"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

Ž Cili ėshtė dėnimi pėr dhunim nė Bibėl dhe nė Islam? 

  


 

Pėrse pikėrisht ky adresim  

 

Jemi dėshmitarė tė sulmeve tė shpeshta tė disa kristianėve kur ėshtė nė pyetje trajtimi i gruas nė Islam. Njė hulumtim i shpejtė nė internet rezulton me qindra faqe kristiane tė cilat satanizojnė thellėsisht qėndrimin e Kur’anit dhe Islamit ndaj femrės. Ajo ēka bėhet mė sė shpeshti nė shkrimet e tilla ėshtė nxjerrja e ndonjė ajeti kuranor nga konteksti ose komentimi i tij nė mėnyrė paushalle. Gjithashtu tė shpeshta janė rastet kur propaganda e tillė armiqėsore lidhur me qėndrimin e Islamit ndaj gruas bazohet nė hadithe gjysmake apo pėrgjithėsisht nė hadithe tė nxjerra nga tėrėsia e pėrgjithshme e trajtimit tė gruas nga Islami.

Nė njė seri shkrimesh rreth trajtimit tė gruas nė pėrgjithėsi nė Islam dhe Krishterizėm do tė shohim se e vėrteta ėshtė krejt tjetėrēka nga ajo qė na paraqitet nė literaturėn kristiane.

Kėsaj radhe do tė shtjellojmė mė konkretisht qėndrimin e Biblės dhe Islamit ndaj dhunimit tė femrės, temė kjo shumė e ndjeshme dhe delikate.

 

Sipas Biblės cilido burrė mund ta dhunojė ciėndo vajzė tė virgjėr dhe nė vend qė tė ndėshkohet ai do tė shpėrblehet me marrjen pėr grua tė vajzės sė dhunuar

 

Tė krishterėt pasojnė vetėm ligjet e Biblės. Tė gjitha burimet e tyre fetare, ligjet dhe verdiktet vijnė direkt nga Bibla (po qe se do tė kishim vende tė njėmendėta Kristiane ku kisha do tė qeveriste me shtetin), me pėrjashtim tė Katolikėve Romanė tė cilėt bazohen edhe nė shkrime tė tjera tė Etėrve Kishtarė dhe Papėve. Sidoqoftė Bibla ėshtė burimi primar.

Kėshtuqė le tė shohim se ēka thotė Bibla rreth kėsaj ēėshtjeje.

Dihet mire se dhunimi ėshtė krim i madh i cili nė fakt do tė mund tė pėrfundonte edhe me vdekjen e gruas, pėrkatėsisht viktimės sė dhunuar. Mirėpo ēuditėrisht ja qfarė thotė Bibla rreth kėsaj ēėshtjeje:

 

“Nė rast se njė burrė gjen njė vajzė tė virgjėr qė nuk ėshtė e fejuar, e merr dhe bie nė shtrat me tė, dhe kapen nė flagrancė, burri qė ėshtė shtrirė me tė do t'i japė atit tė vajzės pesėdhjetė sikla argjendi dhe ajo do tė bėhet bashkėshortja e tij, sepse e ka ēnderuar dhe nuk mund ta pėrzėrė sa tė jetė gjallė.” Ligji i Pėrtėrirė 22:28-29

 

Dhe tash jo pėr tė qenė tė paragjykuar apo pėr tė tingėlluar nė mėnyrė pompoze, mirėpo siē e shihni edhe vetė Bibla duket tė pėrmbajė gjėra shumė tė ēuditshme tė cilat jo vetėm qė janė iracionale dhe qesharake por edhe shumė tė ulėta moralisht. Kėshtu sipas vargut tė mėsipėrm tė cituar, Bibla e shtyn me force gruan e dhunuar qė tė martohet me dhunuesin e saj. Pyetja qė shtrohet tash pėr autorėt e Biblės ėshtė se si ėshtė e mundur tė dėshirohet pėr grate e dhunuara qė tė jetojnė, le tė themi. nė tė njėjtin qytet me dhunuesin e tyre e lėre mė tė mos flasim nė njė shtrat me atė qė e ka dhunuar?!!!

Gjithashtu, duket se Bibla e promovon dhunimin e femrave tė pamartuara:

 

“Por nė rast se burri gjen njė vajzė tė fejuar, nė arė, e dhunon dhe shtrihet me tė, atėherė do tė vritet vetėm burri qė ėshtė shtrirė me tė” Ligji i Pėrtėrirė 22:25

 

Ky ėshtė njė varg shumė interesant nga Bibla. Ne shohim tek Ligji i Pėrtėrirė 22:28-29 se nėse njė njeri e dhunon njė femėr tė pamartuar, kjo e fundit ėshtė e shtyrė qė tė bėhet gruaja e dhunuesit tė saj, pėrderisa  nėse njė njeri e dhunon njė femėr tė martuar sipas Ligjit tė Pėrtėrirė 22:25 ai duhet tė vritet. Konkluzioni ėshtė shokues: Nuk ka absolutisht kurrfarė dėnimi pėr burrin qė dhunon njė femėr tė pamartuar. Ky ėshtė njė pėrfundim tmerrues. Aq mė tepėr dhunuesi shpėrblehet pėrjetė me femrėn qė e ka dhunuar. Kėshtu, sipas Biblės nėse njė femėr ju pėlqen dhe e dini qė nuk keni shumė shansa t’a martoni nė mėnyrė tė rregullt, shumė thjeshtė, kapeni diku me forcė, dhunojeni dhe ajo do tė jetė e juaja pėr jetė e mot. Krejt ēka do tė ju duhet tė bėni pastaj ėshtė t’i jepni tė atit tė vajzės sė dhunuar pesėdhjetė sikla argjendi. Kur e logjikon edhe nuk ėshtė njė ēmim kushedi sa i madh. Fundja e ke vajzėn qė e ke dėshiruar pėrjetė. Ēfarė logjike trishtuese dhe ēfarė urdhėri trishtues!!!

Pėr ata tė krishterė tė cilėt imagjinojnė se nuk janė tė obliguar qė tė ndjekin urdhėrimet e Dhjatės sė Vjetėr pėrgjegjja ėshtė kjo: Dhjata e Vjetėr e ndalon martesėn e vėllaut me motrėn, sikur edhe martesėn midis djalit dhe nėnės. Dhjata e Re as qė flet rreth kėsaj! A do tė thotė kjo tash se tek tė krishterėt vėllai mund ta martojė tė motrėn, apo i biri tė ėmėn? Sidoqoftė Jezusi sipas Biblės i urdhėroi pasuesit e tij qė ndjekin edhe urdhėrimin mė tė vogėl tė Ligjit tė Dhjatės sė Vjetėr, kėshtuqė tė logjikuarit e tillė ėshtė jovalid.

 

Pyetje pėr hebrenjtė dhe tė krishterėt: Si mund tė konsiderohet Bibla pėr Fjalė tė Perėndisė kur ajo lejon dhe e nxitė bile njė qyqar qė t’i krekoset cilėsdo femėr tė virgjėr, ta dhunojė atė dhe pastaj ta hedhė atė nė gjyq pėr ta marrė si grua dhe pėr tė vazhduar dhunimin ndaj saj gjatė tėrė jetės sė tė gjorės, urdhėruar gjithnjė sipas Biblės.

 

Ndėshkimi pėr dhunim nė Islam

 

Nė Islam, ne ndjekim ligjet e Kur’anit tė shenjtė dhe urdhėrimet e tė Dėrguarit tė Fundit, Muhamedit. Nėse ndonjė ndodhi apo ngjarje nuk ėshtė e adresuar as nė Kur’an as nė Urdhėrimet e Muhamedit, atėher ndiqet logjika e shėndoshė bazuar nė verdiktet e autoriteteve fetare.

 

Zoti thotė nė Kur’an:

 

“O ju qė besuat, bindjuni All-llahut, respektoni tė dėrguarin dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, drejtojuni All-llahut dhe tė dėrguarit dhe pėrgjegjėsit nga ju. Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrone atė te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dėrguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditės sė fundit. Kjo ėshtė mė e dobishmja dhe pėrfundimi mė i mirė.”

 

Kėshtuqė pasi qė ēėshtja e dhunimit nuk ėshtė adresuar nė Kur’an, atėherė bazuar nė ajetin e mėsipėrm dhe tė tjerė, ne duhet tė mbėshtetemi nė Urdhėrimet dhe Fjalėt e tė Dėrguarit Muhamed.

Le tė shohim se cili ishte qėndrimi i profetit Muhamed ndaj dhunimit.

Transmeton Valid ibn Huxhr:

 

“Nė kohėn e Profetit pėrderisa njė grua po shkonte pėr t’u falur, njė burrė e sulmoi dhe e mbizotėroi (dhunoi) atė. Ajo bėrtiti dhe dhunuesi iku. Njė burrė erdhi aty dhe gruaja i tregoi ēka kishte ndodhur. Disa Muhaxhirė u afruan poshtu dhe ajo u tregoi. Ata u nisėn dhe e zunė burrin pėr tė cilin menduan se ishte ai qė kishte dhunuar gruan.

Ajo tha: Po, ky ėshtė. Pastaj ata e sollėn burrin tek i Dėrguari i Allahut. Kur Profeti ishte duke marrė vendimin, njeri i cili akuzohej pėr dhunim u ngrit dhe tha: Po, unė e kam dhunuar.

Profeti i tha gruas: Shko sepse Allahu tė ka falur ty. Dhe pėr burrin qė pati marėdhėnie me gruan tha: Gurėzojeni atė deri nė vdekje.” (Sunan Abu Davud, Libri 38 Numėr 4366)

 

Ėshtė mire e njohur se nė shumė vende me shumicė muslimane dhunuesit dėnohen me vrasje. Secili duhet ta vėjė vetveten nė lėkurėn e vajzės sė dhunuar. Pėrjetimet e saj janė tė tmerrshme. Dhe tash ta shtysh me forcė vajzėn e tillė qė tė martohet me atė qe e ka dhunuar dhe tė torturohet pėr tėrė jetėn?  Kjo ėshtė e pabesueshme.

Kėtu gjithashtu shohim njė aspekt tjetėr tė qėndrimit tė Islamit ndaj gruas. Shpeshherė kritikohet dhe keqkuptohet qėndrimi Kur’anor se dėshmia e gruas nė ēėshtje specifike ekonomike ėshtė baras me dėshminė e dy burrave. Kjo tentohet tė gjeneralizohet padrejtėsisht. Faktikisht traditat e Profetit dėshmojnė se mjaftonte dėshmia e vetėm njė gruaje nė rastet e dhunimit qė dhunuesi tė dėnohej. Kėshtuqė praktika e mėhershme del tė jetė specifike pėr raste tė caktuara dhe jo e pėrgjithshme dhe pėr ēdo rast.

 

Pėrfundim

 

Tash ju mund tė vendosni vetė; mund tė kontrolloni dy herė, tri herė, katėr herė citatet nga Bibla dhe thėniet e Muhamedit dhe pastaj mund tė merni vendimin: nėse do ta besoni pėr Fjalė tė Zotit librin i cili stimulon dhunimin dhe shpėrblen dhunuesin, apo do ta ndiqni pėr tė Dėrguar tė Zotit njeriun i cili i jep dėnim meritor kėtij krimi. Zgjedhja ėshtė e juaja.


 

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1