III 

KATĖR UNGJIJTĖ 
BURIMET E TYRE

HISTORIA E TYRE

 

Nė shkrimet e kohės sė fillimit tė krishtėrimit Ungjijtė pėrmenden shumė mė vonė se veprat e Palit. Vetėm nė gjysmėn e shekullit II, mė saktė pas 140 vjetėsh, paraqiten dėshmi lidhur me pėrmbledhjen e shkrimeve tė ungjilltarėve, kurse "nga fillimi i shekullit tė dytė shumė autorė tė krishterė na tregojnė se e njohin numrin mė tė madh tė letrave tė Palit". Kėto konstatime, tė paraqitura nė Hyrjen nė pėrkthimin ekumenik tė Biblės, Besėlidhja e Re (l'Introduction a la Traduction oecumenique de la Bible, Nouveau Testament), botuar mė 1972, meritojnė tė pėrmenden menjėherė, siē ėshtė e dobishme tė nėnvizohet se vepra nė tė cilėn bazohemi ėshtė rezultat i punės kolektive, qė ka mbledhur mė shumė se njėqind specialist katolikė dhe protestantė. 

Ungjijtė, tė cilėt mė vonė do tė bėhen zyrtarė, d.m.th.kanonikė, u bėn tė njohur shumė vonė, edhe pse redaktimi i tyre ka qenė bėrė qė nė fillim tė shekullit II. Sipas pėrkthimit ekumenik, nga mesi i shekullit II fillojnė tė citohen pėrmbajtjet qė u takojnė, por "gati gjithnjė ėshtė vėshtirė tė konkludohet nėse citatet janė marrė nga tekstet e shkruara, qė autorėt i kanė pasur pranė vetes, apo janė kėnaqur qė me tė kujtuar tė evokojnė fragmente nga tradita popullore".

"Para 140 vjetėsh, lexojmė nė komentimet e kėtij pėrkthimi tė Biblės, gjithsesi nuk ka egzistuar asnjė dėshmi sipas tė cilės do tė ishte njohur pėrmbledhja e shkrimeve tė ungjilltarėve". Ky pohim ėshtė krejtėsisht i kundėrt me atė qė shkruan A.Tricoti (1960) nė komentimet e pėrkthimit tė tij tė Besėlidhjes sė Re: "Shumė herėt, nė fillim tė shekullit II, shkruan ai, iu bė e zakonshme qė tė thuhet Ungjijtė nė mėnyrė qė tė tregohen librat tė cilėt, rreth vitit 150, edhe shėn Justini i quajti "Memoaret e apostujve". Pėr fat tė keq konstatime tė kėtilla janė mjaft tė shpeshta saqė publiku i gjerė tė krijojė njė pikpamje tė shtrembėr lidhur me datėn e pėrmbledhjes sė Ungjijve.

Ungjijtė e pėrbėjnė njė tėrėsi mė shumė se njė shekull pas misionit tė Jezusit, por jo mė herėt. Pėrkthimi ekumenik i Biblės vlerėson se tė katėr Ungjijtė e kanė fituar statutin e literaturės kanonike rreth vitit 170.

Siē do tė shihet, pohimi i Justinit, me tė cilin autorėt e tyre kalifikohen si apostuj, gjithashtu nuk ėshtė mė i lejueshėm nė kohėn tonė.

Sa i pėrket datės sė redaktimit tė Ungjijve, A. Tricoti deklaron se Ungjilli i Mateut, i Markut dhe i Lukės kanė qenė tė redigjuar para vitit 70: kjo nuk mund tė pranohet, pėveē, ndoshta, pėr Ungjillin e Markut. Pas aq vitesh ky komentues pėrpiqet t'i paraqesė autorėt e Ungjijve si apostuj ose shoqėrues tė Jezusit dhe pėr kėtė arsye i lėviz datat e redaktimit, duke i vėnė shumė afėr epokės nė tė cilėn ka jetuar Jezusi. Sa i pėrket Gjonit, tė cilin A. Tricoti e bėn tė jetojė edhe 100 vjet, tė krishterėt gjithnjė kanė qenė tė mėsuar qė ta shohin se si nė rastet festive ėshtė paraqitur shumė afėr Jezusit, por ėshtė vėshtirė tė thuhet se ai ėshtė autor i Ungjillit qė mban emrin e tij. Apostulli Gjon (si edhe Mateu), pėr A. Trikotin dhe komentuesit e tjerė ėshtė dėshmitari i autorizuar dhe i kualifikuar i ngjarjeve pėr tė cilat predikon, edhe pse shumica e kritikėve nuk e mbėshtesin hipotezėn sipas tė cilės ai do tė bėnte redigjimin e Ungjillit tė katėrt.

Por nėse katėr Ungjijtė pėr tė cilėt ėshtė fjala nuk mund tė konsiderohen "memoare" tė apostujve ose tė shoqėruesve tė Jezusit, atėherė, cila ėshtė prejardhja e tyre?

O. Culman, nė librin e tij "Le Nouveau Testament" (Besėlidhja e Re)27, pėr kėtė temė shkruan se ungjilltarėt kanė qenė vetėm "zėdhėnės tė bashkėsisė primitive tė krishterė, e cila i ka shkruar gojėdhėnat popullore. Gjatė tridhjet apo dyzet vjetėsh, Ungjijtė ekzistonin vetėm nė formėn gojore; tradita popullore pėrēonte sidomos fjalė dhe tradita tė shkėputura. Ungjilltarėt, secili nė mėnyrėn e vet, secili sipas personalitetit tė vet dhe preokupimeve tė veta tė veēanta teologjike, theksuan lidhjet ndėrmjet tregimeve dhe fjalėve qė i morėn nga gojėdhėnat pėrreth. Grupimi i fjalėve tė Jezusit, si dhe lidhja e tregimeve me formula lidhėse mjaft tė papėrcakturara, siē janė "pas saj", "menjėherė" etj., shkurt "suaza" e Ungjijve sinoptikė ėshtė lloji i pastėr letrar dhe nuk ka themel historik"28.

Po ky autor vijon: "Duhet tė mbahet mend se nevojat e predikimit, tė stėrvitjes dhe tė kultit, mė shumė se interesi biografik, e ēuan bashkėsinė primitive nė shėnimin e kėsaj gojėdhėne mbi jetėn e Jezusit. Apostujt i ilustruan tė vėrtetat e fesė qė predikonin duke i shjeguar ngjarjet nga jeta e Jezusit dhe mu kėto predikime tė tyre u bėnė shkas pėr shėnimin e tregimeve. Vetė fjalėt e Jezusit janė transmetuar sidomos nė mėsimin katekizmit29 tė Kishės primitive".

Komentuesit e pėrkthimit ekumenik tė Biblės nuk e evokojnė ndryshe kompozimin e Ungjijve: formimi i njė tradite gojore nėn ndikimin e predikimit tė nxėnėsve tė Jezusit dhe tė predikuesve tė tjerė, ruajtja e materialit, i cili, pėrfundimisht, do tė gjendet nė Ungjijtė pėrmes predikimit, liturgjisė, stėrvitjes sė besimtarėve, mundėsisė pėr materializmin e hershėm nė formė tė shkruar tė disa predikimeve fetare, tė disa fjalėve tė Jezusit, pėr shembull, tregimi mbi mundimin, dhėnia e ungjilltarėve pas kėtyre formave tė ndryshme tė shkrimeve aq sa edhe pas tė dhėnave tė traditės gojore, pėr tė krijuar tekste "tė pėrshtatshėm pėr mjedise tė ndryshme, nė pėrputhje me nevojat e Kishave, qė shprehin mendime mbi Shkrimin (e Shenjtė), i pėrmirėsojnė gabimet dhe japin pėrgjigjet e rastit nė argumentet e kundėrshtarit. Kėshtu ungjilltarėt mblodhėn dhe shkruan, sipas prespektivės personle, atė qė u ishte dhėnė nė traditėn gojore".

Njė pikėpamje e tillė kolektive, qė rrjedh nga mbi njėqind shpjegues tė Besėlidhjes sė Re, katolikė dhe protestantė, dallohet shumė nga linja qė e ka pėrcaktuar Koncili i Dytė i Vatikanit nė konstituimin e tij dogmatik mbi Shpalljen, i cili ėshtė elaboruar ndėrmjet viteve 1962 dhe 1965. Mė sipėr kemi hasur nė kėtė dokument koncilor qė ka tė bėjė me Besėlidhjen e Vjetėr. Koncili pėr tė ka mundur tė deklarojė qė librat tė cilat e pėrbėjnė "pėrmbajnė mospėrsosje dhe vjetėrsim", por ai nuk ka shprehur dyshime tė tilla kur ėshtė fjala pėr Ungjijtė. Por, pėrkundrazi, mund tė lexohet kjo qė vijon: 

"Askujt nuk i ka shpėtuar pa e vėrejtur se ndėr tė gjitha Shkrimet (e Shenjta), edhe ato tė Besėlidhjes sė Re, Ungjijtė kanė superioritet tė merituar, sepse paraqesin dėshminė par excellence mbi jetesėn dhe mėsimet e personifikimit tė Fjalės sė Shpėtimtarit tonė. Kisha e ka mbėshtetur dhe e mbėshtet gjithmonė dhe gjithkund prejardhjen apostolike tė katėr Ungjijve. Atė qė apostujt vėrtet e predikuan sipas urdhrit tė Krishtit, mė vonė ata dhe njerėz tė tjerė nga mesi i tyre, nėn frymėzimin hyjnor tė Shpirtit, e shndėruan nė tregime qė janė baza e fesė, dmth Ungjijtė katėrformėsh, sipas Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit".

"Nėna jonė e Shenjtė Kisha ka mbėshtetur fort dhe mbėshtet akoma me kėmbėngulje mė tė madhe se kėta katėr Ungjij, historinė e tė cilėve e vėrteton pa mėdyshje, e transmetojnė besnikėrisht atė qė Jezusi, biri i Zotit, nė gjallje tė tij ka bėrė vėrtet mes njerėzve dhe ka mėsur pėr shpėtimin e tyre tė amshueshėm, deri nė ditėn kur ėshtė ngritur nė qiell... Domethėnė, autorėt e shenjtė i komponojnė katėr Ungjijtė ashtu qė pėr Jezusin gjithmonė na japin gjėra tė vėrteta dhe tė sinqerta".

Ky ėshtė pahim pa kurrėfarė dykuptimėsie se Ungjijtė i transmetojėn besnikėrisht veprat dhe fjalėt e Jezusit.

Nuk shohim kurrėfarė pajtimi ndėrmjet kėtij pohimi tė Koncilit dhe tė atyre autorėve tė cituar mė sipėr, sidomos: 

"nuk duhet mė tė kuptohen shprehimisht" Ungjijtė, "qė janė ruajtur me shkrim traditat e bashkėsive tė veta mbi Jezusin". (R.P. Kannengiesser).

Ungjijtė janė tekste "qė u janė pėrshtatur mjedisve tė ndryshme, nė pėrputhje me nevojat e Kishės, tė cilėt shprehin meditimin mbi Shkrimin (e Shenjtė), i pėrmirėsojnė gabimet, si dhe gabimet e rastėsishme, pėrgjigjen nė argumente tė kundėrshtarėve". Kėshtu ungjillatėrt i mblodhėn dhe i shkruan sipas prespektivės personale, atė qė u dhėnė me traditat gojore. (Pėrkthimi ekumenik i Biblės).

Ėshtė e qartė se me kėtė deklaratė tė Koncilit dhe me pikėpamjet e reja ndodhemi nė mesin e dy pohimeve qė kundėrshtojnė njėra-tjetrėn. Nuk ėshtė e mundur tė pajtohet deklarata e Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, sipas sė cilės nė Ungjijtė do tė gjendej transmisioni besnik i veprave dhe fjalėve tė Jezusit me ekzistimin e kundėrthėnieve, tė gjėrave tė pabesueshme, tė pamundėsive materiale dhe tė pohimeve tė kundėrta nė kėto tekste me realitetin tė pėrcaktuara drejt.

Pėrkundrazi, nėse Ungjijtė shikohen si shprehje tė prespektivave karakteristike pėr mbledhėsit e traditave gojore, qė u kanė takuar bashkėsive tė ndryshme, si tė shkruar sipas rasteve ose luftarakisht, atėherė nuk mund tė na habit fakti qė nė Ungjijtė i gjejmė tėrė kėto mangėsi qė janė shenjė se i kanė bėrė njerėzit nė kushte tė atilla. Kėta mund tė jenė krejtėsisht tė sinqertė edhe pse transmetojnė ngjarje, pasaktėsinė e tė cilave as nuk e parashikojnė, duke na dhėnė tregime mospajtuse me ato tė autorėve tė tjerė ose, pėr shkaqe tė rivalitetit fetar ndėrmjet bashkėsive, paraqesin tregime nga jeta e Jezusit nė njė optikė krejtėsisht tė ndryshme nga ajo e kundėrshtarit.

Qė mė parė kemi vėretjur se konteksti historik ėshtė nė pėrputhje me mėnyrėn e fundit tė tė kuptuarit tė Ungjijve. Tė dhėnat me tė cilat disponojmė lidhur me tekstet e vėrtetojnė krejtėsisht. 

 

UNGJILLI SIPAS MATEUT

Nga tė katėr Ungjijtė, i Mateut zė vendin e parė nė rendin e prezantimit tė librit tė Besėlidhjes sė Re. Kjo ėshtė plotėsisht e arsyeshme, sepse ky Ungjill, nė njė farė mėnyre, ėshtė vetėm vazhdim i Besėlidhjes sė Vjetėr: ėshtė shkruar qė tė tregohet se "Jezusi e realizon historinė e Izraelit", siē shkruajnė komentuesit e Pėrkthimit ekumenik tė Biblės, pėrkthim nga i cili do tė huazojmė shumė. Pėr kėtė Mateu merr shpesh citate nga Besėlidhja e Vjetėr, duke treguar se Jezusi sillet si Mesia, tė cilin e kanė pritur hebrenjtė. 

Ky Ungjill fillon me gjenealogjinė e Jezusit. Mateu e shpie deri tek Abrahami, ndėrmjet Davidit. Mė vonė do tė shohim gabimin nė tekst, gabim pėr tė cilin komentuesit heshtin. Sido qė tė jetė, shihet qartė qėllimi i Mateut qė nėpėrmjet kėsaj lidhjeje menjėherė t'ia caktojė orientimin librit tė vet. Autori e vazhdon po atė ide duke theksuar vazhdimisht qėndrimin e Jezusit ndaj ligjit hebraik, parimet e mėdha tė tė cilit, siē janė: lutja, agjėrimi dhe mėshira, janė marrė nga ky ligj.

Jezusi dėshiron t'ia japė mėsimin e vet popullit tė vet dhe kėtė e ka si detyrė tė parė. Ai kėshtu iu thotė tė dymbėdhjetė apostujve: "Mos shkoni ndėr paganė, as mos hyni nė ndonjė qytet tė samaritanėve30! Por shkoni mė mirė te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit" (Mateu 10, 5-6). "Unė jam i dėrguar vetėm te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit" (Mateu 15, 24). Nė fund tė Ungjillit tė vet, Mateu mė vonė e zgjeron nė tė gjithė popujt apostolatin e nxėnėsve tė parė tė Jezusit dhe ia pėrshkruan kėtė urdhėr : "Prandaj, shkoni t'i bėni nxėnėsit e mij tė gjithė popujt" (Mateu 28, 19), por shkuarja, para sė gjithash, duhet tė bėhet nga "shtėpia e Izraelit". A. Tricoti pėr kėtė Ungjill thotė: "Nėn petkun grek, libri me kokė e me shpirt ėshtė hebraik; ai ka atė shije dhe mbart ato shenja tė qarta".

Ky shqyrtim, vetvetiu e vendos prejardhjen e Ungjillit sipas Mateut nė traditėn judeo-krishtere, e cila, siē shkruan O. Culmann, "pėrpiqet t'i ndėrpresė lidhjet qė e lidhin me pėr judaizmin, duke e ruajtur sadopak vazhdimėsinė me Besėlidhjen e Vjetėr. Qendra e interesimit dhe zėri i pėrgjithshėm i kėtij Ungjilli sugjerojnė ekzistimin e njė situate tė nderė".

Faktorėt e llojit politik ndoshta nuk janė tė huaj pėr tekstin. Pushtimi romak i Palelstinės e bėn jetėsisht tė natyrshme dėshirėn e vendit tė robėruar pėr ta parė ardhjen e lirisė dhe lut Zotin qė tė ndėrmjetėsojė nė dobi tė popullit, tė cilin e ka zgjedhur midis popujve tė tjerė, dhe qė ėshtė Zoti i gjithfuqishėm i tyre, i cili mund tė japė ndihmėn e tij tė drejtpėrdrejtė nė punėn e njerėzve, siē ka bėrė shumė herė deri mė tani gjatė historisė. 

Ēfarė ėshtė personaliteti i Mateut? Ta themi menjėherė se sot nuk pranohet se ėshtė fjala pėr shoqėruesin e Jezusit. A. Tricoti e paraqet si tė tillė nė komentimin e vet tė pėrkthimit tė Besėlidhjes sė Re tė vitit 1960: "Mateu , ose Levi, me profesion tagrambledhės ose financier, ka qenė nėpunės nė doganėn e Kafarnaumit kur Jezusi e thirri pėr ta bėrė nxėnės tė vet". Kjo ėshtė ashtu siē kanė menduar etėrit kishtarė, si Origeni, Jeronimi, Epifani. Nė kėtė nuk besohet mė. E vetmja pikė e pakontestueshme ėshtė se autori ėshtė hebre: fjalori ėshtė palestinez, redaktimi ėshtė grek. Autori iu drejtohet, shkruan O. Culmann, "njerėzve tė cilėt edhe pse flasin greqisht, i njohin zakonet hebraike dhe gjuhėn arameje".

Pėr komentuesit e Pėrkthimit ekumenik, prejardhja e kėtij Ungjilli duket si mė poshtė:

"zakonisht merret se ėshtė shkruar nė Siri, ndoshta nė Antioki (...) ose nė Fenici, sepse nė kėto ka jetuar njė numėr i madh ēifutėsh (...). mund tė hetohet polemika kundėr judaizmit ortodoks sinagoianė nė Jaminė, rreth vitit 80. Nė kėto kushte, janė tė shumtė autorėt qė e datojnė Ungjillin e parė nė vitet 80-90, ndoshta pak mė pėrpara; nuk mund tė arrihet deri te njė siguri e plotė nė kėtė lėndė... nė mungesė tė njohjes sė saktė tė emrit tė autorit, ėshtė e udhės tė kėnaqemi me disa elemente tė nėnvizuara nė vetė Ungjillin: autori njihet sipas profesionit tė tij. I udhėzuar nė Shkrimet (e Shenjta) dhe nė traditat hebraike, duke i njohur, duke i respektuar, por duke i qortuar ashpėr udhėheqėsit fetarė tė popullit tė vet, mjeshtėr i shkathėt nė mėsimin mbi Jezusin, pėr ta mė tė kuptueshėm pėr dėgjuesit e vet, atij t'i shkonte mirė pėrshkrimi i njė letrari hebraik, i cili ėshtė bėrė i krishterė, zot shtėpie "qė nxjerr nga visari i vet gjėra tė reja dhe tė vjėtra", siē e evokon Mateu nė 13, 52. Jemi shumė larg nga nėnpunėsi i doganės nė Kafarnaum , tė quajtur Levi, sipas Markut dhe Lukės, i cili ėshtė bėrė njėri nga tė dymbėdhjetė apostujt".

Tė gjithė pajtohen me mendimin se Mateu e ka shkruar Ungjillin e vet mbi bazė tė burimeve tė pėrbashkėta me Markun dhe Lukėn. Por tregimi i tyre do tė ndryshojė, dhe ky ndryshim konsiston nė pika qenėsore, siē do ta shohim mė poshtė. Por, pėrsėri, Mateu e ka shfrytėzuar shumė Ungjillin sipas Markut, i cili nuk ka qenė nxėnės i Jezusit (O. Culmann). 

Marku i lejon vetes liri serioze me tekstet. Do ta vėrtetojmė kėtė lidhur me Besėlidhjen e Vjetėr, lidhur me gjenealogjinė e Jezusit, qė ėshtė vendosur nė fillim tė Ungjillit. Ai nė librin e tij rendit tregime tė pabesueshme. Ky ėshtė cilėsori tė cilin e pėrdor nė veprėn e cituar mė sipėr tė R.P. Kannengiesser lidhur me njė episod mbi ringjalljen e Krishtit; episodi i rojes. Ai zbulon se ky tregim ėshtė i pabesueshėm kur ėshtė fjala pėr rojėn ushtarake afėr varrit, "tė kėtyre ushtarėve paganė", tė cilėt "u raportojnė meshtarėve tė mėdhenj qė i paguajnė pėr tė gėnjyer, e jo eprorėve tė tyre". Ai prap shton: "Dhe duhet tė ruhemi nga tallja, sepse qėllimi i Mateut ėshtė jashtėzakonisht i pastėr, meqė ai, sipas mėnyrės sė vet, e integron njė tė dhėnė tė vjetėr nga tradita gojore nė veprėn e tij tė shkruar. Po rinskenimi i tij ėshtė i denjė pėr Jezu Krishtin Superstar31".

Ta rikujtojmė se ky gjykim mbi Mateun rrjedh nga njė teolog eminent, profesor nė Institutin Katolik tė Parisit. 

Nė predikimet e tij mbi ngjarjet qė e kanė ndjekur vdekjen e Jezusit, Mateu, jep njė shembull tjetėr tė fantazisė sė vet. 

"Ja! Perdja e tempullit shqyhet mė dysh, nga maja gjer nė fund; toka dridhet, shpellat shkatėrrohen, kurse varret hapen, dhe kėshtu u ringjallėn shumė trupa tė tė drejtėve qė kishin pasė vdekur. Dolėn nga varri pas ringjalljes sė Jezusit, erdhėn nė Qytetin e Shenjtė dhe iu dėftuan shumė njerėzve".

Ky fragment nga Mateu ( 27, 51-53) nuk ka paralele nė Ungjijtė e tjerė. Ėshtė pak e kuptueshme se si kanė mundur trupat e tė shenjtėve, pėr tė cilėt ėshtė fjala, tė ringjallen gjatė kohės sė vdekjes sė Jezusit (nė prag tė sabati, thonė Ungjijtė) dhe tė dalin nga varret e veta pas ringjalljes sė tij ( njė ditė pas sabatit, sipas po atyre burimeve). 

Mund tė bėhet qė mu te Mateu ndeshet gjėja e pabesueshme mė karakteristike dhe mė pak kontestuese se nė tėrė Ungjijtė; atė njėri prej autorėve ja ka vėnė nė gojė vetė Jezusit. Ai, nė episodin mbi shenjėn e Jonės, 12, 38-40, flet kėshtu;

Jezusi ndodhet nė mesin e letrarėve dhe tė farisejve, tė cilėt i drejtohen me kėto fjalė: "Mėsues, do tė dėshironim prej teje tė shohim shenjėn!" Jezusi pėrgjigjet: "Shenjėn kėrkon breznia e prapėt dhe lavire, por nuk do t'i jepet shenjė tjetėr pėrveē shenjės sė Jonės profet. Pasi Jona ka qenė nė barkun e pėrbindėshit tė detit tri ditė dhe tri netė, ashtu edhe Biri i Njeriut do tė jetė nė zemėn e tokės tri ditė e tri netė" (teksti i Pėrkthimit ekumenik).

Jezusi, domethėnė, paralajmėron se do tė qėndrojė nė tokė tri ditė dhe tri net. Por, Mateu, e bashkė me tė edhe Luka dhe Marku, e vendosin vdekjen dhe varrosjen e Jezusit nė prag tė sabatit, gjė qė vėrtet bėn qė qėndrimi nė tokė tė zgjatė tri ditė ( teis emersas, nė tekstin grek). Por kjo shkėputje nė kohė mund tė zgjasė vetėm dy e jo tri net ( treis nuktas, nė tekstin grek).

Komentuesit e Ungjillit e heshtin shpesh kėtė episod. Por, R.P. Roge zbulon tė pabesueshmen, sepse heton se Jezusi "ka qenė nė varr" vetėm tri ditė ( prej tė cilave vetėm njėra ėshtė e plotė ) dhe dy net. Por, shton ai, "shprehja ėshtė e ngurtė dhe nuk do tė thotė asgjė tjetėr pėveē tri ditė". Ėshtė e habitshme tė vėrtetohet se komentimet kanė bėrė qė tė pėrdoren argumente tė tilla qė nuk flasin asgjė pozitive, sikur shpirti tė kėnaqej me sugjestionin se njė budallallėk i tillė ka mundur tė rrjedhė nga trillimi i njė letrari! 

Pėveē kėtyre gjėrave tė pabesueshme, Ungjillin sipas Mateut pikė sė pari e karakterizon ajo se ky Ungjill i bashkėsisė judeo-krishtere, e cila e shkėput lidhjen me judaizmin duke qėndruar megjithatė nė linjėn e Besėlidhjes sė Vjetėr. Nga pikėpamja e historisė judeo-kridhtere ajo ka rėndėsi tė madhe. 

 

 

UNGJILLI SIPAS MARKUT

 

 

Ky Ungjill ėshtė mė i shkurtėr se tre tė tjerėt. Njėkohėsisht ėshtė mė i vjetri, por nuk ėshtė pėr kėtė arsye libėr i njė apostulli: ky ėshtė mė sė paku njė libėr i reduktuar nga nxėnėsi i njė apostulli.

O. Culmann ka shkruar se Markun nuk e konsideron nxėnės tė Jezusit. Por, kujt i duket i dyshimtė autorėsia e kėtij Ungjilli, e njė apostulli, Markut, ai tėrheq vėrejtjen; "Mateu dhe Luka nuk do ta shfrytėzonin kėtė Ungjill, si kanė vepruar, sikur ai mos tė ishte mbėshtetur vėrtet nė mėsimet e njė apostulli".

Por, ky nuk ėshtė argument vendimtarė. O. Culmann, si vėrtetim tė dyshimtė tė tij, njėsoj thotė se nė Besėlidhjen e Re shpesh pėrmendet njėfarė "Gjoni, i quajtur Mark", por kėta shembuj nuk pėrmbajnė kujtime pėr autorin e Ungjillit, kurse vetė teksti i Markut nuk e pėrmend autorin. 

Njohuritė e pakta tė informacioneve lidhur me kėtė ēėshtje i ka detyruar komentuesit qė si element me rėndėsi tė marrin hollėsirat tė cilat duken tė pabesueshme, si ėshtė kjo: nėn preteksin se Marku ėshtė i vetmi ungjilltar i cili nė tregimin e vet mbi Mundimin e tregon episodin pėr njė djalosh, qė pėr rrobė ka pasur vetėm ēarēaf dhe i cili, kur provuan ta kapnin, e lė ēarēfin dhe ikėn (Marku 14, 51-52), disa kanė nxjerrė pėrfundime se ky djalosh ka mundur tė jetė Marku, “nxėnėsi besnik qė pėrpiqej t'i shkonte pas mėsuesit" (Pėrkthimi ekumenik); sipas tė tjerėve, "nė kėtė kujtim personal mund tė shihen shenja tė origjinalitetit, njė nėnshkrim anonim", "i cili vėrteton se ai ka qenė dėshmitarė" (O. Culmann ).

Sipas kėtij autori, "ndryshimet e shumta tė fjalive e vėrtetojne hipotezėn sipas sė cilės autori do tė ishte me preardhje hebraike", po prania e latinizmave mund tė sugjerojė se ai e ka shkruar Ungjillin e vet nė Romė. "ai, nė fund tė fundit, ju drejtohet tė krishterėve qė nuk jetojnė nė Palestinė dhe kujdeset qė t'ju shpjegojė shprehjet arameike qė i pėrdor"

Me tė vėrtetė, tradita dėshironte ta nxirrte Markun si shoqėrues tė Pjetrit nė Romė, duke e mbėshtetur kėtė nė letrėn e parė tė Pjetrit (nėse ai ėshtė vėrtetė autori i saj). Pjetri u ka shkruar atyre qė u dedikohet letra: "Bashkėsia e tė zgjedhurve nė Babiloni ju pėrshėndet si dhe djali im, Marku". Pėrkthimit ekumenik, prej nga konsiderohet se lejohet tė nxirret pėrfundimi se Marku, i cili ka qenė me Pjetrin nė Romė, ėshtė ungjilltarė... a thua njė rezonim i kėtillė e ka shtyrė Papinė, ipeshkvin e Hieropolisit, qė rreth vitit 150 t'ia pėrshkruajė ungjillit, pėr tė cilin ėshtė fjala, njė Marku pėr tė cilin thonė se ka qenė jo vetėm "pėrkthyes i Pjetrit" , por edhe bashkėpunėtor i Palit?

Nga kjo perspektiv, ungjilli sipas Markut datohet pas vdekjes sė Pjetrit, domethėnė ndėrmjet viteve 65dhe 70, sipas Pėrkthimit ekumenik, kurse rreth vitit 70, sipas O. Culmannit.

Vetė teksti shpreh mangėsinė e parė tė madhe: ai ėshtė redaktuar pa kurrfarė kujdesi pėr kronologjinė. Kėshtu Marku nė fillim tė tregimit tė vet ( 1, 16-20) vendos episodin mbi katėr peshkatarėt, tė cilėt Jezusi i bėn pasues duke thėnė thjesht: "Do t'ju bėj peshkatarė njerėzish", edhe pse nuk i ka njohur fare. Ungjilltari, pėveē kėsaj, tregon se i mungon tėrėsisht fuqia bindėse. 

Siē e ka thėnė R.P. Roge Marku ėshtė "shkrimtar i ngathėt", "ungjillari mė i mjerė" , ai nuk di fare ta komponojė rrėfimin; kometuesi e ilustron vėrejtjen e tij duke e cituar njė fragment qė shpjegon pėr institucioni e dymbėdhjetė apostujve, pėrkthimi i tė cilit shprehimisht ėshtė si mė poshtė: "Pastaj u ngjit nė njė mal dhe thirri ata qė deshi vetė. Ata shkuan tek ai. Dhe i emėroi tė dymbėdhjetė qė ta shoqėrojnė, qė t'i dėrgoi tė predikojnė dhe tė kenė pushtet t'i dėbojnė djajtė. I emėroi kėta tė Dymbėdhjetėt: Simonin, tė cilit ia dha emrin Pjetėr" ( Marku 3, 13-16).

 Nė disa episode ai ėshtė nė kundėrshtim me Mateun dhe Lukėn, siē e kemi thėnė mė sipėr me rastin e shenjės sė profetit Jon. Aq mė tepėr, lidhur me shenjat qė Jezusi ju jep njerėzve gjatė misionit tė tij, Marku predikon (8, 11-12) njė episod tė cilit nuk mund t'i besohet :

"Atėherė erdhėn farisenjtė dhe filluan tė diskutojnė me tė, duke kėrkuar nga ai ndonjė shenjė prej qellit, me qėllim qė ta sprovojnė32. Ai duke fsharė prej fundit tė shpirtit, tha: "pėrse ky brez kėrkon shenjė? Me tė vėrtetė, po ju them, kėtij brezi asesi nuk do t'i jepet shenjė". Atėherė i la, pėrsėri hyri nė Anije dhe kaloi nė bregun tjetėr". 

Ky ėshtė pa dyshim pohimi qė vjen nga Jezusi lidhur me qėllimin e tij qė tė mos bėjė kurrėfarė vepre e cila do tė mund tė dukej e mbinatyshme. Kėshtu komentuesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, duke u ēuditur qė Luka deklaron se do tė japė vetėm njė shenjė - tė Jonės profet (shih Ungjillin sipas Mateut), konsiderojnė se ėshtė "paradoksale" ajo qė Marku u thotė : "asesi nuk do t'i jepet shenjė kėtij brezi", pas "ēudirave qė i paraqitet si shenjė vetė Jezusi", vėrejnė ata. (Luka, 7, 22 dhe 11, 20).

I tėrė Ungjilli sipas Markut ėshtė pranuar zyrtarisht si kanonik, por autorėt modernė thonė se fundi i Ungjillit tė tij (16, 9-20) ėshtė shtuar mė vonė. Pėrkthimi Ekumenik e sinjalizon kėtė nė mėnyrėn mjaft eksplicite. 

Ky fund nuk ėshtė pėrfshirė nė dy dorėshkrimet komplete mė tė vjetra tė Ungjijve, Codexu Vaticanusu dhe Codexu Sinaiticusu, qė datojnė nga shekulli IV. O. Culmann me kėtė rast shkruan:

"Dorėshkrimet e reja greke dhe disa versione e kanė shtuar nė kėtė vend njė pėrfundim mbi tregimet qė nuk janė tė Markut, por qė janė nxjerrė nga Ungjijtė e tjerė". Me tė vėrtetė, versionet e kėtij tė fundit tė shtuar janė tė shumta. Nė tekste ekziston herė njė version i gjatė, herė njė i shkurtėr (qė tė dy versionet janė tė reproduktuar nė Pėrkthimin Ekumenik), herė versioni i gjatė me njė shtesė, herė tė dy versionet. 

R.P. Kannengiesser e komenton kėshtu kėtė tė fundit: "Duhet patjetėr qė tė jenė nxjerrė jashtė vargjet e fundit gjatė kohės sė pritjes zyrtare (ose botimet e dedikuara pėr publikun e gjerė) tė veprės sė tij nė bashkėsinė qė ka garantuar pėr tė. As Mateu, as Luka, as a fortiori Gjoni nuk e kanė njohur pjesėn qė ka munguar. Por, pėrsėri, zbrazėtia ka qenė e palejueshme. Shumė mė vonė, kur shkrimet e ngjashme sipas Mateut, Lukės dhe Gjonit u bėnė tė mundshme tė lexohen nga tė gjithė, ėshtė hartuar njė pėrfundim i denjė i Ungjillit tė Markut, duke marrė elemente majtas e djathtas prej ungjilltarėve tė tjerė. Do tė mund t'i gjenim lehtė pjesėt e kėsaj pėrmbledhjeje duke e ndarė pjesė pjesė Ungjillin e Markut (16, 9-20). Do tė kishim njė pasqyrė me konkrete tė lirisė me tė cilėn ėshtė trajtuar lloji letrar i tė rėfyerit ungjilltar deri nė prag tė shekullit II".

Ēfarė pranimi tė hapėt tė ekzistimit tė shpėrdorimeve tė njeriut nė tekstet e Shkrimeve (tė Shenjta) na ofrojnė kėto pasqyrime tė njė teologu tė madh! 

 

UNGJILLI SIPAS LUKĖS

 

"Kronisti", sipas O. Culmann, "romancieri i vėrtetė", sipas R.P. Kannengiesseri, Luka nė prologun e tij drejtuar Theofilit na njofton se ai pas shumė tė tjerėve qė kanė hartuar tregime mbi Jezusin, do tė shkruajė njė tregim mbi tė njėjtat ngjarje duke i shfrytėzuar tregimet dhe informacionet e dėshmitarėve tė ngjarjes - gjė qė tregon se ai nuk ėshtė njėri ndėr ta - si dhe ato qė rrjedhin nga predikimet e apostujve. Kjo, domethėnė, ėshtė punė metodike e tij qė e tregon me kėto shprehje: 

"Meqė shumė janė pėrpjekur t'i sistemojnė rrėfimet mbi ngjarjet qė kanė ndodhur ndėr ne, ashtu siē na kanė treguar ata qė ishin dėshmitarė tė ngjarjeve qė nga fillimi dhe shėrbėtorė tė Fjalės, edhe mua mė bėri mirė, dhe, pasi i shqyrtova mė vėmendje qė nga fillimi, t'i shkrova ty me rradhė, shkėlqesi Theofil, qė tė bindesh plotėsisht mbi sigurinė e mėsimit qė e ke marrė".

Qė nga rreshtat e parė kuptohet e tėrė ajo qė e ndan Lukėn nga "shkrimtari shumė i vogėl", siē ėshtė Marku, veprėn e tė cilit sapo e pėrmendėm. Ungjilli i tij ėshtė vepėr letrare e pakontestueshme, e shkuar me njė greqishte klasike pa barbarizma. 

Luka ėshtė shkrimtari pagan i kthyer nė krishtėrim. Qėndrimi i tij ndaj hebrejve bie nė sy menjėherė. Siē e thekson kėtė O. Culmanni, Luka nuk i merr nga Marku vargjet nė tė cilat ka mė shumė judaizėm dhe thekson fjalėt e Jezusit kundėr mosbesimit tė hebrejve dhe marrėdhėniet e tij tė mira me samaritanėt, qė janė urrejtur nga hebrejtė, kurse sipas Mateut, e pamė mė sipėr, Jezusi ka kėrkuar nga apostujt qė tė ikin prej tyre. Njė shembull tronditės, ndėr shumė shembuj tė tjerė, pėr faktin se ungjilltarėt duke vėnė nė gojėn e Jezusin atė qė u ėshtė pėrgjigjur prespektivave tė tyre, me bindje thellėsisht tė padyshimta, japin versionin e fjalėve tė Jezusit nė pėrshtatje me pikėpamjet e bashkėsive tė cilave u kanė takuar. Si tė mohohet qė Ungjijtė janė "shkruar luftarakisht" ose "sipas rasteve" tė pėrmendura mė sipėr, kur ekzistojnė kaq shumė fakte tė qarta? Krahasimi ndėrmjet mėnyrės sė pėrgjithshme tė shprehjes sė Ungjijve sipas Lukės dhe tė atij sipas Markut ėshtė njė dėshmi pėr kėtė.

Kush ėshtė Luka? Kanė dashur ta identifikojnė mė mjekun qė mban kėtė emėr, tė cilin e citon Pali nė disa letra tė veta. Pėrkthimi Ekumenik thekson "shumė veta nga pėrshkrimi i saktė i tė sėmurit vėrtetuan se autori i Ungjillit ėshtė me profesion mjek". Ky mendim ėshtė krejtėsisht i tepruar. Luka nuk bėn "pėrshkrime" tė kėtij lloji nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės; "fjalori qė e pėrdor ai ėshtė i njė njeriu tė ngritur tė kohės sė tij". Njė farė Luka ka qenė udhėtar shoqėrues i Palit. A thua mos ėshtė ky po ai person? O. Culmanni mendon se po. 

 Data e Ungjillit sipas Lukės mund tė vlerėsohet sipas faktorėve tė ndryshėm: Luka ėshtė shėrbyer me Ungjillin sipas Markut dhe me atė sipas Mateut. Duket, lexojmė nė Pėrkthimin Ekumenik, se ka pėrjetuar rrethimin dhe shkatėrrimin e Jeruzalemit nga armata e Titusit, nė vitin70. Domethėnė, Ungjilli ėshtė mė i vonshėm se kjo datė. Kritikat e sotme e vendosin redaktimn e tij nė vitet 80-90, por shumė tė tjerė pėrmendin dhe data mė tė hershme.

Mėnyrat e ndryshme tė tė rrėfyerit tė Lukės tregojnė dallime tė theksuara nė krahasim me ato tė paraardhėsve tė tij. Mė sipėr e kemi dhėnė pasqyrėn e tyre tė shkurtėr. Pėrkthimi Ekumenik nė faqen 181 e nė faqen pasuese i sinjalizon kėto. O. Culmanni nė faqen 18 tė librit tė tij "Nouveau Testament" (Besėlidhja e Re) citon tregimin nga Ungjilli sipas Lukės, qė nuk janė gjetur tek tė tjerėt. Kėtu nuk ėshtė fjala aspak pėr ēėshtje tė dorės sė dytė.

Tregimet mbi fėmijėrinė e Jezusit nga Ungjilli sipas Lukės janė tė tijat. Mateu e predikon ndryshe nga Luka fėmijėrinė e Jezusit. Marku pėr kėtė nuk thotė asnjė fjalė.

Mateu dhe Luka japin gjenealogji tė ndryshme tė Jezusit: kundėrthėnia ėshtė aq shumė me rėndėsi, gjėra tė pabesueshme aq tė mėdha nga pikėpamja shkencore, saqė, nė kėtė libėr, kėsaj do t'i kushtohet njė kapitull tė veēantė. Ėshtė e kuptueshme qė Mateu, duke ju drejtuar hebrejve, e fillon gjenealogjinė prej Abrahamit dhe e vazhdon ndėrmjet Davidit, kurse Luka, pagan i konvertuar, kujdeset qė ta ēojė edhe mė lart. Por, do tė shihet se duke filluar nga Davidi, dy gjenealogjitė e kundėrshtojnė njėra-tjetrėn. 

Nė shumė ēėshtje, Luka, Mateu dhe Marku e tregojnė ndryshe profetėsinė e Jezusit. 

Njė ngjarje me rėndėsi kapitale pėr tė krishterėt, siē ėshtė themelimi i Eukaristisė, ėshtė temė me variantet e Lukės dhe tė dy ungjillltarėve tė tjerė. R.P.Roge nė librin e tij "Initation a l'Evanglie" (Hyrje nė Ungjijtė fq. 75) vėren se fjalėt me tė cilėn ėshtė themeluar Eukaristia Luka (22, 19-24) i ka transmetuar krejtėsisht ndryshe nga fjalėt qė i gjejmė tek Mateu (26, 26-29) dhe te Marku (14, 22-24), te tė cilėt janė gati tė njėjta. "Pėrkundrazi, formula tė cilėn e transmeton Luka ėshtė shumė e afėrt me atė qė e pėrmend shėn Pali" (letra e parė Koritianėve, 11, 23-25).

Siē e pamė, Luka i vė nė qarkullim fjalėt mbi shėlbimin e Jezusit, qė janė nė kundėrshtim me atė qė ėshtė thėnė nė Veprat e Apostujve, autori i tė cilave ėshtė pranuar, dhe qė janė pjesė pėrbėrėse tė Besėlidhjes sė Re. Nė Ungjillin e vet, ai e vendos shėlbimin nė Ditėn e Ringjalljes, kurse nė Veprat, dyzet ditė mė vonė. E dimė se ēfarė komentime tė ēuditshme kanė bėrė ekzegetėt e krishterė lidhur me kundėrthėniet. 

Por komentuesit qė kujdesen tė jenė objektivė janė tė detyruar tė pranojnė, ashtu siē e bėjnė ata tė Pėrkthimit Ekumenik se nė planin e pėrgjithshėm pėr Lukėn "nuk ėshtė brenga e parė pėrshkrimi i ngjarjeve nė vėrtetėsinė e tyre materiale...".

Duke i krahasuar tregimet mbi Jezusin e ringjallur nga Veprat e Apostujve, nga po ky Lukė, me tregimet analoge tė ngjarjeve sipas Palit, R.P. Kannengiesseri jep pėr Lukėn jK}ė mendim; "Nga tė katėr ungjilltarėt Luka ėshtė mė i ndjeshmi dhe mė letrari, ai i ka tė gjitha cilėsitė e njė romancieri tė vėrtetė". 

 

UNGJILLI SIPAS GJONIT

 

Ungjilli sipas Gjonit ndryshon nė mėnyrė radikale nga tre tė tjerėt aq sa R.P. Roge, nė librin e tij "Intitation a L'Evangile", pas komentimit tė tre tė tjerėve, jep menjėherė njė figurė ekspresive tė Ungjillit tė katėrt: "njė botė tjetėr". Ky ėshtė me tė vėrtetė njė libėr i veēantė: ėshtė i ndryshėm nė renditjen dhe zgjedhjen e temave, tė tregimeve, nė stil, nė tė dhėnat gjeografike dhe kronologjike, por edhe nė prespektivat teologjike (O.Culmann). Gjoni dhe ungjilltarėt e tjerė i transmetojnė fjalėt e Jezusit nė mėnyrė shumė tė ndryshme; R.P.Roge lidhur me kėtė tėrheq vėrejtjen se derisa ungjijtė sinoptikė i transmetojnė fjalėt e Jezusit nė stil "goditės, shumė mė tė afėrt me stilin gojor", te Gjoni stili ėshtė meditues deri nė atė masė sa qė "ndonjėherė mund tė pyesim a thua akoma po flet Jezusi apo fjalėt e tij pahetueshėm janė zgjatur nga meditimet e ungjilltarit". 

Kush ėshtė autori? Ēėshtja ėshtė diskutuar shumė dhe lidhur me kėtė janė vėnė nė qarkullim mendime nga mė tė ndryshmet.

A.Tricoti dhe R.P.Roge janė ndėr ata qė nuk i prek as dyshimi mė i vogėl: Ungjilli sipas Gjonit ėshtė vepėr e dėshmitarit tė ngjarjes; autori ėshtė Goni, biri i Zebetit dhe vėlla i Jakovit, apostull, pėr tė cilin dimė hollėsira qė janė dhėnė nė doracakėt, tė cilėt i janė kushtuar publikut tė gjerė. Ikonografia popullarizuese e vendos afėr Jezusit, si nė kohėn e darkės sė fundit, qė i ka paraprirė Mundimit. Kush do tė mund tė mendonte se Ungjilli sipas Gjonit nuk ėshtė vepėr e kėtij Gjoni, apostull, figura e tė cilit ėshtė aq shumė e pėrhapur? 

Redaktimi shumė i vonshėm i kėtij Ungjilli tė katėrt nuk ėshtė argument formal kundėr njė pikėpamje tė tillė. Versioni definitiv duhet tė jetė i redaktuar patjetėr nga fundi i shekullit I. Vendosja e redaktimit gjashtėdhjet vjet pas Jezusit do tė ishte nė pėrputhje me ekzistimin e njė apostulli shumė tė ri nė kohėn e Jezusit, i cili do tė jetonte afėr njė shekull. Nė studimin e vet mbi Ringjalljen, R.P. Kannengiesseri arrin nė pėrfundimin se asnjė autor i Besėlidhjes sė Re, pėrveē Palit, nuk mund tė thotė pėr vete se ėshtė dėshmitar i ringjalljes sė Jezusit. Por, pėrsėri, Gjoni e pėrshkruan dėftimin e Jezusit para apostujve, ndėr tė cilėt do tė ketė qenė edhe ai, kur ishin tė gjithė sė bashku, pėrveē Tomės (20, 19-24), pastaj tetė ditė mė vonė tė gjithėve sė bashku (20, 25-29).

O.Culmann nė librin e tij "Le Nouveau Testament" nuk pėrcaktohet. 

Pėrkthimi Ekumenik i Biblės i saktėson se pjesė mė e madhe e kritikėve nuk e mbėshtet hipotezėn mbi redaktimin e apostullit Gjon, edhe pse kjo mundėsi, pėrkundėr tė gjithave, nuk mund tė jetė krejt e pėrjashtuar. Por ēdo gjė tregon se ka pasur ndėrhyrje, sepse teksti qė sot ėshtė nė lexim ka shumė autorė: "Mund tė bėhet qė Ungjijtė, kėta qė i kemi tani, i kanė botuar nxėnėsit e autorėve qė ja kanė shtuar kapitullin 21, dhe, pa dyshim, disa shėnime (Kėshtu 4, 2 dhe ndoshta 4, 1; 4, 44; 7, 375; 11, 2; 19, 35). Pėrsa i pėrket tregimit mbi gruan qė shkel kurorėn (7, 53-8), tė gjithė pajtohen me atė se ėshtė fjala pėr pjesėn me prejardhje tė panjohur qė ėshtė futur mė vonė (por qė i takon Shkrimit kanonik). Paragrafi 19, 35 paraqitet si "nėnshkrim i dėshmitarit tė ngjarjes" (O. Culmann) dhe ėshtė i vetmi qė ėshtė i qartė nė tėrė Ungjillin sipas Gjonit; por komentusit mendojnė se ai me siguri ėshtė shtuar mė vonė.

O. Culmanni mendon se shtesat e mėvonshme janė tė qarta nė kėtė Ungjill; i tillė ėshtė kapitulli 21, qė ka qenė vepėr e njė "nxėnėsi", i cili, gjithashtu, "e ka retushuar pjesėn kryesore tė Ungjillit"

Pa i pėrmendur tė gjitha hipotezat e tjera tė ekzegetėve, vetėm vėrejtjet e autorėve tė krishterė mė tė njohur qė i kemi pėrmendur kėtu lidhur me ēėshtjen e autorit tė Ungjillit tė katėrt, tregojnė se nė pikėpamje tė kumbarisė kemi njė konfuzion tė plotė. 

Vlera historike e tregimeve tė Gjonit ėshtė kontestuar mjaft. Mospėrputhjet me tre Ungjijtė e tjerė janė tė hapta. O.Culmanni jep shpjegime pėr to. Ai pranon se Gjoni ka prespektiva tė ndryshme teologjike nga ungjilltarėt e tjerė. Ky qėndrim "drejtohet nga zgjedhja e tregimeve tė paraqitura tė mėsimit, si dhe nga mėnyra me tė cilin janė reproduktuar... Kėshtu autori shpesh vazhdon renditjen dhe vė nė gojėn e Jezusit historik atė qė Shpirti i Shenjtė ja ka zbuluar vetė atij". Pėr kėtė ekzeget shkaku i mospėrputhjes ėshtė i tillė. 

Me tė vėrtetė ėshtė e mundur tė merret me mend se Gjoni duke shkruar pas ungjilltarėve tė tjerė, i ka zgjedhur disa tregime tė vetat qė t'i ilustrojė mė mirė tezat e veta dhe nuk do tė duhet tė ēuditemi qė te Gjoni nuk e gjejmė tėrė atė qė e pėrmbajnė treėgimet e tjera. Pėrkthimi Ekumenik zbulon njė numėr tė konsiderueshėm tė rasteve tė kėtij lloji (fq. 282). Por edhe mė shumė tė habisin disa zbrazėti. Disa duken fare pak tė mundshme, siē ėshtė ajo nga tregimi i themelimit tė Eukaristisė. Siē mund tė merret me mend qė njė episod aq i rėndėsishėm pėr krishtėrimin, i cili do tė bėhet shtyllė e liturgjisė sė tij: meshėn, nuk e ka pėrmendur Gjoni, ungjilltari meditativ par excellence? Por, ai kėnaqet me atė qė nė predikimin e asaj darke qė i ka paraprirė Mundimit tė pėrshkruajė vetėm larjen e kėmbėve tė nxėnėsve, paralajmėrimin e tradhėtisė sė Judės dhe mohimin e Pjetrit. 

Pėrkundrazi, ka tregime qė janė karakterisitke pėr kėtė, kurse mungojnė tek tė tre ungjilltarėt e tjerė. Pėrkthimi Ekumenik i pėrmend (fq. 283). Edhe kėtu mund tė pėrfundojmė se tė tre autorėt mund tė mos e kuptojnė rėndėsinė qė e ka zbuluar Gjoni nė kėto episode. Por, si tė mos habitemi qė tek Gjoni gjejmė tregime mbi Jezusin e ringjallur nė bregun e liqenit tė Tiberiadit (Gjoni, 21, 1-14), qė ėshtė vetėm reproduktim, me shumė hollėsira tė shtuara mė vonė, tė gjuetisė sė ēuditshme qė e ka treguar Luka (5, 11), njė episod qė ka ngjarė nė ringjallje tė Jezusit. Nė kėtė tregim Luka aludon nė praninė e apostullit Gjon, i cili, sipas traditės, ka qenė ungjilltar. Pasi ky tregim nga Ungjilli sipas Gjonit pėrbėn njė pjesė tė kreut 21, pėr tė cilin pajtohen se ėshtė shtesė e mėvonshme mund tė marrim me mend lehtė se pėrmendja e emrit tė Gjonit nė tregimin e Lukės mund tė mendohet se ndėrthuret artificialisht nė Ungjillin e katėrt: nevoja qė pėr kėtė tregim mbi ngjarjen nė ringjallje tė Jezusit tė ndėrrohet nė tregim tė mbasvdekjes nuk e ka ndaluar shpėrdoruesin e teksit tė Ungjillit.

Njė mospėrputhje tjetėr e rėndėsishme ndėrmjet Ungjillit sipas Gjonit dhe tre tė tjerėve ėshtė kohėzgjatja e misionit tė Jezusit. Marku, Mateu dhe Luka e vendosin nė njė vit kurse Gjoni e zgjatė mbi dy vjet. O.Culmanni e vėren kėtė fakt. Pėr kėtė ēėshtje ja si shprehet Pėrkthimi Ekumenik:

Derisa Ungjijtė sinoptikė zhvillojnė periudhė tė gjatė galilease, pas sė cilės vjen njė ecje pak a shumė e gjatė nė drejtim tė Judesė, dhe mė nė fund njė qėndrim i shkurtėr nė Jeruzalem. Gjoni, pėrkundrazi, flet pėr transferime tė shpeshta nga njė krahinė nė tjetrėn dhe vėren praninė e pėrzgjatur nė Jude e sidomos nė Jeruzalem (1, 19-51; 2, 13-3, 36; 5, 1-47; 14, 20-31). Ai pėrmend shumė kremtime tė Pashkėve (2, 13; 5, 1; 6, 4; 11, 55) dhe kėshtu sugjeron profeci mė tė gjatė se dy vjet.

Pra, kujt duhet t'i besojmė: Markut, Mateut, Lukės apo Gjonit? 

 

BURIMET E UNGJIJVE

 

Kjo pasqyrė e pėrgjithshme e shkurtėr qė del nga shqyrtimi kritik i teksteve tė Ungjijve na shpie drejt konceptimit tė njė literature "tė palidhshme", "plani i tė cilės nuk ka vazhdimėsi" dhe "kundėrthėniet e tė cilave duken tė pakalueshme", t'i huazojmė shprehjet nga gjykimi i komentuesit tė Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, nė autoritetin e tė cilit mund tė mbėshtetemi, sepse mendimet pėr kėtė lėndė janė shumė tė rėnduara nga pasojat. E pamė se njohja e historisė sė fesė nga koha e lindjes sė Ungjijve mund tė na shpjegojė disa karakteristika tė kėsaj literature, e cila i habit lexuesit qė janė tė prirur tė mendojnė. Por, vlen tė shkojmė mė tej dhe tė kėrkojmė atė qė mund tė mėsojmė nga punimet e publikuara nė kohėn bashkėkohore lidhur me punimet nga tė cilėt ungjilltarėt kanė marrė lėndėn pėr t'i redaktuar tekstet e veta: njėsoj ėshtė interesant tė shihet nėse historia e teksteve pas zyrtarizimit tė tyre mund tė shpjegojė disa aspekte qė i ofrojnė sot. 

Nė kohėn e Etėrve Kishtarė ēėshtjes sė burimit i ėshtė afruar nė mėnyrė shumė tė thjeshtė. Nė shekujt e parė tė erės sė krishterė burim ka mundur tė jetė vetėm Ungjilli, i cili nė dorėshkrimet komplete ka qenė vendosur nė vendin e parė, dmth Ungjilli sipas Markut. Ēėshtja e burimit ėshtė shtruar vetėm pėr Markun dhe Lukėn, pasi Gjoni ka qenė problem i veēantė. Shėn Agustini ka konsideruar se Marku, i dyti sipas rendit tradicional tė paraqitjes, ėshtė frymėzuar nga Mateu, tė cilin e ka remizuar, kurse Luka, i cili nė dorshkrimet (manuskripte) ėshtė nė vendin e tretė, ėshtė shėrbyer me tė dhėna tė njėrit dhe tė tjetrit: kėtė e sugjeron prologu i tij, pėr tė cilin kemi folur mė sipėr.

Ekzegetėt e kėsaj kohe kanė mundur njėsoj si edhe ne sot tė vlerėsojnė shkallėn e pėrputhshmėrisė sė teksteve dhe tė gjejnė njė numėr tė madh vargjesh qė janė tė pėrbashkėt nė dy ose tre Ungjij sinoptikė. Komenutesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės pėrafėrsisht kėshtu i vlerėsojnė me numra: 

- 330 vargje tė pėrbashkėta nė tė tre Ungjijtė sinoptikė.

- 178 vargje tė pėrbashkėta tė Markut dhe Mateut;

- 100 vargje tė pėrbashkėta tė Markut dhe Lukės; 

- 230 vargje tė pėrbashkėta tė Mateut dhe Lukės;

kurse prej tė gjitha vargjeve tė tre ungjilltarėve tė parė 330 vargje i takojnė Mateut, 53 Markut dhe 50 Lukės. 

Nga Etėrit Kishtarė e deri nė fund tė shekullit XVIII ka kaluar njė mijėvjeēar e gjysėm dhe nuk ka lindur ndonjė problem i ri lidhur me burimet e ungjilltarėve; ėshtė pranuar tradita. Por, nė kohėn bashkėkohore, duke i ditur kėto tė dhėna, u kuptua se secili ungjilltar, duke marrė informacionet qė i gjente tek tė tjerėt, nė tė vėrtetė e ndėrtoi tregimin nė mėnyrėn e vet, sipas pikėpamjeve tė veta. Atėherė i ėshtė kushtuar njė kujdes i rėndėsishėm grumbullimit tė materialeve tė tregimit nė traditėn gojore tė bashkėsisė primitive, nga njė anė dhe nė njė burim tė shkruar tė pėrbashkėt arameik, i cili nuk ėshtė gjetur, nė anėn tjetėr. Ky burim i shkruar ka mundur tė pėrbėjė njė bllok kompakt ose tė jetė i pėrbėrė nga fragmente tė komplikuara tė tregimeve tė ndryshme qė kanė mundur t'i shėrbejnė secilit ungjilltar pėr ta ndėrtuar veprėn e vet origjinale. 

Kėrkimet mė tė thelluara qė kanė filluar afėrsisht para njė shekulli sollėn teori mė tė sakta, tė cilat do tė komplikohen me kalimin e kohės. Teoria e parė bashkėkohore ėshtė teoria e quajtur "dy burimet e Holtzmanit" (1863). Sipas saj, siē e saktėsojnė O.Culmanni dhe Pėrkthimi Ekumenik, Mateu dhe Luka janė frymėzuar prej Markut, nė njė anė, dhe prej njė dokumenti tė pėrbashkėt qė sot ka humbur, nė anėn tjetėr. Pėr mė tepėr, dy ungjilltarėt e parė do tė kishin nė dispozicion nga njė burim personalisht tė vetin. Kėshtu vijmė deri te skema e mėposhtme.

Skema

Culmanni e kritikon skemėn nė kėto pika:

1. Vepra e Markut, tė cilėn e kanė pėrdorur Luka dhe Mateu, nuk do tė ishte Ungjilli i kėtij autori, por ndonjė redaktim mė i hershėm;

2. Kjo skemė nuk i kushton kujdes tė duhur traditės gojore, e cila paraqitet si kryesore, pasi vetė, me kalimin e kohės prej tridhjetė apo dyzet vjetėsh, i ka ruajtur fjalėt e Jezusit dhe tregimet mbi misionin e tij, kurse ungjilltarėt kanė qenė vetėm raportues tė bashkėsisė sė krishterė, e cila e ka fiksuar traditėn gojore.

Kėshtu arrijmė tė kuptojmė se Ungjijtė qė i kemi sot kanė sjellė pasqyrėn e asaj qė bashkėsitė e krishtera primitive kanė ditur pėr profertėsinė e Jezusit, si dhe besimin dhe koncepcionet e tyre teologjike, raportues tė tė cilave kanė qenė ungjilltarėt. 

Kėrkimet mė bashkėkohore tė kritikės lidhur me burimet e Ungjijve kanė zbuluar njė proēes akoma mė kompleks tė formimit tė teksteve. "Krahasimi i katėr Ungjijve", vepėr e R.P. Benotit dhe R.P. Boismardit, profesorė sė Shkollės Biblike tė Jeruzalemit (1972 deri 1973), e vė theksin nė zhvillimin e teksteve nėpėr shumė etapa, paralelisht me zhvillimin e traditės, gjė qė ka sjellė deri nė pasojat qė R.P.Benoiti, duke paraqitur njė pjesė tė librit qė ėshtė vepėr e R.P. Boismardit, e shpreh me kėto fjalė: "(...) format e fjalėve ose tė tregimeve qė rrejdhin nga evolimi i gjatė i traditės nuk e kanė origjinalitetin e njėjtė si ato qė kanė qenė nė fillim disa lexues tė kėsaj vepre ndoshta do tė befasohen ose do tė habiten kur tė kuptojnė se kjo ose ajo fjalė e Jezusit, kjo ose ajo parabolė, ky ose ai paralajmėrim i fatit tė tij, nuk janė thėnė ashtu siē i lexojmė ne, por ato janė pėrmirėsuar dhe pėrshtatur nga ata qė na i kanė transmetuar. Pėr ata qė nuk janė tė mėsuar me kėtė lloj tė kėrkimit historik ka njė burim tė mundshėm pėr tu ēuditur, ndoshta edhe skandal". 

Kėto pėrmirėsime tė teksteve dhe pėrshtatja e tyre qė ėshtė bėrė nga ata qė na i kanė transmetuar, janė bėrė nė mėnyrė tepėr komplekse dhe kėtė e tregon skema tė cilėn nė e jep R.P. Boismardi. Ajo ėshtė zhvillim i teorisė sė tė ashtuquajturės tė dy burimeve. Skema ėshtė ndėrtuar pas punės nė hulumtimin dhe komparacionin e teksteve, tė cilėn kėtu do tė ishte e pamundur ta rezimojmė. Lexusi i interesuar do tė duhej qė pėr mė shumė hollėsira t'i referohej veprės origjinale qė ėshtė botuar nė Paris, nė botimin Cerf. 

Katėr dokumentet bazė tė quajtura A, B, C, dhe Q, paraqesin burimet origjinale tė Ungjijve (shih skemėn e pėrgjithshme). 

Dokumenti A ėshtė dokument i cili rrjedh nga mjedisi judeo-krishterė dhe e ka frymėzuar Mateun dhe Markun.

Dokumenti B ėshtė riinterpretim tė dokumentit A pėr nevojat tė kishave pagane-krishtere: ai ka frymėzuar tė gjthė ungjilltarėt, pėrveē Mateut.

Dokumenti C e ka frymėzuar Markun, Lukėn dhe Gjonin. 

Dokumenti Q pėrmban shumicėn e burimeve tė pėrbashkėta pėr Mateun dhe Lukėn; ky ėshtė "dokument i pėrbashkėt" nga teoria e sipėrpėrmendur e dy burimeve. 

Asnjėri nga kėto dokumente bazė nuk qe shkaktar pėr redaktimin e teksteve pėrfundimtare qė i kemi sot. Ndėrmjet tyre dhe versionit pėrfundimtar vendosen redaktimet e ndėrmjetme qė autori i quan: Mateu intermedist, Marku intermedist, Luka i hershėm dhe Gjoni. Kėto katėr dokumente ndėrmjetse do tė sjellin gjer te redaktimet e fundit tė katėr Ungjijve, duke i inspiruar si redaksi pėrkatėse tė fundit, ashtu dhe ato tė Ungjijve tė tjerė. Duhet parė skema kryesore nė mėnyrė qė tė kuptohen tė gjitha veprimet komlekse tė cilat autori i nxjerr nė dritė. 

Rezultatet e kėtyre hulumtimeve biblike janė me rėndėsi tė madhe. Ato tregojnė se tekstet e Ungjijve jo vetėm qė kanė "historinė" e tyre (pėr kėtė do tė flasim mė poshtė), por edhe "parahistorinė" e tyre, sipas shprehjes sė R.P.Boismardit, kjo do tė thotė se para redaktimeve tė fundit ata kanė pėsuar ndryshime gjatė etapės sė dokumenteve ndėrmjetėse (intermediste). Kėshtu, pėr shembull, shpjegohet se si ėshtė e mundur qė njė tregim i njohur mirė nga jeta e Jezusit, siē ėshtė peshkimi i ēuditshėm, tė paraqitet nga Luka si ngjarje qė ka ndodhur nė gjallje tė tij, kurse sipas Gjonit, si njė episod i dėftimit tė tij pas ringjalljes.

 

M.E. BOISMARD

KRAHASIMI I KATĖR UNGJIJVE 

SKEMA E PĖRGJITHSHME 

 

 

 

Dokumenti A,B,C,Q = dok.bazė qė i kanė shėrbyer redaktimit                                    

Mt.interm. = Redaktimi i ndėrmjetėm i Mateut 

Mk.interm. = Redaktimi i ndėrmjetėm i Markut

Proto-Lk = Redaktimi i ndėrmjetėm i Lukės

In  = Redaktimi i ndėrmjetėm i Gjonit

Red.fund.Mt = Redaktimi i fundit i Mateut  

Red.fund.Mk = Redaktimi i fundit i Markut

Red.fund.Lk = Redaktimi i fundit i Lukės

Red.fund.Gjn = Redaktimi i fundit i Gjonit

 

Si pėrfundim i tėrė kėsaj del se duke lexuar Ungjijtė nuk jemi mė tė sigurt se dėgjojmė fjalėn

e Jezusit. R.P. Benoit, duke iu drejtuar lexuesit tė Ungjijve, ia tėrheq vėrejtjen nė kėtė, por i ofron njė kompensim:

"Nėse nė shumė raste duhet tė heqė dorė nga ajo qė tė dėgjojė zėrin e Jezusit, ai dėgjon zėrin e Kishės dhe shpreson nė tė si nė shpjeguesin, tė cilin hynisht e ka autorizuar Zotriu i cili, pasi dikur fliste nė vendin tonė, tani flet pėr lavdinė e vet".

Si tė lidhet ky konstatim formal mbi mungesėn e origjinalitetit tė disa teksteve me fazėn e konstatimit dogmatik mbi Shpalljen Hyjnore tė Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, i cili, pėrkundrazi, na bind pėr transmetimin e fjalėve tė Jezusit: "Kėta katėr Ungjij, historikun e tė cilėve ajo (Kisha) e vėrteton pa mėdyshje, e trasmetojnė besnikėrisht atė qė Jezusi,Bir i Zotit, nė gjallje tė tij, duke qenė mes njerėzve, vėrtet ka bėrė dhe i ka mėsuar pėr shpėtimin e tyre tė amshueshėm, deri nė ditėn kur u ngrit nė qiell".

Shihet krejt qartė se puna e Shkollės Biblike tė Jeruzalemit i ka bėrė njė demant tė rreptė deklaratės sė Koncilit33.

 

 

HISTORIA E TEKSTEVE 

 

Do tė ishte gabim tė besohet se menjėherė pas redaktimit Ungjijtė kanė krijuar Shkrimin e (Shenjtė) themelorė tė krishterimit qė po vinte, dhe se nė ta janė mbėshtetur si nė Besėlidhjen e Vjetėr. Autoriteti kryesor atėherė ka qenė tradita gojore e cila transmetonte fjalėn e Jezusit dhe mėsimet e apostujve. Shkrimet e para qė lexoheshin dhe qė fituan shumė mė pėrpara Ungjijve kanė qenė letrat e Palit: a nuk ishin redaktuar ato shumė dhjetėvjeēarė mė parė?

Pamė se para vitit 140 nuk ekzistonte asnjė dėshmi e cila do tė vėrtetonte se ka qenė i njohur njė pėrmbledhje i shkrimeve ungjillore, pėrkundėr asaj ēfarė shkruajnė akoma nė kohėn tonė disa komentues. Duhet pritur pėrafėrsisht vitin 170, qė tė katėr Ungjijtė tė fitojnė statutin e literaturės kanonike.

Nė kėtė kohė fillestare tė krishterimit kanė qarkulluar, gjithashtu, shkrime tė shumta mbi Jezusin, tė cilat mė vonė nuk janė konsideruar si tė denja pėr origjinalitetin dhe pėr tė cilat Kisha ka dhėnė urdhėr qė tė fshihen, prej nga edhe janė quajtur apokrife. Prej kėtyre teksteve ka vepra qė janė ruajtur mirė, meqė kanė "gėzuar pėrkrahje e plotė", na thotė Pėrkthimi Ekumenik ; si didake (mėsimi i tė dymbėdhjetė apostujve) ose letra e Barnabės, por tė tjerat, pėr fat tė keq, "janė hequr nė mėnyrė brutale" dhe prej tyre kanė ngelur vetėm fragmente. Duke u konsideruar si transmetuese tė trillimeve, ato u hoqėn para syve tė besimtarėve. Por, pėrsėri, veprat siē janė Ungjilli i Nazaretasve, Ungjilli i Hebrejve, Ungjilli i Egjiptjanėve, tė njohur pėr lidhjet me Etėrit Kishtar, u lidhėn mjaft ngushtė me Ungjijtė me Ungjijtė kanonikė. Po kjo vlen edhe pėr Ungjillin e Tomės dhe Ungjillin e Barnabės.

Disa nga kėto shkrime apokrife pėrmbajnė pjesė fantazmogorike, tė cilat janė produkt i imagjinatės popullore. Autorėt e veprave mbi Apokrifėt, me njė kėnaqėsi tė qartė, i citojnė fragmentet tė cilat, thėnė shkurt, janė qesharake. Por, fragmente tė tilla mund tė hasen nė tė gjitha Ungjijtė. Tė pėrkujtojmė vetėm pėrshkrimin fantastik tė ngjarjeve tė cilat, sipas Mateut, kanė ndodhur nė kohėn e vdekjes sė Jezusit. Nė tė gjitha shkrimet e kohės sė fillimit tė krishterimit mund tė hasen fragmente tė cilave ju mungon serioziteti: duhet tė jesh i ndershėm pėr ta pranuar kėtė.

Shumėsia e literaturės mbi Jezusin e ka shtyrė Kishėn qė t'i eleminojė qė nė fazėn e organizimit. A mos janė fshehur ndoshta me qindra ungjij? Vetėm katėr janė ruajtur pėr tė hyrė nė listėn zyrtare tė shkrimeve tė Besėlidhjes sė Re, qė pėrbėjnė atė qė quhet "Kanon"

Nga mesi i shekullit II, Markioni i detyroi fuqimisht autoritetet kishtare qė tė mbajnė qėndrim. Ky ishte armiku i egėr i hebrenjve, i cili atėhere kishte hedhur poshtė tėrė Besėlidhjen e Vjetėr dhe atė qė i dukej e tepėrt nė shkrimet pas Jezusit, lidhur me tė ose qė rridhnin nga tradita judeo-krishtere. Markioni e pranonte vetėm vlerėn e shkrimeve tė Palit dhe tė Ungjillit sipas Lukės, pasi mendonte se ky flet nė emėr tė Palit. 

Kisha e shpalli Markionin heretik, kurse nė kanonin e saj futi tė gjitha letrat e Palit, por krahas katėr Ungjijve, sipas Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit, dhe gjithashtu i shtoi disa vepra, siē janė Veprat e Apostujve. Por, nė kėta shekuj tė parė tė erės sė krishterė lista zyrtare ndryshon. Veprat qė mė vonė do tė konsiderohen tė pavlera (apokrife) momentalisht qėndrojnė nė listė, kurse vepra tė tjera, tė cilat i pėrmban ligji i tanishėm i Besėlidhjes sė Re, kanė qenė fshirė nė atė epokė. Lėkundjet kanė zgjatur deri nė Koncilin e Hiponit, nė vitin 393, dhe nė Kartagjenė, nė vitin 397. Por tė katėr Ungjijtė janė vazhdimisht tė pranishėm.

Bashkė me R.P.Boismardin duhet tė na vijė keq pėr zhdukjen e njė sasie tė literaturės sė ēuditshme qė Kisha e shpalli apokrife, sepse ka qenė me interes historik. Nė tė vėrtetė ky autor i bėn vend kėsaj literature nė krahasimin e vet tė katėr Ungjijve, pėrveē Ungjijve zyrtarė. Ai vėren se kėta libra kanė qenė nėpėr biblioteka deri nė fundin e shekullit IV.

Ky shekull ėshtė epokė e vendosjes sė njė rendi serioz. Tė kėsaj kohė janė dorėshkrimet komplete tė Ungjijve mė tė vjetėr. Dokumentet mė tė reja, papirusėt e shekullit III dhe njė qė mund tė datohet si i shekullit II, na transmetojnė vetėm fragmente. Dy dorėshkrimet mė tė vjetra nė pergament janė dorėshkrimet greke tė shekullit IV. Kėto janė "Codex Vaticanus", vend zbulimi i tė cilit nuk dihet, dhe "Codex Sinaiticus", i zbuluar nė kodrėn e Sinait. I pari ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit, kurse i dyti nė Muzeumin Britanik tė Londrės dhe pėrmban dy vepra apokrife. 

Sipas Pėrkthimit Ekumenik nė botė ekzistojnė 150 pergamena tė njohura; tė fundit janė tė shekullit IX. Por "tė gjitha kopjet e Besėlidhjes sė Re qė kanė arritur te ne nuk janė identike. Por, pėrkundrazi ndėr to mund tė hetohen dallime me rėndėsi variable, numri i tė cilave ėshtė tepėr i madh. Disa nga kėto dallime janė me karakteer gramatikor, leksikor ose nė renditjen e fjalėve, por ndonjėherė ndėrmjet dorėshkrimve mund tė hetohen mospajtime tė cilat prekin kuptimin e fragmenteve tė tėra". Nėse duam t'i kujtojmė mospajtimet e tekstit, mjafton tė shėtisim nėpėr "Novum Testamentum graece".

Kjo vepėr pėrmban njė tekst grek tė quajtur "mesatar", i cili ėshtė sintetik, me shėnimin e tė gjitha varianteve qė hasen nė versione tė ndryshme.

Autenticiteti i njė teksti, edhe i atij nga dorėshkrimet mė tė vlefshme, ėshtė gjithnjė i diskutueshėm. "Codex Vaticanus" na jep njė shembull pėr kėtė. Reproduktimi i tij nė faksimil, botim i Vatikanit i vitit 1965, ėshtė shoqėruar nga njė shėnim i tė njėjtės prejardhje, nga i cili kuptojmė se "shumė shekuj pas kopjimit (besohet rreth shekullit X ose XI) njė shkrues i ka rishkruar me bojė shkrimi tė gjitha fjalėt pėrveē atyre qė i ka konsideruar tė gabuara". Ka fragmente tė tėra tė tekstit, nė tė cilėn shumė qartė duken shkronjat e dikurshme ngjyrė gėshtenjė qė janė nė kontrast me tekstin tjetėr, ngjyra e tė cilit ėshtė gėshtenjė e errėt. Asgjė nuk na lejon tė pohojmė se ka qenė restaurim besnik. Tek e fundit, shėnimi e saktėsom kėtė gjė: "Ende nuk kemi patur sukses qė pėrfundimisht tė dallojmė duart e ndryshme qė kanė korrigjuardhe shpjeguar dorėshkrimet gjatė shekujve; njė numėr i dukshėm korrekturash ėshtė bėrė tėrėsisht nė momentin e pėrmirėsimit tė tekstit". Por nė tė gjithė doracakėt dorėshkrimi ėshtė paraqitur si kopje nga shekulli IV. Duhet t'u drejtohemi burimeve tė Vatikanit pėr tė parė se, shekuj mė vonė, duart kanė mundur ta ndryshojnė tekstin. 

Do tė marrim pėrgjigje se tekstet e tjera mund tė shėrbejnė pėr krahasime, por si tė zgjedhim variantet tė cilat e ndryshojnė kuptimin? Dihet mirė se korrektura shumė e lashtė e ndonjė shkruesi mund tė bėnte qė tė vulosej versioni definitiv i njė teksti tė korrigjuar. Pak mė poshtė do tė shohim se si njė fjalė e vetme nga teksti sipas Gjonit e cila ka tė bėjė me Parakletin, e ndryshon rrėnjėsisht kuptimin e fragmentit dhe e modifikon tėrėsisht kuptimin e tij nga pikpamja teologjike.

Ja se ēfarė shkruan O. Culmanni lidhur me variantet nė librin e tij "Besėlidhja e Re":

"Ato ndonjėherė janė rezultat i gabimeve pa dashje; kopjuesi e ka harruar njė fjalė, ose, pėr shembull, e ka shkruar dy herė radhazi, ose nga pakujdesia e ka harruar njė pjesė tė fjalisė, sepse ky nė dorėshkrimin qė ėshtė pėrshkruar ka qenė i vendosur ndėrmjet dy fjalėve tė njėjta. Ndonjėherė kemi tė bėjmė me korrigjime tė qėllimshme: ose pėrshkruesi i ka lejuar vetes tė bėjė korrigjime tė tekstit sipas ideve personale ose ėshtė pėrpjekur ta harmonizojė tekstin me ndonjė tekst tjetėr paralel nė mėnyrė qė pak a shumė t'i reduktojė mospajtimet. Pasi shkrimet e Besėlidhjes sė Re u ndan nga literatura e krishterė fillestare dhe u konsideruan Shkrime tė Shenjta, pėrshkruesit kanė hezituar mė shumė qė t'i lejojnė vetes korrigjime tė tilla tė paraardhėsve tė vet: ata besojnė se pėrsėri e kopjojnė tekstin autentik dhe kėshtu i fiksojnė variantet.Mė nė fund, ndonjėherė pėrshkruesi e ka shpjeguar tekstin nė margjinė (fusnotė) pėr ta shpjeguar vendin jo tė qartė. Pėrshkruesi i ardhshėm, duke menduar se fjalinė e ka shkruar nė margjinė paraardhėsi ka harruar ta fusė nė tekst, ka besuar se ėshtė e nevojshme tė futet nė tekst ai shpjegim margjinal.Kėshtu teksti i ri ndonjėherė bėhet edhe mė i pakuptueshėm".

Shkruesit e disa dorėshrimeve ndonjėherė i japin liri tė tepruar vetes nė punėn me tekst. I tillė ėshtė rasti me pėrshkruesin e njėrit nga dorėshkrimet mė tė vlefshme "Codexom Bezae Contabrigiensis" nga shekulli VI, pas atyre tė dyve qė i cituam mė sipėr. Duke parė pa dyshim ndryshimin nė gjenealogjitė e Jezusit sipas Lukės dhe Mateut, shkruesi, nė kopjen e tij tė Ungjillit sipas Lukės, fut gjenealogjinė sipas Mateut, por pasi ky pėrmban mė pak emra se i Lukės, ai e plotėson me emra tė tjerė (edhe pse nuk e vendos barazpeshėn). 

A thua pėrkthimet latinisht, siē ėshtė Vulgata e shėn Jeronimit ( shekulli IV) ose pėrkthimi edhe mė i vjetėr (vetus itala), pėrkthimet e sirianishtes sė vjetėr dhe tė koptishtes, janė mė tė besueshme se dorėshkrimet bazė tė greqishtes? Ato kanė mundur tė bėhen edhe sipas dorėshkrimeve edhe mė tė vjetra, prej atyre qė i kemi cekur mė sipėr dhe tė cilat do tė ishin tė humbura nė kohėn tonė. Pėr kėtė nuk dimė asgjė. 

Ka pasur sukses qė tė gjitha kėto versione tė futen nė familje tė cilat nė vete bashkojnė njė numėr tė konsiderushėm tė karakteristikave tė pėrbashkėta. Kėshtu, sipas O. Culmannit, mund tė caktohen:

- njė tekst i quajtur lashtosirian, formimin e tė cilit kanė mundur ta bėjnė dorėshkrimet mė tė vjetra greke, nė pjesėn mė tė madhe; nė sajė tė shtypshkronjės ky tekst ėshtė shumė i pėrhapur nė Europė qė nga shekulli XVI; ai ėshtė njėri ndėr mė tė dobėtit thonė specialistėt.

- njė teks i quajtur Perėndimor me versionet e tij tė vjetra latine dhe "Codexin Bezae Cantabrigiensis", njėkohėsisht nė greqisht dhe latinisht (sipas Pėrkthimit Ekumenik, njėra nga karakteristikat e tij ėshtė tendenca shumė e shprehur ndaj shpjegimeve, pasaktėsive, parafrazave, harmonizimeve).

- teksti i quajtur neutral, tė cilit i takon Codex Vatikanus dhe Codex Sinaiticus, do tė kishte njė pastėrti mjaft tė madhe; botimet bashkėkohore tė Besėlidhjes sė Re e ndjekin pas me dėshirė, edhe pse edhe ky ka tė meta (Pėrkthimi Ekumenik). 

Krejt ajo qė kritika bashkėkohore e teksteve mund tė na japė nga ky pikėvėshtrim ėshtė tė provojė tė bėjė rindėrtimin e "njė teksti i cili do tė kishte shanse mė tė mėdha qė t'i afrohet origjinalit. Shpresat se nė ēfarė mėnyre do tė gjejmė vetė tekstin origjinal nuk mund tė realizohet". (Pėrkthimi Ekumenik).

 

 

UNGJIJTĖ DHE SHKENCA BASHKĖKOHORE

- GJENEALOGJITĖ E JEZUSIT

 

Ungjijtė pėrmbajnė shumė pak vende qė do tė mund t'i krahasonim me tė dhėnat shkencore bashkėkohore. 

Para sė gjithash, shumė tregime nga Ungjijtė qė kanė tė bėjnė me ēuditė nuk janė aspak tė pėrshtatshėm pėr komentim shkencor. Kėto ēudi lidhen si me persona: shėrimi i tė sėmurėve (tė tėrbuarit, tė verbuarit, tė paralizuarit, tė gėrbuluarit, ringjallja e Lazrit), ashtu edhe me fenomene thjesht materiale jashtė ligjeve tė natyrės (ecja e Jezusit nėpėr ujra qė e mbajnė, kthimi i ujit nė verė). Ndonjėherė ky mund tė jetė fenomen natyror nė formė tė pazakonshme pėr shkak tė realizimit tė tij brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr siē ėshtė fashitja e menjėhershme e stuhisė, tharja e menjėhershme e fiqve ose dhe peshkimi i ēuditshėm, sikur tė jenė grumbulluar gjithė peshqit e liqenit mu nė vendin ku janė hedhur rrjetat e peshkimit. 

Nė tė gjitha kėto ngjarje, Zoti ndėrhyn me anė tė gjithėfuqisė sė Tij, prandaj nuk do tė duhej habitur qė Ai ėshtė nė gjėndje tė bėjė atė qė njerėzve u duket si habi, por, pėr Tė nuk ėshtė e tillė. Kėto shqyrtime nuk, do tė thotė aspak se besimtari nuk duhet tė pėrzihet nė shkencė. Tė besosh nė ēudira hyjnore dhe nė shkencė ėshtė njė lidhje harmonike: njėra ėshtė nė mundėsinė e Zotit, kurse tjetra nė mundėsinė e njeriut. 

Unė personalisht besoj me kėnaqėsi se Jezusi ka mundur tė shėrojė tė gėrbulurin por, nuk mund tė pajtohem tė shpallet origjinal dhe i frymėzuar nga Zoti njė tekst nė tė cilin lexoj se ndėrmjet njeriut tė parė dhe Abrahamit kanė ekzistuar dymbėdhjet brezni, siē na thotė Luka nė Ungjillin e tij (3, 23-28). Pak mė poshtė do t'i shohim shkaqet qė tregojnė se teksti i Lukės, si dhe ai i Besėlidhjes sė Vjetėr, krejtėsisht janė produkt i imagjinatės njerėzore. Ungjijtė (si edhe Kur'ani) na japin njė tregim tė njėjtė mbi prejardhjen biologjike tė Jezusit (Isai a.s.t). Rritja e Jezusit (Isai a.s.t) nė barkun e nėnės ka ndodhur jashtė ligjeve tė natyrės, qė vlejnė pėr tėrė qėniet njerėzore. Veza prej vezores sė nėnės sė vet nuk ka pasur nevojė tė takohet me spermatozoidin, qė do tė duhej tė rridhte nga babai i tij, pėr t'u formuar embrioni, e pastaj fėmija i aftė pėr tė jetuar. Fenomeni i cili shkakton lindjen e individid normal pa ndėrmjetėsimin e elementit frytnues mashkullor quhet partenogjeneza. Nė botėn shtazore partenogjenza mund tė shikohet nė disa kushte. I tillė ėshtė rasti tek insekte tė ndryshėm, te disa jokurrizorė dhe shumė rrallė te njė lloj i zogjve. Te disa sisorė, te lepujt pėr shembull, ka mundur nė mėnyrė eksperimentale tė fitohet fillimi jetės sė vezės pa ndėrmjetėsimin e spermatozoidit nė embrion, nė njė stad shumė rudimentar, por, nuk ka qenė e mundur tė shkohet mė tej se ata nuk dihet pėr asnjė rast tė partenogjenezės sė pėrfunduar eksperimentale ose natyrore. Jezusi (Isai a.s.) ėshtė njė rast i tillė. Maria (Merjemja) ka qenė nėnė virgjėreshė. Ajo ka ruajtur virgjėrinė e vet dhe nuk ka pasur fėmijė tjetėr pėveē Jezusit (Isai a.s.t). Jezusi (Isai a.s.) ėshtė njė unikat biologjik. 

 

 

GJENEALOGJITĖ E JEZUSIT

 

Dy gjenealogjitė qė i pėrmbajnė Ungjilli sipas Mateut dhe sipas Lukės shtrojnė ēėshtje e vėrtetėsisė dhe tė pėrputhshmėrisė me tė dhėnat shkencore dhe rrjedhimisht edhe tė origjinalitetit. Kėto ēėshtje janė tepėr habitėse pėr komentuesit e krishterė, sepse ata nuk pranojnė qė nė tė, tė shohin atė qė ėshtė tepėr e qartė se bėhet fjalė pėr njė sajim tė imagjinatės njerėzore: ajo qė mė parė i ka frymėzuar autorėt priftėrorė tė Zanafillės, nė shekullin VI para erės sonė, pėr gjenealogjitė e tyre lidhur me njerėzit e parė. Ajo e kė frymėzuar edhe Mateun dhe Lukėn pėr atė qė kėta dy autorė nuk kanė huazuar nga Besėlidhja e Vjetėr.

Duhet menjėherė tė vėrejmė qė kėto gjenealogji mashkullore nuk kanė kurrėfarė rėndėsie pėr Jezusin. Nėse Jezusit, birit tė vetėm tė Marisė, pa baba biologjik, ka qenė dashur t'i caktohet gjenealogjia, atėherė ajo do tė duhej tė ishte gjenealogjia e Marisė, nėnės sė tij.

Ja tekstet sipas Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, Besėlidhja e Re:

 

Gjenealogjia sipas Mateut nė fillim tė Ungjillit tė tij:

 

GJENEALOGJIA E JEZU KRISHTIT,

DJALIT TĖ DAVIDIT,

DJALIT TĖ ABRAHAMIT

 

Abrahamit i lindi Izaku.

Izakut i lindi Jakobi.

Jakovit i lindi Juda dhe vėllezėrit e tij.

Judės i lindi prej Tamarės Faresi dhe Zara.

Faresit i lindi Esromi.

Esromit i lindi Arami.

Aramit i lindi Aminadabi.

Aminadabit i lindi Naasoni.

Naasonit i Lindi Salmoni.

Salmonit i lindi prej Rabės Boozi.

Boozit i lindi Prej Rutės Jobedi.

Jobedit i lindi Jeseu.

Jeseut i lindi Davidi mbret.

Davidid prej ish gruas Urisė, Solomoni.

Solomonit i lindi Roboami.

Roboamit i lindi Abiai.

Abiait i lindi Asi.

Asit i lindi Jozafati.

Jozafatit i lindi Jorami.

Joramit i lindi Ozia.

Ozisė i lindi Joatami.

Joatamit i lindi Akazi.

Akazit i lindi Ezekia.

Ezekisė i lindi Manaseu.

Manaseut i lindi Amoni.

Amonit i lindi Jozia.

Jozisė i lindi Jehonia dhe vėllezrit e tij nė kohėn e shpėrnguljes nė Babiloni.

Pas shpėrnguljes nė Babiloni:

Jenonisė i lindi Salatieli.

Salatielit i lindi Zorobabeli.

Zorobabelit i lindi Abiudi.

Abiudid i lindi Eliakimi.

Elikimit i lindi Azori.

Azorit i lindi Sadoku.

Sadokut i lindi Akimi.

Akimit i lindi Eliudi.

Eliudid i lindi Eliazari.

Eliazarit i lindi Matani.

Matanit i lindi Jakobi.

Jakobit i lindi Jozefi, Fati i Marisė, prej sė cilės lindi Jezusi qė quhet Krisht.

Pra, gjithsej: katėrmbėdhjetė brezni prej Abrahamit deri te Davidi, katėrmbėdhjetė prej Davidit deri nė internimin nė Babiloni, katėrmbėdhjetė prej internimit nė Babiloni deri te Krishti. 

Luka (3, 23-38) jep njė gjenealogji tjetėr nga ajo sipas Mateut. Kėtu po e riprodhojmė sipas tė njėjtit pėrkthim:

"Jezusi kur ishte rreth tridhjetė vjeē. Ishte - si mendonin njerėzit - i biri i Jozefit, i Helit, i Matatit, i Levit, i Melkit, i Janait, i Jozefit, i Matatisė, i Amonit, i Naumit, i Heselit, i Nagait, i Mahatit, i Matatisė, i Semeit, i Josehit, i Judės, i Joananit, i Resait, i Zorobabelit, i Salatielit, i Nierit, i Melkit, i Adit, i Kozamit, i Elmandamit, i Herit, i Jezusit, i Eliezerit, i Jorimit, i Matatit, i Levit, i Simonit, i Judės, i Jozefit, i Jonamit, i Eliakimit, i Meleait, i Menait, i Matatait, i Natanit, i Davidit, i Jeseut, i Obedit, i Boozit, i Salait, i Naasonit, i Aminadabit, i Adminit, i Arnit, i Esromit, i Faresit, i Judės, i Jakobit, i Izakut, i Abrahamit, i Tares, i Nahorit, i Seruhut, i Ragahut, i Falekut, i Heberit, i Salait, i Kainait, i Arfaksadit, i Semit, i Nojės, i Lamehit, i Matuzalės, i Enokut, i Jaredit, i Maleleelit, i Kainanit, i Enosit, i Setit, i Adamit, i Zotit.

Kėto dy gjenealogji shihen mė qartė nė dy tabela prej tė cilave njėra tregon gjenealogjinė para Davidit, kurse tjetra gjenealogjinė pas Davidit: 

 

GJENEALOGJIA E JEZUSIT PARA DAVIDIT

 SIPAS MATEUT  SIPAS LUKĖS 

  1. Adami

  2. Seti

  3. Enosi

. Mateu nuk e pėrmend 4. Kainani

asnjė emėr para Abrahamit.  5. Maleleeli 

 6. Jaredi

  7. Enoku

 8. Matuzala

 9. Lumehi

 10. Noa

 11. Semi

 12. Arfaksadi

 13. Kainani

 14. Salai

  15. Haberi

  16. Faleku 

                                             17. Ragau 

 18.Seruku

 19. Nahori

 20. Tares

1. Abrahami 21. Abrahami

2. Izaku 22. Izaku

3. Jakobi   23. Jakobi

4. Juda  24. Juda

5. Faresi  25. Faresi

6. Esromi  26. Esromi

7. Arami  27. Arni

  28. Admini

8. Aminadabi 29. Aminadabi

9. Naasoni 30. Naasoni

10. Samoni 31. Salai

11. Boozi   32. Boosi

12. Jobedi 33. Obedi

13. Jeseu                           34. Jeseu

14. Davidi 35. Davidi

  

 

 

GJENEALOGJIA E JEZUSIT PAS DAVIDIT

 

SIPAS MATEUT  SIPAS LUKĖS 

14. Davidi   35. Davidi 

 15. Solomoni 36. Natani 

16. Roboaimi   37. Matatai 

17. Abiai.  38. Menai

18. Asafi  39. Meleai

19. Jozafati 40. Eliakimi

20. Jorami 41. Jonami

21. Ozia  42. Jozefi

22. Joatami  43. Juda

23. Akazi  44. Simoni

24. Ezekia  45. Levi

25. Manaseu  46. Matati

26. Amonia  47. Jorimi

27. Joazia  48. Eliezeri

28. Jehonia  49. Jezusi

 50. Hari

Internimi nė Babiloni  51. Elmadami

52. Kozami 53. Adi

29. Salatieli 54. Melki

30. Zorobabeli  55. Neri

31. Abiudi  56. Salatieli

32. Eliakimi  57. Zorobabeli

33. Azori  58. Reasi

34. Sadoku  59. Joanani

35. Akimi     60Juda

36. Eliudi   61. Josehi

37. Eleazari   62. Semei 

 38. Matani  63. Matati

39. Jakobi  64. Mahati

40. Jozefi   65. Nagai

41. Jezusi   66. Hesli

  67. Naumi 

   68. Amoni   69. Matati 

  70. Jozefi 

  71. Janai 

  72. Melki

  73. Levi

  74. Matati

  75. Heli

    76. Jozefi 

                                                                                77. Jezusi 

NDRYSHIMET NGA DORĖSHKRIMET

DHE NĖ KRAHASIM 

ME BESĖLIDHJEN E VJETĖR

Nėse lihen anash ndryshimet ortografike, duhet tė citojmė:

a) UNGJILLI SIPAS MATEUT

 

Nga "Codex Bezae Cantabrigiensis", njė dorėshkrim dygjuhėsh greqisht-latinisht shumė i rėndėsishėm i shekullit VI, gjenealogjia ėshtė zhdukur krejtėsisht ngs teksti grek dhe njė pjesė shumė e madhe nga teksti nė latinisht, por kėtu mund tė bėhet fjalė pėr njė humbje tė zakonshme tė fletėve tė para.

Duhet tė theksojmė lirinė e madhe tė Mateut nė lidhje me Besėlidhjen e Vjetėr, gjenealogjitė e tė cilės ia amputon pėr nevoja tė njė demostrimi tė veēantė numerik ( tė cilin, mė nė fund, as nuk e jep, si do tė shihet mė poshtė).

 

B) UNGJILLI SIPAS LUKĖS

 

1. Luka i pėrmend njėzet emra para Abrahamit; Besėlidhja e Vjetėr i pėrmend vetėm nėntėmbėdhjetė (shih tabelėn e pasardhėsve tė Adamit nė veprėn kushtuar Besėlidhjes sė Vjetėr). Luka e ka shtuar pas Arfaksadit (n. 12) njėfarė Kainanin ( n. 13), gjurma e tė cilit, si bir i Arfaksadit, nuk ėshtė nė Zanafilla.

2. Prej Abrahamit deri te Davidi: kemi 14 deri 16 emra sipas dorėshkrimeve.

3. Prej Davidit deri tek Jezusi.

"Codex Bezae Cantabrigiensis" ėshtė njė variant shumė i rėndėsishėm qė ia pėrshkruan Lukės njė gjenealogji fantazioze tė pėrpiluar sipas Mateut, tė cilit shkruesi ia ka shtuar pesė emra. Pėr fat tė keq, gjenealogjia nga Ungjilli sipas Mateut ėshtė zhdukur nga ky dorėshkrim, kėshtu qė mė nuk mund tė bėhet krahasimi.

 

HULUMTIMI KRITIK I TEKSTEVE

 

Kėtu kemi dy gjenealogji tė ndryshme pėr tė cilat ėshtė mė thelbėsore karakteristika e pėrbashkėt: ajo qė zhvillohen ndėrmjet Abrahamit dhe Davidit. Pėr tė lehtėsuar kėtė hulumtim, do ta shqyrtojmė kritikėn duke e ndarė nė tri pjesė:

- prej Adamit deri te Abrahami,

- prej Abrahamit deri te Davidi,

-prej Davidit deri te Jezusi. 

 

 

 

1. PERIUDHA PREJ ADAMIT DERI TEK ABRAHAMI 

 

Pasi Mateu e fillon gjenealogjinė e tij prej Abrahamit, atij nuk i pėrket kjo. Vetėm Luka jep informacione pėr tė parėt, prej Abrahamit deri te Davidi: 20 emra prej tė cilėve siē thamė 19janė tek Zanafilla ( kreu 4,5 dhe 11).

 A mund tė merret me mend se para Abrahamit ka pasur vetėm 19 se 20 gjenerata tė qėnieve njerzore? Problemin e kemi hulumtuar lidhur me Besėlidhjen e Vjetėr. Nėse kthehemi nė tabelėn e pasardhėsve tė Abrahamit, tė pėrcaktuar sipas Zanafillės, e cila pėrmban tregues mbi kohėn qė shprehet nė numra qė rrjedhin nga teksti biblik, do tė duhej tė kishin kaluar pėrafėrsisht nėntėmbėdhjetė shekuj qė nga paraqitja e njeriut nė Tokė deri nė lindjen e Abrahamit. Por, meqė tani konsiderohet se Abrahami ka jetuar rreth vitit 1850 para erės sonė, atėherė, sipas treguesve nga Besėlidhja e Vjetėr, rrjedh se njeriu ėshtė paraqitur nė Tokė pėrafėrsisht tridhjetė e tetė shekuj para erės sonė. Luka nė Ungjillin e tij me siguri ėshtė frymėzuar nga kėto tė dhėna. Duke i kopjuar kėto, ai shpreh njė tė pavėrtetė tė hapėt. Pamė mė sipėr se ēfarė argumente historike tė pakundėrshtueshme sjellin deri nė kėtė konstatim.

Deri kėtu mund tė kuptohet problemi qė tė dhėnat nga Besėlidhja e Vjetėr nuk mund tė pranohen nė kohėn tonė: ato hyjnė nė fushėn e "vjetėrsimit", qė e ka pėrmendur edhe Koncili i Dytė i Vatikanit. Por ajo qė ungjilltarėt i kanė huazuar po kėto tė dhėna tė papajtueshme me shkencėn ėshtė njė pohim shumė serioz, i cili mund t'i kundėrshtojė mbrojtėsit e historisė sė teksteve ungjillore.

Komentuesit e kanė hetuar bukur rrezikun. Ata pėrpiqen ta mundin vėshtirėsinė duke thėnė se nuk ėshtė fjala pėr drurin gjenealogjik komplet, se ungjilltarėt nuk kanė pėrmendur emrat me qėllim, dhe se fjala ėshtė vetėm pėr "qėllimin qė tė pėrcaktohet vija kryesore ose elementet qenėsore tė pasardhėsve mbi bazė tė realitetit historik". Nė tekste asgjė nuk na lejon tė shtrojmė hipotezė, sepse ėshtė saktėsuar mirė: filani lind filanin ose djali i kėtij apo atij. Aq mė tepėr, sidomos pėr atė qė i paraprin Abrahamit, ungjilltari i merr tė dhėnat nga burimet nė Besėlidhjen e Vjetėr, ku gjenalogjitė janė paraqitur nė kėtė formė: 

X nė atė moshė e lindi Y...Y jetoi kaq vjet dhe e lindi Z ...

Domethėnė, nuk ka ndėrprerje. 

Njė pjesė e gjenealogjisė sė Jezusit sipas Lukės, para Abrahamit, nuk mund tė pranohet nga njohuritė bashkėkohore.

 

2. PERIUDHA PREJ ABRAHAMIT DERI TE DAVIDI

 

Kėtu tė dy gjenealogjitė pėrputhen, me njė apo dy emra tė ndryshėm: ndryshimi mund tė shpjegohet me gabimin pa dashje tė kopjuesve.

A thua kėtu e vėrteta ėshtė nė anėn e ungjilltarėve?

Historia e vendosur Davidin rreth 1.000 vjet, kurse Abrahamin rreth 1.800-1.850 vjet para erės sonė: 14 deri 16 brezni pėr afėr tetė shekuj; a ėshtė e vėrtetė kjo? Tė themi se pėr kėtė kohė tekstet ungjillore janė nė kufirin e tė mundshmes.

 

3. PERIUDHA PAS DAVIDIT

 

Medet, tekstet nuk pėrputhen aspak kur ėshtė fjala pėr gjenealogjnė davidiane tė Jozefit, e cila sipas Ungjjillit paraqet degėn e Jezusit.

Ta lėmė anash falsifikimin e hapėt nė "Codex Bezae Cantabrigiensis" lidhur me atė qė ka tė bėjė me Lukėn dhe ta krahasojmė atė qė na transmetojnė dorėshkrimet mė tė vlefshme: "Codex Vaticanus" dhe "Codex Sinaiticus".

Nė gjenealogjinė sipas Lukės, 42 emra janė vėnė pas Davidit (nr. 35 ) deri tek Jezusi (nr. 77). Nė gjenealogjiė sipas Mateut janė pėrmendur 27 emra pas Davidit (nr. 14) deri tek Jezusi ( nr. 41). Domethėnė, numri i paraardhėsve (fiktivė) tė Jezusit ėshtė i ndryshėm pas Davidit nė tė dy Ungjijtė. Pėveē kėsaj, edhe vetė emrat janė tė ndryshėm.

Por kjo nuk ėshtė e gjitha.

Mateu na thotė se e ka zbuluar se gjenealogjia e Jezusit prej Abrahamit ndahet nė tre grupe me nga 14 emra: grupi parė prej Abrahanit deri tek Davidi; grupi i dytė prej Davidit deri te internimi nė Babiloni; grupi i tretė nga internimi nė Babiloni deri te Jezusi. Teksti i tij pėrmban vėrtetė 14 emra nė dy grupet e para, por nė grupin e tretė - prej internimit nė Babiloni deri te Jezusi - ka vetėm 13 emra dhe jo 14, si do tė duhej, meqė tabela tregon se Salatieli mban numrin 29, kurse Jezusi numrin 41. Nuk ka asnjė variant sipas Mateut qė jep 14 emra nė kėtė grup.

Mė nė fund, qė tė ketė sukses pėr tė bėrė 14 emra nė grupin e tij tė dytė, Mateu i lejon vetes liri tė madhe lidhur me tekstin e Besėlidhjes sė Vjetėr. Emrat e gjashtė pasardhėsve tė parė ( prej numrit 15 deri nė 20) janė nė pėrputhje me tė dhėnat e Besėlidhjes sė Vjetėr. Por Mateu i ka maskuar tre pasardhės tė Joramit ( nr. 20), tė cilėt, libri i dytė i Analeve nga Bibla, i pėrmend se kanė qenė: Ahazja, Joasi, dhe Amasja. Nė njė vend tjetėr, Jehonia (nr.28) pėr Mateun ėshtė bir i Josisė (nr.27), kurse, sipas librit tjetėr, Mbretėrit, nga Bibla, ndėrmjet Josiut dhe Jehonisė duhet vendosur Eliakimi.

Kėshtu ėshtė treguar se si e ka modifikuar Mateu renditjen gjenealogjike nga Besėlidhja e Vjetėr, pėr ta paraqitur njė grup artificial prej 14 emrash ndėrmjet Davidit dhe internimit nė Babiloni.

Sa i pėrket faktit se mungon njė emėr nė grupi e tretė kėshtu qė asnjė tekst i tanishėm i kėtij Ungjilli nuk i pėrmban 42 emrat e paralajmėruar, mė pak ēuditemi me egzisitimi e zbrazėtisė ( do tė mund tė shpjegohej me njė gabim shumė tė vjetėr tė njė shkruesi, qė pastaj pėrsėritet) sesa me gati heshtjen e pėrgjithshme tė komentuesve mbi kėtė ēėshtje. Si mos tė vėrehet zbrazėtia vallė? Heshtjen fetare e ndėrpren U. Trillig, i cili nė librin e tij "Ungjilli sipas Mateut" ia kushton vetėm njė rresht. Por e vėrteta ėshtė shumė larg asaj qė tė lihet anash, sepse komentuesit e kėtij Ungjilli, e sė bashku me ta edhe ata tė Pėrkthimit Ekumenik dhe tė tjerėt, si kardinal Danieli, zbulojnė rėndėsinė shumė tė madhe tė simbolizimit 3 x 14 nga Mateu. Qė ungjilltari ta ilustronte pa hezitim dhe pėr tė arritur sukses nė demostrimin e tij me numrat, a nuk i la pa pėrmendur emrat biblik?

 

KOMENTIMET E EKZEGETĖVE BASHKĖKOHORĖ

 

Nė librin e tij "Les Evangelis de l'Enfance" (Ungjijtė prej Zanafillės,1967) kardinal Danieli i jep vlerė simbolike tė shkallės sė parė "skematizimit numerik" tė Mateut pasi qė ai pėrcakton degėn gjenealogjike tė Jezusit, tė cilėn, gjithashtu, e vėrteton edhe Luka. Pėr tė Luka dhe Mateu janė "historianė" qė kanė bėrė "hulumtime historike", kurse "gjenealogjia" ėshtė marrė nga "arkivi i families sė Jezusit". Duhet tė saktėsohet qė kėta arkvė nuk janė gjetur kurrė.

Kardinal Danieli anashkalon ata qė kritikojnė pikėpamjen e tij: "Mentaliteti perėndimorė, shkruan ai, i mosnjohjes sė hebreo-krishterimit dhe mungesa e mėnyrės sė tė menduarit semit kanė mashtruar aq shumė ekzegetė me rastin e interpretimit tė Ungjijve. Ata kanė projektuar kategoriė e veta platonike, karteziane, hegeliane dhe hajdegeriane (sic). Atėherė ėshtė e kuptueshme se ēdo gjė ėshtė pėrzier nė shpirtin e tyre".

Ėshtė e qartė se as Platoni, as Dekarti, as Hegeli dhe as Heidegeri nuk kanė tė bėjnė aspak me qėndrimin kritik qė mund tė mbahet ndaj kėtyre gjenealogjive fantazioze.

Duke kėrkuar kuptimin e tre herė katėrmbėdhjetė sipas Mateut, autori humbet nė supozimet tė cilat vetėm mund tė citohen: "Mund tė bėhet fjalė pėr dhjetė javė karakteristike pėr apokalipsėn hebraike, tri te parat qė i pėrgjigjen kohės prej Adamit deri tek Abrahamit duhet hequr: atėherė mbesin shtatė javė, gjashtė tė parat korrespondojnė me gjashtė herė shtatė, qė paraqesin tri grupe me nga tė cilin fillon koha e shtatė e botės". Njė shpjegimi i tillė nuk ka nevojė pėr shpjegim.

Komentuesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės-Besėlidhja e Re gjithashtu na ofrojnė variacione apologjetike numerike njėsoj tė papritura.

Pėr 3 herė 14 te Mateu:

a) 14 do tė mund tė ishte mbledhja numerike e tri bashkėtingėlloreve qė e pėrbėjnė emrin David nė hebraisht (D=4, V=6), prej kėndej: 4+6+4=14.

b) 3 herė 14= 6 herė7, kurse "Jezusi vjen nė fund tė javės sė shtatė tė Historisė sė Shenjtė, e cila fillon me Abrahamin".

Te Luka ky pėrkthim jep 77 emra, prej Adamit deri te Jezusi, gjė qė e bėn tė mundur qė pėrsėri tė pėrzihet numri 7 si pjesėtues prej 77 (7x 11= 77). Por, duket se te Luka numri i varianteve qė i shtojnė apo i mungojnė emrat ėshtė i tillė, saqė lista prej 77 emrash, ėshtė pėrgjithėsisht artificiale, por ajo ka njė pėrparėsi se ėshtė e pėrshtatshme pėr kėtė lojė numrash.

Mundet qė gjenealogjitė e Jezusit nga Ungjijtė tė jenė temė e cila te komentuesit e krishterė ka shkaktuar akrobcionet mė karakteristike dialektike, tė cilat janė nė nivel tė fantazisė sė Lukės dhe tė Mateut.

 

V.KUNDĖRSHTIT DHE GJĖRAT E PABESUESHME NĖ TREGIME

 

Secili prej katėr Ungjijve pėrmban njė numėr tė rėndėsishėm tė tregimeve qė transmetojnė ngjarje tė cilat mund tė jenė karakteristikė vetėm e njė Ungjilli, tė pėrbashkėta pėr shumicėn e tyre ose pėr tė gjithė. Kur ėshtė karakteristikė vetėm e njėrit Ungjill, ato ndonjėherė paraqesin probleme serioze: kėshtu pėr ndonjė ngjarje me rėndėsi tė madhe, ēuditemi se si pėr tė bėn fjalė vetėm njė ungjilltarė: pėr shembull pėr shėlbimin e Jezusit nė qiell nė ditėn e ringjalljes. Pėveē kėsaj, njė numėr i konsiderueshėm i ngjarjeve janė shpjeguar ndryshe e ndonjėherė ka ndryshime tė mėdha te dy ose mė shumė ungjilltarė. Tė krishterėt habiten shumė shpesh, kur marrin vesh se egzistojnė aq shumė kundėrthėnie ndėrmjet Ungjijve, sepse me aq besim u ėshtė thėnė se autorėt e tyre kanė qenė dėshmitarė tė ngjarjeve pėr tė cilat flasin.

Mė sipėr kemi sinjalizuar vetėm disa nga kėto gjėra tė pabesueshme, tė habishme dhe kontradiktor. Por sidomos ngjarjet e fundit tė jetės sė Jezusit, qė pasuan pas Mundimit, janė objekt i tregimeve divergjente dhe kontradiktore.

 

 

TREGIMET MBI MUNDIMIN

 

Vetė R. P. Roge vėren se Pashkėt nė krahasim me darkėn e fundit tė Jezusit me apostujt ėshtė vendosur nė kohė tė ndryshme nė Ungjijtė sinoptikė dhe nė Ungjillin e katėrt. Gjoni e vendos darkėn "para kremtes sė Pashkėve", kurse tre tė tjerėt gjatė ditėve tė Pashkėve. Prej kėsaj, pėr shkak tė dy divergjencave, rrjedhin gjėra vėrtet tė pabesueshme: ky episod bėhet i pakapshėm pėr shkak tė pozitės sė Pashkėve nė krahasim me darkėn, tė fiksuara nė atė mėnyrė. Kur dihet se ēfarė rėndėsie kanė pasur Pashkėt nė liturgjinė hebraike dhe ēfarė rėndėsie ka pasur kjo darkė, nė tė cilėn Jezusi pėrshėndetet me nxėnėsit, si tė kuptohet qė kujtimi mbi vendin e njėrės nė krahasim me tjetrėn nė traditė, tė cilėn mė vonė na kanė pėrcjellur ungjilltarėt, ėshtė shkatėruar deri nė atė masė?

Nė njė mėnyrė tė pėrgjithshme, tregimet mbi Mundimin ndryshojnė sipas ungjilltarėve, e sidomos nė tre Ungjijtė e parė dhe nė Ungjillin sipas Gjonit. Darka e fundit e Jezusit dhe Mundimi zėnė vend tepėr tė madh nė kėtė tė fundit, dy herė mė shumė se te Marku dhe te Luka; teksti i tij ėshtė gati njė herė e gjysėm mė i gjatė se teksti i Mateut. Kėshtu Gjoni pėrcjell njė fjalim shumė tė gjatė tė Jezusit para nxėnėsve, tregim ky qė zė vend nė katėr kapituj (14 deri17) tė Ungjillit tė tij. Gjatė kėsaj bisede tepėr sublime Jezusi u jep udhėzimet e fundit nxėnėsve tė cilėt do t'i lė dhe iu dorėzon porosinė e tij shpirtėrore, por pėr kėtė nuk gjendet asnjė gjurmė nė Ungjijtė e tjerė. Pėrkundrazi, Mateu, Luka dhe Marku rrėfejnė lidhur me lutjen e Jezusit nė Getsemani; Gjoni pėr kėtė nuk flet.

 

 

MUNGESA E TREGIMIT MBI THEMELIMIN E EUKARISTISĖ NĖ UNGJILLIN SIPAS GJONIT

 

Fakti mė i rėndėsishėm qė e tmerron lexuesin e Mundimit nė Ungjillin sipas Gjonit ėshtė se ai nuk pėrmend fare themelimin e Eukaristisė34 gjatė darkės sė fundit tė Jezusit me nxėnėsit.

Nuk ka tė krishterė qė nuk e njeh ikonografinė e "Darkės sė fundit" nė tė cilėn Jezusi ėshtė ulur rreth tryezės, i rrethuar nga apostujt pėr herė tė fundit. Piktorėt mė tė mėdhenj e kanė paraqitur kėtė mbledhje tė fundit tė Gjonit pranė Jezusit, nė tė cilėn zakonisht shihej autori i Ungjillit tė fundit qė mban emrin e tij.

Sado e habitshme qė mund tė duket, shumica e specialistėve nuk e konsiderojnė apostullin Gjon autor tė Ungjillit tė katėrt, e ai nuk pėrmend themelimin e Eukaristisė. E ky shugurim i bukės dhe i verės, qė bėhet trupi dhe gjaku i Jezusit, ėshtė akt rėndėsishėm liturgjik i krishterimit. Tė tre ungjilltarėt e tjerė flasin pėr tė, edhe pse me shprehje tė ndryshme, siē e kemi thėnė mė sipėr. Gjoni pėr tė nuk thotė asnjė fjalė. Tė katėr tregimet e ungjilltarėve kanė vetėm dy pika tė pėrbashkėta: paralajmėrimin e mohimit tė Pjetrit dhe tradhėtinė e njė apostulli {Juda, tė cilin me emėr e pėrmend vetėm Mateu dhe Gjoni). Vetėm Gjoni flet pėr larjen e kėmbėve tė nxėnėsve nga Jezusi, nė fillim tė darkės.

Si tė shpjegohet zbrazėtia e Gjonit?

Po qe se gjykojmė objektivisht, ajo qė tė vjen ndėr mend, nėse supozohet se tregimi i tre ungjilltarėve tė parė ėshtė i saktė, ėshtė supozimi mbi humbjen e ndonjė fragmenti nė Ungjillin sipas Gjonit, i cili e ka transmetuar po atė episod. Por komentuesit e krishterė nuk janė ndalur vetėm nė kėtė supozim.

T'i shqyrtojmė disa pikėpamje.

Nė veprėn e tij "Fjalor i vogėl i Biblės" ( Petit Dictionnaire de la Bible), A.Tricoti, nė artikullin "Darka e fundit" shkruan: "Darka e fundit e Jezusit me tė Dymbėdhjetė gjatė sė cilės e ka themeluar Eukaristinė. Tregimi pėr kėtė e gjejmė nė Ungjijtė sinoptikė ( referencat: Mateu, Marku, Luka), kurse Ungjilli i katėrt na jep hollėsira plotėsuese". (Referenca: Gjoni). Nė artikullin "Eukaristia", po ky autor shkruan: "Themelimi i Eukaristisė ėshtė dhėnė shkurt ne tre Ungjijtė e parė: nė katekizmin apostolik kjo ēėshtje ka qenė me rėndėsi tė dorės sė parė. Shėn Gjoni i ka bėrė plotėsimet e nevojshme nė kėto tregime tė ngjeshura duke e pėrcjellur fjalimin e Jezusit mbi bukėn dhe verėn ( 6, 32-38)". Prandaj, komentuesi nuk e pėrmend se Gjoni nuk e transmeton themelimin e Ekuristisė nga Jezusi. Autori flet pėr "hollėsira plotėsuese", por nuk ėshtė fjala pėr hollėsira qė do ta plotėsonin themelimin e Eukaristisė (thjesht, bėhet fjalė pėr larjen e kėmbėve tė apostujve). Sa i pėrket "bukės sė jetės", pėr tė cilėn flet komentuesi, kėtu ėshtė fjala pėr evokimin e Jezusit - jashtė Darkės sė fundit - tė dhuratės sė pėrditėshme hyjnore "mannėn" (bukėn) nė shkretėtirė, nė kohėn e daljes sė hebrejve nga Egjipti, dalje tė cilėn e udhėhoqi Moisiu - evokim pėr tė cilin flet vetėm Gjoni. Me tė vėrtetė nė fragmentin vijues tė Ungjillit tė tij Gjoni pėrmend aludimin e Jezusit nė Eukaristinė, nė formė tė njė digresioni pėr bukė, por asnjėri nga ungjilltarėt e tjerė nuk flet pėr kėtė episod.

Kėshtu, mund tė habitemi njekohėsisht me heshtjen e Gjonit lidhur me atė qė transmetojnė tre ungjilltarėt e tjerė dhe heshtjen e tyre lidhur me atė qė Jezusi, sipas Gjonit , e paralajmėroi.

Komentuesit e Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, Besėlidhja e Re, e pranojnė kėtė zbrazėti nė Ungjillin sipas Gjonit, por gjejnė kėtė shpjegim pėr mungesėn e tregimit mbi themeimin e Eukaristisė: "Nė njė mėnyrė tė pėrgjithshme, Gjoni nuk i kushton kujdes aspak traditave dhe institucioneve tė Izraelit tė vjetėr, gjė qė ndoshta e ka shtyrė tė mos tregojė rrėnjosjen e Eukaristisė nė liturgjinė e Pashkėve". Si tė besojmė se mungesa e interesit pėr liturgjinė e pashkėve hebraike e ka shtyrė Gjonin mos tė flasė mbi themelimin e aktit bazė tė liturgjisė sė fesė sė re?

Problemi aq shumė i habit egzegetėt, saqė teologėt vrasin mendjen pėr tė gjetur forma mė tė hershme ose tė ngjashme tė Eukaristisė nė episodet nga jeta e Jezusit, pėr tė cilat flet Gjoni. Kėshtu pėr O. Culmannin, nė librin e tij "Besėlidhja e Re" (Le Nouveau Teatament) "Ēudia nė Kanė dhe shumėzimi i bukėve e parafigurojnė sakramentin e Darkės sė Fundit tė Shenjtė" (" Eukaristinė"). Tė pėrkujtojmė se nė Kanė ėshtė bėrė fjalė pėr kthimin e ujit nė verė, pasi qė kjo pije ka munguar nė njė dasėm ( mrekullia e parė e Jezusit, tė cilėn e pėrmend vetėm Gjoni (2, 1-12). Sa i pėrket shumėzimit tė bukėve (Gjoni, 6, 1-13),qėllimi i tij ka qenė tė ushqejė 5.000 njerėz me 5 bukė. Gjoni pėr kėto ngjarje nuk ka bėrė ndonjė komentim tė posaēėm, prandaj krahasimi ėshtė imagjinatė e pastėr e egzegetėve. Nuk shihet shkaku i lidhjes qė e vendos ai dhe njėkohėsisht stepemi kur i njėjti autor thotė se shėrimi i njė personi tė paralizuar dhe njė tė verbri tė lindur "paralajmėrojnė kryqėzimin", kurse "uji dhe gjaku, qė pas vdekjes sė Jezusit rrjedhin nga ijet e tij, bashkohen nė njė ngjarje" qė ēon nė kryqėzimin dhe nė Eukaristi.

Njė krahasim tjetėr i tė njėjtit ekzeget lidhur me Eukaristinė e ka cituar R.P. Roge nė librin e tij "Hyrje nė Ungjij" (Initiation a l' Evangile): "Disa teologė biblikė si Oscar Culmann, shkruan ai, nė tregimin mbi larjen e kėmbėve, para Darkės sė fundit, shohin ngjashmėrinė simbolike tė themelimit tė Eukaristisė ..."

Ėshtė e vėshtirė tė kuptohet baza mbi tė cilėn mbėshteten tė gjitha kėto krahasime qė i kanė shpikur komentuesit nė mėnyrė qė mė lehtė tė pranohet zbrazėtia habitėse nė Ungjillin sipas Gjonit.

 

DĖFTIMI I JEZUSIT TĖ RINGJALLUR

 

Shembulli i fantazisė sė dorės sė parė nė tregim ėshtė pėrmendur qė mė parė nė Ungjillin sipas Mateut, me pėrshkrimin e tij tė fenomeneve jonormale qė e kanė shoqėruar vdekjen e Jezusit. Ngjarjet qė pasuan pas ringjalljes do tė japin lėndė jo vetėm pėr tregime kontradiktore, po edhe pėr tregime ekstravagante te tė gjithė ungjilltarėt.

R.P. Roge, nė librin e tij "Hyrje nė Ungjij" (Initiation a l' Evangile), nė faqen 182, na jep shembuj tė konfuzionit, pėrshtjellimit dhe kontradiktės qė ka nė shkrimet:

Lista e grave qė kanė ardhur tek varri nuk ėshtė plotėsisht e njėjtė nė tė tre Ungjijtė sinoptikė. Te Gjoni ėshtė vetėm njė Maria nga Magdalena. Por ajo flet nė shumės sikur tė ketė shoqe me vete: "Ne nuk dimė ku e kanė vendosur". Te Mateu, ėngjėlli i paralajmėron gratė se do tė shohin Jezusin nė Galile. Pak mė vonė, Jezusi ju del pėrpara pranė varrit tė tij. Luka duket se e ka hetuar kėtė vėshtirėsi dhe deri diku e ka ndrequr burimin e vet. Ėngjėlli thotė: "Kujtohuni ēfarė ju tha kur ishte nė Galile..." Dhe vėrtetė, Luka i pėrmend vetėm tri dėftime... "Gjoni vendos dy dėftime nė distancė prej tetė ditėsh, nė shtėpinė nė Jeruzalem; pastaj, pėr herė tė tretė, afėr liqenit, dmth nė Galile. Mateu ka vetėm njė dėftim, nė Galile". Komentuesi e heq nga ky hulumtim fundin e Ungjillit sipas Markut, i cili flet pėr dėftimet, sepse mendon se ai ėshtė “pa dyshim i dorės sė dytė”.

Tė gjitha kėto fakte janė nė kundėrshtim me pėrmendjen e dėftimeve tė Jezusit nė letrėn e parė tė Palit drejtuar Korintasve (15, 5-7), para mė shumė se 500 vetave njėkohėsisht, para Jakobit dhe tė gjithė apostujve, duke mos e harruar edhe vetė Palin.

Ėshtė e habitshme se si pas kėsaj, nė tė njėjtin libėr R..Roge stigmatizon "fantazmagoritė frazeologjike dhe fėminore tė disa apokrifeve" mbi ringjalljen. Nė tė vėrtetė, a thua kėto shprehje nuk i pėrgjigjen plotėsisht Mateut dhe vetė Palit, i cili ėshtė nė kontradiktė tė plotė me ungjilltarėt e tjerė lidhur me dėftimin e Jezusit tė ringjallur?

Pėveē kėsaj, egziston njė kundėrshtim mes tregimit nga Vepra e Apostujve, autor i tė cilit ėshtė ungjilltari Luka, mbi dėftimi e Jezusit para Palit dhe tė asaj qė Pali na tregon shkurtimisht pėr kėtė. Kjo e ka shtyrė R.P. Kannengieserin qė nė librin e tij  "Besimi nė Ringjallje, Ringjallje e Besimit" (1974) tė thotė se Pali "dėshmitari i vetėm i ringjalljes sė Krishtit, zėri i tė cilit depėrton drejpėrdrejt deri te ne me anė tė shkrimeve tė tij kurrė nuk flet pėr takimin e tij personal me tė Ringjallurin" - "Ai mė me qejf ia ndalon vetes qė ta pėrshkruaj".

Kundėrshtimi mes Palit, dėshmitarit tė vetėm, por tė dyshimtė, dhe tė Ungjijve ėshtė i hapėt.

O. Culmanni, nė librin e tij "Besėlidhja e Re" i shėnon kundėrthėniet ndėrmjet Lukės dhe Mateut, meqė i pari kėto dėftime i vendos nė Jude, kurse tjetri nė Galile.

Sa i pėrket kudėrthėnies Luka-Gjoni, tė rikujtojmė se episodi qė tregon Gjoni (21, 1-14) mbi bregun e liqenit tė Tiberiadit, i cili, pastaj, do tė zėrė aq shumė peshq, saqė nuk do tė mund t'i mbartė, ėshtė vetėm pėrsėritje e peshkimit tė ēuditshėm nė po atė vend, nė ngjallje tė Jezusit, pėr tė cilin flet Luka nė (5, 1-11).

R.P. Roge nė librin e tij na bind lidhur mė kėto dėftime se "kjo mungesė lidhshmėrie, kjo paqartėsi, ky pėrshtjellim fusin besim" pasi tė gjithė kėto fakte tregojnė se ungjilltarėt nuk janė marrė vesh, sepse pėr ndryshe nuk do ta kishin lėnė pa i kurdisur violinat e veta. Rezonimi ėshtė i habitshėm. Vėrtetė, tė gjithė ata, gjithashtu, kanė mundur t'i transmetojnė me sinqeritet tė plotė t'i percjellin traditat e bashkėsive tė veta plotėsisht tė romantizuara, pa dijen e tyre: si tė mos arrijmė deri te ky supozim kur ka aq shumė kundėthėnie dhe gjėra tė pabesueshme nė parashikimin e ngjarjeve? 

 

 faqja 2 nga 6     faqja 3  faqja 4  faqja 5  faqja 6

 

 

 

 
Hosted by www.Geocities.ws

1