| Trim i Shqiperise Kush ka qene trim nje here? Aleksandre i Math i vjere, Pirrua me shoke te tjere ne Shqiperi kane lere, Po nga te gjithe me i zoti, Skenderbeu Kastrioti. O mbret i dashur, ku je? Ku je, more Skenderbe? Si duron ti nene dhe? Nuke te vjen keq per ne? Qe ditne, qe 'na le, vendi yne u be raje Te lutemi dite e nate, ne ate jete ku ke vate, dergona shprese e urate te mos rrojme si grate... Te ngrihemi te leftojme, Turqit ti debojme, Shqiperine ta shpetojme Dhe lir' e me nder te rrojme. |
| Shqipetar! Shqiperin' e mori turku, i vu zjarr! Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar! Mjaft punove per te tjere, o fatkeq! Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq. Te ka bere perendia luftetar, si s'te lodhi roberia, shqipetar! Erdhi dita te ngresh koke, te kerkosh lirine, bashke me shoke te leftosh! Mos beni si keni bere gjer me dje, por te leftoni te tere per Atdhe. Peseqind vjet kemi rruar me pahir, Lidhure me kemn' e duar me zinxhir!... Myslyman' e te krishtere jemi keq! Te ngrihemi qe te tere, djem e pleq! Te ngrihemi te deftojme trimeri; ja te vdesim ja te rrojme per liri! O moj Shqiperiz' e dashur, memedhe, Te shoh me buze te plasur, si me sheh. U shkretove anembane, Shqiperi, se shqiptaret s'kane dashuri. Gjithe djemte qe ke qare dhe mban zi, per Morene jane vrare, per Turqi! Zhvish rrobat e roberise, memedhe, vish armet e trimerise se ke ne! |
| Vdekja dhe njeriu i ngarkuar me dru Nje plak fatzi me dru ngarkuar vjen ne shtepi, duke renkuar. Kembet s'punojne se drute rendojne. I mjeri plak clodhet pak drut' i shkarkon. Qe kur ka lere shume ka vuar; s'ka njerez te tjere me te munduar, . . . . . . . . . pa dark' e pa dreke gruaja, femija q'i merr sot uria. Te tera keto te ngjara nder mend i shkon; vdekjen kerkon. Vdekja s'menon, i del perpara. C'me do? i tha me ze te bute. Te me ndic te ngarkoj drute. I tha plaku kur e pa. |