Shpirti i Shqiperisė
Home -|- History -|--News -|- Feedback -|- Archęology

     

 

 

Kangët e Ringjalljes:

(Songs of Revival)

Te birte e shekullit
të ri

Te lindet njeriu

Kanga e rinise

Kangët e pakëndueshme

 

Kangët e Mjerimit:

(Songs of Poverty)

Poema e mjerimit

Recital' malesorit

Melodi e këputun

Kanga e dhimjes krenare

 

Kangët e Rinisë:

(Songs of Youth)

Dy buzë

Sonet pranvenore

Lutje

 

Kangët e Fundit:
(The Last Songs)

Vetmia

Nën flamujt e melankonisë

 

 

 

Poetry

 


 


Guestbook

 

Gjergj Millosh Nikolla
(1911-1938)

 

KANGET E RINISE

 

Dy Buzë

Dy buzė tė kuqe,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn,
gėzimin ma fikėn,
si fantazma ikėn
ndėr do bota tė larta...

Dy buzė tė pėrgjakta,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithen
nė buzė kur m'u njitėn -
andjeet m'i trazuen,
zemrėn ma tėrbuen,
trunin ma helmuen
e nė fund u mėrguen...

Dy buzė tė kuqe,
bukuri fatale,
tė njė grueje stėrzane
njė pranverė tė tanė mė mome
njė pjesė zemre mė nxome,
dhe gėzimin ma vodhne...

Ato dy buzė tė kuqe
dhe dy lotė tė mia
qenė shenjat e dhimbjes
kur mė vrau bukuria,
kur mė zu dashunia
e mė dogji rinia.

 

Sonet Pranvenore

Me kangė nė buzė e me hove tė reja
u zgjue agimi pranveruer,
largėsinat e hjedhta ka zatetė hareja,
n'argjent shkėlqejnė brigjet tėrthuer.

Me kangė nė buzė u zgjue agimi
dhe ia kėndoi kangėn diellit t' art
rrezash purpure dhe jetėdhurimi
me kaltrinat e thellta nė qiellė tė kjartė.

Me manushaqe nė buzė e me andje nė zemra
vajzat si biluri ndėr kopshtie tė gjelbra
dihasin aromat, qė lulzimi derdhi.

 

Lutje

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni
me tinguj t'argjantė
e akorde t'artė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
plot dashuni
tė nxehtė si tu vasha gjitė
kur vlojnė ndijesitė.

Tė lutem, o perėndi
pėr njė simfoni
tė dėfrej nė lumni
t'u u pėrkundė n'ani
tė bukur t'andrrimeve
tė kaitėr, ku tė fantazmev
e buzėt mė tėrheqin zjarrtė
e mė digjen syt e flaktė.

Tė lutem, o perėndi,
pėr njė simfoni -
e kurr, e kurr ma mos tė zgjohemi.

 

 

 

top of page

 


1
Hosted by www.Geocities.ws