<<<Home

 

_____________________________________________________________

 

Malesoret ne Mal te Zi kane nje te kaluar te ndritur.
Malesia kreshnike edhe sot flet me shie te madhe per trojet e saj, te lara me gjakun e bijve me te mire saj gjat luftrave shekullore kundra armiqve te shumt te popujve te Ballkanit.  Keta kreshnik e quajen vehten malesore, sepse jetojne neper male te thepisura, plot shkembej, suka, kodra, gerxhe…

Besa, mikepritja e trimeria, jane cilesit me te bukura qe trashigoi malesori nga baballaret, gjysherit dhe stergjysherit e tij.  Ca malesore edhe sot me andje i bajen cakshiret prej tirkut, carapat e stolisura, brezin, xhamadanin me sherita, jelek e qostek, kurse femrat xhubleta te stolisura me tertil te punuara me kujdes me te lart prej spikut e tirkut.  

Malesoret jetuan aty ku s’mujten te jetonin dikur njerzit e qytetruar.  Me njerez luftarak si keta malesore, te cilet u rriten me pushke ne dore, armiku edhe pse ca here me i forte se ata nga fuqia, e kishte veshtire te realizonte qellimet e tija grabitcare.  Keto jane vetem cilesi te karakterit te malesorit.  Tani ca cilesi kane filluar te zbehen.  Per cilesit e traditat e malesorit kane shkruar shum njerez  te pendes si te kombesise shqiptare, ashtu edhe te huaj, por te paket jane ata qe gjer me sot kane bere perpjekje serioze ne mbledhjen e pasurise pacmuar folklorike ne te cilen pasqyrohet  jo vetem e kaluara e ndritur e malesorit, por edhe cilesite e traditat e tija.

Malesia

Karakteristike e te folurit te Shqiptareve te Malesise

Kryengritja e Malesise kundra perandorise otomane 1907-1912

Beselidhja e 28 qershorit e Malesise

Disa zakone mbi lindjen e femijes

Martesa shqiptare ne Malesi

 


Copyright © 2000-2001 Malesia.org
       
Ky ështe sajti oficial i Malësisë - Kopjimi është i ndaluar               

Hosted by www.Geocities.ws

1