"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Babizmi dhe Behaizmi

 Nexhat Ibrahimi


       

1) Babizmi

 

            Formimi i babizmit

           

            Ndonėse babizmi dhe behaizmi nuk kanė ndonjė interes tė veēantė pėr viset tona, megjithatė, epoka e informimit global, epoka e internetit, por edhe lėvizshmėria e madhe e njerėzve, mallėrave dhe informatave i ka bėrė kėto dy sekte tė afėrta edhe pėr interesin tonė shkencor dhe praktik. Pėr kėtė arsye, shtrohet domosdoshmėria t’i njohim shkurtimisht qė t’i vlerėsojmė mė drejtė.

            Babizmi ėshtė me prejardhje shiite, qė rrjedh nga sekti shejhizėm,[1] dhe shpreh idetė e reformacionit aristokratik, i cili u lind nė mesin e varfanjakėve dhe fshatarėve tė Iranit nė fund tė shekullit XIX.[2]

            Fjalori i Ri Katolik babizmin e pėrkufizon si “emėr i sektit ose i sistemit religjioz, politik dhe social tė formuar nė Shiraz , Persi nė vitin 1844 nga Mirza Ali Muhammed, i cili mori nofkėn Babu’d-din (dera e fesė).  Ky ėshtė muhamedanizėm panteistik i cili ėshtė zhvilluar nga domethėniet e sigurta tė islamit, i ngjyrosur me gnosticizėm, budizėm dhe judaizėm. Ai ka inkurajuar monogaminė dhe abstenimin nga alkoholi dhe ka ndaluar asketizmin, lypsėrinė dhe konkubizmin.”[3]

            Fjalorėt modern Babizmin e pėrkufizojnė si “doktrinė e sektit modern religjioz panteistik nė Persi, tė cilin e formoi, rreth vitit 1844, Mirza Mohammed Ibn Rabhik (1820-1850). Ai mori titullin Babu’d-din (Dera e fesė). Ata janė pėrzierje e elementeve muhamedaniste, kristianiste, judaiste dhe persiane ...”[4].

             

            Themelues i babizmit ėshtė Sejjid Ali Muhammed Esh-Shirazi (1820-1852).[5] Babai i tij, Mirza Riza ishte tregtar, por vdiq qysh nė fėmijėrinė e tij. Mbikqyrjen e mori daja i tij. Nė moshėn 6 vjeēare ai e dėrgoi Ali Muhammedin nė shkollėn e njėrit prej nxėnėsve tė Kadhim Rushtit nė Shiraz .[6] Pas njė kohe e lėshoi shkollėn dhe vazhdoi tė merret me tregti, sė pari nė bashkėpunmim me dajėn e mė vonė i pavarur.  Nė moshėn 17 vjeēare iu kthye mėsimit tė veprave sufiste, spiritualiste dhe veprave tjera batinite.[7] Nė moshėn 22 vjeēare u martua dhe nga kjo martesė kishte njė djal me emrin Ahmed, i cili vdiq qysh nė foshnjėri.[8] Krahas tregtisė mėsonte dituritė e ndryshme. Bėri edhe ca udhėtime nėpėr qytete e qendra tė ndryshme dhe pastaj u kthye nė ligjėratat e Kadhimit. Mirėpo, shumė nxėnės tė pranishėm reaguan duke i vlerėsuar fjalėt e Ali Muhammedit si renegatje.[9] Mė 23 mars 1844, Esh-Shirazi, nė moshėn e tij 25 vjeēare, shpalli se ėshtė pėrfaqėsues i predikuesit (bab) tė imamit tė pritur[10]: “E kam parė kokėn e Husejnit – kokėn e shehidit mė tė zgjedhur – tė varur pėr njė dru se si prej tij rrjedh gjakė me bollėk. Iu afrova drurit ... e kapa me dorė gjakun e  tij dhe ... Kur u zgjova ndjeva se shpirti i Zotit ėshtė nė mua dhe se plotėsisht ka dominuar trupin tim. Zemra ime u gėzua me praninė e Zotit nė mua ...”. Nuk vonoi dhe ky sekt erdhi nė konflikt me duodecimalizmin zyrtar nė Iran . Sunduesit iranian ishin tė vendosur qė ky sekt tė pengohet nė zhvillimin e tij. Meqė Ali Muhammed ishte i luhatshėm, e nėn presionin politik, ai publikisht hoqi dorė nga mėsimet e tij dhe u pendua nė njė xhami tė Shirazit. Mirėpo, pas njė kohe, nėn ndikimin dhe rekomandimin e disa shokėve tė tij, ai sėrish u vu nė krye tė babizmit. [11]

 

            Doktrina e babizmit

 

            Bab-i la literaturė tė shumtė. Mirėpo, vepra e tij kryesore ėshtė Bejan, e cila nė versionin arabisht dhe persisht ofron esencėn e doktrinės.

            Pėrkundėr sqarimeve tė shumta, nuk ėshtė e qartė a e ka konsideruar vetveten vetėm bab tė imamit tė dymbėdhjetė, si komentues i vetėm i autorizuar i mendimit tė tij apo edhe mehdi apo meqė cikli pejgamberik ka pėrfunduar me Muhammedin a.s., ky do ta fillojė ciklin e ri pejgamberik.[12]

            Nė doktrinėn e babizmit ka shumė ide interne ekstreme shiite dhe sufiste, por edhe eksterne ekstreme kristiane, judaiste, zaratustriste dhe fetė tjera.[13] Sipas tij, Zoti ėshtė i pakognitueshėm nė thelbin e vet, ėshtė krijues i botės dhe materies tė cilat janė tė paracaktuara pėr shkatėrrim dhe vdekje. Sipas tij, ligji qė ia ka sjell Babi njerėzimit i ka abroguar disa mėsime tė Muhammedit a.s., janė abroguar namazet pėrveē tė xhenazes, u hoqėn rregullat e detyrueshme tė pastrimit, por pastrimin e rekomanduan, ndėrruan kalendarin nė 19 muaj dhe 19 ditė nė muaj etj.. [14]

            Doktrina e Babizmit ishte para sė gjithash me karakter eskatologjik dhe predikonte se do tė lajmėrohet personi “nėpėrmjet tė cilit Zoti do tė manifestohet”, cilėsi kėtė tė cilėn mė vonė e pėrvetėsoi behaisti Sejid Husein Ali Nuri.[15]

            Shtėpia e babit dhe vendet nė tė cilat ai ishte ngujuar janė shndėrruar nė vende tė shenjta pėr pelegrinim. U ruajtė dėnimi ndaj alkoholit, kurse dėnimet pėrgjithėsisht u zbutėn krahasuar me islamin.[16]

            Ndėr angazhimet e shumta doktrinare tė babizmit ishte shformimi i familjes, ndaj edhe nėn ndikimin e Zirin Taxh[17], proklamuan ndryshime tė shumta. Ajo deklaroi se e veja duhet tė gjejė burrė tė ri pas 95 ditėve. Zgjatja e kėtyre ditėve sipas tyre ėshtė shkelje e ‘fesė sė re’. Burri mund tė mbajė zi pr gruan 90 ditė, e pas kėsaj dite duhet tė gjejė grua pėr veti.

            Fėmija femėr duhet tė martohet nė vitin 1 11. Nėse burri nuk pajtohet me gruan mund tė divorcohen 19 herė.[18]

 

            Babistėt si kolaboracionist tė kolonialistėve

 

            Perėndimi e konsideronte lėvizjes babiste si revolucionare, kurse liderėt i saj heronj. Edhe Gold Ziheri e lavdėron Ali Muhammedin – Bab-in si heroj. Rusia cariste jo vetėm qė i simpatizonte babistėt, por edhe i ndihmonte me bollėk me para dhe armė. Qeveria ruse, nėpėrmjet njeriut tė saj me emrin isa, vuri kontakt me babistėt. Ky fliste persisht, ecte me xhube dhe ahmedije dhe shtirej si musliman i madh. Madje e fitoi edhe simpatinė e shahut. Me njė rast, kur Ali Muhammedi ishte nė rrezik tė kapej dhe tė ekzekutohej, atė e fshehi nė shtėpi tė tij njė tjetėr njeri i Rusisė cariste, me emrin Menoxher Han. Rusia madje pėrdori edhe autoritetin e konzullatit rus pėr ta shpėtuar atė, por nuk pati sukses dhe Ali Muhammedi u ekzekutua.[19]

 

            Pėrhapja dhe shtrirja

 

            Pėrndjekjet u intensifikuan sidomos pas vitit 1848, kur babistėt nė Horasan mė 1848 mbajtėn kongresin ku u shpall ndarja nga islami dhe abrogimi i tė drejtės sė sheriatit [20] filluan pėrndjekjet dhe ekzekutimet e shumta.[21] Sejid Ali Muhamed  me pasuesit e tij u ndoqėn, u burgosėn dhe pas gjashtė vjet burgu, nė korrik tė vitit 1850, nė Tabriz , vetė Babi u dėnua me pushkatim.[22] Simpatizuesit e tij u larguan, burgosėn, e disa u pushktanuan dhe u dogjen. Shtrirja e tyre ishte sidomos nė Iran , Irak dhe Turqi. [23] Aktualisht, sipas Enciklopedisė sė Orientit, babistė sot ka nė Uzbekistan dhe numri i tyre ėshtė tejet i vogėl.[24]

 

 

                        2) Behaizmi

 

            Formimi i behaizmit

 

            Behaizmi ėshtė degė e lėvizjes babiste persiane. Bab-i (dera, me ndikim nga imamizmi shi’it, i cili ėshtė lideri i zgjedhur nga Zoti), i cili vdiq mė 1850, mėson se ai ėshtė zėvendėsim pėr Muhammedin dhe shpall fenė e re. Mirėpo, pas vdekjes sė tij, ēėshtja e trashėgimtarit tė tij rezultoi me paraqitjen e behaizmit, njėrin nga nxėnėsit e tij ėshtė i njohur deri nė vitin 1850, me emrin Mirza Husejn Ali Nuri, respektivisht me nofkėn Beha’ullah (1817-1892), i cili sipas tyre ėshtė trashėgimtar direkt i Muhammedit a.s.[25]. Babai i tij ishte nėpunės, kurse ky u edukua nė Teheran me vėllezėrit e vet. Shoqėrohej me sufitė dhe ndiqte babistėt. Meqė ky tentoi tė bėjė atentat ndaj Nasirudin Shahut mė 1852, u burgos , por me intervenimin e qeverisė ruse, ai u lirua dhe u internua nė Irak.[26] Pas daljes nga burgu, nė kontakt me njė grup ēifutėsh, hartoi programin pėr rrėnimin e shoqėrisė muslimane. Mirėpo, pasi qė numri i simpatizuesve rritej nė Bagdad dhe Sulejmani, ku e lejoi tė qėndrojė perandoria osmane, Persia kėrkoi nga Turqia qė ta largojė. Mirėpo, para se tė largohej nga Bagdadi, Behaullahu mė 1863, nė njė kopsht, shpalli se ky ėshtė ai pėr tė cilin Bab-i ka paralajmėruar se do tė vijė dhe tė cilit ia bėri detyrim ta pėrmbarojė misionin e tij.[27] Fillimisht misionin e filloi me anėtarėt e familjes dhe me njė numėr tė vogėl pasuesish. Ndonėse pati probleme me tė vėllain rreth trashėgimisė (behaitėt e tij kundėr ezelitėve tė vėllait Subhulezel), megjithatė, vazhdoi tė dominojė.[28] Duke parė rrezikun nga lėvizjet e tyre, perandoria osmane nė vitin 1868 i ndau nė dy grupe dhe njėrin e dėrgoi nė Akra nė Palestinė kurse tjetrin nė Famagusta nė Qipro.[29] Behaullahu qė u vendos nė Akra, vdiq nė vitin 1892 nga sėmundja e etheve, kurse la pas vetes, sipas tyre, librin e shenjtė, Kitab’ul-akdas.[30] Pas vdekjes sė tij, e zėvendėsoi djali i tij i vjetėr Abbas efendi, i cili pas daljes nga burgu mė 1908, filloi tė zhvillojė aktivitet tė ngjeshur mė shumė nė Evropė dhe Amerikė e mė pak nė vendet islame. Nė vitin 1920 qeveria angleze e emėroi pėr kalorės tė perandorisė angleze. Vdiq nė vitin 1921. Pas vetes la njė numėr veprash nė arabishte dhe persishte. Disa vepra janė pėrkthyer edhe nė gjuhėt evropiane.[31]

 

            Doktrina behaiste

           

            Behaizmi ėshtė sekt sinkretik nga disa religjione. Disa mendojnė se doktrina e bab-it nė babizėm dhe behaizėm ėshtė i ndikuar nga imamizmi.[32] Hulumtimet e shkrimeve behaiste tregojnė se behaizmi sipas “karakterit tė vet para sė gjithash ėshtė praktik dhe i kushton mė tepėr rėndėsi doktrinės etike dhe sociale se sa spekulimeve teologjike dhe metafizike.” Kjo thonė analistėt ėshtė edhe dallimi kryesor nga babizmi.[33]

            Kurse disa perėndimorė, duke analizuar krahasimtarisht, paraqitjen e behaizmit si fe tė pavarur dhe shkėputjen e tij nga gjiri islam, e krahasojnė me shkėputjen e kristianizmit nga judiazmi apo me shkėputjen e buduzmit nga hinduizmi.[34]

            Analizat tregojnė se dallojnė edhe krahu iranian i behaizmit, i cili ka ruajtur frymėn zanafillore dhe krahu perėndimor, i cili ėshtė i preokupuar me aspektin etik dhe social.[35]

            Sipas tyre historia e njerėzimit zhvillohet nė cikle. Cikli i parė ka filluar para 6000 vitesh me Adamin, kurse pasues tė tij janė edhe Musa, Krishna , Buddha, Zaratustra, Isa dhe Muhamedi. I fundit dhe mė i rėndėsishmi ėshtė vetė ai, Behaullahu, kurse tė tjerėt tek do tė vijnė.[36]

            Behaistėt besojnė nė ringjalljen shpirtėrore, kurse parajsa dhe skėterra nuk pėrshkruhen hollėsisht dhe paraqesin vetėm simbole tė pėrparimit tė njeriut – ose stagnimit -  nė mbretėrinė shpirtėrore. [37]

            Behaullahu e konsideron veten pėrmbushje tė premtimit nga tė gjitha religjionet mbi ripėrtritėsin e botės. Sipas tij, Behaullahu ka ardhur t’i eliminojė gabimet dhe mosmarrėveshjet e religjioneve tė hershme dhe tė konstituojė “mbretėrinė e Zotit” qė ėshtė synim i tė gjitha religjioneve[38]dhe personalisht ky paraqet realizimin e premtimit tė Bab-it, ai nėpėrmjet tė tė cilit do tė manifestohet Zoti. [39]

            Sipas fjalėve tė tyre, etika behaiste nuk kufizohet vetėm nė anėtarėt e grupit, por ėshtė e hapur pėr tė gjithė. Luftojnė pėr paqė nė botė si dhe pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve shoqėrore dhe arritjen e barabarėsisė racore.[40] Unitetin e njerėzisė do ta sjell providenca e Zotit e shpallur Behaullahut.[41] Behaistėt janė aktiv nė tėrė botėn, sidomos nė projekte sociale dhe ekonomike. Ata kanė status kėshillues nė United Nations Economic and Social Council (ECOSOC) dhe nė United Natinos Children’s Fund UNICEF[42], kurse bashkėpunojnė me U.N. Ofice of Public Information etj.[43] 

 

            Organizimi

 

            Organizimi i bashkėsisė fetare zė fill nė Kėshillat Shpirtėrore Lokale dhe Kuvendet Shpirtėrore Nacionale anėtarėt e tė cilave i zgjedhin tė gjithė besimtarėt; trupi mė i lartė, Kuvendi Botėror Shpirtėror quhet Shtėpia Botėrore e Drejtėsisė.[44]

            Ėshtė interesante se nė aspektin organizativ tė behaistėve nuk ka klerikė, edhe pse nė shumė vende janė ngritur tempuj, sikur qė janė mė i madhi nė Vilmet, Ilionis, Los Angjeles, Ēikago (e formuar mė 1894 nga siriani Ibrahim Hajrullah, e disa thonė se ėshtė greko-katolik) pranė liqenit Miēigen.[45] Shumica e takimeve tė behaistėve bėhen nėpėr shtėpi individuale, nė qendrat lokale tė tyre apo tė me qira.[46]

 

            Shkrimet e shenjta

                       

            Shkrimet e shenjta behaiste pėrbėhen nga shkrimet e themeluesve dhe tė pasardhėsve tė tyre. Shumica e veprave tė tyre janė tė shkruara nė persishte, por disa janė edhe nė arabishte dhe ato tė fundit nė anglishte. Behaullahu ka shkruar disa vepra, por mė e njohur Kitab’ul- Akdas. Vepra tė shenjta janė edhe: Kitab’ul-ikan[47], Heft vadi, El-Kelimat el-Meknuna. Veprat e Bab-it, sikur edhe tė gjitha veprat tjera tė shenjta janė tejkaluar me veprat e Behaullahut. Tė gjitha shkrimet e tij quhen tė shenjta, por mund tė interpretohen jotekstualisht. I autorizuar pėr komentimin e veprave tė tij nga ai ishte caktuar djali i tij dhe kėshtu me radhė. Sot, literatura e tyre nuk mendohet e shenjtė dhe komentohet nė dritėn e rrethanave tė reja. [48]

           

            Pėrndjekja e behaizmit

 

            Qysh nga fillimi i paraqitjes, behaizmi ėshtė pėrndjekur nė Lindjen e mesme, e sidomos nė Iran . Shahu i fundit, Reza Pahlavi, i shpall qytetarė tė rendit tė dytė.

            Nė vitin 1921-1922 kemi pėrndjekjen e tyre sistematike, duke i arrestuar, pėrndjekur, konfiskuar pasurinė dhe duke i mbyllur qendrat e tyre. Madje edhe martesat e tyre u shpallėn tė pavlefshme, kurse fėmijėt jashtėmartesorė. Nga viti 1932 nė Teheran janė mbyllur shkollat behaiste. Kėto aksione vazhduan edhe gjatė viteve tė mėvonshme, mė 1941, 1951, nė vitet e 70-ta etj. [49]

            Ndonėse fillimin e kishin brenda islamit, ata pohojnė se janė religjion i pavarur. Kėshtu qė opininoni musliman i mendon si lėvizje joislame. Nė vitin 1925 nė qytetin Bab gjyqi i qytetit shpalli se behaistėt janė ndarė nga islami. Po kėtė e bėri edhe muftiu i madh i Egjiptit nė vitin 1939.[50] Edhe disa asociacione fetare nė Egjipt e gjetkė e shpallėn lėvizjen behaiste jo vetėm si “fe joqiellore, por as fe pėrgjithėsisht, por vetėm pikėpamje me synim tė shkatėrrimit tė islamit, tė krijimit tė konfuzionit dhe mosbesimit nė mesin e muslimanėve”.[51]

            Liga Islame nė Meke qortoi para dy dekadash se behaistėt nėpėr tėrė botėn po tubojnė mjete materiale dhe ia dėrgojnė hebraikėve. Si kundėrvlerė, Lėvizja Botėrore e hebraikėve ka ndihmuar por edhe sot ndihmnon behaistėt, kurse Lėvizja Botėrore Cioniste nė behaistėt shihte aleatėt e vet. Nė fund tė fund kėtė e shpjegon fakti se qendra e behaizmit sot ėshtė Haifa , qytet nė Izrael.[52]

            Edhe pse behaizmi kishte pika takuese me islamin: sunizmin dhe shi’izmin, nė problematikė, nė hierarki, e herė-herė edhe nė disa zgjidhje, megjithatė kėta e mendojnė kėtė sekt tė papranueshėm nė tėrėsi dhe e refuzuan si sekt heretikė.[53]

 

            Pėrhapja dhe shtrirja

 

            Behaizmi fillimisht kishte pak simpatizues, por pas vdekjes sė Behaullahut  nė 1921 nė qytetin Haifa nė Izrael[54] dhe varrosjes sė tij pėrskaj Bab-it, trupi i tė cilit ėshtė transferuar nė kodrėn Karmel, filloi tė rritet numri i tyre. Nė fund tė shekullit XX mendohet se lėvizja behaite kishte mė tepėr se 70 mijė qendra nėpėr vende tė ndryshme tė botės. Pėrhapja e behaizmit jashta Lindjes sė mesme ishte meritė kryesore e Abdulbehaut, trashėgimtarit tė Behaullahut. Ai mė 1908, pas ardhjes nė sundim tė Turqve tė Rinj, u lirua nga burgu turk dhe mė pastaj bėri disa udhėtime nė Egjipt, Evropė dhe Amerikė. Ēdokund formonte degė tė lėvizjes. Qendrat kryesore tė tyre sot janė nė Azinė jugperėndimore, por qendra ekzistojnė edhe nė Evropė (Londėr, Frankfurt etj.), Afrikė (Adis Abeba nė Etiopi, Kumbala nė Ugandė, Lusaka nė Zambi, Johanesburgu nė Afrikėn Jugore etj.) dhe Amerikėn veriore (Ēikago etj.) e jugore.[55] Nė vitin 1963 kanė bėrė edhe ndryshime tė tjera nė organizimin e brendshėm.[56]



[1] H. Laoust, Raskolu u Islamu, Zagreb , 1989, fq. 323-324.            

                Nė zėrin enciklopedik lexojmė se babizmi “ėshtė i ndikuar nga teologjia shi’ite shejhi. The Columbia Encyclopedia, Sixth Edition, 2001: www.bartleby.com/65/ba/Babism.html.

                Abdurrahim Ed-Dehleviu pohon se prejardhja e babizmit ėshtė prej septimalistėve, nė: Shah Abdulaziz El-Imam Velijullah Ahmed Abdurrahim Ed-Dehlevij, Muhtesar et-tuhfetu’l-ithna asherijjeh, Rijad, 1404 h., fq. 23.

[2] D. B. Malyseva, Islam, nė: Argumenti – casopis za drustvenu teoriju i praksu, Rijeka, nr. 2/1982, fq. 110.

[3] Babism, New Catholic Dictionary, cituar sipas: www.catholic.com/saints/ncd00948.htm.

[4] Bab’ism, Webster’s 1913 Dictionary, cituar sipas: www.webster-dictionary.org/defenition/Babism.

[5] Ka mendime se themelues i mirėfilltė i kėsaj lėvizjeje ėshtė Ahmed El-Ihsai (1753-1826), nė Bahrejn, shi’it, me prejardhje arabe afėr Gjirit persik, pėr tė cilin disa thonė se ėshtė nga Indonezija. H. Corbin, Islam u Iranu, IV, Sarajevė, 2000, fq. 207-234.

                Veprimtaria e tij u shtri sidomos pas takimit me Kadhim Rishtiun nė Teheran, prej nga shkuan nė Kerbela. Rishti e zgjodhi Ali ibn Muhammedin pėr personalitet tė pėrshtatshėm pėr sendėrtimin e synimeve tė tij. I. Dzananovic, Ekstremne sekte kroz historiju islama, Takvim 1976, Sarajevė, 1976, fq. 90.

                Kurse revista saudite Et-Tevijjetu‘ul-islamijjeh thekson mendimin e disa historianėve se Ahmed Ihsai dhe Kadhim Rushti ishin dy priftėrinj, tė cilėt ishin angazhuar nga imperialistėt- kolonizatorėt, pėr  tė goditur dhe dėmtuar islamin. Shih: Mediha Emin, El-Medhahib’ul-fikrijjeti el-muasireh, botimi I, Kairo, 1992, fq. 6, sipas: Sedat Islami, Babizmi dhe behaizmi, www.sedatislami.tk.

[6] H. Corbin, Islam u Iranu, IV, op. cit., fq. 235-239.

[7] Mani` ibn Hammad El-Xhuhenij, El-Mewsuat’ul-mujessiretu fi’l-edjani ve’l-medhahibi ve’l-ahzabi’il-measireti, I, botimi III, Rijad, 1418 h., fq. 412.

[8] Edward G. Browne, Religious Systems of the World: A Contribution to the Study of Comparative Religion, fq. 335. Sipas: http:/bahai-library.com/articles/babism.browne.html.

[9] Sipas: S. Islami.

[10] Muhammed El-Hidr Husejn, El-Kadijanijjetu we’l-behaijjetu, pa vend botimi, 1975 / 1395, fq. 63. Krhs.: Mani` ibn Hammad El-Xhuhenij, El-Mewsuat ..., I, op. cit., fq. 412.

[11] I. Dzananovic, Ekstremne sekte..., op. cit., fq. 92.

[12] H. Laoust, op. cit., fq. 326.

[13] Muhammed Ebu Zehreh, Tarih’ul-medhahib’il-islamijjeti, op. cit., fq. 217.

[14] H. Laoust, op. cit., fq. 326. M. Ebu Zehreh, Tarih’ul-medhahib’il-islamijjeti, op. cit., fq. 216-217.

                Ky sekt refuzoi shumicėn e doktrinės islame dhe zhvilloi sistem interesant metafizik. Sipas: C. J. Adams, op. cit., fq. 73.

[15] C. J. Adams, Bab, op. cit., fq. 73.

[16] H. Laoust, op. cit., fq. 326.

[17] Zirrin Taxh – Floka e artė, emri i vėrtetė i tė cilės ėshtė Fatime u lind nė kazvin. Kishte dy djem dhe njė vajzė. Pas hyrjes nė kėtė lėvizje e lėshoi familjen. Mė pastaj familja hoqi dorė nga ajo. Ajo ishte vegėl e kolonializmit perėndimor dhe pėr kėtė arsye kishte pėr detyrė ta shformojė familjen dhe normat morale. I. Dzananovic, Ekstremne sekte..., op. cit., fq. 92.

[18] Kėto dhe ndryshime tė tjera tregojnė se Ali Muhammedi, i ashtuquajturi Bab-i, ishte person jo i ekuilibruar. Kėtė e dėshmon edhe detyrimi i vajzave 11 vjeēare nė martesė. I. Dzananovic, Ekstremne sekte..., op. cit., fq. 92.

[19] Qeveria ruse krahas lirisė sė besimit tė lėvizjes babiste i ndėrtoi edhe dy faltoret e para pėr ta: tė parėn nė Baku dhe tė dytėn nė Ishk-Abad. I. Dzananovic, Ekstremne sekte..., op. cit., fq. 94.

[20] C. J. Adams, nė: Enciklopedija zivih religija, Beograd, 1990, fq. 80.

[21] H. Laoust, op. cit., fq. 324-325.

[22] C. J. Adams, op. cit., fq. 73 dhe 80.

[23] D. B. Malyseva, Islam, op. cit., fq. 110

[24] Babism, Encyclopaedia of the Orient, i-cias.com/e.o/babism.htm.

[25] C. J. Adams, nė: Enciklopedija zivih religija, op. cit., fq. 73.

[26] Ndonėse edhe Behaullahu ishte ndėr atentatorėt dhe iu shqiptua dėnimi me vdekje, me intervenimin e Rusisė cariste, dėnimi iu zvogėlua me burg dhe internim. . Dzananovic, Ekstremne sekte..., op. cit., fq. 95.

[27] H. Laoust, op. cit., fq. 326-327. Krhs.: El-Xhuhenij, El-Mewsuat..., I, op. cit., fq. 414.

[28] M. El-Hidr Husejn, op. cit., fq. 64. Krhs.: El-Xhuhenij, El-Mewsuat..., I, op. cit., fq. 414.

[29] H. Laoust, op. cit., fq. 327.

                Edward G. Browne, Religious Systems of the World, op. cit., fq. 351.

                Thuhet se jetoi edhe nė Stamboll dhe Edrene. Werner Schelling, Jedinstvo i mir: religija behaizma, nė: Religije svijeta, Zagreb, fq. 272.

[30] Shih: http://encyclozine.com/Kitab-i Aqdas.

[31] H. Laoust, op. cit., fq. 328. Edward G. Browne, Religious Systems of the World, op. cit., fq. 351. Charles H. Stileman, Followers of Beha in Persia: www.bahai-library.com/?file=stileman_folowers_baha.html/

[32] C. J. Adams, op. cit., fq. 80.

                M. Ebu Zehreh pohon se behaizmi ėshtė me prejardhje nga duodecimalizmi  iranian dhe se nuk mund tė llogaritet ndėr shkollat islame. Muhammed Ebu Zehreh, Tarih’ul-medhahib’il-islamijjeti fi’s-sijaseti ve’l-akaidi ve tarih’ul-medhahib’il-fikhijjeh, pa vend dhe vit botimi, fq. 211.

[33] C. J. Adams, op. cit., fq. 80. Shih gjerėsisht: Html://encyclopedia/thefredictionary.com/Bahaism.

[34] Html://encyclopedia/thefredictionary.com/Bahaism.

[35] C. J. Adams, op. cit., fq. 80.

[36] Werner Schelling, op. cit., fq. 272. C. J. Adams, op. cit., fq. 80-81.

[37] Behaistėt pohojnė se “xhenneti ėshtė i pėrsosur, kurse skėterra ėshtė jo e pėrsosur”. “Xhenneti ėshtė jeta shpirtėrore kurse skėterra ėshtėvdekja shpirtprore.” Krhs.: Muhammed El-Hidr Husejn, op. cit., fq. 75-76.

                Disa dijetarė bėjnė analogji ndėrmjet behaistėve dhe batinitėve, duke thėnė se sikur doktrina ashtu edhe veprimi i kėtyre dy sekteve kjanė ngjashmėri. M. El-Hidr Husejn, op. cit., fq. 75 dhe 76.

[38] Werner Schelling, op. cit., fq. 272.

[39] C. J. Adams, op. cit., fq. 80.

[40] Html://encyclopedia/thefredictionary.com/Bahaism.

                M. Ebu Zehreh, Tarih’ul-medhahib’il-islamijjeti, op. cit., fq. 214-215.

[41] Werner Schelling, op. cit., fq. 273-274.

                Meqė proklamoi doktrinė pacifiste, behaizmi refuzoi luftėn e shenjtė dhe prenė e luftės, kurse tendenca pėr tė barazuar  religjionet dhe sektet, e shtyri tė proklamojė pluralizmin religjioz. Kjo sipas tyre arrihet nėpėrmjet arsimimit universal tė pėrbashkėt.  H. Laoust, op. cit., fq. 328-329. Krhs.: C. J. Adams, op. cit., fq. 81. Zakariyya Ahmed Muhammad Nur, Bahaism, El-A’lam ‘ul-Islam, 18 Muharram 1415:  www.jamiat,org.za/isinfo/bahaism.html.

[42] Html://encyclopedia/thefredictionary.com/Bahaism.

[43] Mani` ibn Hammad El-Xhuhenij, El-Mewsuat ..., I, op. cit., fq. 417.

[44] Pėr rregulimin administrativ tė sektit behaist shih: html://encyclopedia.thefreedictionary.com/Bahaism.

[45] C. J. Adams, op. cit., fq. 81.

Zakariyya Ahmed Muhammad Nur pohon se nė SHBA ky sekt ėshtė nėn ndikimin direkt tė Muratorėve tė Lirė dhe Klubeve Rotari. Shih nė: Bahaism, El-A’lam ‘ul-Islam, 18 Muharram 1415: www.jamiat,org.za/isinfo/bahaism.html.

                Mendohet se tash nė SHBA ka mbi 35 qendra tė behaistėve nėn autoritetin e Abdul Behaut. Sipas: Margaret B. Peeke,Behaism: www.ccel.org/ccel/schaff/encyc02.behaism.html.

[46] Html://encyclopedia/thefredictionary.com/Bahaism.

                Pėr aktivitetin politik behaist dhe bashkėpunimin e tyre me SHBA-tė, Rusinė dhe vendet tjera dhe shėrbimet e behaistėve nė llogari tė tė tjerėve dhe rolin e Ibrahim Hajrullahut shih gjerėsisht veprėn e shkruar mė 1902 nga Anton F. Haddad, An Outline of the Bahai Movement  in the United States, new York City, 1902, nė: http://bahai-library.com/unpubl.articles/outline.haddad.html.

[47] Gjerėsisht pėr kėtė vepėr lexo: Frans Lewis, www.breacais.demon.co.uk/abs/bsr06/65_reviews2.htm.

[48] Werner Schelling, op. cit., fq. 273. C. J. Adams, op. cit., fq. 81.

[49] Werner Schelling, op. cit., fq. 274.

[50] Werner Schelling, op. cit., fq. 273. J. –R. Milot, Islam i muslimani, op. cit., fq. 128.

[51] M. Ebu Zehreh, Tarih’ul-medhahib’il-islamijjeti, op. cit., fq. 219.

[52] I. Dzananovic, Ekstremne sekte..., op. cit., fq. 97.

[53] H. Laoust, op. cit., fq. 328 dhe 329.

                Mirza Husejn Ali, Behaullahu, bėri ndryshime tė mėdha nė sheriatin islam. Ai mendonte se Tevrati dhe Inxhili nuk janė deformuar, por i tillė ėshtė Kur’ani, kurse Isa ėshtė i shenjė, sikur edhe Triniteti qė ėshtė rrugė e drejtė kah Zoti. I. Dzananovic, Ekstremne sekte..., op. cit., fq. 96.

[54] H. Laoust, op. cit., fq. 328. J. -R. Milot, op. cit., fq. 127.

[55] Werner Schelling, op. cit., fq. 272.

                Madje thuhet se behaistėt kanė degė nė 200 vende tė ndryshme, por pos Iranit janė mė tė koncentruar nė Amerikė. Sipas: C. J. Adams, op. cit., fq. 80.

                Ėshtė sinjifikative se qendra administrative e behaizmit ėshtė nė qytetin Haifa nė Izrael, ku gjendet Tempulli Babi me trupin e Mirza Ali Muhammedit, paraprijėsin e Behaullahut. Sipas: Werner Schelling, op. cit., fq. 273.

                Pėr shtrirjen e tyre dhe pėr raportet e tyre me shtetet dhe organizatat ndėrkombėtare shih: El-Mewsuat ..., I, op. cit., fq. 416.

[56] El-Xhuhenij, El-Mewsuat ..., I, op. cit., fq. 415.

 


 

   

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1