SHĖLBIMI I JEZUSIT 
  
Kundėrthėniet vazhdojnė deri nė fund tė tregimeve, pasi as Gjoni, as Mateu nuk e pėrmendin Shėlbimin e Jezusit. Pėr tė flasin vetėm Marku dhe Luka. 
Sipas Markut ( 16, 19) Jezusi "u ngrit nė qiell dhe rri nė tė djathtė tė Hyjit", pa saktėsuar datėn lidhur me ringjalljen e tij, por duhet vėrejtur se fundi i Ungjillit sipas Markut, qė pėrmban kėtė fjali, nuk ėshtė autentik, por, sipas R.P.Roge, ėshtė tekst "i shtuar mė vonė", edhe pse pėr Kishėn ėshtė kanonik! 

i vetmi mbetet Luka i cili nė njė tekst tė pakontestueshėm evokon episodin e Shėlbimit (24, 51): "Jezusi u nda prej tyre dhe u ngrit nė qiell". Ungjilltari e ka vendosur ngjarjen nė fund tė tregimit mbi ringjalljen dhe dėftimin e tė njėmbėdhjetėve. Hollėsirat e tregimit ungjillor implikojnė se Shėlbimi ka ndodhur nė ditėn e ringjalljes. Por nė Veprat e Apostujve, Luka -i cili pėr tėrė boten ėshtė autor i tyre- pėrshkruan (1, 2, 3) dėftimin e Jezusit para apostujve ndėrmjet Mundimit dhe Shėbimit me kėto shprehje: "Atyre pas mundimit tė tij gjithashtu ju ofroi shumė dėshmi se ėshtė i gjallė: iu dėftua dyzet ditė dhe u foli pėr mbretėrinė e Hyut". Kjo fjali nga Vepra e Apostujve shėrbeu pėr caktimin e kremtes sė krishterė tė Shėlbimit dyzet ditė pas Pashkėve, kur kremtohet Ringjallja. Data ėshtė caktuar nė kundėrshtim me Ungjillin sipas Lukės; asnjė tekst ungjillor nuk e arsyeton. 

I krishteri habitet kur e kupton kėtė gjėndje, sepse kundėrthėnia ėshtė e qartė. Pėrkthimi Ekumenik i Biblės, Besėlidhja e Re, prapė i pranon faktet, por nuk flet gjerėsisht mbi kundėrthėniet, duke u kėnaqur me atė qė ta pėrmend rėndėsinė qė kanė pasur kėto dyzet ditė pėr misionin e Jezusit. Komentuesit qė dėshirojnė tė shpjegojnė ēdo gjė dhe t'i pajtojnė tė papajtueshmet, me kėtė rast na ofrojnė interpretime tė ēuditshme. 

Kėshtu krahasimi i katėr Ungjijve, botim i Shkollės Biblike tė Jeruzalemit, i vitit 1972, pėrmban (lib. 2, fq. 451) komentime tepėr tė habitshme. 

Vetė fjala shėlbim ėshtė kritikuar me kėto shprehje: "Vėrtet, nuk ka ndodhur shėlbimi nė kuptimin fizik, sepse Zoti nuk ėshtė mė "lart, por poshtė".(sic). Ėshtė e vėshtirė tė kuptohet kjo vėrejtje, sepse ėshtė e vėshtirė tė merret me mend si do tė mund tė shprehej Luka ndryshe. 

Nė njė vend tjetėr, autori i komentimit sheh "mjeshtėrinė letrare" nė faktin se nė "Veprat ėshtė thėnė se shėlbimi ka ndodhur dyzet ditė pas ringjalljes"; e ashtėquajtura "shkathtėsi" ka "pėr qėllim qė tė theksojė se si periudha e dėftimeve tė Jezusit nė tokė po i afrohet fundit". Por, shton ai, nė Ungjillin sipas Lukės "ngjarja ėshtė vendosur nė mbrėmjen e tė dielės sė Pashkėve (Ringjalljes), pasi qė ungjilltari nuk lė aspak interval ndėrmjet episodeve tė ndryshme pėr tė cilat flet, pas zbulimit tė varrit tė zbrazėt nė mėngjes, pas ringjalljes..."- "... a nuk ėshtė kjo mjeshtri letrare, qėllimi i tė cilės ėshtė qė tė lėrė pak distancė nė kohė pėr dėfitimin e tė ringjallurit?" (sic). 

Ndjenja e hutisė qė shkaktojnė interpretimet e kėtilla ėshtė edhe mė e qartė nė librin e R.P.Roge, i cili dallon ...dy shėlbime! 

"Derisa Shėlbimi, nga pikėpamja e Jezusit, koincidon me Ringjalljen, ai, nga pikėpamja e nxėnėsve, ka ndodhur vetėm atėherė kur Jezusi pushon plotėsisht t'ju manifestohet nė mėnyrė qė t'u dėrgohet Shpirti dhe tė fillojė koha e Kishės". 

Lexuesi i cili nuk ėshtė nė gjendje tė kuptojė suptilitetin teologjik tė argumentit tė tij, i cili nuk ka asnjė fije bazė biblike, autori ia drejton njė vėrejtje tė pėrgjithshme, model tė llafazanėrisė apologjetike: 

"Kėtu, si edhe nė shumė raste tė tjera tė ngjashme, problemi duket i pazgjithshėm vetėm nėse pohimet e Shkrimeve kuptohen shprehimisht, materialisht, duke harruar domethėnien e tyre fetare. Nuk ėshtė fjala krijimin e realitetit tė fakteve nė simbolizimin e pabazė, por pėr kėrkimin e intencės teologjike tė atyre tė cilėt pėr ngjarjet shqisore na zbulojnė tė fshehtat duke na dhėnė shenja tė papėrshtatshėm me ndijimet e ngulitura tė shpirtit tonė”. 

  

  

BISEDIMET E FUNDIT TĖ JEZUSIT - MBROJTĖSI NGA UNGJILLI SIPAS GJONIT 

  

Gjoni ėshtė ungjilltari i vetėm, i cili, nė pėrfundim tė Darkės sė Fundit tė Jezusit dhe para arrestimit tė tij, tregon episodin mbi bisedėn e fundit me apostujt, e cila pėrfundon me njė fjalim tepėr tė gjatė: katėr kapituj tė Ungjillit sipas Gjonit (14 -17) i janė kushtuar kėsaj ngjarje qė nuk shėnohet fare nė Ungjijtė e tjerė. Por, prapė, nė to trajtohen ēėshtje me interes, prespektivat e tė ardhmes me rėndėsi themelore, tė shprehura me tėrė madhėsinė dhe madhėshtinė qė e karakterizojnė kėtė skenė lamtumirėse tė Mėsuesit me nxėnėsit. 

Si mund tė shpjegohet ajo se te Mateu, Marku dhe Luka mungon tregimi mbi njė lamtumirė aq tė prekshme, e cila pėrmban testamentin shpirtėror tė Jezusit? Mund tė bėhet kjo pyetje: a mos ka egzistuar mė parė teksti tek kėta tre ungjilltarė? A mos ėshtė hequr mė vonė? Dhe pse? Tė themi shkurt se nuk mund tė jepet asnjė pėrgjigje: misteri mbetet i plotė lidhur me kėtė zbrazėti tė madhe nė tregimin e tre ungjilltarėve tė parė. 

Ajo qė dominon nė tregim - ėshtė e kuptueshme nė bisedėn mė tė madhėrishme - ėshtė prespektiva e tė ardhmes sė njerėzve qė e evokon Jezusi dhe kujdesi i Mėsuesit qė t'u drejtojė nxėnėsve tė vet, e nėpėrmjet tyre tėrė njerėzimit, porositė dhe urdhėrat e veta dhe mė nė fund tė caktojė kush do tė jetė udhėheqėsi i cili njerėzit duhet patjetėr t'i shkojnė pas kur ky tė largohet. Vetėm teksit i Ungjillit sipas Gjonit e quan me emrin grek Parakletos, qė nė frengjisht ėshtė bėrė Paraclet. Ja disa nga fragmentet mė qenėsore sipas Pėrkthimit Ekumenik tė Biblės, Besėlidhja e Re: 

"Nėse mė doni, do t'i zbatoni urdhėrat e mi. Unė do t'i lutem Atit dhe Ai do t'ju japė njė mbrojtės tjetėr" (14,15 -16) 

 Ēfarė do tė thotė Mbrojtės? Teksti i Ungjillit sipas Gjonit, qė e kemi tani, e shpjegon kuptimin e tij me kėto fjalė: 

"E Shpirti i Shenjtė - Mbrojtėsi, tė cilin Ati do t'jua dėrgojė nė emrin tim, do t'ju mėsojė tė gjitha dhe do t'ju rikujtojė gjithēka qė u kam thėnė". (14, 26) 

"Ai do tė dėshmojė pėr mua". (15, 26) 

"Ėshtė mė mirė pėr ju tė shkoj, sepse po s'shkova Mbrojtėsi nuk do tė vijė te ju, kurse po tė shkoj, do ta dėrgojė te ju. E kur tė vijė Ai do t'ja dėshmojė botės mashtrimin lidhur me mėkatin, drejtėsinė dhe gjykimin ..." (16, 7-8). 

"E kur tė vijė Ai - Shpirti i sė Vėrtetės - Ai s’do t'ju flasė prej vetvete, por do tė flasė atė qė do tė dėgjojė dhe do t'ju zbulojė tė ardhmen. Ai do tė mė lavdėrojė mua..." (16, 13-14). 

(Tėrheqim vėrejtjen se fragmentet nga kreu 14-17 tė Ungjillit sipas Gjonit, tė cilėt nuk i kemi cituar kėtu, nuk e ndryshojnė aspak kuptimin e pėrgjithshėm tė kėtyre citateve). 

Nėse lexohet shpejt e shpejt, teksti francez qė pėrcakton identitetin e fjalės greke Paraclet me Shpirtin e Shenjtė, me tė shumtėn nuk e tėrheq vėmendjen. Pėr mė tepėr qė nėntitujt e tekstit, tė cilėt pėrdoren pėrgjithsisht nė pėrkthimet dhe nė tekstet e komentimeve nė veprat popullarizuese, e orientojnė lexusin drejt kuptimit qė ortodoksia e mirė dėshiron t'u japė kėtyre fragmenteve. Nėse do tė haset nė ēfarėdo vėshtirsie nė kuptimin e tij, sa saktėsi do tė gjendej aty qė t'ja bėjnė tė gjitha shpjegimet, sikurse ato tė A.Tricotit qė i jep nė Fjalorin e vogėl tė Besėlidhjes sė Re. Nga pena e kėtij komentuesi, nė artikullin "Mbrojtėsi", me tė vėrtetė mund tė lexohet kjo qė vijon: 

"Kėtė emėr ose titull tė tanskriptuar nga greqishtja nė frengjisht e pėrdor vetėm shėn Gjoni nė Besėlidhjen e Re: katėr herė kur e jep fjalimin e Jezusit pas "Darkės sė Fundit ""(14, 16dhe 26; 15, 26; 16, 7) dhe njė herė nė letrėn e vet tė parė (2, 1). Nė Ungjillin sipas Gjonit fjala ėshtė pėr Shpirtin e Shenjtė dhe pėr mesazhin e Krishtit. "Paraclet" ka qenė emėrtimi tė cilin hebrjtė helenė tė shekullit I e kanė pėrdorur me kuptimin ndėrmjetėsues, mbrojtės (...) Jezusi paralajmėron se Shpirti do tė dėrgohet nga Ati dhe i Biri dhe misioni i tij do tė zėvendėsojė Birin nė rolin e ndihmėsit mision tė cilin e ka kryer nė dobi tė nxėnėsve tė vetė gjatė jetės sė tij tė vdekshme. Shpirti do tė ndėrhyjė dhe do tė veprojė si zėvendėsim pėr Krishtin nė cilėsinė e mbrojtėsit ose tė ndėrmjetėsuesit tė plotėfuqishėm". 

Ky koment e bėn Shpirtin e Shenjtė udhėheqės tė fundit tė njerėzve pas zhdukjes sė Jezusit. A pėrputhet ky me tekstin sipas Gjonit? 

Duhet bėrė pyetja sepse a priori duket e ēuditshme qė Shpirti i Shenjtė mund tė pėrshkruhet me paragrafin qė e cituam mė sipėr: "Ai nuk do tė flasė prej vetevtes, por do tė flasė atė qė dėgjon dhe do t'u shpallė tė ardhmen". 

Duket se ėshtė e pakonceptueshme qė Shpirti i Shenjtė t'i pėrshkruhen cilėsi tė tilla se ai "flet dhe thotė atė qė dėgjon"...Sa di unė, kjo pyetje qė na imponon logjika, pėrgjithėsisht nuk ėshtė objekt i komentimit. 

Qė tė kemi njė pasqyrė tė saktė mbi problemin, duhet t'i referohemi tekstiti themelor grek, gjė qė ėshtė me rėndėsi sepse ėshtė vėrtetuar se ungjilltari Gjon ka shkruar greqisht e jo nė ndonjė gjuhė tjetėr. E kemi konsultuar tekstin grek nga “Novum Testamentum graece”35

Ēdo kritikė serioze e teksteve niset nga kėrkimi i varianteve. Kėtu duket se nė tė gjitha dorėshkrimet e njohura tė Ungjillit sipas Gjonit nuk ka ndonjė variant tjetėr qė do tė mund tė ndryshonte kuptimin e fjalisė, pėveē asaj tė fragmentit 14, 26, nga versioni i njohur nė gjuhėn sirishte tė vjetėr,e quajtur Palimpsest36. Kėtu nuk pėrmendet Shpirti i Shenjtė, por vetėm Shpirti. A thua shkruesi e ka harruar thjesht, apo i ballafaquar me njė tekst pėr kopjim, sipas tė cilit Shpirti i Shenjtė do tė dėgjonte dhe do tė fliste, nuk ka pasur guxim atė qė i ėshtė dukur absurde? Pėveē kėsaj vėrejtjeje, nuk ka arsye tė ngulim kėmbė nė variante tė tjera, pėveē nė variante gramatikore tė cilat nuk ndryshojnė aspak kuptimin e pėrgjithshėm. Ėshtė me rėndėsi se kjo qė u tha kėtu lidhur me kuptimin e saktė tė fjalėve “tė dėgjojė” dhe “tė flasė” vlen pėr tė gjithė dorėshkrimet e Ungjijve sipas Gjonit. 

Folja “tė dėgjojė” nga pėrkthimi frėng ėshtė folja greke “acouo” qė do tė thotė percipimi i tingujve. Ajo, pėr shembull, nė frengjisht e ka dhėnė fjalėn “acoustique” (akustik), nė anglisht “acoustics”, qė ka kuptimin e shkencės mbi tingujt. 

Folja “tė flasė” nga pėrkthimi frėng ėshtė folja greke “laleo”, qė ka kuptim tė pėrgjithshėm emitimi i tingujve, kurse kuptim tė veēantė “tė flasė”. Kjo folje pėrsėritet shpesh nė tekstin grek tė Ungjijve pėr tė shėnuar ndonjė deklaratė solemne tė Jezusit gjatė predikimit tė tij. Domethėnė, duket se shpjegimi qė u bėhet njerėzve, pėr tė cilin bėhet fjalė kėtu, nuk konsiston nė frymėzimin qė do tė vinte nga Shpirti i Shenjtė, por ai ka cilėsi tė qartė materiale pėr shkak tė nocionit tė emitimit tė tingullit qė lidhet me fjalėn greke, e cila e pėrkufizon. 

Dy foljet greke “akouo” dhe “laleo” pėrkufizojnė veprime konkrete qė mund tė lidhen vetėm me qėnien e paisur me organin e tė folurit. Prandaj, nuk ėshtė e mundur tė aplikohen nė Shpirtin e Shenjtė, pėrkatėsisht nuk mund tė jenė cilėsi tė Shpirtit tė Shenjtė. 

Domethėnė, ashtu siē na e kanė pėrcjellur dorėshkrimet greke, teksti i kėtij fragmenti, i njė fjalie tė vetme, e cila nė Ungjillin sipas Gjonit pėrcakton identitetin ndėrmjet Mbrojtėsit dhe Shpirtit tė Shenjtė: (14,26) “E Shpirti i Shenjtė-Mbrojtės, tė cilin Ati do t’ua dėrgojė nė Emrin tim ...” ėshtė krejtėsisht i pakuptueshėm nėse e pranojmė shprehimisht si Shpirt i Shenjtė. 

Por nėse e heqim fjalėn Shpirti i Shenjtė (to pneuma to agion) nga kjo fjali, atėherė i tėrė teksti i Gjonit bėhet i qartė. Ai nė fund fundit ėshtė konkretizuar me njė tekst tjetėr tė ungjilltarit, me letrėn e parė, nė tė cilėn Gjoni pėrdor tė njėjtėn fjalė “Mbrojtėsi” pėr ta treguar thjesht Jezusin si ndėrmjetsues te Zoti. Dhe kur Jezusi sipas Gjonit, thotė: ( 14, 16) “Unė do t’i lutem Atit dhe Ai do t’ju japė njė Mbrojtės tjetėr”, ai do tė thotė se njerėzve do t’u dėrgohet njė ndėrmjetėsues “tjetėr” te Zoti, si ka qenė edhe ai vetė gjatė jetės sė tij tokėsore. 

Logjikisht kemi arritur deri aty qė nė Mrojtėsin sipas Gjonit tė shohim qėnie njerėzore, siē ka qenė dhe Jezusi, tė paisur me aftėsinė e tė dėgjuarit dhe me aftėsinė e tė falurit, me aftėsitė tė cilat teksti grek i implikon formalisht. Domethėnė Jezusi paralajmėron se Zoti mė vonė do tė dėrgojė njė qėnie njerzore nė Tokė nė mėnyrė qė ai tė luajė rolin qė ia ka pėrcaktuar Gjoni dhe i cili, me njė fjalė, ėshtė roli i profetit qė dėgjon zėrin Hynor dhe u pėrsėrit njerėzve porosinė e tij. Kėshtu ėshtė interpretimi logjik i tekstit tė Gjonit, nėse fjalive u jepet kuptimi i vėrtetė. 

Prania e sintagmės “Shpirti i Shenjtė” nė tekstin qė e kemi sot do tė mund tė zbulonte shumė mirė njė shtojcė tė mėvonshme krejtėsisht tė qėllimshme, qėllimi i sė cilės ėshtė modifikimi i kuptimit tė mirėfilltė tė njė fragmenti, i cili, me paralajmėrimin e ardhjes sė njė profeti pas Jezusit, ka qenė nė kundėrshtim me mėsimet e kishave tė krishtera qė lindėn dhe tė cilat dėshiruan qė Jezusi tė jetė profeti i fundit. 

  

PĖRFUNDIMET 

  

Faktet qė i pėrmendėm kėtu dhe komentimet e cituara tė ekzegetėve tė krishterė shumė tė njohur i demantuan pohimė e ortodoksisė qė mbėshteten nė linjėn e miratuar nga koncili i fundit nė lidhje me hitorikun absolut tė Ungjijve: se ata pėrcjellin me vėrtetėsi atė qė vėrtetė e ka bėrė dhe atė qė ka mėsuar Jezusi. 

Arugumentet qė i paraqitėm u takojnė kategorive tė ndryshme. 

Para sė gjithash, t’i marrim vetėm citatet nga Ungjijtė qė tregojnė kundėrthėnie tė hapėta. Nuk mund tė besohet nė dy fakte qė kundėrshtojnė njėri-tjetrin. Nuk mund tė pranohen disa gjėra dhe pohime tė pabesueshme qė janė nė kundėrshtim me faktet tė cilat nė sajė tė njohurive bashkėkohore janė vėrtetuar nė mėnyrė tė pėrkryer. Dy gjenealogjitė e Jezusit, qė i gjejmė nė Ungjijtė, dhe tė pavėrtetat qė implikojnė ato, janė krejtėsisht demostrative nė kėtė pikėpamje. 

Shumė tė krishterė nuk dinė pėr kėto kundėrthėnie, gjėra tė pabesueshme dhe tė papėrputhshme me shkencėn bashkėkohore dhe habiten kur i zbulojnė, aq shumė janė nėn ndikimin e leximit tė komentimeve qė ofrojnė shpjegime subtile, tė cilat janė nė gjendje t’i qetėsojnė me ndihmėn e lirizmit apologjetik. Kemi dhėnė shumė shembuj karateristikė tė mjeshtrisė sė disa apologjetėve pėr ta maskuar atė qė me turp e quajnė “vėshtirėsi”. Vėrtet janė shumė tė rralla fragmentet nga Ungjijtė qė pranohen si joautentikė, kurse Kisha i ka shpallur zyrtarisht si kanonikė. 

Sipas R.P.Kannengiesser punimet shkencore tė kritikės bashkėkohore tė teksteve kanė zbuluar tė dhėna qė paraqesin “revolucionin e metodave ekzegete” dhe ēojnė deri aty qė “mė mos tė kuptohen shprehimisht” faktet “e shkruara sipas rasteve” ose “ luftarakisht” qė Ungjijtė i paraqesin pėr Jezusin. Njohuritė bashkėkohore, pasi e kanė ndriēuar historinė judeo-krishtere dhe tė rivalitetit ndėrmjet bashkėsive, shpjegojnė ekzistimin e fakteve qė i habisin lexusin e kohės sonė. Mė nuk mund tė mbrohet pikėpamja mbi ungjilltarėt dėshmitarė, por kėtė e mbrojnė edhe mė tej shumė tė krishterė. Punimet e Shkollės Biblike tė Jeruzalemit (R.P. Benoid dhe R. P. Boismard) tregojnė shumė mirė se Ungjijtė kanė qenė shkruar, rishkruar dhe pėrmirėsuar shumė herė. Kėshtu ata e kanė tėrhequr vėmendjen e lexuesit se “nė mė shumė se njė rast duhet tė heqin dorė nga ajo se po e dėgjojnė drejt pėr drejt zėrin e Jezusit”. 

Karakteri historik i Ungjijve nuk ėshtė kontestues, por kėto dokumenta, ndėrmjet tregimeve qė i pėrkasin Jezusit, na informojnė mbi mentalitetin e autorėve, tė cilėt janė gojėtarė tė traditės sė bashkėsive tė krishterė primitive tė cilave u takojnė, e posaēėrisht mbi luftat ndėrmjet judeo-krishterėve dhe Palit: punimet e kardinal Danielit janė meritore pėr kėto ēėshtje. 

Atėherė si tė habitemi qė ungjilltarėt, qėllimi i tė cilėve ėshtė tė mbrojnė njė pikėpamje personale, i ndryshojnė disa ngjarje nga jeta e Jezusit, si tė habitemi me heshtjen e disa ngjarjeve, si tė habitemi me karakterin romanizues tė pėrshkrimeve tė disa tė tjerave? 

Kemi arritur deri aty sa Ungjijtė t’i krahasojmė me kėngėt tona tė trimėrisė tė letėrsisė mesjetare. Krahasimi qė mund tė bėhet me “Kėngėn mbi Rolandin”, mė tė njohurėn nga tė gjitha, e cila nė mėnyrė tė romanizuar e paraqet njė ngjarje tė vėrtetė, ėshtė sugjestiv. A dihet gjė pėr atė tregimin e njė episodi autentik: mbi pritėn qė i ėshtė ngritur tėrheqejes sė Karlit tė madh, tė cilėn e ka drejtuar Rolandi, nė grykėn e Roncevoksit? Ky episod me rėndėsi dytėsore sipas kronikės historike (Eginhard), ka ndodhur mė 15 gusht 778; Ai ėshtė shndėrruar nė njė vepėr tepėr tė madhe trimėrie, sa njė betejė e luftės sė shenjtė. Tregimi ėshtė fantastik, por, kjo fantazi nuk mund ta errėsojė realitetin e njė betejė qė Karli i Madh ka qenė i detyruar ta ndėrmarrė pėr t’i siguruar kufijtė e vet nga pėrpjekja e popujve tė tjerė pėr depėrtim: kėtu qėndron origjinalja, por mėnyra epike e rrėfimit nuk e shlyen. 

E njėjta gjė vlen edhe pėr Ungjijtė: fantazmagoritė e Mateut, kundėrthėniet e hapta mes Ungjijve, gjėrat e pabesueshme, mospėrputhjet me tė arriturat e shencės bashkėkohore, ndryshimet e vazhdueshme nė tekste, bėjnė qė Ungjijtė tė kenė kapituj dhe fragmente qė vetėm e zbulojnė imagjinatėn e njeriut. Por kėto mangėsi nuk e vėnė nė dyshim ekzistimin e misionit tė Jezusit: dyshimet rrinė pezull vetėm mbi zhvillimin e atij misioni. 

  

  

  

KURANI DHE SHKENCA BASHKĖKOHORE 

  

I 

HYRJE 

  

Njė lidhje e tillė e Kur'anit dhe shkencės bashkėkohore a priori habit sepse bėhet fjalė pėr pėrputhjen e jo pėr mospėrputhjen. Po a thua krahasimi i njė libri fetar me pikėpamjet profane nė tė cilat mbėshtet shkenca nuk duket nė sytė e shumicės si diēka paradoksale nė kohėn tonė? Me tė vėrtetė, sot shkencėtarėt, pėveē nė disa pėrjashtime, janė tė frymėzuar me teori materialiste dhe shpesh janė indiferent ose kanė njė urrejtje ndaj ēėshtjeve fetare, qė ata i konsiderojnė si tė bazuara nė legjenda. Pėr mė tepėr, kur nė vendet tona Perėndimore flitet pėr shkencėn dhe fenė, diptikun fetar e pėrfshijnė vetėm besimin hebraik dhe krishtėrimin, por as qė mendohet fare pėr ta futur edhe Islamin. Pėr tė, nė fund tė fundit, janė dhėnė mendime aq tė pasakta, tė cilat janė mbėshtetur nė pikėpamje tė gabuara, kėshtu qė sot ėshtė shumė vėshtirė tė paraqitet njė pasqyrė lidhur me atė se ē'ėshtė nė tė vėrtetė Islami.  

Siē duket, si hyrje tė ēdo konfrontimi tė Shpalljes Islame me shkencėn, ėshtė absolutisht e nevojshme tė jepet njė pasqyrė e shkurtėr e njė feje qė ėshtė aq pak e njohur nė vendet tona. 

Tė gjitha gjykimet e gabuara qė janė bėrė pėr Islamin nė Perėndim janė rezultat e mosnjohjes dhe i njollosjes sistematike. Por e pavėrteta mė e rėndė qė ėshtė pėrhapur janė tė pavėrtetat qė kanė tė bėjnė me faktet, sepse nėse mashtrimet nė gjykime mund tė falen, paraqitja e fakteve nė kundėrshtim me tė vėrtetėn nuk mund tė falet. Njeriu ēmeritet kur nė veprat mė serioze, qė janė shkruar nga autorė shumė kompetentė, lexon fragmente tė pavėrteta. Ja njė shembull: nė Encyklopedia Unviersalis, libri 6 artikulli "Ungjijtė" ėshtė bėrė aludim nė ndryshimin nė raport me Kur'anin dhe autori shkruan: "Ungjilltarėt (...) nuk pretendojnė (...) si Kur'ani qė tė japin autobigrafinė tė cilėn Zoti, pėr ēudi, ja ka diktuar Profetit..." Kur'ani nuk ka kurrėfarė lidhje me autobiografinė: ai ėshtė predikim; sikur autori tė kishte konsultuar pėrkthimin mė tė keq, ai do tė mund tė bindej nė kėtė. Ky konstatim ėshtė aq i kundėr me tė vėrtetėn sikur Ungjijtė t'i pėrkufizonim si tregim mbi jetėn e njė ungjilltari. Pėr kėtė tė pavėrtetė mbi Kur'anin ėshtė fajtor njė profesor i Fakultetit Teologjik tė Jezuitėve nė Lion! Thėnia e tė pavėrtetave tė kėtij lloji bėn qė tė krijohet pasqyrė e rreme mbi Kur'anin dhe Islamin. 

Ka arsye pėr shpresė, pra, sepse sot fetė nuk janė si dikur tė kthyer nga vetvetja dhe shumė prej tyre kėrkojnė mirėkuptim reciprok. Si tė mos ēuditemi me faktin se nė shkallėn mė tė lartė tė hierarkisė, katolikėt e krishterė pėrpiqen tė vėnė kontakt me muslimanėt, duke u pėrpjekur qė tė shmangin keqkuptimin dhe duke u kujdesur qė t'i reformojnė mendimet jo tė sakta tė pėrhapura mbi Islamin.  

Nė Hyrjen e kėtij libri unė e kam pėrmendur ndryshimin mjaft tė rėndėsishėm qė ka ndodhur viteve tė fundit dhe e kam pėrmendur njė dokument qė ka dalė nga Sekretariati i Vatikanit pėr jo tė krishterėt, i quajtur: "Orientimet pėr dialog ndėrmjet tė krishterėve dhe muslimanėve", njė dokument tepėr i rėndėsishėm pėr qėndrimin e ri qė ėshtė mbajtur ndaj islamit. "Ai kėrkon, - lexojmė nė botimin e tretė (1970) tė kėtij studimi, - revizionin e qėndrimit tonė ndaj tij dhe kritikėn e paragjykimeve tona... Duhet tė merremi mė parė me atė qė shkallė-shkallė tė ndryshojmė mentalitetin e vėllezėrve tanė tė krishterė. Kjo ėshtė para sė gjithash e rėndėsishme". Duhet tė heqim dorė nga "paraqitja e vjetėruar qė ėshtė trashėguar nga e kaluara dhe e shtrembėruar me paragjykime dhe shpifje... tė pranohen padrejtėsitė nė raport me muslimanėt pėr tė cilat ėshtė pėrgjegjės Perėndimi i krishterė"37. Dokumenti i Vatikanit, i cili ka gati njėqind e pesėsdhjet faqe, nė kėtė mėnyrė pėrhap demantimin e mendimeve klasike qė tė krishterėt i kanė pasur mbi Islamin dhe tregon ē'ėshtė ky dokument nė tė vėrtetė.  

Me titullin "Tė lirohemi nga paragjykimet tona mė tė mėdha", autorėt e kėtij dokumenti ua drejtojnė kėtė thirrje tė krishterėve: "Kėtu ne, gjithashtu, duhet tė ndėrmarim njė pastrim tė thellė tė mentaliteteve tona. Ne veēanėrisht mendojmė nė disa gjykime tė gatshme qė i shprehim shpesh dhe shpejtė mbi Islamin. Duket se ėshtė kapitale qė nė asnjė mėnyrė mos t'i kultivojmė nė thellėsi tė zemrave tonė kėto mendime shumė tė ngutshme dhe arbitrare nė tė cilat nuk mund tė njihet muslimani i sinqertė".  

Njėri nga mendimet e tilla arbitrare tė shkallės mė tė lartė ėshtė ai qė na shtyn qė nė gjuhėn tonė tė pėrdorim sistematikisht fjalėn All-llah pėr ta shėnuar Zotin musliman, sikur muslimanėt tė besonin nė njė Zot tjetėr qė nuk ėshtė Zot i krishterė. Nė arabishte fjala All-llah do tė thotė Hyjni; pra ėshtė fjala pėr njė hyjni tė vetme gjė qė implikon qė pėrkthimi korrekt frėnk mund tė japė kuptimin e drejtė vetėm me anė tė fjalės "Zot". Pėr muslimanin All-llahu nuk ėshtė askush tjetėr pėrveē Zotit tė Moisiut (Musait) dhe tė Jezusit (Isai a.s.).  

Dokumenti i Sekretariatit tė Vatikanit pėr jo tė krishterėt kėmbėngul nė kėtė fakt themelor me kėto fjalė:  

"Duket se ėshtė e kotė mbrohet mendimi, sė bashku me disa Perėndimorė, qė All-llahu me tė ėvrtetė nuk ėshtė Zot! Tekstet e Koncilit kanė dhėnė gjykim tė drejtė pėr njė pohim tė tillė. Do tė ishte vėshtirė tė bėhej njė rezyme mė e mirė pėr besimin Islam nė Zotin se sa e bėn kėtė kjo fjali nė Lumena Gentiuma: "Muslimanėt qė e predikojnė besimin e Abrahamit e adhurojnė sė bashku me ne tė vetmin Zot mėshirėplotė, gjyqtarin e ardhshėm tė njerėzve bė Ditėn e Gjykimit..." 

Prandaj, pėr kėtė arsye, ėshtė e kuptueshme protesta muslimane kundėr zakonit shumė tė shpeshtė qė nė gjuhėt europiane nuk thuhet Zot, por "All-llah"... Muslimanėt e arsimuar e kanė lavdėruar pėrkthimin e D. Massonit me qė nė tė mė nė fund ėshtė shkruar "Zot" e jo "All-llah". Kurse teksti i Vatikanit thotė: "All-lalhu ėshtė e vetmja fjalė qė tė krishterėt e gjuhės arabe e kanė pėr tė shėnuar Zotin".  

Muslimanėt dhe tė krishterėt e adhurojnė njė Zot tė vetėm. 

Dokumenti i Vatikanit pastaj kritikon gjykimet e tjera tė gabuara mbi Islamin.  

Ėshtė shqyrtuar paragjykimi aq i pėrhapur mbi "fatalizmin musliman" dhe, me ndihmėn e citateve nga Kur'ani dokumenti ja ka kundėrvėnė mendimin mbi pėrgjegjėsinė e njeriut qė do tė jetė i gjykuar pėr veprat e veta. Ai tregon se pikėpamja mbi legjislacionin Islamik ėshtė e gabuar dhe ja vė pėrballė pikpamjen mbi sinqeritetin e besimit duke i vituar dy fjali qė kanė qenė tė panjohura plotėsisht nga Perėndimorėt: 

"Nė fe nuk ka dhunė" (S2 - A256) 

"... dhe nuk ju obligoi nė fe me ndonjė vėshtirėsi, nė fenė e babait tuaj, Ibrahimit." (S22 - A78). 

Pėrfytyrimit tė pėrhapur mbi Islamin si fe tė frikės, dokumenti ja kundėrvė Islamin, si fe tė dashurisė; dashuria ndaj tė afėrmit ėshtė rrėnjosur ndaj besimit nė Zotin. Ai e hedh e poshtė idenė e propagandės sė rreme, sipas tė cilės nuk ekziston morali musliman, si dhe atė, pėr tė cilėn mendojnė njėsoj aq shumė hebrej dhe tė krishterė, mbi fanatizmin musliman; komentimi ėshtė si vijon: "Gjatė historisė sė tij Islami nuk ka qenė aspak mė fanatik se krishterimi kur ka qenė fjala pėr shkaqe politike". Kėtu autorėt citojnė shprehje nga Kur'ani tė cilat shprehje Perėndimorėt i pėrkthejnė gabimisht si "luftė e shenjtė"39 qė nė arabisht do tė thotė "Al xhihad fi sabil All-llah, pėr pėrpjekje nė rrugėn e Zotit", "pėrpjekje nė pėrhapjen e Islamit dhe nė mbrojtjen e tij nga agresori". Dhe dokumenti i Vatikanit vijon: "Xhihadi nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė kheremi biblik, ai nuk kėrkon shfarosje, por kėrkon tė pėrhapė tė drejtėn e Zotit dhe tė njerėzve nė viset e reja". - "Dhunimet e kaluara tė xhihadit kanė ndjekur, pėrgjithėsisht, ligjet e luftės, kurse nė kohėn e kryqėzatave nuk kanė qenė gjithnjė muslimanėt ata qė kanė vrarė mė sė shumti". Dokumenti mė nė fund trajton paragjykimin sipas tė cilit Islami do tė ishte njė "besim i ngurtė qė adhuruesit e vet i mban nė prapambetjen e Mesjetės sė dikurshme dhe i bėn e paaftė qė t'iu pėrshtaten tė arriturave teknike tė kohės bashkėkohore". Ai bėn krahasime me situatėn analoge qė janė vėrejtur nė vendet e krishtera dhe deklaron: "Ne (...) nė elaborimin tradicional tė mendimit musliman gjejmė pranimin e evoluimit tė mundshėm tė shoqėrisė borgjeze".  

Kjo mbrojtje e Vatikanit ndaj Islamit do t'i ēuditė shumė, jam i sigurt, bashkėkohėsit tanė qė besojnė, qofshin ata muslimanė, hebrej ose tė krishterė. Ky ėshtė manifestim i sinqeritetit dhe i frymės sė hapjes qė nė mėnyrė tė pazakonshme bie ndesh me qėndrimet nga kaluara. Por, sa pak Perėndimorė dinė pėr kėto pikėpamje tė reja qė i mbajnė nė nivelet mė tė larta tė Kishės sė krishterė.  

Vetėm atėherė kur na bėhet e njohur ky fakt ēuditemi mė pak kur tė njihemi me ē'vepra konkrete ka qenė vulosur ky afrim: sė pari kryetari i Sekretariatit tė Vatikanit pėr jo tė krishterėt u prit tė mbreti i Arabisė Saudite, Fejsali, pastaj u bė pritja solemene dijetarėve tė mėdhenj nga Arabia te papa Pali VI, gjatė vitit 1974. Prej kėsaj kohe kuptohet mė mirė rėndėsia e madhe shpirtėrore e pritjes qė ju bė dijetarėve tė mėdhenj tek imzot Elchingeri, nė katedralen e tij nė Strasburg, gjatė sė cilės prelati i ftoi dijetarėt qė tė falen nė korpusin e katedrales, gjė qė ata e bėnė para altarit, tė kthyer nė drejtim tė Mekės. Nėse pėrfaqėsuesit e nivelit mė tė lartė tė botės muslimane dhe tė krishterė, duke besuar nė tė njėjtin Zot, dhe duke respektuar reciprokisht dallimet, pajtohen ashtu sa tė fillojnė njė dialog fetar, a nuk ėshtė e natyrshme qė edhe aspektet e tjera tė ēdo Shpalljeje tė konfrontohen? Objekte tė kėtij konfrontimi kėtu ėshtė shqyrtimi i Librave tė Shenjtė nė dritėn e tė arriturave dhe tė njohurive shkencore qė kanė tė bėjnė me origjinalitetin e teksteve. Kėtė shqyrtim duhet bėrė pėr Kur'anin, ashtu siē ėshtė bėrė edhe pėr besimin hebraik e tė krishterė.  

Marrėdhėniet mes besimeve dhe shkencės nuk kanė qenė tė njėjta kudo dhe nė tė gjitha kohėt. Ėshtė fakt se asnjė shkresė e njė feje monoteiste nuk e dėnon shkencėn. Por duhet pranuar se nė praktikė shkencėtarėt janė grindur me autoritetet fetare tė disa konfeksioneve. Nė mesin e krishterė, gjatė shumė shekujsh, autoritetet pėrgjegjėse, me iniciativėn e tyre dhe pa u mbėshtetur nė tekstet autentike tė Librave tė Shenjtė, e kanė kundėrshtuar zhvillimin e shkencės. Ata dalin kundėr atyre qė janė pėrpjekur t'i zhvillojnė duke ndėrmarrė masa qė i njohim dhe qė shpesh i kanė detyruar shkencėtarėt tė emigrojnė, nėse kanė dashur t'i shpėtojnė stivės sė druve, pėrveē rastit nėse janė penduar publikisht, e kanė ndėrruar qėndrimin e tyre dhe janė lutur pėr falje. Me kėtė rast merret si shembull shpesh rasti i Galileut, i cili ka qenė i ndjekur pėr shkak se i ka korrigjuar zbulimet e Kopernikut mbi rrotullimin e Tokės. Ai ka qenė i dėnuar pėr interpretimin e gabuar tė Biblės, sepse asnjė Shkrim ( i Shenjtė) nuk ka mundur tė citohet si duhet kundėr tij.  

Nė Islam, qėndrimi ndaj shkencės ka qenė pėrgjithsisht i ndryshėm. Asgjė nuk ėshtė mė e qartė se hadithi i famshėm i Profetit: "Kėrkoje shkencėn qoftė edhe nė Kinė" ose ai tjetri, sipas tė cilit, kėrkimi i diturisė ėshtė detyrim i rreptė qė i ėshtė imponuar ēdo muslimani dhe muslimaneje. Ėshtė me rėndėsi tė madhe, siē do tė shohim mė tej nė kėtė pjesė tė librit, qė Kur'ani, i cili vazhdimisht thėrret pėr kultivimin e shkencės, pėrmban shqyrtime tė shumta tė fenomeneve tė natyrės me detale eksplikative qė janė tėrėsisht nė pėrputhje mė tė arriturat e shkencės bashkėkohore. Ekuivalentėt e kėtij lloji nuk egzistojnė nė Shpalljen hebraiko-krishtere.  

Pėrsėri do tė ishte gabim tė besohet se nė asnjė kohė tė historisė sė Islamit besimtarėt e tij nuk kanė pasur qėndrime tė kundėrta ndaj shkencės. Ėshtė fakt se nė disa epoka detyrimi i arsimimit pesonal dhe arsimimit tė tė tjerėve ka qenė kuptuar keq dhe se nė botėn muslimane, si edhe ēdokund tjetėr, ndonjėherė ėshtė bėrė pėrpjekje qė tė ndalet progresi shkencor. Por, ta sjellim ndėr mend se nė periudhėn e rritjes sė Islamit, ndėrmjet shekujve VIII dhe XII tė erės sė krishterė, ėshtė bėrė njė numėr i madh hulumtimesh dhe zbulimesh shkencore nė universitetet islamike, kurse nė vendet tona tė krishtera ka qenė imponuar kufizimi nė zhvillimin shkencor. Nė kėtė epokė mu aty kanė egzistuar mundėsi tė shkėlqyeshme pėr kulturė. Nė Bibliotekėn e khalifit, nė Kordobė, ka pasur 400.000 libra. Aty ka ligjėruar Averosi (Ibni Rushdi 1126- 1198)40. Aty ėshtė transmetuar shkenca greke, indase dhe persiane. Ja pėrse nga shumė vende tė Europės kanė shkuar nė Kordobė, ashtu siē shkojnė sot pėr pėrkryerjen e studimeve nė SHBA. Sa dorėshkrime tė vjetra kanė arritur deri tek ne me anė tė shkencėtarėve arab tė cilėt nė vendet e pushtuara sillnin kulturėn! Sa i kemi borxh kulturės arabe nė matematik (algjebra ėshtė arabe), nė astronomi, fizikė (optika), gjeologji, botanikė, mjekėsi (Avicena- Ibni Sina 980-1037) 41etj. Shkenca pėr herė tė parė mori karakter ndėrkombėtar nė fakultetet islamike tė Mesjetės. Nė kėtė epokė njerėzit kanė qenė mė shumė tė pėrshkuar me frymėn fetare se sa janė sot, por kjo nuk i ka penguar qė nė mjedisin Islam tė jenė njėkohėsisht besimtarė dhe shkencėtarė. Shkenca ka qenė binjake e fesė; nuk ka qenė dashur tė pushojė sė qėni si e tillė. 

Nė vendet e krishtera, nė kėtė epokė mesjetare, kanė mbisunduar stagnimi dhe konformizmi absolut. Hulumtimin shkencor, si tė thuash, nuk e ka frenuar Shpallja hebraiko-krishtere, por atė e kanė bėrė, po e pėrsėrisim, atė e kanė bėrė ata qė janė shpallur ai zyrtarė tė saj. Pas Rilindjes, reagimi i natyrshėm i shkencėtarėve ka qenė qė t'u revanshohen kundėrshtarėve tė tyre tė djeshėm dhe ky revansh vazhdon edhe nė kohėn tonė, deri nė atė masė, saqė sot nė Perėndim tė flasėsh pėr Zotin do tė thotė tė tė konsiderojnė pėr tė ēuditshėm. Ky qėndrim i sulmon tė gjithė tė rinjtė qė mėsojnė nė universitetet tona, duke pėrfshirė kėtu edhe muslimanėt.  

Si mos tė jetė kėshtu kur dihet se ēfarė pikėpamje ekstreme kanė pasur shkencėtarėt tanė mė tė njohur. Njė fitues i ēmimit Nobel pėr mjekėsi ka provuar nė vitet e fundit qė nė njė libėr, tė cilėn ia ka kushtuar publikut tė gjėrė, ta imponojė idenė se nė sajė tė rastit, materia e gjallė ėshtė krijuar vetėvetiu nga disa pėrbėrės elementarė dhe se nga kjo materie e gjallė primitive, nėn ndikimin e rrethanave tė jashtme tė shumėllojshme, janė formuar qėnie tė gjalla tė organizuara pėr tė arritur deri te kompleksi i ēuditshėm siē ėshtė njeriu. 

A thua ēuditė e njohurive shkencore bashkėkohore nė fushėn e jetės nuk do ta detyronin ta ēojnė nė pėrfundim tė kundėrt personin qė mendon? A thua organizmi, i cili drejton lindjen e jetės dhe mbajtjen e saj, nuk i paraqitet atij qė e studion gjithnjė e mė i komplikuar: sa mė shumė tė njihet nė hollėsira, aq mė shumė shkakton admirim edhe mė tė madh. A thua njohja e tij nuk na shtyn se roli i rastėsisė nė fenomenin e jetės ėshtė gjithnjė e mė pak i besueshėm? Sa mė shumė tė arrihen njohuri, e sidomos tė tilla qė i takojnė vogėlsisė sė pakufishme, aq mė tė qarta janė argumentet qė tregojnė se ka njė Krijues. Por nė vend se para kėtyre fakteve njeriu tė bėhet mė i bindur dhe mė modest, ai pėrkunrazi mburret me kryelartėsi. Ai beson se ėshtė i autorizuar pėr ta pėrqeshur ēdo ide mbi Zotin, ashtu siē e nėnvlerėson ēdo gjė qė has nė rrugėn e tij, nėse ajo paraqet ndonjė pengesė pėr kėnaqėsinė dhe orekset e tij pėr t'u kėnaqur. E tillė ėshtė shoqėria materialiste qė ėshtė nė ekspansion tė plotė nė Perėndim.  

Ēfarė force shpirtėrore duhet t'i kundėrvejmė kėsaj ndotjeje tė mendimit nga shumė shkencėtarė bashkėkohorė?  

Para baticės sė materializmit dhe pushtimit tė Perėndimit nga ateizmi edhe krishtėrimi edhe hebraizmi tregojnė paaftėsi pėr t'u mbrojtur. Ata janė tėrėsisht tė shushatur dhe nga dhjetėvjeēari nė dhjetėvjeēar dobėsohet rezistenca ndaj rrymės qė kanoset tė marrė gjithēka me vete. Pėr ateistin materialist krishterimi klasik ėshtė vetėm njė sistem tė cilin e kanė ndėrtuar njerėzit dhe nė tė kanė punuar gati dy mijėvjeēare pėr ta pėrforcuar autoritetin e njė pakice mbi tė afėrmit e tyre. Ai nė shkrimet judeo-krishtera nuk mund tė gjejė gjuhėn e cila sė paku nga larg do tė ishte e ngjashme me tė tijėn: kėto pėrmbajnė aq tė pavėrteta, kontradikta dhe mungesė pėrputhshmėrie me tė arriturat e shkencės bashkėkohore, sa qė ai refuzon sė paku tė marrė nė shqyrtim tekstet tė cilat shumica e pafund e teologėve dėshiron t'i ofrojė si tėrėsi tė pandashme. 

A i flitet pėr Islamin? Ai zgėrdhihet me arrogancė tė tillė tė cilės i pėrgjigjet vetėm njohja e tij e mangėt e lėndės. Si shumica e intelektualėve Perėndimorė, pa marrė parasysh ēfarė bindjesh fetare kanė, ai pėr vete ka tepri impresive tė pėrfytyrimeve tė rreme. 

Nga ky pikėvėshtrim duhet tė arsyetojmė deri diku: para sė gjithash, me pėrjashtim tė pikėpamjeve tėrėsisht tė reja tė niveleve mė tė larta tė katolicizmit, Islami nė vendet tona ka qenė gjithnjė objekt i asaj qė quhet " fyerje qindvjeēare". Secili Perėndimor, qė pėr tė ka marrė njohuri mė tė thella, e di se deri nė ē'masė historia e tij, ideologjia e tij dhe qėllimet e tij kanė qenė tė shėmtuara. Duhet t'i marrim njėsoj parasysh faktet se dokumentet qė janė botuar nė gjuhėt Perėndimore lidhur me kėtė objekt, pėrveē studimeve shumė tė specializuara, nuk ia lehtėsojnė punėn atij qė dėshiron tė marrė informacione. 

 Nė tė vėrtetė njohja e Shpalljes Islamike nga ky pikėvėshtrim ėshtė themelore. Por ka raste kur fragmentet nga Kur'ani, mė tepėr ato qė janė tė lidhura me tė dhėnat e shkencės, janė pėrkthyer keq ose janė komentuar nė atė mėnyrė saqė shkencėtari do tė kishte tė drejtė - me arsye, natyrisht sikur - t'i kritikonte po tė cilat kritika Libri nuk i meriton. Ja njė hollėsi qė vlen tė theksohet kėtu: kėto pasaktėsi tė pėrkthimit ose kėto komentime te gabuar ( qė tė dyja janė tė lidhura shpesh), tė cilat nuk do tė ngjallnin habi para njė apo dy shekujsh, sot e stepin shkencėtarin tė cilin njė fjali e pėrkthyer keq, e cila pėr kėtė arsyje pėrmban pohim shkencor tė palejueshėm, e shtyn qė tė mos e marrė seriozisht nė shqyrtim. Nė kapitullin kushtuar riprodhimit njerėzor do tė japim njė shembull shumė karakteristik tė kėtij lloji tė mashtrimit.  

1
Hosted by www.Geocities.ws