BESIMI NĖ PEJGAMBERĖT DHE FERRĖFYESIT E ALL-LLAHUT XH.SH.


Besimi vijues nga bazat e imanit, ėshtė edhe besimi nė Pejgamberėt e All-llahut XH.SH.. Nė kėtė bazė bėn pjesė besimi nė tė gjithė Pejgamberėt dhe Ferrėfyesit, tė cilėt i ka emėrtua All-llahut XH.SH. nė Kur’an dhe besimi se All-llahu XH.SH. pos tyre, ka dėrguar edhe Pejgamberė tė tjerė, numrin e tė cilėve nuk e di askush, pėrveē All-llahut XH.SH.. All-llahu XH.SH. thotė:

"Ne, me tė vėrtetė, para teje kemi dėrguar Pejgamberė dhe prej tyre disa t’i kemi treguar, e disa prej tyre nuk t’i kemi treguar." (Mu’min: 78)

"... Nuk ka pasur asnjė popull qė tė mos i ketė ardhur paralajmėrues." (Fatir: 24)

"Ēdo popull ka pasur Pejgamber." (Junus: 47)

Pejgamberėt86 dhe Ferrėfyesit87

e pėrmendur nė Kur’an

Nė Kur’an janė pėrmendur njėzet e pesė Pejgamberė dhe Ferėfyes: Ademi, Nuhi, Salihu, Ibrahimi, Hudi, Luti, Junusi, Ismaili, Is’haku, Ja’kubi, Jusufi, Ejjubi, Shu’ajbi, Musai, Haruni, Eljesai, Dhulkifli, Davudi, Zekerijjai, Sulejmani, Iljasi, Jahjai, Isai dhe Muhammedi, salevatull-llahi ve selamuhu ‘alejhim exhme’in.

Tetėmbėdhjetė prej tyre janė pėrmendur nė kėto ajete:

"Kėto janė argumentet Tona qė ia dhamė Ibrahimit kundėr popullit tė tij. E Ne e ngrisim nė shkallė mė tė lartė kė tė dojmė. Me tė vėrtetė, Zoti yt ėshtė i Plotdijshėm dhe i Gjithdijshėm. Ne ia dhuruam atij (Ibrahimit) Is’hakun dhe Ja’kubin. Tė dy kėta i kemi udhėzuar nė rrugė tė drejtė. Dhe Nuhin e patėm udhėzuar mė parė nė rrugė tė drejtė - dhe nga pasardhėsit e tij: Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. - Dhe kėshtu Ne i shpėrblejmė ata tė cilėt bėjnė vepra tė mira - dhe Zekerijjain, Jahjain, Isain, Iljasin - tė gjithė kėta kanė qenė nga njerėzit e mirė; dhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - tė gjithė kėta i veēuam nga tė tjerėt; edhe disa nga prindėrit e tyre, nga pasardhėsit e tyre dhe nga vėllezėrit e tyre - i kemi zgjedhur ata dhe i kemi udhėzuar nė rrugė tė drejtė." (El-En’am: 83-87)

E tė tjerėt pėrmenden nė vende tė ndryshme tė Kur’anit:

"Ia dėrguam (popullit) Adit, vėllain e tyre - Hudin." (El-A’raf: 65)

"Dhe (Ne, ia dėrguam popullit) Themudit - vėllain e tyre - Salihun." (El-A’raf: 73; Hud: 61)

"Dhe Ne (ia dėrguam) popullit tė Medjenit, vėllain e tyre - Shuajbin." (El-A’raf: 85; Hud: 84)

"All-llahu e zgjodhi Ademin, Nuhin." (Ali Imran: 33)

"Dhe (kujtoje) Ismailin, Idrisin dhe Dhulkiflin! Tė gjithė kėta kanė qenė tė durueshėm." (El-Enbija’: 85)

"Muhammedi ėshtė Pejgamber i All-llahut. E, ata qė janė me tė (shokėt e tij) janė tė ashpėr ndaj mohuesve, e tė mėshirshėm ndėrmjet veti." (El-Fet’h: 29)

Pra, duhet tė besojmė se tė gjithė tė pėrmendurit kanė qenė Pejgamberė apo Ferrėfyes, ēdonjėri prej tyre veē e veē. Kėshtu qė nėse dikush do tė jetė i pyetur pėr cilindo qoftė prej tyre, nuk do ta mohojė pejgamberinė apo ferrėfimin e tyre. E, ai i cilin mohon pėjgamberinė e cilitdo qoftė prej tyre apo shpalljen e tij, ai ėshtė jobesimtar.88

Pėr sa i pėrket Pejgamberėve dhe Ferrėfyesve, tė cilėt Kur’ani nuk i ka pėrmendur personalisht, jemi tė obliguar qė atyre t’u besojmė pėrgjithėsisht. Dhe ne nuk kemi tė drejtė tė konfirmojmė se cilitdo prej njerėzve i ka zbritur Shpallja, po qe se nuk ėshtė i pėrmendur nė mesin e Pejgamberėve dhe Ferrėfyesve, apo nėse pėr kėtė nuk na ka informuar i Dėrguari i All-llahut e

Pejgamberėt mė tė zgjedhur (Ulul‘azm)

Njė numėr i madh i alimėve, nė grupin e Pejgamberėve mė tė zgjedhur, i njehėsojnė pesė prej tyre: Muhammedin, Ibrahimin, Musain, Nuhin dhe Isain - alejhim efdalus salati ves-selam.90 All-llahu XH.SH. i permend kėta nė kėtė ajet:

"(Kujtoje ti, o Muhammed!) kur nga Pejgamberėt Ne morėm zotimin, edhe prej teje, edhe prej Nuhit, edhe prej Ibrahimit, edhe prej Musait, edhe prej Isait, tė birit tė Merjemes. Ne, prej tyre kemi marrė zotimin e fortė." (El-Ahzab: 7)

Tematika e Shpalljes

Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu XH.SH. u ka dėrguar njerėzve Pejgamberėt e Vet, pėr t’i sihariquar ata dhe pėr t’ua tėrheq vėrejtjen; pėr t’i sihariquar me kėnaqėsinė e All-llahut XH.SH., me shpėrblim dhe me Xhennet - nėse i besojnė Atij dhe Pejgamberėve tė Tij dhe nėse i nėnshtrohen Atij. E, t’ua tėrheqin vėrejtjen pėr hidhėrimin e All-llahut XH.SH. nėse bėhen jobesimtarė dhe tė padėgjueshėm. All-llahu XH.SH. thotė:

"Ne ua dėrguam Pejgamberėt vetėm si sihariques dhe qortues. Pra kushdo qė beson dhe bėnė vepra tė mira, mos tė frikėsohet e as nuk do tė pikėllohen. Pėr ata qė pėrgėnjeshtrojnė argumentet Tona, ata do t’i godet dėnimi pėr mėkatet e bėra." (El-En’am: 48-49)

Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu XH.SH. i ka dėrguar tė gjithė Pejgamberėt pėr realizimin e qėllimit qenėsor, tė adhurohet vetėm All-llahu XH.SH. dhe tė rivendoset ligji i Tij - tė besuarit nė All-llahun XH.SH. si tė Vetmin Krijues, Tė Vetmit qė i bėhet ibadet dhe tė Vetmit qė i pėrkasin tė gjitha emrat e bukur dhe tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė.

All-llahu XH.SH. thotė:

"Ne, nuk kemi dėrguar asnjė Pejgamber para teje e tė mos ia kemi shpallur atij se: "Nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Meje, andaj adhuromėni Mua!" (El-Enbija’: 25)

"Ai ju ka urdhėruar nga feja, atė qė e ka urdhėruar Nuhin dhe atė qė ta shpallėm ty, dhe me atė qė e urdhėruam Ibrahimin, Musain dhe Isain:"Predikoni fenė e drejtė dhe mos u pėrēani nė tė!"(Esh-Shura:13)

"Ne, ēdo populli i kemi dėrguar nga njė Pejgamber. (Ata u thonin atyre): "Adhurone All-llahun e shmanguni idhujve!" (En-Nahėl: 36)

Jemi tė obliguar t’i besojmė tė gjithė Pejgamberėt dhe Shpalljet e tyre. Nuk guxojmė tė bėjmė dallime nė mes tyre. E, kush bėnė dallime ndėrmjet tė Dėrguarve tė All-llahut, disa prej tyre t’i besojė e disa t’i mohojė, apo disa i mbėshtetė e disa i pėrgėnjeshtron, ai, sipas tekstin kur’anor, konsiderohet jobesimtar:

"Ata qė mohojnė All-llahun dhe Pejgamberėt e Tij dhe dėshirojnė qė ndėrmjet All-llahut dhe Pejgamberėve tė Tij tė bėjnė dallime nė besim, e thonė: "Nė disa besojmė e nė disa nuk besojmė", dhe dėshirojnė qė mes kėsaj tė marrin ndonjė qėndrim - ata, seriozisht, janė jobesimtarė tė vėrtetė; e Ne jobesimtarėve u kemi pėrgatitur vuajtje poshtėruese." En-Nisa’: 150-151)

Jemi tė obliguar t’u bindemi atyre dhe tė mos punojmė nė kundėrshtim me urdhrat e tyre, ngase tė bindurit ndaj tyre ėshtė pjesė e tė bindurit ndaj All-llahut XH.SH. All-llahu XH.SH. thotė:

"Kush i bindet Pejgamberit, ai i ėshtė bindur All-llahut." (Nisa’:80)

"Dhe ne kemi dėrguar Pejgamberė vetėm me qėllim qė njerėzit, me lejen e All-llahut, t’u pėrulen atyre..." (En-Nisa’: 64)

Jemi tė obliguar tė besojmė se ata janė krijesa mė tė pėrkryer edhe pėr nga dijenia edhe pėr nga veprat, se janė mė tė sinqertit dhe se janė mė tė pėrsosurit sipas edukimit dhe sjelljes sė tyre, dhe se All-llahu XH.SH. i ka dekoruar ata mbi tė gjitha krijesat e tjera, me veēori ēfarė nuk i posedon askush tjetėr pos tyre.

Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu XH.SH. i ka mbrojtur ata dhe i ka larguar nga gėnjeshtra, mashtrimi, tė fshehurit dhe nga tė gjitha tė metat e tjera pėrkitazi me kumtimin e Shpalljes, dhe nga tė gjitha mėkatet e mundshme.91 Mirėpo, ngandonjėherė ėshtė e mundur tė bėjnė ndonjė lėshim apo gabim tė vogėl, tė parandėsishėm pėr shkallėn e tyre tė lartė, siē i ka ndodhur Ademit u kur e pat ngrėnė frutin nga pema tė cilin e kishte tė ndaluar, pasi qė pėr njė ēast, e kishte harruar ndalesėn.92 Por All-llahu XH.SH. ata nuk i lė nė gabim, ngase ua mundėson qė menjėherė tė pendohen.

Gjithashtu, jemi tė obliguar tė besojmė se tė gjithė Pejgamberėt kanė qenė njerėz - meshkuj. Nuk kanė qenė engjėj, e as qė All-llahu XH.SH. pėr Pejgamber ka dėrguar femėr93 All-llahu XH.SH. thotė: "Edhe para teje kemi dėrguar vetėm njerėz, tė cilėve u kemi shpallur (ashtu si ty)." (El-Enbija’:7)

Besojmė se All-llahu XH.SH. nuk u ka dhuruar atyre kurrfarė cilėsish mbinatyrore, por i ka zgjedhur ata nga mesi i njerėzve, tė cilėt hanė dhe pinė, ecin rrugėve, flejnė, rrinė ulur dhe qeshin. Kanė gra dhe fėmijė, u kanosen mynxyra tė ndryshme, i arrinė dora e dhunuesve dhe u ndodhin persekutime dhe trusni. Vdesin sikurse edhe njerėzit e tjerė, e ndodhė qė ndonjėri prej tyre tė jetė i mbytur nė mėnyrė tė padrejtė. Ndiejnė dhembje dhe i godet sėmundja, si dhe pėrjetojnė ēdo gjė tjetėr qė zakonisht u ndodhė njerėzve, e qė nuk bie nė mospajtim me pozitėn e lartė tė autoritetit nė mesin e njerėzve. Nė kėtė na udhėzojnė shumė ajete kur’anore:

"Muhammedi ėshtė vetėm Pejgamber, e edhe para tij ka pasur Pejgamberė. E, nėse ai vdes ose vritet, a mos do tė ktheheni ju prapa? Kushdo qė kthehet prapa (nė fe tė gabuar) nuk i bėnė kurrfarė dėmi All-llahut. Se, All-llahu do t’i shpėrblejė mirėnjohėsit." (Ali Imran: 144)

"E, Ne - edhe para teje kemi dėrguar vetėm Pejgamberė, tė cilėt hanin ushqimin dhe shėtisnin nėpėr tregje..." (El-Furkan: 20)

"Ne, me tė vėrtetė, edhe para teje kemi dėrguar Pejgamberė dhe u kemi dhėnė gra dhe pasardhės..." (Er-Ra’d: 38)

"Mesihu - i biri i Merjemes, ėshtė vetėm Pejgamber, - edhe para tij kanė kaluar Pejgamberė. Nėna e tij kurdoherė ka qenė e drejtė. Qė tė dy ngrėnin ushqim..." (El-Maide: 75)

I Dėrguari i All-llahut e, ka thėnė: "Por, unė agjėroj dhe ha, falem dhe flej, dhe bėj jetė bashkėshortore!." 94 Ngjante qė Pejgamberi i All-llahut tė sėmuhej dhe tė ndiente dhembje, ndiente uri, etje, hidhėrohej, pezmatohej, lodhej dhe ngjashėm me kėtė, ku nuk ekziston kurrfarė e mete e vėrtetė. 95

Ne besojmė se Pejgamberėt nuk posedojnė asgjė nga cilėsitė hyjnore, se nuk ndikojnė nė lėvizjet nė Kozmos, e as qė mund ta ndihmojnė apo ta dėmtojnė dikė, se nuk kanė ndikim nė vullnetin e All-llahut XH.SH., e as qė e dinė gajbin (fshehtėsinė), pėrveē atė qė i ka informuar All-llahu XH.SH.. All-llahu XH.SH. thotė: "Thuaj: "Unė nuk mund t’i sjellė vetes as dobi as dėm, pėrveē atė qė do All-llahu. E sikur t’i dija fshehtėsitė, do t’i shumėzoja tė mirat dhe nuk do tė mė prekte asnjė e keqe. Unė jam vetėm paralajmėrues dhe sihariques pėr njerėzit qė besojnė." (El-A’raf: 188)

"Vetėm Ai i di fshehtėsitė dhe Ai nuk ia zbulon fshehtėsitė e Veta askujt; pėrveē atij tė cilin Ai e ka zgjedhur pėr ta dėrguar (Pejgamber)." (El-Xhinn: 26-27)

Mirėpo, ata All-llahu XH.SH. i ka prirur me aftėsi tė posaēme dhe me virtyte dhe cilėsi, tė cilat i kanė bėrė tė gatitur pėr ta pranuar Shpalljen dhe barrėn e saj, nė mėnyrė qė t’u janė shembuj njerėzve tė tjerė dhe shembuj tė cilėt do t’i ndjekin ata pėrkitazi me ēėshtjet e fesė dhe mėnyrės sė jetesės nė kėtė botė. Prandaj jemi tė obliguar tė besojmė se Pejgamberėt janė tė mbrojtur nga ēfarėdo e mete, e cila do ta gjymtonte besimin e tyre dhe bindshmėrinė ndaj All-llahut XH.SH., apo aftėsinė e tyre qė ta dorėzojnė Shpalljen e t’ua kumtojnė njerėzve. 96 All-llahu XH.SH. pėr ta thotė:

"Kėta janė ata qė u kemi dhėnė libėr, dijeni tė hollė dhe pejgamberi. E, nėse ata (banorėt e Mekės) i mohojnė kėto, Ne do t’ia besojmė njė populli tjetėr qė nuk do t’i mohojė. Kėta janė ata (Pejgamberėt e pėrmendur), tė cilėt All-llahu i ka udhėzuar nė rrugėn e drejtė, andaj edhe ti (o Muhammed!) ndiqe rrugėn e tyre." (El-En’am: 89-90)

Pra, All-llahu XH.SH. flet pėr besnikėrinė e tyre, pėr sinqeritetin, pėr mendjemprehtėsinė, pėr konsekuencėn nė dorėzimin e Shpalljes dhe pėr cilėsitė e tjera, tė cilat janė tė nevojshme pėr kryerjen e obligimeve dhe tė detyrave tė parashtruara. Prandaj All-llahu XH.SH. thotė pėr Ismailin u:

"Dhe pėrmende (o Muhammed!) nė Libėr (Kur’an), Ismailin! Me tė vėrtetė, Ai plotėsonte premtimin e dhėnė dhe ka qenė Pejgamber, Lajmėtar." (Merjem: 54)

E, pėr Ibrahimin u, thotė:

"(O Muhamed!) Pėrmende nė Libėr (Kur’an) Ibrahimin! Ai ka qenė (njeri) i sinqertė, dhe Lajmėtar." (Merjem: 41)

Edhe nė shumė ajete tė tjera All-llahu XH.SH. dėshmon pėr sinqeritetin dhe tė udhėzuarit e Pejgamberėve u.

Jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu XH.SH. i ka ndihmuar ata me mu’xhize (vepra tė jashtėzakonshme tė cilat i bėnė All-llahu XH.SH. me anė tė Pejgamberėve tė Vet, tė cilėt me to ata i provokojnė njerėzit qė tė bėjnė diē tė ngjashme, nėse nuk i besojnė atyre.)97 tė llojllojshme dhe me argumente tė qarta tė cilat udhėzojnė nė vėrtetėsinė e asaj me ēka kanė ardhur nga Zoti i tyre. Ne u besojmė tė gjitha mu’xhizeve tė cilat janė pėrmendur nė Kur’an dhe nė hadithet autentike, dhe me kėto veēori janė tė barabartė tė gjithė Pejgamberėt qė i ka zgjedhur All-llahu XH.SH.. Mirėpo, me gjithė kėtė barabarėsi, ne besojmė se All-llahu XH.SH. disa prej tyre i ka dekoruar mbi tė tjerėt. All-llahu XH.SH. thotė:

"Disa nga ata Pejgamberė i kemi dekoruar mė shumė se disa tė tjerė. Me disa prej tyre ka folė (biseduar) All-llahu, kurse disa prej tyre i ka lartėsuar nė shkallė tė lartė. E Isait, birit tė Merjemes, i kemi dhėnė argumente tė qarta dhe e kemi forcuar me Xhibrilin." (El-Bekare: 253)

Dhe besojmė se mė i zgjedhuri ndėr ta, dhe mė i zgjedhuri prej tė gjitha krijesave, ėshtė i Dėrguari Muhammed bin Abdull-llahu e. Disa nga selefėt (brezi i parė e myslimanėve), fjalėt e All-llahut XH.SH."kurse disa prej tyre i ka lartėsuar nė shkallė tė lartė", i komentojnė se kjo ka tė bėj me Pejgamberin tonė, Muhammedin e.98 Pėrkitazi me kėtė ekzistojnė shumė hadithe, ndėr tė cilėt ėshtė edhe hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre r. a. se, Resulull-llahu e, ka thėnė: "Unė jam kryepar i tė gjithė njerėzve nė Ditėn e Kiametit, i pari do tė dal nga kaburi (varri) dhe i pari qė do tė bėjė shefa’at (ndėrmjetėsim) dhe shefa’ati im do tė pranohet." 99 Vasil bin Eska’ r. a. transmeton: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut e, duke thėnė: "All-llahu xh.sh. i ka zgjedhur kenanėt prej bijve tė Ismailit, kurejshitėt prej ken’anėve, Benu Hashimėt prej kurejshitėve, e mua mė ka zgjedhur prej Benu Hashimėve." 100 Hadithet e pėrmendura dhe hadithet e tjera lidhur me kėtė temė, qartazi tregojnė se Muhammed bin Abdull-llahu e ėshtė mė i miri nga tė gjitha krijesat. 101

 

 

 faqja 1 nga 2 

 




                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1