| Kruj' o qytet i bekuar! Prite prite Skenderbene, po vjen si pellumb i shkruar, te shpetoje Memedhene; shqipetaret t'i shpetoje, nga zgjedh' e keq' e Turqise, edhe ty te te nderoje, qe je kreu i Shqiperise; ka pas trima shqipetare, qe su trembej syri kurre, nde zemer te tij ka zjarre, esht' i urte e trim burre. Mire se erdhe,o vere Qe na prure miresine, dhe per shume vjet te tjere e zbukurofsh Shqiperine! O Shqiperize gezohu, se te erdhi prape dita, lulezohu,zbukurohu, te zbriti nga zoti drita. Edhe juve,o te vdekur, merrni nga ky gaz pjese qe shkuate buzepjekur, n'ate jetem paci ndjese! |
| O moj vashe e Shqiperise, qe me rri duke mejtuar, po i zhvesh rrobat e zise arriti dit' e uruar! Zbardhi fusha,ndriti mali nga armet e trimerise, hingellint' e s'mbahej kali, qe sill mbren' e Shqiperise; trimate bashke me mbretne me nxit posi vetetime u futn' e zune qytetne me te madhe kercellime ... ... Shqiperia u leshua, edhe iu derdhe qytetit; burrat trima me s'menuan, gjith' u mblodhe posi reza, kryeqytetn' e rrethuan, armikn' e preu e zeza. Zjernte bota,tundej dheu, u ngrit gjithe Shqiperia, duke then' : "Erdh Skenderbeu, erdhi vete perendia". |
| HISTORI E SKENDERBEUT |