Kompozitoret


Çesk Zadeja (8 qershor 1927 - 15 gusht 1997)

Cask Zadaja

U lind në Shkodër. Një figurë e shquar në muzikën tone shqiptare, quhet edhe "Babai i Muzikës shqiptare". Hyri në "Shkollën Françeskane" dhe mësimet e para në muzikë i mori nga Martin Gjoka, Filip Mazreku e Prenk Jakova. Kur ishte 14 vjeç, shkoi në Romë për të studiuar në Akademinë e Santa çiçilias (Accademia di Santa Cecilia), në Itali. Pas Luftës së Dytë Botërore punoi në Radio Shkodra (1946 - '47), si drejtues i departamentit të muzikës. Nga viti 1949 - '51 kryen shërbimin ushtarak si dirigjent në Ansamblin e Ushtrisë. Pastaj shkoi në Moskë për të studiuar në Konservatorin Pjetër Iliç çajkovski. Pasi çesku diplomohet, kthehet në Shqipëri dhe emërohet udhëheqës i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës. Ai ka formuar shumë institucione të rëndësishme muzikore si, Akademinë e Arteve në Tiranë, ku punoi si pedagog për tre vjet, pastaj emërohet udhëheqës artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Kontributi i tij si pedagog është shumë i rëndësishëm, këtë na e

tregojnë plejada e kompozitorëve që janë diplomuar te çesk Zadeja si, Tonin Harapi, Kujtim Laro, Limos Dizdari, Aleksandër Peçi, Thoma Gaqi, etj. Disa prej veprave të tij: simfoninë e parë shqiptare "Simfonia nr 1.", baletet si, "Delina", "Para stuhisë", "Shqiponja sypatrembur", etj; poema vokale si, "Këndon lahuta" , "Poemë për tokën", etj; dy sonata, suitat si, "Suita e veriut", "Suita Korale", etj; kantata, koncerte për piano dhe orkestër, koncerte për flautë dhe orkestër, etj.

Kujtim Laro (8 maj 1947 - 2004)

Kujtim Laro

Kompozitor dhe një nga figurat më të rëndësishme në kinematografinë shqiptare dhe muzikë. U lind në Vlorë. Studioi në Institutin e Lartë të Arteve, në Tiranë. U diplomua në vitin 1970. Punoi për pak kohë si pedagog në Akademinë e Arteve. Ai ishte gjithashtu drejtor artistik në Ansamblin e Ushtrisë. Derisa ishte student, ka punuar shumë pjesë muzikore që do të ishin lajmëtaret e para të suksesit të tij në fushën e krijimtarisë muzikore, si "Variacione për violonçel dhe orkestër", "Koncert nr. 1 për violinë dhe orkestër", " "Poema simfonike"". Pasi emërohet si drejtor artistik në Ushtrinë Popullore (UP), krijoi mbi 16 tablo koreografike nga të cilat janë: "Labëria", "Bilbilenj e trembëdhjetë", "Vëlla e motër", "Yje për Liri", "Pesë heronjtë e Vigut " dhe gjithashtu ka krijuar shumë këngë, korale, kantata, përpunime, suita vokale etj.Kujtim Laro mori titullin Artist i Merituar dhe çmimin Naim Frashëri të Klasit të Parë. Disa nga veprat e shkëlqyera muzikore të tij: muzikën e shumë filmave shqiptarë si, "I teti në bronz", "Në fillim të verës", "Lulëkuqe mbi mure", "Guna përmbi tela", "Nusja dhe

shtetrrethimi", "Nga mesi i errësirës", ""Liri a Vdekje"", "Partizani i vogël Velo", ""Nëntori i Dytë"", "Vendimi" ,"Udha e shkronjave", "Koha nuk pret",etj. Gjithashtu kompozime në zhanre të ndryshme si, "Baladë për Selam Musain ", " Baladë për Ismail Qemailin", etj; Katër rapsodi , "Koncert nr. 2 për violinë dhe orkestër", etj.



Aleksandër Peçi

Aleksander Paci

Kompozitor e pedagog. U lind në Tiranë me 11 korrik 1951. Kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve për muzikë më 1974. Ka veprimtari të gjërë muzikore përgjithësisht dhe në kinematografinë shqiptare duke kompozuar muzikën e rreth 14 filmave artistikë dhe vizatimorë.Filloi me muzikën e filmit “Tokë e përgjakur”. Mandej kompozoi edhe muzikën e këtyre filmave artisitikë si, “Monumenti”, “Gjeneral Gramafoni”, “Në shtëpinë tonë”, “Në çdo stinë”, “Kur po xhirohej një film”, “Si gjithë të tjerët”, “Një emër midis njerëzve”, “Kush vdes në këmbë”, “Fillim i vështirë”, etj. Mbanë titullin “Artist i Merituar”.



Feim Ibrahimi (20 tetor 1935 – 2 gusht 1997)

Feim Ibrahimi

U lind në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë, është nga kompozitorët më të njohur të Shqipërisë. Praktikisht autodidakt në fillimet e veta, ai qe i pari kompozitor shqiptar me peshë që studioi në mënyrë ekskluzive brenda vendit, duke u regjistruar më 1962 në Konservatorin e sapokrijuar të Tiranës, ku studioi nën drejtimin e Tish Daisë deri më 1966. Pas kësaj ai dha mësim në degën e kompozicionit, kontrapukt dhe harmoni, në Konservator (1966–73), e më pas mbajti postin e nëndrejtorit të Institutit të Lartë të Arteve, organizmi mëmë i Konservatorit (1973–1977). Posti i tij më i lartë qe ai i sekretarit për muzikën në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (1977–1991); më vonë qe edhe drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë (1991–92). Prej 1992 deri sa vdiq, dha mësime teorie dhe kompozicioni në Konservatorin e Tiranës. Luajti rol të rëndësishëm edhe në kinematografinë shqiptare duke kompozuar muzikën për filmat artistikë si, “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Përse bie kjo daulle”, “Kur zbardhi një ditë”, “Pylli i lirisë”, “Shembja e idhujve”, Ballë për ballë”, etj. Për meritat artistike, më

1989, shteti shqiptar i akordoi titullin Artist i Popullit, titulli më i lartë artistik i Shqipërisë.

Aleksandër Lalo

Aleksander Lalo

Kompozitor shqiptar e pedagog. Krijoi muzikën për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Jeta e ngjeshur artistike na jep të kuptojmë kontributin e tij të jashtëzakonshëm edhe në muzikën e filmit shqiptar si, “Odisea i tifozëve”, “ "Tomka dhe shokët e tij","Gëzhoja e vjetër”, “ "Një general kapet rob",etj. Mban titullin Artist i Merituar.