<<<Home

_____________________________________________________________

 

                                 Kopjimi eshte i ndaluar

-MALESIA E MADHE

-Ne te kaluaren perfshinte pjesen veri-perendimore te Shqiperise veriore qe nga Shala deri te Shpella e Berishes ne brigjet e lumit Moraca.    Perbehej nga zona te vogla teritoriale te njohura me emrin male ne te cilat zhvillohej jeta fisnore. Ato ishin: Hoti, Sumasit (me vone Grude), Kelmendi,Kuci,Kastrati,Shkreli,Triepshi,Koja,Kopliku,Tuzi(si pjese e Grudes).

 -Ne krye te cdo mali ishte kryekreu,kurse cdo vellazeri kishte kreun (te parin) e vete. Vepronin edhe pleqet e maleve. 

-Toponimi (emrimi) Malesi del nga fjala shqipe MAL-i me kuptim gjeografik dhe teritorial. -Malesia e Madhe ndahet ne zonat bjeshkore             (Triepshi,Korita e Hotit, Kelmendi,dhe disa zona te Shkrelit)  -Zonat malore (Koja, Fudnat,nje pjese e Grudes, pjesa e madhe e              Hotit,nje pjese e Kastratit dhe Shkrelit)  -Zona fushore (Kopliku,Gruemire,Buz-Uji, nje pjese e Kastratit dhe Hotit, kurse me se         shumti  fushe ka Gruda-Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Vllane, Vrane, Fusha e Tuzit, Mileshe dhe Dinoshe).

 Cemi (lumi i vetem ne Malesi) e ndane Malesine fizikisht ne dy pjese.

 -Malet kryesore jane Deciqi dhe Suka (ne Grude), Bukoviqi dhe Cemeri (ne Hot),Kazhaniku( ne Triepsh),Kapa e Brojes(Kelmend),               Mokseti(Kastrat) e tjere.

-Qendrat dhe katundet (fshatrat)me te medha ishin Tuzi,Vrana,Vllana,Dinosha,Kesheva,Prifti,Pikala,Selishti,Skoraqi,Arza,Drumja,Spija,
Vuksalekajt,
Kushet e Hotit,Bajza,Kopliku,Gruemire,Vermosha,Stjepofi,Nikmarashi e tjere.

-Ne Malesi ka tri klima: e bute-mediterane, malore dhe kontinentale.

-Ne te kalueren e lashte ilire ne Malesi jetonte fisi i madh Ilir-Labeatet. Tokrat malore te Malesise se sotme quhenin "Malet e Labeateve"(mons labeatis),fusha afer Liqenit te Shkodres eshte quajtur liqeni i Labeateve(lacus labeatus)

-Vendbanimet Ilire me te njohura ne Malesi jane Meduni, Qytezat(e Dinoshes,Buxes se Triepshit,Sukes se Grudes,Kesheves,Qafes se Kishes,Arzes) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudes(Dushiq),Samoborri,Cinna te Kopliku etj.

-Ne kohet e lashta neper Malesi kalonin rruget shume te rendesishme edhe per Europe, sic ishte ajo nga Norona neper Dinoshe-Tergaje-Vermoshe-Gusi dhe tjetra Norone-Dinoshe-Tuz-Koplik-Shkoder.

-Mendimtaret boterore (shume nga ata) do te cekin se deri me ardhjen e Turqeve Shqipria veriore, pra edhe Malesia, me kurrgje nuk do te jete mbrapa Europes.

-Malesia e Madhe deri me 1476 mbante lidhje te mira dhe te ngushta me Venedikun. Jane te njohura personat historik qe mbanin qendrime te tilla dhe mbeshteteshin ne Venedik(Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gela (Grude),Vuksa Gjeca(Kelmend).  Poashtu, deri me atehere Malesia mbante lidhje edhe me Dinastite e Ballshideve dhe Cernovekaseve(Ballshet dhe Cernojeviqet) te etnosit shqiptare.

-Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451-1481) Turqia do te okupoje Malesine dhe do te formoj nahite (krahinat): Kuc (me te do te hyjne edhe Triepshi e Koja), Kelmendi,Hot dhe Zhabjaku.  Gruda (tokrat e Mark dhe Gjon Sumes) do te hyjne ne kuader  te nahise se Zhabjakut.

-Vuksa Gela si kryekreu i Grudes do te luftoj kunder turqeve dhe slaveve.Gruda do te fitoje dhe do te mbetet mal ne vehte. E tere Malesia do te zhvilloje lufte kunder otomaneve panderprerje qe deri me 1912.  Jane te njohura luftat dhe kryengritjete viteve 1565-1575,1596,1601,1609,1610-12,1624,1638,1652-53,1668-69,1698-99,1712,
1732,1808,1822,1832-34,
1838,1844,1856,1862,1871-72, 1879,1883,1869,1910-1912. Me te njohurit jane 1565-1575  (ne Hot e Grude),1610-11( ne tere Malesi),1638(ne Kelmend),1832-34(Hot-Kastrat),1883 ( ne Hote e Grude), 1869 (Grude) dhe kryengritja prej 24 mars-2 gusht 1911.

-Pjesa malore e Malesise kurre nuk do te pranoj pushtetin turk dhe nuk do te paguaj taksat dhe tatimet(haracin)

-Me 1641 kryeprifti i Grudes dhe i tere Malesise Karlo Della Mirandella do te organizoje ne brigjet e lumit Cem (Tergaje) beselidhje ne mes maleve dhe do te hapi shkollen e pare ne gjuhen shqipe ne Prifte te Grudes.      -Turqit do ta ndalojne , sic kane ndaluar cdo send qe ishte perparimtare.     -Malesoret jane te besimit katolik deri me ardhjen e turqeve, atehere fillon perhapja e besimit islam.

-Kishat kryesore jane- e Grudes ( me e vjetra)e Sh'Mehillit ne Dinoshe, Arze, Brigje te Hotit, Triepsh, Selce, Bajze, Tuz etj. 

-Nder xhamite me te vjetra ne Malesi jane ajo e Dinoshes, Tuzit, Koplikut dhe Vllanes.

-Personalitete shume te njohura qe kane punuar dhe vepruar ne Malesi jane, Karlo Della Mirandella,Leonardo Di Martino(prift dhe shkrimtare), Pater Gjergj Fishta, Anton Harapi, Marjan Prelaj, Josip Rela (shkrimtare -arbereshe nga Zara e Dalmacise).

-Jeta ne Malesi ishte shume e veshtire (gjate pushtetit turk), por ajo, ne premtime dicka do te lehtesohet me reformat e Sulltanit te vitit 1839 (Hatisherifi i Gjylhanes), dhe me Hatihumajanine vitit 1856, kur ne  Shkoder do te organizohet Komisioni i bajraqeve (xhibala) me qellim qe veziri i Shkodres me lehte ta sundoj dhe kontrolloje Malesine.     -Malesoret do  te mbrohen nga sulmet malazeze me 22 prill 1880 (Beteja e Zharnices) ku u dalluan Baca Kurti Gjokaj, Paloke Gjoka Vulaj, Halil Haka Nikaj, kurse dicka me pare ne Dinoshe (1863) Smail Martini Ivezaj e Luhare smail Martini Ivezaj dhe Om Haku Kajoshaj.

-Me 1880-81 ne Vrane Gruda do te fitoj ushtrine malazeze dhe perseri dallohet Smail Martini, bajraktar i grudes.

-Me 1879 Cun Mula ne krye te Hotit do te luftoj kunder ushtrise se veriut te Shkodres por pa sukses; ushtria turke ishte eforte.  -Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do te denoje nje numer te madhe te krereve te Hotit dhe Grudes per shkak se po prishnin perendorin.           -Me i njohuri nga te denuarit ishte,patjeter Smail Martini Ivezaj qe do te internohet, me kreret e Grudes ,ne Diari-Bekir(Anadolli).    Disa nga kreret e Malesise do te marrin pjese edhe ne Lidhjen e Prizrenit ne qershore 1878 (Baca Kurti, Cun Mula etj.)

-Me vendimin e Xhibales (komisionit turk per Malesi) 1856 Malesia e Madhe ndahet ne dy pjese: Triepshi dhe Koja do te hyjne me kadillukun e Podgorices, kurse pjesa tjeter e Malesise: Hoti, Gruda,Kelmendi,Kastrati dhe Shkreli mbeten nen ndikimin e Shkodres.  Me1876-77 Triepshi, Koja dhe Fudnat fuqite e medha ju dhane Malit te Zi dhe kufiri u vendose nga Vrana-ura e Zharnices-Omerbozhaj-vorri i Vuksa Geles(maja e lemuet ne Suke)-Lemaje.

-Me 1887 ne Triepsh , kurse me 1888 ne Koje do te hapen shkollat ne gjuhe sllave dhe do te futen mbiemrat e sllavizuar me mbaresen "viq"ose "iq"

-Ne nentore 1907 ne Lemaje do te zhvillohet nje beteje e trieshjaneve me turq, kurse po ato vite ne Tuz dhe Dinoshe do te hapen shkollat fetare islamike, kur nje e Dinoshes do te jete edhe shkolla me Mulla  Arapin per te gjithe.

-Revulucjonin e Xhon-turqeve (turqit e rinje) me 1908 malesoret do ta perkrahin duke shpresuar se ai do te sjelle demokracine, jete e lire, perparim,realizimin e te drejtave nacionale-etnike, hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe etj., por nuk ndolli ashtu.   Turqit, neper mes misionareve te tyre e tradhtuan ate dhe malesoret  per te realizuar te drejtat e veta, si do te ceki Faik Konica, filluan luften kunder shume ujqeve, jo te sigurt se ushtarakisht do te fitojne, por do te terhjekin vemendjen e Europes, dhe mbas themelimit te Komitetit Nacional Shqiptare ne Podgorice ne shkurt 1911 ne krye te se cilit vendoset Sokol Baci Ivezaj dhe qe drejtohej nga Nikolle Ivanaj, Kole Martini (profesor i gjuhes shqipe nga Dukagjini), Kole Sokol Baci Ivezaj dhe me nje numer te anetareve te shquar si Dede Gjon Luli Dedvukaj, Nikolle Soga (nga Shkodra), Luigj Gurakuqi etj.

 

Sokol Baci Ivezaj

-Komiteti per se afermi bashkpunonte me Pater Gjergj Fishten, At Ndre Mjeden,At Jak Serreqi,Pater Bona Gjecaj, Isa Boletinin, Ismail Qemalbeu, Dode Brajcin, Mehmet Shpendin, Aleksandro Siliqin ete tjere.

-Ne mbledhjen e Podgorices (2-4 shkurt 1911) do te vendoset qe kryengritja do te filloje me sigurimin e armes, afer Shen Gjergjit.  Per te realizuar kete mislion nga ana e Komitetit angazhohen Nikolle Ivanaj (shkon ne itali) dhe profesor Gjergj Pekmezi (nga Pogradeci)ne Viene , por ajo filloi me pare me 24 mars me sulmin e njecete te Hotit kunder kaushes turke ne Brigje te Hotit.  Te  nesermen malesoret sulmojne kaushet ushtarako-policore ne kufirin me Mal te Zi si jane Porokia, Lishahu, Qafe Bokrrine, Mergjes (Vrane)si edhe ato ne starre, Arze, Rranxe te Rrases, Pllanice etj.

-Betejat me te njohura jane ato qe u zhvilluan ne Deciq me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 ne te cilat u dalluan shume persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj . -Gjate luftes, gjegjesisht kryengritjes u dalluan ne te madhe Ded Gjon Luli Dedvukaj.

 

Dede Gjon Luli Dedvukaj

-Me 6 prill 1911 ne nje pjese te malit Deciq, ne Bratile, u ngrite flamuri kombetare-shqipetare e qe paraqet rastin e pare mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit me 1468, dhe eshte flamuri i kryengritjes shqiptare per liri.    Me ushtrine turke, shume here numerikisht me te madhe se ajo malesore dhe me mire e pregaditur, ushtruar dhe furnizuar, gjate periulles se kryengritjes ulleheqen Bedri Pasha,Et'hem Pasha, Turgut Pasha, Hasan Riza Pasha, Esat Pasha Toptani dhe me ne fund Abdylah Pasha qe deri qter ishte nensekretar ne Ministrine e Drejtesise.

-KERKESAT E MALESOREVE

1.

-Me 17 nentore 1910 amnestia e pergjithshme te shtypit me iradelurdher te sulltanit

  -Sherbimi ushtarak ne vyaletin e Shkodres

  -Mudiri i qytetit te Tuzit dhe maleve duhet te jete shqiptar-vendas

  -Kajmakami i Malesise duhet te jete Kristian dhe duhet te foli shqip

  -Armatimi ose carmatimi per te gjithe njesoj

  -Pasuria e konfeskuar te kthehet dhe te paguhet demshperblimi

2.

-Mbas formimit te Komitetit Qendrore Shqiptare ne krye me Sokol Bacin( zgjidhet ne kerkesen e emigrantave shkodran)dhe me sekretare Kole Martinaj (profesor i gjuhes shqipe) dhe Kole Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt ne fund te njejtit muaj do te perpilohen kerkesat drejtuar qeverise turke ne Cetine,Sadradinbeut, me 30 mars, e qe jane:  Njohja dhe ruejtja e teresise teritorilae te tokave shqiptare.   -Njohja e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare si dhe ne mesim ne kater vilajetet ( Shkoder,Kosove,Janine dhe Manastire). - Te gjithe nenpunesit te jene shqiptare dhe kombi shqiptare te pranohet nga ana e stambolles.   Perdorimi i te ardhurave nga viset shqiptare ne dobi te ketij kombi.   Ushtaret shqiptare te meren dhe te dalin jashte kufinjeve vetem ne rast lufte me qeverite e huaja.   Keto kerkesa u nenshkruan nga 20 krere ne mesin e cileve jane: Sokol Baci Ivezaj(Grude), Ded Gjon Luli Dedvukaj(Hot),Dede Nika Ivezaj (Grude), Gjeto Mark Ujka(Hot)si dhe Martin Preka(Triepsh)

3.

-Gjate kryengritjes, kure Turgut Pasha kerkonte dorezimin e pakusht te malesoreve dhe kur gjyqi ushtarak denoi udheheqesit kryesore, kreret e Malesise te mbledhur ne Pikale( pranvere 1911) perpiluar edhe nje liste -kerkese qe drejtohet turqise, e ne te cilen kerkuan: Autonomine e tokrave shqiptare,lirine,hapjen e shkollave, demshperblimet etj.  -Ne mbledhje muaren pjese nder te tjere , Ded Gjon Luli Dedvukaj,Mehmetn Shpendi,Dode Preci,Dede Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Juncaj e shume te tjere.

4.

-Nder kerkesat, apo memoramdumet me me ze te malesoreve eshte "Libri i Kuq" i perpiluar nga Luigj Gurakuqi dh te tjeret, qe u miratua ne Kuvendin e Greces , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjesisht te permendurit Eduard Grej, qe atehere konsiderohej nder diplomatet me lider te Europes.  Kerkesat e " Lordeve te Malesise", sic i quante R.Rankin, korrespodent i " Tajmsit" dhe "Cikago Herald Tribujn", kreret malesore jane te perfshire ne 12 pika:

-Garanti nga ana e qeverise se Stambolles se nuk do te perseritet veprimtari te tilla, respektimi i religjionit, tradites dhe zakoneve te vjetra kanunore te garantuara me kushtetute.  -Njohja e plote e kombit shqiptare me te drejtat si cdo komb tjeter.   -Liri e plote e kombit shqiptar per te zgjedhur deputetet e vete.  -Liria e plote e mesimit ne gjuhe shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera ne Qeverine Turke.   -Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptaret.   -Zgjedhja e valiut dhe nenpunesve,zyrtareve e te tjereve qe dine gjuhen shqipe dhe zakonet e vendit.    -Kajmakani i Tuzit , atehere kryeqender e Malesise, te jete shqiptare.   -Percaktimi i nje perfaqsuesi, isnspektorit te pergjithshem te Sulltanit.   -Perdorimi i gjuhes shqipe ne administrate dhe te pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhes turke.   sherbimi ushtarak ne vend te vet dhe e drejta qe ata te sherbejne ne besimin (fene) dhe zakonet e veta.   -Te ardhurat te angazhohen ne dobi te vendit te vete, pervec takses doganes(gjymrykut), te ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytezimi i pyjeve, kullotavee tjera.   -Te drejtat per keshillime ne lidhje me buxhetin e vilajetit.  - Formimi i fondeve te nevojshme dhe grumbullimi i te hollave per rindertim e shtepive, ndertimin e rrugave,demshperblimin per shkaterrimet e bera.   -Formimi i komisionit te perzier per mundesimin dhe sigurimin per ata qe kthehen ne vend dhe realizimin e demshperblimeve.

-"Libri i Kuqe"(Menorandumi i Greces) eshte shkruar shqip dhe frengjisht e nenshkruhet nga Sokol Baci(Grude),Dde Gjon Luli (Hot),Dede Nika (Grude),Dode Preci(Kastrat),Tome Nika(Shkrel),Cal Dedi(Selce),Lule Rapuka(Vukel),Llesh Gjergji(Nikc),Gjeto Mark Ujka(Hot),Mehmet Shpendi(Shale),Avdi Kola(Gimaj),Nike Mehilli(Shllak), Tup Cuni(Prekali),Binak Lulashi(Toplane),Bash Bajrami(Nikaj) dhe Bek Delia(Dukagjin)

-Malesoret filluan dhe zhvilluan kryengritjen te vetdijshem se nuk kane mundesi dhe force te mposhtin turqit, por te bindur se do te ndikojne ne permirsimin e pozites se tyre dhe te bindin opinionin demokratik europian ne zgjedhjen e problemit te shqiptareve.  Ajo beri qe Hoti, Gruda,Kelmendi,Kastrati,Shkreli,Tuzi,te jene ne pikevemendjen e Europes, dha figurat e medha te shqiptareve,Dede Gjon Lulin dhe Tringe Smajlja Ivezaj , e posacerisht Kuvendi i Gerces beri qe europa te filloje te mendoje me me kujdes per te biseduar me urti,gjakeftoftesi,durim,e qe jane cilesi traditen , idene per fitim etj

-Mbas ngritjes se flamurit ne Vlore me 28.11.1912- nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve ne Londer me pjesmarrjen e fuqive te medha.  -Me 17 dhjetore u vendose qe te formohet Shqiperia e lire dhe e pavarur. -Me mbledhje udheheqte Eduard Grej  Kryeministri anglez.  -Mbas planeve dhe projekteve te shumta ne fillim te marsit 1913 fuqite e medha vendosen qe Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit te Zi si dhurate dhe keshtu Malesia perseri u nda ne dy pjese.    -Ne maje 1913 malesoret do te organizojne demonstratat ne Tuz dhe Shkoder, por pa sukses.   Me 29 korrik 1913 fuqite e medha do te prenojne Shqiperine ne gjirin e shteteve  te pavarura.   -Kufirin  shteterore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.     -Me 1912 Tuzi do te shpallet Kapetani , kurse me 1914 do te formohen komunat: Tuz,Rapshe,Traboin dhe Grude e me vone edhe Vrane.  Po te njejten kohe ne Tuz do te hapen shkollat ne gjuhen shqipe(nuk do te punoj) dhe serbe.  Me 1916 ne Triepsh,Priften, Dinoshe,Tuz dhe Hot do te hapen shkollat shqipe me mesues nga fshati Arbanasi afer Zares(Dalmaci-Kroaci),ne mesin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip(Zef) Duka.    -Ne mes te dy lufterave boterore ne Malesi nuk ka shkolla shqipe(Hot,Grude,Triepsh dhe Koje)  por ato do te hapen mbas luftes se dyte boterore. -Sot veprojne kater shkolla tetevjecare(Tuz,Skoraq,Stjepov dhe Dinoshe) dhe gjimnazi ne Tuz.

 

nga nje historiant i cili desht te mbetet anonim !

 

 


Copyright © 2000-2001 Malesia.org
       
Ky ështe sajti oficial i Malësisë - Kopjimi është i ndaluar               

Hosted by www.Geocities.ws

1