BESIMI NĖ PEJGAMBERĖT DHE FERRĖFYESIT E ALL-LLAHUT XH.SH.


Besimi nė Muhammedin a.s.

 

Jemi tė obliguar tė besojmė se Muhammed bin Abdull-llahu ėshtė i Dėrguari i All-llahut dhe rob i zgjedhur i Tij, se kurrė nuk ka adhuruar idhuj, se kurrėnjėherė nuk i ka bėrė shirk All-llahut XH.SH. dhe se kurrė nuk ka bėrė ndonjė mėkat, qoftė tė vogėl e apo tė madh.102 Dhe besojmė se ai ėshtė Pejgamberi i fundit, ngase pėr kėtė na flet Kur’ani dhe hadithet autentike. All-llahu XH.SH. thotė nė Kur’an: "... por ėshtė Pejgamber i All-llahut dhe vulė e Pejgamberėve." (El-Ahzab: 40)

Ndėrsa, i Dėrguari i All-llahut e, thotė: "Shembulli im dhe i Pejgamberėve tė tjerė ėshtė si shembulli i njė njeriu i cili e ka ndėrtuar shtėpinė, pastaj e ka pėrfunduar dhe e ka stolisur mirė, pos njė tjegulle qė s’e ka vvėrė nė njė qoshe. Njerėzit e vizitonin shtėpinė dhe, tė mrekulluar me tė, thoshin: "Sikur ta vėnte edhe kėtė tjegull." "Unė jam ajo tjegull", tha, "unė jam Pejgamberi i fundit." 103 Nė njė hadith tjetėr Resulull-llahu e ka thėnė: "Unė jam Muhammedi, unė jam Ahmedi, unė jam Mahiu me tė cilin shlyhet kufri, unė jam Hashir, pas tė cilit do tė ringjallen njerėzit e tjerė dhe unė jam Akib, e Akib ėshtė ai pas tė cilit mė nuk do tė ketė Pejgamberė." 104 Ne fuqimisht besojmė se mė nuk do tė ketė Pejgamber pas Muhammedit e, dhe se ėshtė gėnjeshtar secili qė thotė pėr vete se ėshtė Pejgamber. i Dėrguari i All-llahut e, ka thėnė: "Nuk do tė vijė Dita e Kiametit pėrderisa nuk paraqiten dexhxhallėt (rrenacakėt), numri i tė cilėve do tė jetė gjithsej tridhjetė dhe ēdonjėri prej tyre do tė pohojė se ėshtė i dėrguari i All-llahut." 105 Gjithashtu jemi tė obliguar tė besojmė se Muhammedi e ėshtė imam (prijės) i muttekijėve (besimdrejtėve), i cili ėshtė shembull i ēdo mirėsie. Vetėm ai ėshtė i denjė qė ta marrim si shembull dhe askush tjetėr. All-llahu XH.SH. thotė:

"Thuaj (o Muhammed!): "Nėse ju e doni All-llahun, ejani pas meje, atėherė All-llahu ju do juve dhe ju falė mėkatet tuaja!" (Ali ‘Imran: 31)

"Betohem nė Zotin tėnd, se ata nuk do tė jenė besimtarė tė vėrtetė, pėrderisa tė mos marrin ty pėr arbitėr, pėr ato konflikte qė ekzistojnė ndėrmjet tyre, e pastaj tė mos ndiejnė kurrfarė dėshprimi ndaj gjykimit tėnd dhe tė tė binden ty plotėsisht" (En-Nisa’: 65).

Gjithashtu besojmė se Muhammedi e ėshtė i dashuri i All-llahut XH.SH. dhe se ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė dashurisė sė All-llahut ndaj dikujt, e kjo shkallė quhet hulle (shkallė e veēantė e miqėsisė dhe dashurisė). I Dėrguari i All-llahut e, ka thėnė: "Sikur tė zgjidhja pėr vete ndonjė halil (mik - dost mė i ngushtė), do ta zgjedhja Ebu Bekrin. Por ai ėshtė vėllai im dhe shoku im. E All-llahu XH.SH. si halil tė Vetin e ka zgjedhur shokun tuaj (duke treguar nė vete)" 106

Jemi tė obliguar tė besojmė se ai i ėshtė dėrguar tė gjithė xhinnėve dhe njerėzve me udhėzimin dhe me tė vėrtetėn. All-llahu XH.SH. i transmeton fjalėt e xhinnėve nė Kur’an:

"O populli ynė, pėrgjigjuni ju grishtarit tė All-llahut dhe besoni Atij! Ai do t’ua falė disa mėkate tuaja dhe do t’ju shpėtojė prej dėnimit tė dhembshėm." (El-Ahkaf: 31)

Se ai i ėshtė dėrguar tėrė njerėzimit, e vėrtetojnė kėto ajete:

"Na tė kemi dėrguar ty pėr tėrė njerėzimin - sihariques dhe paralajmėrues, por shumica e njerėzve nuk e dinė." (Sebe’: 28)

"Thuaj: "O njerėz, unė jam i Dėrguar i All-llahut pėr tė gjithė ju..." (El-A’raf: 158)

"I lartėsuar ėshtė Ai, qė i ka shpallur Kur’anin (i cili ndanė tė vėrtetėn prej tė pavėrtetės) robit tė Vet (Muhammedit), qė tė jetė paralajmėrues pėr tė gjithė botėt." (El-Furkan: 1)

Resulull-llahu e, ka thėnė: "Unė jam i dekoruar mbi Pejgamberėt e tjerė me gjashtė gjėra: mė ėshtė dhėnė aftėsia e tė shprehurit tė veēantė, jam i ndihmuar me frikė, mė ėshtė lejuar preja (plaēka) e luftės, e gjithė toka mė ėshtė bėrė mesxhid dhe e pastėr (pėr kryerjen e namazit nė ēdo vend), unė i jam dėrguar tė gjitha krijesave dhe me mua ka pėrfunduar pejgamberia". 107 Komentuesi i Tahaviut thotė: "Se Muhammedi e i ėshtė dėrguar tėrė njerėzimit, bėnė pjesė nė gjėrat domosdo tė njohura nė Islam."108 Ne jemi tė obliguar qė, dashurinė ndaj Resulullahut e, ta vėmė para dashurisė ndaj prindėrve, ndaj fėmijėve dhe ndaj vetvetes sonė.109 Enesi r. a. transmeton se, i Dėrguari i All-llahut e, ka thėnė: "Askush prej jush nuk do tė jetė besimtar, pėrderisa nuk i jam atij mė i rėndėsishėm se prindėrit e tij, fėmijėt e tij dhe tė gjithė njerėzit e tjerė." 110 E, Abdull-llah bin Hishami, transmeton: "Kemi qenė tek i Dėrguari i All-llahut e, kur e mbante Umerin pėrdore, e Umeri i tha: "O i Dėrguari i All-llahut, me tė vėrtetė, ti mė je mė i dashur se tė gjithė tė tjerėt pėrveē vetvetes sime." Atėherė Resulull-llahu e, tha: "Jo, pasha All-llahun, pėrderisa nuk tė tė jam mė i dashur se vetvetja yte." Umeri tha: "Tani, pasha All-llahun, mė je mė i dashur edhe se vetvetja ime." Pejgamberi i All-llahut tha: "Tash, o Umer." 111

Gjithashtu jemi tė obliguar tė besojmė se All-llahu XH.SH. e ka pėrkrahur atė me mu’xhize, tė cilat nė mėnyrė tė padyshimtė argumentojnė vėrtetėsinė e tėrė asaj me ēka ka ardhur ai. Dhe se Kur’ani madhėshtor ėshtė mu’xhizeja e tij, me tė cilėn e ka provokuar tėrė njerėzimin, por askush nuk ka mundur tė bėjė diē tė ngjashėm me Kur’anin, madje as njė pjesė tė vetme tė ngjashme me atė tė Kur’anit. All-llahu XH.SH. thotė:

"Nėse dyshoni ju nė atė (Kur’anin) qė ia kemi dėrguar robit Tonė (Muhammedit), atėherė hartone njė sure tė ngjashme si atė qė ia kemi shpallur atij, dhe nėse jeni tė drejtė thirrni dėshmitarėt tuaj, (hyjnitė qė i adhuroni), pėrveē All-llahut. Nėse nuk mundeni, e kurrsesi nuk do tė mundeni (t’i bėni shembull Kur’anit), atėherė ruajuni zjarrit, lėndė djegėse e tė cilit do tė jenė njerėzit dhe gurėt. Ai ėshtė pėrgaditur t’i ndėshkojė mohuesit." (El-Bekare: 23-24)

Dhe besojmė se All-llahu XH.SH. e ka pėrkrahur me mu’xhize ndijore, tė cilat janė pėrmendur nė hadithe autentike, siē ėshtė: ēarja e hėnės, thirrja e selamit nga ana e gurėve, burimi i ujit nga gishtėrinjtė e tij, ngopja e shumė njerėzve me shumė pak ushqim, lajmėrimi i deles sė pjekur se ėshtė e helmuar (kur hebrenjtė patėn tentuar ta helmonin), reja e cila gjithnjė i bėnte hije para pejgamberisė, pastaj rasti i Ebu Xhehlit dhe gurit, me tė cilin pat tentuar ta godasė Resulull-llahun e nė kokė, rasti i deles Ummu Ma’bed, kur me dorėn e vet e pat fėrkuar gjirin e saj, gjuajtja e pluhurit nė fytyrat e mushrikėve dhe goditja nė sytė e tyre, paralajmėrimi pėr gjėrat qė do tė ndodhin, tė cilat edhe janė realizuar ashtu siē kishte thėnė, plotėsimi i lutjes sė tij nga ana e All-llahut XH.SH., mbrojtja e tij nga vrasja, dhe shumė gjėra tė tjera, pėr tė cilat janė shkrua libra dhe vepra voluminoze.112 Pėr mu’xhizet e tij ndijore na flasin shumė hadithe, ndėrmjet tė cilave ka edhe muttevetir hadithe, e shumė prej tyre janė meshhur (shumė tė njohura). Kėto hadithe tėrėsisht japin dituri tė padyshimtė (el ilmul jekin) se kėto ngjarja kanė ndodhur me tė vėrtetė dhe se Muhammedi e ėshtė me tė vėrtetė i Dėrguari i All-llahut.113 Siē besojmė edhe se All-llahu XH.SH. e ka pėrkrahur me argumente pakontestuese dhe me shenja tė qarta, tė cilat pasqyrohen nė cilėsitė e tij dhe nė virtytet morale tė tij.

Besojmė se All-llahu XH.SH. i ka dhuruar asi konstruksioni dhe pamje trupore, saqė ēdo njeri mendjehollė nga pamja e tij mund tė kuptojė se ka tė bėjė me Pejgamberin dhe se ėshtė e vėrtetė e tėrė ajo qė flet ai.114 E, sa tė bukura janė fjalėt e Hasan bin Thabitit r. a.: "Edhe sikur tė mos posedonte shenja tė qarta, pamja e tij tėrėsisht do ta thoshte kėtė."

Dhe besojmė se All-llahu XH.SH. ia ka dhuruar tė gjitha virtytet morale tė cilat i rekomandon Kur’ani, qė provon vėrtetėsinė e tij dhe se All-llahu XH.SH. e ka pėrkrahur atė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė. Askush nuk ka dėgjuar asnjė gėnjeshtėr nga goja e tij, qoftė pėr ndonjė ēėshtje tė fesė, qoftė pėr ēfarėdo ēėshtje tjetėr tė jetės sė tij, as para pejgamberisė, e as gjatė pejgamberisė. E, sikur t’i ndodhte atij ēkado qoftė nga kjo, madje edhe vetėm njė herė, armiqtė e tij do tė bėnin ēmos pėr t’ua trumbetuar kėtė edhe tė tjerėve. Nuk ka bėrė kurrnjė vepėr tė keqe apo tė pahijshme, as para pejgamberisė, as gjatė pejgamberisė. E, as qė ka ikur ndonjėherė prej cilitdo armik tė tij, pa marrė parasysh se nė ēfarė situatė tė rrezikshme e tė vėshtirė gjendej, siē ka ndodhur nė Betejėn e Uhudit dhe nė Betejėn e Hendekut. Ka qenė tejet i mėshirshėm dhe shumė i kujdesshėm ndaj ummetit tė tij, saqė edhe All-llahu XH.SH. i ka thėnė qė ta zbusė kėtė:

"... e mos u shkatėrro ti pėr humbjen e tyre!." (Fatir: 8)

"Nga gjiri juaj u erdhi njė Pejgamber. Atij i vjen rėndė pėr mėkatet qė bėni ju, por ai pėrpiqet qė ju tė shkoni rrugės sė drejtė, dhe ndaj besimtarėve ėshtė i butė dhe i mėshirshėm." (Et-Tevbe: 128)

Ka qenė nė nivelin mė tė lartė tė fisnikėrisė dhe tė dorėdhėnėsisė, nuk ishte lakmues pėr kėtė botė, kėnaqej me pak, nuk kursente asgjė (nuk ka pasur kursim). Ka qenė elokuent i jashtėzakonshėm dhe i prirur me fuqi tė posaēme tė shprehjes. Ishte shumė i butė dhe falte shumė. Nuk hidhėrohej kurrė, pos pėr All-llahun XH.SH.. Ishte modest ndaj besimtarėve, i devotshėm ndaj All-llahut XH.SH. dhe muxhahid nė rrugėn e Tij. I ka mbetur konsekuent cilėsive dhe virtyteve tė veta fisnike qė nga fillimi i jetės sė tij e gjer nė vdekje. Assesi nuk ėshtė ndryshuar apo korrigjuar. Pėrkitazi me kėtė All-llahu XH.SH. na flet nė kėtė ajet:

"Thuaj (o Muhammed!): "Unė prej jush nuk kėrkoj kurrfarė shpėrblimi pėr tė (Kur’anin), e as nuk jam nga ata qė paraqiten tė atillė (ēfarė nuk janė)." (Sad: 86).

Ėshtė e sigurt se ai i cili paraqitet dhe dėshiron tė tregohet i atillė ēfarė nuk ėshtė nė realitet, nuk mund tė mbetet i tillė gjatė tėrė jetės sė tij. E Resulull-llahun e e kanė stolisur tė gjitha cilėsitė pozitive, ēdonjėra nė pikėarritjen e nivelit mė tė lartė tė saj, e qė nuk i ėshtė mundėsuar askujt tjetėr pėrveē atyre qė i ka ruajtur All-llahu XH.SH..

Kompozimi i tė gjitha kėtyre cilėsive dhe i virtyteve nė personalitetin e Resulull-llahut e, gjithsesi ėshtė njė nga argumentet mė tė mėdha tė pejgamberisė sė tij.115 Prandaj gjejmė se njė numėr i madh i mendimtarėve, pasi qė janė njoftuar me sjelljen dhe sinqeritetin e tij dhe me tė gjitha hollėsitė e jetės sė tij, kanė konkluduar se ai e flet tė vėrtetėn. Ta pėrkujtojmė vetėm rastin e Hatixhes r. a., e cila e ka njohur mirė sinqeritetin dhe besnikėrinė e Resulull-llahut e, kur e pat informuar se i po i vinte Shpallja, duke i thėnė: "Unė frikėsohem pėr veten time", e ajo ka thėnė: "Jo, pėr Zotin, kurrsesi. All-llahu nuk tė turpėron dhe nuk tė braktisė ty kurrėnjėherė, sepse ti i viziton tė afėrmit, i ndihmon bonjakėt dhe ata qė nuk janė tė aftė, u jep tė varfėrve, je mikpritės dhe po u ndihmon atyre tė cilėt e mbrojnė tė vėrtetėn." 116 Rasti i njėjtė ėshtė edhe me Herakleun - mbretin e bizantinėve. Kur Resulull-llahu e ia pat dėrguar njė mesazh, me anė tė cilit e thėrriste nė Islam, ai kishte kėrkuar njėrin nga arabėt, tė cilėt atėbotė gjendeshin nė mbretėrinė e tij. Asokohe Ebu Sufjani, bashkė me disa kurejshitė tė tjerė, ishte nė kalim e sipėr pėr nė Sham, e Herakleu e ftoi nė pallatin e tij, ndėrsa rreth tij ishin njerėzit mė autoritativ tė mbretėrisė sė tij, e thirri pėrkthyesin, e pastaj filloi tė pyes pėr Resulull-llahun e. Pasi qė i dėgjon pėrgjigjet, ai nxjerrė konkluzionin e sigurt: se ajo qė kishte dėgjuar pėr Muhammedin e dhe pėr cilėsitė dhe virtytet e tij, ėshtė argument i mjaftueshėm se ėshtė e vėrtetė ajo me ēka kishte ardhur dhe se ai vėrtetė ishte Pejgamber. Pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe tė kėsaj bisede, e cila ėshtė zhvilluar mes Herakleut dhe Ebu Sufjanit, ne do ta citojmė kėtu nė tėrėsi ashtu siē e transmeton muhaddithi mė i njohur dhe emiri i tė gjithė muhaddithėve, Buhariu, nė Sahihun e vet. Nė kėtė hadith do tė gjejmė shumė mėsime dhe instruksione, dhe argumentin se All-llahu XH.SH. e ka pėrkrahur tė Dėrguarin e Vet me argumente tė qarta dhe me shenja tė dukshme tė vėrtetėsisė sė tij, qė pasqyrohet pėrmes moralit dhe sjelljes sė tij gjatė jetės sė tij, me gjithė Kur’anin dhe mu’xhizet e qarta.

Buhariu, rahimehullahi te’ala, shėnon: "Na ka treguar Ebu-l-Jeman El-Hakem b. Nafiu, duke transmetuar nga Shu’ajbi, ky nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah b. ‘Abdull-llah b. Utbe b. Harbi b. Mea’udi, kėtij i ka thėnė ‘Abdull-llah b. ‘Abbasi, se e ka njoftuar Ebu Sufjani, se Herakleu e kishte ftuar nė rezidencėn e tij sė bashku me disa kurejshitė, qė kishin ardhur nė Sham pėr tregti, gjatė periudhės sė Marrėveshjes Paqėsore tė Hudejbijes, dhe vajtėm nė Ilija’ ku gjendej ai sė bashku me njerėzit mė autoritativ tė Bizantit. E thirri pėrkthyesin e tha:

"Pyeti ata se cili ėshtė mė i afėrt pėr nga origjina me atė njeri qė po pretendon se ėshtė Pejgamber?"

Ebu Sufjani u pėrgjigj: "Unė jam mė i afėrmi i tij."

Herakleu tha: "Ma afroni atė, e shokėve tė tij thuani qė tė radhiten prapa tij." Pastaj Herakleu i tha pėrkthyesit: "Kėtė njeri kėtu (Ebu Sufjanin) do ta pyes pėr atė njeri (Resulull-llahun e), e nėse e fsheh tė vėrtetėn, shokėt e tij le tė reagojnė."

Ebu Sufjani tha: "Pasha Zotin, sikur tė mos mė vinte turp qė prej meje tė dėgjojnė gėnjeshtra, unė do tė gėnjeja pėr tė", - tha Ebu Sufjani pėr vete, - pastaj pyetja e parė qė ma shtroi ishte:

"Ēfarė origjine ka ai nė mesin tuaj?

"Ndėr ne ai ėshtė me origjinė tė ndershme", - i thashė.

- Herakleu: "A ka folur ndonjėherė dikush prej jush fjalė tė tilla para tij?"

- Ebu Sufjani: "Jo."

- Herakleu: "A ka qenė ndokush prej etėrve tė tij mbret?"

- Ebu Sufjani: "Jo."

- Herakleu: "A e pasojnė atė njerėzit e pasur apo njerėzit e varfėr?"

- Ebu Sufjani: "Njerėzit e varfėr."

- Herakleu: "A ėshtė duke u shtuar numri i tyre apo duke u pakėsuar?"

- Ebu Sufjani: "Duke u shtuar."

- Herakleu: "A e lėshon ndonjėri prej tyre fenė e tij nga urrejtja ndaj saj pasi ta ketė pranuar atė?"

- Ebu Sufjani: "Jo."

- Herakleu: "A e keni akuzuar pėr rrenė, para se tė flasė kėtė qė ėshtė duke thėnė tani?"

- Ebu Sufjani: "Jo."

- Herakleu: "A ėshtė mashtrues?"

- Ebu Sufjani: "Jo - por qė prej kur nuk jemi bashkė nuk e kemi tė ditur se ē’ėshtė duke bėrė.

Ebu Sufjani rrėfen: "Nuk munda tė shtoj mė asgjė tjetėr, pas kėsaj fjalie."

- Herakleu: "A keni luftuar kundėr tij?"

- Ebu Sufjani: "Po."

- Herakleu: "Si ka qenė rezultati i luftės mes jush?"

- Ebu Sufjani: "Ndėrmerrnim luftėra mes veti, luftėra garuese, herė fitonin ata, herė fitonim ne."

- Herakleu: "Ēka ju urdhėron?"

- Ebu Sufjani: "Na urdhėron tė adhurojmė vetėm All-llahun dhe tė mos i pėrshkruajmė shok Atij. Tė braktisim atė qė thonė prindėrit tanė, ta kryejmė namazin, tė jemi tė sinqertė, tė ndershėm dhe tė kujdesshėm ndaj tė afėrmve tanė."

Pastaj Herakleu i tha pėrkthyesit: "Pėrktheja atij: "Tė pyeta pėr origjinėn e tij, e ti mė the se ėshtė me origjinė tė ndershme ndėrmjet jush. Kėshtu ėshtė me tė gjithė Pejgamberėt, ata zgjidhen nga familjet e ndershme. Tė pyeta a ka folur dikush prej jush fjalė tė tilla, para tij, ti the jo. Sikur tė kishte folur ndokush fjalė tė tilla para tij, kisha menduar se ky njeri ėshtė duke i imituar tė tjerėt. Tė pyeta se a ka qenė ndokush prej tė parėve tė tij mbret, ti mė the jo. Sikur tė kishte qenė dikush prej tė parėve tė tij mbret, kisha menduar se qenka njeri i cili kėrkon sundimin - pushtetin e tė parėve tė tij. Tė pyeta se a jeni duke e akuzuar pėr gėnjeshtėr para se ta thoshte kėtė qė ėshtė duke thėnė, ti mė the jo, e unė e di se ai nuk ka mundur tė jetė i sinqertė ndaj njerėzve, e rrenacak ndaj All-llahut. Tė pyeta se a janė duke iu pėrgjigjur thirrjes sė tij paria e popullit apo shtresa e ulėt (masa e gjerė) e tij, ti mė the se ėshtė duke iu pėrgjigjur populli i thjeshtė dhe i pambrojtur, e zakonisht tė tillė kanė qenė ithtarėt e tė gjithė Pejgamberėve. Tė pyeta se a janė duke u shtuar apo duke u pakėsuar, e ti mė the se numri i ithtarėve tė Pejgamberit ėshtė duke u rritur. Kjo ėshtė zakonisht me besimin derisa shpallja tė plotėsohet tėrėsisht.

Tė pyeta se a e ka lėshuar ndonjėri prej tyre fenė nga pakėnaqėsia ndaj saj pasi qė e ka pranuar atė, ti mė the se jo, kėshtu ndodh kur njerėzit e pranojnė besimin me gjithė zemėr. Tė pyeta se a ėshtė mashtrues, ti mė the se jo. Kjo ėshtė cilėsi e tė gjithė Pejgamberėve, ata kurrė nuk janė mashtrues. Pastaj tė pyeta se ēka ju urdhėron tė besoni, e ti mė the se ju urdhėron tė besoni All-llahun dhe tė mos i pėrshkruani shok Atij, qė do tė thotė se ju ndalon t’i adhuroni idhujt. Pastaj ju urdhėron ta kryeni namazin, tė jeni tė sinqertė dhe tė ndershėm, e nėse ėshtė kėshtu siē thua ti, atėherė ai sė shpejti do tė sundojė edhe nė kėtė vend ku tani gjenden kėmbėt e mia. E kam ditur se ai do tė paraqitet, por nuk e kam ditur se do tė jetė njėri prej jush (arab). Sikur ta dija se do tė mund tė arrijė tek ai, mu tani do tė nisesha nė rrugė pėr tu takuar me tė. E sikur tė isha pranė tij, do t’ia kisha larė edhe kėmbėt."117

 faqja 2 nga 2 

 




                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1