Baba-Tomor, kishe e Shqiperise,
mal i larte, fron i perendise,
tek ti vinin njerezit qe moti
per te msuar se c'urdheron zoti...
Tek te lutem dhe u duke e qare
te msoj qethot dhe per shqipetare.
Kane qene trima te levduar
dhe ne lufte s'jane turperuar,
qene trima dh? memedhetare,
besa, feja se i kishne dhe ndare,
Shkonin jeten me pucke ne dore,
Donin shqipen, se qene tradhetore,
lulezonte gjithe Shqiperia,
se se kish shkelur si sot roberia,
gra e burra donin Shqiperine,
djem e cupa kendonin Lirine.
Sot qysh gjendet kombe i Shqiperise!
I permbysur nga zgjedhe e Turqise,
shqipetaret, si dhe bagetia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetaret? Sot s'ka shqipetare,
turku, greku na kane perndare!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejne... U prish Shqiperia...
Gjithe vendete gezojne,
ti, Shqiperi, pse pushon?
Gjithe njerezit kendojne,
ti, shqiptar, pse renkon?
Gjithe duane lirine
dhe pa te njeriu s'rron;
ti, shqipetar, Shqiperine
ne zgjedhe si e duron?
Zgjohuni, o shqipetare,
erdhi dita per liri!
Zini lufte me barbare,
Malete me gure,
fushat me bar shume,
arate me grure,
me tutje nje lume.
Fshati per karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtepi
te vogela fare.
Ujete te ftohte,
era pun' e madhe,
bilbili ia thote,
grate si sorrkadhe.
Burrat nen hie,
lozin, kuvendojne,
pika qe s'u bie,
se nga grate rrojne!
Grate vene nd'are
dhe ne vreshta grate
gruaja korr bare,
punon dit' e nate.
Grate ne te shire,
ne te vjela grate,
ikine pa gdhire,
kthenene me nate.
Gruaja per burre
digjete ne diell,
punon es'rri kurre
as diten e diel.
O moj shqipetarke,
qe vet' e nget qet,
edhe drek' e darke
kthehesh e ben vete;
Moj e mjera grua,
C'e do burre zine
qe ftohet ne krua
dhe ti mban shtepine!.
Fshati im
Mal i larte, me krye ne diell,
fron i zotit qe eshte mbret ne qiell,
Baba Tomor, o male i uruar,
c'kane ngjare, gjithe c'kane shkuar,
i di vete, se duhet te te i themi;
C'do te ngjajne, te lutem rrefemi,
Sot e tutje, ce thote perendia?
Do te heqe shume Shqiperia?
c'faj ka bere, cegjynahe paguan?
Nga Turqia te tere shpetuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nene zgjedhe mbeti shqipetari
c'thote zoti per kombine tone,
do ta lere pene sulltan qene?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na c'nderoi dhe gjakne na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!
Fshiu lotet dhe me tha Tomori:
shqipetaret e gjore,
Ndegjoni Baba-Tomore:
Kombi tuaj s'vete mbare
se beset u kane ndare.
Besa e bashkon njerine:
Ju pse e ndani perendine?
Si ungjilli dhe kurani:
nuke na dihete fundi;
me qiejte mos u mbani
se nuke mbahen gjikundi.
Te krishtere e myslimane
gjithe nje perendi kane;
ini nje gjak, mor te ngere,
se nde nje vend kini lere.
Ini gjithe shqipetare,
s'ini greker a tartare,
hiqni dore nga rreziku,
shihi se ce punon armiku
i pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni te beni bene,
te kujtoni Skenderbene,
te duani Memedhene,
te mos e lini te shkrete...
Ngrihi ta shpetoni vete,
se u ndin zote i vertete,
mos e peshoni Turqine,
mos e besoni Morene
te duani perendine;
te duani Memedhene
Erdhi dita te leftojme
per lirine e Shqiperise;
ja te vdesim, ja te rrojme
si burrate e trimerise.
Baba Tomori
perpiqi per Shqiperi!
Te krishter' e myslimane,
te tere nje sua kemi;
gege, toske, dibrane,
gjithe shqipetare jemi.
Mblidhuni te bejme bene,
te gjithe dore per dore:
Te duame memedhene,
edhe malet me debore.
Qe diten qe u shkeli
roberia dhe gjer sot
nuke ben me bar Dhembeli
dhe Tomori qan me lot.
Male me krye ne qieli,
si duroni roberine?
Ju qe shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqiperine?
Ku jane vaftet e pare,
qe kini dhene yrnek?
Ku jini, o shqipetare,
pse s'degjohet nje dyfek?
Apo humbi trimeria,
apo s'doni memedhene?
A u shua Shqiperia,
qe ka pjelle Skenderbene?
Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpetoni vend' tuaj?
apo s'u mbeti me gjak,
se e derdhte per te huaj?
Mirri pushkete ne duar
edhe beni besa-bese:
Shqiperia do shpetuar,
koke turku te mos mbese!
Besa - bese
0 1 2 3 4 5
Hosted by www.Geocities.ws

1