Shpirti i Shqiperisė
Home -|- History -|- News -|- Feedback -|- Archęology

     

 

 

Poems for :


Atdhedashuria :
Love for Fatherland

Fyell' i bariut
( Shepherd's pipe)

Besa

( An Oath)

Dheu

(Land)

Fshati im

(My village)

Ku kemi lere

(Where we are born)

Punerat e Perendise
(Goodness' jobs)

Shqipetar

(Albanian)

Varferi dhe liria

(The Poverty and the freedom)

Naim Frasheri

Memedheu
(Matherland)

 

Dashurisë:

(LOVE)

Dashuria

(Love)

Deshire

(Desire)

Kopėshti i dashurise
(The garden of love)

Kurbeti

(Emigration)

Vaje
(Lamentation)

 


Guestbook

 

Andon Zako Ēajupi

 

Fyell' i bariut

Bariu, shoke, bariu,
kur gjemon e fryn veriu,
eshte perjashta fatziu,
e rreh bresheri dhe shiu!
Barine, shoke, barine,
mos e harroni fatzine,
se le gruan e shtepine
t'u kullose bagetine.
kullotni, moj bageti,
ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur te vdes te me kujtoni,
Ndjese paste! — te me thoni.
Shikoni barin' e gjore:
ne diell a ne debore,
bariu me shkop ne dore
ruan deshte me kembore.
Veshtronje barine mire,
me te ngren' e me te pire,
t'u marre dhente pa gdhire,
t'i kullose me deshire,
te rrije bashke me to.
Hani, moj bageti, hani,
kur te vdes do te me qani,
per mua zi do te mbani!

 

Besa-besė

Gjithė vendetė gėzojnė,
ti, Shqipėri, pse pushon?
Gjithė njerėzit kėndojnė,
ti, shqiptar, pse rėnkon?
Gjithė duanė lirinė
dhe pa tė njeriu s'rron;

ti, shqipėtar, Shqipėrinė
nė zgjedhė si e duron?

Zgjohuni, o shqipėtarė,
erdhi dita pėr liri!
Zini luftė me barbarė,
pėrpiqi pėr Shqipėri!

Tė krishter' e myslimanė,
tė tėrė njė sua kemi;
gegė, toskė, dibranė,
gjithė shqipėtarė jemi.

Mblidhuni te bėjmė benė,
tė gjithė dorė pėr dorė:
Tė duamė mėmėdhenė,
edhe malet me dėborė.

Qė ditėn qė u shkeli robėria
dhe gjer sot nukė bėn mė bar Dhėmbeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye nė qieli,
si duroni robėrinė?
Ju qė shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipėrinė?

Ku janė vaftet e parė,
qė kini dhėnė yrnek?
Ku jini, o shqipėtarė,
pse s'dėgjohet njė dyfek?

Apo humbi trimėria,
apo s'doni mėmėdhenė?
A u shua Shqipėria,
qė ka pjellė Skėnderbenė?

Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpėtoni vėnd' tuaj?
apo s'u mbeti mė gjak,
se e derdhtė pėr tė huaj?

Mirri pushkėtė nė duar
edhe bėni besa-besė:
Shqipėria do shpėtuar,
kokė turku tė mos mbese!

 

DHEU

Dheu i gjat' e i gjerė,
na jep buk' e na jep verė
pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė,
kush di ta punojė mirė.

Si njeri i shtrėnguar,
dheu nukė fal gjė kurrė,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as misėr, as grurė.

Do ta punojė njeriu
dhe ta vadisė me djersė
qė tė hajė buk' i ziu,
nga uria tė mos vdesė!

Punoni, more tė mjerė,
se dhe gjėri nė na mbetė,
pas neve vinė tė tjerė,
nukė sosetė kjo jetė

 

Fshati im

Maletė me gurė,
fushat me bar shumė,
aratė me grurė,
mė tutje njė lumė.

Fshati pėr karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtėpi
tė vogėla fare.

Ujėtė tė ftohtė,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotė,
gratė si sorrkadhe.

Burrat nėn hie,
lozin, kuvendojnė,
pika qė s'u bie,
se nga gratė rrojnė!

Gratė venė nd'arė,
dhe nė vreshta gratė,
gruaja korr barė,
punon dit' e natė.

Gratė nė tė shirė,
nė tė vjela gratė,
ikinė pa gdhirė,
kthenenė me natė.

Gruaja pėr burr
qė digjetė nė diell,
punon e s'rri kurrė
as ditėn e diel.

0 moj shqipėtarkė,
qė vet' e nget qetė,
edhe drek' e darkė
kthehesh e bėn vetė;

Moj e mjera grua,
ē'e do burrė zinė
qė ftohet nė krua
dhe ti mban shtėpinė!.

 

Ku kemi lere

Ne c'vend kemi lere?
Ku na bejne ndere?
Ne Shqiperi.

Po njeriu vete,
cile do ne jete?
Do vend' e tij.

Ku i duket balta
m'e e embel se mjalta?
Ne vend te tij.

Ku munt te gezoje
dhe me nder te rroje?
Ne Shqiperi.

Perse te punoje
dhe te lakemoje?
Per vend' e tij.

 

Punėrat e Perėndisė

Zot i math e i vėrtete,
ēdo pun' e ke bėrė vetė;
bėre qiejtė dhe denė,
bėre yjtė dhe dhenė,
bėre diellin' me dritė,
bėre nat, e bėre ditė,
bėre erėnė dhe retė,
bėre pemėtė me fletė,
bėre hėnėzėn me yje,
bėre fusha, male, pyje,
bėre zogjtė, qė kėndojnė
dhe lulet qė lulezojnė,

bėre dimėr' e beharė,
bėre kuaj e gomarė,
bėre misėr edhe grurė,
po mė shumė bėre gurė.
Si bėre kaqė tė mira,
bėre dhe shumė egėrsira:

bėre arinė dhe derrė,
bėre... po ē'nukė ke bėrė?
Bėre botėnė tė tėrė,
bėre dhe djallė me brirė!
Ēdo pun' e ke bėrė mirė,
po njė gjė bėre pa mėnde
dhe prishe punėn tėnde:

Kur bėre derr' dhe arinė,
Ē'deshe qė bėre Turqinė?
Se tė mos qenkej kjo farė,
bota do tė vinte mbarė,
dhe do tė lulėzonte,
Shqipėria do t'gėzonte.

 

Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku, i vu zjarr!
Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Mjaft punove per te tjere, o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere dhe tek heq.

Te ka bere perendia luftetar,
si s'te lodhi roberia, shqipetar!
Erdhi dita te ngresh koke, te kerkosh
lirine, bashke me shoke te leftosh!

Mos beni si keni bere gjer me dje,
por te leftoni te tere per Atdhe.
Peseqind vjet kemi rruar me pahir,
Lidhure me kemn' e duar me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere, djem e pleq!
Te ngrihemi te deftojme trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme per liri!

O moj Shqiperiz' e dashur, memedhe,
e shoh me buze te plasur, si me sheh.
U shkretove anembane,
Shqiperi, se shqiptaret s'kane dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare dhe mban zi,
per Morene jane vrare, per Turqi!
Zhvish rrobat e roberise, memedhe,
vish armet e trimerise se ke ne!

 

Varferia dhe liria

Jam i varfėr, po i lire,
ndaj mė pėlqen varfėria;
kush do tė rrojė mė mirė,
s'urdhėron dot veten e tia.

Mbreti, sikur tė mė thotė:
"Hajde nė pallat me mua,
tė gėzosh dhe ti nė botė",
do t'i them:
"Zot, nukė dua;
pėr tė ngrėn' e pėr tė pirė
nukė mund tė shes lirinė;
i varferi rron mė mirė
s'ai qė do madhėrinė.
S'mė duhet ergjėndi mua,
dua lirine dhe ndere,
dua te bej si te dua,
jo si te duan te tjere.
Kush mund e ben si do vete,
ben si thote Perendia,
nuke ka ne kete jete
gje m'e vyer se LIRIA.

 

Naim Frasheri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipetarka, shqipetare!
Naimne kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qare! ....

Vdiq Naimi, gjithc thone,
qani turq, qani kaure!
Bilbil’ i gjuhese tone
s’do te degjohet me kurre!

Vdiq Naimi, qe kendoi
trimerine, Skenderbene,
vdiq Naimi, qe levdoi
dhe nderoi memedhene!

Vdiq Naimi, po c’te gjeti,
o moj Shqiperi e mjere!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka te tjere.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
pse more te tille burre?
I ndrite shpirti per jete,
mos i vdekte Nami kurre!

 

Memedheu

Memedhe quhet toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.

 

top of page


 

 

1
Hosted by www.Geocities.ws