<<<Home

_____________________________________________________________

 

Ne Malesi jane ruajtur edhe sot disa zakone rreth lindjes se femijes.  Origjinen e vet e kane shume te vjeter dhe jane te ngjajshme me zakonet e popujve tjere te Ballkanit.  Lindja e djalit te malesoret eshte gezim i madh. Por kur ndokujt i lind djale jepet lajmi ne tere fshatin dhe shtijne me pushke ose revole dhe thone: “u rrite me jete”.   Kur lind vajze nuk shtijne kurrkush me pushke, por thone : “shyqyr ci ka pshtua nana e ishalla pas vajzes djali”. Etj.

Grat e fshatit kur vijne te shofin nenen ne lodhnim thone: “mashalla” qe femia mos te marre mesysh.  Eshte zakon qe ne djepin e femise te hullet bar i njome ose gjeth me qellim qe femia te qendroje gjithmone i njome.  Femijes meshkull zakonisht i behet pergim (pergzim).

Femia lahet vetem, ne mengjes, nese larja behet me mbramje, uji nuk derdhet naten, por ne mengjes heret. Ujin e derdhin ne rreje te ndonje bime me deshire qe femija te rritet.


Copyright © 2000-2001 Malesia.org
       
Ky ështe sajti oficial i Malësisë - Kopjimi është i ndaluar               

Hosted by www.Geocities.ws

1