<<<Home

_____________________________________________________________

 

Kryengritja e Malesise kundra perandorise otomane 1907-1912

Periudha e viteve 1878-1912 i takon periudhave me te lavdishme te popullit shqiptar.  Pas Lidhjes se Prizrenit (1878), e cila vuri themelet e ndergjegjejes kombetare, eshte fryt i levizjeve te shumta te popullit shqiptar per clirimin definitive nga Perandoria Otomane.  Ne fakt Lidhja e Prizrenit eshte kethese ne krijimin  e maredhenjevet te reja shoqerore-politike te shqiptareve shtu sikur kane ekzistuar maredhenje te ketilla tek popujt e tjere ne Ballkan po te asaj kohe.

Ditet me te veshtira qe perjetuan Malesoret e ketyre trevave qene gjate ekspeditave te ndryshme te komandanteve ushtarak Shefqet Turgut pashes dhe Bedri pashes.  Ushtria e Turgut pashes hyri ne Hot dhe pasi e beri shkrum e hi Hotin dhe demtoi kishat, filloi akcionet kundra Malesise.  Kjo i mbushi Malesoret plot mellef.

Edhe Malesia e Madhe (Malesia e Mbishkodres), ka qene kurdohere ne kontakte te perhershme me kryengritsit dhe me pjesmarresit te Lidhjes se Prizrenit.  Ajo ne mbledhjen e pare dhe te dyten dergoi perfaqsuesin e vet Baca Kurtin Gjokaj nga Gruda.

Jane te njohura kryengritjet kundra rembeshit turk gjate shekullit te XVII e XVIII (1606-1633, 1638, 1696. etj.)  Kjo do te thot se Malesori pa marr parasysh prezencen e ushtris turke ka qene ne kryengritje te perhershme.

Krimet dhe perdhunimet qe bente Perandoria turke si ne Malesi ashtu dhe en trevat tjera te okupuara i detyroi Malesoret qe te arratisen , te leshojne trojet e veta dhe te organizohen ne lufte kundra saj.

Perpjekjet  e Malesoreve te kesaj treve per liri dhe pamvarresi gjate viteve te fundit te shekullit XIX-te kane lidhje te ngushte me luftrat e meparshme te shqiptareve kundra armikut shekullor.

Kryengritjes se pergjithshme te Malesise 1909-1912. u meprin disa ngjarje te rendesishme qe filluan me 1904.  Ne Uren e Lemajes ne Cem te Trieshit.  Burrat me te dalluar te Trieshit sulmuan po me kete date posten turke, me c’rast vrane nje numer ushtaresh turq, kurse nje pjese tjeter e detyruan qe te hike nepermjet te Grykes se Rapshes se Hotit.  Ne kete perleshje muaren pjese dhe nje numer burrash shqiptar nga Koja e Kucit dhe ca malazez nga Rahoja-Kuci. I pari qe shtiri me pushke ne ushtrin turke ne Uren e Lemajes ne Cem te Trieshit, qe Malote Gjeka nga fshati Nikmarash –Triesh.

Me rentifikimin e pare te kufirit malazezo-turk te vitit 1876. nje pjese e Malesise se Mbishkodres-Koja e Kucit dhe Trieshi mbeten nensundimin malazez.  Por ushtria turke mu ne kufi- ne Lemaje mbante forvate veta me qellim qe t’u perballonte forcave-sulmeve te shumta te shqiptareve nga Kelmendi, Selca, Hoti, Gruda, Trieshi e trevat tjera.  Debimi i ushtris turke nga posta e Lemajes, paraqet nje date te rendesishme, per arsye se eshte si pikenisje e kryengritjes se madhe dhe te organizuar te Malesise se Madhe.

Per kryengritjen e Malesise (1909-1912),nuk eshte nevoja qe ne kete moment te flasim, sepse keto ngjarje i ka shenuar edhe historia.  Dihet se organizatori kryesor i kryengritjes ka qene patrioti i madh shqiptar Dede Gjon Luli Dedvukaj nga Hoti.  Ai i pari arrin qe te organizoi shoket me te dalluar te Malesise si: Nike Gjelosh Lulin, Zef Lan Ulen, Leke Keqin, Nike Gjeke Brelin, Nikash Martinin, Kole Marash Vaten, Ujke Gjelosh Leken, Gjon Nike Pllucin dhe te tjere per nje kryengritje te pergjithshme.  Ne kete kohe situata ne kufirin turko-malazez ishte mjaft e acaruar.  Nuk ishin te rralla as incidentet ne mes  te rojeve te kufirit turk dhe melesoreve te armatosur.  Numri i malesoreve te armatosur ne Malesi ishte mjaft i madh.  Malesoret ne krye me Dede Gjone Lulin te ndihmuar nga malesoret e Shales, Shoshit, Nikajve, Merturit dhe Krasniqes vendosen qe te mos i zbatojne urdherat e Valiut te Shkodres ne lidhje me pagimin e taksave dhe dorezimin e armeve.

E ter Malesia: Hot, Grude, Kelmendi, Shkreli, Kastrati dhe Podgorica ishte e pregaditur per kryengritje.  Podgorica atehere ishte qender e kryengritsave te armatosur.  Ne mesin e tyre ndodhej edhe patrioti i dalluar nga Kosova Isa Buletini.  Ne Podgorice me ndihmen e Kral Nikolles u formua edhe komiteti i kryengritjes ne krye te cilit ishte Sokol Baci Ivezaj, kryetar i fisit Grude.  Komiteti ne fjale ndermori nje varg masash per organizimin e malesoreve ne kryngritje.

Malesoret pas debimit te ushtire turke nga Lemaja kishin per qellim qe t’i eleminon  te gjitha pozitat ushtarake ne ket treve, prandaj me 24.III.1911. sulmuan ushtrin turke qe ndollej ne Gryken e Rapshes.  Pas Grykes se Rapshes u sulmua edhe posta ne Traboinin e Mocem.  Nga kjo poste turqit u debuan pa lufte dhe pa ndonje viketime.

Po ne kete kohe malesoret debuan ushtaret turq qe ndolleshin ne posten Fierze.  Posta e peste qe ndollej ne Qafen e Bokrrines, ne Selisht, u sulmua dhe u clirua nga Grudet, Kelmendet dhe Trieshjant me 29.III.1911.  Ne kete kohe kur turqit u debuan gati nga te gjitha postat kufitare ne Malesi, Caushi i ushtrise turke me qender ne Tuz, mblodh nje ushtri mjaft te madhe dhe e drejtoi nga Hoti.  Ne Qepur te Hotit u zhvillua nje perleshje mjaft e pergjakshme ne mes te ushtris turke dhe burrave te Hotit.  U vra nje numer i madh i ushtris turke, por humben jeten edhe disa burra nga Hoti si: Kole Marash Vata, Zef Lan Ula, Gjon Pllumi, Fran Zeka, vellezerit Zef dhe Gjon Luli, Pjeter Uci, Ujke Gjelosh Leka, dhe Leke Mirashi.  U plagos nje numer i madh burrash nga Hoti.  Turqit ne kete perleshje pesuan disfate te madhe.  Qepuri si date e rendesishme historike permendet edhe ne kenget popullore.

Malesoret nga Hoti, Gruda, Kelmendi e Trieshi te fryemezuare nga zjarri i clirimit ndermarrin aksione te nje pas njeshme.  Pas aksionit ne Qepur, sulmuan menjehere posten  ushtarake turke ne Pikale-Grude.  Ne perleshje mbeten te vrare nje numer i madh turqish dhe u nxune rob rreth 70 sish.  Nga malesoret mbeten te vrare: Tome Hasi, Hasa Mirashi dhe Sokol Doka.  U plagosen gjashte malesore.

Me 28.III.1911. clirohet edhe posta e shtate e cila ishte e vendosur ne Lishah ne afersine e Ledines ne Malesi.  Edhe ketu mbeten te vrar shum turq.  Nga malesoret mbeten: Zef Kurti dhe Martin Ujka, kurse shtate u plagosen rende.  Malesoret gadi cdo poste qe pushtonin i jepin zjarr, keshtu vepruan edhe ne posten ne Pikale dhe Lishah.

Po ne kete kohe debuan edhe ushtaret turq te postes kufitare ne Paroki ne afersine e Fundnave.  Posta kufitare ne Omerbozhaj, afer Dinoshes, konsiderohej si posta me e forte.  Ne kete poste ishin perqendruar gadi e tere ushtria turke qe ishin debuar nga postat e ndryeshme.  U cliruan edhe postat ne Uren e Rzharnices dhe Dheut te Zi.

Qender kryesore e koncentrimit te forcave ushtarake turke ishte Kalaja e Shipshanikut ne Tuz.  Malesoret edhe kete fortifikat turke e rrethuan me 22.IV.1911. Me ket rast mbet i vrar Nike Pretash Leci nga Gruda, duke tentuar te depertonte ne Kala me te cilin rast u vra ne afersine e Kalase.

Ne lufterat me te njohura te malesoreve permendet lufta ne Qafe te Ugles.

Deciqi eshte permendore e vertet e betejave te pergjakshme te malesoreve kundra forcave ushtarake turke.   Me 1.V.1911 ne Deciq ne Majen e Kratiles per te paren ehere ne historine e popullit shqiptare, pas historise se levdishme shqiptare gjate jetes se fatosit te madh shqiptar- Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Dede Gjon Luli ngriti flamurin shqiptare dhe tregoi armikut turk dhe tere botes se Malesia kerkon lirine dhe pamvaresine e vet.

Pas ngritjes e flamurit shqiptar ne muajin maj te vitit 1911 ushtria turke ndermori cdo mase per te pushtuar perseri Deciqin dhe me 14.V.1911 arriti perseri pe ne Deciq te vendos flamurin gjysem hene.  Mirepo malesoret e frymezuar dhe nga dashuria per liri dhe urrejtja ndaj roberise se huaj nuk i humben shpresat.  Per clirimin e Deciqit  pervec malesoreve muaren pjese edeh njesit e rregullta ushtarake malazeze nen komanden e gjeneraleve malazez Janko Vukotiqit dhe Mill Spasit.  Gjate vitit 1912 ne perleshjet qe u zhvilluan ne Deciq me 28.mars dhe 3.maj, mbeten te vrar 14 malesore. Po ne maj te vitit 1912. ne Bukoviq u zhvillua lufte e pergjakshme, ashtu edhe ne Helmice e ne Qafe te Kishes. Ne keto perleshje mbeten te vrar afer 15 malesore.

Ne lufterat e pergjakshme qe beri Malesia kundra ushtris turke, duke filluar prej vitit 1907-1912 mbeten te vrar 150 malesore, kurse u plagosen afer 90.  Ata gjate kesaj kohe cliruan, me perjashtim te Kalase se Shipshanikut  te gjitha trevat e Malesise se Mbishkodres.  Perpjekjet e malesoreve me arem e material ushtarak i ndihmoi edhe Mali i Zi.

Mbas largimit te ushtris turke nga Kalaja e Shipshanikut, malesoret muaren pjese se bashkut me formacionet ushtarake malazeze ne lufterat e ndryshme gjer me Shkoder.  Perleshjet me te pergjakura u zhvilluan ne Bardhajt e Shkodres dhe ne Tarabosh.

 

 


Copyright © 2000-2001 Malesia.org
       
Ky ështe sajti oficial i Malësisë - Kopjimi është i ndaluar               

Hosted by www.Geocities.ws

1