Muaji i Ramadanit 



Muaji i Ramadanit, muaj ne te cilin u shpall Kur'ani, qe eshte meshire per njerez! Eshte ky muaj i shenjte, ne te cilin Allahu (s.w.t) i ka dhene Musait Teuratin, i ka dhene muslimaneve fitore ne luften e Bedrit. Ne kete muaj Zoti i shenjte i tregoi mrekulline e Tij te derguarit a.s. nepermjet engjellit Xhebrail.

 

 Literature Rreth Ramazanit

 Kur ai (Xhebraili) ju shfaq Muhamedit (njeriut i cili do te ishte profeti i mbare njerezimit) ne shpelle. Ishte muaj Ramadani, kur Muhamedi s.a.s. meditonte per Zotin e madh. Ishte nate e Kadrit. 
Xhebraili e kapi Muhamedin nga shpatullat dhe i tha: Ikre-Lexo! Muhamedi tha une nuk di te lexoj. Engjelli serisht e urdheroi Muhamedin a.s.:Ikre-Lexo! Serisht Muhamedi tha nuk di. Engjelli i tha per here te trete:Ikre-Lexo! Dhe serisht pergjigja ishte nuk di. Atehere Engjelli i shpalli Muhamedit a.s. shpalljen hyjnore, versetet e para te Kur'anit te shenjte: 

(Kliko ketu per versionin origjinal-arab)  

1-Lexo ne emer te Zotit tend qe krijoi , 
2- Krijoi njeriun prej nje cope gjaku te ngjizur. , 
3- Lexo, pse Zoti jot eshte me bujari. , 
4- Ai i cili e mesoi njeriun te shkruaj me pende. , 
5- Ai qe i mesoi njeriut ate qe ai s'dinte.....  
(Kuran sure: Al Alak 1-5)

Ishte Muaj Ramadani...
Ne kete muaj te shenjte Allahu i Gjithmeshirshem i ka urdheruar besimtaret e tij te agjerojne, te ndalen nga e keqja, te mendojne paster larg trilleve te jetes. 

Eshte ky muaj te cilin Allahu i Madherishem e ka zgjedhur per njerezmin si muaj agjerimi. Allahu i Madherueshem thote ne librin e tij te shenjte: ...dhe ju eshte bere obligim agjerimi, sic ka qene i obligueshem per popujt e tjere... Duhet kuptuar drejt qe ky muaj nuk sjell vetem mos ngrenie, shume falje dhe adhurime fetare. 

Ky muaj sjell solidarizim te mendjeve dhe ndjenjave njerezore me te pafatet e kesaj bote. Ky muaj eshte perkujtim per te pasurin per pasurine qe ai posedon, eshte kujtim per te fortin per forcen qe ai ka. Ky eshte muaj pendimi per ate qe ka vepruar keq, per ate qe ka treguar kryelartesi ndaj Zotit. Muaji i Ramadanit eshte muaj meshire. Meshire hyjnore nga Zoti i universit per njerezimin..... 

Per kete Muaj te Shenjte ne kemi pergatitur disa seksione te vecanta per ata qe duan te dine me teper per Ramadanin. Per kete mund te shikoni disa Ajete Kuranore dhe Hadithe rreth Ramadanit. Pervec ketyre mund te shihni seksionin i cili eshte per rregullat e Agjerimit dhe seksionet e tjera te cilat jane ne kerkuesin e me poshtem. 



 

Ne kete muaj te shenjte eshte nje nate e cila eshte e barabarte me nje mije muaj. Ajo eshte nata e Kadrit. Per kete Zoti thote ne Kuran: 

Ne e zbritem ate (Kuranin) ne naten e kadrit. 
 
E c'te mesoi ty se c'eshte nata e Kadrit?  
Nata e Kadrit eshte me e vlefshme se nje mije muaj.  
Ne te zbresin engjejt dhe Shpirti.  
Paqja mbizoteron deri ne agimin tjeter. 

 


 

                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1