Zot i math e i vertete!
Mos na lere kurre ne mundim e ne te keqe
dhe ne nevoje.
Zot!
Fali Shqiperise e Shqi-
ptarevet q'i falen emerit tent,gjithe te mirate,qe ke ne jete
dhe mergoi nga gjithe
te ligate...

NAIM FRASHERI
MISTICIZMA ISLAME 

Misticizma ,apo tesavvuri sic njihet nga bota islame,eshte gjalleria  shpirterore e njeriut.Eshte fruti qe del kur njeriu zhduk egoizmen dhe ekzistencen e tij materiale,me anen e regullave fetare,dhe behet zoterues i fronit te zemres.
Eshte ajo njohuri qe e udheheq njeriun ne reugen e persosmerise,e pajis me te gjitha parimet morale,e kullon nga trubullirat materiale dhe i ploteson qellimin,duke e
bashkuar me te Dashurin e Tij,Zotin e Madh.
Me fjale te tjera, misticizma ne Islamizem nuk eshte gje tjeter vecse pasqyra e gjallerise shpirterore.Pse fitimi qe ben njeriu duke ndjekur misticizmen eshte se,duke luftuar me epshet dhe duke i frenuar ato,spastron veten,gris te gjitha perdete ndjenjave trupore dhe kullon zemren nga cdo trubullire.Atehere zhduken ndjenjat shtazore dhe fillon pjesa shpirterore te marre fryme,te pasqyrohet e te vihet ne dukje.
Mistiket Islame kete teze e bazojne ne fjalen e larte Hyjnore, e cila eshte:
"Nuk me nxe Mua as qielli im dhe as dheu,me nxe vetem zemra e besimtarit te bindur.''
Pra,nga kjo kuptohet qarte se tek njeriu i vertete,brenda ne zemren e tij,ekziston drita e Zotit,dhe kjo shkelqen si thame kur i heqim vete cdo te keq e dhe epsh.
Me kete menyre njeriu shenjterohet,arrin shkallat me te larta morale,i zbulohen thesaret e fshehta dhe mbetet i shkrire ne fronin e Zotit,se ciles ne gjuhen fetare Misitiket i thone :Beka Billah Mbetje tek Zoti.
Hosted by www.Geocities.ws

1