ishte motivimi teologjik ai qė e shkaktoi largimin e fjalėve, duke pranuar se fshirja e fjalėve ‘as Biri’ nė tė vėrtetė mund tė sqarohet ‘me vėshtirėsinė teologjike tė cilėn ato duket se e pėrmbajnė’.

Nė mėnyrė mė goditėse mund tė shihet procesi i ndryshimit tė teksteve biblike pėr arsye doktrinare nė faktin se  Kodiku i Sinait ėshtė ripunuar nga korrektorė shumė kohė pasi qė ėshtė shkruar pėr herė tė parė. Dy shembuj e bėjnė kėtė tėrėsisht tė qartė. Nė tė dy rastet korrektorėt e kanė parė tė paqėndrueshėm tekstin ashtu siē ėshtė ruajtur nga kodiku i madh. Shembulli i parė ka tė bėjė me lutjen e Jezusit nė Malin e Ullinjve.

Sipas tekstit tė Kodikut tė Sinait, Ungjilli sipas Lukės thotė se “Atėherė iu shfaq njė engjėll nga qielli pėr t`i dhėnė forcė. Dhe ai, duke qenė nė agoni, lutej edhe mė fort; dhe djersa e tij po i bėhej si gjak i mpiksur qė bie pėr tokė..”

Ky tekst me sugjerimin e tij se Jezusi kishte nevojė pėr mbėshtetjen e njė engjėlli, dhe se para arrestimit dhe gjykimit tė tij ai ishte nė agoni, nuk gjendet nė Kodikun e Vatikanit. Kodiku i Sinait qartė tregon se debati rreth kėtij fragmenti pati ndikim tek skribėt e mėvonshėm. Njėri nga ta kishte vendosur pika afėr tekstit duke bėrė me dije se ai fragment duhej tė largohej. Njė tjetėr skrib nė mėnyrė tė kujdesshme ka tentuar qė ti fshijė kėto pika.

Njėjtė demaskuese ėshtė mėnyra se si korrektorėt e Kodeksit tė Sinait u morėn me fjalėt atribuuar Jezusit nė kryq nga Ungjilli sipas Lukės. “At fali sepse nuk e dinė ēfarė po bėjnė” ėshtė fshirė nga korrektuesi. J. Rendel Harris besonte se teksti ishte larguar qėllimshėm nga ata tė krishterė tė cilėt besonin se Perėndia nuk do tė mund ti falte kurrė Judenjtė pėr vrasjen e Jezuit. A nuk e ka treguar kėtė shkatėrrimi i Jerusalemit? Kėtu, nė anėn tjetėr, Hort akoma mban qėndrimin se teksti ėshtė larguar pėr qėllime tėrėsisht tė pafajshme dhe arsye aksidentale. “Heqja e paramenduar e rrėfimit ku shprehet dashuria dhe falja e treguar ndaj vetė vrasėsve tė Zotėriut  ėshtė absolutisht e pabesueshme...”, thotė ai.

Nuk duhet tė supozohet nga kėta shembuj se Kodeksi i Sinait pa alternativė e mbėshtetė pikėpamjen ‘joortodokse’ mbi Jezusin. Pėrkundrazi, nė gjenaologjinė e Jezusit tė dhėnė nga Ungjilli sipas Mateut, pėr shembull, Kodiku i Sinait (ndryshe nga disa manuskripte tė tjera) e mbėshtetė doktrinėn e lindjes sė virgjėr tė Jezuit duke e pėrfunduar listėn e paraardhėsve tė tij me fjalėt “Jakobit i lindi Jozefi, bashkėshorti i Marisė, nga e cila lindi Jezusi, qė quhet Krisht”.

Shpeshherė, gjithashtu, shtesat e bėra tekstit tė cilat gjenden nė dokumentet e mėvonshme por jo edhe nė Kodikun e Sinait janė thjeshtė tė padėmshme, dhe njėmend nganjėherė janė shtesa pozitive. Dy shembuj tė tillė mund tė  citohen nga Ungjilli sipas Gjonit. Nė kapitullin e katėrt Jezusi i ka kėrkuar pije njė gruaje nga Samaria. Ajo i pėrgjigjet “Po qysh, ti qė je Jude kėrkon tė pish prej meje, qė jam njė grua samaritane”. Skribė tė mėvonshėm i kanė shtuar kėtė sqarim tekstit origjinal autentik: “sepse Judenjtė nuk shoqėrohen me Samaritanėt”.

Njėsoj, nė kapitullin e pestė tė Ungjillit tė Gjonit, tregohet se si Jezusi takoi njė numėr tė madh tė njerėzve tė sėmurė tė cilėt po qėndronin afėr ujit. Njė skrib i mėvonshėm i ka shtuar tekstit njė sqarim i cili nuk gjendet nė Kodikun e Sinait: “Sepse njė engjėll, kohė pas kohe, zbriste nė pellg dhe e lėvizte ujin; dhe i pari qė hynte, mbasi uji ishte lėvizur, shėrohej nga ēfarėdo sėmundje qė tė kishte”

Njė nga ndryshimet mė tė lezetshme dhe mė joarmiqėsore bėrė mė vonė tekstit tė ruajtur si nė Kodikun e Sinait, ka tė bėjė me shėmbėlltyrėn e birit tė penduar siē ėshtė treguar tek kapitulli 15 i Ungjillit tė Lukės. Nė kėtė parabolė Jezusi flet pėr njė tė ri i cili e bindė tė atin qė t’ia japė trashėgiminė mė herėt dhe pastaj shkon edhe e shpenzon atė. I pangopur dhe duke ruajtur derrat pėr tė fituar kafshatėn, ai pendohet. Ai vendosė tė kthehet tek i ati dhe ia thotė kėto fjalė: “Atė, mėkatova kundėr qiellit dhe para teje; nuk jam mė i denjė tė quhem yt bir; trajtomė si njė nga mėditėsit e tu”. Dhe sipas Kodikut tė Sinait ai e bėn pikėrisht kėtė. Por ai sheh se i ati e kishte pritur atė kaherė dhe e mirėpret atė sikur tė ishte kthyer nga tė vdekurit, si njė bir tė dashur.

Tani ndryshimi i hirshėm i bėrė nė manuskriptet e mėvonshme thotė se biri, i mirėpritur papritmas nga i ati i tij, me urtėsi i shmanget bėrjes sė ofertės pėr tu konsideruar si mėditės. Megjithatė nė fund tė gjitha ndryshimet tekstuale tė zbuluara si rezultat i punės heroike tė Tischendorfit dhe studiuesve bashkėpunėtorė tė tij rezultuan shqetėsuese. Dhe nė njė periudhė teologėt e shekullit tė njėzetė e konsideruan dėshminė e Kodikut tė Sinait njėmend skajshmėrish shqetėsuese. Ēėshtja ka tė bėjė me doktrinėn themelore tė Krishterimit, me ringjalljen e Jezus Krishtit....

Mirėpo kėtu ngriti krye njė paradoks i jashtėzakonshėm. Kodiku i Sinait, manuskripti i cili sipas Tischendorfit i afrohej mė sė shumti tekstit tė Ungjijve ashtu siē ishin shkruar fillimisht, zbuloi njė mungesė teksti tė pazakonshme. Sipas Kodikut tė Sinait, Ungjilli sipas Markut, ndryshe nga tė tre ungjijtė tjerė nuk pėrmbante ndonjė rrėfim rreth paraqitjes sė Jezusit dishepujve pas ringjalljes sė tij.

Sipas Markut, kapitulli 16, tri gra – Mari Magdalena, Maria e ėma e dishepullit Jakob dhe Saloma – sollėn vajra pėr ta lyer me to trupin e vdekur tė Jezusit i cili ishte brenda varrit. Njė gur i madh ishte vendosur nė hyrjen e varrit dhe tė tri gratė po pyeteshin se kush do ta largonte atė. Ato magjepsen kur shohin se guri veēse ishte larguar nga hyrja. Duke hyrė brenda varrit ato shohin njė tė ri tė veshur nė tė bardha i cili po qėndronte nė anėn e djathtė. Ato stepen por i riu u thotė “Mos u frikėsoni”. Ai u thotė pastaj se Jezusi nga Nazareti tė cilin e patėn kryqėzuar nuk ėshtė aty sepse ėshtė ngritur.

Mandej i riu ju jep tri grave njė porosi pėr dishepujt e Jezuit: “Se ai po ju pararend nė Galile; atje do ta shihni, ashtu siē ju pati thėnė”. Por mjaftė ēuditėrisht gratė nuk e pėrcjellin kėtė porosi. Sipas Ungjillit tė Markut tė gjetur nė Kodikun e Sinait “ato dolėn shpejt dhe ikėn nga varri, sepse i zuri tmerri dhe habia; dhe nuk i thanė asgjė kurrkujt, sepse kishin frikė.”

Dhe kėtu, sipas Kodikut tė Sinait, pėrfundon Ungjilli sipas Markut. Natyrisht se Ungjilli sipas Markut nuk pėrfundon me kaq nė manuskripte tė tjera tė Biblave kristiane. Kėto versione tė tjera vazhdojnė me njė fragment shtesė prej 12 vargjesh:

Tani Jezusi, pasi ishte ringjallur nė mėngjesin e ditės sė parė tė javės, iu shfaq sė pari Marisė Magdalenė, nga e cila pati dėbuar shtatė demonė. Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre qė kishin qenė bashkė me tė, tė cilėt ishin tė pikėlluar dhe e qanin. Por kėta, kur dėgjuan se ishte gjallė dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan. Mbas kėtyre gjėrave, iu shfaq nė trajtė tjetėr dyve prej tyre, qė po shkonin nė fshat. Edhe ata shkuan dhe ua treguan tė tjerėve; por as kėtyre nuk u besuan. Nė fund iu shfaq tė njėmbėdhjetėve kur ishin nė tryezė dhe i qortoi pėr mosbesimin e tyre dhe pėr ngurtėsinė e zemrės, sepse nuk u kishin besuar atyre qė e kishin parė tė ringjallur. Pastaj u tha atyre: ``Dilni nė mbarė botėn dhe i predikoni ungjillin ēdo krijese; ai qė beson dhe ėshtė pagėzuar, do tė jetė i shpėtuar; por ai qė nuk ka besuar, do tė jetė i dėnuar. Dhe kėto janė shenjat qė do t`i pėrcjellin ata qė do tė besojnė: nė emrin tim ata do t`i dėbojnė demonėt, do tė flasin gjuhė tė reja; do t`i kapin me dorė gjarpėrinjtė, edhe nėse do tė pinė diēka qė shkakton vdekjen, nuk do t`u bėjė asnjė tė keqe; do t`i vėnė duart mbi tė sėmurėt dhe kėta do tė shėrohen``. Zoti Jezus, pra, mbasi u foli, u ngrit nė qiell dhe u ul nė tė djathtė tė Perėndisė. Pastaj ata dolėn dhe predikuan kudo, ndėrsa Zoti bashkėvepronte me ta dhe e vėrtetonte fjalėn me shenjat qė e shoqėronin. Amen.

Tani, nėse teksti i Kodikut tė Sinait paraqet njėmend atė qė ka ardhur nga dora e shkruesve tė parė tė tekstit, kėto 12 vargje (Marku 16:9-20) janė po aq tė dyshimta sa edhe vargu pėr tre dėshmitarėt hyjnorė tė nxjerra jashtė nga Richard Porson. Larg tė mbrojturit tė rrėfimit tradicional tė ungjillit, zbulimi i madh i Tichendorfit ka nxjerrė jashtė Biblės njė shtesė edhe mė alarmuese tė  tekstit origjinal.

Skribi i cili i ka dhėnė fund Ungjillit sipas Markut nė Kodikun e Sinait nuk kishte asnjė dyshim se ai pėrfundonte me vargun 8 tė kapitullit 16. Aty ai e kishte nėnvizuar tekstin me vizė artistike dhe kishte shkruar ‘Ungjilli sipas Markut’ duke filluar menjėherė me Ungjillin sipas Lukės. [24]

William Campbell u zhyt nė lot kur e pa tė ekspozuar njė foli tė Kodikut tė Sinait nė Muzen Britanik nė Londėr, duke supozuar se  besimi i tij nė pandryshueshmėrinė e Biblės po forcohej. Tashmė kur ne e dimė se pėrmbajtja e Kodikut tė Sinait ėshtė e ndryshme nga Biblat Moderne Protestante, i kemi dhėnė Campbellit arsye tė njėmendta pėr tė qarė. Gurthemeli i tij pėr dėshminė historike tė integritetit tė Biblės qėndron i shpartalluar para syve tė tij  kur paraqiten argumente tė qarta dhe evidente. Fatkeqėsisht pėr tė, emocionalizmi dhe rrėfimet rėnkuese nuk janė dėshmi substanciale pėr integritetin tekstual tė Biblės.  

 

Si dukej pra Bibla nė kohėn e Profetit Muhamed  

 

Kjo ėshtė njė pyetje e vėshtirė pasi qė informatat rreth Krishterimit dhe librave qė ai ka pėrdorur si shkrime tė shenjta nė Arabi gjatė kohės sė Muhamedit a.s. janė shumė sporadike. Kemi disa burime joislame dhe disa tė tjera Islame tė cilat japin ca informata rreth Biblės, por asgjė vendimtare. Mirėpo qė tė dy kėto burime janė tė mjaftueshme pėr tė treguar se shkrimet e shenjta tė krishtere nuk janė bindshėm tė njėjta sot me ato tė kohės sė Muhamedit a.s.

Burimet joislame sugjerojnė prezencėn e Kishės Siriake (dhe degėve tė saj tė ndryshme sektare siē janė Jakobitėt, Nestorianėt, Monofizitėt etj) nė disa rajone tė caktuara tė Arabisė dhe ato tregojnė se shėrbimet kishtare kryheshin nė gjuhėn siriake. [25] Ėshtė konfirmuar se manuskriptet biblike mė tė hershme arabe kanė ardhur nė ekzistencė vetėm pas vdekjes sė Muhamedit a.s., nė kohėn e polemikave Krishtero-Muslimane.[26] Ato ishin pėrkthyer nė arabisht nga siriakishtja. Kishat Siriake e pėrdornin Diatesaronin, pėrpilimin e katėr Ungjijve nė njė tė bėrė nga Tatiani, dhe ai u pėrdor nė Kishat Siriake pėr njė kohė tė gjatė para se tė zėvendėsohej me Peshittėn. Peshita nė anėn tjetėr ka numėr tė ndryshėm tė librave nė Dhiatėn e Re. Kjo paraqet pėr Dhiatėn e Re njė pėrshtatje tė kanonit tė Siriakėve me atė tė Grekėve. Letra e tretė Korintasve nuk ishte pranuar, dhe si shtesė 14 Letrave tė Palit (pėrfshirė Hebrenjve pas Filemonit), pėrfshiheshin tri letra tė gjata Katolike (Jakobit, 1 Pjetrit dhe 1 Gjonit). Katėr letrat tjera mė tė shkurta Katolike (2 Pjetrit, 2 dhe 3 Gjonit, dhe e Judės) sikur edhe libri i Zbulesės mungojnė nė versionin e Peshitės Siriake, kėshtu qė kanoni Siriak i Dhiatės sė Re pėrbėhej nga 22 shkrime. Dhiata e Vjetėr pėrbėhej nga librat e zakonshėm tė Biblės Hebraike sikur edhe nga librat si Baruhu, Letra e Jeremisė, Shtesat e Psalmeve, Lutja e Manasehut, Tobiti, Juditi, Urtia e Solomonit, Urtia e Jeshua b. Sirahut, I-IV Makabenjve, Psalmet e Solomonit dhe Apokalipsa e Baruhut. Duke pasur parasysh kėto fakte do tė jetė mjaft e vėshtirė tė vėrtetohet se shkrimet kristiane janė tė njėjta sot me ato tė kohės sė Muhamedit a.s.

Sa i pėrket burimeve Islame, disa informata interesante rreth pėrmbajtjes sė Biblės Kristiane gjenden nė Al-Sirah Al-Nebiaah tė ibn Hishamit. Ai pėrmend disa nga besimet e tė krishterėve tė cilėt kishin biseduar me profetin:  

 

 

[Ata tė cilėt folėn me tė Dėrguarin e Allahut, paqja qoftė me tė, ishin Abu Haritha Ibn Alkama Al Abdul Masih dhe Al Aiham al Said] Ata ishin tė krishterė sipas besimit tė mbretit me dallime midis tyre; ata thonė: Ai ėshtė Allahu, dhe thonė: Ai ėshtė Biri i Allahut, dhe thonė: Ai ėshtė i treti nga tė tretė (pjesė e trinisė) dhe kėto janė pohimet e krishterimit. [Ata pėrdorin si fakt se ai ėshtė Allahu, argumentin se] ai i ringjalli tė vdekurit, i shėroi tė sėmurėt, krijoi forma zogjsh nga balta dhe iu fryu atyre duke i bėrė zogj (tė gjallė). E tėrė kjo ishte me fuqinė e Allahut, tė Lartėsuarit, tė Lavdishmit [pėr tė dhėnė shenja pėr njerėzit] (Merjem:21)  

Ata gjithashtu diskutojnė duke thėnė se ai ėshtė Biri i Allahut duke pohuar se ai nuk ka pasur baba dhe se ka folur qė nė fėmijėri gjė e pabėrė nga dikush tjetėr. Ata pėrdorin si fakt pėr pohimin e tyre se ai ėshtė i treti nga tė tretė (pjesė e trinisė) argumentin se Allahu thotė: Ne vepruam, Ne krijuam dhe Ne gjykuam [duke pėrdorur shumėsin pėr Vetveten], dhe po qe se Ai do tė ishte Njė ai do tė thoshte: Unė veprova, Unė gjykova, Unė urdhėrova dhe Unė krijova; por ėshtė Ai, Jezusi dhe Merjemja. Kurani ėshtė shpallur duke adresuar tė gjitha kėto argumente. [27]  

 

Janė kėtu dy gjėra rreth Krishterimit tė kohės sė Muhamedit a.s.  E para, besimi se Jezusi a.s. ka folur nė fėmijėri dhe se ai ka krijuar forma zogjsh nga balta dhe i ka bėrė tė gjalla. E dyta doktrina trinitariane se Perėndia pėrbėhet nga Ati, Jezusi dhe Maria. Duke qenė se ēėshtjet doktrinale nuk janė qėllimi i kėtij diskutimi, ne do tė fokusohemi nė pikėn e parė e cila ka tė bėjė me natyrėn e shkrimeve.

Mrekullia e tė folurit tė Jezusit qė nė fėmijėri dhe dhėnia jetė zogjve tė bėrė nga balta zakonisht etiketohen si ‘apokrife’ nga misionarėt mirėpo kėto gjėra ishin pėrsosmėrish tė pranueshme pėr tė krishterėt nė Arabi gjatė kohės sė Muhamedit a.s. Enciklopedia Katolike Online vėrteton popullaritetin e rrėfimeve tė fėmijėrisė midis Nestorianėve Sirianė. Ėshtė interesante pėr tė pėrmendur se versioni arab i rrėfimeve tė fėmijėrisė ishte pėrkthyer nga origjinali Siriak. [28]

Nė mėnyrė tė tėrthortė kjo e vėrteton rrėfimin e Ibn Hishamit nė Al Sirah El Nebeiuah lidhur me besimet e tė krishterėve nė kohėn e Muhamedit a.s. qė kanė tė bėjnė me tė folurit e Jezusit nė fėmijėri dhe dhėnien jetė tė zogjve nga balta. Sidoqoftė kjo na e jep vetėm njė fragment tė vogėl tė llojit tė ‘shkrimeve’ tė cilat tė krishterėt po i pėrdornin nė kohėn e Muhamedit a.s., dhe nė asnjė mėnyrė nuk paraqet  pamje komplete tė asaj se si dukeshin ‘shkrimet’ e tyre tė tėrėsishme.[29]

Pėr mė tepėr, mospajtimi midis Judenjve dhe tė Krishterėve rreth shkrimeve tė tyre tė shenjta ishte mirė i njohur gjatė kohės sė Profetit Muhamed a.s. dhe kjo gjithashtu  i shėrbeu si njė shtysė kalifit Uthman pėr ta pėrmbledhur Kur’anin.

Hudhejfa bin el-Jemen erdhi tek Uthmani nė kohėn kur njerėzit e Shamit dhe ata tė Irakut po zhvillonin njė luftė pėr tė mposhtur Armeninė dhe Azerbajxhanin. Hudhajfa po frikėsohej rreth dallimeve nė recitimin e Kur’anit midis tyre (midis njerėzve tė Shamit dhe Irakut), kėshtu qė ai i tha Uthmanit “O Prijėsi i besimtarėve! Ruaje kėtė popull para se ata tė dallojnė rreth Librit (Kur’anit) ashtu siē kanė bėrė mė herėt Hebrenjtė dhe tė Krishterėt”

Mospajtimi i tė krishterėve rreth shkrimeve tė tyre tė shenjta mund tė shihet duke studiuar kanonet e ndryshme tė Biblave tė tyre gjithandej shekujve para dhe pas Muhamedit a.s. Mosmarrėveshjet midis tyre rreth shkrimeve tė tyre tė shenjta ekzistojnė edhe sot. Me tė gjitha kėto fakte para nesh, ne mund tė themi bindshėm se shkrimet e shenjta tė krishtere definitivisht nuk janė tė njėjta sot me ato tė kohės sė Muhamedit a.s.  

 

Pėrfundim  

 

Ėshtė pohuar nga misionarėt e krishterė se shkrimet e tyre tė shenjta janė tė njėjta sot sikur qė kanė qenė nė kohėn e Muhamedit a.s., dhe se Profeti i ka njohur ato pėr tė vėrteta. Sidoqoftė nuk ka pasur as ndonjė demonstrim tė kėsaj nga ana e  tyre dhe as ndonjė vėrtetėsi tė pohimit. Kjo nuk ėshtė pėr tu befasuar. Bibla Protestante erdhi nė ekzistencė gjatė Reformimit, nja 900 vite pas Muhamedit a.s. A thua vallė si mund tė ndodhė qė Kur’ani apo Hadithet ta vėrtetojnė njė Bibėl e cila erdhi rreth 900 vite pas tyre. Pėr mė tepėr, pėrmbajtja e Biblės ka qenė nė mospajtueshmėri tė thellė pėr mė shumė se 150 vite pas Reformimit siē shihet qartė nga njė sėrė mospajtimesh midis vetė reformuesve (me kėtė bėhen mė shumė se njė milenium i tėrė qė nga koha e Muhamedit a.s. !). Nė tė vėrtetė, Krishterimi nuk ka mundėsi tė prodhojė as edhe njė manuskript tė vetėm tė Kodeksit tė Dhiatės sė Re Greke sipas limitit dhe rendit tė krijuar nga Atanasiusi (‘themeli i shpėtimit’) deri nė kohėn e manuskriptit Mt. Atos (Greg. 922) qė daton nė vitin 1116. Megjithėkėtė, sado pabesueshėm qė mund tė duket, misionarėt do tė donė tė na shtyjnė tė besojmė se Dhiatat e Reja Greke ‘eklektike’ tė cilat i kemi sot, tė cilat tekstualisht janė tė ndryshme nga manuskriptet e pėrmendura mė lartė, janė tė njėjta nė kanon dhe pėrmbajtje sikur qė kanė qenė nė kohėn e Profetit Muhamed. Ky pohim i pabesueshėm i cili bazohet nė fantazi nuk pėrmban ndonjė grimcė fakti.

Pėr mė tepėr, Kanoni Protestant i Biblės ėshtė vetėm njėri nga kanonet e Kishave tė ndryshme tė Krishtera dhe pėrmban numėr tė ndryshėm tė librave kur krahasohet me kanonet tjera. Ėshtė treguar gjithashtu se pėrmbajtja tekstuale e Biblave moderne tė pėrdorura nga Protestantėt ėshtė ‘eklektike’ dhe e bazuar nė gjykim redaksional. Tekste si kėto kurrė nuk kanė ekzistuar nė historinė e krishterimit deri nė kohėn e fillimit tė kriticizmit tekstual modern.

Tutje, ėshtė potencuar gjithashtu se sipas burimeve Islame, tė krishterėt gjatė kohės sė Muhamedit a.s. besonin nė mrekullinė e tė folurit nė fėmijėri dhe dhėnien jetė tė zogjve nga balta kryer nga Jezusi a.s. Kėto mrekulli tash mohohen duke iu dhėnė statusi i shkrimeve apokrife. Ėshtė shumė me vend tash tė thuhet se shkrimet e njė grupi tė krishterėve janė ‘apokrifja’ e tjetrit grup.

Kėshtu qė pohimi se shkrimet janė bindshėm sot sikur nė kohėn e Muhamedit a.s., qėndron mbi themele tė pavėrtetuara kur hulumtohet nga kėndvėshtrimi i historisė kristiane. Pohimet se Kur’ani dhe Hadithet i dėshmojnė ‘shkrimet’ e bazuara nė burime ‘eklektike’ tė cilat janė prodhim i gjykimeve redaktuese, janė tė imagjinuara dhe jo tė dėshmuara.  

Dhe Allahu e di mė sė miri.



[1] S. Hasan, An Introduction To The Science Of Hadith, 1995, Darussalam Publishers: Riyadh (Saudi Arabia), p. 11.

 

[2] Dr. Martin Luther, Biblia, 1538, Wolff K: Strassburg.

 

[3] B. F. Westcott, The Bible In The Church: A Popular Account Of The Collection And Reception Of The Holy Scriptures In The Christian Churches, 1879, Macmillan & Co.: London, p. 270.

 

[4] B. M. Metzger, The Canon Of The New Testament: Its Origin, Significance & Development, 1997, Clarendon Press: Oxford, p. 273.

 

[5] ibid., pp. 241-242.

 

[6] ibid., pp. 244-245

 

[7] D. D. Schmidt, "The Greek New Testament As A Codex", in L. M. McDonald and J. A. Sanders (eds.), The Canon Debate, 2002, Hendrickson Publishers, p. 476.

 

[8] ibid.

 

[9] ibid.

 

[10] ibid., p. 477.

 

[11] Mėnyra mė e mirė pėr tė pėrshkruar manuskriptet Bizantine ėshtė fjala ‘korruptim’. Shiko B. M. Metzger, A Textual Commentary On The New Testament: A Companion Volume To The United Bible Societies' Greek New Testament, 1971, United Bible Societies, London & New York, pp. xvii-xxi; B. F. Westcott & F. J. A. Hort, Introduction To The New Testament In The Original Greek, 1882 (1988 reprint), Hendrickson Publishers Inc., pp. 115-119

 

[12] Aland & B. Aland (Trans. E. F. Rhodes), The Text Of The New Testament: An Introduction To The Critical Editions And To The Theory And Practice Of Modern Textual Criticism, 1995 (2nd Revised Edition), William B. Eerdmans Publishing Company: Grand Rapids (Michigan), p. 142. Pas dhėnies sė listės tė miniskulave Bizantine sipas shekujve, pėrfshirė kodeksin 922, Alandi thotė:

 

Tė gjitha kėto miniskula tregojnė dominancė tė pastėr ose dėrmuese tė tekstit Bizantin. Dhe kjo nuk ėshtė njė veēori e miniskulave, por njė karakteristikė tė cilėn ato e ndajnė me njė numėr tė konsiderueshėm tė manuskripteve unciale. Tė gjitha kėto janė irelevante pėr kriticizmin tekstual, tė paktėn pėr vendosjen e formės origjinale tė teksteve dhe zhvillimin e tyre nė shekujt e hershėm.

 

Shiko gjithashtu D. D. Schmidt, "The Greek New Testament As A Codex", in L. M. McDonald and J. A. Sanders (eds.), The Canon Debate, op. cit., p. 471.

 

[13] B. M. Metzger, The Text Of The New Testament: Its Transmission, Corruption, And Restoration, 1992 (Third Enlarged Edition), Oxford University Press: Oxford & New York, p. 135. Ai thotė:

Me mėnyrėn e retrospektit apo evaluimit  mund tė thuhet se studiuesit sot pėrgjithėsisht pajtohen se njė nga kontributet kryesore tė Wetscott dhe Hort ka qenė demonstrimi i tyre i qartė se teksti Sirian (apo Bizantin) ėshtė mė i vjetėr se sa llojet tjera tė teksteve. Tri lloj kryesore tė dėshmive e mbėshtesin kėtė gjykim: 1. teksti Sirian pėrmban lexime tė kombinuara apo konfliktuoze tė cilat janė qartė tė kompozuara nga elemente t pranishme nė format mė tė hershme tė tekstit; 2. asnjė at kishtar post-Nikean nuk citon ndonjė lexim tė dukshėm Sirian; dhe 3. kur leximet Siriane krahasohen me leximet rivale pohimi i tyre pėr tė qenė origjinale gjendet nė dobėsim gradual dhe nė fund nė zhdukje.  

 

[14] Pėr diskutime rreth ēėshtjes sė tė krishterėve tė hershėm tė cilėt kanė pėrdorur llojin Aleksandrian tė tekstit shiko:  L. Vaganay & C-B Amphoux (Trans. J. Heimerdinger), An Introduction To New Testament Textual Criticism, 1986, Cambridge University Press: Cambridge (UK), pp. 108-109; B. M. Metzger, The Text Of The New Testament: Its Transmission, Corruption, And Restoration, op. cit., pp. 278-279; K. Aland & B. Aland (Trans. E. F. Rhodes), The Text Of The New Testament: An Introduction To The Critical Editions And To The Theory And Practice Of Modern Textual Criticism, op. cit., pp. 65-66.

 

[15] D. D. Schmidt, "The Greek New Testament As A Codex", in L. M. McDonald and J. A. Sanders (eds.), The Canon Debate, op. cit., p. 479.

 

[16] G. A. Buttrick (Ed.), The Interpreter's Dictionary Of The Bible, 1962 (1996 Print), Volume 4, Abingdon Press: Nashville, pp. 594-595 (Under "Text, NT"); G. D. Fee, "The Textual Criticism Of The New Testament" in R. K. Harrison, B. K. Waltke, D. Guthrie and G. D. Fee (ed.), Biblical Criticism: Historical, Literary And Textual, 1978, Zondervan Publishing House: Grand Rapids (MI), p. 128.

 

[17] E. J. Epp, "Issues In The Interrelation Of New Testament Textual Criticism And Canon", in L. M. McDonald and J. A. Sanders (eds.), The Canon Debate, op. cit., p. 514

 

[18] ibid

 

[19] Ireneusi dhe autorėt mė tė vonshėm supozonin se autor ishte Gjoni i cili kishte shkruar Ungjillin dhe Letrat, dhe se ai ishte biri  i Zebedeut. Por disa tė tjerė, si psh Dionisiusi i Aleksandrisė (shekulli III) i tejkalon shumicėn e studiuesve tė sotėm duke e vėnė nė pyetje njė identifikim tė tillė pėr arsye tė dallimeve nė mendime, stil dhe gjuhė. Shiko: "Revelation, The Book Of" in B. M. Metzger & M. D. Coogan (ed.), The Oxford Companion To The Bible, 1993, Oxford University Press: Oxford & New York, p. 653.

 

[20] B. D. Ehrman, The Orthodox Corruption Of Scripture: The Effect Of Early Christological Controversies On The Text Of The New Testament, 1993, Oxford University Press: London & New York, p. 274 and p. 277.

 

[21] B. Lewis, Islam In History, 1993, Open Court Publishing, p. 104-105. About the Islamic "traditional science", ai thotė:

Qysh nė kohėrat e hershme myslimanėt e njohėn rrezikun e dėshmive tė rreme e nga kėtu edhe tė doktrinave tė rreme, dhe pėr kėtė zhvilluan njė shkencė pėrpunuese pėr kritikimin e traditės. “Shkenca e traditės” siē do tė quhej, dallon nė shumė aspekte nga kriticizmi modern i burimeve historike, dhe studiuesit modernė gjithmonė kanė qenė nė mospajtim me vlerėsimet e shkencėtarėve tradicional rreth autenticitetit dhe saktėsisė sė rrėfimeve antike. Mirėpo shqyrtimi i kujdesshėm i tyre i zinxhirit tė transmetimit sikur edhe mbledhja e tyre e pėrpiktė dhe ruajtja e varianteve nė rrėfimet e transmetuara i jep historiografisė mesjetare Arabe njė profesionalizėm dhe sofistikim tė paprecedentė nė antikitet dhe pa ndonjė paralele nė Perėndimin mesjetar bashkėkohor. Pėr tė bėrė njė krahasim, historiografia e Krishterimit Latin duket e vobektė dhe e varfėr, dhe qoftė edhe historiografia mė e avancuar dhe mė komplekse e Krishterimit Grek akoma ėshtė larg literaturės Islame nė aspekte tė  volumit, varietetit dhe thellėsisė analitike.

 

Njėsoj, Watt thotė:

 

...do tė ketė qenė e lehtė tė shpiken thėnie tė Muhamedit. Pėr arsye se prapavija kulturore e arabėve ka qenė orale dėshmia e cila pritej ishte zinxhiri i emrave tė atyre tė cilėt kanė transmetuar rrėfimin i cili e pėrmban thėnien... Studimi i traditės nė mėnyrė rapide u bė njė degė e dalluar e studimeve tė pėrgjithshme tė lėvizjes fetare. Shumė shpejt u pa se tradita false po qarkullonin me thėnie tė Muhamedit tė cilat ai nuk i kishte thėnė. Kėshtu qė zinxhirėt e transmetimeve me kujdes u ekzaminuan pėr tu siguruar se personat e emėruar aty me tė vėrtetė do tė kenė mundur ta takojnė njėri tjetrin, dhe se do tė mund tė ishin tė besueshėm pėr tė pėrsėritur rrėfimin saktėsisht dhe se ata nuk pėrmbanin ndonjė pikėpamje heretike. Kjo implikoi studime gjithėpėrfshirėse biografike; dhe shumė fjalorė biografikė janė ruajtur tė cilėt japin informata themelore rreth mėsuesve apo nxėnėsve tė dikujt, pikėpamjeve tė studiuesve tė mėvonshėm (rreth besueshmėrisė sė dikujt si transmetues) dhe datėn e vdekjes. Kritika traditės e bazuar nė biografi ka ndihmuar nė mėnyrė tė konsiderueshme pėr tė formuar njė mendėsi pak a shumė tė pėrbashkėt midis shumė njerėzve gjithandej kalifatit rreth asaj se ēka duhej tė pranohej e ēka duhej tė mohohej.

Shiko See W. M. Watt, What Is Islam?, 1968, Longman, Green & Co. Ltd., pp. 124-125.

   

[22] Pra, si transmetohej informata prej dikujt tek tjetri. Transmetimi i diturisė nė Islam ishte nėpėrmjet xhazit. Kjo do tė thotė shkurtimisht,  fakti se njė garantues i autorizuar i tekstit ose i njė libri tė tėrė (qoftė kjo punė e tij personale apo punė e pranuar nėpėrmjet zinxhirit tė transmetuesve tė cilėt shkojnė deri tek transmetuesi i parė ose autori) i jep njė personi autorizimin pėr ta transmetuar atė nė rendin e tij nė mėnyrė qė personi i autorizuar tė mund tė shėrbehet me transmetimin e tij.

 

[23] G. A. Buttrick (Ed.), The Interpreter's Dictionary Of The Bible, op cit., p. 594.

 

[24] J. Bentley, Secrets Of Mount Sinai: The Story Of Codex Sinaiticus, 1985, Orbis Publishing Limited: London (United Kingdom), pp. 117-139.

 

[25] S. H. Griffith, "The Gospel In Arabic: An Enquiry Into Its Appearance In The First Abbasid Century", Oriens Christianus, 1985, Volume 69, pp. 126-167

 

[26] ibid., p.132.

 

[27] Abu Muhammad `Abd al-Malik Ibn Hisham al-Ma`afiri, Al-Sirah Al-Nabawiyyah, 1998, Volume II, Dar al-Hadith: Cairo (Egypt), pp. 181-182. Gjiathashtu edhe nė internet.

 

Sipas pėrkthimit tė Guillame:

 

Emrat e katėrmbėdhjetė njerėzve kryesorė midis gjashtėdhjetė kalorėsve janė: `Abdul-Masih the `Aqib, al-Ayham the Sayyid; Abu Haritha b. `Alqama brother of B. Bakr b. Wa`il; Aus; al-Harith; Zayd; Qays; Yazid; Nubayh; Khuwaylid; `Amr; Khalid; `Abdullah; Johannes; nga kėta tre tė parėt folėn me Muhamedin a.s. Ata ishin tė krishterė sipas ritit Bizantin, dhe megjithėqė ata dallonin midis veti nė disa ēėshtje, ata pohonin se Ai ėshtė Zot; se Ai ėshtė Bir i Perėndisė, se Ai ėshtė personi i tretė i Trinisė, e cila ėshtė doktrina e krishterimit. Ata argumentuan se Ai ėshtė Zot pasi qė i ngjalli tė vdekurit, i shėroi tė sėmurėt, dhe e bėri tė njohur tė fshehtėn, krijoi zogj nga balta, iu dha frymė atyre nė mėnyrė qė ata tė fluturojnė tutje; dhe e tėra kjo ishte urdhėruar nga Zoti i Gjithėfuqishėm, ‘Ne do ta bėjmė atė shenjė pėr njerėzimin’. Ata deklaruan se Ai ėshtė Bir i Perėndisė pasi qė nuk ka pasur ndonjė at tė njohur; se ka folur qysh sa ishte nė djep dhe se kjo ėshtė diēka qė asnjė bir i Adamit nuk e ka bėrė ndonjėherė. Ata argumentuan se Ai ėshtė personi i tretė i Trinisė pasi qė Zoti ka thėnė: Ne kemi bėrė, Ne krijuam, Ne urdhėruam, dhe ata thanė se nėse Ai do tė ishte Njė i Vetėm Ai do tė thoshte: Unė kam bėrė, Unė krijova, Unė urdhėrova etj, por pėr kėtė Ai pėrbėhet nga Ai dhe Jezusi dhe Maria. Shkaku i tėrė kėtyre pohimeve ka zbritur edhe Kur’ani.

Shiko The Life Of Muhammad: A Translation Of Ishaq's Sirat Rasul Allah, 1998 (13th impression), Oxford University Press: Karachi (Pakistan), pp. 271-272.

Isnadi i kėtij narracioni ėshtė mursal.

 

[28] Kjo ėshtė sipas Online Catholic Encyclopedia nėn titullin "Apocrypha" rreth rrėfimeve arabe tė fėmijėrisė. Nė anėn tjetėr Tisdall deklaron rreth versionit Arab tė Ungjillit tė Fėmijėrisė:

 

Stili i arabishtes sė kėtij Ungjilli apokrif (Ungjillit tė Fėmijėrisė) ėshtė aq i keq sa qė ėshtė e vėshtirė tė besohet se ai daton nga koha e Muhamedit. Mirėpo duke e ditur se arabishtja kurrė nuk ėshtė supozuar tė jetė gjuha nė tė cilėn ky shkrim ėshtė kompozuar, kjo ėshtė njė qėshtje e rėdėsisė sė vogėl ose nuk ėshtė fare njė qėshtje pėr tu ngritur. Nga studimi i librit del se ka pak vend pėr tė dyshuar se ai ėshtė pėrkthyer nė arabisht nga gjuha kopte, nė tė cilėn gjuhė ėshtė shkruar fillimisht.

 

Shiko Rev. W. St. Clair Tisdall, The Original Sources Of The Qur'an, 1905, Society For The Promotion Of Christian Knowledge, London, p. 42.

 

[29] Alfred Guillaume pėrmend njė citat tjetėr tė Dhiatės sė Re prezent nė Siran e Ibn Hishamit qė ka tė bėjė me profecinė e ardhjes sė Munahhemana nė Siriakisht ose Parakletit nė Greqisht. Shiko A. Guillaume, "The Version Of The Gospels Used In Median Circa 700 A.D.", Al-Andalus, 1950, Volume 15, pp. 289-296.

 

 


 

 

Pėktheu H.Ibrahimi. Ndalohet kopjimi pa leje nga Islamic-Awareness ose Islami-dhe-Krishterimi

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1