"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

 

Ž Informacionet e sakta historike nė Kur'an

     


 

 

Informacioni i dhėnė nė Kuran rreth Egjiptit tė lashtė nxori nė dritė shumė fakte historike, tė cilat ishin tė pakonfirmuara deri kohėt e fundit. Kėto fakte na bėjnė tė qartė se ēdo fjalė nė Kuran ėshtė shpallur nga njė Ekzistencė Inteligjente me Urtėsi tė pėrkryer.

Hamani ėshtė njė person, emri i tė cilit pėrmendet nė Kuran sė bashku me Faraonin. Ai ėshtė pėrmendur nė gjashtė vende tė ndryshme nė Kuran si njė prej njerėzve mė tė afėrt tė Faraonit.

Ēuditėrisht, emri i Hamanit nuk pėrmendet fare nė Teurat (Tora), megjithėse nė tė historia e Musait (Moisiut) ėshtė dhėnė shumė e detajuar. Megjithatė, emrin Haman e gjejmė tė pėrmendur te kapitujt e fundit tė Testamentit tė Vjetėr, ku identifikohet si njė prej ndihmėsve tė mbretit tė Babilonisė, i cili u shkaktoi mjaft mizori izraelitėve, afėrsisht 1100 vjet mbas vdekjes sė Moisiut.

Disa jomuslimanė deklarojnė se Profeti Muhamed e shkroi vetė Kuranin, duke kopjuar Biblėn, mirėpo gjatė kėtij procesi ai deformoi disa nga ngjarjet e shpallura nė Bibėl.

Absurditeti i kėtyre deklaratave u vėrtetua pėrfundimisht pas deshifrimit tė alfabetit hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet mė parė dhe nė shkrimet e lashta u gjend emri "Haman". Mė parė, shkrimet dhe dorėshkrimet e Egjiptit tė lashtė nuk mund tė kuptoheshin. Shkrimi i Egjiptit tė lashtė ishte hieroglifik, i cili mbijetoi ndėr vite me radhė. Sidoqoftė, me shtrirjen e krishterizmit dhe ndikimit tė kulturave tė tjera nė shekujt II dhe III e.s., Egjipti e braktisi besimin e tij tė hershėm bashkė me shkrimin hieroglif. Ekzemplari i fundit i njohur, nė tė cilin ishte pėrdorur shkrimi i hieroglifeve ėshtė njė dorėshkrim i vitit 394 e.s. Mė pas, ajo gjuhė u harrua dhe askush nuk mund ta lexonte apo kuptonte atė. Kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet mė parė...

Misteri i gjuhės sė lashtė sė hieroglifeve egjiptiane u zgjidh mė 1799, pas zbulimit tė pllakės Rosetta Stone, e cila i pėrkiste vitit 196 p.e.s. Rėndėsia e kėtij dorėshkrimi qėndron nė faktin se ai ishte shkruar nė tri forma tė ndryshme: hieroglife, demotike (njė formė e thjeshtuar e shkrimit tė priftėrijve nė Egjiptin e lashtė) dhe greke. Me ndihmėn e dorėshkrimit grek u deshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Pėrkthimi i dorėshkrimit u bė nga francezi Jean-Franēoise Champollion. Kėshtu, njė gjuhė e harruar dhe shumė ngjarje tė lidhura me tė dolėn nė dritė. Nė kėtė mėnyrė, u pėrftuan mjaft njohuri mbi qytetėrimin, fenė dhe jetėn sociale tė Egjiptit tė lashtė.


Emri "Haman" nuk njihej derisa u deshifrua gjuha hieroglife egjiptiane nė fillim tė shekullit XIX. Kur kjo gjuhė u dėshifrua, u bė i njohur fakti se Hamani ishte ndihmėsi i afėrt i Faraonit dhe ishte "pėrgjegjės i atyre tė cilėt nxirrnin shkėmbinj". (Lart tregohen ndėrtuesit e lashtė egjiptianė). Nė Kuran, Hamani ėshtė pėrmendur si personi qė drejtonte punėt ndėrtuese nėn komandėn e Faraonit. Kjo nėnkupton se ky lajm nuk mund tė njihej nga askush nė kohėn kur u shpall Kurani, aq mė tepėr qė edhe vetė Bibla, megjithėse ajo ėshtė shumė mė e detajuar se Kurani nė pėrshkrimin e ngjarjeve, nuk e pėrmend njė gjė tė tillė.

 

Nėpėrmjet deshifrimit tė hieroglifeve u zbuluan njohuri mjaft tė rėndėsishme. Njė prej tyre ishte pėrmendja e emrit "Haman" nė dorėshkrimet egjiptiane. Ky emėr gjendet nė monumentin e muzeut Hof Museum, nė Vjenė.

Nė fjalorin "Njerėzit nė mbretėrinė e re", i cili u pėrgatit duke u bazuar mbi tėrė pėrmbledhjet e dorėshkrimeve, pėrmendet se Hamani ka qenė "pėrgjegjės i punėtorėve tė cilėt nxirrnin shkėmbinj".

Rezultati nxori nė pah njė tė vėrtetė mjaft tė rėndėsishme. Ndryshe nga pohimet false tė kundėrshtarėve tė Kuranit, Hamani ka jetuar nė Egjipt nė kohėn e Musait, si njeri i afėrt me Faraonin dhe ka marrė pjesė nė ndėrtimet e kryera, siē thuhet edhe nė Kuran.

Pėr mė tepėr, ajeti kuranor pėrshkruan ngjarjen ku Faraoni i kėrkoi Hamanit tė ndėrtonte njė kullė tė lartė.

 

"Faraoni tha: "O ju krerėt e popullit! Unė nuk di tė keni ndonjė zot tjetėr pėrveē meje, ndaj ti o Haman, prodho pėr mua tulla, duke pjekur baltėn dhe ndėrtomė njė kullė tė lartė, ndoshta do tė arrij tė shoh zotin e Musait, megjithėse unė mendoj se nė tė vėrtetė ai ėshtė gėnjeshtar." (El Kasas 38)

 

Si pėrfundim, ekzistenca e emrit tė Hamanit nė dorėshkrimet e Egjiptit tė lashtė, jo vetėm qė i bėri tė pavlera thėniet e fabrikuara tė mohuesve tė Kuranit, por gjithashtu konfirmoi edhe njė herė faktin se Kura'ni ėshtė fjala e Zotit, Zotit tė botėve.

 

TITUJT E SUNDUESVE EGJIPTIANĖ NĖ KURAN

 

Musai nuk ishte i vetmi profet qė jetoi nė tokat e Egjiptit gjatė historisė sė lashtė tė vendit. Profeti Jusuf (Jozef) jetoi nė Egjipt shumė kohė para se tė vinte Musai.

Kur lexojmė historitė e Musait dhe Jusufit, ne hasim njė lloj paralelizmi. Ndėrsa i adresohemi sunduesit tė Egjiptit nė kohėn e Jusufit, gjejmė tė pėrdorur nė Kuran epitetin "melik" (mbret):

 

"Mbreti tha: "Sillmani Jusufin, qė ta bėj prej njerėzve tė afėrt me mua!" (Kur ia sollėn) dhe bisedoi me tė tha: "Tani ti ke njė pozitė tė lartė te ne dhe je i besueshėm. " (Jusuf 54)

 

Nė kontrast, sunduesi nė kohėn e Musait nuk quhet mė mbret por "Fir'aun" (Faraon):

 

"Ne i dhamė Musait nėntė mrekulli tė qarta. Pyeti (o Muhammed) bijtė e Israilit (pėr Musain) kur u erdhi atyre, mirėpo faraoni i tha atij: O Musa, unė mendoj se ti je i magjepsur!" (El Isra 101)

 

Ngjarjet historike tė evidentuara sot na tregojnė shkakun e emėrtimit tė ndryshėm tė kėtyre sunduesve. Fjala "faraon" nė tė vėrtetė ishte emri i pallatit mbretėror nė Egjiptin e hershėm. Sunduesit e dinastisė sė vjetėr nuk e pėrdornin kėtė emėr. Fjala faraon, si njė titull sunduesi, nuk u pėrdor deri nė periudhėn e "Mbretėrisė sė Re" tė historisė sė Egjiptit. Kjo periudhė filloi me dinastinė e tetėmbėdhjetė (1539-1292 p.e.s.) dhe qė prej dinastisė sė njėzetė (945-730 p.e.s.) fjala faraon pėrdorej si njė titull nderi.

Kėshtu pra, mrekullia e Kuranit demonstrohet edhe njė herė: Jusufi jetoi nė kohėn e Mbretėrisė sė Vjetėr dhe atėherė pėrdorej fjala "melik" (mbret) pėr sunduesit egjiptianė dhe jo "faraon". Nga ana tjetėr, Musai jetoi nė periudhėn e Mbretėrisė sė Re, kur sunduesit e Egjiptit quheshin "faraonė".fait

Nuk ka dyshim se njė dallim i tillė mund tė bėhej vetėm nga njė person qė e njihte mirė historinė e Egjiptit. Por pėr fat tė keq, historia e Egjiptit tė Lashtė u harrua krejtėsisht qė prej shekullit IV. Pėr kėtė arsye, hieroglifet nuk mund tė kuptoheshin mė, ndaj dhe ky fakt nuk mund tė zbulohej para shekullit XIX. Si rrjedhim, askush nuk kishte njohuri kaq tė thella mbi historinė e Egjiptit tė lashtė, nė kohėn kur u shpall Kurani. Ky ėshtė njė tjetėr fakt qė vėrteton qartė se Kurani ėshtė fjala e Zotit.



Shkruar nga  Harun YAHYA

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1