A. PREJARDHJA E JETĖS

 

Kjo ēėshtje e ka preokupuar njeriun e tė gjitha kohėve - edhe pėr tė edhe pėr qėniet e gjalla qėe rrethojnė. Kėtu do ta shqyrtojmė nga aspekti i pėrgjithshėm. Rasti i njeriut, ardhja e tij nė Tokė dhe riprodhimi janė objekt i shumė punimeve tė rėndėsishme dhe do tė trajtohet nė kapitullin vijues.

Duke shqyrtuar prejardhjen e jetės nė njė plan shumė tė pėrgjithshėm, Kur'ani e evokon me saktėsi maksimale nė njė ajet i cili njėsoj flet edhe pėr proēesin e formimit tė Gjithėsisė, qė e cituam dhe e komentuam mė sipėr.

"A nuk e dinė ata, tė cilėt nuk besuan se qiejt e toka ishin tė ngjitura, e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi; a nuk besojnė?" (S21 - A30)

Kuptimi i prejardhjes nuk sjell dyshim. Fjala mund tė ketė kuptimin se ēdo gjė e gjallė e ka prejardhjen nga uji. Tė dy kuptimet e mundshme janė nė pėrputhje tė plotė me tė dhėnat shkencore: jeta e ka prejardhjen nga uji dhe uji ėshtė pėrbėrėsi i parė i ēdo qelize tė gjallė. Pa ujė nuk ėshtė e mundshme asnjė jetė. Posa tė diskutohet mbi mundėsitė e jetės nė njė planet, menjėherė bėhet pyetja: a thua ky planet ka sasi tė mjaftueshme tė ujit?

Tė arriturat bashkėkohore na bėjnė tė mundshme tė mendojmė se gjallesat mė tė vjetra do tė kenė qenė bimėt: algat e vjetra qė janė gjetur nė epokėn parakambrike, d.m.th nė tokat mė tė vjetra qė njihen deri mė sot. Me siguri se elementet e botės shtazore janė paraqitur pak mė vonė: ato gjithashtu kanė ardhur nga oqeani. 

Ajo qė kėtu po e pėrkthejmė si ujė ėshtė fjala mā', e cila gjithashtu ka kuptimin e ujit nga qielli, si dhe tė ujit tė oqeanit, ose tė ēfarėdo lėngu tjetėr. Nė kuptimin e parė, uji ėshtė element i domosdoshėm i ēdo jete bimore:

" ...Ai e lėshon shiun nga qielli!" - Vetėm Ne bėjmė qė me ndihmėn e tij tė mbijnė elementete ēifteve tė bimėve tė ndryshme" 68. (S20 - A53)

Kjo ėshtė pėrmendja e parė e ēifteve te bimėt, nocioni pėr tė ėshtė pėrdorur nė formėn e saj tė pacaktuar pėr tė shprehur atė qė ėshtė bazė e egzistimit tė ēdo shtaze:

"All-llahu tė gjitha shtazėt i krijoi prej lėngu"69. (S24 - A45)

Mė poshtė do tė shohim se fjala mund tė pėrdoret pėr farėn e lėngėt.

Kėshtu, qoftė kur ėshtė fjala pėr prejardhjen e jetės nė pėrgjithesi, pėr elementin qė bėn tė mbijė bima nga toka ose pėr embrionin shtazor, tė gjitha pohimet e Kur'anit mbi prejardhjen e jetės janė nė pėrputhje tė plotė me arritjet shkencore bashkėkohore. Asnjė mit mbi prejardhjen e jetės, qė kanė qenė tė shumtė nė atė epokė, nuk ka zėnė vend nė tekstin e Kur'anit.

 

B. BOTA BIMORE

Kėtu nuk mund t'i citojmė fragmentet e shumtė tė Kur'anit, nė tė cilėt bamirėsia e Zotit evokohet me rastin e karakterit bamirės tė shiut i cili qė tė mbijė vegjetacioni. 

"Ai ėshtė qė pėr ju lėshoi nga (qielli) lart ujė, qė prej tij tė keni pėr tė pirė dhe prej tij tė keni bimė qė nė to do t'i kullotni (bagėtinė)." (S16 - A10)

" Me atė (shiun) mbijnė, pėr tė mirėn tuaj, tė lashtat, ullinjtė, hurmat, rrushnajat dhe nga tė gjitha frutat(e pemėve). Nė kėto (tė mira) ka argumente pėr njė popull qė vėshtron. (S16 - A11)

"Ai ėshtė qė lėshoi nga lartė shiun e me tė nxorri bimėn e ēdo sendi dhe prej bimės gjelbėrim dhe prej tij(prej gjelbėrimit) kokrra tė dendura nė kallinj. E nga hurmat, nga sythi i tyre kalaveshė tė afėrt (pėr t'i vjelė). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegė tė ngjashme (nė dukje) e tė shumėllojshme (nė shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnė dhe kur piqen (tė gjitha nga shiu). Edhe nė kėto ka fakte pėr njerėzit qė besojnė. (S6 - A99)

"Ne, nga qielli lėshuam shiun e dobishėm dhe me tė bėmė qė tė kutivohen kopshte e drithėra qė korren." (S50 - A9)

"Dhe rritėm trungje tė gjatė hurmash me fruta tė paluar njėri mbi tjetrin. (S50 - A10)

"Ushqim pėr njerėz, dhe me tė, Ne e ngjallėm tokėn e vdekur, e kėshtu do tė jetė edhe ringjallja." (S50 - A11)

Kėtyre shqyrtimeve tė pėrgjithshme Kur'ani ju shton edhe tė tjera qė kanė tė bėjnė me aspekte mė tė kufizuara:

EKUILIBRI QĖ ĖSHTĖ VENDOSUR NĖ BOTĖN BIMORE

"E Tokėn ... ekemi bėrė qė nė tė tė mbijnė bimė tė caktuara tė tė gjitha llojeve. (S15 -- A19)

DALLIMI I USHQIMIT

"E nė tokė, copa sipėrfaqesh, tė ngjitura njėra me tjetrėn, kopshte tė hardhisė, tė mbjella (tė shumėllojshme) dhe hurma (bimė kėto) qė janė tė degėzuara nė shumė trupa dhe jo tė degėzuara (nga njė filiz) e tė gjithė ujiten nga njė ujė, dhe Ne shijen nė ngrėnie tė frutave tė tyre e kemi dalluar njėrėn prej tjetrės. Edhe kjo dėshmon me argumente pėr njerėzit e menēur. (S13 - A4)

Ėshtė interesante tė vėrejmė egzistimin e kėtyre ajeteve qė tė dalė nė pah maturia nė pėrdorimin e shprehjeve dhe mungesa e ndonjė vėrejtje qė do tė mund tė tregonte mė parė besimin e epokės, sesa tė sė vėrtetės themelore. Por, vėmendjen e tėrheqin, sidomos, dėshmitė e Kur'anit mbi riprodhimin nė botėn shtazore.

RIPRODHIMI I BIMĖVE

Duhet ta rikujtojmė edhe njė herė se riprodhimi nė botėn bimore kryhet nė dy mėnyra: seksuale dhe joseksuale. Kėtu duhet tė themi se vetėm mėnyra e parė meriton tė quhet riprodhim, sepse pėrcakton njė proēes biologji, qėllimi tė cilit ėshtė paraqitja e bimės sė re, tė njėjtė me atė qė e ka lindur.

Riprodhimi joseksual ėshtė shumėzim i thjeshtė, sepse ky sjell deri te fragmentarizimi i njė organizmi, i cili, i ndarė nga vetė bima, do tė arrijė zhvillim qė e bėn tė ngjashėm me atė nga e cila ka rrjedhur: Gilermoni dhe Manzheno e konsiderojnė "rast i posaēėm i rritjes". Shembull shumė tė mirė e tė thjesht pėr kėtė na e jep fidani: dega e prerė e njė bime, e futur nė tokė dhe e ujitur si duhet, regjenerohet duke zhvilluar rrėnjė tė re. Pėr kėtė qėllim disa nga bimėt kanė organe tė specializuara, tė tjerat i lėshojnė embrionet tė cilat sillen si farat, nėse mund tė shprehemi kėshtu, qė janė rezultat i njė proēesi tė riprodhimit seksual.

Riprodhimi seksual i bimėve bėhet me anė tė mbarėsimit tė elementeve mashkullorė dhe femėrorė, tė cilat u takojnė formacioneve krijuese tė bashkuara ose tė ndara nė tė njėjtėn bimė. 

Kur'ani vetėm kėtė e shqyrton:

"Ai e lėshon shiun nga qielli! "Vetėm Ne bėjmė qė me ndihmėn e tij tė mbijnė elementet e ēifteve tė bimėve tė shumėllojshme". (S20 - A53)

Elementi ēift ėshtė pėrkthim i fjalės zeug (shumės azuag) kuptimi themelor ėshtė: ajo qė, e marr nga tjetri, bėn ēiftin; fjala ka tė bėjė si me bashkėshortėt, ashtu edhe me kėpucėt, nė mėnyrė tė barabartė.

"E ti e sheh tokėn e thatė - tė vdekur, e kur Ne ja ia lėshojmė asaj shiun ajo gjallėrohet, shtohet dhe nga tė gjitha llojet rritė bimė tė kėndshme." 70 (S22 - A5)

"... Ne kemi lėshuar shi e kemi bėrė tė mbijnė nė tė nga tė gjitha llojet e dobishme. (S31 - A10)

"Dhe ai ėshtė, i cili tokėn e shtriu, dhe nė tė krijoi kodra e lumenj dhe prej secilit frut bėri dy lloje (ēift)..." (S13 - A3)

dihet se fryti ėshtė fund i proēesit tė riproduktimit tė bimėve tė larta, tė cilat e kanė organizimin mė tė pėrpunuar dhe mė tė larta, tė cilat e kanė organizimin mė tė pėrpunuar dhe mė kompleks.Stadi qė i paraprin frytit ėshtė lulja me organet e veta mashkullore (pjalmin)dhe femėrore (mugujt). Kėto tė fundit, pas marrjes sė polenit, japin fryta, tė cilat pas pjekjes, lirojnė farat. Ēdo fryt, d.m.th nėnkupton ekzistimin e organeve mashkullore dhe femėrore. Kėtė dėshiron tė na thotė ajeti Kur'anor. Por, duhet vėrejtur se nė disa lloje frytat mund tė rrjedhin nga lulet e pafekonduara (frytat partenokarpik), siē janė bananet, disa lloje tė ananasit, tė fikut, tė portokallit dhe tė hardhisė. Por, ato rrjedhin nga bimėt me gjini tė caktuar. 

Riprodhimi pėrfundohet me ndihmėn e proēesit tė mbirjes sė farės , pas zbėrthimit tė cipės sė jashtėme tė saj (qė mund tė jetė kondenzuar nė bėrthamė). Ky zbėrthim bėn tė mundshėm daljen e rrėnjėve, tė cilat do tė thithin prej tokės atė qė ėshtė e nevojshme pėr bimėn me jetė tė ngadaltė, siē ėshtė fara, nė mėnyrė qė ajo tė zhvillohet dhe tė japė bimėn e re.

Njė ajet Kur'anor aludon nė kėtė mbirje:

"S'ka dyshim, All-llahu ėshtė zbėrthyes i farės (i kokrrės prej saj) dhe i bėrthamės (sė pemės). Ai nxejrr tė gjallin nga i vdekuri dhe i ai ėshtė nxjerrės i tė vdekurin nga i gjalli. Ky ėshtė All-llahu, e si atėherė shmangeni (nga besimi)?" (S6 - A95)

Kur'ani i cili pėrsėrit shpesh ekzistimin e elementeve tė ēifteve nė botėn bimore, e shėnon kėtė nocion tė ēifteve nė mėnyrė tė pėrgjithshme, kufijtė e sė cilės nuk janė tė saktėsuar. 

"I pastėr nga tė metat ėshtė Ai qė krijoi tė gjitha llojet (ēiftet) nga ēka mban toka, nga vetė ata dhe nga ēka nuk dinė. (S36 - A36)

Mund tė bėjmė shumė supozime mbi rėndėsinė e kėtyre gjėrave tė cilat njerėzit nuk i kanė njohur nė kohėn e Muhammedi a.s. dhe te tė cilat sot dallojmė strukturat dhe funksionimin nė ēifte, nė renditje tė pakufishme tė vogėl dhe tė madhe, nė botėn e gjallė dhe nė atė tė vdekur. Ėshtė me rėndėsi t'i mbajmė mend nocionet e shprehura nė mėnyrė tė qartė dhe qė tė vėrtetojmė njė herė e mirė se nuk ka papajtueshmėri me shkencėn e sotme. 

C. BOTA SHTAZORE

Shumė ēėshtjė nė Kur'an, qė kanė tė bėjnė me botėn shtazore, janė objekt i vėzhgimeve qė kėrkojnė t'i qasemi konfrontimit me njohuritė bashkėkohore shkencore nė kėto pika tė veēanta. Por edhe kėtu do tė ofronim njė shikim jo tė plotė tė asaj qė e pėrmban Kur'ani lidhur me kėtė temė, sikur mos ta pėrmendnim fragmentin vijues, ku krijimi i disa elementeve tė botės shtazore evokohet pėr t'i nxitur njerėzit tė mendojnė mbi bamirėsitė e Zotit ndaj tyre. Kėtė fragment, nė tė vėrtetė, e citojmė pėr tė dhėnė shembullin e mėnyrės se si Kur'ani evokon pėrshtatjen e harmonishme tė krijimit me nevojat e njerėzve, e nė kėtė rast tė veēantė tė bujkut, sepse ky nuk nxit pėr lloje tė tjera tė hulumtimit. 

"Edhe kafshėt Ai i krijoi dhe nė sajė tė kėtyre ju mund tė mbroheni (nga tė ftohtit), keni edhe dobi tė tjera dhe prej tyre hani. Nė to (nė kafshėt) ju shihni hijeshi (idili) kur nė mbrėmje ato i ktheni ( nga kullosat)dhe kur nė mėngjes i lėshoni(pėr nė kullosė). Ato bartin barėn tuaj (tė rėndė) nė ndonjė vend (tė largėt) qė ju do tė arrinit atje me shumė vėshtirėsi (me gjysėm shpirti). Vėrtet, Zoti juaj ėshtė shumė Bamirės dhe shumė Mėshirues. Edhe kuajt (i krijoi) edhe mushkat edhe gomarėt, pėr t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai krijoi (pėr hipje) ēka ju (tash) nuk dini." (S16 - A5,6,7,8)

Pėveē kėtyre shqyrtimeve tė pėrgjithshme, Kur'ani i vė nė dukje disa tė dhėna mbi tema shumė tė ndryshme, siē janė:

- riprodhimi nė botėn shtazore

- ekzistimi i bashkėsive shtazore

- meditim mbi bletėt, merimangėn, zogjtė

- dėshminė mbi prejardhjen e qumėshtit shtazor.

 

1. RIPRODHIMI NĖ BOTĖN SHTAZORE

Kėtė nė tėrėsi e evokojnė ajetet45 dhe 46 tė sures53:

"Dhe Ai ėshtė qė krijoi llojet - mashkullin dhe femrėn. Nga pika e farės qė hidhet". (S53 - A45,46).

Elementi i ēiftit ėshtė i njėjtė shprehje si ajo qė e kemi hasur nė ajetet qė kanė tė bėjnė me reproduktimin e bimėve. Kėtu janė shėnuar gjinitė. Njė hollėsi shumė karakteristike ėshtė theksimi i saktėsisė sė sasisė sė vogėl tė lėngut qė ėshtė e nevojshme pėr riprodhim. Pasi ėshtė po ajo fjalė qė tregon spermėn e pėrdorur pėr njeriun, nė kreun vijues do tė bėjmė komentimin lidhur me rėndėsinė e kėsaj vėrejtjeje. 

2. EKZISTIMI I BASHKĖISVE SHTAZORE

"Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė dhe as shpendė qė fluturojnė me dy krahė e qė nuk i janė ndarė nė grupe (tė ndryshme), sikurse edhe ju(Zoti i krijoi i pajisi si juve). Asgjė nuk kemi lėnė pasdore nga evidenca. Mė nė fund te Zoti i tyre do tė tubohen." (S6 - A38)

Shumė pika tė kėtij ajeti kanė nevojė pėr komentim. Sė pari, si duket, ėshtė evokuar fati i kafshėve pas vdekjes: Islami pėr kėtė ēėshtje, pa dyshim, nuk ka kurrėfarė doktrine. Pastaj, parapėrcaktimi i pėrgjithshėm, pėr tė cilin, si duket, bėhet fjalė kėtu, i kufizuar nė struktura dhe organizimin funksional i cili kushtėzon mėnyrėn e sjelljes: shtaza reagon nė nxitės tė ndryshėm tė jashtėm nė funksion tė njė kushtėzimi tė veēantė.

Sipas Blacherit, njė komentues i vjetėr siē ėshtė Razi, ka menduar se ky ajet vėshtron vetėm veprimet instiktive me tė cilat kafshėt i bėjnė nderime Zotit. 

Shejh si Bubaker Hamza, nė komentet e pėrkthimit tė tij tė Kur'anit, flet pėr "instiktin, i cili, mbi bazė tė urtėsisė hyjnore, i detyron tė gjithė qėniet e gjalla tė grupohen pėr t'u riprodhuar dhe tė organizohen nė bashkėsi, tė cilat, pėr tė qenė tė afta pėr jetė, kėrkojnė qė puna e ēdo anėtari t'i shėrbejė tėrė grupit". 

Kėto sjellje tė kafshėve janė studiuar me vėmendje nė dhjetėvjeēarėt e fundit dhe si rezultat u zbuluan bashkėsi tė vėrteta shtazėsh. Ėshtė e sigurtė qė hulumtimi i rezultatit tė punės tė njė bashkėsie ka mundur tė na shtyjė kaherė qė tė pranohet nevoja e organizimit shoqėror. Por vetėm pak kohė mė parė janė zbuluar mekanizma qė i drejtojnė kėto organizime te disa lloje. Rasti i bletės ėshtė pa dyshim rasti i studiuar mė sė miri dhe mė i njohuri. Rreth sjelljes sė saj ėshtė i lidhur emri i von Frishit. Von Frishi, Lorenci dhe Tinbergeni me tė drejtė e kanė marrė ēmimin Nobel pėr vitin 1973. 

3. MEDITIMET PĖR BLETĖT MERIMANGAT DHE SHPENDĖT

Kur specialistėt pėr sistemet nervore dėshirojnė tė marrin shembuj tė argumentuar nė mėnyrė bindėse tė organizimit tė ēuditshėm, i cili drejton sjelljet e shtazėve, shtazėt qė ndoshta pėrmenden mė sė shpeshti janė bletėt, merimangat dhe shpendėt (sidomos shpendėt shtegėtarė). Pėr ēdo rast mund tė vėrtetohet qė kėto tri grupe paraqesin shembuj shumė tė bukur tė njė organizimi tė lartė. 

Fakti qė Kur'ani e pėrmend kėtė trio shėmbullore tė botės shtazore, nga pikėpamja shkencore i pėrgjigjet tėrėsisht karakterit jashtėzakonisht interesant tė tė gjitha shtazėve tė pėrmendura kėtu. 

BLETA

Ajo nė Kur'an ėshtė objekt i komentimit mė tė gjatė: 

" Zoti yt i dha instikt bletės: "Ndėrto shtėpi nėpėr kodra (male), nėpėr drunj (pemė) dhe nėpėr kulmet qė ata(njerėzit) i ndėrtojnė. (S16 - A68)

Pastaj ha nga tė gjitha (llojet) frutat dhe futu nėpėr rrugėt e nėnshtruara (e tė mėsuara ) prej Zotit tėnd. Nga barqet e tyre (tė bletėve) del lėng , ngjyra e tė cilit ėshtė e ndryshme dhe nė tė cilin ka shėrim (bar- ilaē) pėr njerėzit. Edhe nė kėtė ka arsye pėr atė popull qė mendon thellė." (S16 - A69)

ėshtė e vėshtirė tė dihet ēka do tė thotė saktėsisht urdhėri qė me bindje tė ndiqet rruga e Zotit, nėse kjo nuk ėshtė nga pikėvėshtrimi i pėrgjithshėm. Ajo qė mund tė thuhet nė funksionin e njohurive tė arritura nga studimi i sjelljes sė saj, ėshtė se kėtu - ashtu si dhe nė secilin prej tė tri rasteve tė shtazėve qė pėrmenden si shembull nė Kur'an - organizimi i jashtėzakonshėm nervor ėshtė pikėmbėshtetje e sjelljes. Dihet se nga mėnyra e fluturimit tė tyre bletėt mund tė komunikojnė ndėrmjet tyre; ato janė nė gjendje qė nė kėtė mėnyrė t'u tregojnė familjeve tė tyre nė cilin drejtim dhe sa larg ndodhen lulet pėr grumbullimin e mjaltit. Prova e njohur e von Frishit tregoi domethėnien e lėvizjes sė insektit, qėllimi i tė cilit ėshtė dėrgimi i informacionit ndėr bletėt punėtore. 

MERIMANGA

Merimanga pėrmendet nė Kur'an qė tė theksohet brishėtsia e vendbanimit tė saj, mė i brishti nga tė gjithė. Ky ėshtė vendbanim aq i pasigurtė, thotė teksti kur'anor si ai qė njerėzit ja rrėmbyen vetvetes duke zgjedhur zota jashtė Zotit. 

"Shembulli i atyre, tė cilėt veē Allahut morėn mbrojtės (zota idhujsh), ėshtė si shembulli i merimangės qė thur shtėpi, e sikur ta dinin ata, mė e dobėta shtėpi ėshtė shtėpia e merimangės."(S29 - A41)

Pėlhurėn e merimangės, me tė vėrtetė, e krijojnė fijet e mėndafshta tė cilat i tajitin gjendrat e shtazės, diamtri i tė cilės ėshtė i papėrfillshėm. Brishtėsinė e saj njeriu nuk mund ta imitojė. Natyralistėt pyesin pėr planin e ēuditshėm tė punės qė e rregjistrojnė qelizat nervore tė shtazės dhe i cili ja bėn tė mundshme tė endė nė mėnyrė tė pėrkryer gjeometrike; por, pėr kėtė Kur'an nuk bėn fjalė.

SHPENDĖT

Shpendėt pėrmenden shpesh nė Kur'an, ato janė tė pranishėm nė mėnyrė episodike nė jetėn e Ibrahimit, Jusufit, Daudit, Sulejmanit dhe Isai a.s.t. Mė sipėr e kemi theksuar ajetin i cili ka tė bėjė me bashkėsitė e shtazėve tokėsore dhe tė shpendėve:

"Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė dhe as shpendė qė fluturojnė me dy krahė e qė nuk i janė ndarė nė grupe (tė ndryshme), sikurse edhe ju(Zoti i krijoi i pajisi si juve). Asgjė nuk kemi lėnė pasdore nga evidenca. Mė nė fund te Zoti i tyre do tė tubohen." (S6 - A38)

Dy ajete tė tjera vėnė nė dukje nėnshtrimin e rreptė tė shpendėve ndaj fuqisė sė Zotit. 

"A nuk po i shohin ata shpendėt fluturues nė ajrin e qiellit, tė cilėt nuk i mban kush, pėrveē Allahut. Edhe nė kėto ka fakte pėr njerėzit qė besojnė." (S16 - A79)

"A nuk i shikuan ata shpezėt mbi ta krahėhapur dhe kur krahėt i palojnė, ato nuk i mban tjetėr nė ajėr pos Fuqiplotit. Ai ėshtė qė ēdo send e sheh dhe e di.'(S67 - A19)

Pėrkthimi i njė fjalė tė secilit tė kėtyre ajeteve ėshtė punė delikate. Pėrkthimi qė e kemi bėrė kėtu shpreh idenė se Zoti me fuqinė e tij mban shendėt nė fluturim. Fjala arabe pėr tė cilėn bėhet fjalė ėshtė amsaka, kurse kuptimi i saj i parė ėshtė tė vėnėt e dorės mbi, kapje, mbajtje, ndalesė e dikujt. 

Ėshtė shumė e mundur tė krahasohen kėto ajete qė theksojnė veēanėrisht varėsinė e ngushtė ndėrmjet sjelljes sė shpendėve lidhur me rendin e Zotit dhe zbulimet bashkėkohore qė tregojnė pikėn e pėrkryerjes qė e kanė arritur disa lloje tė shpendėve nė programimin e shtegėtimit tė tyre. Sepse vetėm ekzistimi i programit tė migrimit, i rregjistruar nė kodin gjenetik tė shpendėve, mund t'i shpjegojė fluturimet e komplikuara dhe tepėr tė gjata qė janė nė gjendje t'i bėjnė shpendėt shumė tė rinj, pa pėrvojė paraprake, pa kurrėfarė udhėtreguesi, qė nė ditėn  e caktuar tė kthehen nė cakun prej nga janė nisur. Nė librin e tij La Puissance et la Fragilite74 (Fuqia dhe Dobėsia), profesor Hamburger pėrmend si shembull rastin e njohur "muttonbird" nga paqėsori dhe rrugės sė tij prej tetė deri nė njėzet e pesė mijė kilometra largėsi75. Pranohet se direktivat komlekse pėr njė rrugėtim tė tillė janė tė shkruara detyrimisht nė qelizat nervore tė shpendėve. Ato me siguri kanė qenė tė programuara. Kush ėshtė programisti? 

4.PREJARDHJA E PĖRBĖRĖSVE TĖ QUMĖSHTIT TĖ SHTAZĖVE

Prejardhja e pėrbėrėsve tė qumėshtit tė shtazėve ėshtė pėrcaktuar nė harmoni tė plotė me njohurinė bashkėkohore (surja 16, ajeti 66). Mėnyra e pėrkthimit dhe interpretimit tė kėtij ajeti ėshtė krejt personale, sepse pėrkthimet, edhe kėto bashkėkohoret japin kuptim tė atillė qė, sipas mendimit tim nuk mund tė pranohet. Ja dy shembuj76: 

Pėrkthimi i R. Blacherit76: 

"Ju njimend keni mėsuar nga grigjat tuaja! Ne ju ushqejma me qumėsht tė pastėr, shumė tė shijshėm pėr ata qė e pijnė, qė vjen nga ajo qė ėshtė nė barqet e tyre, ndėrmjet ushqimit tė tetur dhe gjakut".

Pėrkthimi i profesor Hamidullahut77:

"Vėrtet keni pėr ēka tė mendoni nė kafshėt. Nga ajo qė e kanė nė barqet e tyre, ndėrmjet plehut dhe gjakut, Ne ju japim, tė pini qumėsht tė pastėr dhe tė pijshėm pėr ata qė e pijnė". 

Ēdo fiziolog tė cilit do t'ja jepnim kėto tekste do tė pėrgjigjej se janė shumė tė paqartė, sepse nė ta nuk ka aspak pėrputhje as me botėkuptimet mė elementare bashkėkohore. Kėta rreshta nga ana tjetėr janė vepėr tė arabistėve shumė tė njohur. Por, dihet mirė se njė pėrkthyes, sado qė tė jetė ekspert, mund tė bėjė gabim nė pėrkthimin e shprehjeve shkencore, nėse nuk ėshtė i specializuar nė disiplinėn pėr tė cilėn bėhet fjalė.

Pėrkthimi qė mė duket i drejtė ėshtė pėrkthimi vijues:

"Me tė vėrtetė ju mund tė nxirrni mėsime nga kafshėt tuaja: Ne ju japim tė pini atė qė ndodhet brenda trupave tė tyre (e qė) zė fill nga kontakti i pėrmbajtjes ushqyese tė zorrėve dhe gjakut, qumėshtin e pastėr, tė lehtė pėr ta pirė ata qė e pijnė". (S16 - A66).

Ky interpretim ėshtė shumė i afėrt me atė tė Muntahabit nė vitin 1973 tė cilin e boton Kėshilli Suprem i Punėve Islamike nė Kajro qė mbėshtetet me tė dhėnat e fiziologjisė bashkėkohore. 

Nė pikėpamjen e leksikut, pėrkthimi i propozuar arsyetohet kėshtu:

E kam pėrkthyer "brenda trupave tė tyre" e jo si R. Blachere ose si profesor Hamidullahu "nė barqet e tyre"78, sepse fjala batn tregon edhe mesin, brendinė e njė gjėje, ashtu si edhe barkun. Kjo fjalė kėtu nuk ka kuptim tė saktė anatomik. Mė duket se nė "brenditė tė trupave pėrputhet nė mėnyrė tė pėrkryer me kontekstin. 

Nocioni "i prejardhjes" sė pėrbėrėsit tė qumėshtit ėshtė shprehur nė fjalėn min, kurse "lidhjet" me bayni, fjala e fundit nuk domethėnė vetėm "ndėrmjet" ose " nė mes", si nė dy pėrkthimet e cekura por, shėrben pėr tė shprehur atė se dy gjėra ose dy persona vihen nė kontakt.

Nga pikėvėshtrimi shkencor duhet tė bazohemi nė njohuritė fiziologjike pėr ta kuptuar pėrmbajtjen e kėtij ajeti. 

Substancat e rėndėsishme qė sigurojnė ushqimin e organizmit nė tėrėsi pėrfitohen nga transformimet kimike qė bėhen gjatė tėrė gjatėsisė sė traktit tė tretjes. Kėto substanca vijnė elementet e pranishėm nė pėrmbajtjen e zorrėve. Kur transformimet kimike nė zorrė arrijnė deri nė stadin e dėshiruar, ato nėpėr muret e zorrėve kalojnė nė qarkullimin e tėrėsishėm. Ky kalim kryhet nė dy mėnyra: ose drejtpėrsėdrejti, me anė tė asaj qė e quajmė enė limfatike, ose tėrthorazi, me qarkullim, i cili sė pari i dėrgon nė mėlēi, ku pėsojnė ndryshime; prej saj kalojnė nė qarkullimin e pėrgjithshėm. Nė kėtė mėnyrė gjithēka kalon nėpėr qarkullimin e gjakut. 

Pėrbėrėsit e qumėshtit i tajitin gjėndrat e qumėshtit. Ato ushqehen me produktet e ushqimeve tė tretura (nėse mund tė themi kėshtu), tė cilat ua ka sjellė gjaku qė qarkullon. Domethėnė gjaku luan rolin e grumbulluesit dhe tė transmetuesit tė materieve tė nxjerra nga ushqimet nė mėnyrė qė ushqimet tė vijnė deri tek gjėndrat e qumėshtit, tė prodhuesit tė qumėshtit, si dhe te ēdo organ tjetėr. 

Kėtu ēdo gjė fillon me kontaktimin e pėrmbajtjes sė zorrėve dhe gjakut nė murin e zorrėve. Kjo njohuri e saktė zbulon zhvillimet e kimisė dhe tė fiziologjisė sė tretjes. Kjo nuk ėshtė njohur fare nė kohėn profetit Muhammed a.s.: njohja e saj i pėrket kohės bashkėkohore. Sa i pėrket zbulimit tė qarkullimit tė gjakut, kjo ėshtė vepėr e Harveit dhe ėshtė bėrė gati gjashtė shekuj pas Shpalljes sė Kur'anit. Mendoj se ekzistimi nė Kur'an i ajetit, ajet i cili aludon nė kėto nocione, nuk mund tė ketė shpjegime njerėzore pėr shkak tė epokės nė tė cilėn janė formuluar.

 

VII.

RIPRODHIMI NJERĖZOR

Riprodhimi ėshtė temė mbi tė cilėn ēdo vepėr e hershme e njeriut - sapo tė merrej paksa me hollėsirat - nė mėnyrė tė pashmangshme shpreh pikėpamje tė gabuara. Nė mesjetė - edhe nė periudhėn qė nuk ėshtė aq shumė e largėt - riprodhimi ka qenė i veshur me lloj-lloj mitesh dhe besytnish. Por nuk ka mundur tė jetė ndryshe pasi pėr t'i kuptuar mekanizmat e saj tė ndėrlikuar njeriu ka qenė dashur qė ta dijė anatominė, tė zbulojė mikroskopin dhe tė lindi tė ashtuquajtura dituri themelore nė tė cilat janė ushqyer fiziologjia, embriologjia, obstetrika etj. Nė Kur'an ėshtė krejtėsisht ndryshe. Libri nė shumė vende evokon mekanizma preciz dhe pėrmend faza shumė tė sakta tė riprodhimit, dhe me rastin e leximit nuk orfon asnjė dėshmi tė pasaktė sado tė vogėl. E gjithė kjo ėshtė shprehur me terma tė thjeshtė, tė lehtė pėr tė kuptuar nga shkalla e zhvillimit tė njeriut dhe krejtėsisht nė pėrputhje me atė qė do tė zbulohet shumė mė vonė. 

Riprodhimi njerėzor, i evokuar nė dhjetė ajetet e Kur'anit pa ndonjė renditje, ėshtė shprehur me anė tė dėshmive prej tė cilave secila ka tė bėjė me njė apo mė shumė pyetje tė veēanta. Duhet t'i rigrupojmė kėto ajete nė mnėyrė qė tė krijojmė njė pasqyrė mbi tėrėsinė. Kėtu, si edhe nė shumė tema tė shqyrtuara, komentimi do tė jetė mė i lehtė. 

 RIKUJTIMI I DISA KONCEPTEVE

Ėshtė e domosdoshme tė rikujtojmė disa koncepte qė kanė qenė tė panjohura nė epokėn e Shpalljes sė Kur'anit dhe nė shekujt e pastajmė. Riprodhimi njerėzor sigurohet e njė sėrė proēesesh, tė pėrbashkėt pėr sisorė, nė fillim tė tė cilit ėshtė fekondimi nė kanalin e vezores tė njė vezoreje tė shkėputur nga vezorja nė mes tė ciklit menstrual. Agenci fekondues ėshtė sperma e njeriut ose, mė saktė, spermatozoidi, sepse ėshtė e mjaftueshme vetėm njė qelizė e farės: dmth qė tė sigurohet mbarėsimi ėshtė e nevojshme sasia mė e vogla kėsaj fare tė lėngėt e cila pėrmban spermatozoide tė panumurta (me dhjetra milionė pėr njėherė). Lėngun e prodhon testisi dhe ai menjėherė vendoset pėr t'u ruajtur nė sistemin e rezervuarit dhe tė kanaleve qė nė fund dalin nė rrugėt urinare: gjėndrat plotėsuese, tė shpėrndara pėrreth kėtyre tė fundit, i shtojnė spermės sekretin plotėsues pa elemente mbarsuse. Vendosja e vezės sė mbarėsuar bėhet nė vend tė saktė tė organeve gjenitale tė femrės: ajo zbret nėpėr vezėpėrēues nė mitėr dhe zė vend brenda saj ku ēerdhohet duke u pėrzjerė dhe mbėshtjellur me jargė dhe nė muskulin e placentės dhe me ndihmėn e saj pas formimit tė placentės. Nėse qeliza vezė ėshtė pėrforcuar pėr shembull, nė vezėpėrēues e jo nė mitėr, atėherė shtatzania do tė ndėrpritet. 

Sapo tė bėhet i kapshėm nga syri, embrioni duket si njė figurinė e vogėl fėmije, nė tė cilėn duket njė figurinė e papėrfillshme e qėnies sė njeriut. Kėtu ajo zhvillohet nė fazėn e njėpasnjėshme, qė sot njihet mirė dhe nga e cila do tė dalė skeleti i trupit tė njeriut: sistemi i eshtrave, me muskuj rreth tij, sistemi nervor, sistemi i qarkullimit, barku etj.

Kėto nocione do tė shėrbejnė si elemente krahasimtare me atė qė mund tė lexohet nė Kur'an mbi ripordhimin.

 

 RIPRODHIMI NJERĖZOR NĖ KUR'AN

 

Nuk ėshtė gjė e lehtė tė krijojmė njė pasqyrė mbi pėrmbajtjen kur'anore tė kėsaj teme. Vėshtirėsia e parė rrjedh nga shpėrndarja nė tėrė Librin e dėshmive qė kanė tė bėjnė me tė, e pėr ē'gjė kemi tėrhequr vėrejtjen qė mė parė; por kjo nuk ėshtė vėshtirėsia kryesore. Ajo qė edhe mė shumė mund ta mashtrojė studiuesin, edhe kėtu, ėshtė problemi i leksikut. 

Me tė vėrtetė, nė epokėn tonė akoma janė tė pėrhapura pėrkthimet dhe komentimet e disa fragmenteve, tė cilat, me rastin e leximit, mund t'ju krijojnė shkencėtarėve njė pasqyrė krejt tė shtrembėr tė Shpalljes Kur'anore lidhur me temėn nė fjalė. Kėshtu pjesa mė e madhe e pėrkthimeve evokon formimin e njeriut prej "mpiksjes sė gjakut", "tė ngjiturit". Njė pėrshkrim i tillė ėshtė krejtėsisht i papranueshėm pėr shkencėtarin e specializuar nė kėtė lėmi. Kurrė njeriu nuk ka pasur prejardhje tė tillė. Nė paragrafin qė trajton vendosjen e vezės nė mitrėn e nėnės do t'i shohim shkaqet pėrse njohėsit e shkėlqyeshėm tė arabishtes pa kulturė shkencore kanė bėrė gabime tė tilla.

Njė konstatim i tillė na bėn tė mundur tė mendojmė se si ėshtė me rėndėsi tė dorės sė parė njohja e gjuhės dhe njohja e shkencės nė mėnyrė qė tė kuptohet domethėnia e kuptimeve kur'anore mbi riprodhimin. 

Kur'ani qė nė fillim thekson transformimet e vazhdueshme qė i pėson embrioni deri na mbarim tė shtatzanisė nė mitrėn e nėnės. 

"O ti njei po ē'tė mashtroi ty kundrejt Zotit tėnd qė ėshtė bujar e i urtė? I cili tė krijoi, tė pėrsosi dhe tė drejtoi. Tė formėsoi nė formėn qė Ai dėshiroi." (S82 - A6-8)

"Nuk ka asnjė gjallesė nė tokė dhe as shpendė qė fluturojnė me dy krahė e qė nuk i janė ndarė nė grupe (tė ndryshme), sikurse edhe ju(Zoti i krijoi i pajisi si juve). Asgjė nuk kemi lėnė pasdore nga evidenca. Mė nė fund te Zoti i tyre do tė tubohen." (S6 - A38)

"Kur Ai ju krijoi nė disa etapa."(S71 - A14)

Pėrveē kėsaj vėrejtjeje tepėr tė pėrgjithshme, teksti kur'anor tėrheq vėmendjen nė shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me riprodhimin dhe duket se mund tė sistemohet si vijon:

1 - Mbarėsimi bėhet nė saje tė njė sasie tepėr tė vogėl tė lėngut.

2 - Natyra e lėngut fekondues.

3 - Vendosja e vezės sė fekonduar.

4 - Evolucioni i embrionit.

1. MBARĖSIMI BĖHET NĖ SAJĖ TĖ NJĖ SASIE TEPĖR TĖ VOGĖL TĖ LĖNGUT

 Njėmbėdhjet herė Kur'ani e pėrsėrit kėtė nocion, duke pėrdorur shprehje tė tilla si vijon:

"E krijoi njeriun nga njė pikėl (uji)..." 80 (S 16 - A4).

Jemi tė detyruar qė fjalėn arabe nutfat ta pėrkthejmė me fjalėn pikė (spermė), pasi nė frėngjishtė nuk ka fjalė plotėsisht tė pėrshtatshme. Duhet tė themi se kjo fjalė rrjedh nga folja qė do tė thotė dridhet, pikon; ajo qė shėrben pėr tė shėnuar atė qė mund ta zėrė vedra pasi mė parė e kemi zbrazur. Ajo, domethėnė, shėnon njė sasi tepėr tė vogėl tė lėngut, nga ku rrjedh kuptimi dytėsor i pikės sė ujit, kėtu pikė e spermės, sepse nė njė ajet tjetėr fjala ėshtė e lidhur me fjalėn spermė. 

"A nuk ka qenė ai njė pikė uji qė derdhet?"81 (S75 - A37).

Kėtu fjala arabe maniyy tregon spermėn. Njė ajet tjetėr tregon se pikė pėr tė cilėn bėhet fjalė ėshtė vendosur nė vend tė sigurt (quarar), qė, shihet qartė, tregon organet gjenitale.

Zoti thotė: "Pastaj atė e bėmė pikė uji nė njė vend tė sigurt" (S23 - A13).

Duhet thėnė se cilėsori i cili shpreh kėtė vendosje tė sigurtė (makin) mezi pėrkthehet. Ai shpreh kuptimin: i shkėlyeshėm, i lartėsuar, vend i fortifikuar shumė mirė. Sido qė tė jetė, bėhet fjalė pėr vendin e rritjes sė njeriut nė organizmin e nėnės. Por ėshtė posaēėrisht me rėndėsi ta theksojmė kuptimin e "sasisė tepėr tė vogėl tė lėngut" qė ėshtė e nevojshme pėr fekondim, gjė qė ėshtė plotėsisht nė pėrputhje me atė qė e dimė nė kohėn tonė.

2. NATYRA E LĖNGUT MBARĖSUES

Kur'ani kėtė lėng qė e siguron mbarėsimin e pėrmend me cilėsorė tė tillė qė ėshtė interesant tė studiohen: 

a) "Sperma", siē e thamė pak mė parė (S75 - A37)

b) "lėngu qė hidhet": "Njeriu ėshtė krijuar prej lėngut qė hidhet" (S86 - A6)

c) "lėng i keq" (S32 - A8; S77 - A20).

Cilėsori i keq (mekin) si duket mund tė interpretohet jo nė aspektin e cilėsisė sė vetė lėngut, por para sė gjithash nė funksion tė faktit se ai hidhet nė fundin e aparatit urinar duke e huazuar kanalin nėpėr tė cilin del urina. 

d) "Pėrzjerja" ose "ajo qė ėshtė pėrzier" (amzāg): "Ne njeriun e krijojmė nga pėrzjerja e farėrave..."82 (S76 - A2).

Shumė komentues, si profesor Hamidullahu, nė kėtė pėrzjerje shohin elementin mashkullor dhe femėror. Kjo vlen edhe pėr shkrimtarėt e dikurshėm tė cilat nuk kanė mundur tė kenė dijeni mbi fiziologjinė e mbarsjes, e sidomos pėr atė se cilat janė kushtet biologjike tė saj te femra; ata kanė menduar se fjala evokon lidhjen e thjeshtė tė dy elementeve.

Por komentuesit bashkėkohor, siē ėshtė ai i Muntahabit, tė cilin e boton Kėshilli i Lartė i Punėve Islamike nė Kajro, e korrigjon kėtė mėnyrė tė tė menduarit dhe vėren se pika e spermės ėshtė "lidhje e elementeve tė ndryshme". Komentuesi i Muntahabit nuk ndalet nė hollėsira, por, sipas mendimit tim vėrejtja e tij ėshtė shumė e drejtė.

Cilat janė ato elemente tė ndryshme tė spermės?

Farat e lėngėta pėrbėhen nga sekrecione tė ndryshme qė prodhohen nga kėto gjėndra: 

a) testisėt (sekrecione tė gjėndrės seksuale mashkullore qė pėrmban spermatozoidėt, qeliza tė zgjatura me bisht tė gjatė qė notojnė nė lėngun ujor)

b) gjendrat seminale: kėto organe, rezervuarė tė spermatozoideve, tė vendosur afėr prostatės, gjithashtu kanė sekrecionet e tyre pa elementė mbarėsues

c) prostata: ajo sekreton njė lėng e cila jep spermės njė pamje kremi dhe aromė karakteristike

d) gjendrat plotėsuese tė rrugėve urinare: gjėndrat e Coėperit ose tė Mčryeut sekretojnė lėng tė trashė kurse gjėndrat e Littreut sekretojnė jargė. E tillė ėshtė prejardhja e kėtyre "pėrzjerjeve" pėr tė cilat flet Kur'ani. Por kjo nuk ėshtė e tėra. Kur Kur'ani flet pėr lėngun mbarėsues ai na njeh me faktin qė pasardhėsit e njeriut janė tė siguruar me diēka qė mund tė nxirret nga ky lėng. Ky ėshtė kuptimi i ajetit 8, surja 32: "...E (All-llahu) pasardhėsit e tij (njeriut) i krijon prej thelbit tė lėngut tė keq"83. 

Fjala arabe e cila kėtu ėshtė pėrkthyer me "thelb", kvintesencia (sulālat), domethėnė lėndė e nxjerrė, qė ka dalė nga ndonjė tjetėr, pjesa mė e mirė e njė sendi. Sido qė tė jetė pėrkthyer bėhet fjalė pėr pjesėn e njė tėrėsie.

Ajo qė e shkakton mbarėsimin e vezės dhe e siguron riprodhimin ėshtė njė qelizė me formė shumė tė zgjatur, madhėsia e sė cilės shprehet me numra nė pėrmasa prej 1/10.000 milimetra. Vetėm njė element nga miliona tė tilla qė i hedh njeriu nė kushte normale arrin tė depėrtojė nė vezore84; njė numėr i madh do tė ngelet rrugės dhe kurrė nuk do ta kalojė rrugėn e cila shkon nga vagina deri nė vezore, nėpėr zbrazėtinė e mitrės dhe kanalet e vezores. Domethėnė, njė pjesė tepėr e vogėl e nxjerrė nga njė lėng shumė kompleks, sa i pėrket pėrbėrjes sė vet do ta shprehė aktivitetin e vet.

Prandaj si tė mos habitemi nga kjo pėrputhje e teksitit kur'anor dhe njohurive shkencore qė i kemi arritur mbi kėto fenomene nė epokėn tonė. 

 

 3. VENDOSJA E VEZĖS SĖ MBARĖSUAR NĖ ORGANET GJENITALE FEMĖRORE

 

Veza e cila ėshtė fekonduar nė vezore zbret pėr t'u vendosur brenda mitrės: kjo quhet vendosje e vezės. Kur'ani e emėron mitrėn ku vendoset veza e fekonduar: 

"...Ndėrsa atė qė dėshirojmė ne e pėrqėndrojmė nė mitėr deri nė njė afat tė caktuar..." (S22 - A5).

Pėrforcimi i vezės nė mitėr realizohet nga zhvillimi i vastakėve, zgjatime tė vėrteta tė vezės, tė cilat, si rrėnjėt nė tokė, do tė thithin nga gryka e kėtij organi atė qė ėshtė e nevojshme pėr rritjen e vezės. Kėto prodhime e bėjnė qė veza tė ngjitet fort tek mitra. Njohja e tyre i takon kohės bashkėkohore. 

Kjo ngjitje pėrmendet pesė herė nė Kur'an. Sė pari nė dy ajetet e para tė sures 96: 

"Lexo, nė emėr tė Zotit tėnd, i cili krijon (ēdo gjė). Krijoi njeriun prej njė gjaku tė ngjizur (diēka qė ngjitet)".

"Diēka qė ngjitet" ėshtė pėrkthimi i fjalės "alak" ky ėshtė kuptimi i saj i parė. Kuptimi i nxjerrė nga ky, "mpiksje gjaku" haset shpesh nėpėr pėrkthime: kjo ėshtė njė pasaktėsi pėr tė cilėn duhet tėrhequr vėrejtjen: njeriu nuk ka kaluar asnjėherė nėpėr fazėn e mpiksjes sė gjakut. Po kjo vlen edhe pėr njė pėrkthim tė dytė: "pėrputhje". Kuptimi i parė ishte "diēka qė ngjitet", qė i pėrgjigjet nė tėrėsi realitetit tė vėrtetuar mirė.

Ky kuptim rikujtohet nė katėr ajete tė tjera, tė cilat evokojnė transformimet e vazhdueshme nga faza e pikės sė spermės e deri nė fund tė shtatzanisė.

"Ne ju krijojmė prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur (diēka qė ngjitet)..." (S22 - A5)

"Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjkau , e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė Allahu, mėi miri Krijues." (S23 - A14)

" Ai (Allahu) ėshtė qė ju krijoi juve (tė parin tuaj) prej dheu, pastaj prej njė gjaku tė ngjizur (diēka qė ngjitet), mandej ju bėn tė lindeni si foshnjėe mė vonė tė arrini pjekurinė..." (S40 - A67)

"Anuk ka qenė ai njė pikė uji qė derdhet. E pastaj u bė gjak i trashė, e Ai e krijoi dhe epėrsosi?"(S75 - A37,38)

Organi nė tė cilėn zhvillohet shtatzania ėshtė shėnuar nė Kur'an, si e kemi parė, me fjalėn qė nė arabishte gjithnjė pėrdoret pėr shėnimin e mitrės. Nė disa sure ai quhet "vend i sigurtė" (surja 23, ajeti 13 siē u citua mė sipėr, dhe surja 77, ajeti 21). 

4. EVOLUCIONI I EMBRIONIT NĖ BRENDĖSINĖ E MITRĖS

Ashtu siē ėshtė pėrshkruar nė Kur'an, ai i pėrgjigjet nė mėnyrė tė pėrkryer asaj qė ne dimė sot pėr disa etapa tė zhvillimit tė embrionit dhe nuk pėrmban asnjė argument qė do tė mund t'a kritikonte shkenca bashkėkohore. 

Pas "diēka qė ngjitet" (shprehje pėr tė cilėn pamė se deri nė ē'masė ėshtė e bazuar), Kur'ani thotė se embrioni kalon nėpėr fazėn e mishit (mish i pėrtypur), pastaj zhvillohet indi ashtėror qė ėshtė i mbėshtjellur me mish (i pėrkufizuar me fjalė tė ndryshme nga fjala paraprake, e cila do tė thotė mish i freskėt).

"Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjkau , e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė Allahu, mėi miri Krijues." (S23 - A14)

Mishi (si i pėrtypur) ėshtė pėrkthim i fjalės mudgat, mishi (si mish i freskėt) ėshtė pėrkthim i fjalės lahm. Kėtė dallim tė saktė duhet ta theksojmė. Embrioni nė fillim ėshtė masė e vogėl qė nuk shihet me sy dhe nė njė fazė tė zhvillimit tė tij duket si mish i pėrtypur. Sistemi skeletor (eshtror) zhvillohet brenda kėsaj mase nė atė qė quhet mezenhim. Eshtrat e formuara janė tė veshur me masė muskulore pėr to pėrdoret fjala lahm. 

Dihet se gjatė zhvillimit tė kėtij embrioni disa pjesė duket krejt jo propocionale nė krahasim me atė qė mė vonė do tė jetė individ, kurse pjesėt e tjera mbesin propocionale. 

A thua ky nuk ėshtė kuptimi i fjalės muhal-lak qė do tė thotė "pėrpjestimisht i formuar", qė ėshtė pėrdorur nė ajetin 5 tė sures 22 pėr ta evokuar kėtė fenomen? 

"Ne ju krijojmė... prej diēkaje qė ngjitet... nga copa propocionale dhe jo propocionale e mishit..."87 (S22 - A5).

Kur'ani gjithashtu evokon fenomenin e shqisave dhe tė barkut: 

"edhe Ai ėshtė qė ju pais me dėgjim, me tė parėt eme zemėr, e pak send ėshtė ajoqė ju falenderoni." (S32 - A9).

Ai bėn aluzion nė formimin e gjinisė.

"Dhe Ai ėshtė qė krijoi llojet- mashkullin dhe femrėn. Nga pika e farės qė hidhet." (S53 - A45,46).

Formimi i gjinisė (seksit) ėshtė evokuar edhe nė suren 35, ajeti 11 dhe nė suren 75, ajeti 39. Kemi thėnė se tė gjithė kėto argumente tė Kur'anit duhet tė krahasohen me njohuritė e vėrtetuara nė kohėn bashkėkohore: pėrputhja e tyre mė kėtė ėshtė e qartė. Por ėshtė gjithashtu shunmė e rėndėsishme t'i krahasojmė me besimet e pėrgjithshme tė zakonshme pėr kėtė lėndė qė kanė qenė nė kohėn e Shpalljes sė Kur'anit, nė mėnyrė qė ta kuptojmė deri nė ē'masė njerėzit e asaj kohė kanė qenė larg asaj qė pėr kėto probleme tė kenė pikėpamje tė ngjashme me kėto tė shrehura nė Kur'an. Nuk ka dyshim se ata atėherė nuk kanė ditur tė interpretojnė kėtė Shpallje si e kuptojmė ne sot, sepse neve na ndihmojnė njohuritė e shkencės sė sotme bashkėkohore. Nė tė vėrtetė vetėm gjatė shekullit XIX do tė krijohet njė mendim mė i qartė lidhur me kėto ēėshtje.

Gjatė tėrė mesjetės mitet dhe spekullimet e pabaza kishin zėnė vend nė themelin e doktrinave nga mė tė shumėllojshmet: ato kanė qenė nė qarkullim edhe disa shekuj mė vonė. A thua dihet se etapa bazė nė historinė e embriologjisė ka qenė pohimi i Harvejit, mė 1651, qė "ēdo gjė e gjallė vjen nga veza" dhe se embrioni formohet gradualisht, pjesė-pjesė? Por, nė kėtė epokė, nė tė cilan shkenca qė po lindte ka shfrytėzuar zbulimin e vonshėm tė mikroskopit pėr ēėshtjen pėr tė cilėn po bėhet fjalė, edhe mė tej ėshtė diskutuar mbi rolet reciproke tė vezėve dhe spermatozoidėve. Natyralisti i madh Bufoni i ka takuar klanit tė ovistėve, ndėr tė cilėt Bonneti ka pėrkrahur teorinė mbi futjen e embrionit: kėshtu vezorja e Evės, nėnės sė gjinisė njerėzore, i ka pėrmbajtur farėt e tė gjitha qėnieve tė gjalla, tė futura njėra me tjetrėn. Kjo hipotezė ka arritur njė farė autoriteti nė shekullin XVII.

Mė shumė se njė mijėvejēar para kėsaj epoke, nė tė cilėn kanė qenė nė qarkullim doktrina fantazioze, njerėzit e njohėn Kur'anin. Argumentet e tij mbi riprodhimin njerėzor janė shprehur me terma tė thjeshta tė njohurive bazė, pėr zbulimin e tė cilave njerėzve do t'u duhej aq shekuj.

 

 KUR'ANI DHE EDUKIMI SEKSUAL

 

Epoka jonė beson se ka bėrė shumė zbulime nė tė gjitha fushat. Ajo konsideron se ka sjellė risi nė lėndėn e edukimit seksual dhe mendon se hapja e tė rinjve ndaj problemeve tė jetės ėshtė sukses i botės bashkėkohore, meqė shekujt e kaluar, nė kėtė pikėpamje, kanė qenė tė njohur pėr terrin e madh nė tė cilin kanė qenė, e pėr tė cilin shumė veta thonė se janė pėrgjegjėse fetė, pa e preēizuar cili.

Mirėpo krejt atė qė kemi thėnė paraqet dėshmi se para 14 shekujsh, ēėshtjet teorike, nėse mund tė thuhet kėshtu, qė i takojnė riprodhimit njerėzor, kanė qenė pjesė e njohurisė njerėzore aq sa ka qenė e mundur njė gjė e tillė, duke pasur parasysh se nuk ka pasur tė dhėna anatomike dhe fiziologjike qė do t'i bėnin tė mundshme shqyrtimet mė tė gjera, prandaj pėr shkak tė kuptimit ėshtė dashur tė pėrdoret njė gjuhė e thjeshtė qė i ėshtė pėrshtatur kapacitetit tė tė kuptuarit nga dėgjuesit e predikimit.

As aspektet praktike nuk janė heshtur. Nė Kur'an ka shumė hollėsira mbi jetėn praktike nė pėrgjithėsi, mbi sjelljet qė duhet tė kenė njerėzit nė shumė raste tė jetės sė tyre. Nuk ėshtė lėnė anash as jeta seksuale.

Dy ajete nė Kur'an i pėrkasin marrėdhėnieve seksuale nė kuptimin e plotė tė fjalės. Kėto janė evokuar me shprehjet qė lidhin dėshirėn pėr saktėsi me pastėrtinė e domosdoshme. Kur e bėjmė pėrkthimin e tyre dhe komentimet shpjeguese, habitemi me ndryshimin nė mes tyre. Njė kohė tė gjatė isha nė mėdyshje rreth pėrkthimit tė kėtyre ajeteve. Kėtė qė po e propozoj ja kam borxh doktor A. K. Giraud, profesorit tė dikurshėm tė Fakultetit tė Mjeksisė nė Bejrut.

"(Njeriu) ėshtė krijuar prej lėngut i cili hudhet nga lidhja e pjesėve tė jashtme tė trupit tė mashkullit dhe tė femrės"88. (S86 - A6,7).

Zona seksuale e trupit tė njeriut ėhstė shėnuar nė tekstin e Kur'anit me fjalėn sulb (njėjės). Zona seksuale e femrės ėshtė shėnuar nė Kur'an me fjalėn tarāib (shumės). 

Ky pėrkthim i cili mė duket se ėshtė mė i ploti. Ky ndryshon prej pėrkthimeve tė pėrkthyesve francezė dhe anglezė, si: "(Njeriu) ėshtė krijuar nga lėngu qė hudhet - qė del ndėrmjet boshtit kurrizor dhe gjoksit". Ky, mė duket, mė shumė ėshtė njė variant e shpjegimit, se sa pėrkthim. Ky nė fund tė fundit, ėshtė pak i kuptueshėm.

Sjellja e njerėzve nė marrėdhniet e tyre intime me gratė nė raste tė ndryshme ėshtė shprehur qartė.

Mė parė jepet udhėzimi pėr periodėn e tė pėrmuajshmeve, nė ajetet 222 dhe 223 tė sures 2; All-llahu ia jep kėtė urdhėr tė Dėrguarit:

"Tė pyesin ty pėr menstruacionin (haidin). Thuaj: " Ajo ėshtė gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatė menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (pėr marrdhėnie) derisa tė pastrohen. E kur tė pastrohen, atėherė afrohuni atyre ashtu siē ka lejuar Allahu. Allahu i do ata qė pendohen dhe ataq1 ruhen prej pun1ve tė ndyta e tė neveritėshme." (S2 - A222)

"Gratė tuaja janė si arat tuaja, dhe arat tuaja lėvroni si tė doni, para sė gjithash pėrgatituni ju vetė"89. (S2 - A223)

 

Fillimi i fragmentit ka domethėnie shumė tė qartė: formalisht janė tė ndaluara mardhėniet seksuale me gruan qė ka menstruacione. Pjesa e dytė evokon lėvrimin qė pėr mbjellėsin ėshtė punė paraprake pėr hedhjen e farės, e cila do tė mbijė dhe do tė nxjerrė bimė tė re. Kėtu nėpėrmjet figurės ėshtė theksuar nė mėnyrė indirekte se ėshtė me rėndėsi tė kihet ndėr mend qėllimi i fundit i mardhėnies seksuale: rikrijimi. Pėrkthimi i fjalisė sė fundit ėshtė marrė prej Blansherit: ajo pėrmban urdhrin qė me sa duket ka tė bėjė me parapėrgatitjet pėr mardhėnie seksuale.

Udhėzimet qė janė dhėnė kėtu janė shumė tė pėrgjithsuara. Rreth kėtyre ajeteve ėshtė ngritur problemi i kontracepcionit: as kėtu, as edhe nė ndonjė vend tjetėr, Kur'ani nuk aludon nė tė.

As aborti nuk evokohet, por shumė fragmente mbi tranformimet e vazhdueshme tė embrionit, qė i kemi cekur mė sipėr, janė mjaft tė qarta qė njeriun ta konsiderojmė tė krijuar qė nė fazėn e "diēka qė ngjitet". Nė kėto kushte, respektimi absoluti personit tė njeriut, gjė qė nė Kur'an bėhet shpesh, ka pėr pasojė dėnimin radikal tė abordit. Kjo ėshtė, nė fund tė fundit, pikėpamje e tė gjitha religjioneve monteiste nė epokėn tonė.

Gjatė muajit tė agjėrimit tė ramazanit mardhėniet seksuale janė tė lėjuara tė kryhen natės. Ajeti qė i pėrket ramazanit ėshtė si mė poshtė:

"Natėn e agjėrimit u ėshtė lejuar afrimi te gratė tuaja, ato janė prehje pėr ju dhe ju jeni prhje pėr ato... Tash e tutje bashkohuni me to dhe kėrkoi atė qė ua ka caktuar Allahu..." (S2 - A187)

Pėrkundėr kėsaj, nuk ka kurrėfarė pėrjashtimi pėr haxhinjtė nė Mekė gjatė ditėve festive tė haxhit.

"... ekush e bėn (ta filloi tė zbatojė) haxhin nė kėta muaj, nuk duhet afruar gruas..." (S2 - A197)

gjatė kėsaj kohe ndalimi ėshtė formal, ashtu siē janė edhe ndalimet e tjera: gjuetia grindjet etj.

Menstrucioni ėshtė evokuar nė Kur'an edhe me rastin e ndarjes (shkurorėzimit). Libri shprehet kėshtu:

"E ato gratė tuajatė cilave u ėshtė ndėrprerė cikli mujor (menstruacioni) nėse nuk e ditur, koha e pritjes sė tyre ėshtė tre muaj, e ashtu edhe ato qė ende nuk kanė pasur menstruacion. Ndėrkaq pėr shtatzėnat afati i pritjes sėtyre ėshtė derisa tė lindin. E kush i frikėsohet Allahut, Ai atij ia lehtėson punėt." (S65 A4)

Koha e pritjes pėr tė cilėn bėhet fjalė ėshtė koha prej paralajmėrimit tė ndarjes ( shkurorėzimit) deri nė ēastin kur ky bėhet i plotėfuqishėm. Gratė pėr tė cilat thuhet se "e kanė humbur shpresėn pėr pastrim mujor" kanė arritur deri nė menopauzė. Pėr ato ėshtė paraparė shtyrja e kuptueshme prej tre muajsh. Pas kėsaj, kėto gra mund tė martohen pėrsėri.

Gratė qė nuk kanė pasur ende tė pėrmuajshme, duhet ta presin kohėn e shtatzanisė. Pėr gratė shtatėzėna, ndarja ėshtė e plotėfuqishme vetėm pas mbarimit tė shtatėzanisė.

Tė gjitha kėto dispozita janė nė pėrputhje tė pėrkryer me tė dhėnat fiziologjike. Pėrveē kėsaj, nė Kur'an mund tė gjenden - nė tekstet qė e rregullojnė vejėrinė - dispozita ligjore tė njėjta dhe tė kuptueshme.

Edhe nė argumentet teorike tė riprodhimit tė njerėzimit, si edhe nė udhėzimet praktike qė janė formuluar mbi jetėn seksuale tė ēifteve, vėrejmė se asnjė formulim qė e kemi paraqitur kėtu nuk ėshtė nė kundėrshtim me njohuritė bashkėkohore, as me ēfarėdo qoftė tjetėr qė mund tė rrjedhė logjikisht nga ato.

 

 

TREGIME KUR'ANORE DHE BIBLIKE

 

 

 

I.

PASQYRA E PĖRGJITHSHME 

 

Nė Kur'an ka njė numėr tė kosiderueshėm temash, tė cilat janė shėnuar mė pėrpara nė Bibėl. Kėto janė, para sė gjithash, tregime mbi profetėt: Nuhun(Noa), Ibrahimin( Abrahamin), Jusufin (Josifin), Iliasin (Ilian), Junusin (Jonas), Ejjubin (Job), Musain (Moisiun); mbi mretėrit e Izraelit, si : Shaulin, Davudin (Davidin), Sulejmanin (Solomon), t'i pėrmendim vetėm tregimet kryesore tė pėrbashkėta mbi mbretėrit e Izraelit, duke lėnė anash ato qė nuk thonė asgjė mė shumė vetėm se kujtojnė. Kėtu hyjnė, gjithashtu tregimet edhe mė specifike mbi ngjarjet e mėdha tė mbinatyrshme, siē janė p.sh krijimi i tokės dhe i qiellit, krijimi i njeriut, Pėrmbytja, Dalja e Musait. Kėtu ėshtė edhe gjithė ajo qė ka tė bėjė me Isanė (Jezusin), me nėnėn e tij Mejremen (Marien), kur ėshtė fjala pėr Besėlidhjen e Re. 

Nė ēfarė mendimesh mund tė na cysin temat qė janė trajtuar nė dy Shkrimet nė funsion tė njohurive bashkėkohore, te tė cilat mund tė arrihet krahas teksteve tė shenjta?

 

PARALELJA KUR'AN - UNGJIJTĖ

DHE NJOHURITĖ BASHKĖKOHORE

 

 

Kur ėshtė fjala pėr paralelen Kur'ani - Ungjijtė, sė pari duhet tė themi se anjėra nga temat e Ungjijve qė janė kritikuar nė pikėpamje shkencore - e qė i kemi pėrmendur nė pjesėn e dytė tė kėtij libri - nuk ėshtė shėnuar nė Kur'an.

Isai a.s., nė Kur'an ėshtė objekt i shumė referencave. Kėto pėr shembull, janė: paralajmėrimi qė i bėhet babait tė Mejremes pėr lindjen e saj, paralajmėrimi i Mejremes pėr lindjen e ēuditshme tė Isait a.s., natyra e Isait a.s., profetit tė nivelit mė tė lartė, cilėsitė e tij prej Mesiu (Mesiha), Shpallja , tė cilėn ua drejtoi njerėzve duke e vėrtetuar dhe pėrshtatur Teuratin (Torėn), predikimi i tij, nxėnėsit e tij apostuj, ēuditė, ngritja e tij definitive tek All-llahu, roli i tij nė Ditėn e Gjykimit etj. 

Surja 3 dhe 19 nė Kur'an (qė mban emrin Mejreme) i kushton pjesė tė gjatė familjes sė Isait a.s. Ato tregojnė pėr lindjen e nėnės sė tij, Mejremes, pėr rininė e saj, pėr paralajmėrimin e Mejremes pėr mėmėsinė e ēuditshme tė saj, Isai a.s. quhet "Biri i Mejremes", kurse fillimi i brezit tė tij ėshtė dhėnė nė lidhje qenėsore me nėnėn e tij, gjė qė ėshtė logjikisht e pėrkryer, pasi qė Isai a.s. nuk kishte baba biologjik. Kur'ani ketu nuk pajtohet me Ungjijtė sipas Mateut dhe Lukės, tė cilėt siē e kemi treguar, kanė dhėnė pasardhės meshkuj.

Sipas gjinisė sė nėnės, Isai a.s. nė Kur'an ėshtė futur ndėr pasardhėsit e Nuhut, Ibrahimit dhe tė babės sė Mejremes ( Imran nė Kur'an):

"All-llahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt e tjerė (tė asaj kohe). Qė janė pasardhės tė njėri tjetrit. All-llahu dėgjon gjithēka dhe i di tė gjitha. (S3 - A33-34)

Kėshtu Isai a.s. ėshtė pasardhės i Nuhut dhe i Ibrahimit nga nėna, Mejremja, dhe nga babai i saj, Imrani. 

Nė Kur'an nuk janė shėnuar gabimet nominale tė Ungjijve qė kanė tė bėjnė me fisin e Jezusit (Isait a.s.), me pamundėsinė e renditjes gjenealogjike nga Besėlidhja e vjetėr, kur ėshtė fjala pėr fisin e Abrahamit (Ibrahimit), qė e kemi shqyrtuar nė pjesėn e parė dhe tė dytė.

 

 

 

 faqja 5 nga 6  faqja 6
 

 

 

 
Hosted by www.Geocities.ws

1