Pasqyra

Faqja kryesore


Cfare besojme ne?
Bibla
Jezusi Krishti
Jezusi dhe Bibla
Plani i shpetimit
Triniteti
Pergjigje dhe argumente
(Nga J. McDowell .pdf)


Muzike
Grupet kristiane ne web

Materiale
Lexoje Biblen online
Shkarkoje Biblen
download 3.2MB (.chm)


Libri i vizitave
Lini shenimin tuaj
Lexoni shenimet e lena


Nje pjese e materialeve jane marre nga libri "Pyetje dhe argumente", shkruar nga Josh McDowell.Ju mund ta shkarkoni kete liber ne kompjuterin tuaj duke klikuar ketu me butonin e djathte te mouse-it dhe duke zgjedhur opcionin "save target as...".


Cfare eshte Trinia? A adhurojne te krishteret tre Zota?



Nje nga idete me te keqkuptuara ne Bibel ka te beje me mesimin e Trinise. Edhe pse te krishteret thone se besojne te nje Zot, ata akuzoheshin vazhdimisht per politeizem (adhurimin e te pakten tre zotave). Shkrimet nuk na mesojne se gjenden tre zota, as na mesojne qe Zoti ve tri maska te ndryshme nderkohe qe zhvillohet drama e historise. Ajo qe Bibla na meson, eshte shpallur ne doktrinen e Trinise: eshte nje Zot qe na e ka shfaqur veten me tre persona, me Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjte dhe keta tre persona jane Zoti i vetem.

Edhe pse kjo eshte e veshtire te konceptohet, ne thelb mbetet ajo qe na thote Bibla; kjo eshte me e sakta qe mendja e kufizuar mund te arrije ne shpjegimin e misterit te pakufishem te Zotit te pakufishem, kur merren parasysh pohimet e Bibles lidhur me qenien e Zotit. Bibla na meson se gjendet nje Zot dhe vetem nje Zot. Degjo, Izrael, Perendia yne eshte nje i vetem! (Ligji i perterire 6:4)
Nje eshte Perendia. (Timoteut 2:5), Keshtu thote Zoti, mbreti i Izraelit dhe cliruesi i tij, Zoti i ushtrive: Une jam i pari dhe jam i fundit, dhe pervec meje nuk ka perendi tjeter. (Isaia, 44:6) Megjithate, edhe pse Zoti eshte nje ne qenien dhe natyren e Tij, Ai eshte, gjithashtu, tre persona. Ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone. (Zanafilla 1:27). Personaliteti i shumellojte i Zotit permendet ketu terthorazi, sepse nuk mund te fliste me engjejt, sepse engjejt nuk mund te ndihmonin Zotin per te krijuar. Bibla na meson se Jezu Krishti, krijoi gjithcka dhe jo engjejt,. (Gjoni 1:3, Kolosianeve 1:15, Hebrenjve 1:2) Gjitashtu, Shkrimet e shenjta jane krejt te vecanta kur e permendin Zotin ne tre persona. Ka nje person, te cilin Bibla e quan Ate dhe Ati eshte percaktuar si Zoti Ate. (Galatasve 1:1). Bibla flet per nje person te quajtur Jezus ose Biri ose Fjala, te quajtur gjithashtu Zot. dhe Fjala ishte Perendi (Gjoni 1:1). Jezusi thoshte se Perendia ishte Ati i vet, duke e barazuar veten me Perendine. (Gjon5:18)

Po eshte edhe nje person i trete i permendur ne Shkrimet qe quhet Shpirti i Shenjte e ky person, i vecuar nga Ati e Biri, gjithashtu, quhet Zot. Anania, pse Satani ta mbushi zemren qe te genjesh Frymen e Shenjte?... Ti nuk ke genjyer njerezit, por Perendine. (Veprat 5:3) Faktet e mesimit biblik jane keto: ka nje Zot. Ky Zot ka personalitet te shumellojte. Ky Zot quhet Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte, qe te gjithe personalitete te shquara, te gjithe te quajtur Zot. Qe ketej ne shkojme drejt perfundimit se Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte jane nje Zot, doktrina e Trinise.

Doktor John Warwick Montgomery jep kete ngjashmeri per te na ndihmuar qe ta kuptojme me mire kete doktrine: Doktrina e Trinise nuk eshte iracionale ; ajo qe eshte iracionale eshte ta shtypesh forcerisht deshmine biblike te Trinise ne favor te unitetit ose deshmine per unitet ne favor te Trinise. Te dhenat tona duhet te marrin perparesi mbi modelet tona ose e thene me mire, modelet tona duhet, ne menyre te ndjeshme te pasqyrojne te gjitha te dhenat.
Nje ngjasim i afert me proceduren teologjike eshte puna e fizikantit teorik: realitetet subatomike jane zbuluar gjate ekzaminimit, per te zoteruar vetite e valeve. (W), cilesite e pjesezes (P) dhe vecorite e Kuantit (h). Sidoqe keto vecori ne shume drejtime jane te papajtueshme (pjesezat nuk shperbehen nderkohe qe valet shperbehen etj.), fizikantet shpjegojne ose modelojne nje elektron PWh. Ata duhet ta bejne kete me qellim qe t u japin peshen e duhur te gjitha te dhenave perkatese.
Njesoj, teologu qe flet per Zotin si tre ne nje . As shkencetari, as teologu nuk shpresojne qe ju te keni nje pikture nepermjet modelit te tij; qellimi i modelit eshte t'ju ndihmoje te merrni parasysh te gjitha faktet, ne vend te realitetit te shprishur me anen e mbivendosjes se nje qendrueshmerie te qarte mbi te. Zgjedhja eshte e qarte; ose Trinia ose nje Zot qe eshte nje imitim i zbehte i Perendise se krishterimit biblik dhe te besuar
(How do we know there is a God? f. 14, 15).





Te ndryshme

Shtypi shqiptar ne web
Fjalor ne 57 gjuhe !
Dergo SMS falas
Parashikimi i motit ne Tirane (CNN)

Adresa kristiane

Crosswalk
Crossdaily
Our daily bread
Greatcom
Html Bible
TVU live
Zpoc ( mp3 kristiane falas)
Instituti Jeta e Re


 

  

Hosted by www.Geocities.ws

1