Regjisoret


VIKTOR GJIKA (23 qershor – 3 mars 2009)

Viktor Gjika

U lind në Korçë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik "VGIK" në Moskë, për operator filmi. është regjisor i shumë filmave të njohur shqiptarë, mes të cilëve përmenden "Horizonte të hapura", "I teti në bronz", "Yjet e netëve të gjata", "Rrugë të bardha", "Rezistencë", "Gjeneral gramafoni" "Nëntori i dytë", "Njeriu me top", "Komisari i dritës", "Përballimi", "Në çdo stinë", "Vjeshtë e nxehtë e '41-it", "Njerëz në rrymë", dokumentarët "Unë jam Ismail Qemali", "Kur ikin korbat (Kosovë)", "Gjuhë që nuk vdes", "Arti shqiptar në shekuj", "Rron o rron nuk vdes Fan Noli" etj. Gjatë gjithë karrierës realizoi rreth 15 filma artistikë dhe 25 dokumentarë. Në vitin 1977 i jepet titulli "Artist i Merituar" dhe në 1985 "Artist i Popullit". Sa herë që emri i mjeshtrit Viktor Gjika shfaqet në film në cilësinë e regjisorit, spektatori duhet të jetë gati për të kundëruar një poezi ngjyrash, tingujsh e imazhesh të cilat e veçojnë plotësisht punën e tij nga regjisorë të tjerë. Ngrohtësia e Korçës nën dëborë gjatë « Përballimi » (1976),

mandolinat, borgjezinë e dikurshme, rrugicat, kafenetë, pazarin edhe pse realiteti rural e cënon disi panoramën e përgjithshme qytetare apo tingujt e klarinetës magjepsëse të Bujar Lakos të cilat ndalojnë të qarat e fëmijës në dhimbjen e humbjes së gjyshit në protestë kundër monarkisë te « Gjeneral Gramafoni » (1978). Mundësinë e një dashurie thelbësisht shqiptare mes Bardhylit dhe Zanës si edhe peisazhi i jetës studentore te « Në çdo stinë » (1980), apo ndjenjat patriotike që marrin hov sa herë që shohim figurat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Luigj Gurakuqit te « Nëntori i dytë » (1982), janë disa prej veprave të tij që kanë lënë shenjë të thellë në kujtesën tonë kolektive. E pikërisht, elementi emocional është ai që më tepër se çdo gjë tjetër përbën emëruesin e përbashkët të këtyre filmave. Në një farë mënyre mund të themi se arti i Gjikës zotëron veçanërisht pushtetin e ndjenjave mbi spektatorin, të dashurisë apo të revoltës, të manipulimit emotiv si mjet i ideologjisë totalitare. Por ky manipulim – i kudo dhe i kurdondodhur në kinema si një fabrikë e magjisë – në një pjesë të konsiderueshme të tij zhvishet nga kuptimi krejt instrumental i manipulimit vulgar politik, nga ai që quhet politizim i artit. » (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.106) Viktor Gjika nderroi jete me 3 mars 2009.

Filmografia:
  1. Nëntori i dytë (1982)
  2. Ne cdo stine (1980)
  3. Gjeneral gramafoni (1978)
  4. Njeriu me top (1977)
  5. Përballimi (1976)
  6. Rruge te bardha (1974)
  7. Yjet e neteve te gjata (1972)
  8. I teti në bronz (1970)
  9. Horizonte të hapura (1968)
  10. Yjet e neteve te gjata (1972)


DHIMITER ANAGNOSTI

Dhimiter Anagnosti

Autori i rreth 20 filmave shqiptare, mes tyre pelikula shume te dashura për publikun si "Lulëkuqe mbi mure" apo "Përrallë nga e kaluara" mban titullin "Nderi i Kombit".per punen e tij ne kinemane shqiptare. Dhimiter Anagnosti është dekoruar me motivacionin si njeriu dhe autori qe përmes filmave te tij shënoi një pike referimi ne artin shqiptare. Vete Anagnosti, ia kushtoi një vlerësim trupës se teknikeve me te cilët realizoi filmat, por dhe bashkëshortes se tij, Rozës. "Gjoleka djali i Abazit" prodhim i vitit 2006, është filmi i fundit qe ka realizuar regjisori, prodhim i cili u prit mjaft mire nga publiku Ai eshte regjisori shqiptar më i rëndësishëm i shekullit të kaluar, ka lindur në Vuno të rrethit të Vlorës më 23 janar 1936. Mbaroi shkollën e mesme "Ali Demi" në Vlorë, ku u dallua për prirjet e tij për letërsi. Studimet e larta i kreu me nota të shkëlqyera në Institutin Kinematografik "VGIK" të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin "Njeriu kurrë nuk vdes", një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave

Kinematgorafike, që u zhvillua në Holandë më 1961. Filloi punë si operator në Kinostudion "Shqipëria e re" në 1961, me filmin "Debatik" (1961) e më pas me filmin "Toka jonë" (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra "Gurët dekorativë". Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën , "Komisari i dritës" dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin "Dueli i heshtur". Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajo qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 pril 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën "Fan Noli", duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi dhe vuri në skenë në TK dramën e vetme "Nata e trokitjeve në xham". Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit "Gjoleka, djali i Abazit", film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali. Regjisori është i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

Filmografia:
  • Gjoleka djali i Abazit (2006)
  • Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)
  • Përrallë nga e kaluara (1987)
  • Gurët e shtëpisë sime (1985)
  • Kujtime nga Gjirokastra (1983)
  • Vëllezër dhe shokë (1982)
  • Në shtepinë tonë (1979)
  • Monumenti (1977)
  • Lulëkuqet mbi mure (1976)
  • Kur hiqen maskat (1975)
  • Cuca e maleve (1974)
  • Përjetërsi (1974)
  • Motive nga dita e diel (1973)
  • Malet me blerim mbuluar (1971)
  • Parafabrikatet (1970)
  • Plagë të vjetra (1968)
  • Duel i heshtur (1967)
  • Komisari i dritës (1966)
  • Njeriu kurrë nuk vdes (1961)


Gëzim Erëbara (19 maj 1929 – 12 shkurt 2007)

Gezim Erebara

Pasi kreu shkollimin fillor e të mesëm në vendlindje, në vitin 1948 nisi studimet për regjisurë në Akademinë FAMU në Pragë. Në Shqipëri u kthye në vitin1952. Në vitin 1957 filloi punën si regjisor dhe skenarist në Kinostudion “Shqipëria e re”. Në fillim, ai punoi is asistent regji në filmat “Tana”, “Furtuna” dhe “Debatiku”, ndërsa në vitin 1967 realizoi filmin e parë “Ngadhnjimi mbi vdekjën”, film i cili nuk u prit mirë nga cenzura dhe u ndalua. Për 30 vite, ai punoi në Kinostudion “Shqipëria e re” dhe realizoi shumë filma artistik dhe dokumentar. Pos kësaj, Gëzim Erebara është marrë edhe me publicistikë, duke botuar artikuj të shumtë të sferë profesionale për regjisurë, por ka bërë edhe analiza e vështrime nga sfera e krijimtarisë së tij profesionale. Djali i një familjeje tregtare që u vendos në Tiranë rreth viteve '30, për shkak të persekutimit etnik në ish-Jugosllavi. Studimet e larta i kreu në insitutin kinematgrafik “Famu” në Pragë, 1947-51. Në vitin e fundit të studimeve, iu ndërpre bursa dhe u kthye forcërisht në atdhe për shkak se pati deklaruar në një takim studentor se “Enver Hoxha ka më pak kulturë se një

qytetar i mesëm çek”. Në vitin 1957, fillon të punojë në Kinostudion “Shqipëria e Re”, ku kontribuoi në filmat e parë shqiptarë si dhe në filmat shqiptaro-sovietikë. Asistent rregjisor në filmin e parë shqiptar Tana, si dhe në bashkë-prodhimin shqiptaro-sovietik, Furtuna në vitet 1958 dhe 1959. Filmografia: “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, në bashkëaut-orësi me Pirro Milkanin, 1967. Filmi u nderua me çmimin e Republikës dhe u komercializua gjerësisht në Kinë dhe vende të tjera komuniste ku pati një sukses të jashtëzakonshëm me mbi 100 milionë shikues të rregjistruar. Filmi “Ngadhnjim mbi Vdekjen”, një përshkrim i qëndresës së dy partizaneve të kapura rob dhe të ekzekutuara nga gjermanët gjatë Luftës së dytë Botërore, vazhdon të shitet edhe sot në Kinë. Transmetimi i filmit u ndalua në Shqipëri për dy dekada për shkak se Edi Luarasi, aktore kryesore u persekutua pas Festifalit të 11-të në RTSH. Filmi i parë i pavarur, “Guximtarët”, u prodhua në vitin 1970. Suksesin më të madh e arriti me filmin “Në fillim të Verës”, 1975. Filmi “Nusja” konsiderohet gjerësisht si një eksperiment që nuk pati sukses tregtar, por që paraqiti botën e dokeve ballkanike dhe u vlerësua nga kritika. Në vitin 1976, realizoi filmin “Pylli i Lirisë”, një histori nga rezistenca antifashiste e filmuar në pyllin e Divjakës, ku e veçanta qe vendosja e një kali, si personazh kryesor. Siç ka treguar ai vetë, frika ishte e madhe për shkak se prania e kuajve në një film shqiptar si dhe koinçidenca historike (vrasja e Petrit Dumes dhe shpallja e garave me kuaj si sport mikroborgjez), patën krijuar një situatë të tensionuar. Edhe kali personazh në film, pati rënë pre e luftës politike të kohës, ku nga hipodromi i Ministrisë së Mbrojtjes, qe dërguar për kalë karroce në një fshat në Përmet, ku i kishin prerë kreshtën. Gjatë filmimeve, kreshta e kalit u realizua me trukim. “Pylli i Lirisë” është edhe filmi i parë me ngjyra me ekran të gjerë i realizuar në Shqipëri.

Hysen Hakani (28 korrik 1932 – 7 shkurt 2011)

Hysen Hakani

U lind në Berat. Ai njihet si regjisori i filmit të parë artistik me metrazh të shkurtër. Në Akademinë e filmit në Pragë, mbrojti diplomën, bashkë me Kristaq Dhamon, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri, për t'iu përkushtuar kinematografisë shqiptare, e cila në atë kohë sapo kishte hedhur hapat e parë. Midis filmave të tij shkëlqen filmi “Debatiku”, (1961), të cilin e realizoi si bashkëregjisor me Gëzim Erebarën dhe ku pasqyrohet kontributi i fëmijëve të varfër në luftën Nacional-Çlirimtare, për të vazhduar më pas te filmi “Toka jonë”, (1963), “Oshtimë në bregdet”, (1966), “Njësiti gueril, (1969), “Ndërgjegjja”(1972), “Cirku në fshat”,(1977), “Mysafiri”, (1979, “Plaku dhe hasmi” (1981), dhe “Lundrimi i parë” (1984), filma që janë ngulitur për të mos u harruar më kurrë në memorien dhe celuloidin e kinematografisë sonë. Filmi i tij i parë është filmi “Fëmijët e saj”, që u realizua në vitin 1957. U nda nga jeta më 7 shkurt 2011.







Xhanfize Keko ( 27 janar 1928 – 22 dhjetor 2007)

Xhanfize Keko

U lind në Gjirokastër. E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjizores, më 1971. Për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera eduktative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkuruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombtëare. Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”.





Filmografia:
  • Taulanti kërkon një motër (1984)
  • Një vonesë e vogël (1982)
  • Kur xhirohej një film (1981)
  • Partizani i vogël Velo (1980)
  • Pas gjurmëve (1978)
  • Tomka dhe shokët e tij (1977)
  • Tinguj lufte (1976)
  • Beni ecën vet (1975)
  • Qyteti më i ri në botë (1974)
  • Mimoza llastica (1973)
  • Kryengritje në pallat (1972)
  • ABC...ZH (1971)


Kristaq Dhamo

Kristaq Dhamo

U lindi më 20 Pril 1933 në Fier, Shqipëri. Mbaruari studimet në Institutin e Lartë kinematografik në Budapest, Hungari. Fillon të punojnë në Film Studio-"Shqipëria e Re", ku realizohet filmi "Tana" më 1958. Për shumë vite ai ka qenë drejtor artistik në Film Studio. Dhamo ka dhënë një ndihmë të çmuar në përgatitjen e studentëve të rinj të kinematografisë, me organizimin e disa kurseve profesionale. Në 1979 i është dhënë titulli "Artist merituar" dhe në vitin 1987 është nderuar me titullin "Artist i Popullit". Në festivalin XI i filmit shqiptar 2000 është nderuar me çmimin e karrierës.


Filmografia:

  • Botë e padukshme (1987)
  • Vendimi (1984)
  • Qortimet e vjeshtës (1982)
  • Nga mesi i errësirës (1978)
  • Brazdat (1973)
  • Mëngjeze lufte (1971)
  • Ata nuk vdesin (1966)
  • Vitet e para (1965)
  • Detyrë e posaçme (1963)
  • Fortuna (1959)
  • Tana (1958)