Shpirti i Shqiperisė
Home -|- History -|--News -|- Feedback -|- Archęology

     

 

 

Poems for :


Atdhedashuria :
Love for Fatherland

Fyell' i bariut
( Shepherd's pipe)

Besa

( An Oath)

Dheu

(Land)

Fshati im

(My village)

Ku kemi lere

(Where we are born)

Punerat e Perendise
(Goodness' jobs)

Shqipetar

(Albanian)

Varferi dhe liria

(The Poverty and the freedom)

Naim Frasheri

Memedheu
(Matherland)

 

Dashurisë:

(LOVE)

Dashuria

(Love)

Deshire

(Desire)

Kopshti i dashurise
(The garden of love)

Kurbeti

(Emigration)

Vaje
(Lamentation)

 


Guestbook

 

 

Andon Zako Ēajupi

 

Dashuria

1

Do tė lėvdoj dashurinė
barabar me perėndinė,
se dashuri e vėrtetė,
na mban tė gjallė nė jetė.
S'e kam parė perėndinė,
shoh ngaherė dashunnė;
dashuria mbretėron,
se njeriu pa tė s'rron.
Cilnė tė besoj taninė,
perėndin' a dashurinė?
Perėndi nė kėte jetė
ėshtė dashuria vetė.

2

Kur jeshmė tė vegjėl, si moll' e pabėrė,
putheshim ngaherė, ditėnė tė tėrė;
vij e tė kėrkojė, vij e tė thėrresė,
losnim tė dy bashkė, rronim me njė shpresė.
Mba mend sa tė desha, mba mend sa mė deshe?
Mba mend si mė thoshe e vogėl kur jeshe?
Tani qė jam burrė, tani q'u madhove,
dashurin' e parė pse vall' e harrove?
Tani q'u poq molla, e hanė tė tjerė,
mikn' e djalėrisė s'e qas as nė derė!
Po, si dallėndyshja vete nė vend tjetėr
dhe kthehctf.' prapė nė fole tė vjetėr,
Ashtu zėmra jote mundet tė kujtojė
mikn' e djaleris dhe prapė ta dojė.

3

Digjem, pėrvėlohem
se tė dua shumė,
ditėnė mendohem,
natėn rri pa gjume

Lulete tė dilnin,
mike, sa tė dua,
kėtu do tė vinin
tė qajnė me mua.

Zogjtė tė dėgjonin,
do t'mė rrinin prane
dhe do tė kėndonin, t
ė harroj sevdanė.

Asnjeri ne jetė
plagėn s'ma shėron,
pėrveē mikja vetė,
qe vjen e lėndon!

4

Bukuria jote, leshėrat e tua
posi pėndė korbi, tė gjata mbi thua,
ballėtė si diell, faqetė si mollė,
qafa jot' e gjatė, mesi yt i hollė,
sisėtė si shegė, dhėmbėt si thėlpėnjė,
buzėt si burbuqe, sytė si gėshtėnjė,
dora si dėborė, fjala jote mjaltė
, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltė;
gjithė mė kėnaqin, tė tėra t'i dua
, po zėmėra jote u bė gur pėr mua!

5

0 moj lulja manushaqe,
ndėgjo dashurinė ē'thotė:
Tė lozėm faqe pėr faqe,
Tė na pėrzienė lotė.

6

Pika-pika bie shiu
dhe dėbora flokė-flokė,
vetėtin e fryn veriu,
breshėri kėrcet mi tokė!

Le tė fryjė er' e ftohtė,
s'ka ē'mė bėn dimėri mua:
Dashuria mė mban ngrohtė,
se pushtoj atė qė dua.

Kur fryn era me tallas,
kur bie dėbor' e shi,
sa flė njeriu me gas,
kur ka mikenė nė gji!

7

E mban mėnd, moj Marė,
dashurin' e parė?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmė te vegji.

Unė pa ty s'rrojė,
vij' e tė kėrkojė;
ti pa mua s'rroje,
vij' e me kėrkoje.

Nė lule me erė
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nėnė ftua.

Njė ditė, tė dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
nė ferra, nė gurė,
u fshehm' kaqė bukur,
Sa s'ugjendm'dot kurrė...

 

Deshire

I

Kush lė mikenė qė ka
edhe ndahetė me shokė
pėr tė fituar para,
nuk i ka mėntė nė kokė.
Ikėni, more tė mjerė,
ikni deti tek t'u nxjerrė,
se pėr mua dashuria
, ara, vėshti dhe shtėpia
mė bėjnė tė rroj me gas,
se s'dua tė lė gjė pas.
S'dua tė iki si pėrpara,
dua tė rroj nėpėr ara,
mikja pranė tė mė ketė,
tė punoj aratė vetė.

Fatmirosh, mot e nga mot
grur' e misėr tė kem plot,
tė kem raki, tė kem verė
tė ėmbėlė si sheqerė.
Tė vete me bagėti,
me qe, me dhen e me dhi,
dhe t'i shpie rrėzė malit,
tė hanė majėn e barit;
dhe kur tė pjellė njė dhi
do t'i vė kecnė nė gji.
Nuk iki nga Shqipėria
si punojn' ata qė s'dinė,
mos e dhėntė perėndia,
tė ndahem me dashurinė,
sa tė mund tė rroj mė pak,
po kėtu tė bėhem plak.
Dhe nė vuaj, le tė vuaj,
tė mos vdes nė vėnd tė huaj!
Tė shoh mėmėn._ e babanė,
tė kem dhe motratė pranė,
dhe kur tė vdes, tė mė qajnė
pas zakoneve qė kanė:

Tė mė marrėnė nė duar,
tė qajnė me lesh lėshuar,
dhe mikia, kur tė vijė,
ta qaj' e tė ulėrijė.


II

Ku janė vaftet e parė,
stėrgjyshėt sa mirė qenė
shkonin jetėnė pa ndarė
edhe dojnin mėmėdhenė.
S'kish pampor e s'kish gjemi,
nukė vinin tė fitonin,
atdhenė s'c lij njeri,
po punonin edhe shkonin.
Kau nukė kishte zgjedhė,
as fre pėr kalin e fortė,
dhe si s'kish njeri tė vjedhė,
shtėpitė qenė pa portė.
Aratė s'kishnė sinuar,
s'kish tė pasur e tė varfėr,
dheu qe i lulėzuar,
kafsh' e njerz rronin tė afėr.
Nukė kishte njerz tė liq,
se lufta s'kishte dhe dalė
gjithė bota qenė miq,
qenė vėllezėr nė baItė.
Po tani, zot' i vėrtetė,
njeriu ngjan me arinė!
Nukė hiqetė kjo jetė,
se njeriu ha njerinė'
sot s'mbretėron dashuria,
nukė kemi dashuri,
s'na mbeti as trimėria,
sot rrojmė nė robėri.

III

Sot e tutje nė shtėp
i mikia tė mbretėrojė,
cilido nga miqt' e mi
pėr zonjė duhet ta njojė.
Kur tė vete nėpėr ara,
kur tė korr e kur tė mbjell,
tė kem mikenė pėrpara,
kur tė shij e kur tė vjel
Dhe nė stan kur tė mė shotė,
me qe, me dhėn e me dhi
mikia t'i numėrojė
se mos m'i vjedhė njeri,
tė mė zbukurojė stanė,
tė bėjė djathė tė bukė,
t'u hedhė qėnet tė hanė,
tė na ruajn' nga hajdutė.
Edhe nata kur tė vijė
tė marr mikpnė nė gji...
Dhe hėnėza tė na ndrijė
dhe tė na kenė zili.

IV

0 shokė, ē'u prish dynjaja
si pėr burra dhe pėr gra,
tani shitetė sevdaja,
mjer' ai qė s'ka para.
I pasur, tė palltė varri,
ti qė bleve dashurinė
dhe nuk e le si nė pari,
të martė djalli shpirtinė!
Ndėgjoni, more tė ri,
ndėgjoni dhe ju tė ra:
duani atė qė di,
jo atė qė ka para.
Duani dhe vjershėtorė
barabar me perėndinė,
se rri me lule nė dorė
edhe kėndon dashurinė.
Ata qė janė lėvduar,
me kėngė nga vjershėtori,
janė burra tė ndėgjuar
dhe rrojėnė sa Tomori
0 ju tė ra e tė ri,
u lutem tė mė kėndoni,
qė tė kini dashuri,
kur tė vdes tė mė kujtoni.

 

Kopshti i dashurise

0 pėllumb' i shkruar,
do t'tė marr nė duar
dhe duke kėnduar
gjetkė do t'tė shpie:

Nė njė vend t'uruar
dhe tė lulėzuar,
nė uj'tė kulluar
edhe nėn hie;

Afėr tek njė lumė
ku ka lule shumė,
tė biem nė gjumė,
hena tė na ndrijė;

Yjtė tė shikojnė,
zogjtė tė kėndojnė
edhe tė na zgjojnė
dita kur tė vijė.

Pa ngrėn' e pa pirė
s'mbetemi, moj Mirė,
se u'ndaj tė gdhirė
dėrgoj e na sjellin:

Qumėshtė tė dhirė
dhe djathė tė mir
ė pa uj' e pa hirrė,
dhe rrush kur tė vjehn;

Ngjalė nga Janina,
mjaltė nga Kanina,
verė nga Voshtina
ujė nga Sopoti;

Mollė nga Horia,
mish nga dhėnt' e mia,
desh nga Labėrla, —
na e faltė zoti.

 

Kurbeti

Mitrua, kur u martua
ndėnji njė muaj me grua!
Erdhi dita pėr tė ndare
dhe u ndanė duke qarė!
Gruaja qėnkej me barrė
dhe kur polli, bėri djalė.
Po Mitrua ku ish vallė?
Motėmot qė qe larguar,
njė kartė s'i kish dėrguar!
Ku t'i shkruaj mėm' e mjerė
pėr djalėnė qė kish lerė?
Tri vjet, katėr, dhjetė shkuan!
Mitrua harroi gruan!
E varfėra se ē'pėsoi,
tė ritė vetėm e shkoi.
Ē'e deshi tė tillė burrė,
qė s'e pati pranė kurrė!
Gjith' bota ven' e vinė,
Mitrua harroi shtėpinė,
nuk e di qė ka dhe djalė!
Rron a ka vdekur vallė?
Kėto thosh grua e mjerė,
po burrit i mbajti nderė.
E zeza grua se ē'hoqi!
Humbi shpresėn tek i shoqi:

kur pa ngrėn' e kur pa pirė,
punoi e rriti tė birė.
Kurbeti, shokė, kurbeti,
kush vate e nukė mbeti?
Mitrua zuri Misirė,
po puna s'i vinte mirė.
Qysh tė vejė puna mbarė
pėr tė zeztė shqipėtarė?
Shkretojėnė mėmėdhenė,
tek peerndon dielli venė!
Ku vini, more tė mjerė,
se sot s'ėsht' si njėherė, —
qysh vini nė vend tė huaj,
kur s'dini as gjuhnė tuaj?
Lum kush rron nė vend tė tij
me qe, me dhėn e me dhi.
Mos u ndani nga shtėpia,
tė mos mpshojė perėndia,
se perėndia, kur mpshon,
gjynaqarėt i mundon.
Puna nukė ka tė sharė,
po punoi vetė n'arė,
zini ēapėn e hostenė
dhe parmėndėn qė ēan dhenė.
Nga fėmia mos u ndani,
po punoni qė tė hani;

Grurėtė qė bėni vetė,
u harrin pėr kėtė jetė.
Me zakonetė qė kini,
kurbenė duhet ta lini,
tė nderēim jini, tė zotė,
po nderi sot s'ka te shkuar,
e drejta nė kėtė botė
ėshtė fare shtrėmbėruar...

Nė kurbet venė tė tjerė,
ata qė s'duanė nderė,
se zakonet u ndėrruan;
burri qė fiton, shet gruan,
burratė rrojnė nga gra!...
Po pėr Mitro shqipctare
kėto zakone tė ra
nuk i dukeshin mbarė.
Ndaj hoqi e voi shumė,
kur pa buk' e kur pa gjumė,
rrahu Misirė tė tėrė,
nukė la punė pa bėrė,
gjithė jetėn nen' urdhėr,
qeseja si kokė hudhėr,
E shoqja e kish qarė,
njėzet vjet qė s'e kish parė!
Dhe nė mos e paftė kurrė, d
jali u rrit, u bė burrė,
mėmėn do ta mbajė mirė
me tė ngrėn' e me tė pirė.
Pas njėzet vjet, nga kursimi,
Mitros iu shtua fitimi,
solli ndėr mėnd Shqipėrinė
gruan e tij dhe shtėpinė;
psherėtiti zėmėr' e tij
dhe qau si ēilimi;
Dhe te nesėrmet, ndaj tė gdhirė,
Mitrua e la Misirė.
Ta kish ditur, kur ish ndarė
qė la gruan me barrė,
mbase kish ikur mė parė.
Shtatė dit' e shtatė net
bėri Mitrua nė det;
mbaroi udhėn e gjatė
dhe vate nė fshat me natė.
Ne shtėpi u afėrua,
Ndėnji pak e u mendua,
dhe me vete tė tij thosh:
«Nė gjeēa shtėpinė bosh?
Nė mos e gjeēa tė gjallė Gruanė!»
Me kėto fjalė
Shikon shtėpinė me dritė
edhe vate nė fėngjitė
tė shojė kush ėshtė brėnda,
t'i pėrgjojė ja ka ėnda.
Djali kuvėndon me mėmė;

«Pse qan, i thosh, kur ke mua?
Ē'kanė shkuarė t'i lėmė
dhe duajmė si tė dua. —
Tė dua, thosh mėm' e mjerė,
me shpresė tėnde kam rruar,
nga ti harrova qederė,
dhe gjith'ato qė kam vuar,
dhe sot rroj me shpresė tėnde"

Kur gjegji kėto kuvėnde,
Mitrua ngriu nė fėngjitė.
Fatziu, ē'vuri nėr mėnde!
Vuri syn' e pa nė dritė,
pa njė trim tė ri me gruan!
Mėndja ju turbullua!
Mitrua kujton Misirė,
sheh vetėhenė me brirė!?...
0 Mitro, mendoju mirė,
mėma pėrkėdhel tė birė,
nukė tė ka turpėruar, s
e me nder tė madh ka rruar!
Ē'mendohesh, more fatzi!
Hyrė brėnda nė shtėpi
dhe merr djalėnė nė gji.
«0bobo! sytė ē'mė panė!
Tha Mitrua si i marrė.
Pashė gruan me jaranė,
po tani do t'ju bėj varrė!
Do t'u bie me kobure,
t'i lėshoj nė shesh shondure.
Mua tė mė vėnė brirė!»
Tha, dhe goditi te bire!
Meme e zeze ulėriti,
pushtoi djalėn dhe briti,
po Mitrua nuk priti,
pushka krisi dhe njė herė,
ra pėrmbys dhe mėm' e mjerė!

 

Vaje

I

Qė ditėn qė vdiqe, qė kur s'tė kam parė,
lotet qė kam derdhur s'mė janė dhe tharė!
Shumė vjet u bėnė, sot u mbushėn dhjetė,
qė kur mė ke lėnė dhe s'tė shoh nė jetė!
Nė ē'kopshte me lule ke qėndruar vallė?
S'tė vjen keq pėr mua? S'te vjen mall pėr djalė?
0 ėngjėll i bukur, mos mėno nė botė,
kthehu tė tė shomė, tė na mbeten lotė.
S'rrojmė dot pa tynė, ti si rron pa neve?
Motemot qė rrojtėm bashkė, s'mė urreve.
Atje. tek rri janė qipariz' e varre. ..
Kthehu tė tė shomė, mos na le pėr fare!
Mos na le tė gjorė, me zemėr tė ngrirė,
kthehu tė gėzohesh kur tė shoē tėt birė;
E ke lenė foshnje, tani u bė burrė,
s'arrite ta rritje, s'tė ka parė kurrė!
Pėr ty shumė herė ēoē do tė mė thotė.
po s'mund t'i pėrgjigjem, se mė mbytin lotė:
Kthej kokėn mėnjanė dhe vėshtroj pėrpjetė,
duke psherėtitur te zot' i vėrtetė.
0 zot i vėrtetė, s't'erdhi keq pėr djalė,
kur i more mėmėn dhe mė le tė gjallė?
Tė mė keshe marrė, do tė qe mė mirė
dhe tė rronte mėma, tė rriste tė birė.
Me se rrojnė foshnjat? Ē'i rrit ēilimitė?
Dashuria e mėmės dhe pėrkėdhelitė.
0 zot, tė jam falė, mos mė le tė mjerė,
dėrgom' Evgjeninė ta shoh dhe njė herė!
«Pse s'kuvėndon mirė, more punėbardhė,
cili vdiq njėherė dhe prapė ka ardhė?
Gjith' humbasėn gruan, mėmėn e babanė,
po ata qė mbetėn si ti nukė qanė:
tė vdekurin lotėt s'e bien nė jetė,
po lutu dhe falu tė rriē djalėn vetė.
Doje drit, o qiell, more dritėn time
dhe mė mbushe jetėn plot me hidhėrime!
Tani rroj pa shpresė, ndaj s'dua tė rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!

II

Diten c vitit tė parė
U be qiameti i math:
nga dėbora qė ka rarė
faqez e dheut u zbarth.
Cingėrim' errėsirė,
jashtė veriu pėllet,
bie bor' e breshėrirė
dheu duketė, si. det!
Ėshtė natė, nat' e zisė,
Vetėtit edhe gjėmon
, njė ėngjėll i perėndisė
dergjet sėmur' e rėnkon!
Ka tri dit' qė po mundohet
dhe me vdekjpn qėrton,
po vdekja s'do tė mėrgonet
se shpirtin e saj kėrkon!
Perėndi, lėmė tė gjallė,
po lutetė mėm' e mjerė,
tė mund tė rrit kėtė djalė,
s'ka njė javė qė ka lerė.
Kush do ta marrė ta rrisė?
Jetim qysh do tė rrojė?
Kush do t'i japė tė pijė,
si unė kush do ta dojė?
Kush do ta dojė Stefanė?
Mė ndje, o zot i vėrtetė. s
e Stefani ka babanė
dhe do ta rritijė vetė.

 

top of page


 

1
Hosted by www.Geocities.ws