Faqja kryesore

Besimi
Cfare besojme ne?
Bibla
Jezusi Krishti
Jezusi dhe Bibla
Plani i shpetimit
Triniteti
Pergjigje dhe argumente
(Nga J. McDowell .pdf)


Argetim
Grupet kristiane ne web

Materiale leximi
Lexoje Biblen online
Shkarkoje Biblen
download 3.2MB (.chm)
4 ligjet shpirterore


Libri i vizitave
Lini shenimin tuaj
Lexoni shenimet e lena


Nje pjese e materialeve jane marre nga libri "Pyetje dhe argumente", shkruar nga Josh McDowell.Ju mund ta shkarkoni kete liber ne kompjuterin tuaj duke klikuar ketu me butonin e djathte te mouse-it dhe duke zgjedhur opcionin "save target as...".


Jezuz Krishti , Qendra dhe Zemra e Bibles



Dhjata e vjeter eshte pershkrimi i nje kombi, ndersa Dhjata e Re eshte pershkrimi i nje njeriu.Perendia krijoi kombin dhe u kujdes per te qe te sjelle njeriun ne bote.

Vete Perendia u be njeri per t'i dhene njerezimit nje ide reale , te qarte e te kuptueshme se per c'person duhet te mendoje kur mendon per Perendine. Shfaqja etij ne toke eshte ngjarja kryesore e tere historise. Dhjata e Vjeter percakton kohen per te, ndersa Dhjata e Re pershkruan te.

Jeta qe beri ai njeri eshte unike dhe me e bukura qe njihet ndonjehere. Ai ishte me i perzemerti , me i dhembshuri, me i peruluri, me i duruari, me i pelqyeshmi njeri qe ka jetuar ndonjehere . Ai i donte njerezit dhe nuk i pelqente t'i shikonte ata te shqetesuar. Nga dashuria qe ai kishte, Ai falte, nga dashuria qe ai kishte, Ai ndihmonte . Ai kreu mrekulli te mahnitshme, duke ushqyer njerezit e uritur e duke ndihmuar te pervuajturit. Turma njerezish te lodhur, plot dhimbje ne trup dhe pa shprese shkuan tek Ai dhe gjeten shpetimin dhe clirimin nga barrat.

Ai vdiq ne kryq per te marre mekatin e botes, per tu bere shpenguesi dhe shpetues i njerezve. Ai u ringjall prej se vdekurish dhe eshte i gjalle sot. E tere Bibla eshte shkruar e ndertuar rreth kesaj historie te mrekullueshme te Krishtit dhe premtimeve te Ti per jeten e perjetshme te gjitheve atyre qe e pranojne Ate. Bibla eshte shkruar qe njerezit te mund te besojne, te kuptojne, te njohin, te duan dhe te ndjekin Jezus Krishtin.

Krishti, qendra dhe zemra e Bibles, eshte qendra dhe zemra e jeteve tona. E ardhmja jone e perjetshme eshte ne duart e tij. Pranimi ose mohomi i tij nga ana jone percakton per secilin nga ne lavdine e perjetshme, parajsen ose ferrin, njeren ose tjetren .

Vendimi me i rendesishem qe dikush eshte thirrur te marre ndonjehere , eshte te vendose ne zemre e tij pergjithmone ceshtjen e qendrimit te tij perkundrejt Jezus Krishtit. Ne kete varet gjithshka .

Te jesh i krishtere eshte nje gje madheshtore, eshte privilegji me egzaltues i njerezimit. Te pranosh Jezus Krishtin si shpetimtar, Zot dhe mesues dhe te perpiqesh me sinqeritet e devotshmeri, ta ndjekesh ate ne rrugen e jetes te cilen Ai na mesoi eshte pa dyshim rruga me e arsyeshme dhe me e kenaqshme e te jetuarit. Kjo menure e te jetuarit do te thote paqe, paqe ne mendje,kenaqsi e zemres,falje,lumturi,shprese,jete,jete e begatshme,jete qe nuk do te kete kurre fund.

Si mund te jete dikush kaq i verber, apo kaq i humbur, sa qe e kalon jeten dhe perjeton vdekjen pa shpresen e Krishtere ?

Pervec Krishtit cfare ndodhet, cfare mund te kete ne kete Jete apo ne Jeten Tjeter, qe mund ta beje jeten te vleshme ? Ne te gjithe kemi per te vdekur.Pse duhet ta marrim me te qeshur ? Duket qarte se Cdo Qenie Njerezore do te mirepresi Krishtin me krahe hapur dhe te konsideroje si privilegjin me te madh te jetes se tij te qenurit i krishtere.

Ne analizen e fundit, i dashur lexues, gjeja me e embel ne jete,eshte perjetimi,ne nivelet me te thella te motiveve tona qe ne jetojme per Krishtin, dhe ndonese perpjekjet tona mund te jene kaq te ceketa,ne perpiqeni ne punet tona te perditshme,me shprese ,qe ne Diten e Fundit, kemi bere dicka per ta vendosur ne perulje me mirenjohje dhe adhurim, si nje ofrim ne kembet e tij .





Te ndryshme

Shtypi shqiptar ne web
Fjalor ne 57 gjuhe !
Dergo SMS falas
Parashikimi i motit ne Tirane (CNN)

Adresa kristiane

Crosswalk
Crossdaily
Our daily bread
Greatcom
Html Bible
TVU live
Zpoc ( mp3 kristiane falas)
Instituti Jeta e Re


 

  

Hosted by www.Geocities.ws

1