NewsHdrLeftSpacer.gif (132 bytes)

   Home Kozeta Bakiu Contents
Noverre Shqip

 

 

Up

Jean – Georges – Noverre, (1727 – 1810)

Jean – Georges  Noverre ishte i njohur si “Shekspiri i Baletit” asnje nga 150 baletet e tij nuk ka mberritur deri tek ne.

Influenca e tij ne art i dha atij titullin “Gjyshi i baletit” siç ne e njohim tani. Ne 1754 ai nxorri baletin etij te pare dhe ne 1760 ai publikoj librin e tij “Letrat e kercimit” . Ky liber nxorri ne pah idete e tij: Megjthese ne ditet kur permbajtja e tyre u mbajt si diçka e garantuar, kur ato u shkruan dhe u ideuan deri ne fillim te shekullit 20, ishin perparimtare …… Perpara Jean – Georges  Noverre nje kritik i asaj periudhe shkruante se “Baleti eshte bere me pak ekspresive se çdo gje dramatike si kukullat apo makinat te cilat me lehtesi mund te zevendesojne nje balerin.”

Historia e baletit konsiston ne periudhen e zbulimeve dhe zhvillimeve teknike intensive dhe pastaj nje pauze gjate se ciles disa mendje te ndritura kodifikuan keto zbulime dhe treguan te verteten e tyre te perdorur si nje forme e artit.

Mua me kane pyetur shume studente se cilat ishin pikerisht idete e Jean – Georges  Noverre qe ishin kaq revolucionare. Sipas Dorothy Samachson ne librin e saj “Le te takojme baletin” Une kam evidentuar, “Hyrja e drames ne balet ishte me shume ngut per punen e koreografit, Jean – Georges  Noverre (1727 – 1809), i cili ne 1760 publikoj nje liber te cilin ai shtroj rregullat dhe parimet te rendesishme te baletit. Nepermjet perfeksionimeve te tjera Jean – Georges  Noverre futi pas d’action, hapin veprues te pantomimes i perdorur per te zhvilluar ngjarjen ne balet. Keto dhe te tjera te reja ndihmuan per te thyer formulen e ashper te kercimeve te oborrit dhe udhehoqen drejt zhvillimit te mundesive dramatike te baletit. Jean – Georges  Noverre ndihmoj per te ndryshuar baletin nga nje balet argetues ne nje balet te veprimit qe tregonte histori te emocioneve njerezore.

Jean – Georges  Noverre gjithashtu shenoj reforma ne kostume dhe ai tregoj se muzikantet koreografet dhe piktoret duhet te punojne se bashku per krijimin e nje baleti. Shume nga parimet qe ai ishte i pari qe i vendosi jane ruajtur mire deri sot.”

Fale Mary Cover, une kam pasur shansin te lexoj letrat e Jean – Georges  Noverre, do te doja te citoja Jean – Georges  Noverre me fjalet e tij se si jane pritur idete e tij.

 

“Kur vendosa te shkruaj mbi nje art i cili eshte objekt i vazhdueshem i studimeve dhe reflektimeve te mija, une pak e parashikova efektin e interesit tim si njeri i letrave dhe person i shijes; por, ne te njejten kohe ato u priten me zemerim dhe humor te keq nga ata prej te cileve ishte projektuar paraprakisht.”

 

Mbasi lexoj  letrat une ndjej se ç’do mesues, koreograf, balerin dhe kritik duhet ti lexoj keto letra vazhdimisht here pas here. Sipas faktit se baleti eshte nje art i tradites ajo ç’fare dime per te kaluaren eshte trasheguar nga balerini ne balerin nga mesuesi ne student. Si pasoje ajo qe shikojme ne mund te kete ndryshuar qindra here. Balanchine ka thene “Keshtu pra neqoftese vitet kalojne dhe une nuk do te jem ketu do te jene baletet e mija por do te duken te ndryshme.” Drejtuesit e rinj personeli i provave dhe balerinet do te kishin te gjithe nje pjese te ndryshimit te koreografise orgjinale.

Perkrahesi i Jean – Georges  Noverre, Dauberval (1742 – 1806)  kujtohet per dy arsye se pari ai beri koreografine e “La Fille Mal Gardee” ne 1786. Ky ishte baleti i pare i bazuar ne jeten e njerezve, duke thyer keshtu baletin mitologjik. Ky eshte baleti me i vjeter ne repertorin e tanishem. Nderkohe qe ju lexoni kete, ne disa vende te botes ky balet eshte ne prove ose ne ekzekutim. Se dyti ai ishte nje influencues i madh ne karieren e Salvatore Vigano. Nen drejtimin e Viganos baleti Italian pati periudhat e tij me te arrira dhe pas vdekjes se tij erdhi nje renije e baletit Italian. Ne i detyrohemi Salvatore Viganos Shume. Se ai ishte mesuesi i Carlo Blasis.

Noverre u influensua shume nga Marie Salle dhe idete e saj per lirine ne balet, dhe per rendesine e emocionit. Ai ndjeu se vetem teknika nuk ishte e mjaftueshme qe nje balerin te perfeksionohej, por duhej te sillte te gjalle historine ose temen e baletit ( Jam i sigurt se studentet e mi e degjojne kete pothuajse ne te gjitha oret qe jap.) Ai studioj me te famshmin Dupré. Si balerin ai deputoj ne operan komike te Parisit ne1743. Ai shkoj ne Berlin ne 1744 ne Dresden 1747 dhe ne Strasburg 1749 ku takoi gruan e tij , aktoren Marguerite Sauveur. Pas kercimit ne Marsej ai shkoi ne Lion ku kerceu me Camargon dhe beri koreografine e baleteve te tij te para. Duke kercyer ne te gjithe Europen se fundi u vendos ne Londer por ne ate kohe asgje Francese muk pranohej. Garrick mendonte per Noverre se eshte SHEKSPIRI I BALETIT. Ai qendroi ne Londer, duke punuar fshehtas si maester baleti. Atje ai shkroi te famshmet “LETRAT E KERCIMIT”, te publikuara njekohesisht ne Lion dhe Shtutgart. Ai u kthye ne lion kur teorite e tij mbi baletin veprues i dhane ngritje punes se tij. Teorite e tij ishin shume kundershtuese. Ne Viene mendohej se ishte koreografi me i madh i gjithe kohes dhe ai ishte gjithashtu nje mesues i shkelqyer. Me ne fund, ai u pranua ne Paris si balet maester. Ai u perball thekshem me M.Gardel dhe Jean Dauberval per te cilet mendohej se mund te zinin pozicionin e tij pas daljes ne pension te G.Vestis. Takimi u krye ne saje te influenses se Marie Antoinette, mesues i se ciles ai kishte qene ne Viene. Ai qendroi deri 1780. Pas revolucionit Francez atij ju desh te vraponte drejt Anglise. Ne Teatrin Mbreteror te Londres ai krijoi nje shoqeri te shkelqyer me P.Gardel, Antoine Bournoville dhe me vone me Marie Guimad, A.Vestis and Didelot. Ai u kthye ne France perpara se te vdiste dhe shtoi nje edicion te ri te letrave te tij. Ai vdiq ne nje strehe te thjeshte ne Saint-Germain. Gjate gjithe jetes se tij ai beri koreografine e me shume se 150 baleteve. Asnje nga baletet e tij nuk kane mbijetuar, por teorite e tij jane me ne sot. Kur ne shikojme baletet sot  eshte e veshtire te kuptojme se si ishin ato me pare. Une kam nje ndjenje qe ai po te ishte gjalle sot do te dashuronte Anthony Tudor dhe do te urrente George Balanchine. Pyes vehten se ç’fare mendonte Balanchine per teorite e     Noverre, ose a i kishte lexuar ndonjehere letrat e Noverre. Personalisht nuk dua ta diskutoj kete çeshtje. Jam i aigurt se shume nga ju e dine se ç’fare kerkoj une nga nje balet ose nga nje balerine.

Letrat e kercimit te Noverre nuk dihet ku jane  dhe une dyshoj se kopja e vetme e mundeshme do te ishte ne biblioteken Linkoln center te arteve te ekzekutuara.

Noverre besonte ne nje teknike te persosur, por ajo duhej te perdorej per te ndihmuar historine ose temen e baletit, dhe jo si nje ekzekutues cirku. Eshte e veshtire per ne te kuptojme kur shikojme “Liqenin e Mjelmave” se si ishte baleti perpara Noverres. Idea e tij per baletin ishte te tregonte historine ne menyren me te drejtperdrejt te mundeshme. Atij ju atribua baleti i veprimit. Megjithate ishte e dukshme se dhe te tjere kishin provuar me perpara. Noverre shkruajti librin mbi subjektin e perdorimit te pantomimes. Ai gjithashtu inkurajoi kostumografet qe te mos e kapercejne koreografine (pra ti pershtaten asaj). (Mendo se ç’fare mund te kishte thene ai duke pare rivenien e ABT’s GAITE PARISIENNE ose te kendshmen nga NYCB’s E BUKURA E FJETUR.). Une dua t’ju jap ju disa nga thenijet e tij.

 

“Poezia, piktura dhe baleti, zoteri, jane, ose duhet te jene asgje tjeter perveç nje ngjashmeri besnike e natyres se bukur.”

 

“Nje balet eshte nje pikture, ose me mire nje seri pikturash te lidhura me njera tjetren subjekt i cili sjell temen e baletit: Platforma mbetet ajo qe ishte, copa ne te cilen krijuesi shpreh idete e tija.”

 

Duke folur per shume nga meritat e tij ai shkroi “ Perse emrat e koreografeve jane te pa njohur per ne ? Kjo sepse punet e ketij lloji zgjasin vetem per momentin.”

 

“Koreografet duhet te konsultohen me pikturat e piktoreve te medhej.”

 

“Nje koreograf, te cilit i mungon inteligjenca dhe shija, do te trajtoj pjesen e baletit mekanikisht, dhe pa efektet e tij, sepse ai nuk do ta ndjej shpirtin e tij.”

 

“Disa kritike dashakeqe, qe nuk e kuptojne artin aq sa duhet per ta gjykuar ate”

 

“Une nuk keshilloj aspak çrregullsi dhe konfuzion, perkundrazi une deshiroj qe rregullsia te gjendet madje dhe ne parregullsine”  

 

“Eshte e rralle te takohesh me koreograf te afte per nje ndjenje reale.”

 

“Nese (koreografet) fuqia e emocionit te tyre eshte e dobet, edhe fuqia e shprehjes do te jete ne te njejten menyre.”

 

“Nje balet i mirekrijuar eshte nje pikture e gjalle”

 

“Nje gjeni mund te thyej rregullat e zakonshme dhe te avancoj me hapa te rinj kur keto e udheheqin drejt perfeksionimit te artit te tij.”

 

“Une admiroj aftesine e makines njerezore.”

 

“Une nuk e kuptoj planin i cili nuk eshte ne gjendje te me jape mua nje hyrje, fabulen dhe piken kulmore.”

 

“Nese ngjyrat jane shume te gjalla dhe shume brilante, ato do te privojne figuren e relievit qe ato duhet te kene; Asgje nuk do te bjere ne sy sepse asgje nuk do te jete sistemuar ne menyre artistike”

 

“Te kercesh pa muzike nuk eshte me shume inteligjente se sa te kendosh pa fjale.”

 

“Une kam thene, zoteri, se kercimi ishte shume i komplikuar, dhe levizjet simetrike te kraheve ishin shume uniforme, qe figura te kishte shumellojshmeri, shprehje dhe thjeshtesi; prandaj, nese deshirojme ta afrojme artin ne driten e se vertetes, le ti kushtojme me pak vemendje kembeve dhe me shume kraheve.”

 

“Kur dikush deshiron te futet ne profesionin e balerinit, e para qe duhet te merret ne konsiderate duhet te jete fiziku.”

 

“Ndoshta, Nese mjeshtrit (mesuesit) e mire do te takoheshin me shpesh. Atehere dhe nxenesit e mire nuk do te ishin kaq te rralle.”

 

“Krijimi i nje baleti kerkon, sipas mendimit tim, Zoteri, nje mendje pjellore dhe imagjinate poetike.”

 

“Siç e dini, Zoteri, fytyra e njeriut eshte pasqyra e pasioneve te tij, ne te cilen shfaqen levizjet dhe ngacmimet e shpirtit, dhe ne te cilen qetesia, gezimi, merzitja, frika dhe shpresa shprehen te pasqyruara ne te.”

 

“Nje atmosfere fisnike, tipare te bukura, nje sjellje krenare, nje pamje magjike – kjo eshte maska e nje kercimtari ne stillin serioz.”

 

“Mos jepni shume energji ne ekzekutim, por derdhni me shume shprehje ne te.”

 

“Kur nxenesi verbohet nga suksesi dhe hutohet nga duartrokitjet, dorezohet ne mosmirnjohjen me te thelle. Ai harron edhe emrin e atij qe i detyrohet per gjithçka.”

 

“Njeriu nuk mund te jete nje kercimtare i shkelqyer pa qene i fuqishem si fizik.”

 

 

Home ] Up ]

Send mail to [email protected] with questions or comments about this web site.
Copyright © 2003 Gjithshka Kërcim Kozeta Bakiu
Hosted by www.Geocities.ws

1