| Vitua nje pun' e madhe, e bukur si sorkadhe, nga gjithe shoqet shquan dhe gjithe trimat e duan. Per te tille bukuri kush nuke ka dashuri? Nje dite qe vij ne krua, duke ecure mbi thua, poqi nje turk, trim te marre tjeter here se e kish pare. Rrobate qe kish, i ndrinin dhe armet i vetetinin! Kur shtiu syte e e pa: "Vito, te dua! i tha. Vito, do te te marr grua!" Vitua u turperua, po me shume u hidherua dhe iu pergjegj: "Se je per mua, se une nje tjetere dua, jemi nje bese e nje sua; po merre fjalene prape dhe shko ketej me vrape!" e Kush eshte me trim se mua, qe do te te marre grua? e Ai qe jam vluare dhe per te martuare; eshte trime sa se gjendete, i mire sa se benete; ish vete i trete vella, kush ka qene si ata? Trima sa sei zinte plumbi, njeri vdiq, i dyti humbi. Jorgjin e la perendia shprese per memen e tia; |
| "Une jam ai qe shtie dhe plumbi dem nuk bie. Une jam ai qe kam vrare bejlere dhe pashallare, dhe kaure, mije vete, kam derguar ne ate jete! Dhe do te trembem tani nga nje fusharak si ti? Tani do ta shoq dhe vete kush eshte trim i vertete... Keto thosh turku dhe vinte, po dhe Jorgua e printe; hodhi armete perdheze dhe zuri te sgjeshe brez?, qe kish qepur Vitua vete, Si fustan e fermelete. Kur e kujtoi, u shemb, mos pandehni se u tremb, beri kryqne e fshiu lote: "Jam azer!" hidhet e thote, edhe me dore nje thike ju versul turkut pa frike. Trimi rrembeu hanxhare dhe po hidhej si i marre, Fryjti era, nga rrembimi leshon flokatene trimi, Atje ku qe aferuar, me gjoks hapet leshetuar, ju duk, ne gryke te tij, varture nje hajmali. Jorgji, kur pa hajmaline, syte permbi te i ngrine. |
| eshte i vetem e jetim, i dashure i shpirtit tim, dhe nga te tere me trim, perdor pallen e hanxhare, eshte i zoti te me marre! Ndaj, te lutem, mos me nga, te mos biesh ne hata, se shejtani pune s'ka!" Turku me te tilla fjale, qiti te shkretene palle, nga inati u verdhua dhe thirri posi dragua: "Ne eshte me i zoti nga une, le te me dale ketune, ne me munte, besa-bese. Burri yt po le te jete, ne e dergofsha ne ate jete, dije, do te te marr vete!" Vitua shume u frikua, lot i vinine si krua, dhe me shtepi, duke qare, rrefeu qei kishte ngjave. Po Jorgji, kur e degjoi, veshi armete dhe shkoi, u ngjit malite perpjete ashtu si ngjitene rete, dhe me zi te madh si shkembi po therret, sa tundet vendi: "Kush eshte ai qe u levdua, qe do te mundet me mua?" Me ze te math, si gjemimi, iu pergjegj ahere trimi |
| Dale, tha, ashtu me rruash, pa leftojme kur te duash, po, ne beson perendine, kush ta fali hajmaline? Nenia ne foshnjeri ma vari per mbaresi, po ce te duhet kjo pune? Nje te tille kam dhe une! Shiko! Nena ma ka fale dhe mua, kur jesha djale! Te dy trimat hapne gjite dhe shikonin hajmalite qepur me pe te florinjte, si njera, si tjetera, te dya te vjetera; perbrenda, pshelur me karte, gjeten nga nje kryq te arte! Mbeten te mahniture dhe si te goditure! te tille pune, kur pane, u pushtuan dhe rane, Dhe te dy nje fjale thane: "Te kam vella, mor i mjere, nga nje bark paskemi lere! Jemi nje fis e nje fare, jemi te dy shqipetare, po besa na paska ndar?, Sa na beri per te vrare! Sot qi dime vetehene, duhet te bejme bene te duam memedhene. Tani te marreme male, te leftojme per lirine, te mos kthehemi te gjalle pa shpetuar Shqiperine! Tani Viton ta harrojme, me Turqine te leftojme, ta dergojme nga ka ardhe, te shome dite te bardhe." |
| Atdheu dhe dashuria |
| Andon Zako Cajupi Naim Frasheri Vaso Pasha |