"Dhe Zoti fton nė Banesėn e Paqes....." (Kur'ani 10:25)

Home | Jezusi | Muhamedi | Kur'ani | Bibla | Grupe Fetare | Islami | Pyetje ^ Pergjegje | Libra | L. i vizitorėve | Lidhje | Kontakt

 

 

Muhamedi si autor i Kur'anit 

 

     Shkruar nga Hamza Mustafa Njazi

 


 

Hyrje

 

Cili ėshtė autori i Kuranit? Kjo ėshtė njė temė pėr tė cilėn studiuesit kanė patur gjithnjė kontradikta. Ky shkrim jep njė vėshtrim kritik mbi teoritė kryesore tė autorėsisė duke pėrdorur argumenta logjike, dėshmi historike, analizė teksti dhe tė dhėna shkencore.

 

Ndoshta e vetmja pikė takimi rreth Kuranit ėshtė ajo se ai u shqiptua pėr herė tė parė nga njė njeri i lindur nė Meka, qytet i Arabisė, nė shekullin e gjashtė e qė quhej Muhammed.

 

Pėrsa i pėrket burimit tė Kuranit, studiuesit ndahen nė 3 grupe kryesore:

  • -         ata qė besojnė se Muhammedi ėshtė vetė autori

  • -         ata qė besojnė se ai nuk ėshtė autori por e mėsoi atė nga njė autor apo autorė tjerė njerėzorė

  • -         ata qė besojnė se Kurani nuk ka autor njerėzor, por se ai ka ardhur fjalė pėr fjale nga Allahu

 

MUHAMMEDI SI AUTOR I KURANIT

 

Po e fillojmė kėtė studim duke shqyrtuar sė pari argumentat e atyre studiuesve tė cilėt e konsiderojnė Muhammedin si autor tė Shkrimit Hyjnor. Pėr tė kuptuar pozicionin e tyre ėshtė e rėndėsishme tė mbajmė parasysh se ēfarė thotė vetė Kurani mbi burimin e tij.

Kurani e shpreh qartė:

 

               Ky ėshtė vėrtet njė Kuran, mė i nderuari… Revelacion

                              (shpallje) nga Zoti i Botėve! (1)

 

Njė diēka me kėtė shprehet edhe nė vende tė tjera nė Kuran (2). Pėr mė tepėr mėnyra se si kjo thuhet, tė jep pėrshtypjen se fjalėt burojnė nga Krijuesi pėr tek krijesat. Duke lėnė mėnjanė kapitullin e 9-tė, tė tėrė kapitujt e tjerė fillojnė me formulėn: Me emrin e Zotit, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit. Fjalėt thuhen nė Vetėn e Parė dhe nė mjaft vende Zoti mjaft qartė e urdhėron Muhammedin: Thuaj d.m.th. KUL. Nė fakt njė komandė e tillė shfaqet 322 herė nė Kuran (3). Po kėshtu janė pėrdorur edhe fjalė tė tjera imperative si shpall apo deklamo, lėvdo Zotin tėnd, shtrihu nė lutje e mjaft tė tjera (4) . Meqenėse Kurani ėshtė njė Fjalė Hyjnore nėnkupton mohimin e autorėsisė njerėzore. Kurani megjithatė mohon nė mėnyrė kategorike, se si mund tė jetė krijuar nga ndonjė njeri apo Xhind:

 

Thuaj: Edhe sikur tė bashkoheshin njerėzit dhe xhindėt pėr tė sjellė njė Kuran tė tillė, ata nuk do tė mund ta bėnin sado qė ta ndihmonin njėri- tjetrin (5).

 

Pėrveē se ai ėshtė njė shpallje Hyjnore dhe mohimit tė theksuar qė i bėhet autorėsisė njerėzore, Kurani gjithashtu jep edhe mėnyrėn se si mund tė binden ata qė besojnė tė kundėrtėn:

 

E nė qoftė se jeni nė dyshim nė atė qė ne ia shpallėm gradualisht robit tonė, atėherė sillni ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kurani) dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pas Allahut, nėse jeni tė sinqertė (nė thėniet tuaja se Kurani nuk ėshtė prej Zotit). E mos e paēit bėrė (deri mė tash) e as do ta bėni kurrė (edhe nė tė ardhmen), atėherė ruajuni zjarrit, lėndė e tė cilit janė njerėzit dhe gurėt, qė ėshtė i pėrgatitur pėr mosbesimtarėt (6).

 

Duke iu pėrgjigjur akuzės se Muhammedi ishte autori, Kurani pėrgjigjet:

 

Dhe kur atyre u lexohen ajetet Tona tė qarta, ata qė nuk besojnė takimin Tonė (ringjalljen) thonė: Sillna njė Kuran tjetėr, ose ndryshoje kėtė. Thuaj: Mua nuk mė takon qė ta ndryshoj vetė, unė pėrcjell vetėm atė qė mė shpallet, unė nėse kundėrshtoj Zotin tim i frikėsohem dėnimit tė Ditės sė Madhe. Thuaj: Sikur tė kishte dashur Allahu, unė nuk do t’ua kisha lexuar juve atė, as nuk u kisha mjaftuar me tė. Unė para tij kam jetuar njė kohė nė mesin tuaj (as nuk kam ditur, as nuk kam lexuar), a nuk mendoni?(7)

 

Njė nga gjėrat qė i sodit mė sė tepėrmi kritikėt e Muhammedit ėshtė fakti se ai jetoi mes popullit tė tij pėr dyzet vjet pa treguar as edhe njė herė ndonjė shenjė diturie tė madhe apo ndonjė dell poeti, nė fakt ai ishte analfabet. Si mundet atėherė tė spjegohet qė ai arriti tė krijojė Kuranin, madhėshtia e tė cilit ėshtė e pakrahasueshme? Nė tė vėrtetė Kurani i drejtohet vetė Muhammedit me kėto fjalė:

 

Ti (Muhammed) nuk ishe qė lexoje njė libėr para kėtij, e as qė shkruajshe atyre me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin ata tė prishurit. (8)

 

Pėrveē kėtyre thėnieve nga Kurani, vetė Muhammedi e ka mohuar nė mjaft vende se ai ėshtė autori i Kuranit.

 

Ndonėse Muhammedi e hodhi poshtė autorėsinė e Kuranit (9) njė numėr studiuesish janė tė bindur se ai ėshtė vėrtet autor i tij. Nėnteksti ėshtė, ai ka gėnjyer me qėllim, kur ia atribuoi Kuranin Perėndisė. Kėtij mashtrimi tė dukshėm pastaj studiuesit i kanė mveshur motive tė ndryshme:

 

Carls Hamilton, pėrkthyes: Hedaja: Njė koment mbi ligjet islame, shkruan nė parathėnien e pėrkthimit:

 

Se cili ishte autori i kėsaj pėrzierje tė jashtėzakonshme deklamacioni dhe porosish morale do tė mbetet gjithmonė e pacaktuar, pasi mbi kėtė pikė vazhdon tė ketė njė mospėrputhje, gjė qė ka ekzistuar edhe ndėrmjet kundėrshtarėve tė parė tė MUHAMMEDIT dhe misionit tė pretenduar tė tij.

Megjithatė ėshtė e padiskutueshme se ky individ i jashtėzakonshėm ishte projektuesi kryesor i kėsaj vepre, ndonėse nuk pėrjashtohet mundėsia qė ai tė ketė pėrfituar edhe nga ndihma e mjaft tė tjerėve nė krijimin e librit (10).

 

Hamilltoni vazhdon duke thėnė se Muhammedi ishte njė mashtrues por nuk jep ndonjė motiv tė qartė qė ta mbėshtesė kėtė trillim. Tė njėjtin pozicion mban edhe Ricard Bell i cili shkruan nė parathėnien e pėrkthimit tė tij, Kurani: I pėrkthyer me njė Rivendosje kritike tė Sureve “se Kuranin e shkroi vetė Muhammedi” (P) (11).

 

Nė librin e tij, Veberi dhe islami: Njė studim kritik, Brian S Turner thotė se Maks Veberi e konsideronte Muhammedin si njė oportunist dhe se pasuesit e tij ishin tė motivuar vetėm nga shpresa e pėrfitimeve ekonomike. (12) Sipas Veberit, Muhammedi e kuptoi se apeli qė ai i bėri devocionit dhe drejtėsisė morale nuk e ndihmoi qė tė arrinte ambiciet e tij pėr fuqi politike, lavdi personale dhe pėrfitim ekonomik. Ndaj pėr tė arritur qėllimet e tij ai mobilizoi luftėtarėt qė i kishte me vete.

 

Pėr mė tepėr, Veberi i jep tė kuptojė se Profeti filloi ta kuptojė gjithnjė e mė shumė se pozicioni i tij varej nga mobilizimi i suksesshėm i luftėtarėve, tė cilėt Veberi i identifikon si grupi pėrēues i fesė sė re. Nė argumentat e Veberit spikasin njė numėr tiparesh.

Duke qenė se Muhammedi dėshtoi nė pėrpjekjet e tij pėr tė zėnė rrėnjė nė Meka, nė bazė tė kuvendeve fetare, atij iu desh t’i drejtohej luftėtarėve dhe nė mėnyrė tė paevitueshme, mesazhi i tij monoteist u dha nė bazė tė dinamizmit ushtarak, qė i pėrgjigjej njė kaste luftėtarėsh dhe doktrina sociale e Muhammedit u orientua gati plotėsisht drejt pėrgatitjes psikologjike tė besnikėve pėr betejė, me qėllim qė tė ruante numrin maksimal tė luftėtarėve tė fesė. Kėta luftėtarė motivoheshin jo nga devocioni i pastėr ndaj gjenisė sė Profetit por nga perspektiva pėr tė fituar tokė dhe fuqi.

Pėr rrjedhim, lufta fetare nė islam ishte thelbėsisht njė ndėrmarrje qė drejtohej pėr grumbullimin e pasurive tė patundshme duke u orientuar kryesisht nga interesat feudale mbi tokėn (13).

 

 

Keneth Kreg nė librin e tij “Thirrja e Minaresė” argumenton se teksti i Kuranit ndoshta bazohet nė traditėn gojore, por Muhammedi ia atribuoi Perėndisė duke dashur tė shpėtojė popullin e tij nga krimi i adhurimit tė idhujve. Sipas tij Kurani ėshtė njė shprehje e vėzhgimit tė ndėrgjegjshėm tė botės nga ana e Muhammedit.

 

E tillė ishte baza dhe kuptimi i kushtrimit tė Muhammedit nė persiatjet e njė pėrjetimi “shkretėtiror”, ku faktet e mbledhura nga vėzhgimi i ndėrgjegjshėm i skenės bashkėshortore u artikuluan nė njė kushtrim personal i cili u bė thirrje dhe paralajmėrim pėr qytetin (14).

 

Artur I. Arbery nė parathėnien e librit “Kurani i Interpretuar”, ka pikėpamje tė ngjashme:

 

Faktet tregojnė se tė gjitha shkrimet dhe bėmat e Muhammedit u nxitėn nga njė dėshirė e sinqertė pėr t’i ēliruar bashkėatdhetarėt e tij nga pesha e madhe e bestytnive tė kota, se ai u nxit nga njė dėshirė jashtėzakonisht e fortė pėr tė shpallur atė tė vėrtetė tė madhe tė Bashkėsisė sė Qenies Hyjnore e cila kishte pėrpirė plotėsisht shpirtin e tij, se qėllimi qė duhej arritur, justifikonte sipas tij mjetet qė ai pėrdori nė krijimin e Sureve- sa ai arriti tė besonte edhe vetė qė kishte marrė njė shpallje hyjnore- dhe se ai eci pėrpara nga forca e rrethanave duke arritur gradualisht sukseset e njėpasnjėshme, filloi ta besojė vetveten si lajmėtar qiellit (15).

 

Sipas M.M. Mulokozit, Muhamedi e pranoi profetėsinė si mjet pėr tė bashkuar popullin e tij nė luftė kundėr shtypėsve, si njė shprehje e asaj dėshire tė madhe pėr tė ēliruar atdheun e tij, Arabinė, nga dominimi imperialist.

 

Politikisht islami u shfaq nga njė situatė e rėndė shtypjeje dhe kolonializmi. Lėvizja Islamike ishte nė njė farė mase njė pėrpjekje e arabėve pėr t’u shkėputur nga kthetrat e tre fuqive imperialiste... Ndaj roli historik i islamit ishte kalitja e shpirtit nacionalist ndėr ta dhe drejtimi nė luftėn kundėr shtypėsve. Mjetet qė u pėrdorėn pėr arritjen e kėtij uniteti ishte ai i Profetėsisė, njė mjet qė i pėrshtatej pėrvojės shumėshekullore e tė qėndrueshme tė popujve tė lindjes sė Mesme (16).

 

Enciklopedia e Re Katolike gjithashtu sugjeron se profetėsia e Muhammedit ishte thjesht njė mjet pėr bashkimin e arabėve. “Rreth moshės 40 vjeēare ai morri “shpalljen e tij profetike” pėr t’i bashkuar arabėt nėn njė monoteizėm” (17).

 

Me pak fjalė sipas kėtyre teorive Muhammedi supozohet t’ia ketė atribuar Kuranin njė burimi Hyjnor duke qenė i motivuar ose nga pėrfitimi ekonomik, ose nga posedimi i njė fuqie tė madhe, ose nga reformimi moral i ēlirimit politik tė popullit tė tij. Tė gjitha kėto teori paraqesin njė numėr vėshtirėsish nė argumentat qė japin.

 

(Islami dhe Krishterimi ne vazhdimesi do te publikoje shkrimin e Hamza Mustafa Njazi rreth Burimeve te Kur'anit)


 

Shėnime

 

  • 1.      Kurani 5:77, 80. Gjatė gjithė studimit ėshtė pėrdorur pėrkthimi nė shqip i M. Sherif Ahmeti, pėrveē atyre rasteve kur ėshtė thėnė e kundėrta.

  • 2.      Kurani p.sh. thotė nė 26:192-193 E edhe ai (Kurani) ėshtė shpallje (zbritje) e Zotit tė botėve. Atė e solli shpirti besnik (Xhebraili). Referenca tė tjera mund tė jenė: 25:1; 3:3; 4:105; 16:44 dhe 15:9.

  • 3.      Rėndėsinė e kėtij numri do ta diskutojmė mė vonė.

  • 4.      Shih p.sh. Kurani 15:49; 76:24-26; 18:27,28

  • 5.      Kurani 17:88. Njė sfidė e ngjashme del edhe nė 2:23; 10:38 dhe 11:13

  • 6.      Kurani 2:23-24

  • 7.      Kurani 10:15-16

  • 8.      Kurani 29:48. Analfabetizmi i tij pėrmendet edhe nė 7:158

  • 9.      Ky shembuėė i famshėm ėshtė historia e Shfaqjes Hyjnore nė Shpellėn e Hiras. Shih (pėrkthim) Muhamed Muhsin Khan “Pėrkthimi I kuptimit Salih-Al-Bukharit” (Arabisht-Anglisht) (Lahore: Kazi Publications 1979) Vol. 1, Hadim nr 3, fq. 2-4.

  • 10.  Ēarls Hamillton (pėrkthim) “Hedaja: Koment mbi Ligjet Islamike” (New Delhi i Kitab Bhavan 1985) Vol. 1, fq 7. Kjo vepėr monumentale u pėrkthye me urdhėr tė Guvernatorit tė Pėrgjithshėm Anglez dhe tė Kėshillit tė Bengalit, Warren Hastings.

  • 11.  Richard Bell (pėrkthim) “Kurani i Pėrkthyer me njė Rivendosje Kritike tė Sureve” Edinburgh: T&T Clark 1960) Vol. 1, fq. 6.

  • 12.  Bajram S Turner “Veberi dhe Islami: Njė Studim Kritik” (Londėr: Routhegeand Kegan Paul 1974) fq. 23.

  • 13.  Bajram S. Turner, citati faqe 34

  • 14.  Keneth Cragg “Thirrja e Minaresė” (New York: Oxford University Press, 1964) fq. 76-77.

  • 15.  Arthur J. Arbery “Kurani I Interpretuar” (Londėr: George Allen- Unwin Ltd., 1955) Vol. 1, fq. 15.

  • 16.  M.M. Mukozi “Utensi wa Rasi L’Ghuli”mimeo. Fjalim i mbajtur nė seminarin e TUKI-t 25 shkurt 1988, fq. 4.

  • 17. Enciklopedia e Re Katolike (Washington: The Catudic University of America, 1981) Vol. 1, fq.715.

 

 

Home | Libri i vizitorėve | Kush jemi ne | Tė rejat e fundit | Dėshmi | Kontakt

Copyright - 2003-2004 nga Islami dhe Krishterimi. Kontaktoni ne [email protected]

Hosted by www.Geocities.ws

1