Shpirti i Shqiperisė
Home -|- History -|--News -|- Feedback -|- Archæology

     

 


Selected works:

Note that all those in English have been unfortunately translated from a French translation..

The General of the Dead Army, 1963

The Wedding, 1968

The Castle, 1970

Chronicle in Stone, 1971

The Great Winter, 1977

The Three-Arched Bridge, 1978

Broken April, 1978

On the Lay of the Knights, 1979

The Autobiography of the People in Verse, 1980

Doruntine, 1980

The Palace of Dreams, 1981

The Concert, 1988

Albanian Spring, 1991

The Pyramid, 1991

L'Ombre, 1994

Albanie, 1995

La légende des légendes, 1995

Visage des Balcans, 1995

Dialogue avec Alain Bosquet, 1996

Froides fleurs d'avril, 2000

Poésies1958-1988

 

To order from this selection go to

amazon.com

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Guestbook

 

 

 

 

Email to Webmaster






















 

Ismail Kadare

 

Kristal

Ka kohë që s'shihemi dhe ndiej
Si të harroj unë dalngadalë,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin flokët dhe gjithcka

Tani kërkoj unë posht' e lart
Një vend ku ty të të lëshoj.
Një strofe a note a një brilant
Ku të të le, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
Asnjë mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap të të mbart
Gjysëm të vdekur, gjysëm të gjalël?

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
Të gjej një fushë a një lulnaje
Ku butësisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.

Të të mashtroj ndoshta kështu
Dhe të të puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do te dimë as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.
(1979)

 

 

Pa ty

Ti ike udhës së pafundme
Ku zverdhin drurët gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henës.
Lejlekët ikën.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,
Me negativin e një filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis të fryjë ere e ftohtë,
Ku ca mullarë të gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishotë.

C'të bëj, po them me vehten time,
Në këtë orë të vonë të muzgut,
Ku qerrja baltave bën shkrime.
Të lashta sa të Gjon Buzukut?

Do të shkoj të ulem permbi pellgjet,
Të pi ne gjunjë duke rëne,
Ne grykë e di qe do të më ngelet
I ftohtë medalioni i henës.
( Marre nga "Perse mendohen keto male")

 

Laokoonti

Më shihni tek mbytem nga gjarpërinjtë
në muze të Luvrit në Madrid , në Nju-Jork
Para syve tuaj e aparate turistësh.
qindra vjet kam që vuaj
nga që s'flas dot
Si të flas?
A mundet një nofull mermeri të lëvizë një grimë,
të korrigjojë dicka?
vini re sytë e mi,
te zgavrat e thella një enigëm,
si amebe të tharë atje ka.

Një të fshehtë të madhe
ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, në Paris, në Madrid.
Ah, do të doja dyfish të m'i shtonit,
vec sekretin e madh të shkarkoja një ditë.

Tek me vini rrotull, unë them me vete
kaq të verbër të jeni sa të mos të ndjeni këtë,
që ky ngërc e ky ankth në qenien time
s'është nga gjarpërinjtë, por nga një tjetër gjë?

Mijëra herë në mijëra net e ditë
të vertetën e frikshme persëris pa pushim.
Me shpresën e marrë se nga kjo përsëritje
ndoshta mermeri pëson një ndryshim.

Po s'ndërron ai kurrë.
Art i skulpturës gënjeshtrën mbi të
ka ngrirë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rreme,
të vërtetën kujtoj e qaj për të.

Si cdo gjë e tmerrshme është i thjeshtë sekreti,
që brenda boshllëku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat të dëgjoni të vërtetën,
mua s'më mbytën gjarpërinjtë
por trojanët më vrane.

O, sikur të mundja gjithcka të tregoja.
Si do të ngrinit para meje si gur,
por unë i dënuar mes rropames suaj
mos kokëcarese monologun të thurr.



Ju e dini se përpara Trojës atëherë,
kali i drunjtë, dhurata e grekëve u shfaq.
Ky kalë në dy grupe i ndau trojanët:
ta pranonin atë, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulërinin tradhtarët
mjaft më, me luftë, zjarr edhe helm.
Erdhi koha që shpatat ti kthejmë ne parmenda
armiqtë në miq erdhi koha të kthejmë.

Në mbledhje të gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
unë "kundra", kryesova me tërbim.
Dhe juve ju kam thënë atëhere se hyjnitë
gjarpërinjtë më dërguan si ndëshkim.

C'përralla kalamajsh, c'trillim për budallenjtë
unë gjarpërinjtë do t'i mbrapsja me një shkelm.
Po c'ti bëj fushatës së tradhtarëve kundër meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Ditë e natë e me javë polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart në qeveri.
Ishte vjeshtë.
Nën qiellin e hirnosur me erë
kali i drunjtë përjashta priste në shi.

Atë kalë unë i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, këtë s'do të ma falnin përjetë.
Me ne fund "vija e bute" fitoi mbi të "ashprën",
dhe ne "kokëfortët" na vunë në arrest.

Në burg, me gotën e ujit, në mesnatë
helmin na dhanë ata të pijmë
ata që ulërinin kundër dhunës e shpatës
Që dinin të kafshonin tamam si gjarpërinjtë.

Në mëngjez që pagdhirë në breg të detit
ma hodhën kufomën drejt mbi zhavor.
Rapsodët anembanë përhapen
versionin fals të gjarpërinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikës për kalin,
ju e dini me Trojën se c'ndodhi pastaj.
Tre mijë vjet rrjesht,
nga muzeu në muzera,
unë hamalli i mermertë, gënjeshtrën mbaj.

Tre mijë vjet...Akoma zjarret e Trojës
si floknajë e kuqe më rrine ne sy.
Po më i tmerrshëm se zjarret,
kumet e vomet
ishte fundi fare, kur u bë qetesi.

Troje e braktisur.
Gërmadhë.
Hi i ftohte;
dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht.
Dhe papritur, në muzg sipër tokës së mardhur
u ndje dicka që atë cante përmes.

C'ish kjo gervime kështu, kjo jehone?
Vumë veshin. Kuptuam. Grekët e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
për te thenë se Troja përjetë vdiq.

Ja më ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante më dysh!
Nga tradhetia e Trojës, nga gjithë dhembjët,
ky kafshimi i parmendës me i hidhur ish.

T'i kthejmë shpatat më ne fund në parmenda.
Kështu thërritnin atëherë ata.
Midis fjalëve tuaja, si mallkim, si gjemë
veshët më kapën edhe këtë hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere... po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj
do te behet shkak.

 

Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq,
per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne nje qytet
Dhe rralle shihemi sa rralle

Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhe kjo vjeshte, ky mengjes
Qiejte e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq:
' Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane vec"

Ne c'ender kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty ndjeva mall.

 


Winter day in Gjirokastra



Ky Dimer

C'i gjate ish ky dimer, c'i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
I mpire eshte gezimi, thua s'ngjallet dot.
Apo si ai q'u dergj nga nje lengate e gjate.
S'do mekembet kurre ashtu sic qe?

C'i gjate ish ky dimer, c'i ftohte ish.
Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqen, dot s'i ngjall,
Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o Zot.

C'i gjate ish ky dimer, c'i pashprese ish.
Kinezet qe s'duken me ne udhekryq rrugesh
Por vete ata s'kane vdekur: qelqe dritaresh
Te stilit q'ata sollen vezullojne ngriraz
Duke derguar ftohtesine e tyre
Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh

Sa kohe valle do ti duhet
Genit te races ate maske te shpelaje
Apo ne luften e maskes me lekuren
Maska do te fitoje me ne fund?
Ç'i gjate ish ky dimer, ç'i acarte ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie. Ka gjume a s'ka nen dhe?

Ç'i gjate ish ky dimer, ç'i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.
( Tirane, 1986)



Koha e pamjaftueshme

S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kėtė barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrėsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.
(Pranvere 1990)

 

 


Varri

Jashte ngrene, piramiden e turpit
Me ulerima, brohoritje, thirra vaj.
Dritaret une i mbylla trishtueshem,
Te mos hyje zhurme e tokes, pluhuri i saj.
Shkretetire grimcash, parullash.
Sahare plenumesh. Te kercet
Ne dhembe kuarci i frazave,
Te vdekura qysh nga viti '40.

Jashte ngrene piramiden e turpit
Te murtajes, te Hoxhes se zi.
Ndersa une prane oxhakut te studios
i vetem mbi varrin e tij.

I thelle ky varr duhet te jete
Qe piramiden ta gelltise krejt
Qe prej gropes se tij te mos dale
As hoxha, as fantazma e vet.

Mih e germo dite e nate
Thellohu kon dantesk.
Me emrin varrmihes do ta nderroja
Prej kohesh emrin poet.
( Tirane 1986)



E hidhur vjeshta e ketij viti

(ne memorje te demostratave studentore ne Prishtine ne vitin 1981)

E hidhur vjeshta e ketij viti
Kosoven gjeti nene terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
hetues, gjykates, prokurore

Me pese vjet burg, me tete , me shtate
Me dymbedhjete denojne dike
Keshtu mes jush shekullin ndani
Dhe mijevjecarin ndani ju.

 

******

 

Click on next button for English version


 

 

top ofpage


Hosted by www.Geocities.ws

1