Faqja kryesore

Besimi
Cfare besojme ne?
Bibla
Jezusi Krishti
Jezusi dhe Bibla
Plani i shpetimit
Triniteti
Pergjigje dhe argumente
(Nga J. McDowell .pdf)


Argetim
Grupet kristiane ne web

Materiale leximi
Lexoje Biblen online
Shkarkoje Biblen
download 3.2MB (.chm)
4 ligjet shpirterore


Libri i vizitave
Lini shenimin tuaj
Lexoni shenimet e lena


Nje pjese e materialeve jane marre nga libri "Pyetje dhe argumente", shkruar nga Josh McDowell.Ju mund ta shkarkoni kete liber ne kompjuterin tuaj duke klikuar ketu me butonin e djathte te mouse-it dhe duke zgjedhur opcionin "save target as...".


Jezuz Krishti


Pretendonte Jezusi te ishte Zot? Nese ishte, perse duhet ta besoj?

( Vazhdimi. Per fillimin kthehu mbrapa  )

Midis udheheqesve fetare qe kane arritur te kene shume pasues gjate historise, Jezu Krishti eshte i pashoq ne pretendimin se ai eshte Zot me trup njeriu. Nje keqkuptim i rendomte eshte se disa, ose shume nga udheheqesit e besimeve, kane te njejtat pretendim, por kjo nuk eshte e vertete. Buda nuk pretendoi te ishte Zot; Moisiu nuk tha kurre se ishte Jahve; Muhamedi nuk e njejtesoi veten me Allahun dhe asgjekundi ju nuk do te gjeni Zoroastren te pretendoje te jete Ahura Mazda. E megjithate, marangozi nga Nazareti tha se kush ka pare Ate (Jezusin) ka pare Atin. (Gjoni 14:9) Pretendimet e Krishtit jane te shumta dhe te ndryshme. Ai tha se ekzistonte para Abrahamit (Gjoni 8:58) dhe tha se ishte i barabarte me Atin (Gjoni 5:17, 18)

Jezusi pretendon aftesite per te falur mekatet (Marku 43:25), dhe kjo, sipas mesimeve te Bibles, eshte dicka qe vetem Zoti mund ta bente (Isaia 43:25). Dhiata e Re e barazoi Jezusin me Krijuesin e gjithesise (Gjoni 1:3) dhe se te gjitha gjerat qendrojne ne Te (Kolosianeve 1:17). Apostull Pali thote se Perendia u shfaq ne mish (1 Timoteut 3:16) dhe Gjon Ungjilltari thote Dhe fjala ishte Perendi (Gjoni 1:1). Deshmia e bashkuar e Jezusit dhe e shkrimtareve te Dhiates se Re eshte se ai ishte me shume se nje njeri i thjeshte: ai ishte Perendia.

Jo vetem miqte por edhe armiqte e tij vune re se ai pretendonte te ishte Zot. Ekzistojne disa dyshime midis skeptikev, te cilet nuk pranojne te shqyrtojne deshmite, por nuk gjendej as edhe nje dyshim tek autoritetet cifute. Kur Jezusi i pyeti se perse donin ta vrisnin me gure, ata iu pergjigjen: Ne nuk te vrasim me gure per asnje veper te mire, por per blasfemi, sepse ti, duke qene njeri, e bere veten Perendi . (Gjoni 10:33)

Ky fakt e vecon Jezusin nga figurat e tjera fetare. Ne shumicen e besimeve te kesaj bote, mesimet jo mesuesit jane teresisht te rendesishme. Konfucianizmi eshte nje mbledhje mesimesh; Konfuci nuk eshte i rendesishem. Islami eshte shfaqja e Allahut, me Muhamedin profet, ndersa budizmi thekson parimet e Budes, por jo vete Buden. Kjo eshte e vertete vecanerisht per hinduizmin, ne te cilin nuk ka asnje themelues historik. Megjithate, ne qender te krishterimit gjendet Jezu Krishti. Jezusi nuk pretendonte se po i mesonte njerezimit te verteten. Ai pretendonte te ishte vete e verteta. (Gjoni 14:6) Ajo qe Jezusi u mesoi te tjereve nuk eshte aspekti i rendesishem i krishterimit, por e rendesishme eshte se kush ishte Jezusi.

A ishte ai Biri i Zotit?
Eshte ai rruga e vetme neper te cilen nje njeri mund te arrije te Zoti? Ky eshte pretendimi qe beri ai per veten e tij. Supozoni se pikerisht sonte presidenti i ShBA shfaqet ne tere rrjetet e masmedias dhe shpall: Une jam Zoti i plotfuqishem. Une kam pushtetin per te falur mekatin. Une kam autoritetin ta ringjall veten time pas vdekjes. Atij do t'i mbyllej menjehere transmetimi, do te largohej dhe do te zevendesohej menjehere nga zevendespresidenti. Kushdo qe do te guxonte te kishte te tilla pretendime do te ishte ose i cmendur, ose genjeshtar,nese nuk ishte Zot. Pikerisht kjo eshte ceshtja me Jezusin. Ai i pretendonte qartazi keto dhe shume gjera te tjera. Nese ai eshte Zot, sikurse pretendonte, ne duhet te besojme ne te, nese nuk eshte, atehere ne nuk kemi te bejme fare me te. Jezusi ose eshte Zot i te gjithave, ose nuk eshte Zot aspak. Po, Jezusi pretendonte te ishte Zot. Po perse duhet qe dikush ta besoje nje gje te tille? Ne fund te fundit, thjesht pretendimi per te qene dicka, nuk e ben ate te vertete.

Ku eshte prova qe thote se Jezusi eshte Zot? Bibla jep arsye te ndryshme, duke perfshire ketu mrekullite dhe profecite e plotesuara qe kane per qellim te na bindin se Jezusi eshte ai qe thoshte se ishte. (Gjoni 20:30, 31) Arsyeja kryesore, apo shenja e cila, sic thoshte Jezusi vete, do te vertetonte se ai ishte biri i Zotit, ishte ringjallja e tij nga vdekja. Kur iu kerkua nje shenje nga udheheqesit fetare, Jezusi u pergjigj: Ne fakt ashtu si Jona qendroi tri dite e tri net ne barkun e peshkut te madh, keshtu Biri i njeriut do te qendroje tri dite e tri net ne zemren e tokes (Mateu 12:40).
Ne nje vend tjeter, kur e pyeten per nje shenje, ai tha: Shkaterroni kete tempull dhe une per tri dite do ta ngre perseri... Por ai fliste per tempullin e trupit te vet . (Gjoni 2:19, 21) Aftesia per ta ringjallur jeten e vet te vdekur, eshte shenja qe e vecon Ate jo vetem nga gjithe udheheqesit te tjere fetare, por gjithashtu edhe nga cdokush tjeter qe ka jetuar ne kete bote. Cilido qe deshiron te pergenjeshtroje ceshtjen e krishterimit, duhet te jape shpjegime per historine e ringjalljes. Rrjedhimisht, sipas Bibles, Jezusi provon se eshte Biri i Zotit kthyer nga vdekja (Romakeve 1:4). Provat qe thone se Jezusi u ringjall nga varri, jane te panumerta. Ky eshte fakti qe provon se Jezusin eshte Zot.


Faqja 1, 2 .




Te ndryshme

Shtypi shqiptar ne web
Fjalor ne 57 gjuhe !
Dergo SMS falas
Parashikimi i motit ne Tirane (CNN)

Adresa kristiane

Crosswalk
Crossdaily
Our daily bread
Greatcom
Html Bible
TVU live
Zpoc ( mp3 kristiane falas)
Instituti Jeta e Re


 

  

Hosted by www.Geocities.ws

1