Ajetet e argjerimit
"O
ju qe besuat, argjerimi ju eshte bere obligim
sikurse qe ishte obligim edhe i atyre qe ishin
para jush, keshtu qe te beheni te devotshem. (Jeni
te obliguar per) Dite te caktuara, e kush eshte i
semure prej jush ose eshte ne udhetim (e nuk
argjeroi), atehere ai (le te argjeroj) me vone aq
dite. E ata qe i rendon ai (nuk mund te argjerojne),
jane te obliguar per konpensim, ushqim (ditor) i
nje te varferi e ai qe nga vullneti jep me teper,
ajo eshte aq me mire per te. Mirepo, po qe se e
dini, argjerimi eshte me i mire per ju. (Ato dite
te numuruara jane) Muaji i Ramadanit, qe ne te (filloi
te) shpallet Kur'ani qe eshte udherrefyes per
njerez dhe sqarues i rruges se drejte dhe dallues
(i te vertetes nga genjeshtra). E kush e perjeton
prej jush kete muaj, le te argjeroje, ndersa kush
eshte i semure ose ne udhetim, le te argjeroje aq
dite ne ditet e mevonshme. All-llahu me kete
deshiron lehtesim e jo ngarkim per ju. (T'i
argjeroni ditet e leshuara me vone) qe te
plotesoni numurin , ta madheroni All-llahun per
ate se ju udhezoi dhe qe ta falenderoni."
(El-Bekare:183-185)
"Neteve
te argjerimit u eshte lejuar afrimi te grate tuaja,
ato jane prehje per ju dhe ju jeni prehje per ato.
All-llahu e di seju e keni mashtruar vetveten,
andaj ua pranoi pendimin dhe ua fali gabimin. Tash
e tutje bashkohuni me to, dhe kerkoni ate qe ua ka
caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qarte te
dallohet peri i bardhe nga peri i zi ne agim, e
pastaj argjerimin plotesoje deri ne mbremje. E kur
jeni te izoluar (ne i'tikafe) ne xhamia , mos iu
afroni atyre (per mardhenie intime). Keto jane
dispozitat e All-llahut, pra mos i kundershtoni.
Ja, keshtu ne kete menyre All-llahu ua sqaron
njerezve argumentet e veta qe ata te ruhen."
(El-Bekare:187)