| Ku kemi lere Ne c'vend kemi lere? Ku na bejne ndere? -Ne Shqiperi. Po njeriu vete, cile do ne jete? -Do vend' e tij. Ku i duket balta m'e e embel se mjalta? -Ne vend te tij. Ku munt te gezoje dhe me nder te rroje? -Ne Shqiperi. Perse te punoje dhe te lakemoje? -Per vend' e tij. |
| Memedheu Memedhe quhete toka ku me ka renure koka, ku me ka dashur mem' e ate, ku me njeh dhe gur' i thate, ku kam pasure shtepine, ku kam njohur perendine, stergjyshet ku kane qene dhe varret qe kane vene, ku jam rritur me therrime, ku kam folur gjuhen time, ku kam fis e ku kam fare, ku kam qeshur ku kam qare, ku rroj me gaz e me shprese, ku kam deshire te vdese. |
| Roberia E dashura memedhe, te dua dhe kshtu si je! Po kur te te shoh te lire do te te dua me mire. Qani pyje, fusha, gure, qani male me debore! Shqiperia mbet e gjore dhe nuke sheh drite kurre; nje mjegull e keqe e shkrete e ka mbuluar perjete! Nje gazep, nje erresire, vetetit edhe gjemon! Rrojme me zemer te ngrire, nga frika kerkush se gezon! Njerzit kurre se kendojne dhe bilbilete vajtojne! Qiameti, shkretetira! Zogu vete ze folene, njeriu le memedhene, se mbreteron egersira! Per Shqiperi desherojme se ne vend te huaj rrojme. Roberine si duron, o moj Shqiperi e mjere? Shpetove vende te tjere, vete nen zgjedhe rron! Shqipetare beni bene te leftoni per atdhene. E dashura memedhe, te dua dhe keshtu si je! Po kur te te shoh te lire, do te te dua me mire! |