<<<Home

_____________________________________________________________

 

Shqiptaret e Malesise kane ruajtur shume zakonet nga e kaluara e vecanarisht ato rreth marteses.

Dikur ai fis ose shtepi qe ne shekuj me rradhe nuk eshte korit as ne lufte as ne kohe te paqes i ka martua me shpejt bijat e veta.  Sot kjo tradite eshte duke u zhdukur.

Ka qilluar qe vajzes te ia caktojne fatin edhe pa e njohte bashkshortin, e bile, ka ngja qe femijve t’u caktohet fati pa lind.

Martesa dhe zakonet rreth saj fillojne prej se nisin “shkuesit” per te kerkuar vajzen per djal.  Darzmafillon ate dite kur vajza-nuseja niset nga shtepia e prinderve.

Dikur darzma ka zgjate ca dite, ndersa sot kryhet per 2-3 dite.

“Shkuesit” jane nje ose dy vete te cilet i cakton familja e djalit.  Ata shkojne ne shtepine e vajzes dhe babait i kerkojne vajzen.  “Shkuesit” duhet te jane te mencem dhe njohes te mire te kuvendit dhe zakonit te malesoreve.   Ata zakonisht lavderojn djalin dhe shtepin e djalit.  Babai i vajzes ka per detyr t’ u jape fjalen pozitive ose negative ate dite apo nje dite tjeter , te cilen e cakton ai.  Dikur vajza nuk merrte pjese ne zgjedhjen e fatit te vete, por pajtohej me ate burr te cilin ia caktonin prinderit.  Sot ky ligj mjaft i ashper i mardhenjeve familjare eshte liberalizuar mjafte.  Tani vajza te shumten e rasteve vendos vete per fatin e saj te ardheshem.  Pasi shkuesit marrin pergjegje pozitive, atehere babai i vajzes bashke me “shkuesit” dhe miqet e rinj caktojne diten e fejeses.

Pesoret jane ata te cilet shkojne per te fejuar vajzen.  Me dy pesore zakonisht shkon edhe nje shkues.  Te shumten e rasteve pesoret jane nga shtepia e dhendrit te ardheshem.  Fejesa behet me nje lire-monedhete caktuar.  Si shenje jepet unaza, apo ndonje stoli tjter me vlere, (gjerdan, ar etj.)   Kur merret unaza konsiderohet se vajza eshte roguar (e kaparisur per djal te caktuar).  Pesoret ne diten e fejeses japin meqerin (te holla) sipas kerkeses se babait te vajzes.  Pesoret me kete rast u falin grave te shtepise te holla dhe vajzave qe jane ne ate vellazeri.  Ata sjellin nje ferlik (dash te prer per mish) dhe tri oke raki.  Ate dite caktohet zakonisht data e marteses.

Mqeri eshte nje sasite hollash qe jepet ne diten e fejeses ose me vone.  Neqoftese babai i vajzes nuk merr mqerin, do te thot se vajzen nuk do ta martoj gjate atij vitit.  Te hollat qe i merr babai i vajzes i perdore per te pregaditur pajen e nuserise.  Te hollat jepen sa per t’i siguruar vajzes pese xhubleta dhe pajen tjeter te nuserise.  Nese pajen e nuserise e siguron shtepia e dhendrit, atehere pesoret nuk japin kurfar te hollash per kete qellim.  Qellon qe vajza pas fejeses nuk don te marre per bure te fejuarin, atehere kjo puno del ne pleqeri.  Pleqet nese pajtohen se faji eshte i shtepise se vajzes sjellin vendimin qe shtepia e vajzes te paguaj dyfisht te gjitha shpenzimet qe jane ber rreth fejeses.  Ne kete rast vajza mbetet e lire.  Nese pleqeria mbetet pezull, atehere shtepia e vajzes i ka borc sipas kanus nje mashkull, ose sillet vendimi qe vajza te kete 24 deshmitare.  Nese ngjan e kunderta, dmth djali nuk e don vajzen e fejuar atehere edhe kjo pune qitet ne pleqerine e fiseve te cilet siellin te njejtin vendim sikur edhe per vajzen.  Edhe ne kete drejtim maredhenjet tani kane ndryshuar- vajza mund te marr edhe burr tjter, por shtepia e saj duhet te paguaj dyfisht shpenzimet qe jane bere gjate fejeses.

Dasmoret-krushqit diten e caktuar shkojne per nuse.  Ata zakonisht shkojne te dielen ne mbramje.  Flejne atje e te henen kethehen me nuse.  Krushqit me vehte marrin nje dash te rjepur me brira ne maje te cileve i vejne nje ose dy molla.  Me vehte marrin raki.  Udhes i qarosin me raki te gjithe ata qe i takojne.  Krushqit kane kryetarin e vete-bajraktarin me flamur i cili u mprin.  Te gjithe nisen nga shtepia e djalit.  Krushqit kendojn e shtiejne me pushke ose revole.  Dikur per nuse shkonte nje dasmoreshe , mirepo ka qilluar qe nusen t’ia rrebenin, prandaj me vone u dergua per nuse nje dasmor e nje dasmoreshe ose nje dasmorreshe e shum dasmore, sikur behet tani.  Krushqit-dasmort ne shtepine e nuses, hane, pine, luajne e kendojne.  Krushqit cojne unazen e kunores nga shtepia e dhenderit.

Nisuja e vajzes-nuses behet me nje ceremonial karakteristik; ajo kapet per vargojt e vatres per dere te shtepise, qane me mallengjim per shtepine, familjen e vellazerine qe po i len.  Para se te dale nga shtepia e siellin tri here rreth zjarrit dhe pastaj vellai me i madh ia mbath opingen apo kepucen e djathte.  Kryetari i krushqeve ne te dalunen e nuses nga dera e shtepise ia ven unazen ne gishtin e dores se djathte.  Ai atehere ne shenje gezimi shtjen me pushke.  Nusja posa del nga shtepia qane.  Ne oborr te shtepise te gjithe perqafohen me te.  Njeri nga me te afermit e saj e siell tri here ne ate krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap per dore.  Shkojne bashke disa hapa e pastaj e leshon, me c’rast e kap dasmoresha.  Nusja duke u larguar u len lamtumiren me te aferme duke valvitur shamin e bardhe me te cilen ka mbuluar fytyren me duvak.  Shoqet e saja e perciellin me kenge te ndryshme, por nga nje here edhe qajne prej mallengjimit. 

Krushqit me nuse duhet te arrijne ne shtepine e dhenderit para se te muget nata.  Mireseardhjen e krushqeve me nuse e pręt e tere fshati me kenge…

Gjeveret jane dy meshkuj te cilet caktohen zakonisht nga me te afermit e dhenderit per t’u kujdesuar per nusen c’prej se arrin e gjer sa te maroi darzma.  Te ardhmen e nuses ne oborr ne shenje qe nusja te sjelle lumturin, begatine ne familje njeri nga gjeveret merr nje molle me nje monelle brenda te cilen e gjuan permbi catine te shtepise.  Pastaj ne (mesin e shtepise qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri here.  Nusen pastaj e ulin te rrij ne stol.  Ne preher te saj e vejne nje djal te vogel te cilin ajo e puth dhe i fal nje pale carapa.  Ne mbremje arrijne dy kumaret: kumara i pare dhe i dyte.  Pasi arrijine te gjithe te ftuarit, shtrohen sofrat, se pari pije e meze dhe pastaj buka.  Kumaret zejne kryet e vendit, pastaj rrin te tjeret sipas vendit qe u takon.  Mbreteron nje atmosfere gezimi qe duket se secili aty-ate nate martohet.  Dalline pershendetese e nfren i zoti i shtepise, pastaj kumaret dhe pas tyre te gjith me rralle.

Dhendri ne kete gezim nuk paraqitet aq shpesh.  Ai eshte i angazhuar me teper rreth pergaditjeve me qellim qe darzma te jene sa me mire.  Nusja nuk merr pjese ne kurrfare defrimesh.  Gjat te ngrenunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshen dy ose tri here para tryezave te bukes.  Ne ate rast nuses ia heqin duvakun prej fytyres.  Kumara qe rrin ne sofren e pare i pari shtjen me pushke ose revole.  Pasi ajo se pari vjen pran sofres se pare e andej me rralle te tjerat.  Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafake e me hijie te mire.  Pastaj fillojne te kendojne…  Te marten para se mbaron darzma kumara i fal te holla nrikulles mbasandej edhe grave te tjera te shtepise dhe vajzave…

Te marten qitet jasht ne nje vend te caktuar e tane paja e nuses me qellim qe te dihet se cka sjelle ajo pervec pajes se saje.   Ajo sjelle te fala: carape, shami dhe peshqire, kmisha etj pr kumaren e te afermit e burrit.  Dasmoresha tregon publikisht se te cilat te fala jane per kend.  Ne Malesi, vajzat i martojne me teper ne petka-tesha malsorce: xhublete, grykce, duvak, vjerrca te brezit, kapica, breza, carapa prej cohet te qenisura me rrueza, opak dhe mashe per t’u ndezur duhanim musafirt etj.  Bashkeshortet pa kunorzuar nuk flejne bashke.  Kunoren e lidhin zakonisht te marten ne zyren e gjendjes civile, e pastaj ato qe jane religjioze ne kishe.  Si nusja ashtu edhe dasmoresha jane tjet te terpnuara, ato meken kur ven kunore nuk ua kethejne shpinen te pranishmeve. 

Pas tri javesh martese nusja shkon te vizitonin gjinine.  Sa nete duhet te flej ne gjini e cakton babai ose vellai me i vjeter i burrit te saj.  Kur kthehet nga gjinia duhet te vije me opake ose kepuce qe ia blen gjinia.  Ate mbramje mbildhet e ter fshati e tej per t’i  falur te holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, peme e gjera te tjera.  Kur rrin me pare nusja te gjitheve musafireve u zbathte opangat e carapet, pastaj me rend ua lante e fshinte kembet.  Tani edhe ky zakon eshte zhdukur krejtesisht.

Ne Malesi fiset ne mes veti nuk martohen.  Sikurse ne cdo vend tjeter ashtu edhe ne Malesi, ca zakone qe kane qene perpara sot nuk zbatohen, por, jane duke u thjeshtuar sipas deshires se te rinjevet.  Ne kohet e meparshme nuk eshte martuar ne mes vedit as bajraku.  Si vertetim i kesaj eshte bajraku i Hotit i cili as sot e kesaj dite edhe pse numron me teper se 500 shtepi, nuk martohen me vajzat e fisit.  Cdo martese e ketille ne Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi.

 


Copyright © 2000-2001 Malesia.org
       
Ky ështe sajti oficial i Malësisë - Kopjimi është i ndaluar               

Hosted by www.Geocities.ws

1