"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Besimi nė Allahun xh.sh.: prej Jezusit a.s., nėpėrmjet Shėn Palit deri tek Muhamedi a.s. 

  Nga Halil IBRAHIMI


“Pali ishte korruptuesi i parė i mėsimeve tė Jezusit”

(Thomas Jefferson, presidenti i tretė  i SHBA)

 

Kush ishte themeltari i Krishterimit

Nė librin e tij tė njohur “100 personat mė me ndikim nė histori” autori amerikan Michael Hart duke i shtjelluar arsyet se pėrse e ka vendosur Muhamedin a.s. nė vendin e parė dhe Jezusin a.s. nė tė tretin, sqaron se njėra ndėr arsyet qė e ka shtyrė ta bėjė kėtė ishte se pėrderisa ndikimi i Muhamedit ėshtė manifestuar gjithandej historisė me respektim tė drejtpėrdrejtė tė mėsimeve tė tij, nė rastin e Krishterimit roli i Shėn Palit nė formėsimin e teologjisė sė krishtere, dhe manifestimin e saj tek tė krishterėt, ėshtė grandioz nė krahasim me rolin e Jezusit, pėr tė mos thėnė se Krishterimi i sotėm ėshtė mė tepėr njė religjion Paulian se sa njė besim i bazuar nė mėsimet e Jezusit. Ėshtė mirė i njohur dhe i pranuar gjerėsisht midis studiuesve tė teologjisė krishtere se ishte Pali ai qė ia dha vulėn besimit tė krishterė ashtu siē besohet sot, duke krijuar njė religjion mbi Jezusin nė vend qė ky tė ishte njė religjion i bazuar nė fjalėt e Jezusit. I shtyrė pikėrisht nga njė fakt i tillė Thomas Jefferson, presidenti i tretė i SHBA dhe ideatori i Deklaratės sė njohur tė Pavarėsisė, e pėrpiloi atė qė quhet Bibla Jefferson e cila pėrmban vetėm citate nga Bibla tė cilat i paraqesin fjalėt e Jezusit, duke lėnė komplet jashtė saj ēfarėdo fragmenti nga Letrat e Palit, tė cilat pėrndryshe e pėrbėjnė pjesėn dėrmuese tė Dhiatės sė Re. Duke parė se Krishterimi i bazuar nė doktrinat e Shėn Palit ishte dukshėm mė ndryshe se sa mėsimet e Jezusit, Thomas Jefferson do tė deklaronte nė njė letėr tė shkruar pėr William Short nė vitin 1820:

 

“Midis thėnieve dhe bisedave imputuar atij (Jezusit) nga biografėt e tij, unė kam gjetur shumė pasazhe tė njė imagjinimi tė stėrholluar, tė moralitetit tė drejtė dhe tė dashamirėsisė mė tė pastėr; dhe gjithashtu kam gjetur pasazhe tė tjera tė njė injorance tė madhe, tė njė absurditeti tė madh, tė tė pavėrtetave tė mėdha, tė sharlatanizmit dhe mashtrimit, sa qė ėshtė e pamundur qė kėto kundėrthėnie tė kenė rrjedhur nga personi i njėjtė. Kėshtu qė unė do ta ndaj arin nga mbeturinat, do ta restauroj atė (Jezusin)  nė formėn qė ishte, ndėrsa tė tjerat do t’ia lė marrėzisė sė dikujt dhe mashtrimit tė tė tjerėve.....Nga kjo bandė e tė humburve dhe mashtruesve Pali ishte Korifeu i madh, dhe korruptuesi i parė i mėsimeve tė Jezusit”

 

Duke pasur parasysh pėr fillim kėto fakte, medoemos mendjen e besimtarit nė njė Zot e sfidojnė pyetjet: A ėshtė njėmend kėshtu siē pohon Jefferson? Pėrse do tė duhej ti jepet pėrparėsi Palit karshi Jezusit? A dallojnė nė fakt mėsimet e Palit nga ato tė Jezusit? Cila ėshtė dėshmia e Palit me tė cilėn do tė bindeshim se njėmend mėsimet e tij vijnė nga Perėndia dhe jo nga ai vetė? Prandaj, kush ishte Shėn Pali?

 

Sauli qė u bė Pal

Pali, i cili para se tė pohonte se e pranoi Jezusin nė njė vizion nė rrugėn e tij pėr nė Damask quhej Saul, ishte njė farise nga Tarsi, dhe ishte mirė i njohur pėr persekutimet qė ua kishte bėrė besimtarėve tė hershėm tė Krishtit. Ai nuk e takoi kurrė Jezusin gjatė kohės sa ky i fundit shėrbeu nė Palestinė dhe as qė foli ndonjėherė Jezusi pėr dikė qė do tė vinte pas tij dhe qė do tė bėhej strumbullari i teologjisė sė krishtere duke qenė edhe autori i pjesės dėrmuese tė librave tė Dhiatės sė Re.

Storia e vizionit tė supozuar tė Saulit gjendet nė librin Biblik tė quajtur Veprat e Apostujve. Nga kjo storie e thėnė tri herė nė kėtė libėr nė rrethana tė ndryshme, ne shohim shumė kundėrthėnie tė cilat me tė drejtė ngrehin dyshime nė vėrtetėsinė e personazhit tė rrėfimit nė veēanti dhe tė vetė Biblės nė pėrgjithėsi.

 

Versioni i parė i vizionit

Versioni i dytė i vizionit

‘Por ndodhi qė, ndėrsa po udhėtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetėtiu njė dritė nga qielli. Dhe, si u rrėzua pėrtokė, dėgjoi njė zė qė i thoshte: ``Saul, Saul, pėrse mė pėrndjek?``. Dhe ai tha: ``Kush je, Zot?``. Dhe Zoti tha: ``Unė jam Jezusi, qė ti e pėrndjek; ėshtė e rėndė pėr ty tė godasėsh me shkelm kundėr gjembave``... Dhe njerėzit qė udhėtonin me tė ndaluan tė habitur, sepse dėgjonin tingullin e zėrit, por nuk shikonin njeri.

 

 Veprat, 9:3-7

Dhe mė ndodhi qė, kur isha duke udhėtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditės, papritmas njė dritė e madhe nga qielli vetėtiu rreth meje. Dhe unė rashė pėrdhe dhe dėgjova njė zė qė po mė thoshte: "Saul, Saul, pėrse mė pėrndjek?". Dhe unė u pėrgjigja: "Kush je ti, o Zot?" Edhe ai mė tha: "Unė jam Jezus Nazareasi, tė cilin ti e pėrndjek". Edhe ata qė ishin me mua e panė dritėn dhe u trembėn, por nuk dėgjuan zėrin e atij qė mė fliste.

 

Veprat, 22:6-9

 

 

Ishte pikėrisht ky vizion i supozuar i Palit ai qė e bėri kėtė tė fundit tė fillonte proklamimin e vetvetes si apostulli i 13-tė i Jezusit. Ėshtė quajtur apostull rreth njėzetedy herė nė Dhiatėn e Re dhe kėtė nė tė gjitha rastet  nga vetė ai me pėrjashtim tė dy rasteve kur ėshtė quajtur kėshtu nga Luka i cili supozohet tė jetė autori i Veprave tė Apostujve, dhe asnjėherė tė vetme nga Jezusi apo nga ndonjė prej apostujve tė Jezusit. Duke qenė se incidenti i ndodhur nė rrugėn pėr Damask do tė bėhej nė njė mėnyrė pika themeltare e krijimit tė Krishterimit, ai meriton njė shtjellim pak mė tė kujdesshėm nė mėnyrė qė tė vėrtetojmė nėse dėshmia e Palit ėshtė njėmend e vėrtetė. Imagjinojeni vetveten si gjykatės nė njė seancė gjyqi ku flitet pėr njė incident tė caktuar. Nė njė rast tė gjithė dėshmitarėt e asaj seance ju deklarojnė se ata nuk e panė personin me tė cilin po fliste i pandehuri por e dėgjuan bisedėn. Nėse pas disa ditėsh po tė njėjtit dėshmitarė duke folur rreth tė njėjtit rast ju deklarojnė se ata e kanė parė tė pandehurin dhe personin me tė cilin ai ka folur por nuk e kanė dėgjuar bisedėn, atėherė a do tė ju duket e vlefshme dėshmia e tyre? Pikėrisht i tillė ėshtė  rasti me tė dy narracionet e dhėna nė Veprat e Apostujve. Nė kapitullin 9 vargu 7 ėshtė thėnė se bashkudhėtarėt e Palit e dėgjuan zėrin por nuk panė asnjė njeri, pėrderisa nė kapitullin 22 vargu 9 ėshtė thėnė e kundėrta e kėsaj, respektivisht se ata e panė dritėn e personit me tė cilin fliste Pali por nuk dėgjuan asnjė zė.

E tėra fillon me kėtė incident nė rrugėn pėr nė Damask sepse aty sipas Palit ai e mori urdhrin nga Jezusi pėr tė shėrbyer gjoja si apostulli i tij. Kėtu ishte pikėnisja e formulimit tė tė gjitha doktrinave tė krishterimit ashtu siē e njohim sot, sepse Pali jo vetėm qė nuk e takoi Jezusin ndonjėherė gjatė jetės sė tij por as qė mėsoi diēka pėr Jezusin nga tė njėmbėdhjetė apostujt e Jezusit tė cilėt qėndruan krah pėr krah me Jezusin pėr vite tė tėra derisa ai shėrbeu nė Palestinė. Dhe tash nėse kemi njė kundėrthėnie thelbėsore nė kėto dy dėshmi, a mund tė jemi tė sigurt se burimi i kėtyre rrėfimeve kontradiktore ėshtė Zoti? Natyrisht se jo. Ėshtė supozuar se autori i Veprave tė Apostujve ėshtė historiani Luka, pėrndryshe mik i afėrt i Palit siē mėsojmė nga burimet historike. Dhe ėshtė pikėrisht ky Lukė i vetmi person qė e quan Palin apostull me pėrjashtim tė  vetė Palit.

            Rrėfimi rreth vizionit tė Palit pėrmban edhe mjaft kundėrthėnie tė tjera. Pėrderisa tek kapitulli 29 i Veprave tė Apostujve ėshtė thėnė se Pali i mori udhėzimet pėr misionin e tij tek johebrenjtė nga Jezusi gjatė vizionit, tek kapitulli i 22 i Veprave thuhet se pas vizionit Pali shkoi nė Damask, u kthye nė Jerusalem dhe tek atėherė i pranoi instruksionet pėr misionin e tij. Gjithashtu njė kundėrthėnie tjetėr ėshtė se nė Letrėn dėrguar Galatasve Pali pohon se ai nuk u kthye direkt nė Jerusalem nga Damasku (siē ishte pohuar tek Veprat 22) por priti pėr tri vite tė plota para se ta bėnte kėtė.

            Tash, pėrse ėshtė kaq i rėndėsishėm analizimi i dėshmisė sė Palit rreth konversionit tė tij? Siē do tė shohim mė poshtė shumica e mėsimeve tė Palit nė asnjė pikė nuk pėrputhen me ato qė i tha Jezusi gjatė shėrbesės sė tij dhe tė cilat gjithashtu janė tė ruajtura edhe nė Ungjijtė e sotėm, dhe do tė duhej njė dėshmi njėmend e fuqishme pėr tė na bėrė tė besojmė se ishte vullneti i Zotit qė tė ndryshonte mėsimet tė cilat i kishte predikuar Jezusi vetė. Duke parė se dėshmia e Palit pėrmban shumė paqėndrueshmėri dhe informata tė pavėrteta, me kėtė vihet nė dyshim edhe tėrė bagazhi i mėsimeve tė Palit sepse si mund t’i besohet njė njeriu i cili ėshtė autor apo qendėr e dėshmive tė tilla kontradiktore.

Kėshtu Sauli u bė Pal dhe filloi rrugėtimi i cili i udhėzon mbrapsht edhe sot e kėsaj dite me miliona tė krishterė duke i lėnė nė harresė kėshillat e Jezusit pėr t’iu pėrmbajtur fjalėve tė njė apostulli tė vetėquajtur.  

Pali u kundėrvihet apostujve

            Pas vizionit tė tij tė supozuar Pali filloi fushatėn e tij tė formėsimit dhe propagandimit tė njė religjioni qė nė thelb ishte nė kundėrshtim me fjalėt e Jezusit dhe tė apostujve tė cilėt ky i fundit i zgjodhi vetė dhe i mėsoi me mund pėr disa vite me radhė duke qėndruar pandėrprerė midis tyre. Ėshtė e qartė se Pali pati shumė kokėēarje pėr shkak se apostujt e Jezusit a.s. ishin nė mospajtim me tė pėr gjėra tė caktuara. Tek Letra  Galatasve Pali e tregon qartė se kishte ardhur nė konflikt tė drejtpėrdrejtė me Pjetrin rreth ēėshtjes se a shpėton vetėm besimi apo ky ka nevojė edhe pėr vepra. Aty Pali thotė:

 

“Por kur erdhi Pjetri nė Antioki, unė e kundėrshtova nė sy…” (Galatasve, 2:11)

 

I tėrė problemi qėndronte nė faktin se Pjetri vazhdonte tė respektonte Ligjin e shpallur mė herėt nga profetėt, ashtu siē kishte bėrė dhe urdhėruar vetė Jezusi a.s. Megjithėse nė letėr na ėshtė dhėnė vetėm versioni i Palit, edhe ashtu, mjaft mirė kuptohet gjendja e tėrėsishme e mospajtimit tė apostujve tė Jezusit me Palin. Pėrderisa Pali po i kontribuonte me tė madhe mohimit tė mėsimit tė Jezusit pėr respektimin e Ligjit duke i nėnvlerėsuar veprat, njė nga apostujt tjerė, Jakobi, shkroi gjithashtu njė letėr, e cila duket sikur ėshtė shkruar direkt pėr t’iu kundėrvėnė mėsimeve pagane tė Palit rreth Ligjit. Nė Letrėn e tij Jakobi thotė:

 

“Ē`dobi ka, vėllezėr tė mi, nėse dikush thotė se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpėtojė atė besimi? Dhe nė qoftė se njė vėlla ose njė motėr janė tė zhveshur dhe u mungon ushqimi i pėrditshėm, dhe dikush nga ju u thothė atyre: ``Shkoni nė paqe! Ngrohuni dhe ngopuni``, dhe nuk u jepni atyre gjėrat pėr tė cilat kanė nevojė pėr trupin, ē`dobi ka? Po kėshtu ėshtė edhe besimi; nė qoftė se s`ka vepra, ėshtė i vdekur nė vetvete. Po dikush do tė thotė: ``Ti ke besimin, dhe unė kam veprat``; mė trego besimin tėnd pa veprat e tua dhe unė do tė tė tregoj besimin tim me veprat e mia.” (Letra e Jakobit, 2:14-18)

 

Mrekulli! Kjo ėshtė tėrėsisht nė kundėrshtim me atė qė predikonte Pali dhe nė mėnyrė tė fuqishme e potencon epėrsinė e mėsimeve tė Jezusit ndaj vizioneve tė pafrymėzuara tė Palit. Kjo ėshtė e njėjta gjė tė cilėn e predikoi edhe profeti i fundit Muhamedi a.s. dhe si e tillė gjendet edhe nė Kur’an:

 

“Ndėrsa, ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, tė tillėt janė krijesa mė e dobishme.” (Kur’ani, 98:7)

 

Nė njė vend tjetėr nė Kur’an, Zoti shpalli:

 

“E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, ata janė banues tė xhennetit, aty janė pėrgjithmonė.” (Kur’ani, 2:82)

 

Me gjithė fuqinė e tij Jakobi ngrihet kundėr mėsimeve johyjnore tė Palit kur thotė tutje nė Letrėn e tij:

 

“Po, a dėshiron tė kuptosh, o njeri i kotė, se besimi pa vepra ėshtė i vdekur?” (Letra e Jakobit, 2:20)

 

Ėshtė e qartė kush ėshtė ky njeri i kotė. Pėrderisa Jakobi kategorikisht tek Letra e tij, kapitulli i dytė vargjet 8-12 e potencon rėndėsinė e mbajtjes sė Ligjit ashtu siē kishte predikuar Jezusi, Pali tek Letra Filipianėve duke folur pėr besimet e tij tė mėhershme si mbajtės i Ligjit i quan ashiqare tė gjitha kėto si ‘njė humbje’ (Filipianėve, 3:8). Pali ishte mjaft i vendosur se veprat e bazuara nė Ligjin e shpallur mė herėt nga Perėndia i Abrahamit, Jakobit, Mojsiut e Jezusit, nuk vlenin asgjė pėr shpėtim. Tek Letra dėrguar Romakėve ai thotė:

 

“Ne, pra, konkludojmė se njeriu ėshtė i shfajėsuar nėpėrmjet besimit pa veprat e ligjit(Romakėve, 3:28)

 

Prandaj a nuk duket se Letra e Jakobit ishte pėrgjigje direkte ndaj mėsimeve tė tilla tė huaja tė propaganduara nga Pali?

            Njė studim i detajuar i letrave tė Palit tė cilat gjenden nė Dhiatėn e re, tregon mospajtimin e thellė tė cilin besimtarėt e hershėm e kishin treguar karshi mėsimeve tė Palit. Besimtarė tė shumtė tė kishave tė hershme e kishin vėnė nė dyshim pohimin e Palit pėr apostulli. Pali vetė e pėrmend kėtė pėr shembull tek Letra e Parė dėrguar Korintasve 9:2-3 kur thotė:

 

““Nė qoftė se pėr tė tjerėt nuk jam apostull, sė paku pėr ju unė jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim nė Zotin. Kjo ėshtė mbrojtja ime ndaj atyre qė mė hetojnė”” (1 Korintasve, 9:2-3)

 

Dhe tė dyshuarit e besimtarėve ishte i arsyeshėm kur kihet parasysh fakti se mėsimet e Palit dallonin thellėsisht me fjalėt e Jezusit tė cilat ishin akoma tė freskėta nė atė kohė.  Tek 2 Timoteut 1:15 Pali i thotė Timoteut:

 

“Ti e di se tė gjithė ata qė janė nė Azi mė kthyen krahėt, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni” (2 Timoteut, 1:15)

 

Duhej tė kishte arsye tė mėdha qė tėrė Azia ta mohonte predikimin e Palit. Dhe vėrej se aty Pali nuk thotė se tėrė Azia ia ktheu krahėt Ungjillit tė Jezusit, por ėshtė thėnė qartė se ata treguan papajtueshmėri vetėm ndaj mėsimeve tė Palit dhe kėtij vetė personalisht. Natyrisht se ato kisha nuk e kishin mohuar Jezusin pėrderisa ishin kisha nė formim e sipėr, por ato vetėm nuk po e pranonin dėshminė e dyshimtė tė Palit pėr apostulli dhe mėsimet e tij qė ishin fare tė paharmonizuara me qėllimin e shėrbesės sė Jezusit.

 

Ēfarė mėsuan profetėt

            Ēka kishte kaq tė ēuditshme nė mėsimet e Palit pėr tė krijuar njė pakėnaqėsi tė tillė ndaj tij? Nuk nevojitet ndonjė njohuri e madhe pėr tė parė se pothuajse nė ēdo aspekt doktrinat  e Palit dallojnė nga fjalėt e profetėve dhe nga  mėsimet e predikuara tė Jezusit qoftė edhe nėpėrmjet shkrimeve tė gjetura nė versionet e sotme tė Biblės apo Ungjijve.

Qė nga Adami a.s. dhe gjatė tėrė kohės pas tij tė gjithė profetėt proklamuan besimin e pastėr nė njė Zot tė Vetėm dhe  respektimin e Vullnetit tė Zotit nėpėrmjet largimit nga ndalesat qė Ai kishte caktuar dhe kryerjen e veprave tė mira pėr Hir tė Tij. Profetėt gjithherė potencuan rėndėsinė e faktit qė kjo mėnyrė jetese tė ishte si rezultat i njė lidhjeje tė gjallė me Zotin dhe jo thjesht pėr hir tė formaliteteve. Urdhėresa e parė tė cilėn Mojsiu a.s. ia shpalli popullit tė tij ishte dhe mbeti strumbullari themeltar i mesazhit edhe pėr tė gjithė profetėt tė cilėn erdhėn pas tij.

 

“Dėgjo, Izrael, Zoti, Perėndia ynė, ėshtė njė i vetėm.” (Ligji i Pėrtėrirė, 6:4)

 

Dhe ky ishte vetėm njė rikujtim dhe pėrforcim i asaj ēka kishin mėsuar profetėt para tij. Kur’ani e pėrmend qartė se tė gjithė profetėt proklamuan tė njėjtin mesazh (Kur’ani 2:136). Dhjetė urdhėresat e shpallura Mojsiut nga Allahu xh.sh. janė kushtetuta primare e ēfarėdo lidhjeje me Zotin gjatė gjithė historisė. Aty janė pėrmbledhur nė mėnyrėn mė tė qartė Fjalėt e Zotit dėrguar njerėzimit nė mėnyrė qė kėta tė fundit tė jenė tė bekuar me praninė e Zotit nė jetėn e tyre duke e zbatuar vullnetin e Perėndisė:

 

“Ti do ta duash, pra, Zotin, Perėndinė tėnd, me gjithė zemėr, me gjithė shpirt dhe me tėrė forcėn tėnde. Dhe kėto fjalė qė sot po tė urdhėroj do tė mbeten nė zemrėn tėnde; do t`ua ngulitėsh bijve tė tu, do tė flasėsh pėr to kur rri ulur nė shtėpinė tėnde, kur ecėn rrugės, kur ke rėnė nė shtrat dhe kur ēohesh.” (Ligji i Pėrtėrirė, 6:5-7)

 

Besimi si i tillė pa zbatimin e urdhėresave tė Zotit ėshtė i ēalė. Prandaj edhe iu shpall nėpėrmjet Mojsiut a.s. Izraelitėve:

 

“Dėgjo, pra, Izrael, dhe ki kujdes t`i zbatosh nė praktikė, me qėllim qė tė njohėsh begatinė dhe tė shumėzohesh me tė madhe nė vendin ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė, ashtu si tė ka thėnė Zoti, Perėndia i etėrve tė tu.” (Ligji i Pėrtėrirė, 6:3)

 

Njohja e Zotit dhe lidhja me tė nuk ka si tė bėhet ndryshe pėrveēse me ecjen nė jetė nė pajtim me Vullnetin dhe Fjalėt e Tij. Besimi ėshtė ngushtė i lidhur me veprimin e akorduar nė harmoni me urdhėresat e Zotit. Ky kishte qenė primati i mesazhit tė secilit profet, dhe as Jezusi nuk pėrbėnte ndonjė pėrjashtim.  Nė fakt, Jezusi ishte njė pasues shembullor i mėsimeve tė profetėve tė mėhershėm dhe me asnjė rast tė vetėm nga fjalėt e tij nuk mund tė gjendet ndonjė aludim se ai kishte ndonjė qėllim pėr tė ndėrruar diēka nė mesazhin e Zotit pėr njerėzit ku ai predikonte. Ai u  lut bashkė me tė tjerėt nė sinagogė (Marku 1:21, 6:2; Luka 4:16), e potencoi rėndėsinė e mbajtjes sė dhjetė urdhėresave (Marku, 12:29-31) dhe deri nė fund u qėndroi besnik kėtyre mėsimeve. Nė predikimin e tij nė mal ai e potencoi nė mėnyrėn mė tė qartė qė ėshtė e mundur se misioni i tij nuk ishte krijimi i ndonjė besimi tė ri, por vetėm vėrtetimi i mesazhit tė njėjtė tė Zotit tė cilin besimtarėt veēse e kishin nė dijeni, sikur edhe pastrimi i kėtij mesazhi nga formalitetet dhe ngurtėsimet ku ai ishte ngujuar gjatė kohėrave. Tek Ungjilli sipas Mateut janė raportuar fjalėt e Jezusit:

 

“``Mos mendoni se unė erdha pėr tė shfuqizuar ligjin ose profetėt; unė nuk erdha pėr t`i shfuqizuar, po pėr t`i plotėsuar. Sepse nė tė vėrtetė ju them: Deri sa qielli dhe toka, tė kalojnė asnjė jotė a asnjė pikė e ligjit nuk do tė kalojnė, para se tė plotėsohet gjithēka. (Ungjilli sipas Mateut, 5:17-18)

Prandaj sipas Jezusit, deri nė fundin e fundit do tė ishin nė fuqi pikat kryesore tė Ligjit, respektivisht mėsimit tė profetėve, dhe as nuk do tė niste me tė krijimi i ndonjė hyjnie tė re, as qė do tė hynte nė fuqi ndonjė mėnyrė tjetėr e shpėtimit e as qė do tė zbulohej ndonjė risi nė lidhjen e njerėzimit me Perėndinė. Nė vazhdim ai kategorikisht e thekson rėndėsinė e respektimit tė Ligjit dhe mėsimit tė profetėve duke e pėrfshirė edhe vetė atė:

“Ai, pra, qė do tė shkelė njė nga kėto urdhėrime mė tė vogla, dhe do t`u ketė mėsuar kėshtu njerėzve, do tė quhet mė i vogli nė mbretėrinė e qiejve; kurse ai qė do t`i vėrė nė praktikė dhe do t`ua mėsojė tė tjerėve, do tė quhet i madh nė mbretėrinė e qiejve” (Mateu, 5:19)

 

Kėshtu qė pėrjetėsia fitohet vetėm me tė jetuarit nė pajtim me Zotin dhe fjalėt e tij. Prandaj Jezusi ishte vetėm konfirmues i asaj ēka ishte shpallur mė herėt nga Perėndia. Tek Marku 12:29 ai faktikisht fjalė pėr fjalė e citon mėsimin e Mojsiut tė shprehur nėpėrmjet urdhėrimit tė parė, dhe i cili ishte alfa dhe omega e jetesės sė njė besimtari gjatė gjithė shekujve:

 

“Dhe Jezusi u pėrgjigj: ``Urdhėrimi i parė i tė gjithėve ėshtė: "Dėgjo, o Izrael: Zoti, Perėndia ynė, ėshtė i vetmi Zot"” (Ungjilli sipas Markut, 12:29)

 

Ungjilli i Jezusit apo Ungjilli i Palit

Por, a ishte Pali nė linjė me mėsimet e profetėve dhe tė vetė Jezusit? Fundja ky duhej tė ishte testi kryesor pėr tu bindur se njėmend dėshmia e Palit ishte e vėrtetė. Nė qoftė se mėsimet e Palit dallojnė dukshėm nga ato qė kishte shpallur Perėndia mė herėt, atėherė dyshimi ėshtė jo vetėm se i arsyeshėm por edhe i obligueshėm. Nė vazhdim nė disa nga pikat kryesore do tė shohim se Pali thellėsisht bie nė kundėrshtim me mėsimet e Jezusit dhe sigurisht se kjo ishte arsyeja se pse ai hasi nė kundėrshtime tė mėdha nė mesin e besimtarėve tė hershėm tė Krishtit.

Mospajtimi kryesor midis Palit dhe Jezusit shihet nė ēėshtjen mė tė rėndėsishme; nė ēėshtjen e shpėtimit. Nė tė tre Ungjijtė sinoptikė ėshtė treguar ngjarja kur njė i ri kėrkon nga Jezusi qė ta mėsojė atė rreth rrugės e cila qon nė shpėtim. “Mėsues i mirė, ēfarė tė mire duhet tė bėj qė tė kem jetė tė pėrjetshme?” (Mateu, 19:16), e kishte pyetur ai. Jezusi u pėrgjigj ashtu siē do tė pėrgjigjej secili nga profetėt e mėhershėm: ''Pse mė quan tė mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi: Perėndia. Tani nė qoftė se ti don tė hysh nė jetė, zbato urdhėrimet''. Ai i tha: ''Cilat?''. Atėherė Jezusi i tha: ''Mos vraj, mos shkel kurorėn, mos vidh, mos bėj dėshmi tė rreme, ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde dhe duaje tė afėrmin tėnd si veten tėnde''. I riu i tha: ''Tė gjitha kėto gjėra unė i kam zbatuar qė nė rini; ēfarė mė mungon tjetėr?''. Jezusi i tha: ''Nė qoftė se do tė jesh i pėrsosur, shko, shit ē'tė kesh, jepua tė varfėrve dhe ti do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja dhe mė ndiq mua'' (Mateu 19:16-21, Marku 10:17-21, Luka 18:18-22). Thėnė ndryshe pasimi i shpalljeve tė mėhershme tė Zotit dhe ndjekja e shembullit tė Jezusit ėshtė ajo qė tė qon tek Zoti duke tė dhėnė pėrjetėsinė.

Mirėpo a predikoi tė njėjtėn gjė edhe Pali? Nėse ai pretendonte tė ishte apostulli i Jezusit a nuk do tė duhej ai tė jepte pėrgjigje tė njėjtė? Natyrisht se po, por ai veproi dhe predikoi tėrėsisht ndryshe. Bazuar nė fjalėt e Palit “...po tė rrėfesh me gojėn tėnde Zotin Jezus, dhe po tė besosh nė zemrėn tėnde se Perėndia e ngjalli prej sė vdekurish, do tė shpėtohesh.” (Romakėve, 10:9)

Rruga deri nė shpėtim predikuar nga Jezusi nė asnjė pikė nuk pėrputhet prandaj me dogmėn e Palit. Keni vėrejtur se pėrderisa Jezusi ia tregon qartė tė riut, dhe tė gjithė atyre pėr tė cilėt u dėrgua, rrugėn e shpėtimit e cila nuk ishte nė asnjė moment ndryshe nga ajo qė kishin predikuar paraardhėsit e Jezusit, Pali e ndėrron tėrėsisht mesazhin e profetėve duke e kushtėzuar shpėtimin me vdekjen apo ringjalljen e supozuar tė dikujt. A nuk mundej Jezusi t’i thoshte tė riut: Beso se unė do tė vdes, do tė ringjallem dhe do ta derdhi gjakun tim pėr tė tė shpėtuar ty? Mirėpo ai kurrė nuk e bėri kėtė nė asnjė rast.

Njė mospajtim tjetėr midis mėsimeve tė Palit dhe Jezusit qėndron nė ngrėnien e mishit tė sakrifikuar pėr idhujt. Pėrderisa sipas Palit kjo ėshtė nė rregull (1 Korintasve, 8), sipas Jezusit njė veprim i tillė ishte mallkim dhe gjithashtu tė mallkuar ishin edhe ata qė mėsonin tė tjerėt pėr tė bėrė kėshtu (Zbulesa: 2:13-14, 19-20).

Pali   predikoi se ata qė rrethpriten nuk do tė pėrfitojnė kurrfarė vlere nga Krishti; ata janė tė tėhuajsuar nga Krishti, ata kanė humbur hirin (Galatasve, 5), ndėrkaq vetė Jezusi ishte rrethprerė dhe asnjėherė nuk ishte ngritur kundėr kėsaj tradite tė trashėguar nga mėsimet e profetėve tė mėhershėm. Pėr tė qenė hipokrizia me kulm vetė Pali e urdhėroi Timoteun qė  tė rrethpritet (Veprat, 16) duke i shkaktuar atij, sipas vetė fjalėve tė tij, humbje nga hiri i Perėndisė dhe tėhuajsim nga Krishti.

Disa tentojnė ti zgjedhin kėto paqėndrueshmėri midis mėsimeve tė Palit dhe Jezusit duke pohuar se mbajtja e Ligjit ishte valide vetėm sa ishte Jezusi prezent midis besimtarėve nė Palestinė. Mirėpo njė arsyetim i tillė ėshtė krejtėsisht i paargumentuar. Jezusi e kishte thėnė nė mėnyrėn mė tė qartė qė ėshtė e mundur se Ligji duhej tė mbahej deri nė pikėn mė tė vogėl dhe se deri nė pėrjetėsi duhej tė funksiononte ky sistem i Vullnetit tė Zotit ku shpėtimi vjen nėpėrmjet veprave dhe besimit sė bashku (Ungjilli sipas Mateut, 5:17-18). Asnjėra nuk janė valide pa tjetrėn. Nė anėn tjetėr Pali ironikisht i vė fjalėt e Jezusit poshtė duke e quajtur njė gjė tė tillė humbje dhe tė kotė. (Filipianėve 3:8, Romakėve 3:28).

            I irrituar nga tėhuajsimi i tillė i mėsimeve tė Jezusit nga ana e Palit, Rev. V.A. Holmes –Gore nė librin e tij “Krishti apo Pali”, shkruan me tė drejtė:

 

“Lexuesi le ta krahasojė standardin e njėmendtė tė krishterė me atė tė Palit dhe ai do tė shohė njė tradhti tė tmerrshme tė tėrė asaj ēka mėsuar Zotėriu (Jezusi)...Nė mėnyrėn mė tė sigurt ta tradhtosh njė Mėsues ėshtė tė keqinterpretosh porosinė e tij... Kjo ėshtė ajo ēka kanė bėrė Pali dhe pasuesit e tij... Mėsimet e dhėna nga Zotėriu i bekuar Krisht, dhe tė cilat dishepujt Gjon, Pjetėr dhe Jakob....tentuan mė kot ti mbrojnė dhe ti ruajnė si tė paprekura, u kundėrshtuan aq fuqishėm nga Ungjilli i Palit ashtu si drita kundėrshtohet nga errėsira”

 

Pali i hapė udhė paganizmit nė Krishterim

Nė kėtė mėnyrė Pali paraqiti tek Judenjtė monoteistė ide tė cilat kishin origjina pagane dhe ia ēeli krahėhapur derėn Krishterimit pėr tė bėrė bashkėjetesė me idetė idhujtare. Sipas Palit, Jezusi ishte nė formė Hyjnie (Filipianėve, 2:5-11), ishte fuqia nėpėrmjet sė cilės Ati krijoi tė gjitha gjėrat (1 Korintasve, 8:6) dhe shpėtimtari i cili me derdhjen e gjakut tė tij e pagoi mėkatin e gjithė njerėzimit (Romakėve, 5:19). Megjithėse Pali e kishte bėrė tė qartė se ai besonte Ati tė ishte Perėndia i Vetėm  (1 Korintasve, 8:6) dhe se Jezusi do tė ishte gjithmonė i nėnshtruar ndaj Atit (1 Korintasve, 15:28), idetė e tij tė shprehura nėpėrmjet ekzaltimeve filozofike tė gjetura gjithandej shkrimeve tė tij shkaktuan huti dhe nė njė farė mėnyrė jozyrtarisht tė krishterėt dalėngadalė po fillonin tė adhuronin dy Perėndi. Pėrderisa nė njėrėn anė vetė Pali pohonte se Ati ishte Sovrani dhe Zoti i Vetėm, nė anėn tjetėr nė njė mori rastesh Jezusin e kishte pėrshkruar me veti tė cilat i afroheshin vetėm njė Hyjnie. Ishte e vėshtirė tė mbijetonte monoteizmi nė njė mjedis tė tillė ku predikoheshin mėsimet e Palit. Shkrimet e tilla ishin shkrime filozofike dhe jo shkrime nga tė cilat do tė mund tė nxirreshin dogma. Asnjė nga kėto vargje tė dykuptimta tė cilat e ngrenė Jezusin nė piedestalin e njė kryenjeriu tė hyjnishėm nuk ishin tė shkruara nė stilin “Kėshtu thotė Perėndia Zoti: Zoti, Perėndia juaj ėshtė njė Zot i Vetėm dhe mos adhuro ndonjė hyjni tjetėr pėrveē Tij” siē kemi nė Dhiatėn e Vjetėr shpalljen e Perėndisė nėpėrmjet Profetėve e edhe nėpėrmjet vetė Jezusit. Paqartėsia e cila i mbėshtjell shkrimet e tilla tė Palit ėshtė shkruar nė stilin “Unė mendoj, unė them, nuk kam urdhėr nga Perėndia por sipas meje...etj”. (psh 1 Korintasve 7:25, Galatasve 5:2 etj etj)

Pali vinte nga qyteti i Tarsit ku idetė pagane Greke ishin mjaft mirė tė pėrhapura dhe tė njohura. Filozofi grek Herakliti nja gjashtė shekuj para erės kristiane, kishte pohuar se ‘logosi’- njė farė  inteligjence kreative e kishte krijuar rendin e botės. Nėpėrmjet mėsimeve tė Palit ide tė tilla po gjenin mbėshtetje duke u kryqėzuar anasjelltas me shkrimet Hebraike. Ky ndikim pastaj vazhdonte tutje dhe shihet qartė edhe nė shkrimet e Ungjijve. Autori i panjohur i Ungjillit sipas Gjonit gjithashtu e kishte barazuar Jezusin me kėtė ‘logos’ tė filozofisė greke i cili gjoja e krijoi botėn dhe u mishėrua nė Jezusin (Gjoni, 1:1-14).

Kėshtu, nė njėrėn anė kishim mėsimet dhe fjalėt e Jezusit ku shihej nė mėnyrėn mė tė paalternative qė ėshtė e mundur se Ati - Perėndia i Izraelit ishte i vetmi Zot i Vėrtetė (Marku, 12:29) dhe nė anėn tjetėr shkrimet e pėrziera me filozofi pagane tė Palit ku kjo nuk diskutohej por kėsaj vetėm i shtohej edhe bagazhi i paganizmit greko-romak duke krijuar njė mishmash religjioni tė krishterė. Nė mėnyrėn mė tė dhimbshme po varroseshin mėsimet monoteiste tė Jezusit dhe mospajtimi midis tė krishterėve po fillonte dita ditės tė thellohej. Besimtarėt e mbledhur rreth Ariusit e mohonin kategorikisht origjinėn hyjnore tė Jezusit, pėrderisa tė krishterė tė tjerė tė cilėt tentonin tė gjenin zgjidhje pėr idetė e ngritura filozofike tė Palit, pohonin se Jezusi ishte njė farė Hyjnie nė miniaturė. Mospajtimet quan nė Koncilin e Nikesė nė vitin 325 ku u pohua se Jezusi ishte i vetėmlinduri i Atit dhe se kjo ‘lindje’ kishte ndodhur diku nė pėrjetėsi dhe se Jezusi pėrmbante natyrė tė njėjtė hyjnore me Atin. Edhe zyrtarisht u formėsua besimi nė dy Zota dhe megjithėqė shumica e besimtarėve e kishin tė qartė se kėto mėsime ishin nė kundėrshtim me atė qė kishte predikuar Jezusi, kjo u bė doktrinė zyrtare e kishės me fuqinė e dhunės. Ishte e dhembshme tė shihje se si besimi nė njė Zot i predikuar nga lashtėsia u kthye nė njė besim nė dy Perėndi. Pėr mė tepėr, kjo u pasua pastaj disa dekada mė vonė edhe me kyējen e Frymės sė Shenjtė nė familjen e Hyjnisė dhe definitivisht besimi mbi trininė u bė sinonim i krishterimit. Kėshtu dalėngadalė Sauli nga Tarsi, me ndikimin qė vazhdoi edhe pas vdekjes sė tij, e ktheu religjionin e Jezusit nė njė besėtytni filozofike ku besimi nė njė Zot dhe pasimi i Vullnetit tė Tij ashtu siē kishte mėsuar Jezusi kishte rėndėsinė mė tė vogėl, dhe nė vend tė kėsaj nė qendėr tė kėsaj besėtytnie po vendosej Jezusi, gjaku dhe vdekja e tij.

Nė njė mjedis tė tillė nevoja e njė Profeti tė ri, e Shpirtit tė sė Vėrtetės siē e kishte quajtur Jezusi, i cili do ta ringjallte besimin e pastėr nė njė Zot ishte i pashmangshėm.

 

Muhamedi a.s. – i parathėnė nga Profetėt

Nė kohėn kur njerėzimi kishte dėshtuar thellėsisht nė ruajtjen e mesazheve hyjnore tė dėrguara gjatė shekujve nga Zoti, gjithandej botės mbizotėronin mėsime tė pėrēudshme tė cilat lidheshin me Zotin por mė sė paku kishin tė bėnin diēka me Tė. Nė anėn tjetėr nė botė po krijoheshin rrethana tė tilla ku profeti do tė mund tė dėrgohej jo vetėm pėr njė popull tė caktuar por pėr njerėzimin mbarė dhe ku mesazhi i shpallur hyjnor nga Perėndia do tė mund tė ruhej ashtu siē do tė diktohej.

Nė njė ambient ku Zoti i Vetėm i Vėrtetė ishte kėmbyer nga arabėt me qindra idhuj tė vdekur, rreth vitit 569 pas Krishtit, lindi Muhamedi a.s. pėr tė cilin vetė Allahu xh.sh. nė Kur’an tha:

 

“E Ne tė dėrguam ty (Muhammed) vetėm si mėshirė pėr tė gjitha krijesat.” (Kur’ani, 21:107)

 

Babai i kishte vdekur akoma pa lindur ky, ndėrsa edhe e ėma i vdiq pak kohė mė vonė duke e lėnė bonjak nėn pėrkujdesjen e gjyshit tė tij. Qysh nė fėmijėri dhe rini ai u cilėsua me ēiltėrsi, besnikėri, devotshmėri dhe sinqeritet. Tė gjithė e respektonin pėr tė tillė dhe e ftonin si arbitėr nė zgjidhjen e mosmarrėveshjeve tė tyre. Edhe para se tė thirrej pėr profet ai kurrė nuk u pajtua me zakonet e mbrapshta dhe tė liga tė arabėve idhujtarė. Ai po vuante shpirtėrisht duke e parė popullin e tij tė kredhur nė dehje dhe nė kėnaqėsi tė shkurtra tė kota.

Profeti pėr tė cilin kishte folur Mojsiu, Jezusi dhe tė tjerėt po bėhej gati pėr ta ndriēuar botėn me madhėshtinė e mėsimeve tė Allahut xh.sh. Dhe kėshtu do tė bekoheshin ata “qė pranojnė tė dėrguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (qė nuk shkruan as nuk lexon), tė cilin e gjejnė tė cilėsuar (tė pėrshkruar me virtytet e tij), te ata nė Tevrat dhe nė Inxhil, e qė i urdhėron ata pėr ēdo tė mirė dhe i ndalon nga ēdo e keqe, u lejon ushqimet e kėndshme dhe u ndalon ato tė pakėndshmet, dhe heq nga ata barrėn e rėndė tė tyre dhe prangat qė ishin mbi ta. Pra, ata tė cilėt e besojnė atė, e nderojnė dhe e ndihmojnė, veprojnė me dritėn qė iu zbrit me tė, tė tillėt janė tė shpėtuarit.” (Kur’ani, 7:157). Shumė nga kėto profeci akoma kanė ngelur nė versionet e sotme tė Biblės.

Pėr shembull tek Ligji i Pėrtėrirė 18:18 [1] Mojsiu a.s. parashikon ardhjen e njė profeti i cili do tė ishte: a) nga vėllezėrit e Izraelitėve, pra nga arabėt dhe b) do tė ishte i ngjashėm me Mojsiun dhe dihet se ėshtė e vėshtirė tė gjendet ndonjė person nga profetėt i cili ėshtė kaq i njėjtė me Mojsiun. Qė tė dy erdhėn tek popujt e tyre me Ligj nga Zoti, u pranuan gjatė jetės sė tyre pėr profetė nga popujt e tyre, ishin udhėheqės tė caktuar nga Zoti, kishin familje dhe pėsuan vdekje natyrore. Tė krishterėt duan ta shohin Jezusin si pėrmbushės tė kėsaj profecie por Jezusi me asnjė veēori nuk e plotėson atė profeci. Ai as nuk u martua ndonjėherė, nuk solli Ligj tė ri por iu pėrmbajt Ligjit tė Mojsiut, e as nuk u pranua si profet nga shumica e popullit tė tij; dhe pastaj ai pėr tė krishterėt ėshtė Perėndi, kėshtu qė si mund tė jetė ai i ngjashėm me Mojsiun nėse ai na qenka Zot?

Tek Ungjilli sipas Gjonit 14:16 [2] Jezusi gjithashtu e profetizon ardhjen e Ngushėlluesit-Parakletit apo Frymės tė sė Vėrtetės, i cili prapė kur e analizojmė historinė e fesė bashkė me profecitė tjera pėrcjellėse qė i ka bėrė Jezusi, duket qartė se nuk ka kush tė jetė tjetėr pėrveē se Muhamedi a.s. Tė krishterėt duan ta shohin kėtė profeci si  pėrmbushje pėr Shpirtin e Shenjtė mirėpo kjo aspak nuk ėshtė kėshtu. Pikė sė pari tek Gjoni 14:16 ėshtė thėnė qartė ‘njė Ngushėllues tjetėr’, qė do tė thotė ėshtė fjala pėr njė person tjetėr i cili do tė jetė si Jezusi, pra i cili do tė jetė profet. Fjalėt ‘do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju’ nga vargu e tregojnė mrekullueshėm faktin se Muhamedi a.s. do tė ishte profeti i fundit pėr njerėzimin, pra do tė ishte pėrgjithmonė me ta. Tek Ungjilli sipas Gjonit 16:7-8 [3] ėshtė bėrė e qartė se Parakleti do tė jetė person mashkull dhe jo Shpirt i Shenjtė. Nė origjinalin grek fjala pėr shpirt ‘pneuma’ ėshtė e gjinisė asnjanėse dhe kur pėrdoret pėremri pėr tė do tė pėrdorej pėremėr pėr gjininė asnjanėse nėse do tė ishte fjala pėr Frymėn e Shenjtė, mirėpo meqė Jezusi aty e ka pasur fjalėn pėr njė profet mashkull, aty ėshtė pėrdorur pėremri ‘ai’. Tek Ungjilli sipas Gjonit 15:26 thuhet se  Parakleti-Fryma e sė Vėrtetės, do tė dėshmojė pėr Jezusin dhe do jetė i dėrguar nga Zoti, dhe Muhamedi a.s. e ka realizuar nė pėrpikėri kėtė.

Dora e njeriut ka ndėrhyrė edhe nė kėto profeci duke tentuar qė ti bėjė kėto fjalė tė duken sikur flasin pėr ndonjė Shpirt tė Shenjtė. Pėr shembull tek Ungjilli sipas Gjonit 14:26 nė shumicėn e versioneve tė tanishme Ngushėllimtari lidhet me Frymėn e Shenjtė, mirėpo nė shumė dorėshkrime tė tjera tė vjetra (nė Kodikun e Sinait psh) nė kėtė varg qėndron “Ngushėllimtari – Fryma e sė Vėrtetės” dhe jo “Ngushėllimtari – Fryma e Shenjtė”. Tek Ungjilli sipas Gjonit 16:13 ėshtė treguar se Parakleti nuk do tė flasė nga vetvetja por do tė flasė atė qė do ta urdhėrojė tė flasė Zoti. Dhe Muhamedi a.s. nuk ka folur asgjė nga vetvetja. Kur’ani i cili iu shpall atij ishte Fjalė e Zotit dhe jo vepėr e tij. Aty nuk mund tė jetė fjala pėr Frymėn e Shenjtė sepse sipas teologjisė sė krishtere Fryma e Shenjtė ėshtė vetė Zoti dhe si mund tė ndodhė pra qė tė pėrputhet kjo me profecinė ku thuhet se Ngushėllimtari nuk do tė flasė nga vetvetja por vetėm atė qė e dėgjon nga Zoti. Dhe pėr fund ėshtė mjaft mirė e ditur se Fryma e Shenjtė, fuqia vepruese e Zotit ishte prezente me besimtarėt edhe para se Jezusi ta bėnte kėtė profeci kėshtu qė definitivisht kėtu shihet se nuk ėshtė fjala pėr tė por pėr njė profet i cili do tė vjen pas Jezusit a.s. Dhe Muhamedi a.s. ishte quajtur edhe para shpalljes sė profetėsisė sė tij me nofkėn El-Emin qė do tė thotė ‘I Vėrteti – Besniku – I sinqerti’.

Dhe ndodhi qė njė  ditė derisa Muhamedi a.s. ishte duke medituar nė shpellėn Hira, disa kilometra larg Mekės, ai u kontaktua nga engjėlli Gabriel, i njėjti engjėll qė ai kishte dhėnė edhe Mejremes lajmin e mirė pėr lindjen e Jezusit a.s., dhe iu diktuan fjalėt e para tė shpalljes nga Zoti, Kur’anit:

 

“Lexo me emrin e Zotit tėnd, i cili krijoi (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur. Lexo! Se Zoti yt ėshtė mė bujari Ai qė e mėsoi (njeriun) tė shkruajė me pendė. Ia mėsoi njeriut atė qė nuk e dinte.” (Kur’ani, 96:1-5)

 

Edhe kėtu kemi pėrmbushjen e mrekullueshme tė njė profecie tjetėr tė thėnė mė herėt nga profetėt. Tek libri i Isaisė 29:12[4] ėshtė treguar se Libri (Kur’ani) do ti jepet atij dhe ai do tė pėrgjigjet “Nuk di tė lexoj”. Kjo ėshtė pikėrisht ajo ēfarė ndodhi nė shpellėn Hira. Kur engjėlli Gabriel ia shpalli nga Zoti Muhamedit a.s. ajetet e para tė Librit qė do ti jepej atij, pėrgjigjja e Muhamedit ishte po ajo qė ėshtė parathėnė tek Isaia 29:12. Pas kėsaj i  shokuar dhe nė frikė, ai u kthye nė shtėpi dhe i tregoi bashkėshortes sė tij Hadixhes pėr atė qė kishte ndodhur. Ajo e njihte mė sė miri pėrulėsinė dhe modestinė e tij dhe e ngushėlloi duke ia bėrė tė dikur se Zoti nuk do ta sprovonte me ndonjė tė keqe dikė qė vazhdimisht ishte kujdesur pėr bonjakėt, i kishte pasur nė zemėr tė varfrit, u kishte ndihmuar tė vejave. Zoti e kishte parė robin e tij dhe po e lartėsonte. Nė atė kohė Muhamedi a.s. ishte njė tregtar i suksesshėm, i respektuar kudo dhe nė anėn tjetėr megjithatė njė njeri i thjeshtė qė nuk kishte kėrkuar asnjėherė ndonjė privilegj mė tė madh se sa jeta e tij modeste qė e kishte pasuruar vetė me mundin e dėlirėsisė sė tij. 

 

Restauruesi i besimit tė vėrtetė nė Perėndinė

Kur Muhamedi a.s. u thirr nga Zoti tė deklaronte:

 

“O ju njerėz! Unė jam i dėrguari i All-llahut te tė gjithė ju. All-llahu qė vetėm i Tij ėshtė sundimi i qiejve e i tokės, s'ka tė adhuruar tjetėr pos Tij; Ai jep jetė dhe Ai jep vdekje, pra besoni All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, pejgamberin e pashkolluar, qė beson All-llahun dhe shpalljet e Tij, ndiqeni rrugėn e tij qė ta gjeni tė vėrtetėn.” (Kur’ani, 7:158)

 

ishte e ditur se do haste nė kundėrshtime tė rrepta nga njerėzit tė cilėve u drejtohej sepse me shekuj tė tėrė ata ishin rritur dhe kishin jetuar me ide idhujtare, me vese tė liga dhe me synime tė pandershme. Ti thėrrasėsh tė tillėt nė ndėrrimin e mėnyrės sė tyre tė tė jetuarit dhe t’ua rrėnosh qindra idhujt e tyre pėr ti bėrė vend Perėndisė sė Vetėm tė Vėrtetė, pėr ta ishte mė tepėr se ofendim. Mesazhi i Muhamedit a.s. pėr popujt ishte i qartė dhe i thjeshtė; ai ftonte pėr tė besuar Allahun xh.sh., Zotin e Vetėm tė Vėrtetė, Perėndinė e Isakut dhe Ismailit, Perėndinė e Abrahamit, Noas, Lotit, Mojsiut dhe Jezusit. Zoti e urdhėroi atė tė pėrgjigjej nė dyshimin e pabesimtarėve:

 

"Unė nuk jam i pari prej tė dėrguarve, e nuk e di se ēka do tė bėhet me mua e as me ju, unė nuk ndjek tjetėr vetėm atė qė mė shpallet, unė nuk jam tjetėr pos i dėrguar qė ua tėrheq vėrejtjen qartas"  (Kur’ani, 46:9)

 

Personat qė i qasen Kur’anit me paramendimin se ai ėshtė i shkruar nga Muhamedi a.s. presin qė ai aty do ta madhėronte dhe hyjnizonte vetveten, mirėpo ky nuk ėshtė aspak rasti. Siē shihet nga ajeti i mėsipėrm, Muhamedi a.s. ua bėn tė qartė njerėzve se ai ishte po ai person i thjeshtė qė kishte qenė edhe mė parė, me tė vetmin ndryshim se ai tani ishte bekuar nga Allahu xh.sh pėr tė qenė Profet i Tij.

Pėr disa vite ai e vazhdoi thirrjen pėr te Allahu xh.sh. dhe vetėm disa persona iu pėrgjigjen ftesės sė Zotit. Arabėt paganė e gjetėn vetveten tė kėrcėnuar nga thirrja e Muhamedit a.s., sepse ftesa e tij ishte rrėnim pėr pothuajse gjithēka johyjnore qė ata kishin trashėguar prej gjeneratash dhe atyre nuk iu konvenonte njė sistem ku drejtėsia dhe mėshira do tė ishin strumbullari kryesor i jetesės e ku Zoti do tė ishte Sovrani i Vetėm mbi secilin person. Muhamedit iu ofrua gjithēka vetėm tė hiqte dorė nga ajo thirrje e ēuditshme; mirėpo si mund ti rezistonte ai thirrjes personale qė ia kishte bėrė vetė Zoti i botės! Kėtu edhe shihet mė sė miri ēiltėrsia e Muhamedit nė misionin e tij. Po qe se fama, pasuria dhe kėnaqėsia e kėsaj bote do tė ishin synimet e tij ai pati shumė mundėsi qė kėto ti fitonte apo ti mbante nė njė mori rastesh. Mirėpo pėr dekada tė tėra ai u kthye nė personin mė tė pėrulur pėr shumicėn e popullit tė vet pasi qė nuk iu bind atyre. Ai e humbi edhe pasurinė qė e kishte fituar me djersėn e vet. Kur arabėt panė se njerėzit filluan ti pėrgjigjeshin thirrjes sė tė Dėrguarit ata filluan presionin dhe persekutimin ndaj Muhamedit a.s. dhe besimtarėve. Sumaja, njė grua besimtare nga fillimi i thirrjes, u nda nė dy pjesė me hanxhar vetėm pse iu pėrgjigj ftesės sė Allahut xh.sh. Njė besimtar tjetėr u hodh nga paganėt arabė nė thėngjill tė ndezur dhe pastaj ia prenė gjymtyrėt copė copė. Tė shumta ishin mynxyrat pėr Muhamedin a.s. dhe besimtarėt. Mirėpo me kohė njerėzit filluan ti pėrgjigjeshin me tė madhe thirrjes sė Allahut dhe dalėngadalė paganizmi i pėrzier me besėtytni i lėshoi vend besimit tė pastėr dhe dashurisė pėr Allahun, Krijuesin e gjithēkaje tė gjallė dhe jo tė gjallė. Kur u kthye si fitimtar nė Mekė prej nga ishte pėrzėnė dhunshėm, paganėt pritėn se ai do tu hakmerrej, por zemėrgjerėsia e Muhamedit a.s. e njihte nė thelb paditurinė e tyre dhe nga ai buroi vetėm falje. "Nė kėtė ditė nuk ka HAKMARRJE ndaj jush dhe ju jeni tė gjithė tė lirė." "Sot" deklaroi ai, "Unė i shkel me kėmbė tė gjitha dallimet mes njeriut dhe njeriut, tė gjitha urrejtjet mes njeriut dhe njeriut”. Dhe kėshtu ai u bė i pari i njė populli tė madh dhe i njė shteti tė fuqishėm, mirėpo a tregoi ndonjė shenjė koprracie dhe mendjemadhėsie nė vitet qė pasuan? As edhe njė grimcė tė vetme. Ai vazhdoi tė punonte pėr kafshatėn e gojės, vazhdoi tė ishte njė besimtar i thjeshtė, e mohoi ēfarėdo glorifikimi pėr tė duke ia drejtuar falėnderimet dhe tėrė meritat vetėm Zotit, dhe duke e potencuar gjithmonė dhe nė ēdo rast lidhjen e njerėzve me Allahun xh.sh. dhe tė jetuarit vetėm pėr hir tė Tij dhe tė dashurisė pėr Tė. Pėrderisa mbretėrit para tij dhe pas tij notonin nė flori dhe ar, ai kur vdiq la pas veti vetėm disa monedha, shumė nga tė cilat u shpenzuan pėr t’i paguar borxhet e tij. Borxhet? Njė udhėheqės i njė shteti tė tėrė tė kishte nevojė pėr borxh? E pra ky ishte Muhamedi a.s.. – i Dėrguari i Fundit i Allahut xh.sh., Kurani i Gjallė qė mbetet shembull pėr mbarė njerėzimin deri nė fundin e fundit dhe njeriu qė nuk pėrsėritet mė.

            Dėshira dhe qėllimi i vetėm i tij ishte qė ta madhėronte Vullnetin e Zotit, qė ta bėnte tė ditur prezencėn e Zotit tek tė gjithė njerėzit e rruzullit tokėsor nė mėnyrėn e papėrlyer siē e shpallte vetė Zoti dhe qė nė kėtė mėnyrė tė ngadhėnjente e mira dhe e vėrteta nė shpirtin e secilit njeri nė vend tė smirės, zilisė dhe tė sė keqes. Ishte koha qė njėherė e pėrgjithmonė tė shpartalloheshin mėsimet johyjnore filozofike nga tė cilat nxirreshin dogma tė gabuara. Mjaftojnė vetėm dy tri fjalė tė Kur’anit pėr ta ditur natyrėn e vėrtetė tė Zotit:

 

“Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė Ai qė ēdo krijesė i drejtohet (i mbėshtetet) pėr ēdo nevojė. As s'ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur. Dhe Atij askush nuk i ėshtė i barabartė.” (Kur’ani, 112)

 

Dhe nuk ka nevojė kėtu pėr qindra vite tė mundimshme dhe me dhjetėra koncile tė papajtueshme ku tentohej tė pėrcaktohej natyra e Zotit duke i komentuar shkrimet e dykuptimta tė Palit apo tė akėcilit apostull dhe prijės tė vetėquajtur. Nėpėrmjet Muhamedit a.s., Allahu xh.sh. nė mėnyrė tė mrekullueshme e bėri tė njohur natyrėn e Vet pa lėnė vend pėr asnjė fije dyshimi, dhe duke qenė se ishte Vullneti i tij qė Kur’ani tė ruhej deri nė fund tė botės i pandryshuar, atėherė nė kėtė mėnyrė po pushoheshin diskutimet e stėrzgjatura teologjike rreth Zotit  dhe shpėtimit. Ato fjalė nga surja 112 janė thėnė nga vetė Allahu dhe ja pse ato janė kaq tė fuqishme karshi ideve, filozofive, dhe predikimeve boshe tė pėrmbajtura nė shkrime tė tjera tė konsideruara pėr tė shenjta. Palit iu deshėn ti shkruante dhjetėra faqe pėr tė tentuar sqarimin e natyrės sė Zotit apo mėnyrės sė shpėtimit, dhe nė fund doli se ai dėshtoi thellė nė kėtė mision. Ai jo vetėm qė nuk sqaroi gjė por e korruptoi nė tėrėsi edhe besimin themelor qė e njihnin Izraelitėt, e ky ishte besimi nė njė Zot tė Vetėm. Megjithėqė ky mund tė mos ketė qenė qėllimi i tij primar, ai i kontribuoi me tė madhe kėtij krimi. Ndėrsa nė anėn tjetėr mjaftojnė kėto dy tri fjalė tė mėsipėrme nga Kur’ani, dhe edhe sikur tė mos ekzistonte as edhe njė sure tjetėr, ato do tė dėshmonin pa asnjė dyshim tė vogėl se Zoti ėshtė Njė, dhe se nuk ka tjetėr qė meriton ti nėnshtrohemi pėrveēse Atij.

            Ky ishte misioni me tė cilin Allahu xh.sh e ngarkoi Muhamedin a.s. dhe ai me madhėshti ia arriti kėtij qėllimi.



[1] “Unė do tė nxjerr pėr ta njė profet nga gjiri i vėllezėrve tė tyre dhe do tė vė nė gojėn e tij fjalėt e mia, dhe ai do t`u thotė atyre tė gjitha ato qė unė do t`i urdhėroj.” (Ligji i Pėrtėrirė, 18:18)

[2] “Dhe unė do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju” (Gjoni, 14:16)

[3] “Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t`jua dėrgoj. Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim.” (Ungjilli sipas Gjonit, 16:7-8)

[4] “…si njė libėr qė i jepet dikujt qė nuk di tė lexojė, duke i thėnė: "Tė lutem, lexoje kėtė!", por ai pėrgjigjet: "Nuk di tė lexoj"” (Isaia, 29:12)

 



   Shkruar nga Halil Ibrahimi. Pėr ta kontaktuar kliko kėtu

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1