BESIMI NĖ ALL-LLAHUN XH.SH.


Besimi nė All-llahun XH.SH.do tė thotė tė bindurit e fuqishėm se All-llahu ėshtė Zot, Sundues, Sundues dhe Krijues i ēdo gjėje. Se vetėm Ai meriton t’i bėhet ibadet, me anė tė: namazit, agjėrimit, duasė, shpresės, frikės, pėruljes dhe tė dėgjesės. Se Ai posedon tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė, dhe se Ai ėshtė larg ēdo tė mete.

Imani - besimi nė All-llahun XH.SH. pėrfshinė tri gjėra:

1. Tė besuarit se vetėm All-llahu ėshtė Krijues dhe Sundues i tė gjithave (teuhidur-rububijje);

2. Tė besuarit se vetėm Atij mund t’i bėhet ibadet (teuhidul-uluhijje); dhe

3. Tė besuarit se vetėm Atij i takojnė emrat dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė (teuhidul esma’i ves-sifat).

Prandaj, njeriu nuk mund tė jetė besimtar nė All-llahun pėrderisa nuk beson se All-llahu ėshtė Sundues i tė gjithave dhe se sundues tjetėr nuk ekziston, se vetėm Ai ėshtė Zot dhe se vetėm Ai mund tė adhurohet, dhe se Ai ėshtė plotėsisht i pėrsosur me cilėsitė dhe me emrat e Vet, dhe se askush tjetėr nuk ėshtė i pėrsosur dhe i pėrkryer.

Kėto janė tre lloje tė teuhidit qė i ngėrthen domethėnia e imanit ndaj All-llahut XH.SH.,2 tė cilėt do t’i sqarojmė hollėsisht ēdonjėrin prej tyre.

1. Teuhidur-rububijje

Teuhidur-rububijje shkurtimisht do tė thotė:

Bindshmėria e fuqishme se All-llahu XH.SH. ėshtė Krijues dhe Sundues i tė gjithave dhe se tjetėr Sundues nuk ekziston.

Fjala Rabb nė gjuhėn arabe do tė thotė pronar - udhėheqės. E, rububijjeti i All-llahut mbi krijesat e Tij do tė thotė se vetėm Ai dhe i Vetmi Ai i ka krijuar ato, se vetėm Ai ėshtė pronar dhe se vetėm Ai i mirėmbanė ato dhe udhėheqė me to.3 Prandaj, teuhidur-rububijje do tė thotė pranimi se All-llahu XH.SH. ėshtė i Vetmi Krijues i tė gjitha krijesave dhe i Vetmi Pronar i tyre, se vetėm Ai i ngjallė dhe i vdesė ato, se Vetėm Ai u sjellė dobi apo dėm dhe se Vetėm Ai i pranon lutjet e krijesave, po qe se gjenden nė situatė pa shtegdalje. Se vetėm Ai mund tė bėjė me ta ēka tė dojė Vet, se vetėm Ai me tė vėrtetė jep dhe merr, se vetėm Ai krijon dhe se nė duart e Tij janė tė gjitha. Pėrkitazi me kėtė, All-llahu XH.SH., na thotė:

"Vetėm Ai krijon dhe sundon! I Lartėsuar ėshtė All-llahu, Sundues i botėve!" (El-A’raf: 54)

Nė kėtė lloj tė teuhidit bėnė pjesė edhe besimi nė pėrcaktimin e All-llahut XH.SH. - besimi se ēdo gjė qė ndodh, ndodh me dijeninė, me vullnetin dhe me fuqinė e All-llahut XH.SH.4 Me fjalė tė tjera, ky lloj i teuhidit do tė thotė: tė kuptuarit dhe tė pranuarit se iniciator i njėmendtė qė me tė vėrtetė vepron nė kėtė Gjithėsi, ėshtė vetėm All-llahu XH.SH. me krijimin, udhėheqjen, ndryshimin, drejtimin (e lėvizjes), rritjen dhe me zvogėlimin, ringjalljen dhe vdekjen dhe me veprime tė tjera, dhe se nė tėrė kėtė askush nuk i shoqėrohet Atij.

Kur’ani tejet qartė flet pėr kėtė lloj tė teuhidit. Gati se asnjė kaptinė e Kur’anit nuk e lė pa e pėrmendur atė, apo bile pa treguar nė tė nė mėnyrė tė zhdrejtė. Ky ėshtė themel i llojeve tė tjera tė teuhidit, ngase vetėm Ai ėshtė Krijues i njėmendtė, Sundues dhe Udhėheqės, i Cili meriton t’i bėhet ibadet (ēdo formė e adhurimit), qė T’i shprehet dhe T’i drejtohet pėrulja dhe bindja. Dhe vetėm Ai ėshtė meritor qė T’i drejtohet falėnderimi, dhikri, duaja, shpresa, droja e tė ngjashme. Pra, ēka do qoftė nga ibadeti mund t’i kushtohet vetėm Atij i Cili posedon pushtet absolut dhe udhėheqė me tė gjitha.5

Nga ana tjetėr, vetėm Ai ėshtė Krijues i njėmendtė, Sundues dhe Udhėheqės, qė i meriton cilėsitė madhėshtore, tė bukura dhe tė pėrsosura. Pėr shkak se kėto cilėsi mund t’i posedon vetėm Sunduesi i tė gjithė botėve, sepse, ėshtė e pamundur t’i pėrshkruhet pronėsia dhe sundimi dikujt qė nuk ėshtė i gjallė, qė nuk dėgjon, nuk sheh, qė ėshtė i pafuqishėm, memec, qė nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė atė qė dėshiron vetė dhe qė nuk ėshtė i pėrkryer nė tė folurit e vet dhe nė veprat e veta.6

Andaj gjejmė se Kur’ani e pėrmend kėtė lloj tė teuhidit nė kontekst tė hamdit (falėnderimit), tė ibadetit, tė nėnshtrimit, tė pėrkushtimit ndaj All-llahut XH.SH. dhe nė kontekst tė shpjegimit tė cilėsive tė lartėsuara dhe tė emrave tė bukur tė Tij.

Nė kontekstin e hamdit (falėnderimit) ēdo myslimanė nė ēdo rekatė kėndon:

"Ēdo falėnderim i pėrket All-llahut, Zotit tė botėve!" (El-Fatiha: 1).

All-llahu XH.SH. thotė: "Pra, falėnderimi i pėrket vetėm All-llahut, Zotit tė qiejve dhe Zotit tė Tokės - Zotit tė Gjithėsisė!" (El-Xhathije: 36)

Nė kontekstin e nėnshtrimit dhe pėrkushtimit (devocionit) Atij, All-llahu XH.SH. thotė:

"Thuaj: "Rruga e All-llahut - ėshtė e vetmja rrugė e drejtė, dhe neve jemi tė udhėruar t’i bindemi Zotit tė Gjithėsisė". (El-En’am: 71)

Nė kontekstin e tė drejtuarit dhe tė mbėshtetjes vetėm Atij, All-llahu XH.SH. thotė: "Thuaj: "Me tė vėrtetė, namazi im dhe adhurimi im, jeta ime dhe vdekja ime, i pėrkasin vetėm All-llahut, Zotit tė Gjithėsisė". (El-En’am: 162)

Nė kontekstin e sqarimit se vetėm All-llahu XH.SH. mirret pėr mbrojtės, e askush tjetėr, Kur’ani thotė:

"Thuaj: "A tė marr pėr mbrojtės dikė tjetėr pėrveē All-llahut, Krijuesit tė qiejve dhe tė Tokės! Ai ushqen (botėn), e Atė askush nuk e ushqen!" Thuaj: "Mua mė ėshtė urdhėruar qė tė jem i pari nga ata qė binden (nėnshtrohen)", - dhe: kurrsesi mos u bėnė nga ata qė i bėjnė shok Atij!" (El-En’am: 14)

Nė kontekstin e duave, All-llahu XH.SH. thotė:

"Vetėm Ai krijon dhe sundon! I lartėsuar ėshtė All-llahu, Zoti i Gjithėsisė! Lutjuni Zotit tuaj pėrulshėm dhe ngadalė (nė vete)! Ai, me tė vėrtetė, nuk i do ata qė luten me zė tė lartė." (El-A’raf: 54-55)

Nė kontekstin e ibadetit, All-llahu XH.SH. thotė: "Pėrse tė mos e adhuroj Atė, i cili mė ka krijuar. E, te Ai do tė ktheheni ju?" (Ja Sin: 22)

"O njerėz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili u ka krijuar juve dhe ata para jush, qė tė ruheni nga ndėshkimi. Zoti ėshtė Ai, qė pėr ju Tokėn e ka bėrė shtrat dhe qiellin ndėrtesė; i Cili prej qielli lėshon shira dhe bėn qė tė rriten frutet, ushqim pėr ju. Prandaj, mos i bėni me vetėdije shok All-llahut, sepse ju e dini (qė Ai nuk ka shok)!" (El-Bekare: 21-24)

Me tė vėrtetė, vetėm Krijuesi i qiejve, i Tokės dhe i ēdo gjėje qė gjendet nė to, eshtė i Vetmi i Cili meriton qė njeriu ta pranojė pėr Zot dhe pėr mbrojtės, dhe tėrėsisht t’i dorėzohet Atij, qė duatė e veta t’ia drejtojė Atij dhe tė mbėshtet tek Ai.

Nga ana tjetėr, vėrejmė se Kur’ani ndėrlidhė rububijjetin e All-llahut XH.SH. - i cili pasqyrohet nė sundimin e Tij me qiejt e me Tokėn dhe me ēdo gjė qė ekziston nė to - me konservimin e tyre me emrat e Tij tė bukur dhe me cilėsitė e Tij tė lartėsuara. Soditi fjalėt e All-llahut XH.SH. nė ajetul-Kursijj:

"All-llahu ėshtė - s’ka tjetėr zot pėrveē Tij - i Gjalli dhe i Pėrjetshmi! Atė nuk e kaplon as kotja, as gjumi! Tė Atij janė tė gjitha ato qė gjenden nė qiej dhe nė Tokė. Kush mund tė angazhohet pėr ndokėnd pa lejen e Tij?! Ai di ēdo gjė qė ka ndodhė pėrpara dhe ēdo gjė qė do tė ndodhė nė tė ardhmen. Por, njerėzit, nuk dinė asgjė nga dijenia e Tij, pėrveē qė Ai ka dashur t’ua tregojė. Kursijja (dija-sundimi) e Tij pėrfshinė qiejt dhe Tokėn, dhe Atij nuk i vie rėndė t’i ruajė ato. Ai ėshtė shumė i Larti, i Madhėruari!" (El-Bekare: 255)

Me tė vėrtetė, Ai qė i ka krijuar qiejt dhe Tokėn ėshtė i Vetmi qė jeton pėrgjithmonė dhe qė nuk vdes kurrė , i Cili i mirėmbanė tė gjitha, di ēdo gjė, kujdeset pėr ēdo gjė, i Cili ėshtė mė i Lartėsuari, mė Madhėshtori.

Pastaj, pėrqėndrohu nė kėto fjalė tė All-llahut XH.SH.:

"Ne e krijojmė njeriun dhe Ne dimė ēka pėshpėrit shpirti i tij, sepse Ne jemi mė afėr se damari i qafės sė tij." (Kaf: 16)

"E si tė mos dinte Ai, i Cili ka krijuar ēdo gjė dhe ėshtė i informuar hollėsisht." (El-Mulk: 14)

Pra, nuk ka kurrfarė dyshimi se Ai i Cili i ka krijuar tė gjitha krijesat, i mbikėqyrė ato dhe se Ai di ēdo gjė ē’veprojnė ato.

E, pėr sa i pėrket atyre, tė cilėt pranojnė se All-llahu XH.SH. ėshtė Sundues dhe Krijues i tė gjithave, por nuk e veēojnė nga hyjnitė e tjerė, por sė bashku me Tė adhurojnė edhe tė tjerėt, dhe qė nuk e veēojnė sipas emrave dhe cilėsive tė Tij, duke i mohuar ato apo duke i krahasuar ato me cilėsitė e krijesave tė tjera, apo duke i komentuar ato nė kuptimin figurativ qė nuk ka bazė, atyre teuhidi i kėtij lloji nuk do t’u shėrbejė dhe assesi nuk do t’i nxjerrė ata nga rrethi i mosbesimit nė rrethin e imanit. All-llahu XH.SH. na tregon nė Kur’an se jobesimtarėt (mushrikėt) kanė pranuar se All-llahu ėshtė i Vetmi Krijues, por pėrkundėr kėsaj kanė mbetur mushrikė,7 ngase nuk e kanė veēuar All-llahun Y nė uluhijjetin (hyjninė) e Tij, por i kanė adhuruar edhe tė tjerėt pėrveē Tij. Dhe pėr shkak se ata nuk i kanė bėrė teuhid All-llahut XH.SH. nė emrat dhe nė cilėsitė e Tij, nė mėnyrė qė disa t’i mohonin dhe tė mos i besonin atyre. Prandaj All-llahu XH.SH. pėr ta, thotė:

"Shumica e tyre nuk i besojnė All-llahut, por i bėjnė shok Atij." (Jusuf: 106)

Mufessiri i njohur El-Muxhahidi, gjatė komentimit tė kėtij ajeti thotė: "Imani i tyre nė All-llahun ėshtė pranimi se ne na ka krijuar All-llahu dhe se Ai na furnizon qė tė gjithė, por ata krahas kėtij pranimi i bėjnė ibadet edhe tė tjerėve pėrveē Atij."8

Njė pjesė e ulemasė nga brezat e parė, ka thėnė: "Kur t’i pyesish: "Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokėn ?" Ata pėrgjigjen: "All-llahu", por megjithėkėtė e adhurojnė tjetėr kė."9

All-llahu XH.SH. na thotė nė Kur’an se edhe mushrikėt kanė besuar se All-llahu ėshtė Krijues, Furnizues dhe Sundues:

"E, nėse i pyet kush i ka krijuar, ata, me siguri, do tė thonė: "All-llahu!" E, nga po ia mbajnė atėherė?" (Ez-Zuhruf: 87)

"Thuaj: "Kush ju ushqen juve nga qielli dhe nga Toka? Ose, kush e ka nė dorė tė dėgjuarit dhe tė pamurit? Dhe, kush mund tė nxjerrė tė gjallin nga i vdekuri dhe tė vdekurin nga i gjalli? Dhe, kush i drejton gjėrat? Ata do tė thonė: "All-llahu!" E ti (o Muhammed!) Thuaj: "E, pėrse atėherė nuk i frikėsoheni Atij?" (Junus: 31)

Nga ajetet e cituara shihet qartė se, gjithsecili qė pranon se All-llahu ėshtė Zot i tė gjithave, njėherit nuk ėshtė edhe ai qė e ka besuar All-llahun si tė Vetmin Zot, tė Cilit i bėhet ibadet dhe i Vetmi tė Cilit i pėrkasin tė gjitha emrat e bukur dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė.10 Shumica e njerėzve nuk mohojnė Krijuesin dhe udhėheqjen e Tij me krijesat, por shumė mosbesime tė tyre rrjedhin nga adhurimi i tjetėrkujt pėrveē All-llahut XH.SH..11

2. - Teuhidul-uluhijje

Teuhidul-uluhijje shkurtimisht do tė thotė: bindshmėria e fuqishme se vetėm All-llahu XH.SH. ėshtė Zot i vėrtetė dhe se tjetėr zot nuk ekziston, dhe se tė gjitha llojet e ibadetit (adhurimit) duhet t’i kushtohen vetėm Atij.

Fjala Ilah (Zot) nė gjuhėn arabe pėrdoret nė domethėnien e fjalės Me’luh (ai i cili adhurohet - atij tė cilit i bėhet ibadet)12 E, ibadet nė gjuhėn arabe do tė thotė tė qenėt i dėgjueshėm, i pėrulshėm, i pėrvuajtshėm. Disa alimė ibadetin e kanė definuar si dashuri e sinqertė me pėrvuajtėri tė plotė. Ibadeti i cili na ėshtė urdhėruar nė vete ngėrthen domethėnien e pėrvuajtėrisė, e njėkohėsisht edhe domethėnien e dashurisė, andaj kjo ėshtė pėrulėsia e plotė ndaj All-llahut XH.SH. me dashuri jashtėzakonisht tė madhe ndaj Tij. Prandaj ibadeti ndaj All-llahut XH.SH. nuk ėshtė i rregullt nėse aty nuk pėrfshihen qė tė dy domethėniet e pėrmendura, dhe vetėm njėra prej tyre nuk ėshtė e mjaftueshme pėr korrektėsinė e tij. All-llahu XH.SH. pėr ne duhet tė jetė mė i dashur se ēdo gjė tjetėr qė ekziston, e njėkohėsisht mė i lartėsuari prej tė gjithėve.13

Teuhidul-uluhijje, pra, bazohet tė besosh sinqerisht vetėm All-llahun Y, si nga pikėpamja esenciale ashtrru edhe nga ajo formale (nė batin dhe nė zahir), kėshtu qė asgjė prej tij (besimi) nuk guxon t’i kushtohet dikujt tjetėr pėrveē All-llahut XH.SH. Prandaj besimtari adhuron (i bėnė ibadet) vetėm All-llahun e askė tjetėr, pastaj vetėm Atė e don me tė vėrtetė, frikėsohet vetėm prej Tij, shpreson vetėm prej Tij, duanė ia drejton vetėm Atij, mbėshtetet vetėm nė Tė, vetėm ndaj Tij shprehė pėrvuajtėrinė, pėrulėsinė, pendesėn dhe tė gjitha llojet e tjera tė ibadetit.

Kjo pjesė e teuhidit nė esencėn e vet ngėrthen tė gjitha pjesėt e tjera tė besimit nė All-llahun Y si Krijues dhe besimin nė atė se Ai ėshtė i Vetmi qė posedon emra tė bukur dhe cilėsi tė pėrsosmėrisė, qė nuk ėshtė rast i kundėrt. Sepse, tė besuarit dhe tė pranuarit e All-llahut XH.SH., si Krijues dhe Sundues nuk do tė thotė se i njėjti e pranon si tė vetmin tė cilin e adhuron.14

Njeriu mund ta pranojė All-llahun Y si tė Vetmin Krijues, por tė mos e adhurojė fare Atė (nuk i bėnė ibadet Atij). Gjithashtu, edhe besimi nė All-llahun Y si tė Vetmit qė i pėrkasin emrat e bukur dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė (teuhidul-esma’i’ ves-sifat) nuk i pėrfshinė llojet e tjera tė teuhidit.

Por, njeriu, i cili i bėnė All-llahut XH.SH. teuhidul-uluhijje, duke u bindur dhe duke e pranuar Atė si tė Vetmin i Cili meriton tė adhurohet (qė T’i bėhet ibadet) dhe se kėtė askush tjetėr pėrveē Tij nuk meriton nga kurrnjė aspekt, ai me kėtė pranon All-llahun Y pėr Krijues dhe Sundues tė tė gjithave dhe se vetėm Atij i pėrkasin tė gjitha emrat dhe tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė, sepse ibadeti i njėmendtė mund T’i bėhet vetėm Zoti tė Pėrsosur, e jo dikujt tjetėr qė nuk ėshtė Zot.15 Sepse, si mund tė adhurohet dikush, qė nuk ėshtė krijues i cili nuk udhėheq me tė, dhe si mund tė adhurohet dikush, qė nuk ėshtė i pėrsosur dhe i pėrkryer?

Me sa parashtruam mė sipėr, shihet qartė se kelimei shehadeti (La ilahe ilall-llah) nė vete ngėrthen tė gjitha llojet e teuhidit, sepse domethėnia e tij e drejtpėrdrejtė ėshtė tė besuarit nė teuhidul-uluhijje i cili nė vete ngėrthen edhe teuhidur-rububijje edhe teuhidul-esma’i ves-sifat.

Prandaj, me kėtė lloj tė teuhidit (teuhidul-uluhijje) ka filluar feja dhe me tė ka pėrfunduar, kjo ėshtė forma (zahir) dhe esenca (batin) e fesė dhe pėr shkak tė tij janė krijuar tė gjitha krijesat. All-llahu XH.SH. thotė:

"Xhinnėt dhe njerėzit i kam krijuar vetėm qė tė Mė adhurojnė." (Edh-Dharijat: 56)

Ibni Tejmiu thotė: "Sipas kėtij lloji tė teuhidit dallohen muvehhidėt dhe mushrikėt - ata tė cilėt sinqerisht adhurojnė All-llahun Y dhe ata tė cilėt, krahas Tij adhurojnė edhe diē tjetėr - dhe pėr shkak tė kėtij do tė realizohet shpėrblimi apo ndėshkimi edhe nė kėtė botė edhe nė botėn tjetėr, e kush nuk pranon kėtė, do tė mbetet ndėr mushrikėt."16

Pėr shkak tė kėtij lloji tė teuhidit janė dėrguar edhe Pejgamberėt dhe janė shpallur Librat. Nuk ka ekzistuar kurrnjė Pejgamber qė i ėshtė dėrguar njerėzve, e qė teuhidul-uluhijje tė mos i jetė bazė dhe esencė i misionit tė tij. All-llahu XH.SH. thotė:

"Ne ēdo populli i kemi dėrguar nga njė Pejgamber. Tė gjithė ata thoshin: "Adhuroni vetėm All-llahun, e shmagiuni idhujve." (En-Nahėl: 36)

"Ne nuk kemi dėrguar asnjė Pejgamber para teje e qė tė mos ia kemi shpallur: "S’ka zot tjetėr pėrveē Meje, andaj adhuromėni vetėm Mua!" (El-Enbija: 25)

All-llahu XH.SH. na informon se Pejgamberėt e Tij janė: Nuhi, Hudi, Salihu, dhe Shu’ajbi, dhe ēdonjėri prej tyre i ka thėnė popullit tė vet:

"O populli im, adhurone vetėm All-llahun! Ju nuk keni zot tjetėr pėrveē Tij!" (El-Mu’minun: 23; Hud: 61; El-A’raf: 65)

All-llahu XH.SH., gjithashtu, na informon se Ibrahimi u i ka thėnė popullit tė vet:

"Unė e kthej fytyrėn time kah Ai qė i ka krijuar qiejt dhe Tokėn, duke qenė besimtar i vėrtetė, dhe nuk jam nga ata qė i bėjnė shok All-llahut!" (El-En’am: 79)

Pra, Ky lloj i teuhidit ėshtė thelbi i fesė islame, andaj sharti i parė i Islamit ėshtė kelimei shehadeti. Pejgamberi i All-llahut thotė: "Islami bazohet nė pesė gjėra: dėshmia se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe Muhammedi ėshtė Pejgamber i All-llahut, kryerja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i muajit Ramazan dhe kryerja e haxhxhit."17

Tė pranuarit e All-llahut XH.SH. si tė Vetmin i Cili adhurohet, nga ne kėrkon qė vetėm Atij T’i drejtohemi me ēdo trajtė adhurimi dhe qė zemrat tona gjatė kėsaj tė jenė tėrėsisht tė pastėrta nga ēdo drejtim tjetėr. Nė kėtė formulim hyjnė edhe shumė gjėra tė tjera. Ja disa prej tyre:

1. - Domosdoshmėria e dashurisė sė sinqertė ndaj All-llahut XH.SH.. Njeriu nuk guxon qė edhe nė dashurinė e vet tė ketė dikė tė barabartė apo mbi All-llahun Y. Prandaj, nėse dikush e do dikė sikur qė e do All-llahun Y, apo mė tepėr se Atė, atėherė ky ka bėrė shirk. All-llahu XH.SH. thotė:

"Ka njerėz qė nė vend tė All-llahut marrin disa gjėra tė tjera pėr hyjni dhe i duan ato sikurse All-llahun; ndėrsa ata qė besojnė, e duan shumė mė tepėr All-llahun." (El-Bekare: 165)

Nė shirkun e madh, tė cilin All-llahu XH.SH. nuk do ta falė, pos me pendesė pėr tė, bėn pjesė edhe ajo qė njeriu ta dojė dikė tjetėr pėrveē All-llahut siē duhet All-llahu XH.SH.18 Njeriu, sipas natyrės sė vet, ėshtė i prirur pėr ta dashur vetvetėn, prindėrit, fėmijėt, atdheun, pasurinė e tė ngjashme, andaj pėrshpirtėria (devotshmėria) e tij e sinqertė ndaj All-llahut XH.SH. nuk do tė thotė asgjėsim apo pengesė tė kėsaj ndjenje natyrore, por nga besimtari kėrkohet qė dashuria e tij ndaj ēkado qoftė tjetėr nė kėtė botė, tė jetė pas dashurisė ndaj All-llahut XH.SH., qė dashuria ndaj All-llahut XH.SH. tek ai tė jetė mbi dashuritė e tjera, kėshtu qė tė jetė i gatshėm qė tėrė atė qė dashuron, nėse vjen gjer tek kontradikta mes asaj qė kėrkon nga ai dashuria ndaj All-llahut XH.SH. dhe ēkado qoftė tjetėr qė dashuron, duhet ta sakrifikojė nė emėr tė All-llahut XH.SH.. All-llahu XH.SH. i kėrcėnohet atyre tė cilėt i japin pėrparėsi vlerave tė kėsaj bote, tė cilat i duan mė shumė sesa All-llahun Y dhe Resulull-llahun e, e thotė:

"Thuaj: "Nėse etėrit tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit tuaj, gratė tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj, qė e keni fituar, tregtia - pėr tė cilėn keni frikė se nuk do tė shkojė mirė, dhe shtėpitė - nė tė cilat e ndieni veten rehat, u janė mė tė dashura se sa All-llahu, i Dėrguari i Tij dhe lufta nė rrugėn e Tij, atėherė pritni derisa ta sjellė vendimin All-llahu. E, All-llahu, nuk do t’i udhėzojė mėkatarėt nė rrugėn e drejtė." (Et-Tevbe: 24)

2. - Domosdoshmėria e veēimit tė All-llahun nė dua, nė tevekkul (mbėshtetje) dhe nė shpresė, nga aspekti se askush pėrveē All-llahut XH.SH. nuk ėshtė nė gjendje ta plotėsojė atė. All-llahu XH.SH. thotė:

"Dhe, pėrveē All-llahut mos iu lut tjetėrkujt, tė cilėt nuk tė sjellin as dobi as dėm, e nėse e bėn kėtė, ti atėherė, me tė vėrtetė, je nga pabesimtarėt." (Junus: 106)

"...Dhe, nėse jeni besimtarė (tė vėrtetė), mbėshtetuni nė All-llahun!" (El-Maide: 23)

"Ata tė cilėt besojnė dhe tė cilėt emigrojnė dhe luftojnė nė udhėn e All-llahut, ata mund tė shpresojnė mėshirėn e All-llahut. Se All-llahu ėshtė mėshirues dhe falė." (El-Bekare: 218)

3. - Domosdoshmėria e veēimit tė All-llahut XH.SH. pėrkitazi me frikėn. Ai i cili konsideron se disa nga krijesat mund t’i sjellin dėm me vullnetin dhe fuqinė e tyre personale,19 e nga ky shkak i frikėsohen atyre, atėherė ky i ka bėr shirk All-llahut XH.SH..

All-llahu XH.SH. thotė:

"... Dhe, druajuni vetėm prej Meje!" (En-Nahėl: 51)

"Nėse All-llahu tė sjellė ndonjė dėm, askush nuk mund tė ta largojė, pėrveē Tij, e nėse Ai don tė ta bėjė ndonjė tė mirė, s’ka kush tė ta pengojė mirėsinė e Tij. Ai ia jep atė mirėsi kujt tė dojė nga robėrit e Tij; dhe Ai ėshtė falės dhe mėshirues." (Junus: 107)

4. - Domosdoshmėria e veēimit tė All-llahut XH.SH. nė tė gjitha llojet e ibadetit trupor, siē ėshtė namazi, ruku’a, sexhdeja, agjėrimi, therja (e kurbanit), tavafi dhe tė gjitha format e ibadetit gjuhėsor, siē ėshtė betimi, kėrkim ndjese etj.

Ky dhe ēdo lloj tjetėr i ibadeteve duhet tė jenė tė kushtuara vetėm e vetėm All-llahut XH.SH., e ai i cili ēkado qoftė prej tyre i kushton dikujt tjetėr, pėrveē All-llahut XH.SH., ai i ka bėr shirk Atij. All-llahu XH.SH. thotė: "All-llahu, me tė vėrtetė, nuk e falė atė qė i bėn shok Atij, por ia falė tjerat mėkate kujt tė dojė (pėrveē kėtij). Kushdo qė t’i bėjė shok All-llahut, ai me tė vėrtetė, ka humbur larg prej udhės sė drejtė." (En-Nisa: 116)

 faqja 1 nga 2 

 




                                                                        

copyright © Albanian Islamic Pages
pyetjet apo kerkesat tuaja mund ti dergoni ne adresen [email protected]
apo duke plotesuar kete forme

Hosted by www.Geocities.ws

1