Muaji i Ramadanit 


Rregullat e agjerimit 


  • Obligimi i agjerimit 

    Te gjithe muslimanet pajtohen se agjerimi i Ramadanit eshte obligim (farz) ne baze te ajetit: 

     "(Ato dite te numuruara jane) Muaji i Ramadanit qe ne te (filloi te) shpallet Kur'ani qe eshte udherrefyes per njerezit,sqarues i rruges se drejte dhe dallues (i se vertetes nga genjeshtra). E kush perjeton prej jush kete muaj, le te agjeroje…" (El-Bekare: 185) 

     Obligimi eshte edhe sipas hadithit te Muhamedit a.s.:" "Islami u ngrit mbi pese (shtylla): 1. Deshmise se nuk ka Zot tjeter pervec All-llahut dhe se Muhamesi eshte i derguar i Tij; 2. Faljes se namazit; 3. Dhenies se zekatit; 4. Agjerimit te Ramadanit; 5. Haxhit per ate qe ka mundesi." 

     Shko ne fillim te faqes 

     


  • Kushtet e obligimit 

    Kushtet e obligimit te tij jane: 1. Islami; 2. Mendja e shendoshe dhe 3. Pjekuria. Agjerimi nuk obligohet per jomuslimanin, as per e cmendurin e as per femijen. 

    Shko ne fillim te faqes 

     


  • Parimiet e agjerimit 

    Parimiet e agjerimit jane tre: 
     1. Hyrja e muajit te Ramadanitne baze te pamjes se drejtperdrejte te henes ose ne baze te vendimit te gjykatesit 
     2. Largimi nga ngrenia, pirja dhe mardheniet intimeprej agimit te mengjesit deri ne perendim te diellit. 
     3. Vendosja (nijeti) 
     4. Koha e vendosjes (nijetit) se eshte para agimit te mengjesit; duhet te vendoset me bindje te plote per agjerimin e assaj dite me qellim qe te fitohet shperblimi i Zotit. Sipas disa shkollave juridike (medhhebeve) mjafton vetem nje vensoje (nijet) gjate Muajit te Ramadanit pa perseritje. 

     Shko ne fillim te faqes 

     


  • Cka e prish agjerimin 

    1. Ushqimi i qellimte qofte edhe me pakice ose me dicka qe nuk eshte ushqyese. 
     2. Pirja e (e lengjeve apo dic tjeter)qellimte qofte edhe nje pike. 
     3. Barnat ushqyese(pirja). 
     4. Mardheniet intime dhe eksitimi. 

     Shko ne fillim te faqes 

     


  • Cka urrehet gjate agjerimit 

    Urrehet te ndermerret cdo gje qe e dobeson agjeruesin, si transfuzioni i gjakut apo qe mund te nxite e te prishe agjerimin, si puthja e gruas, kontrollimi i ushqimit me gjuhe dhe ate pa nevoje apo hyrja e pluhurit ne goje qellimisht. 

     Shko ne fillim te faqes 

     


  • Aspektet pozitive te agjerimit

    Agjerimi eshte adhurim (ibadet) per kontrollimin e epshit, forcimin e trupit, e dukimin per bashkpunum shoqeror si dhe per te njohur vuajtjet e te mjereve dhe te varferve… 
     Keshtu, preferohet qe gjate Ramadanit te shtohen: adhurimi, namazi, kerkimi falje (pendimi) dhe leximi i Kur'anit. Gjthashtu eshte e preferueshme te jepet me shume sadaka, te ushqyerit e te mjereve e te varferve, vizita e fqinjve dhe anetareve te familjes, aplikimi i veprave te vlefshme per shoqerine dhe pakesimi i veprave te pa dobishme . 
     Gjate agjerimit ndalohet cdo gje qe ndalohet edhe jashte periudhes se agjerimit: gibeti (pergojimi), shpifja, genjeshtra, armiqesia dhe njollosja e nderit te njerezve. Pasi qe keto vepra ndalohen jashte periudhes se argjerimit, atehere si do te trajtohen gjate Muajit te Ramadanit, i cili eshte muaj i adhurimit, pastertise dhe dliresise!… 
     Per keta njerez, Muhamedi a.s. ka thene se agjerojne barqet e tyre kurse gymtret bejne mekate: "Shume agjerues nuk fitojne gje, perpos urise dhe etjes". 
     Muhamedi a.s. gjithashtu na ndalon demtimin e demberesit dhe te sharesit: "Agjerimi mbron nga zjarri e ai qe agjeron te mos harroje nje gje te tille. Nese ndokush e nxite, te mos e shaje e as ta blasmefoje, por le te thote: 'Une agjeroj'. (Nesa'iu) 
     Le ta dije agjeruesi se nese deshiron shpetim nga Zoti, do ta fitoje; cdo levizje qe e ben dhe cdo fjale qe e flet konsiderohen adhurim… 
     Agjeruesi duhet te kete nijet te paster, te beje me shume vepra te mira e dhiker dhe te kerkoje falje (istigfar). 

     Shko ne fillim te faqes 

 

 

 

 




                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1