Ismail Bardhi

RAMAZANI PA MILENIUME

Ramazan 1420

1999/2000

 

“Porse u qe urdhėruar tė adhurojnė vetėm All-llahun, qė si besimtarė tė sinqertė, me sinqeritet t’i rrėfejnė (predikojnė) fenė, edhe tė kryejnė namazin dhe tė japin zeqatin, e ajo ėshtė fe e qėndrueshme.”

(Kur’ani, 98:5)

 

“O besimtarė! Agjėrimi u ėshtė bėrė obligim i detyrueshėm, siē u ishte bėrė obligim edhe atyre qė qenė para jush, ashtu qė tė bėheni tė devotshėm.”

(Kur’ani, 2:183)

 

“Islami ėshtė ndėrtuar mbi pesė shtylla: tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, tė falėsh namazin, tė ndash zekatin, tė agjėrosh Ramazanin dhe ta vizitosh shtėpinė e shenjtė tė All-llahut.”

(Hadith)

 

 

Besimtarė – agjėroni!

 

Edhe pse ėshtė e vėrtetė qė Zoti e ka vulosur fenė ashtu siē ėshtė ajo nė esencėn e vet fillestare dhe pėrfundimtare, kur askush nuk ka ekzistuar qė ta dėgjojė, ta shohė e ta pėrjetojė atė pa urdhrin e Zotit, vėrtetėsia e fesė dėshmohet edhe me vetė ajetin/shenjėn e Kur’anit, ku All-llahu xhel-le shanuhu thotė: “Nuk krijova xhinn dhe ins/njerėz pos qė tė mė adhurojnė” (51:56). Qėllimi i paraqitjes sė krijesės nė kėtė botė nga Zoti ėshtė qė ai tė jetė i nėnshtruar, i dėgjueshėm vetėm ndaj Perėndisė. Pa kėtė humb ēdo gjė. Kjo vėrtetėsi e fesė medoemos vėrtetohet nė ēastet e fillimit dhe tė pėrfundimit tė ēdo sendi (3:83). Ndėr kėto dėgjueshmėri dhe bindje ėshtė edhe urdhri i Zotit: Agjėroni besimtarė!

Lutja islame edhe nė aspektin kohor ka njė formė tė gjallė lėvizėse e cila pėr ēdoherė ia ngjyros ēdo ēast tė jetės njeriut besimtar. Kėtė nė fakt atij ia mundėson kalendari lunar tė cilin e kanė muslimanėt, sepse nuk kemi kohė, stinė e ditė qė pėrputhet me datėn statike e mos tė ketė lutje, festė fetare dhe agjėrim.

Qė ta vėrtetojė pavdekshmėrinė e fesė Zoti bėn intervenimin e pėrsėritur tė pėrhershėm tė urdhrave tė Tij edhe pse nė shikim tė parė kjo mund tė duket si njė tautologji pa ndėrrime dhe ndryshime, por, pėr ēdoherė i ngjan zanafillės sė vet, sepse kemi dėgjueshmėrinė dhe padėgjueshmėrinė, dėnimin dhe shpėrblimin gjithmonė tė regjistruara nė freskinė e vet. Agjėrimi si lutje e kalon ēdo dimension tė lutjeve tė tjera pėr shkak se tėrė tė lejuarėn pėr njė ēast Zoti e bėn tė ndaluar, Ai e bėn hallallin haram, gjė qė pėr logjikėn ėshtė e pakapshme. Kėtu vėrtetohet edhe ajo se Zoti kur ndalon nuk ndalon qė tė krijojė ofendim, por me qėllim qė tė kėrkojė nga krijesa mė e lartė vetėm devotshmėri, respekt, heshtje, dėgjim, bindje, flijim.

Nėnshtrimi tė Vėrtetės dhe bindja me tė qenėsinė njerėzore e shndėrrojnė nė pėrsosuri, gjė qė do tė thotė se njeriu ėshtė nė gjendje sikur ta shohė Zotin. Sepse edhe pse nuk e sheh Atė, Ai e sheh atė. Zoti i pėrfshin shikimet, ndėrsa shikimet nuk e pėrfshijnė Atė. Arsyeja ėshtė e verbėr, ndėrsa zemra ėshtė pėr tė shikuar. Prandaj nė tė takohen “shikimet” e zemrės sė shikuar. Kėtė agjėrimi ia mundėson besimtarit.

Njė herė nė prezencėn e as’habėve Pejgamberit i paraqitet Xhibrili alejhis-selam nė formė tė dukshme tė “njeriut”, jashtėzakonisht i pastėr, pa gjurma mbi vete se ka udhėtuar, pėr asnjėrin i njohur dhe i drejtohet Muhammedit alejhis-selam duke e pyetur pėr nėnshtrimin (islam), bindjen (iman), bukurinė (ihsan) dhe Ēastin (saat) me qėllim qė “t’i mėsojė ata nė fe (din)”. Kėtu bindja ėshtė shėnuar me atė tė cilės ajo i pėrket: me Zotin, melekėt e Tij, librat e Tij, lajmėtarėt e Tij, Ditėn e Gjykimit dhe larjen e borxhit tė sė mirės dhe tė keqes sė tij. Bindja e tillė pėrfshin besimin nė tė vėrtetėn e asaj tė cilės i pėrket, e ajo ėshtė realiteti i vėrtetė i asaj qė ėshtė. E kur njerėzit kanė bindje tė tillė do tė thotė se asaj plotėsisht ia nėnshtrojnė veprimin e vet. Pejgamberi alejhis-selam thotė: “Bindja ėshtė njohje nė zemėr, shqiptim me gjuhė dhe veprim me gjymtyrėt.” Sipas kėsaj, bindja pėrfshin njohjen, tė folurit dhe tė vepruarit. Mirėpo fjala ėshtė pėr “njohjen nė zemėr”. Njohja e tillė e mundėson pėrsosurinė njerėzore. Ajo ėshtė tė parit e shumėsisė nė njėjėsinė dhe njėjėsisė nė shumėsinė. Asaj i pėrgjigjet zemra, si aftėsi njerėzore e lidhjes sė drejtėpėrdrejtė me Mendjen, apo njohjen e dukurive nė vėrtetėsinė e krijueshmėrisė sė tyre burimore. Njohja e dukurive ndarė nga zemra i redukton ato nė jashtėsinė e tyre, qė shprehet nė gjendjet e ndryshme tė “verbėsisė”, “ndryshkjes”, “ngurrtėsisė” dhe “sėmundjes” sė zemrės. Gjendja e tillė do tė thotė pasje tė zemrės por moskuptim (7:179). Bindje mund tė ketė vetėm se zemra e shėndoshė, ndėrsa atė Zoti e shkruan nė zemėr (58:22). “Ai ėshtė qė nė zemrat e besimtarėve dhuroi qetėsinė pėr ta shtuar ata bindjen nė besimin e vet qė kishin” (48:4). Ajo ėshtė njohuria mė e lartėsuar. Ajo ėshtė e brendshme dhe e pandashme nga tė qėnit. E kur ajo ta ndriēojė shpirtin, ndahet nė format e veta tė ndryshme, kėshtu qė mund tė jetė ndjenjė apo e folur e arsyeshme. Ai i cili di (njeh) nė zemėr atė njohuri e tregon me tė folurit e vet. Gjendja e arsyes ėshtė reflektim i Mendjes, ndėrsa tė folurit – dyanshmėri e arsyes me Mendjen. Tė folurit e tillė ėshtė nė pėrputhje me njohurinė e zemrės; ajo ėshtė lidhje me krijimin, meqė Zoti krijon me Fjalė. Prandaj tė vepruarit ėshtė e pandashme nga tė folurit. Mirėpo fjala mund tė shpabesohet nė vepėr pėr shkak tė mundėsisė sė njeriut pėr zgjedhje tė lirė. Shpabesia e fjalės e cila ėshtė nė reciprocitet me njohurinė nė zemėr e degradon qėllimin njerėzor: “Tek All-llahu ėshtė shumė e urrejtur ta thoni atė qė nuk e punoni” (61:3). Ajo qė ėshtė e njohur nė zemėr dhe e shprehur nė fjalė e vėrteton veprimin me gjymtyrėt apo amelun bi’l-erkan.

Nėnshtrimi dėshmon veprimin, e nė pajtim me kėtė edhe ėshtė i pėrfshirė nė bindjen. Nga kjo rrjedh se bindja kėrkon edhe nėnshtrim por edhe ajo se ēdo nėnshtrim nuk ėshtė edhe bindje. Nėnshtrimi ose veprimi ėshtė paraqitje e tė pamatshmes nė botėn e matshme. Njohuria nė zemrėn e njeriut nuk ėshtė e arritshme pėr askė pos pėr All-llahun: “Kurse All-llahu e di se ēka ka nė zemrat tuaja” (33:51). Tė shfaqurit e asaj njohurie nė tė folur ėshtė nė dispozicion edhe tė tė tjerėve, por gjykimi pėr harmoninė me tė brendshmen – vetėm Zotit. Mirėpo, tė vepruarit nė botė ėshtė e matshme, prandaj pėr tė mund tė gjykojnė edhe tė tjerėt. Nė dallimin e nėnshtrimit (islam) dhe bindjes (iman) tregon ajeti (49:14): “Beduinėt thanė: ‘Ne kemi besuar!’ Thuaj: ‘Ju nuk keni besuar ende, por thuani: ne jemi dorėzuar, e ende nuk po u hyn besimi nė zemrat tuaja. E nėse e respektoni All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, Ai nuk ju pakėson asgjė nga veprat tuaja, se All-llahu ėshtė shumė mėkatfalės, shumė mėshirues’.” Bindja ėshtė nė zemėr, por tė shprehurit e saj nė botėn e shumėsisė ėshtė i mundshėm nė vepra. Mirėpo fjalėt dhe veprat nuk mund tė themelohen nė “njohurinė nė zemėr”, si shprehet Shpallja: “... Ata ju bėjnė lajka me fjalėt e tyre, kurse zemrat e tyre kundėrshtojnė...” (9:8).

E kundėrta e bindjes ėshtė mohimi i asaj qė ėshtė e njohur (kufr). Krijimi i njeriut ėshtė i qartė, por e tillė ėshtė edhe mundėsia e dukshme e dy pėrgjigjeve para kėsaj qartėsie – falėnderimi dhe mohimi. Pėrgjigjen e parė e shprehin edhe fjalėt e Pejgamberit alejhis-selam: “Ēdo e mirė ėshtė nė duart e Tua, ndėrsa e keqja nuk tė kthehet Ty.” Meqė me posedimin e zemrės njeriut i ėshtė mundėsuar njohja e sė Vėrtetės, bindja ėshtė njohje e asaj tė vėrtete me fjalė dhe vepėr, ndėrsa mohimi – refuzim i saj me fjalė dhe mosveprim. Prandaj bindja ėshtė unitet i njohurisė, tė folurit dhe tė vepruarit.

Tradita shėnon se kur meleku Xhibril e pyeste pejgamberin Muhammed alejhis-selam: “Mė thuaj ē’ėshtė ihsani?” “T’i bėhesh rob Zotit sikur je duke e shikuar Atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vėrtet tė sheh ty”, u pėrgjigj ai.

Lidhjes foljore “vepro atė qė ėshtė mirė dhe bukur” i pėrgjigjet folja kur’anore ihsan. Kėshtu, duke u nisur nga pėrcaktimi i asaj foljeje nė Hadithin e njohur nė tė cilin Xhibrili e pyet Pejgamberin alejhis-selam pėr “nėnshtrimin” (islam), “bindjen” (iman), “kryerjen e asaj qė ėshtė mirė dhe bukur” (ihsan) dhe “Ēastin” (saat) mund tė vėrehet reciprociteti qenėsor i veprimit tė tillė dhe robėrimit: “Tė vepruarit e asaj qė ėshtė e mirė (bukur) do tė thotė t’i bėhesh rob Zotit sikur je duke e shikuar Atė, sepse edhe pse ti nuk e sheh Atė, Ai tė sheh ty.” Nėnshtrimi e pėrcakton veprimin, ndėrsa bindja veprimit ia jep shprehjen e arsyeshme dhe themelimin e tij nė zemėr, nėpėrmes sė cilės njohuria e arsyeshme ėshtė shprehje e shembujve mbi-individuale tė ēdo gjėje nė Mendje. Tė kryerit e asaj qė ėshtė e mirė dhe e bukur veprės, shprehjes dhe diturisė ia jep kuptimin mė tė thellė dhe lidhjen e drejtėpėrdrejtė me Bukurinė si thirrje e sė Vėrtetės. Domethėnė, nė pajtim me kėtė, Bukuria ėshtė pėrmbajtja mė e lartėsuar e nėnshtrimit dhe bindjes. Ajo ėshtė thelb i ēdo qėllimi tė lidhur me Realitetin. Njeriu i kthehet natyrės sė tij burimore dhe e njeh veten pikėrisht nėpėrmjet kryerjes sė asaj qė ėshtė e mirė dhe e bukur. Kjo ėshtė udha e vendosjes sė pėrsosurisė njerėzore si mundėsi mė e lartėsuar.

Kėtė dimension tė bindjes kemi mundėsi ta vėrejmė nė tė gjitha lejimet dhe ndalimet qė Zoti i ka urdhėruar nė Librin e Shenjtė. Njė ndėr to ėshtė edhe agjėrimi. Agjėrimi i muajit tė Ramazanit ėshtė ndėr ndodhirat mė gjallėruese qė ka mundėsi t’i pėrjetojė besimtari musliman. Nė kėtė muaj fillon zbritja e vetė Shpalljes si vulosje e fundit e saj, lufta e Bedrit me ushtarė tė dukshėm dhe tė padukshėm, fitore e garantuar nga vetė Zoti. Mė nė fund kemi Lejletu-l-Kadrin, qė ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj.

Pėr shkak tė karakterit tė tekstit dhe me qėllim qė ai ta ketė formėn mė tė lehtė tė kuptimit tė agjėrimit, sė pari do tė fillojmė me vetė ajetet tė cilat flasin mbi kėtė urdhėr tė Zotit:

“O besimtarė! Agjėrimi u ėshtė bėrė obligim i detyrueshėm, siē u ishte bėrė obligim edhe atyre qė qenė para jush, ashtu qė tė bėheni tė devotshėm.

Nė ditė tė caktuara me numėr, por ai nga ju, i cili ėshtė i sėmurė ose nė udhėtim – atėherė tjera ditė me tė njėjtin numėr. Ndėrsa ata qė nuk mund ta mbajnė – kompensimi ėshtė tė ushqejnė njė varfanjak. Dhe kush jep mė tepėr, vullnetarisht, ajo ėshtė aq mė mirė pėr atė. Por tė agjėroni ėshtė mė mirė, ta dini.

Muaji Ramazan ėshtė ai nė tė cilin filloi tė shpallet Kur’ani, udhėzim pėr njerėzit dhe argument i qartė i rrugės sė drejtė dhe dallimit tė sė mirės nga e keqja. Cili prej jush qė do ta arrijė atė muaj, ta agjėrojė atė, e kush ėshtė i sėmurė ose ndodhet nė rrugė, tė njėjtin numėr ditėsh le ta agjėrojė mė vonė! All-llahu ju dėshiron lehtėsim e nuk ju dėshiron vėshtirėsi. Por ditėt e caktuara t’i plotėsoni dhe All-llahun ta madhėroni pėr shkak se u ka udhėzuar nė rrugė tė drejtė, mbase do tė jeni mirėnjohės.

Dhe kur tė tė pyesin robėrit e Mi pėr Mua, Unė jam me tė vėrtetė afėr, i pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur mė lutet. Prandaj le tė kėrkojnė pėrgjigje prej Meje dhe le tė mė besojnė Mua, pėr tė qenė tė udhėzuar.”

(Kur’ani, 2:183-186)

 

“Islami ėshtė ndėrtuar mbi pesė shtylla: tė dėshmosh se nuk ka zot tjetėr pos All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i dėrguari i Tij, tė falėsh namazin, tė ndash zekatin, tė agjėrosh Ramazanin dhe ta vizitosh shtėpinė e shenjtė tė All-llahut.”

(Hadith, Muttefekun alejh)

 

Kur’ani dhe hadithet e shumta kėtij ibadeti ia kanė dhėnė formėn mė tė plotė gjė qė edhe sot ne muslimanėt kėtė jemi duke e praktikuar. Por qė ta kemi mė tė sistematizuar kėtė lutje do tė pėrcaktohem duke i dhėnė po ato definime tė caktuara nė mėnyrė mė tė shkurtė, si p.sh.: koha e agjėrimit, nijjeti, rregullat e agjėrimit, kush ėshtė dhe kush nuk ėshtė i obliguar tė agjėrojė, ēka e prish agjėrimin, disa rregulla qė duhet patjetėr tė dihen pėr agjėrimin, iftari e syfyri (sehuri) dhe bukuritė e tyre, teravih namazi, sadekat’ul fitri, i’tikafi dhe Bajrami.

 

 

Agjėrimi: Fjala sawm (agjėrim) ndėr tė tjerat ka kuptimin: agjėrim, qėndrimi pa ushqim, heshtje, strehim nėn hije, qetėsim, pėrmbajtje, heqje dorė, shijim (i vdekjes) etj. Kuptimi thelbėsor i kėsaj fjale sipas konotacionit mekkas ėshtė “tė bėhesh i qetė”, “heshtje” (19:26). Por, sipas konotacionit medinas merr formėn e “tė agjėruarit e muajit tė Ramazanit”, e qė ėshtė pėrfundimtar.

Agjėrimi ka 5 kategori juridike: farz (p.sh. muaji i Ramazanit); kadha (kur duhen agjėruar ditėt e lėna gjatė Ramazanit me arsye); agjėrimi me tė cilin dikush ėshtė zotuar (me betim - jemin); kefaret (nė kushte kur bėhet shpagim pėr kundėrvajtje); istiska (kur vendoset pėr t’iu lutur Zotit pėr siguri nė kėtė botė, si p.sh. pėr rėnien e shiut nė kohėn e thatėsisė). Agjėrimi i Ramazanit pėr muslimanėt ėshtė bėrė farz nė vitin 2 Hixhri. Caktimi i kohės sė fillimit tė agjėrimit vėrtetohet me paraqitjen e Hėnės sė re (fillimit tė muajit sipas kalendarit lunar Hixhri), siē ka thėnė edhe Pejgamberi alejhis-selam: “Agjėroni kur ta shihni (Hėnėn e re), e hani kur ta shihni, e nėse nė kėtė ju pengojnė retė, atėherė plotėsojeni (muajin) Sha’banin me tridhjetė ditė” (Muttefekun alejhi). Verifikimi i paraqitjes sė Hėnės sė re nė ditėt e sotme mund tė bėhet nė mėnyrė mė tė pėrpiktė, duke shfrytėzuar arritjet shkencore-teknike. Por, qė mos tė vijė deri te ērregullimi i harmonisė midis muslimanėve tė njė vendi, ėshtė e kėshillueshme qė tė ndiqet vendimi i autoritetit mė tė lartė fetar tė vendit tė caktuar, dhe atė sipas hadithit tė Pejgamberit alejhis-selam: “Bajrami i Ramazanit ėshtė kur bota (populli) han, ndėrsa Bajrami i Kurbanit ėshtė kur populli therr kurban” (Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe tė tjerė). Pėr­gjegjėsia e udhėheqėsisė ndaj besimtarėve ėshtė e madhe qė tė ketė kujdes pėr kėtė ēėshtje me rėndėsi tė veēantė qė t’i infor­mojė ata me kohė e qė ta largojė ēdo mos­marrėveshje tė papėlqyeshme. Pėrpjekjet individuale lidhur me fillimin dhe mbarimin e agjėrimit duhet tė jenė tė kujdesshme dhe me kulturė tė lartė po ndaj kėtyre vendimeve. Kjo nuk do tė thotė se pėrgjegjėsia individuale apostrofohet. Dtth., agjėrimi ėshtė tė agjėrosh pėr Zotin duke krijuar bindje sa mė tė fortė dhe pastėrti shpirtėrore nė kohė tė caktuar.

 

Nijjeti:            (Nevejjtu en-esume gaden lil-lahi te’ala – “vendosa qė nesėr tė agjėroj pėr All-llahun e Lartėsuar”). Qė njė farz/vaxhib i fesė tė kryehet sipas rregullave fetare medoemos duhet bėrė nijjet (vendosje e qėllimit), d.m.th., para fillimit, duhet pėrcaktuar dhe qėllimizuar lutjen, ibadetin. Nijjeti pėrpos nė vete ėshtė bukur tė thuhet edhe nė mėnyrė tė dėgjueshme – pėr vetveten, saqė ibadeti i bėrė pa nijjet nė terminologjinė fetare ėshtė i quajtur batil, i kotė. Pejgamberi alejhis-selam thotė: “In-nemel a’malu bi-n-nijjat - Pa dyshim, veprat janė sipas qėllimeve (nijjeteve)”. Nė kėtė drejtim Gazaliu nė Ihjaun e vet thotė: “Ibadeti pa nijjet ėshtė i pavlerė”. Nė tėrė procesin e lutjes/ibadetit kėrkohet qėllimi, nijjeti. Po ashtu, siē thotė edhe Ebu Is’hak esh-Shiraziu: “Vazhdimėsia e nijjetit ėshtė e domosdoshme deri nė pėrfundimin e ibadetit”. Nijjeti buron nga zemra, e zemra njėkohėsisht ėshtė edhe hapėsira ku pasqyrohen arsyeja dhe vėmendja. Pėr kėtė arsye, nijjeti nė jurisprudencėn islame emėrohet si fiel Sher’i, vepėr Sheriati. Sipas el-Baxhuriut ekzistojnė katėr parakushte pėr realizimin e nijjetit: ai qė bėn nijjet duhet tė jetė besimtar; tė jetė me arsye tė shėndoshė; tė jetė i vetėdijshėm pėr veprėn e caktuar dhe tė ekzistojė mundėsia pėr kryerjen e asaj vepre. Lidhur me nijjetin pėrsėri vėrejmė edhe problem qė ka tė bėjė me besimin nė Zotin, i cili nuk lejon mospėrcaktimin e qėllimit dhe vendosjes, ngase ndėr fjalėt mė tė urrejtura tek Ai janė: “O Zot, mė fal nėse dėshiron”. Lidhur me kėtė Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: “Le t’ia parashtrojė njeriu All-llahut kėrkesėn e tij me njė qėndrueshmėri dhe me njė qartėsi tė theksuar. Pėr All-llahun asnjė kėrkesė nuk ėshtė e tepėrt apo pėrtej (fuqisė sė) Tij”. Forca e nijjetit vėrehet nė mėnyrė paradoksale, si p.sh. nė rastin kur pėr shkak tė harresės, lodhėsisė ose gjatė kryerjes sė lutjes pa dashje thehen rregullat e agjėrimit, e nė anėn tjetėr agjėrimi nuk prishet. Tė gjitha kėto nuk ndikojnė aspak nė prishjen e nijjetit. Pėr atė qė pa qėllim e prish agjėrimin, d.t.th., nėse ai person han diēka pa qenė i vetėdijshėm Pegamberi alejhis-selam ka thėnė: “All-llahu e ka ushqyer atė”. Kėtė formė, kėtė pėrgatitje Krijuesi e kėrkon nga krijesa e tij, njeriu, qė t’i tregojė se asnjė segment i jetės sė tij nuk ėshtė i lėnė anash nga Ai.

          E problemet qė e rrethojnė besimtarin e hapėsirės sonė janė tė shumta. Ai e ka humbur kuptimin e jetės, ka filluar tė dyshojė nė ēdo gjė, ka filluar t’i besojė vetėmse fjalėve dhe tė luftojė pėr fjalėt, edhe pse historikisht ato e kanė tradhėtuar dhe e kanė lėnė pa strehė. Duke pasur parasysh momentet tona dhe vėshtirėsitė me tė cilat ballafaqohemi do tė kisha pasur dėshirė qė forcėn e nijjetit ta interpretoj duke u bazuar nė realitetet tona tė sotme. Besimtarit shqiptar, nė kohėn kur tė tjerėt krijojnė shtet, i ndodhi ajo qė jo t’i forcohet shteti, por t’i varfėrohet dhe t’i shkatėrrohet. Nė hapėsirėn e tij gjeografike i ėshtė lejuar qė t’u lihet vend eksperimenteve tė ndryshme dhe realizimeve tė misionarėve tė ndryshėm. Atij i ndodh qė pėr njė ēėshtje tė ketė shumė zgjidhės, pėr njė vend tė ketė shumė kryetarė, ta ketė njė vend tė ndarė pėr shumė tė tjerė. Pėrafėrsisht ai nuk di se a ėshtė i sigurt pėr vetveten nė shtetin e vet. Besimtari i proviniencės islame medoemos duhet tė tregohet si njeri i cili i ka plotėsuar kushtet elementare pėr nijjetet (qėllimet) e veta, natyrisht i vetėdijshėm se pėr ēka ka vendosur. Vendosja dhe qėllimet pėr vepra doemos duhet ta ndjekin atė gjatė tėrė jetės pėr realizimin e tyre. Agjėrimi si ibadet nuk ėshtė i pranuar tek Zoti edhe nėse kryhet apo ekziston nė mėnyrė formale – vetėm se pėr shkak tė mosvendosjes pėr tė (mungesės sė nijjetit) ai shkon kot. Nijjeti nė formėn e lartėtheksuar me tė vėrtetė ėshtė mė se i nevojshėm pėr besimtarėt qė synojnė tė jenė tė lirė, tė dijnė ta mbajnė atė qė ua ka dhėnė Zoti. Natyrisht se edhe ky muaj i agjėrimit besimtarin duhet ta pėrkujtojė pėr kėtė moment shumė tė rėndėsishėm – nijjetin. Ai duhet tė betohet se qėllimet e veta do t’i vazhdojė derisa t’i kryejė nė mėnyrėn mė tė mirė, do tė thotė, do tė bėhet i pjekur, i rritur dhe tė dijė tė vendosė.

 

 

Kush ėshtė i obliguar tė agjėrojė: Pėr ēdo kusht tė fesė ekzistojnė norma/rregulla tė caktuara tė cilat duhet tė plotėsohen qė ai tė jetė i pranuar. Sa i pėrket agjėrimit, kushtet pėr kryerjen e kėtij obligimi janė qė: personi tė jetė musliman, tė jetė i pjekur (nė moshė) sipas Sheriatit, tė ketė arsye tė shėndoshė, tė mos jetė udhėtar, tė mos jetė i sėmurė, nėse ėshtė femėr mos tė jetė me tė pėrmuajshmet (zakonet) apo lehone (femra gjatė tė pėrmuajshmeve dhe lehonisė nuk guxon tė agjėrojė, por pas kalimit tė asaj gjendjeje duhet ta agjėrojė numrin e njėjtė tė ditėve tė lėna). Po ashtu edhe udhėtari ėshtė i liruar nga ky obligim, por Kur’ani e plotėson kėtė duke thėnė: “Por, tė agjėroni ėshtė mė mirė, ta dini”. Edhe i sėmuri duhet t’i ndjekė rregullat e parapara, por vetėm nėse sėmundja verifikohet me diagnozėn pėrgjegjėse mjekėsore se agjėrimi i tij rrezikon jetėn, kėshtu qė nė atė rast ai ėshtė i liruar nga agjėrimi. Mirėpo, kusht pėr lirimin e kėtillė ėshtė qė ai tė japė fidjen – shpagimin, respektivisht tė ushqejė njė tė varfėr pėr ēdo ditė qė nuk e ka agjėruar dhe atė vetėm nėse ka sėmundje nga e cila nuk mund tė ketė pėrmirėsim tė gjendjes sė tij shėndetėsore.

 

 

Kush nuk ėshtė i obliguar tė agjėrojė: Qė tė plotėsohet teksti i lartshėnuar duhet theksuar anėn tjetėr tė tij. D.m.th., nuk janė tė obliguar tė agjėrojnė: jomuslimani, fėmija i cili akoma nuk ėshtė i pjekur sipas Sheriatit, personi me tė meta psiqike (ai as nuk duhet agjėruar e as nuk ėshtė i obliguar tė japė fidjen – shpagimin), personat e matufosur, pleqtė nė moshė tė shkuar tė cilėve agjėrimi ua rrezikon shėndetin, por kėta duhet tė japin fidje pėr ēdo ditė tė paagjėruar, tė sėmurėt tė cilėve agjėrimi ua rrezikon shėndetin e tė cilėt duhet tė agjėrojnė ditėt e lėna pas pėrmirėsimit tė gjendjes sė tyre shėndetėsore (nėse nuk u pėrmirėsohet gjendja ata duhet dhėnė fidje), gruaja shtatzėnė ose gjidhėnėse nga frika se agjėrimi do t’ua ērregullojė shėndetin, me tė vetmin kusht qė ditėt e lėna t’i agjėrojnė mė vonė. Siē u tha mė lart nuk janė tė obliguara tė agjėrojnė as gratė tė cilat janė me tė pėrmuajshmet si dhe lehonat, tė cilat duhet t’i plotėsojnė ditėt e lėna pas kalimit tė gjendjes nė tė cilėn janė. Edhe personi qė ėshtė i detyruar ta prishė agjėrimin me qėllim qė ta shpėtojė dikė nga rreziku i jetės atė ditė duhet ta agjėrojė mė vonė. Udhėtari po tė dėshirojė mund tė agjėrojė, por nuk ėshtė i obliguar pėr kėtė; nėqoftėse nuk agjėron, ditėt e lėna duhet t’i plotėsojė mė vonė.

 

 

Ēka e prishė/asgjėson agjėrimin: Prishja apo asgjėsimi i agjėrimit bėhet: qėllimisht (ta’amut), me dije (ilm) dhe me vullnet tė lirė (ihtijar). Kėto janė bazat kryesore tė cilat e vėnė nė peshojė arsyeshmėrinė e personit, por kemi kategori tė cilat bazohen mbi kėto dhe qė e prishin agjėrimin, si: futja e ēfarėdo gjėje nė trup nė qoftėse kjo bėhet me vetėdije, e qė ka mundur tė pengohet (p.sh. marrja e ushqimit dhe pijes; thithja e tymit (pirja) tė duhanit etj.); vjellja e qėllimshme; marrėdhėnia seksuale; polucioni gjatė ditės i shkaktuar me vetėdije dhe qėllimisht (vetėkėnaqja); pranimi i inzheksioneve ushqimore apo vitaminoze; marrja e gjakut nė damarė; gjakderdhja gjatė tė pėrmuajshmeve dhe gjatė lehonisė te gratė.

 

 

Disa rregulla rreth agjėrimit: Agjėruesit i lejohet tė agjėrojė edhe duke qenė xhunub (i papastėr) dhe tė lahet edhe pas agimit tė diellit. Edhe nėse njeriu pa qėllim bėhet i papastėr gjatė ditės (nėse vjen deri te polucioni nė gjumė apo nga lodhja), ai vetėmse duhet tė lahet ndėrsa agjėrimi nuk i asgjėsohet. Gruaja tė cilės i mbarojnė tė pėrmuajshmet apo gjendja e lehonisė duhet tė agjėrojė madje edhe nėse nuk mbėrrin tė lahet para agimit. Agjėruesit i lejohet mjekimi i dhėmbėve, madje edhe shkulja e tyre, me kusht qė mos ta gėlltisė gjakun (natyrisht lejohet edhe anestezioni i duhur gjatė shkuljes sė dhėmbit). Agjėruesit i lejohet qė tė mjekohet duke marrė pika pėr sy dhe pėr vesh, madje edhe nėse shija e tyre ndjehet nė fyt. Tė sėmurėve nga astma u lejohet ta pėrdorin inhalatorin (pompėn) gjatė agjėrimit. Agjėruesit i lejohet shpėrlarja e gojės, pastrimi i dhėmbėve, tė freskohet apo lahet por gjithnjė me kusht qė tė ketė kujdes se mos tė futet ujė nė trupin e tij. Agjėrimin nuk e asgjėson marrja erė e aromatikėve, por duhet shmangur kėsaj. Gatuesit apo gatueses tė ushqimit i lejohet ta shijojė ushqimin me majėn e gjuhės dhe menjėherė ta nxjerrė atė. Bashkėshortėve u lejohet ēdo gjė qė nuk shpie deri te ejakulimi, dmth. puthja apo pėrkėdhelja lejohen.

 

 

Syfyri (sehuri) dhe iftari: Muhammedi alejhis-selam thotė: “Ngrihuni nė syfyr, sepse vėrtet nė syfyr ka bereqet.” Ai po ashtu thotė: “Vija ndarėse mes agjėrimit tonė dhe agjėrimit tė ehl-i kitabit (ithtarėve tė Librit) ėshtė ngrėnia e syfyrit”. Syfyri apo sehuri ėshtė forma qė pėrsėri njeriun e thėrret nė vetėdisiplinim. Syfyri ka shije tjetėr tė ushqimit, ai ka lėshuar rrėnjė tė thella nė kėtė hapėsirė: edhe nė atė kohė kur jashtė vėrehet njė vdekje e natyrės, agjėruesit korrespondojnė duke zgjuar njėri-tjetrin nga gjumi, duke i dėrguar ushqim. Traditė e syfyrit tek ne ka qenė dhe akoma mbetet pėrgatitja e “mantijave”, ose petave.

          Nė literaturėn fetare islame vėrejmė shkrime qė kanė vlera tė thella mistike, po ashtu edhe kulturore fetare qė tregojnė bukurinė, heshtjen momentale, shenjtėrinė e ushqimit qė vetėm agjėruesi mund ta pėrjetojė. Ndėr tė tjerat ky moment ėshtė edhe nga ato qė i prgjasojnė bukurive tė xhennetit – aroma e bukur e iftarit faktikisht edhe e ka kėtė dimension. Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: “Agjėruesi nė kohė tė iftarit posedon du’a qė nuk refuzohet”, dhe “Njerėzit janė nė tė mirė pėrderisa e nxitojnė iftarin”. Iftarin Pejgamberi jonė alejhis-selam e ka filluar me hurmė. Regullė fetare ėshtė qė pas iftarit tė falet namazi i akshamit, duke pasur parasysh mosvonesėn e tij.

          Me tė vėrtetė nė kohėn e iftarit dyert kah qielli janė tė hapura pėr besimtarin, atij i mundėsohet qė sinqerisht t’i drejtohet Zotit me lutjet mė tė mira, duke thėnė: “All-llahumme inneke afuvvun tuhibbul afvve fa’fu anni.” (“All-llahu im, me tė vėrtetė Ti je Ai qė falė dhe dėshiron tė falėsh, pra mė fal.”). Pėrveē kėsaj kemi edhe lutjen para iftarit: “All-llahumme leke sumtu, ve bike amentu ve alejkte tevekkeltu ve ala rizkike eftartu.” (“O Zot, pėr Ty agjėrova, Ty tė besoj, nė Ty mbėshtetem dhe me begatitė Tua iftar bėj”).

          Nė traditėn muslimane vėrejmė njė bukuri tė jashtėzakonshme dhe kulturė tė lartė tė ushqimit. Pėr iftar pėrgatiten ushqime tė veēanta apo tradicionale dhe atė tė lloj­lloj­shme. Me rėndėsi ėshtė se te familjet tė cilat mundohen tė kenė rregulla jetėsore dhe kulturė tė lartė familjare apo shtėpiake nga fėmijėt dhe tė rriturit kėrkohet qė tė ulen sė bashku pėr iftar, para iftarit duke lexuar Kur’an e nė kohėn e iftarit duke bėrė lutje tė pėrbashkėt All-llahut, duke kėrkuar nga Ai falje, begati dhe udhėzim jo vetėm pėr vete por edhe pėr mbarė njerėzimin, e sidomos ndihmė pėr ata tė cilėve u bėhet padrejtėsi e madhe nė kėtė botė.

 

 

Teravih namazi: Ėshtė namaz i cili kryhet nė mbrėmjet e muajit tė Ramazanit. Transmetohet se Muhammedi alejhis-selam i ka ēmuar lartė ato namaze, por gjithashtu ka tėrhequr vėrejtjen se ato nuk duhet tė bėhen tė obligueshme. Konsiderohet se Umeri r.a. i ka tubuar pas njė kariu (lexuesi tė Kur’anit) ata qė individualisht apo nė grup faleshin nė xhaminė e Medines. Gjithashtu rrėfehet se pėrparėsi i jepte pjesės sė parė tė natės pėr kėtė lloj namazi. E drejta islame parasheh qė teravija tė falet menjėherė pas namazit tė jacisė. Ai pėrbėhet nga dhjetė taslime, secili prej tė cilėve ka dy rekate; pas ēdo katėr rekatesh ka pushim, prej nga edhe emėrimi “pushim”, teravih. Namazi i tera­visė mund tė falet individualisht por mė e preferueshme ėshtė qė tė kryhet nė grup (xhemat). Duke mos u thelluar nė interpre­timet e ndryshme medh’hebike teravih namazin ne e falim siē u tha mė lart, d.m.th., 20 rekate. Kjo traditė e rrėnjosur nė kulturėn muslimane edhe tė hapėsirės sonė shqiptare kėrkon qė meqė ėshtė muaji i zbritjes sė Kur’anit, nė tė sa mė shumė tė lexohet Kur’ani, natyrisht duke pasur parasysh qė mos tė paraqitet mundim ose lodhje tek muslimanėt. Kjo nuk do tė thotė se gjatė teravih namazit duhet lexuar shpejtė e vetėmse ajete tė shkurta, gjė qė pėr fat tė keq ėshtė dukuri e pėrhapur tek ne. Tek ne ka qenė praktikė qė tė ketė xhami tė caktuara ku gjatė muajit tė bekuar nė teravih namazin tė lexohet i tėrė Kur’ani, pra tė kryhet njė hatme. Familjet muslimane disa herė kanė shkuar bashkėrisht nė xhami pėr teravih namazin, duke i marrė edhe fėmijėt me vete. Natyrisht se gjatė kėsaj krijohet njė atmos­ferė familjare fetare, prej asaj sjelljes sė nje­rėzve tė pjekur e deri te loja e fėmijėve. Pėr ēdoherė muaji i Ramazanit ka bėrė qė xha­mitė tona tė jenė tė mbushura me xhemat.

 

 

Bedri:  Bedri ėshtė betejė qė ka ndodhur me 17 Ramazan, tė vitit 2 Hixhri. Edhe pse kjo shė­nohet ose shkruhet nga historianė tė ndry­shėm, interpretues tė shumtė tė lėmenjve tė ndryshėm, prapėseprapė duhet theksuar se beteja e Bedrit ėshtė betejė qė nuk i takon retorikės sė luftėrave tė zakonshme, sepse kėtė e dėshmon vetė Kur’ani me thėnien: “All-llahu ju ka ndihmuar nė Bedėr, kur ishit tė pafuqishėm – prandaj frikėsohuni All-llahut qė tė jeni mirėnjohės” (3:123) dhe: “... dhe kur gjuajshe nuk gjuajshe ti, por gjuante All-llahu...” (8:17). Kėto thėnie kur’anore mbi betejėn e Bedrit janė tė ngjashme me mrekullitė e mėparshme qė janė paraqitur si dukuri qė kanė dėshmuar fuqinė e Perėndisė dhe dėrgueshmėrinė e profetėve tė ndryshėm, si Isaut, Musaut, Nuhut e shumė e shumė tė tjerėve. Mirėpo kėtu, nė kėtė betejė kemi diē tė re brenda muxhizes sė pėrgjithshme sepse thirret edhe “njeriu” qė tė jetė pjesėmarrės i muxhizes, i kėsaj beteje mrekulluese para sė cilės ēdokush ka heshtur, ka ulur kokėn dhe vetėm sexhde ka bėrė nė mėnyrė simbolike qė tė vėrehet vetėm njė gjė, respektivisht besimi nė Zotin. Bedri ėshtė nocion i parė i cili paraqitet brenda domethėnieve enciklopedike tė kuptimit (fjalės) betejė dhe atė vetėm se duke treguar se kėtu fare nuk ka pasur tė bėjė thjesht me njė betejė, por me besimin nė Zotin, nėnshtrimin ndaj Tij. Ėshtė fakt se pėr t’u paraqitur njė betejė siē ėshtė Bedri nė kėtė muaj tė Kur’anit kanė qenė rrethana shumė tė rrezikshme pėr besimtarėt nė krye me vet tė Dėrguarin Mustafa alejhis-selam dhe shokėt e tij, tė cilėt filluan tė luftohen me tė madhe nga idhujtarėt, tė pabesėt. Bedri u paraqit pėr shkak tė sėmundjes qė kishin mushrikėt dhe urrejtjes patologjike ndaj Islamit dhe paraqitjes sė padrejtėsisė ndaj muslimanėve, si p.sh. spastrimi i muslimanėve nga Mekka, izolimi i tyre nga jeta shoqėrore dhe dallimet familjare, e sidomos dominimi i nėnshtrimit tė pėrgjithshėm tė forcės sė idhujtarisė. Pėr fat tė keq idhujtarėt, ateistėt akoma janė prezent mbi faqen e dheut siē kanė qenė ata tė kohės sė Pejgamberit alejhis-selam. Pėrsėritja e Ramazanit e me kėtė edhe vetė pėrsėritja nė brendėsinė e saj edhe e Bedrit, thėrret qė ēdoherė ta kujtojmė shpėtimin e njeriut besimtar duke ia dhėnė sigurinė dhe paqen botės me tėrė bukuritė e saja, e vetėm qė i ligu, ateisti dhe antiteisti vullgar mos tė marrin hov e mė nė fund tė prezentojnė fuqi demonike mbi tokė. Beteja e Bedrit tregon se pėr suksesin pėrfundimtar nuk ėshtė e nevojshme vetėm pėrgatitja fizike, numri dhe mbėshtetja materiale, por se pėrveē kėsaj, dhe atė si faktor i pandashėm, shkojnė edhe namazi, duaja dhe lutja Atij i cili dhuron ndihmė dhe fitore! Pejgamberi alejhis-selam, pėrkrah vendosmėrisė sė tij pėr t’u pėrleshur me armikun, nė vendin Urejsh, njė natė para Bedrit, u fal gjatė dhe luti All-llahun Fisnik pėr sukses. Ai e dinte se fitorja vjen vetėm se nga Alll-llahu, e se Atij mė sė shumti mund t’i afrohet me ubudijjet/ibadet. Nuk ėshtė e kotė se pėr ēdo vjet paraqitet Ramazani sė bashku me Bedrin, njėri pėr ta pastruar shpirtėrisht mbarė njerėzimin, e tjetri pėr t’u thėnė tė kėqinjve: nuk keni tė drejtė tė mbisundoni mbi njerėzinė.

          Dobėsia e besimit, mosdėgjimi i urdhrave tė nijjetit, Kur’anit, hadithit pėr ēdoherė ia sjellin sprovat mė tė mėdha njerėzimit. Njėherė ndodhi qė njė pjesė e besimtarėve u vonuan nė dėgjueshmėri ndaj urdhrit tė Pejgamberit alejhis-selam, nė Uhud, dhe kjo u kushtoi shtrenjtė...

 

 

Lejletu-l-Kadr: Muaji Ramazan pandėrprerė interpretohet dhe pėrsėri ka nė vete resurse tė pashterrshme si tė kuptimit, tė pėrjetimit ashtu edhe tė interpretimit. Ajo qė e bėn tė mundshme njė gjė tė kėtillė ėshtė edhe Nata e Kadrit. All-llahu xhel-le shanuhu pyet (97): “E ti ē’mendon se ē’ėshtė nata e Kadrit?” dhe Vetė pėrgjigjet: “Nata e Kadrit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj.” Pėrse ėshtė kėshtu? Vetėm pėr shkak se: “Ne e shpallėm atė (Kur’anin) nė Natėn e Kadrit”! Pėrpos kėsaj, kemi momentin tjetėr se vetė fjala thėrret qė tė mendojmė diē rreth kuptimit tė kadrit: nė kėtė natė po pėrcaktohet ardhmėria e njeriut – fati i tij si pėr nga ēkasia dhe sasia; njeriu nė kėtė natė merret nė shqyrtim, nė llogari, nė pėrgjegjėsi, meqė nė kėtė Natė: “...me lejen e Zotit tė tyre, zbresin engjujt dhe Xhibrili pėr tė gjitha ēėshtjet”. Me siguri pėr kėtė arsye kjo natė ėshtė quajtur Lejletu-l-Kadr apo Nata e Fatit, pastaj edhe Nata e Paqes, ndėrsa nė suren ed-Duhan ajo quhet edhe Lejletu-l-Mubareke – Nata e Bekuar.

          Ngjarja mė e rėndėsishme e cila ka ndodhur qė nga zanafilla e gjinisė njerėzore e deri mė sot ėshtė bashkimi i botės mė tė lartė me atė mė tė ultėn, bashkimi i Qiellit dhe Tokės, respektivisht shpallja e Kur’anit dhe zbritja e udhėzimit pėr mbarė njerėzimin, pėr tė qenė nė rrugėn e drejtė. Pikėrisht kjo ka ndodhur nė Natėn e Kadrit, e cila ėshtė natė e zgjedhur dhe prandaj netėt e tjera tė shėnuara, megjithėse secila me rėndėsi tė veēantė, as qė mund tė krahasohen dhe ta kenė vlerėn qė e ka kjo natė. Sipas Ibn Abbasit, mufessirit tė parė tė Kur’anit nga as’habėt: “atė Natė Kur’ani ka zbritur i tėrė nga Levhi-Mahfudhi nė qiellin mė tė ulėt – es-Sema’ud-dunja, prej nga Xhibrili alejhis-selam me urdhėr tė All-llahut tė lartėsuar Kur’anin gradualisht ia shpallte Muhammedit alejhis-selam gjatė 23 viteve.”

          Pse kjo natė e vėrtetė, tė cilėn Kur’ani e vulos, ėshtė lėnė pa u pėrcaktuar nė mėnyrė tė pėrpiktė se cila natė ėshtė gjatė Ramazanit? Nė thėniet e mufessirit tė parė tė Kur’anit, vetė Muhammedit alejhis-selam, lexojmė: “Kėrkoni Natėn e Kadrit gjatė dhjetė netėve tė fundit tė Ramazanit” si dhe “Atij qė Natėn e Kadrit e kalon nė ibadet, duke besuar dhe duke shpresuar shpėrblim nga All-llahu, All-llahu do t’ia falė tė gjitha mėkatet e mėparshme”. Ėshtė mirė qė nė kėtė natė pandėrprerė ta pėrsėrisim lutjen: “All-llahumme inneke afuvvun tuhibbul afve fa’fu anni”, tė lexohet Kur’ani me hushu (pėrulje), tedebbur (thellim) dhe duke qarė – pse mos tė qajmė duke lexuar Kur’an!? Besimtari e ka lehtė ta besojė kėtė Natė, sepse beson nė All-llahun xhel-le shanuhu, i Cili duke mos ia harruar dobėsitė e tij njerėzore e pėrgatit ēdo send vetėmse qė atij t’ia ngjyrosė tėrė jetėn me lutje, duke ia falur mėkatet, duka ia pastruar shpirtin; ia dhuron kėtė Natė nė mėnyrė tė gjallė se me tė vėrtetė nė kėtė Natė, e cila nė traditėn tonė mė sė tepėrmi, natyrisht duke pėrcjellur literaturėn e hadithit, thuhet se bie nė natėn e 27-tė tė muajit tė agjėrimit, vėrehet shėtitja e melekėve, zbritja e tyre nga qielli vetėm se duke thirrė: “Selam (Paqe)! Ashtu ėshtė deri kur tė agojė mėngjezi.”

 

 

Itikafi:            Sistemi i lutjes nė Islam ėshtė ndėr sistemet qė pėr ēdoherė pėrcjell plotėsim tė tėrėsishėm mes jetės sė pėrbotshme dhe asaj shpirtėrore. Kėtė kemi mundėsi ta vėrejmė ēdokund kur ėshtė fjala pėr lutjen, duanė, devotshmėrinė etj. Mes tyre kemi tė ashtuquajturėn praktikė tė devotshmėrisė, siē ėshtė itikafi. Pejgamberi alejhis-selam ka qėndruar nė xhami (nė itikaf) dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit. Itikafi, qė ėshtė veēanėrisht i preferueshėm, nėnkupton tėrheqjen nėpėr xhami, duke bėrė nijjet, pėr njė numėr tė caktuar ditėsh sipas dėshirės sė besimtarit. Ai qė hyn nė itikaf nuk guxon tė dalė gjatė atyre ditėve jashtė saj pos pėr nevoja fizike dhe marrje tė abdestit. Ai brenda xhamisė agjėron, kryen namaz, lexon Kur’anin, han iftarin dhe sehurin. Nė mesin e muslimanėve, edhe brenda trojeve tona, praktikohet qė kjo periudhė e itikafit tė jenė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė agjėrimit – Ramazanit, nė tė cilat bie edhe Nata e Kadrit. Itikafi ėshtė sunneti muekkede. Duhet thėnė se burri doemos duhet bėrė itikafin nė xhami, ndėrsa gruaja atė duhet ta bėjė nė shtėpi, duke i ndjekur rregullat e lartshėnuara.

          Nė kėtė kohė tė vėshtirė kur njeriu harrohet, harxhohet, vritet, shkilet, fundoset nė pafundėsi, ballafaqohet me trishtimin, frikėn, rrezikun, i nėnēmohet besimi, i shpallet luftė, arrestohet, para botės i bėhet padrejtėsi, thirret nė amoralitet nė emėr tė moralit, gjė qė e pamė nė Kosovė, nė Shqipėri, Bosnje, Ēeēeni, nė Lindje e nė Perėndim, brenda mirėsive tė botės njeriu dita-ditės ėshtė duke u bėrė i panjohur. Me siguri se Zoti tė gjitha kėtyre u ka garantuar zgjidhje, udhėzim, natyrisht se me fe dhe besim – agjėrim, e pse pra jo edhe me itikaf. Itikafi nė kėtė kohė ėshtė ndėr virtytet mė tė larta tė njeriut ku drejtėpėrsėdrejti ai detyron vetveten qė tė bėhet ndihmėtar i sė mirės – fesė, u ndihmon engjėjve/melekėve pėr ta mbyllur shejtanin; bėhet forcė qė edhe po atė shejtan tė mallkuar ta ketė nėn sundimin e vet, t’i hapė horizontet nga qielli, e sheh atė qė s’ka mundėsi ēdokush ta shohė, i nėnshtrohet All-llahut xhel-le shanuhu, duke i bėrė lutje pėr shpėtimin e njeriut/njerėzimit, familjes, fėmijėve. Nė kėtė izolim nga e gjithė kjo nė vendin e quajtur xhami, ku pėrpos lutjes, sexhdes, pėrgatitjes sė mbrojtėsve tė sė mirės dhe humanitetit nuk ka asgjė tjetėr, njeriut tė kohės sonė nė errėsirė, nė vetmi kur nuk ekziston asgjė pos sinqeritetit i mundėsohet ajo qė ka thėnė Zoti: “Dhe kur tė tė pyesin robėrit e Mi pėr Mua, Unė jam me tė vėrtetė afėr, i pėrgjigjem lutjes sė lutėsit kur mė lutet. Prandaj le tė kėrkojnė pėrgjigje prej Meje dhe le tė mė besojnė Mua, pėr tė qenė tė udhėzuar.” (2:186) Kėta njerėz duhet tė respektohen dhe tė duhen nga ne se me tė vėrtetė kemi nevojė pėr lutje dhe njerėz tė kėtillė.

 

 

Sadekatu-l-fitri (apo vitret): Shikoni se ē’bėn Islami: tėrė kėtė metafizikė madhėshtore, pas tė gjithave: nijjetit, agjėrimit, lutjes, Bedrit, Lejletu-l-Kadrit, itikafit kėrkon diē siē ėshtė sadekatu-l-fitri. Njė dirhemi, ose pjesės materiale tė kėsaj bote ia jep shenjtėrinė dhe e bėn detyrim pėr ēdo musliman dhe muslimane. Ushqyesi, apo pėrkujdesėsi i familjes jep vitret pėr tė gjithė anėtarėt e familjes, e nėse ndonjėri nga anėtarėt jep vitre pėr vetveten, atėherė ajo ėshtė edhe mė mirė. Vitret duhet dhėnė para namazit tė Bajramit. Lejohet qė ato tė jepen njė apo dy ditė para Bajramit, ndėrsa nė rast nevoje edhe mė herėt. Vitret jepen nė lartėsi apo sasi tė ushqimit njėditor pėr njė person. Nė kėtė drejtim, ėshtė mirė qė tė shihet qė personit tė cilit i jepen vitret t’i jepet ajo qė atij do t’i ishte mė e dobishme. Nga sadekatu-l-fitri te ne ėshtė duke u bėrė njė institucion qė krijon mundėsi pėr mirėmbajtjen e institucioneve shkollore arsimore, siē janė medresetė dhe fakultetet, ku duhet tė shkollohen njerėz me besim, virtyte tė larta morale dhe qė bėhen “pasardhės tė profetėve”, qė do tė dijnė tė mbajnė shtet dhe popull, me kulturė tė lartė fetare e morale e sidomos atyre qė do tė dijnė ta lartėsojnė fjalėn e All-llahut mbi faqen e dheut.

 

 

Bajrami: Siē e kishim haram tė ushqehemi gjatė agjėrimit nė muajin Ramazan, me ardhjen e Bajramit e kemi haram agjėrimin. Feja islame e cila i drejtohet mbarė njerėzimit dhe e thėrret atė nė bashkim njeh dy festa: njėra ėshtė E’idu-l-Fitr, apo Fitr Bajrami dhe tjetra E’idu-l-Ed’ha, Kurban Bajrami. Nuk kemi mundėsi e as tė drejtė qė festat fetare t’i zbresim nė hapėsirėn e pėrbotshme tė atyre festave qė kanė karakter shtetėror apo kombėtar, meqė vetė Pejgamberi alejhis-selam kėshtu e ka caktuar dhe nė tė njėjtėn kohė simbolet e fesė, pėrcaktimet e fesė pėr ēdoherė janė mbi karakteret shekullariste. Nuk do tė thotė se meqė jetojmė mbi rruzullin tokėsor ku ka shumė shtete, kombe etj., tė mendojmė se nuk duhet pasur momente qė karakterizojnė dhe lartėsojnė vendin tonė nė tėrė atė rruzull tokėsor.

          Festa fetare me njeriun sillet mu si prindi me fėmijėn; ajo na gėzon dhe thėrret qė t’i gėzojmė edhe tė tjerėt duke u vizituar familjet, farefisi, fqinjėt e miqtė, duke forcuar dashurinė ndaj njėri-tjetrit, me qėllim qė tė kenė thevabe.

 

 

Po Zot, Ty tė besojmė dhe pėr Ty agjėrojmė!

Agjėrimi, nėse kuptohet vetėm si abstenim nga haja e pija, ėshtė mjerim, sepse atė e bėn vetėm kafsha. Njeriut nė kėtė kohė i mundėsohet qė drejtpėrsėdrejti tė komunikojė me Zotin, drejtpėrsėdrejti t’i lexojė fjalėt e Zotit; i mundėsohet qė tė ketė njė iftar me mbi njė miliard njerėz nė kohė tė caktuar; i mundėsohet qė nė atė kohė t’i lutet Zotit pėr ēdo send mirė e mirė tė analizuar e tė vendosur e Zoti t’ia pranojė ato. Shumėkuptimėsia e agjėrimit natyrisht se ka qenė shpėtim edhe pėr nėnėn e pastėr, Merjemen, e cila e lindi Isaun alejhis-selam, prej mundimeve dhe shpifjeve tė shumta, pėr shkak tė tė cilave u detyrua qė tė abstenojė nga fjala dhe tė thotė: “Unė tė Gjithmėshirshmit i jam zotuar qė tė agjėroj (tė hesht)...”. Me agjėrimin si solidaritet botėror nė formė tė urisė njėkohėsisht i paraqitet luftė edhe demonisė botėrore. Ėshtė fakt se agjėrimin e prishin disa momente nga bota materiale, por pėrpos kėsaj feja rėndėsi tė veēantė i kushton edhe pastrimit tė shpirtit, devotshmėrisė ndaj Zotit, meqė pa kėtė agjėrimi humb formėn e shpėrblimit dhe merr formėn e dėnimit.

Me tė vėrtetė rregullat fetare thėrrasin zemrėn dhe arsyen njerėzore duke mos e komplikuar dhe vėshtirėsuar normėn fetare; ato thėrrasin qė muslimani tė dijė tė besojė, tė jetė i menēur, i lirė e tė vendosė tė agjėrojė, tė bėjė punė tė mbarė, duke mos iu frikėsuar harresės e lodhjes.

Nė fund po i pėrmendim thėniet vijuese tė Muhammedit alejhis-selam lidhur me muajin e bekuar tė agjėrimit:

“Agjėrimi ėshtė mbrojtės dhe (agjėruesi) le tė mos kryejė vepra tė turpshme e tė kėqija, nėse dikush e sulmon apo e fyen, le t’i thotė dy herė: ‘Unė agjėroj’. Pasha Atė qė shpirti im ėshtė nė duart e Tij, era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e kėndshme te All-llahu sesa era e parfumit. (Agjėruesi) e len ushqimin, pijen dhe kėnaqėsitė (thotė All-llahu) pėr mua. Agjėrimi ėshtė Imi dhe Unė pėr tė shpėrblej dhe pėr secilėn vepėr tė mirė do ta ketė shpėrblimin e dhjetėfishuar.”

“Kur hyn muaji i Ramazanit hapen qyert e qiejve dhe mbyllen dyert e xhehennemit, ndėrsa shejtanėt lidhen me zinxhirė.”

 

Shkup, 8 dhjetor, 1999

 

Pėrgatitur nga:

Ismail Bardhi

 

 

 

Literatura e konsultuar:

Kur’ani Kerimi; Sahihu-l-Buhariu nė gjuhėn shqipe, v. 5, Prishtinė 1994; Nerkez Smailagiē, Leksikon Islama, Sarajevo 1990; L. Shentürk, Sejfettin Jazixhi, Islam Ilmihali, Ankara, 1996; Islam Ansiklopedisi, TDV, Istanbul (v. agjėrimi).

 

Hosted by www.Geocities.ws

1